Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/14

Ish Gjenerali i KGB-së,presidenti rus Vladimir Putin, zyrtarëve rusë: Sillni të afërmit tuaj në “mëmëdhe”!

Shkruan :Flori Bruqi

NATO dhe Rusia po përgatiten për konflikt


Intensiteti në rritje i ushtrimeve ushtarake, të kryera nga Rusia dhe NATO-ja, po i rrit gjasat e një konflikti të armatosur në Evropë, ka paralajmëruar Instituti Rrjeti i Lidershipit Evropian, me seli në Londër.

Drejtori i Institutit, Ian Kearns, ka thënë se lojërat paralajmëruese “po i kontribuojnë klimës së mosbesimit”.



Kearns është bashkautor i studimit, i cili ka analizuar në detaje stërvitjet ushtarake të mbajtura këtë vit nga Rusia dhe NATO-ja, të cilat janë në mosmarrëveshje të thella për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.

Ai ka thënë se, transmeton rel, ka shenja se “Rusia është duke u përgatitur për konflikt me NATO-n dhe se NATO-ja është duke u përgatitur për konfrontim të mundshëm me Rusinë”.

Ushtrimet “mund të ushqejnë pasigurinë” dhe të rrisin “rrezikun e përplasjeve ushtarake”, thuhet në studim.

Po sipas tij, NATO planifikon rreth 270 ushtrime këtë vit, ndërsa Rusia ka njoftuar për 4,000 stërvitje në të gjitha nivelet.

NATO-ja ka kritikuar raportin duke thënë se ai “gabimisht i vë ushtrimet e Rusisë dhe të NATO-s në të njëjtin nivel”.



SHBA-Rusi, në garë për armatimin bërthamor

Rreth 25 vjet nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duket se janë angazhuar sërish në një garë armatimesh bërthamore, që mund të ketë pasoja shkatërrimtare.

Armët e reja bërthamore të Rusisë nuk mund të ndalen nga sistemet mbrojtëse amerikane në rast se shpërthen lufta.

 Moska ka zhvilluar një teknologji të re që mund të tejkalojë fare lehtë sistemet mbrojtëse amerikane.

Gjeneral shtabi i ushtrisë ruse  mbikëqyr modernizimin e arsenalit bërthamor të vendit, një proces që sipas presidentit Vladimir Putin do të përfundojë në vitin 2020, me një kosto prej 700 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, një fakt tjetër është se kapacitetet bërthamore të pozicionuara nga Rusia ua kanë kaluar atyre amerikane, për herë të parë që prej vitit 2000, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit.


Në 1 shtator 2014, Rusia kishte 1.643 raketa bërthamore gati për t’i lëshuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin 1.642, të gjitha të pozicionuara drejt Rusisë.

Të dyja vendet kanë nisur përshkallëzimin e aktivitetit të tyre bërthamor që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara duket se nuk kanë ndërmend të mbeten mbrapa në këtë garë.

Administrata amerikane është gjithashtu e angazhuar në implementimin e një plani për modernizimin e arsenalit të saj bërthamor.

Në shtator 2014, qeveria amerikane hapi një impiant të ri në Kansas Siti pikërisht për modernizimin e kokave bërthamore që u montohen raketave.

Plani amerikan i modernizimit parashikon shpenzimin e mbi 355 miliardë dollarëve në 10 vitet e ardhshme për rinovimin e impianteve të armëve bërthamore dhe laboratorët e tyre.

Administrata Obama i ka kërkuar Pentagonit implementimin e një plani që përfshin 100 bomba të reja bërthamore, 12 nëndetëse të reja bërthamore dhe 400 raketa bërthamore që pozicionohen në tokë. Sipas llogaritjeve të një agjencie, i gjithë procesi do të arrijë në 1 trilion dollarë.

Por a kanë kuptim gjithë këto procese kur dy vendet kanë arsenal bërthamor të mjaftueshëm për të shkatërruar gjithë botën?

A munden Shtetet e Bashkuara dhe Rusia t’i zgjidhin përplasjet e tyre në mënyrë paqësore dhe të avancojnë përpara me procesin e çarmatimit bërthamor?



