Jo rastësisht këta të Listës serbe nuk e ngrinë aktivitetin e tyre në Kuvend dhe Qeverinë “Mustafa” deri sa të “sanohet gjendja”. Shkas, jo shkak ishte Ligji për Trepçën.
Sipas kutit të tyre, 3 përqindshi bën t’i “hipë” 97 përqindshit ! Lista serbe me dore te vete, i degoi kerkesen Kushtetueses per interpretim te ligjit.
Kjo i bie, de iure i njohin institucionet e shtetit tonë. Nxënësi i Sheshelit, Nikoliqi, nga Rusia, kërcënohet me luftë ! Në takimin e sotëm në Beograd me kryeministrin shqiptar,
Edi Ramën, Aleksi (Vuçiqi) i zbut llafet. Ai u shpreh se e ka befasuar Trepça.
——————————–
Serbët, ata “lartë”, e këta “poshtë”, e trashin pazarin. Ankohen për çdo proces që ecën në të mirë të interesit të përgjithshëm në shtetin e Kosovës.
Njerëzit e Aleksit (Vuçiqit), banda në Kuvend dhe Qeverinë “Mustafa”, i zbatojnë urdhërat sipas asaj: “Vezhi konja gde ti gazda kazhe” (Lidhe kalin ku të thotë padroni).
Këta të Listës serbe, nuk guxojnë të bëjnë as gëk as mëk, i zbatojnë urdhërat e “gazda” Aleksit.
Jo rastësisht nuk e bojkotuan Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë “Mustafa”.
Sllavko Simiqi i LS qiti tym prej gojes në Kuvend. Shprehu revoltën përse populli i tij nuk është pyetur rreth Ligjit për Trepçën…. Sipas këtij kuti, populli i Simiqit, që në Kosovë përmban 3 për qind të banorëve duhet të pyeten për miratimet e ligjeve.
Për të është normale që 3 përqindshi t’i “hipë” 97 përqindshit !
Përfaqësuesit e Listës Serbe sot e kanë dorëzuar për interpretim Ligjin për gjigantin ‘Trepça’ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo i bie, de iure e njohin shtetin tonë.
Lojëtarët e Listës serbe janë si figurat e shahut, ushtarët që lëvizin një fushë, apo dy fusha, ashtu siç u thotë padroni ! Faji i tyre s’është pse mund ta hanë matin “sa krahu”.
Shkas, jo shkak, i bojkotit, siç dihet është Ligji për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sa do të zgjasë bojkoti ?
Bojkoti është në dorën e Aleksit. Akulli shkrihet kur ky t’u thotë të vetëve: Kthehuni aty ku ishit më parë, vazhdojeni punën, punoni për Serbinë….
Isa (Mustafa) bëhet shumë merak se a do të kthehet Lista serbe ne Kuvend e Qeveri. E përmend “shkrirjen” !
Trepça është pronë jona. Nuk vlen ligji për të. Trepçën do ta mbrojmë me te gjitha mjetet. Kështu tha gjatë vizitës së tij ne Rusi i pari i Serbisë, Tomislav Nikoliqi, nxënësi i radikalit Vojisllav Sheshel.
Mbrojtja ‘me te gjitha mjetet’, nenkupton luften.
E din ai, apo s’e di, kufijtë e shtetit të Kosovës i ruan NATO.
Ai tërthorazi i kërcënohet paktit veri – atlantik.
Ç’është për të NATO ?
Nikoliqi e tutë arushen me “shoshë” !
Ndërkaq, sot në Beograd në takimin ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiqit, ndodhi “tërmeti” i radhës.
Rama në mënyrë eksplicite tërhoqi vërejtjen që Serbia sa më parë ta pranoj pavarësinë e Kosovës.
E zunë në gojë edhe gjigantin Trepça.
“Na ka befasuar çështja e Trepçës”, shprehet Aleksi.
Po ashtu, në këtë takim, ai e përdori zhargonin: “Beogradi e vazhdon dialogun me Prishtinën”. Shihe ti, Beogradi me Prishtinën !
Mu për shkak të Ligjit për Trepçën, banda e Aleksit, këta të Listës serbe, e kanë ngrirë aktivitetin e tyre jo vetëm në Kuvend, por edhe në Qeverinë “Mustafa”.
Zëvendësi i Isës, Branimir Stojanoviqi, ish – kryetari i “opshtinës” së Graçanicës dhe ministri Lubomir Mariqi nuk do të ulen në kolltuqet e tyre deri sa të “sanohet gjendja”.
Bashkimi Europian, Brukseli zyrtar është shprehur:
Trepça është çështje e brendshme e Kosovës.
Tipat, si Vuçiqi, Nikoliqi e “çinovnikët” e tyre mund edhe të deklarohen, të thonë: Po, po, Trepça është çështje e “pokrajinës” sonë, duke mos harruar t’i shtojnë prapashtesën “Metohi”.
Çështjen e Trepçës mund ta çojnë edhe në OKB.
OKB nuk ka punë tjetër pos të merret me dokrra !
Serbët janë shah në veti !
*********
Trepça është e popullit të Kosovës !!!!
Deputetët e Listës Serbë dje në orën 10:00 kanë hyrë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të dorzuar kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit
Kryetar i Listës Serbe Slavko Simiq më herët ka deklaruar më herët për media se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për investimet strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Çështja e Trepçës nuk mund të zgjidhet pa Serbinë, sepse Serbia është pronare e saj. Kështu kanë reaguar përfaqësuesit e gjashtë komunave të Kosovës me shumicë serbe, pas përpjekjes së Prishtinës, siç shkruan “V.Novosti” i Beogradit që këtë gjigant ta shndërrojë në ndërmarrje publike të Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që vetë ta ketë në dorë “Trepçën”.
Përfaqësuesit e këtyre komunave thonë se Kombinati “Trepça”, si subjekt më i madh ekonomik në Kosovë, ka rëndësi strategjike për mbijetesën dhe prosperitetin e popullit serb në Krahinë, siç e quan kjo gazetë Republikën e Kosovës.
“Përmes qëndrimit se “Trepça” nuk mund të zgjidhet pa Serbinë, që është pronare e Kombinatit, kemi dashur të parandalojmë qëllimet e Prishtinës që të marrë ndonjë vendim të vendim të njëanshëm, përkatësisht Ligjin e paralajmëruar sipas të cilit ky Kombinat të bëhet Ndërmarrje publike e Qeverisë së Kosovës”, i ka thënë “Novostit” kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. Në këtë mënyrë Prishtina do të bënte çfarë të dojë me “Trepçën”.
Në territorin e komunës së Leposaviqit nga dy miniera Bello Bërdo dhe Crnac, në të cilat hyhet nga ana e Kosovës, xeheja nxirret në territorin e Serbisë së ngushtë”, siç e quan Beogradit Republikën e Serbisë, duke lënë të kuptohet se Kosovën e trajton pjesë të saj.
“Përveç kapitalit të investuar në ngritjen e “Trepçës” dhe të të gjitha kapaciteteve, edhe këto miniera janë dëshmi e qartë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa Serbinë”, citohet të ketë thënë ai.
No comments:
Post a Comment