Partia Demokratike ka reaguar për mbylljen e një emisioni investigativ në “Vizion Plus”. Ishin autorët e programit “Publicus” që përmes një statusi në facebook thanë se drejtuesit e televizionit kishin vendosur në mënyrë arbitrate mbylljen e emisionin. Mbrëmjen e djeshme pritej që në “Publicus” të transmetohej “Kodrina e Vdekjes” , një material investigativ për kompaninë që menaxhon plehrat në Sharrë.
Grida Duma ka dalë sot në selinë e PD dhe deklaron se ka qenë pikërisht Erion Veliaj ai që ka mbyllur emisionin në Vizion Plus.
“Erion Veliaj, si kopje e keqe e Edi Ramës, si mëkëmbësi i tij për të gjitha aferat në Bashkinë e Tiranës mbylli një emision investigativ në Vizion Plus”, u shpreh Duma.
“Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin”, vijoi Duma.
Deklarata e plotë
“Kjo është hera e dytë që Erion Veliaj ndërhyn dhe mbyll programe që guxojnë të hetojnë mbi aferën e tij. Në rastin e parë, Veliaj shkarkoi nga puna drejtoreshën e informacionit që tentoi të hidhte dritë mbi Sharrën, kësaj radhe Veliaj zhduku emisionin investigativ.
Kjo është një ngjarje e rëndë për median, për lirinë e shprehjes, për një prej themeleve të demokracisë. Një ngjarje e paprecedent që ndodh në një vend që kërkon të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Grida Duma.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë ngjarje dhe nxit organizatat e medias në vend që të reagojnë, të ngrenë zërin, të mos pajtohen me këtë ndërhyrje brutale e të papranueshme të Erion Veliajt.
Partia Demokratike beson se partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët e vendeve mike, do ta mbajnë shënim rastin dhe do të mbajnë qëndrimin e duhur.
Ne i inkurajojmë autorët e programit ta bëjnë publik investigimin e tyre.
Prokuroria e Tiranës është nën detyrim ligjor të mos mbajë të mbyllura dosjet e Erjon Veliajt, por të zbatojë kushtetutën e të cojë para hetimin për aferën korruptive e kriminale të landfillit të Sharrës.
Nuk mund të pranohet më që Erjon Veliaj, ky armik i ligjit, i medias dhe shprehjes së lirë të bëjë ctë dojë me Bashkinë e Tiranës, me taksat e qytetarëve, e të sundojë televizionet e gazetat në vend në emër të interesave të tij financiare e kriminale”, deklaron Grida Duma.
Grida Duma.
No comments:
Post a Comment