Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/14

Nga Flori Bruqi : Shqiptarët në Turqi

Shqiptarët në Turqi (tur. Türkiye'deki Arnavutlar) përbëjnë një komunitet prej rreth 500 mijë deri 1.3 milionë banorësh,ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 - 7 milionë.
Si pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasoj e migrimit shqiptarë gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarvë kanë marr shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.

Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Mirëpo shumica e shtetasve turk të racës shqiptare anë të ardhur nga teritoret e Sanxhakut të Nishit, Vilajetit të Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, të gjitha këto njësi administrative të asaj kohe.

Shifrat e numrit të shtetasve turk me prejardhje shqiptare janë shume te sakta 5 - 7 milion shqiptare ka ne Turqi.

 Diaspora Shqiptare në Turqi përbën pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare në botë, të zhvendosur nga trojet e veta e të vendosur në territore të cilat etnikisht nuk i përkasin asaj.

Qarkullojnë shumë shifra për numrin e tyre, duke nisur nga 5 ose 7 milionë, por zyrtarisht nuk ka një shifër të saktë pasi shqiptarët në Turqi nuk njihen si pakicë (mbështetur në Traktatin e Lozanës të vitit 1923, shqiptarët nuk konsiderohen minoritet në Turqi prandaj edhe në pasaporten e tyre shënohet vetëm shtetësia dhe jo kombësia çka e vështirëson edhe më tej evidentimin e tyre.

Numrin kryesor të tyre e zenë qytetet e mëdha si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankara, Konya etj, por shqiptarë mund të gjejmë edhe në zonën e Anadollit, në brigjet e Detit të Zi apo edhe Egjeut. Shumë prej tyre janë tashmë pjesë e Parlamentit të Turqisë, krerë të komunave dhe bashkive, ndërsa të tjerë janë të sukesshëm në biznes apo fusha të tjera të jetës.

Periudhat kryesore të vendosjes së shqiptarëve në Turqi:

1. Nga vdekja e Skënderbeut e deri më 1912 kohë kur Perandorinë Osmane e kanë qeverisur 27 vezirë shqiptarë

2. F fill pas shpalljes sle Pavarësisë dhe sidomos si rezultat i krimeve të shëmtuara të kryera nga grekët nëe Jug të Shqipërisë, gjatë viteve 1913-1914 ateherë kur bandat greke dhe pasuesit e Zografosit e të Karapanos po përgatiteshin për të ashtuquajturen “Marrëveshja e Korfuzit”. Qëllimi kryesor ishte që të pakësohej deri në zero numri i shqiptarëve në keto treva. E njëjta pamje ishte edhe në Kosovë ku me mijëra familje lanë shtëpitëe tyre të djegura dhe morën udhët e Anadollit.



3. Periudha e emigracionit të shqiptarëve në Turqi pas Luftës së Dytë mund të thuhet se i takon më shumë atyre nga Çamëria dhe Kosova. Në Jugosllavi, pas Masakrës së tmerrshme të Tivarit pasoi i ashtuqujturi “Aksioni i Armëve” gjatë viteve 1955-1956 ku shqiptarët duhej teë dorëzonin edhe armët që i kishin edhe ato që nuk i kishin. Këto të dytat duhej tua blenin serbëve, malazezëve apo maqedonasve dhe pastaj t’i dorëzonin si të ishin pronëe e tyre. Gjatë kësaj periudhe tmerri e terrori, rreth 300.000 shqiptarë u shkëputen prej trojeve të tyre etnike dhe u vendosën ne Turqi. Ky grup i madh populloi zona të tëra në Turqi e sidomos në Stamboll si ne Zeytinburnu, Gazi Osman Pasa, Kuçukçekmeçe, Bayrampasa etj.

Në fotogalerinë e mësipërme Portali Albeu ju sjell shifrat e shqiptarëve që jetojnë në qytetet e mëdha si: Stambolli, Bursa, Ankara, Izmir apo Konya, të cilat nuk janë zyrtare por që japon një panoramë disi të përafërt të numrit të tyre në Turqi.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...