Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/13

Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë, duke hyrë në shekullin e ri

Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë, duke hyrë në shekullin e ri

Kohë më parë(me 12 gusht  2016) Forcat Ushtarake Ajrore (FUA) të Rusisë kremtuan me solemnitet jubileun e 100-vjetorit të krijimit të tyre. Kësaj feste të lavdishme të aviacionit ushtarak rus iu kushtua një program madhështor i fluturimeve në ajër në aerodromin Zhukovskij në periferitë e Moskës.
Gjatë dy ditëve dhjetëra mijëra vizitorë mundën të shihnin në tokë dhe ajër avionët historikë të kohërave të shkuara dhe avionët e fuqishëm ushtarakë bashkëkohorë, që sot janë në përbërje të FUA-s së Rusisë. Aviacioni ushtarak rus për një shekull të tërë ka përshkuar një rrugë të gjatë dhe të vështirë dhe për hir të së vërtetës Rusia sot llogaritet si një fuqi e madhe e aviacionit në botë. Gjithçka pati filluar me fluturimet e para me avionë të prodhimit të huaj, vë në dukje historiani rus i aviacionit Georgi Kumanjov:
- Kur në Rusi u vunë në funksionim uzinat e para të konstruktimit të avionëve, kohët e para u ndërtuan vetëm modele të huaja, të tilla si “Farman”, “Duks” etj. Në atë periudhë, kur ndërtimi i avionëve ishte i lidhur me dublimin e modeleve të huaja, lindi problemi i nevojës së përdorimit të avionëve edhe për qëllime ushtarake.

Historiku i Forcave Ushtarake Ajrore ruse: periudha e pasluftës

Dalja në skenë e aviacionit solli korrektime serioze në ecurinë e Luftës së Parë Botërore. Shumë shpejt u morr vendimi mbi atë, se avionët duheshin shfrytëzuar edhe për operacionet luftarake, vëren Kryeredaktori i i revistës “Mbrojtja kombëtare” (russ. "Национальная оборона") Igor Korotçenko:
- Kjo çështje prekte edhe zbulimin ushtarak, edhe mitralimin nga ajri, edhe bombardimin e pozicioneve të armikut dhe, më e rëndësishmja, zhvillimin e luftës në ajër. Sa për kujtesë, aviatorët e parë rusë u mbuluan me lavdi të paparë në frontet e Luftës së Parë Botërore. Sjellim ndërmend bombarduesit tanë të parë “Ilia Muromec” ("Илья Муромец"), të cilët asokohe ishin një mjet i pazëvendësueshëm për dhënien e goditjeve mbi qytetet dhe pozicionet e trupave të kundërshtarit.
Në historinë e FUA-s një vend të veçantë zë edhe lufta e BRSS-së me Gjermaninë fashiste. Për pothuaj katër vjet pilotët sovjetikë gjatë betejave të ashpra arritën të shpartallonin forcat ajrore gjermane, ndonëse fillimi i luftës ishte tragjik. Humbja që pësoi aviacioni sovjetik në krye të herës, ishte për nga përmasat e veta e llahtarshme. Megjithatë, pas shpartallimit të gjermanëve në betejën pranë Moskës dhe në atë të Stalingradit, e cila shërbeu si fillim i kthesës rrënjësore në fatin e mëtejshëm të luftës, situata e luftimit në ajër nisi të ndryshonte. Në vitin 1943 mbizotërimi strategjik në ajër kaloi në anën e FUA-s sovjetike. Avionë të rinj të mrekullueshëm - gjuajtësit "La-5" (russ. "Ля-5"), Jak-3 (russ. "Як-3"), Il-2 (russ. "Ил-2") i modifikuar, morrën mbi vete barrën e luftës në ajër. Pas lufte FUA sovjetike nisi të pajisej me aeroplanë reaktivë. Që në prill të vitit 1946 u zhvilluan provat e gjuajtësve të parë Jak-15 (russ. "Як-15") dhe "MiG-9" ("МиГ-9") me motorë reaktivë për avionë. Shpejt ato hynë në përbërje të FUA-s dhe aviacionit gjuajtës të Mbrojtjes Kundërajrore. Në periudhën post-sovjetike zhvillimi i FUA-s pësoi ndryshime serioze, shprehet Igor Korotçenko:
- Aktualisht po krijohen qendra të fuqishme mësimore shkencoro-ushtarake, ku janë siguruar kushte të shkëlqyera për përgatitjen e inxhinierëve të aviacionit të destinuar tashmë për erën e re të aviacionit rus. Sipas programit shtetëror të armatimit është parashikuar që deri në vitin 2020 të blihen 1.200 helikopterë të tipeve të ndryshëm dhe më shumë se 500 avionë ushtarakë.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...