Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/11

SHKRIMTARI SHQIPTAR NGA RAHOVECI ,FAHREDIN SHEHU ME “ELIKSIR” NË ITALI

Shehu do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, “Ottobre in Poesia”, që mbahet në Citta di Sassari në Sardegnia të Italisë
Poeti Fahredin Shehu nga 20- 24 tetor si i ftuar i vetëm nga Kosova merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ottobre in Poesia”, që mbahet në Citta di Sassari në Sardegnia të Italisë.

Fahredin Shehu, Beppe Costa, Ornela Vorpsi, Marco Cinque, Antonino Capponnetto, Stefania Battistella, Ricardo Noury, Valeria Raimondi etj., janë vetëm disa nga emrat e poetëve të shquar të cilët janë ftuar në dhjetë- vjetorin e këtij Festivali.

Gjatë qëndrimit në Itali Shehu do të promovojë edhe librin me poezi, “Eliksir”, përkthyer nga Valbona Jakova, në botim të shtëpisë Botuese, Pelicano Libri të Romës. Pelicano Libri më herët ka botuar poezi të Fernando Arrabal, Jack Hirschman, Naim Araidi, Elena Popescu kurse sivjet edhe Fernando Rendon, dhe Fahredin Shehu.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj,e ka informuar ChristianNDanielsson për dialogun për Serbinë dhe qëndrimin e Kosovës sa i përket zhvillimeve të fundit politike.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar Christian Danielsson, drejtor i përgjithshëm në Drejtoratin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim të Komisionit Evropian.
Hoxhaj dhe Danielsson kanë diskutuar për hapat e mëtejmë të zbatimit të MSA-së, agjendën e reformës evropiane, liberalizimin e vizave dhe takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asociim që pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.
Me këtë rast ministri Hoxhaj ka theksuar vullnetin politik dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për zbatim e MSA-së si dhe për aprovim dhe fillim të zbatimit sa më shpejt të reformës evropiane. Për këtë ministri Hoxhaj ka thënë se “se do të bëjmë çdo gjë në kapacitetin tonë për t’u përmbushur kushtet dhe të marrim liberalizimin vizave".
Nga ana tjetër, Danielsson tha se Kosova e gëzon mbështetjen e Komisionit Evropian në avancimin e saj në agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave, por siç është shprehur ai, “progresi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe bindës për shtetet anëtare”.
Hoxhaj po ashtu e ka informuar Danielsson për dialogun për Serbinë dhe qëndrimin e Kosovës sa i përket zhvillimeve të fundit politike.

ZBULOHET VARREZË MASIVE NË OBORRIN E SHTËPISË SË ALI AHMETI

Sipas raportimeve të para, nuk dihet se cilët mund të ishin viktimat në këtë varrezë masive, nëse ka burra, gra dhe fëmijë, dhe nëse pjesa më e madhe e tyre të ishin qëlluar në kokë.
Udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti do të kërkojë me siguri që të autorizohen grupe të posaçme ekspertësh për gjetjen e viktimave. Në këtë varrezë dyshohet se ndodhen eshtrat e viktimave që janë vrarë vite e vite më parë në Maqedoni.
Ngjarja raportohet e rëndë dhe ndoshta aty mund të zbulohen edhe krimet më të rënda ndaj njerëzimit që kanë ndodhur në Maqedoni.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe prokurorë dhe policia për të hetuar të gjitha dëshmitë për zbardhjen e rastit.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka siguruar fotot e para nga eshtrat që janë gjetur në varrezën masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit.
Zhvarrosja e tyre ka filluar, teksa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetura. Mësohet se ato do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme dhe më pas do të rivarrosen në vendet e përcaktuara.
Sipas asaj që raporton “Zhurnal”, ende nuk dihet nëse këto eshtra datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, apo më vonë.

MELIHATE TËRMKOLLI: PRESIDENT, KRYEMINISTËR, KRYETAR KUVENDI, DILNI ZOT VENDIT


Deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli tha se ajo çfarë po ndodhë është brengosëse sepse Serbia po vazhdon të bëjë agresion nga të gjitha anët dhe sipas saj ka mbetur vetëm edhe një sulm.

“Kjo nuk është vetëm një retorikë e fjalëve sepse gjenocidi kundër shqiptarëve dhe gjitha luftërat në ish-Jugosllavi kanë filluar me këto retorika. Nuk di ku është Bashkimi Evropian nuk dëgjuam asnjë reagim të tyre, dhe paramendojeni nëse Kosova do bënte një gjuhë të tillë kundër Serbisë, jo dy kushte por nuk di çfarë kushtesh do të i bëhej”, tha Tërmkolli.