SHBA-ja nuk shqetësohet nga armatimi rus

SHBA-ja nuk shqetësohet nga armatimi rus


Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kanë vlerësuar se paralajmërimi i presidentit rus,  për forcimin e madh të forcave të armatosura nuk paraqet shkas për shqetësim.



Departamenti amerikan për siguri kombëtare , ka vlerësuar se premtimi për forcimin ushtarak është bërë për nevoja të brendshme, pa qëllim për ta shqetësuar Uashingtonin.


Pentagoni poashtu ka vlerësuar se ripërtëritja e arsenalit ushtarak dhe bërthamor rus nuk paraqet arsye për shqetësim.



Kondoliza Rajs: Armatimi rus nuk do ta prishë barazpeshën e fuqisë


Zgjerimi rus i sistemit bërthamor mbrojtës nuk do të ndikojë në barazpeshën e fuqisë në botë, tha ish sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs.

"Barazpesha e fuqisë në fushën e sistemit bërthamor mbrojtës nuk do të prishet me këto masa", tha Rajs, duke theksuar se sistemi amerikan i mbrojtjes bërthamore është "i fuqishëm" dhe "i fortë".

Premieri  rus Dmitrij Medvedev kohë më parë publikoi plan për ndërtim të një sistemi të avancuar bërthamor mbrojtës në Rusi deri në vitin 2020, duke përfshirë edhe sistem mbrojtës kozmik dhe nëndetëse të reja bërthamore.


Rusia është duke zhvilluar një sërë armësh bërthamore e konvencionale si përgjigje ndaj protezave të ardhshëm të SHBA-ve e NATO-s, por me maturi do të llogarisë çmimin, në mënyrë që të mos e ngarkojë tepër ekonominë, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin.


Në fjalimin e mbajtur në Kremlin lidhru me planin për modernizimin e armatimit, Putini tha se Perëndimi nuk do të duhej të befasohej me tentimet e Moskës, pasi që ekziston plani i mbrojtjes anti-raketore të SHBA-ve dhe vendime të tjera që, sipas tij, kërcënojnë sigurinë e Rusisë.

Ai shtoi se modernizimi i armëve në periudhën 2016-2025 do të përqendrohet në ndërtimin e armëve ofensive që do të “garantonte përgjigje ndaj armëve bërthamore”.

Shefi i shtetit rus nuk paraqiti detaje për armën e re, por ai dhe zyrtarë të tjerë në kohët e fundit shpesh janë lavdëruar me raketat e re ruse, që janë të afta të thyejnë çdo “mbrojtje anti-raketore”.

Washington Post: Bota duhet ta dijë se armatimi i kujt e shkatërroi aeroplanin

Washington Post: Bota duhet ta dijë se armatimi i kujt e shkatërroi aeroplanin

​Gjatë ditëve të fundit ka pasur dëshmi të mjaftueshme se Rusia po e shton furnizimin e kryengritësve në pjesën lindore të Ukrainës me armatim të rëndë, përfshirë sistemet kundërajrore, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja Washington Post.

Sipas artikullit, qeveria në Kiev ka raportuar se dy aeroplanë luftarakë të saj janë qëlluar javën e kaluar, nga separatistët apo nga aeroplanët ose bateritë ruse, që operojnë matanë kufirit.

Kohë më parë siç raportuan mediet botërore  ndodhi tragjedia e madhe: shkatërrimi i aeroplanit të Malajzisë ,ku humbën jetë hiq më pak se  295 njerëz në të.

Autoritetet e Ukrainës akuzojnë se ai ishte goditur nga raketa e lansuar nga bateria e prodhimit rus tokë - ajër, me të cilën janë furnizuar përfaqësuesit e Moskës në Ukrainë.

Nëse raportet konfirmohen, separatistët në Ukrainë dhe sponsorët e tyre në Moskë, do të jenë përgjegjës për krimin e tmerrshëm. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet duhet të insistojnë që ata që janë përgjegjës të japin llogari, përfshirë edhe ata në Kremlin, shkruan Washington Post.

