Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/14

Nga Flori Bruqi : Rikthehet makthi i Luftës së Ftohtë: Ja me çfarë karte po luan tani Rusia





Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka paralajmëruar  se NATO është e gatshme t'i kundërpërgjigjet çdo kërcënimi që mund të vijë nga Rusia.

Image result for barack obama

"Ne jemi duke u organizuar në mënyrë intensive që të ketë plane emergjence dhe të gjitha aleatët kanë garancinë tonë. Ne do të veprojmë në mbrojtje të tyre pa marrë parasysh se çfarë ndodh, kjo është NATO. Çdo aleat i NATO-s ka mbështetjen e të gjithëve ne, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe ripërsëritim mbështetjen tonë të plotë në konceptin e mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut ." tha presidenti Obama.

Image result for nato

Presidenti i SHBA shtoi më tej duke thënë se sanksionet ndaj Rusisë do të shtohen dhe do të prekin edhe fusha të ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës.

"Ne jemi të shqetësuar se mund të ketë shkelje të mëtejshme nga ana e Russë në territorin e Ukrainës. Varet nga Rusia nëse do të provojë të jetë përgjegjëse. Nëse Rusia do të vazhdojë më tej, janë gati sanksione që do të prekin sektorë si energjia, ekonomia dhe tregtia.” tha më tej presidenti i SHBA.

Image result for forcat e armatosura amerikane


Obama duke u përqendruar tek çështja e Ukrainës, tha se është e nevojshme që gjërat të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe se do të dërgohen vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin maj.

Obama theksoi se krahasimi i krizës në Ukrainë, me atë çka ndodhi në Kosovë, është absurde.

"Krahasimi mes krizës në Ukrainë dhe Kosovës është absurd. Në Kosovë u masakruan me mijëra persona dhe nuk mund të krahasohet me atë çka ndodhi në Krime. Aneksimi i Krimesë në Federatën Ruse, nuk u pranua nga pjesa më e madhe e botës dhe nëse Putin do të bëjë zgjedhje të gabuara do të ketë pasoja." tha presidenti amerikan.

Image result for nato

Obama shtoi gjithashtu se Komuniteti Ndërkombëtar nuk e njeh aneksimin e Krimesë në Rusi dhe se po organizohen plane emergjence që të gjithë aleatët të kenë garanci për sigurinë, duke vepruar në mbrojtje të tyre, pasi kjo është NATO”, tha Obama.

Gjatë konferencës për shtyp, Obama u rikthye edhe tek tema e Samitit për Sigurinë Bërthamore që u zhvillua në Hagë, duke iu referuar rrezikut që armët bërthamore mund të përfundojnë në duart e terroristëve.

Image result for nato

“Më preokupon më shumë shpërthimi i një bombe atomike në Manhatan, në New York, se Rusia”, vijoi Obama.



Ndërsa kryeministri holandez Mark Rutte foli për sanksionet ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë në Federatën Ruse, duke nënvizuar se këto sanksione, vendosen për të “goditur” ekonominë e Rusisë dhe jo të vendeve te tjera.







Image result for armet berthamore ruse


Mikhail Ulyanov i përgjigjet ministrit të jashtëm ukrainas: “Jemi gati të dërgojmë armët bërthamore në cilëndo pjesë të territorit rus”

“Rusia ka të drejtën të vendosë armë bërthamore, nëse është e nevojshme, në cilëndo pjesë të territorit të saj, përfshirë gadishullin e Krimesë, që u aneksua “ilegalisht” sipas BE dhe SHBA vitin që kaloi”.

E ka pohuar në një intervistë të dhënë për agjencinë e informacionit Ria Novosti drejtori i Departamentit të mospërhapjes dhe kontrollit të armëve bërthamore, të ministrisë së Jashtme ruse, Mikhail Ulyanov, në përgjigje të deklaratave të ministrit të Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, sipas të cilit dërgimi i armëve bërthamore ruse në Krime do të ishte shkelje e traktatit të mospërhapjes bërthamore.