Tërmkolli tha se bisedimet me Serbinë që nga fillimi i ka quajtur “pa kokë dhe se Kosova nuk e ka dert se çfarë po fiton”.

Sipas saj bisedimet duhet të ri dizajnohen sepse bisedimet e tilla Kosovën po e çojnë në kokë pa fund.

“Kam frikë se edhe Trepçën nesër kanë me fut në bisedime dhe nuk do të doja të tingëlloja si opozitare, por realiteti është i tillë. Zotëri president, kryetar i Kuvendit, kryeministër dilni zot këtij vendi. Zgjidhje tjetër nuk ka. Nuk është fjala vetëm për këtë rast. Kosova ka edhe burra edhe gra që kanë mjaftueshëm dije, kanë mjaftueshëm edhe atdhetarizëm, ngritje profesionale të bëjnë çfarë duhet. Këtu nuk ka asgjë me qeshë, dhe qesh ai që qesh i fundit”, tha Tërmkolli.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me arrestimin e nënkolonelit, Nehat Thaçi, tha se burgosja e tij është provokim.

“Prej nga kjo e drejtë që Serbia të arrestoi qytetarë tanë? Ndalesa e qytetarëve tanë në shtetin serb po tregon për forcën që ka ajo. Por, Serbia nuk po tregon se ku janë të zhdukurit. Ajo nuk po kompenson dëmet e luftës. Serbia po fshikullon me kamxhikun e luftës”, ka thënë Brovina.
Ajo ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të nënkolonelit Thaçi, ndërsa për arrestimin  e tij, ajo kërkoi që të lajmërohen edhe instancat ndërkombëtare.
“Kosova duhet të ketë emrat e kriminelëve, edhe pse nuk është pjesë e Interpolit, por të paktën të dihet kush janë dhe ne t’i njohim ata”, deklaroi Brovina.
Brovina shtoi se bisedimet janë rrjet i ndërtimit të paqes, por për të qenë të mirëfillta, duhet të respektohen marrëveshjet e dy palëve.

Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e drejtorit të Policisë Nehat Thaçi, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se Serbia edhe sot nuk lë gur pa lëvizur për të shantazhuar dhe penguar fqinjët e saj e me fokus atë të Kosovës.
“Shqiptarët po maltretohen nga regjimi fashist serb dhe duhet të punohet që këto fletë arreste të hedhen njëherë e përgjithmonë.
“Ne si popull nuk duhet të lejojmë të na shkelin në qafë kujt t’i teket.  Ne kemi votuar për mandatin e EULEX-it  por ne si Parlament e kemi ulur kokën. Kemi grupin e Drenicës në burg i cili shtyhet për një vit në Gjykatën e Apelit kurse në Mitrovicë ato bëhen me kohë. Dhe ne po heshtim. Por ne duhet ta ngrisim zërin dhe të thërrasim organizatat ndërkombëtare për shkeljen e këtyre të drejtave të qytetarëve”, tha Musliu.
Sipas saj ka ardhur koha të flasim pasi që sipas Musliut “askush përveç neve nuk ia njeh të mira këtij vendi”.
Duke uruar që tahci të kthehet shëndosh në shtëpi Musliu po ashtu u lut që ky të jetë rasti i fundit që ndodhë me qytetarët e Kosovës.

  Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se pas arrestimit të Nehat Thaçit, Kosova duhet të filloi me reciprocitet ndaj Serbisë  duke e arrestuar shefin e zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
 “Arrestojeni Marko Gjuriqin i cili po sfidon ligjet dhe policinë e Kosovës, duke thënë se nuk mundet të arrestohet edhe nëse hynë pa leje në Kosovë”, ka thënë Selimi.
Ai ka shtuar se shpresojnë që së shpejti Nehat Thaçi të lirohet dhe të kthehet në Kosovë, dhe se kur të kthehet qeveria duhet të japë përgjegjësi.

Prokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, për letrat e Thaçit: Do të sjell para drejtësisë ata që kanë kryer krime

Prokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka pranuar dje shkresat e dërguara nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Nëpërmjet një komunikate për media, Lumezi bën të ditur edhe për hapat që janë ndërmarrë siç është ai për themelimin e Departamentit për Krime Lufte.


