Humbjet vjetore në rritjen e popullsisë së Serbisë janë mbi 30 mijë njerëz, që do të thotë se Serbia për cdo vit “humb” një qytet. Nga shifra e publikuara sot nga Enti Republikan i Statistikave (ERS) ne Beograd del se Serbia për cdo vit e humb nga nje qytet sa Presheva, kurse Lugina e Preshevës për cdo vit e fiton nga një katund, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Vec Shqiperise dhe Kosovës ku numri i popullisisë po tkurret, po kete halle e ka edhe fqinji ynë Serbia qe konsiderohet sot vendi më i plakur në Evropë. Sidomos Serbia Jugore (por jo edhe ne Lugina e Preshveës të banuar me shqiptarë) ku mosha mesatare atje, është mbi 50 vjeç… Statistikat shtetërore raportojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar në 1500 vendbanime të Serbisë nuk ka lindur asnjë fëmijë. Përderisa një e treta e popullsisë është mbi 60 vjeç. Ndërsa mesatarja e përgjithshme e moshës së serbëve është 45 vjeç.
Sheshi më i vjetër i Beogradit ‘Mbreti Mihajllo’ është i vetmi vend ndoshta në rajon ku mund të shihni një plakë mbi 70 vjeçe duke shitur akullore, apo të tjerë duke shitur piktura, duke bërë muzikë në rrugë për ta nxjerrë bukën e gojës.. Buxheti i Serbisë është i stërngarkuar me pagat e pensioneve dhe ndihmat sociale që kryesisht shkojnë për të moshuarit, shumica prej të cilëve nuk kanë të as të afërm për t’u kujdesur për ta.
Enti i Statistikave në Beograd, vlerëson se nëse Serbia nuk i importon rreth 40.000 të rinj nga jashtë rrezikon që në vitin 2050… nga rreth 7 milionë sa janë sot të mbesin vetëm në 3 milionë e gjysmë banorë.
Sipas Zyres republikane serbe për statistika, numri me i vogël i vogel i vdekjev dhe numri më i madh i shtimit të popullsisë eshte ne Luginen e Preshevës. Nga shifra e publikuara nga ERS ne Beograd del se Serbia për cdo vit e humb nga nje qytet, kurse Lugina e Preshvës për cdo vit e futon nga nje katund. Numri i lindjeve në Serbi në vitin 2013 ishte 65.554, ndërsa numri i vdekjeve është pothuajse dy herë më të lartë (100.300), kështu që trendi i rritjes merr kahje negative , e cila arrin në -4.8 promila, kanë pohuar sot Zyrët e Byrosë së Statistikavnë Serbi. Ne serbi cdo vid humb nga nje komunë, alarmon Enti Republikan i Staisitkave.
No comments:
Post a Comment