Më herët, ministri i Mbrojtjes i Rusisë kishte paralajmëruar dërgimin e mundshëm në gadishullin në Detin e Zi të 10 bombarduesve TU-22M3, në gjendje të transportojnë armë bërthamore, por nuk ishte përmendur askund mundësia e armatimit të tyre me mbushje bërthamore. “Dërgimi i armëve bërthamore në Krime, kishte deklaruar Kimkini, do të ishte shkelje e rëndë e angazhimeve ndërkombëtare të Moskës”.
Image result for armet berthamore ruse

Ulyanovi ka kujtuar se programi i mbrojtjes raketore të SHBA “ndikon negativisht” në marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, dhe diskutimet mes dy vendeve sa i përket armëve bërthamore nuk po japin rezultate pozitive.

“Pozicioni ynë për këtë temë është shprehur disa herë. Kemi nevojë për garanci të besueshme, që ky sistem nuk ka si synim frenimin e Rusisë. Por deri tani na kanë thënë se garanci të tilla nuk mund të jepen me shkrim në letër, dhe që sistemi do të krijohet me apo pa mbështetjen e Rusisë”.

Një politikë që për funksionarin e lartë rus nuk “favorizon reduktim të mëtejshëm të armëve bërthamore, por përbën një pengesë për carmatimin”.IlGiornale-




Rusia: Vetëm armët bërthamore na mbajnë superiorë ndaj Perëndimit

 Rusia kërcënon haptas Danimarkën se do ta sulmojë me armë bërthamore


​Rusia vazhdon të ngrejë shqetësime tek Perëndimi. Këtë herë Moska ka kërcënuar Danimarkën se do ta sulmojë me armë bërthamore nëse vendi skandinav do të pranojë të bëhet anëtar i sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Gjatë një takimi në Kopenhagen, ambasadori rus në Danimarkë deklaroi se një lëvizje e tillë, e cila do të shihej si diçka me prosperitet për aleancën perendimore, do të përbënte një kërcënim për Rusinë, ndaj vendi duhet të marrë masa paraprake.

“Nëse kjo ndodh, luftanijet daneze do të kthehen në shënjestër për raketat bërthamore ruse“, e mbylli Mikail Vanin fjalën e tij.

Menjëherë pas Vanin erdhi edhe reagimi i ministrit të Jashtëm danez, Martin Lidegaard, i cili dënoi deklaratën e hapur të diplomatit rus.



Polonia dhe vendet e tjera të Evropës Lindore kanë shprehur shqetësimin lidhur me një arsenal të armëve bërthamore, që besohet të ekzistojë në enklavën ruse të Kaliningradit.

Këto shqetësime vijnë pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë vënë në fuqi marrëveshjen e re START, e cila parasheh reduktimin e armëve atomike.


Kryenegociatori amerikan për START-in e ri, Rose Gottemoeller, e cili ka vizituar Poloninë, Ukrainën dhe tre vende baltike, tha se ka dëgjuar shqetësimet e të gjithë rajonit në lidhje me kërcënimet ruse për të ndërtuar stokun e saj të armëve në Kaliningrad.




Image result for armet berthamore ruse




Kërcënimi vjen në sfondin e një situate të tensionuar jo vetëm në Europën lindore, për shkak të konfliktit të Ukrainës, por në një klimë të rënduar në gjithë kontinentin e vjetër.

Kjo, pasi Rusia i ka zgjeruar ambiciet e saj ushtarake, duke bërë herë pas here edhe parada ajrore me avionë ushtarakë, të cilët jo pak herë kanë hyrë në hapësirën ajrore britanike, franceze, si edhe në disa vende të tjera të Europës lindore.

Më herët kryeministri britanik David Cameron dhe udhëheqës të tjerë të lartë të BE ranë dakord të zgjerojnë sanksionet kundër Moskës, për shkak të veprimtarisë së saj ushtarake.

Britania e Madhe është ndër të parat vende që ka hartuar një plan mbrojtjeje, me kryeministrin Cameron që miratoi një fond prej 20 milionë paund për t’i ardhur në ndihmë forcimit të institucioneve demokratike në të gjitha shtetet që janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të Kremlinit.

Sipas britanikëve, ky fond është një investim afatgjatë që me shumë gjasa do të parandalojë skenarin e një Ukraine të ardhshme.