Komunikata e plotë e Prokurorit të Shtetit:
Prokurori i Shtetit, konfirmon se dje ka pranuar katër shkresa nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës, shkresa këto të ngjashme me fjalën e Presidentit të Kosovës në konferencën e organizuar për media.
Prokurori i Shtetit, edhe njëherë konfirmon përkushtimin e tij kushtetues dhe ligjor në ndjekjen, hetimin dhe dërgimin para gjykatave e të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale.
Në këtë drejtim ne tashmë kemi bërë hapa konkret në luftimin e shumë dukurive negative kurse më datë 13.05.2015, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka marrë vendim me të cilin ka themeluar Departamentin për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, më 08.01.2016, KPK ka caktuar dy prokurorë në Departamentin e Krimeve të Luftës, me qëllim të rritjes së resurseve brenda Prokurorisë Speciale, e me fokus të posaçëm në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës, kështu tashmë PSRK ka në punë gjithsej 167 raste me 456 persona, nga prokurorët e EULEX-it janë transferuar 69 raste me 218 persona tek prokurorët vendor në Departamentin e Krimeve të Luftës në kuadër të PSRK-së.
Krimet e luftës të ndodhura në: Mejë, Dubravë, Qyshk, Lubeniq, Grashtica dhe Krusha e Madhe, janë lëndë në të cilat po punojnë prokurorët dhe ata po punojnë intensivisht për përfundimin e tyre.
Gjatë hetimeve të zhvilluara janë lëshuar deri më tani 6 letër rreshtime me 15 persona, ndërsa që janë trajtuar dhe po trajtohen edhe 24 raste të dhunimeve seksuale të kryera gjatë luftës.
Deri më tani sa u përket këtyre rasteve janë lëshuar gjithsej 72 letër rreshtime për të pandehurit dhe në momentin e parë që do të jetë e mundshme, ata do të arrestohen dhe do të dërgohen para drejtësisë.
Andaj, Prokurori i Shtetit konsideron se letra e Presidentit të Republikës së Kosovës është në përputhje me objektivat e Prokurorit të Shtetit, dhe se për mënyrat se si të arrihet deri te një situatë e tillë, tashmë ka kohë që janë diskutuar modalitete brenda zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, andaj nga kjo edhe rrjedh se kurdoherë që një kërkesë është në pajtim me objektivat dhe mandatin e Prokurorit të Shtetit, kërkesat e tilla do të trajtohen dhe adresohen me seriozitet dhe përkushtim profesional e maksimal.
Për më tepër, Prokurori i Shtetit ka obligim kushtetues dhe ligjor të mbroj interesin publik para gjykatave të vendit, ndërsa që mirëpresim vullnetin politik në rritje për të fuqizuar luftën kundër krimit.
Në këtë drejtim Prokurori i Shtetit do të bëj gjithçka në mundësitë e tij kushtetuese dhe ligjore, për të kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor e ndërkombëtar në marrjen e dosjeve ku mund të gjenden prova rreth pretendimeve për krimet e ndodhura gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.
Sidoqoftë, tërheqim vërejtjen se një pjesë e krimeve që supozohet se janë kryer, tashmë janë gjykuar nga gjykata kompetente dhe parimi NE BIS IN IDEM, parim ky i vendosur në dispozitën e nenit 4 të KPP-së, pamundëson hapjen e sërishme të hetimeve kurdoherë kur ato tashmë kanë marrë një epilog nga ana e një gjykate.
Në të gjitha ato raste ku ka hapësirë për veprim, Prokurori i Shtetit do të veproj me gjithë forcën e ligjit dhe do të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime.
Prokurori i Shtetit siguron opinionin se po punon në krijimin e Ekipeve të Përbashkëta Hetimore në adresimin e këtyre dhe shumë çështjeve tjera, ndërsa që fton Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera që t’ia lehtësojnë dhe mundësojnë arritjen e objektivave të Prokurorit të Shtetit, duke përmirësuar kushtet e punës, rritjen e buxhetit, si dhe përmes ndryshimeve ligjore në ligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe ligjeve tjera relevante, ngase është parakusht themelor krijimi i kushteve elementare në resurset njerëzore dhe infrastrukturës ligjore në luftimin, hetimin dhe ndjekjen e suksesshme të krimeve që kanë ndodhur që nga viti 1999 e deri në ditët e sotme