Mund të parashikohet se kryengritësit kanë bërë çdo gjë të mundshme të enjten për ta fshehur atë që ka ndodhur. Ata i kanë hedhur poshtë pohimet se e kanë goditur aeroplanin, megjithëqë mbetjet e aeroplanit u rrëzuan në territorin që ata e kontrollojnë afër kufirit me Rusinë.

Komandanti i tyre, shtetas rus dhe ish-oficer ushtarak me emrin, Igor Strelkov, ka pretenduar, një një shkrim të publikuar të entjen, se e ka rrëzuar një aeroplan transportues ushtarak të Ukrainës, e pastaj e ka larguar tekstin.

Mediat ruse të kontrolluara nga shteti, i janë bashkuar mistifikimit, duke e hedhur fajësinë në forcat ushtarake të Ukrainës dhe madje kanë sugjeruar se aeroplani i Malajzisë ishte goditur nga raketa, që ishte hedhur për ta goditur aeroplanin, në të cilin ndodhej presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Nga ana e tij, zoti Putin në mënyrë të pasinqertë pretendoi se faji është i Ukrainës, meqë kishte ndërmarrë operacione ushtarake kundër kryengritësve, duke e injoruar furnizimin e Rusisë me armatim të rëndë për kryengritësit.

russian

Washington Post, më tutje, shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet nuk duhet të lejojnë që Rusia dhe agjentët e vet të kryejnë fshehje. Ata duhet të këmbëngulin për hetime ndërkombëtare, të sponsorizuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për të përcaktuar se si aeroplani ishte rrëzuar dhe ku e ka origjinën armatimi i përdorur kundër tij. Qeveria e Putinit duhet të sfidohet për ta mbështetur një hetim të tillë ose duhet të shihet nga bota se e bllokon atë.

Njëherësh, qeveritë perëndimore duhet t’i ndalin interesat speciale dhe kujdesin e tyre të tepruar për të imponuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë, për sjelljen e saj në Ukrainë.

Shpallja e administratës Obama të sanksioneve të reja, të mërkurën në mbrëmje, paraqet nder për të.

Duke i marrë në shënjestër dy banka ruse, dy kompani energjetike dhe një numër të firmave të mbrojtjes, sanksionet ishin më të fuqishmet që janë ndërmarrë deri tash. Por, administrata veproi vetëm pas disa javësh të debatit të brendshëm dhe negociatave me qeveritë evropiane, që dështuan të prodhojnë aksion të krahasueshëm të Bashkimit Evropian, shkruan Washington Post.

Shtëpia e Bardhë vazhdon t’u shmanget masave që do të shkaktonin dëme shkatërruese në sistemin financiar rus dhe do ta detyronin zotin Putin dhe elitat ruse rreth tij, të zgjedhin ndërmjet agresionit në Ukrainë dhe ardhmërisë ekonomike të Rusisë.
Masat e së mërkurës i ndalin dy banka që të marrin financime afatgjate në tregjet e Shteteve të Bashkuara, por Thesari nuk i ka përjashtuar ato banka nga sistemi financiar, e as që ka marrë masa kundër bankave më të mëdha.

Megjithëqë banka e vet është sanksionuar, gjiganti rus energjetik, Gazprom, mbetet i paprekur.

Madje edhe para humbjes tragjike të aeroplanit të Malajzisë, duhet të ishte e qartë për perëndimin se agresioni i Rusisë në Ukrainë nuk mund të neglizhohet ose të mbetet anash. Është kriminale dhe e patolerueshme dhe duhet të trajtohet në mënyrë përkatëse, shkruan në fund të artikullit e përditshmja Washington Post.




Rusia është duke urdhëruar të gjithë zyrtarët e saj që familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit t’i kthejnë në shtëpi, deklarata këto që vijnë në mes të tensioneve mbi perspektivën e luftës globale.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare ,  politikanë dhe personalitete të larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga Presidenti, Vladimir Putin, për të sjellë të dashurit e tyre në “mëmëdhe”, sipas mediave lokale.

Putin, zyrtarëve rusë: Sillni të afërmit tuaj në “mëmëdhe”!