Image result for armet berthamore ruse

Lufta bërthamore: Cilët përbëjnë kërcënim?

«Mundësia e shfarosjes si pasojë e një katastrofe bërthamore është reale. Ajo ekziston sot, . . . pavarësisht se Lufta e Ftohtë ka mbaruar më shumë se dhjetë vjet më parë.»—Robert. S. Meknamara, ish-sekretar i mbrojtjes për SHBA-në, dhe Xhejms G. Blajti, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Institutin Uotson për Studimet Ndërkombëtare.

NË VITIN 1991 kur mbaroi Lufta e Ftohtë, akrepi i minutave në orën e famshme të fundit të botës u çua prapa, deri në 17 minuta para ‘mesnate’. Ora e fundit të botës paraqitet në kapakun e revistës Buletini i shkencëtarëve bërthamorë (anglisht) dhe simbolizon se sa afër luftës bërthamore (mesnatës) është bota, siç mendojnë ata. Në vitin e përmendur më sipër, akrepi i minutave u vendos më larg mesnatës se ç’kishte qenë ndonjëherë që kur nisi të përdorej kjo orë në vitin 1947. Megjithatë, që nga ajo kohë, akrepi i minutave ka filluar të lëvizë përsëri përpara. Për shembull, në shkurt të vitit 2002 ora u vu shtatë minuta para mesnate, dhe kjo ishte hera e tretë që çohej përpara, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Pse botuesit e kësaj reviste shkencore e shohin të nevojshme ta çojnë përpara orën? Pse mendojnë se lufta bërthamore përbën ende një kërcënim? Veç kësaj, cilët po e kërcënojnë paqen?

Image result for armet berthamore ruse

Sekreti i «pakësimit»

Buletini i shkencëtarëve bërthamorë shpjegon: «Më se 31.000 armë bërthamore janë ende në gjendje përdorimi. Nëntëdhjetë e nëntë për qind e këtyre armëve gjenden në Shtetet e Bashkuara e në Rusi, dhe më shumë se 16.000 janë gati për sulm.» Disa mund të vënë re se ka një kontradiktë të dukshme në numrin ekzistues të mbushjeve bërthamore. A nuk shpallën këto dy superfuqi bërthamore se i kishin pakësuar mbushjet bërthamore deri në 6.000 secila?

Këtu gjendet sekreti i «pakësimit». Në një raport nga organizata Carnegie Endowment for International Peace shpjegohet: «Shifra 6.000 mbushje bërthamore llogaritet sipas rregullave specifike për regjistrimin dhe inventarin, të pranuara në traktatin START [Bisedime për Pakësimin e Armëve Strategjike]. Të dyja kombet do të kenë ende me mijëra armë të tjera taktike dhe rezervë.» (Kursivi është yni.) Sipas Buletinit të shkencëtarëve bërthamorë, «shumë mbushje bërthamore amerikane të hequra nga arsenali aktiv nuk do të çmontohen, por do të lihen rezervë (bashkë me rreth 5.000 mbushjet bërthamore që tashmë janë rezervë).»

Kështu, përveç mijëra armëve bërthamore strategjike rezervë që janë gati për sulm, të cilat mund të lëshohen drejtpërdrejt nga njëri kontinent në tjetrin, ka me mijëra mbushje të tjera bërthamore, si edhe armë të tjera taktike bërthamore, të projektuara për të sulmuar objektiva më të afërt. Pa dyshim, dy superfuqitë bërthamore kanë ende mjaft arsenal bërthamor sa ta shfarosin gjithë popullsinë e botës disa herë me radhë. Mbajtja e një numri kaq të madh armësh të rrezikshme e rrit mundësinë e një kërcënimi tjetër, domethënë lëshimit aksidental të raketave bërthamore.
Image result for armet berthamore ruse
Luftë bërthamore aksidentale

«Armët bërthamore të SHBA-së janë të kontrolluara nga strategjia ‘lëshim me t’u dhënë alarmi’»,—sipas Robert S. Meknamarës dhe Xhejms G. Blajtit, të cituar më sipër. Çfarë do të thotë kjo? «Mbushjet tona bërthamore janë gati për t’u lëshuar ndërkohë që mbushjet bërthamore ruse janë në ajër»,—shpjegojnë ata. Pastaj shtojnë: «Në bazë të kësaj strategjie, nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta që nga paralajmërimi i parë për një sulm nga rusët e deri te lëshimi i raketave tona.» Sipas një ish-oficeri të lëshimit të raketave bërthamore strategjike amerikane, «pothuajse të gjitha raketat tokësore janë gati për t’u lëshuar brenda dy minutave».

