Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

Bob Dylan refuzon Nobelin?

Kanë kaluar disa orë nga caktimi i çmimit Nobel për Letërsinë, por Akademia suedeze e Nobelit nuk ka arritur të komunikojë me Bob Dylan.

Kancelari i Akademisë ka bërë me dije se ka arritur të lidhet me organizatorin e turneve të këngëtarit, por ende jo me fituesin e çmimit më të popullarizuar për letërsinë në botë.

bob_dylan

Bob Dylan këndoi mbrëmë në Las Vegas, por edhe në skenë ai vetëm ka kënduar dhe luajti muzikë, pa cekur asnjë çast çmimin Nobel.

Një burim pranë këngëtarit ka thënë për Ëashington Post se “Dylan nuk është shprehur fare për çmimin për gjatë gjithë ditës”.

Sipas Bob Neuwirth, mik i Dylan, “ka gjasa që edhe të mos falenderojë kurrë”.

Nuk dihet nëse në 10 dhjetor, ditën e ceremonisë së dhënies së çmimit Nobel, Dylan do të jetë prezent.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...