Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri : I kuptoj të varfrit që mbjellin kanabis, por nuk janë “kolumbianë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, tha sot se Shqipëria e vitit 2016 ka kultivuar 39 % më pak kanabis sesa ajo e vitit 2013.

Ndër të tjera ai pohoi se mirëkupton çdo rast të banorëve të zonave të thella që për t’i shpëtuar skamjes dhe varfërisë detyrohet të mbjell kanabis, ndërsa shtoi se nuk mund t’i quante kurrsesi “kolumbianë”.

Tahiri: I kuptoj të varfrit që mbjellin kanabis, por nuk janë “kolumbianë”

“Unë i kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të luftuar varfërinë, i çon te prova për të shkelur ligjin duke mbjellë disa rrënjë kanabis. Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita, por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfrin. kuptoj qytetarët në çdo fshat e qytet, që ngasja për të luftuar papunësinë, i çon te puna e paligjshme në këtë biznes të paligjshëm. As këta nuk i quaj kolumbianë, as i quaj trafikantë, siç bën opozita. Por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar papunësinë”, deklaroi Tahiri.

Ministri i Brendshëm pranoi se Shqipëria ka një problem me kanabisin, por që qeveria po bën përpjekje që ta zgjidh njëherë e përgjithmonë.

“Po, e pranoj i pari, e kemi një problem me kultivimin e kanabisit në vend. Ndonëse shumë më të vogël se kur qeveriste qeveria e kaluar, siç konfirmuan partnerët ndërkombëtarë, por është përsëri një problem që duhet zgjidhur. E duhet ta zgjidhim bashkë me çdo qytetar. E në qoftë se në të kaluarën kishim një problem më të madh për të cilin askush nuk lëvizte as gishtin për ta zgjidhur, sot kemi një problem, ndonëse më të vogël, të cilin ne po e përballim, me transparencë, për ta zgjidhur në mënyrë definitive, së bashku me luftën kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër pabarazisë dhe padrejtësisë që Shqipërisë ia ulën kokën në 20 vitet e kaluara”, tha Tahiri.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...