Kjo gjendje gatishmërie e lartë paraqet rrezikun e një lëshimi aksidental të raketave, të shkaktuar nga një alarm i rremë. «Ka pasur disa raste,—shpjegon një artikull në revistën U.S.News & World Report,—kur janë dhënë gabimisht urdhra të vërtetë lëshimi gjatë seancave stërvitore bërthamore amerikane.» Alarme të tilla të rreme janë dhënë edhe në Rusi. Kur një raketë kërkimore norvegjeze shkaktoi një alarm të rremë në vitin 1995, presidenti rus filloi procesin e aktivizimit të kodeve të lëshimit të raketave bërthamore.

Kjo strategji e mbajtjes së armëve në gjendje gatishmërie i vë para një presioni të madh ata që janë përgjegjës për të marrë vendimet. Lumturisht, në të kaluarën, oficerët përgjegjës e kanë kuptuar se alarmet ishin të rreme e deri tani lufta bërthamore është shmangur. Lidhur me një incident të ndodhur në vitin 1979, një studiues shpjegoi: «Ajo që ndali [lëshimin e] raketave amerikane ishin satelitët tanë të sinjalizimit të hershëm, të cilët tregonin se nuk kishte raketa sovjetike në ajër.» Mirëpo, me kalimin e kohës, këto sisteme satelitore të sinjalizimit të hershëm amortizohen. Kërkuesit dhe analistët janë të shqetësuar pasi «shumica e satelitëve rusë për sinjalizimin e hershëm ose s’funksionojnë më ose janë larguar nga orbitat e tyre të përcaktuara». Prandaj, siç e tha disa vjet më parë një zëvendësadmiral amerikan në pension, «sot është po aq e madhe, sa edhe në të kaluarën mundësia e një goditjeje para se pala tjetër të sulmojë ose e lëshimit të raketave si pasojë e një keqkuptimi, si pasojë e autoritetit të dhënë personave të gabuar ose si pasojë e ndonjë aksidenti».


Image result for armet berthamore ruse

Anëtarë të rinj të «klubit bërthamor»

Ndonëse arsenalet kryesore u përkasin dy superfuqive bërthamore, ka edhe fuqi të tjera bërthamore, si Britania e Madhe, Franca dhe Kina. Kohët e fundit, me këto fuqi bërthamore të njohura botërisht, të quajtura «klubi bërthamor», u bashkuan edhe India e Pakistani. Përveç këtyre vendeve, ka edhe disa të tjera, ku përfshihet edhe Izraeli, që shpesh përmenden si vende që përpiqen të kenë (ose ndoshta tashmë kanë) armë bërthamore.

Konfliktet politike ku përfshihet qoftë edhe një anëtar i «klubit bërthamor», madje edhe ndonjë nga anëtarët e rinj, mund të shkaktojnë luftëra ku të përdoren armët bërthamore. «Kriza ndërmjet Indisë dhe Pakistanit . . . përbën rastin kur dy shtete iu afruan më shumë se kurrë luftës bërthamore, që nga Kriza Kubane e Raketave»,—shpjegon Buletini i shkencëtarëve bërthamorë. Gjatë fillimit të vitit 2002, duke parë situatën e rënduar, frika për një sulm bërthamor u bë shumë reale për një numër të madh njerëzish.

Veç kësaj, zhvillimi i armëve të tjera të shkatërrimit në masë ka sjellë më tepër mundësi për të përdorur bombat bërthamore. Duke analizuar një raport sekret të Pentagonit, The New York Times tha se «përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore për t’u shkatërruar vendeve armike arsenale me armë biologjike, kimike dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë» ndoshta është bërë pjesë e politikës bërthamore amerikane.

Sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001 i kujtuan botës edhe një burim tjetër të kërcënimit bërthamor. Shumë veta tani mendojnë se organizatat terroriste po përpiqen të prodhojnë, ose tashmë kanë në duar, armë bërthamore. Si ka mundësi?

Image result for armet berthamore ruse
Terroristët dhe bombat me mbetje bërthamore

A është e mundur të ndërtohet një bombë bërthamore duke përdorur material që shitet në tregun e zi? Sipas revistës Time, përgjigjja është po. Kjo revistë fliste për një skuadër që u ngrit për të parandaluar terrorizmin bërthamor. Deri tani, skuadra «ka montuar më shumë se një duzinë» bomba artizanale duke përdorur «pajisje teknologjike që i blen në dyqanet e zakonshme me gjëra elektronike dhe llojin e karburantit bërthamor që shitet në tregun e zi».

Image result for armet berthamore ruse

Çarmatimi bërthamor dhe zbërthimi i armëve bërthamore e ka shtuar mundësinë për të vjedhur pajisje bërthamore. «Heqja e mijëra armëve bërthamore ruse nga raketat, aeroplanët bombardues dhe nëndetëset e ruajtura mirë, e grumbullimi i tyre në depo më pak të sigurta, do t’i bëjnë shënjestra tunduese për terroristët e vendosur për t’i vjedhur ato»,—thotë revista Time. Në qoftë se pjesë nga armët bërthamore të zbërthyera i bien në dorë një grupi të vogël njerëzish dhe montohen përsëri së bashku, shumë shpejt ky grup mund të bëhet anëtar i «klubit bërthamor».

Revista Peace thotë madje se nuk ka nevojë as ta montosh një bombë për t’u bërë pjesë e «klubit bërthamor». Gjithçka që nevojitet është të kesh një sasi të mjaftueshme uraniumi ose plutoniumi të llojit të duhur. Revista thotë: «Terroristët që kanë në dorë uranium i cili mund të përdoret për të bërë armë do të arrinin me shumë lehtësi të shkaktonin një shpërthim thjesht duke e hedhur gjysmën e sasisë së atij uraniumi në gjysmën tjetër.» Sa nga ky material bërthamor i pasuruar nevojitet? Sipas asaj reviste, «do të mjaftonin tre kilogramë». Kjo është pothuajse e njëjta sasi materiali bërthamor, i cili mund të përdoret për të bërë armë, me atë që iu konfiskua kontrabandistëve të arrestuar në vitin 1994 në Republikën Çeke.


Një mënyrë tjetër për të krijuar armë bërthamore mund të jenë edhe mbetjet bërthamore. «Ajo që i shqetëson seriozisht specialistët është kombinimi vdekjeprurës i mbetjeve radioaktive dhe i eksplozivëve të zakonshëm»,—thotë The American Spectator. Armët e këtij lloji, pajisje për shpërndarje radioaktive, njihen në disa vende si ‘bomba të pista’. Sa të rrezikshme janë? Në këto lloj bombash përdoren «eksploziva të fuqishëm tradicionalë për të shpërndarë materiale shumë radioaktive, me qëllimin jo për t’i hedhur në erë ose për t’i djegur objektivat, por për t’i helmuar»,—shpjegon gazeta IHT Asahi Shimbun. Ajo vazhdon: «Pasojat që kanë këto bomba te njerëzit shkojnë nga sëmundjet si pasojë e rrezatimit, deri në një vdekje agonike e të ngadaltë.» Ndonëse disa thonë se përdorimi i mbetjeve bërthamore që gjenden me lehtësi nuk do të shkaktonte shumë dëme, fakti që në tregun e zi gjenden materiale bërthamore të pasuruara i shqetëson shumë veta. Sipas një ankete mbarëbotërore të bërë kohët e fundit, më se 60 për qind e të anketuarve mendonin se në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë terrorizëm bërthamor.

