Ai ka thënë se Serbia duhet të merret me efektet e ligjeve brenda territorit të saj, jo për efektet ligjore në territorin e Kosovës.
“Është bërë shumë zhurmë për këtë rast. Por kjo zhurmë ka paralizuar edhe zgjedhjet që kemi bërë për Trepcën. Nëse e lexoj krejt cka kanë thënë ata, thuhet se anulohen të gjitha efektet ligjore. Serbët mund të kujdesen për efektet ligjore në territorin e Serbisë jo në territorin e Kosovës. Deklratat e tyre janë Millosheviqiane, asgjë më tepër. Pala serbe është raciste, ata nuk ngurron të jap deklarata të tilla. Zgjidhja e ‘’Trepcës’’ nuk është bërë për shqiptarët por për të gjithë qytetarët. Deklaratat e tilla kujtojnë kohën kur Millosheviqi tentoi të pushoi të gjitha institucionet e Kosovës por ju e dini cfarë ka sjell ajo. Mendoj që kjo duhet të evitohet, ky lloj i propagandës serbe duhet të evitohet”.
Mustafa ka deklaruar se deklaratat e këtij lloji bëhen për të shqetësuar opinionin e vendit. Sipas tij me Serbinë tashmë mund të bisedohet vetëm për borxhet që ajo ia ka Ksoovës, por kurrsesi për veprimet brenda vendit.
“Pala serbe i bën këto deklarata për të shqetësuar opinionin kosovar. Kuvendi i Kosovës, ka sjellur një ligj dhe ai ligj është i panegociueshëm. Ligji është i pakthyeshëm. Ne me Serbinë në Bruksel mund të diskutojmë për disa llogari të spastruara ekonomike, ato kanë të bëjnë me borxhe që ka pala serbe Kosovës, ka të bëjë me pensionet dhe të gjitha dëmet që i ka sjellë Serbia, Kosovës. Gjithë kjo faturë e rëndë i është përgatitur dhe dorëzuar Serbisë në Vjenë. Do të vjen dita kur ata do të paguajnë këto dëme në sektorin privat. Këto fatura janë shtruar në Vjenë, e besoj që edhe në Bruksel do të shtrohen. Lista Serbe është e lidhur me Qeverinë e Serbisë. Unë kam diskutuar edhe me disa anëtar të komisionit. Por kësaj do t’i vjen fundi kur të kuptohet se Kosova është një shtet që është i mbrojtjes dhe se pakicat serbe do të përfitojnë”.
Media serbe, “Telegraf.rs” ka realizuar një kronikë të tërë për Trepçën, ku tregon edhe pasurinë që mban ajo.
“Telegraf.rs” thotë se Trepça ka pasuri deri në 100 miliardë euro, e cila sipas tyre, është pasuri e Serbisë dhe qytetarëve të Serbisë.
Kronika e titulluar “E kujt është Trepça”, media serbe tregon historinë siç ata e dinë.
Sipas tyre, Nikola Pasic ka marrë koncesion për të gjithë zonën pas luftërave të Ballkanit.
“Më 10 tetor 1930, pronësinë e minierës e mori Britania e Madhe. Këtë pronësi, Serbia e ka fituar pas luftës së 1999”, e që sipas tyre, tani kjo pasuri i takon Serbisë, shkruan media serbe.
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic pasi mori një sërë reagimesh pasi qeveria serbe vendosi që çështjen e Trepçës të mos e dërgojë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, ai u ballafaqua me reagime të shumta nga partitë opozitare serbe
Kryeministri serb ka thënë se çështja e Trepçës ka të bëjë me një standard të dyfishtë dhe se, sipas tij, nuk mendon se shqiptarët e kanë bërë të gjithë këtë të vetëm, shkruan B92.
I pyetur nga gazetarët se pse askush nga BE'ja nuk po reagon lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës për Trepçën, ai tha se Serbia është partner i vogël.
“Dyshoj se do të reagojnë, e as nuk pres që të reagojnë. BE’ja reagon vetëm për ndonjë gazetar të ndonjë media që financohet nga BE'ja, Rokfeller ose Rotshild..., mirëpo jo për Trepçën”, ka thënë Vucic.
Për gjithë këtë, Vucic ka thënë se nuk mund ta shkatërroj Serbinë edhe pse këto, sipas tij, janë standarde të dyfishta.
“Dikush po i lejon shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë. Ata mendojnë se unë jam budalla, mirëpo gabojnë”, ka thënë Vucic.
Sot në mëngjes, Vucic ka bërë me dije se Serbia nuk do të kërkoi mbledhje të Këshillit të Sigurimit në OKB, në të cilën u kërkua të diskutohet çështja e Trepçës, kërkesë kjo e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq
Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një ligj tjetër që është shumë i dëmshëm për interesat e kombit dhe pronës serbe në Kosovë.
Simiq i tha Tanjugut se është miratuar ligji për investimet strategjike, i cili siç shpjegoi ai ”tërësisht i mundëson Qeverisë së Kosovës që të disponojë pronën që është identifikuar më parë si e shtetit dhe shoqërore”.
“Ligji lejon që Qeveria e Kosovës lirisht të disponojë me pasurinë e Republikës së Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe, asetet e kompanive serbe dhe komunitetit serb në Kosovë” ka shtuar ai.
Simiq njoftoi se Lista Serbe do t`i dërgojë ankesë Gjykatës Kushtetuese edhe për ligjin për investimet strategjike.
“Nesër, pasnesër më së voni, ne do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Trepçës dhe pastaj për ligjin për investimet strategjike. Grupi ka përgatitur një ankesë kushtetuese me ekipin ligjor”, shpjegoi ai, raporton Tanjug.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për Nehat Thaqin, ka kërkuar arrestimin e Marko Gjuric.
Kuvendi i Kosovës po mban njv seancë për të miratuar një deklaratë që do i drejtohet Serbisë që të lirojë Drejtorin e Policisë së Mitrovicës.
“Arrestojeni Marko Gjuriqin një njeri qe po sfidon Policinë e Kosovës dhe ligjet e Kosovës dhe ky do të ishte hapi parë i normalizimit të raporteve të Serbisë. Ka 13 ditë që nuk i ndihet zëri Qeverisë së Kosovës për Thaçin de posa u përmenden bisedimet ata reaguan. Një shtet i cili nuk mund ta ndal asnjë kamion që futet nga Serbia në Kosovë nuk pritet qe të lirohet Thaçi”, tha Selimi në fjalën e tij.
No comments:
Post a Comment