KTHIM PRAPA PËR TREPÇËN SKA

Mustafa: Ligji për Trepçën është i pakthyeshëmDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa në Info Magazine të Klan Kosovës se Ligji për Trepcën është i pakthyeshëm, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë.
Ai ka thënë se Serbia duhet të merret me efektet e ligjeve brenda territorit të saj, jo për efektet ligjore në territorin e Kosovës.
“Është bërë shumë zhurmë për këtë rast. Por kjo zhurmë ka paralizuar edhe zgjedhjet që kemi bërë për Trepcën. Nëse e lexoj krejt cka kanë thënë ata, thuhet se anulohen të gjitha efektet ligjore. Serbët mund të kujdesen për efektet ligjore në territorin e Serbisë jo në territorin e Kosovës. Deklratat e tyre janë Millosheviqiane, asgjë më tepër. Pala serbe është raciste, ata nuk ngurron të jap deklarata të tilla. Zgjidhja e ‘’Trepcës’’ nuk është bërë për shqiptarët por për të gjithë qytetarët. Deklaratat e tilla kujtojnë kohën kur Millosheviqi tentoi të pushoi të gjitha institucionet e Kosovës por ju e dini cfarë ka sjell ajo. Mendoj që kjo duhet të evitohet, ky lloj i propagandës serbe duhet të evitohet”.
Mustafa ka deklaruar se deklaratat e këtij lloji bëhen për të shqetësuar opinionin e vendit. Sipas tij me Serbinë tashmë mund të bisedohet vetëm për borxhet që ajo ia ka Ksoovës, por kurrsesi për veprimet brenda vendit.
“Pala serbe i bën këto deklarata për të shqetësuar opinionin kosovar. Kuvendi i Kosovës, ka sjellur një ligj dhe ai ligj është i panegociueshëm. Ligji është i pakthyeshëm. Ne me Serbinë në Bruksel mund të diskutojmë për disa llogari të spastruara ekonomike, ato kanë të bëjnë me borxhe që ka pala serbe Kosovës, ka të bëjë me pensionet dhe të gjitha dëmet që i ka sjellë Serbia, Kosovës. Gjithë kjo faturë e rëndë i është përgatitur dhe dorëzuar Serbisë në Vjenë. Do të vjen dita kur ata do të paguajnë këto dëme në sektorin privat. Këto fatura janë shtruar në Vjenë, e besoj që edhe në Bruksel do të shtrohen. Lista Serbe është e lidhur me Qeverinë e Serbisë. Unë kam diskutuar edhe me disa anëtar të komisionit. Por kësaj do t’i vjen fundi kur të kuptohet se Kosova është një shtet që është i mbrojtjes dhe se pakicat serbe do të përfitojnë”.
Media serbe: Trepça vlen 100 miliardë euro, pasuria është e jona

Media serbe, “Telegraf.rs” ka realizuar një kronikë të tërë për Trepçën, ku tregon edhe pasurinë që mban ajo.

Media serbe: Trepça vlen 100 miliardë euro, pasuria është e jona

“Telegraf.rs” thotë se Trepça ka pasuri deri në 100 miliardë euro, e cila sipas tyre, është pasuri e Serbisë dhe qytetarëve të Serbisë.

Kronika e titulluar “E kujt është Trepça”, media serbe tregon historinë siç ata e dinë.

Sipas tyre, Nikola Pasic ka marrë koncesion për të gjithë zonën pas luftërave të Ballkanit.

“Më 10 tetor 1930, pronësinë e minierës e mori Britania e Madhe. Këtë pronësi, Serbia e ka fituar pas luftës së 1999”, e që sipas tyre, tani kjo pasuri i takon Serbisë, shkruan media serbe.

Vucic për Trepçën: Dikush po i lejon shqiptarët ta bëjnë këtë, nuk janë të vetëm

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic pasi mori një sërë reagimesh pasi qeveria serbe vendosi që çështjen e Trepçës të mos e dërgojë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, ai u ballafaqua me reagime të shumta nga partitë opozitare serbe

Kryeministri serb ka thënë se çështja e Trepçës ka të bëjë me një standard të dyfishtë dhe se, sipas tij, nuk mendon se shqiptarët e kanë bërë të gjithë këtë të vetëm, shkruan B92.
I pyetur nga gazetarët se pse askush nga BE'ja nuk po reagon lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës për Trepçën, ai tha se Serbia është partner i vogël.
“Dyshoj se do të reagojnë, e as nuk pres që të reagojnë. BE’ja reagon vetëm për ndonjë gazetar të ndonjë media që financohet nga BE'ja, Rokfeller ose Rotshild..., mirëpo jo për Trepçën”, ka thënë Vucic.
Për gjithë këtë, Vucic ka thënë se nuk mund ta shkatërroj Serbinë edhe pse këto, sipas tij, janë standarde të dyfishta.
“Dikush po i lejon shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë. Ata mendojnë se unë jam budalla, mirëpo gabojnë”, ka thënë Vucic.
Sot në mëngjes, Vucic ka bërë me dije se Serbia nuk do të kërkoi mbledhje të Këshillit të Sigurimit në OKB, në të cilën u kërkua të diskutohet çështja e Trepçës, kërkesë kjo e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq


'Lista Srpska' del edhe kundër Ligjit për Investime Strategjike, bashkë me 'Trepçën' i çojnë në kushtetuese


Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një ligj tjetër që është shumë i dëmshëm  për interesat e kombit dhe pronës serbe në Kosovë.