S’ka asnjë dyshim se kërcënimi bërthamor është ende real për botën. Guardian Weekly e Britanisë, me datë 16-22 janar 2003, komentonte: «Mundësia që SHBA-ja t’u drejtohet armëve bërthamore tani është më e madhe se në çdo kohë tjetër që nga ditët e errëta të luftës së ftohtë. . . . SHBA-ja po e afron gjithnjë e më shumë kufirin e luftës bërthamore.» Prandaj, lind natyrshëm pyetja: A mund të shmanget lufta bërthamore? A ka ndonjë shpresë për një botë ku të mos ekzistojë kërcënimi bërthamor? Këto pyetje do të trajtohen në artikullin vijues.


Një epokë e dytë bërthamore?

Duke shkruar në The New York Times Magazine, gazetari Bill Keller (tani kryeredaktor i The New York Times) shprehu mendimin se kombet kanë hyrë në një epokë të dytë bërthamore. Epoka e parë mbaroi në janar të vitit 1994, kur Ukraina pranoi t’i dorëzonte armët që kishte trashëguar nga ish-Bashkimi Sovjetik. Përse ai tani flet për një epokë të dytë bërthamore?


Kelleri shkruan: «Epokën e dytë bërthamore e sinjalizoi një gjëmim i mbytur nëntokësor në shkretëtirën e Raxhastanit në vitin 1998, kur qeveria e re e Indisë, një qeveri nacionaliste hinduiste, shpërtheu pesë bomba bërthamore për provë. Dy javë më vonë, Pakistani bëri të njëjtën gjë.» Pse këto prova ndryshonin nga ato të epokës së mëparshme bërthamore? «Këto armë bërthamore ishin projektuar duke pasur në mendje një rajon të veçantë.»

Pra, a mund të ndihet më e sigurt bota tani që ka dy anëtarë të tjerë aktivë në «klubin bërthamor»? Kelleri vazhdon: «Çdo komb të ri që ka armë bërthamore bën të shumëfishohet mundësia që nëse fillon një luftë, njëri nga shtetet të jetë fuqi bërthamore.»—The New York Times Magazine, 4 maj 2003, faqja 50.

Situatën e ndërlikon më tej edhe lajmi se Koreja e Veriut mund të ketë «sasi të mjaftueshme plutoniumi për të qenë afër krijimit të gjashtë bombave bërthamore. . . . Çdo ditë shtohet më tej rreziku se Koreja e Veriut do t’ia dalë mbanë të prodhojë armë të reja bërthamore e ndoshta edhe t’i vërë në provë për të treguar suksesin e saj»


Vetëm armët bërthamore na mbajnë superiorë ndaj Perëndimit


Gjenerali më i lartë i Forcave të Armatosura të Rusisë ka bërë të ditur gjatë së premtes se vetëm një arsenal i fuqishëm armësh bërthamore do të siguronin superioritetin ushtarak të Moskës ndaj Perëndimit, në një kohë që zyrtarë të Kremlinit kanë avancuar më tej me një plan disa miliardë dollarësh për të modernizuar ushtrinë e saj deri në 2020-n.


Rusia, e cila me shumë mundësi do të përballet me recesionin për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve të vendosura nga Perëndimi prej ndikimit në krizën e Ukrainës, duhet të përballet gjithashtu edhe me format e reja të agresionit nga Perëndimi, përfshi edhe konfrontimin ekonomik, bëri të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Valery Gerasimov.

Por, pavarësisht problemeve të mëdha e të thella ekonomike, ai tha se ushtria ruse do të marrë më shumë se 50 raketa të reja bërthamore ndërkontinentale, gjatë këtij viti.

“Mbështetja për forcat tona strategjike bërthamore, për të siguruar aftësitë e larta ushtarake të tyre, e kombinuar me rritjen e potencialit ushtarak të forcave të përgjithshme të armatosura, do të na sigurojë neve se Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk do të marrin superioritetin ushtarak ndaj vendit tonë”, tha Gerasimov.

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur së tepërmi që prej konfliktit në lindje të Ukrainës, ku Shtetet e Bashkuara dhe Europa akuzojnë Moskën si mbështetëse të kryengritjes, duke i furnizuar rebelët edhe me armatime e trupa ushtarake, akuza këto që rusët i mohojnë.