Një lajm i tillë vjen pasi Putini kishte anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, në mes të zemërimit rreth rolit të Moskës në konfliktin sirian.

Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev ka paralajmëruar gjithashtu se bota është në një “pikë të rrezikshme” për shkak të tensioneve në rritje në mes Rusisë dhe SHBA.

Sipas Daily Star,  stafi i administratës, administratorët rajonalë, ligjvënësit e të gjitha niveleve dhe punonjësit e korporatave publike janë urdhëruar për të marrë fëmijët e tyre nga shkollat e huaja menjëherë.

Gjithsesi mediat botërore shkruajnë se arsyeja e saktë e këtij urdhri ende nuk është e qartë.

Por analisti politik rus Stanislav Belkovsky është cituar nga Daily Star të ketë thënë: “Kjo është e gjitha pjesë e pakos së masave për përgatitjen e elitave për një “luftë të madhe”.




raket
Mburoja antiraketore në Rumani, Vladimir Putin: Do të neutralizojmë kërcënimet amerikane

Vlerësohet se marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA janë në nivelin më të ulët të tyre që nga Lufta e Ftohtë dhe janë përkeqësuar ditët e fundit.

Aktivizimi i mburojës antiraketore në Europë nga Shtetet e Bashkuara përbën një garë të re armatimi, ka bërë të ditur Presidenti rus Vladimir Putin këtë të premte, duke u angazhuar se do të rishikojë buxhetin e shpenzimeve të mbrojtjes për të neutralizuar “kërcënimet e lindur rishtazi” ndaj Rusisë.

Shtetet e Bashkuara publikuan një ditë më parë planin për aktivizimin e bazës së periudhës sovjetike antiraketore në Rumani, duke e argumentuar se ky veprim ndiqej si pasojë embrojtjes kundër raketave të Iranit apo të shteteve të tjera të papërgjegjshme.

Por duke iu drejtuar zyrtarëve më të lartë të Mbrojtjes dhe të industrisë së armatimeve, Putin tha se, sistemi nuk ka qëllim tjetër veçse të sfumojnë arsenalin bërthamor rus.

“Ky nuk është një sistem mbrojtjeje, por është pjesë e potencialit strategjik bërthamor të Shteteve të Bashkuara të sjellë deri në periferi. Në këtë rast, Europa Lindore është thjesht një periferi e planeve strategjike amerikane”,- tha Putin.


“Deri më sot, ata që kanë ndërmarrë vendime të këtilla kanë jetuar në qetësi dhe siguri. Por, teksa të tilla elemente të mbrojtjes nga raketat balistike janë sjellë deri në këtë pikë, ne jemi të detyruar të mendojmë sesi të neutralizojmë kërcënimet në rritje ndaj Federatës Ruse”,- tha ai.

Ai shtoi se, shoqëruar dërgimin në Mesdhe të luftanijeve amerikane që mbajnë raketa “Aegis” dhe elementë të tjerë antiraketorë në Poloni, baza në Rumani ishte “thjesht një tjetër hap për të kërcënuar sigurinë ndërkombëtare dhe për të rinisur një tjetër garë armatimi”.

Rusia gjithsesi, – garantoi Putin, – nuk do të përfshihet në këtë garë. Por, ajo do të vazhdojë armatosjen e ushtrisë dhe marinës së saj dhe të shpenzojë të gjitha fondet e miratuara në këtë fushë, në mënyrë që “ruhet balanca aktuale e forcave strategjike”.

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Work deklaroi gjatë së enjtes se mburoja antiraketore nuk do të përdorej kundër ndonjë kërcënimi të ardhshëm raketor rus. Frank Rose, zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit për kontrollin e armëve, paralajmëroi gjatë kësaj kohe se raketat balistike të Iranit mund të godasin edhe pjesë të Europës, përfshi Rumaninë.

Ndërkohë, Putin i është kundërpërgjigjur duke thënë se, perspektiva e një kërcënimi bërthamor nga Irani nuk duhet të merret më në konsideratë, pasi një gjë e tillë po përdoret nga Uashingtoni si një shfajësim për të zhvilluar mburojat e saj antiraketore në Europë.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...