Simiq i tha Tanjugut se është miratuar ligji për  investimet strategjike, i cili siç shpjegoi ai  ”tërësisht i mundëson  Qeverisë së Kosovës që të disponojë pronën që është  identifikuar më parë si e shtetit dhe shoqërore”.
“Ligji lejon që Qeveria e Kosovës lirisht të disponojë me pasurinë e  Republikës së Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe, asetet e kompanive serbe dhe komunitetit serb në Kosovë” ka shtuar ai.
Simiq njoftoi se Lista Serbe do t`i dërgojë ankesë Gjykatës Kushtetuese  edhe për  ligjin për investimet strategjike.
“Nesër, pasnesër më së voni, ne do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Trepçës dhe pastaj për ligjin për investimet strategjike. Grupi ka përgatitur një ankesë kushtetuese me ekipin ligjor”, shpjegoi ai, raporton Tanjug.

Selimi: Të arrestohet Marko Gjuric

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për Nehat Thaqin, ka kërkuar arrestimin e Marko Gjuric.

Kuvendi i Kosovës po mban njv seancë për të miratuar një deklaratë që do i drejtohet Serbisë që të lirojë Drejtorin e Policisë së Mitrovicës.
“Arrestojeni Marko Gjuriqin një njeri qe po sfidon Policinë e Kosovës dhe ligjet e Kosovës dhe ky do të ishte hapi parë i normalizimit të raporteve të Serbisë. Ka 13 ditë që nuk i ndihet zëri Qeverisë së Kosovës për Thaçin de posa u përmenden bisedimet ata reaguan. Një shtet i cili nuk mund ta ndal asnjë kamion që futet nga Serbia në Kosovë nuk pritet qe të lirohet Thaçi”, tha Selimi në fjalën e tij.

U spekulua se largimi nga “Paramparça” ndodhi pasi refuzoi të puthej para kamerave, por ‘Gylsereni’ kishte pozuar nudo


Largimi i aktores Nurgul Yesilcay nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), i zhgënjeu në masë të madhe fansat e kësaj drame televizive turke.
Asokohe u raportua se arsyeja kryesore e largimit të ‘Gylserenit’ ishte se ajo nuk kishte pranuar të puthej para kamerave me aktorin kryesor të serialit, Erkan Petekkaya (Xhihanin).
A ishte puthja arsyeja e largimit të Gylserenit nga seriali?!
Madje aktorja tjetër e atij seriali, Ebru Ozgan (e njohur për rolin e Dilaras), në një intervistë i kishte konfirmuar thashethemet se ‘Gylseren’ u largua nga seriali pikërisht për një puthje televizive që duhej ta bënte me Xhihanin.
Një vendim i tillë duket paksa i pakuptimtë, kur aktorja kishte pozuar nudo për ballinën e revistës Tempo. Ajo shfaqet e ulur në një karrige, ndërsa në trup ka vetëm një pallto.
Aktorja kishte pozuar mjaft provokuese për ballinën e revistës Tempo.
Natyrisht, pjesët e intime të Yesilcay nuk janë të ekspozuara, transmeton Telegrafi.
Edhe në disa raste tjera, Yesilcay është shfaqur provokuese në pozat e saj.
Ka pasur edhe raste të tjera, në të cilat aktorja ka bërë poza provokuese para aparatit fotografik.
Momenti i vdekjes së ‘Gylserenit’ në serialin “Paramparça”.
Duhet cekur se vet Gylsereni nuk e kishte konfirmuar se ajo nuk kishte pranuar të puthej në film, ndërsa ‘Xhihani’ i mohoi thashethemet duke thënë se gjithçka ishte gënjeshtër dhe arsyeja e largimit të Nurgul ishte personale.U spekulua se largimi nga “Paramparça” ndodhi pasi refuzoi të puthej para kamerave, por ‘Gylsereni’ kishte pozuar nudo (Foto, +16)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...