Rusia ka kritikuar zgjerimin e NATO-s në lindje të Europës, ndërsa Presidenti Vladimir Putin akuzon gjithashtu ushtrinë ukrainase, e cila po lufton kundër separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, se është bërë marionetë e NATO-s me politikën për të “frenuar” Rusinë.


Avionët luftarakë rusë po kapen gjithnjë e më shumë nëpër qiejt e Europës gjatë muajve të fundit. Britania mori në pyetje ambasadorin rus gjatë së enjtes, për t’i lëshuar një notë proteste në lidhje me dy bombarduesit e rrezes së gjatë rusë që fluturuan gjatë së enjtes mbi “kanalin anglez” (ngushticën e La Manshit), duke detyruar autoritetet britanike të aviacionit civil të ndryshonin kurset.

Rusia premton se do të avancojë më tej deri në vitin 2020, një plan modernizimi të ushtrisë ruse prej më shumë se 20 trilionë rubla (286 miliardë dollarë) të hartuar nga Putin, ndërkohë që shpenzimet ushtarake do të mbeten të pandryshuara, edhe në prag të përballjes me krizën gjithnjë e në rritje ekonomike, gjë që ka bërë të shkurtohen buxhetet e shumë Ministrive të tjera.

Projekti i modernizimit synon të riorganizojë sistemet ruse të armatimeve, për të siguruar se 70-100 përqind e armatimeve të Forcave të Armatosura dhe mjeteve të tyre do të jenë nga më modernet deri në fund të dekadës, një plan i konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.


“Kemi planifikuar të përmbushim programin e armatimit të sjellë nga qeveria dhe të arrijmë deri në vitin 2020 sasinë e kërkuar të sistemeve moderne të armatimeve”, tha ai gjatë takimit.

Rusia vazhdon të mbajë aftësitë bërthamore të mbuluara me fshehtësi, por ushtria e saj me përafërsi 8500 raketa bërthamore në total, përfshi edhe ato të padislokuara (rreth 1000 më shumë se ç’posedojnë Shtetet e Bashkuara), sipas një studimi të vitit të kaluar nga Qendra për Kontrollin e Armëve dhe Ndalimin e atyre Bërthamore.

Duke folur kundër sfondit të rritjes së çmimeve të ndikuar prej dobësimit të rublës, Gerasimov tha se Rusia do të duhet të përballet edhe me të tilla forma agresioni të Perëndimit. “Vendet perëndimore janë duke përdorur aktivisht forma të reja agresioni, duke kombinuar çdo mundësi ushtarake dhe joushtarake. Metoda politike, ekonomike dhe ato të informacionit janë duke u përdorur gjithashtu”, është cituar të ketë thënë ai prej agjencisë së lajmeve Interfax



“Rrezja e vdekjes”, arma më e re e Rusisë


Një armë e re është zbuluar nga zyrtarët rusë, e cila është ndërtuar për të çaktivizuar avionët pa pilotë, madje edhe raketat deri në një kilometër larg.

Mostra e parë e kësaj arme është zbuluar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila thotë se “Rrezja e vdekjes” do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut, duke i shkaktuar atyre humbje të kontrollit.

“Rrezja e vdekjes”, arma më e re e Rusisë


Arma e re është ndërtuar nga Rusia në bashkëpunim me kompaninë UIMC. “Tashmë efektiviteti i kësaj arme është provuar dhe ka dhënë rezultat. Kjo është një armë krejtësisht e re, e cila nuk është krijuar nga asnjë shtet tjetër megjithëse ka pasur tentativa”, tha një zyrtar, i cili shtoi se “Rrezja e vdekjes” përdor impulse me frekuencë të ulët për të bllokuar avionët e telekomanduar.


Lexoni gjithësesi : 

http://www.mod.gov.al/images/mbrojtja/pdf/mbrojtja_nr11_2013.pdf



Shqipëria integrohet plotësisht në NATO - Ministria e Mbrojtje


http://www.kipred.org/repository/docs/Kosova_n%C3%AB_Kontekstin_e_Siguris%C3%AB_dhe_t%C3%AB_Mbrojtjes_t%C3%AB_Ballkanit_Per%C3%ABndimor_460651.pdf


Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit ...


http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_publications/20120117_21st_alb.pdf

NATO në shekullin e XXI

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...