Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/13

Leter nga Tirana nga prof .Murat Gecaj

Skicë:
URIME ZEMRE, PËR DITËLINDJEN E DRITËROIT…
Nga: Murat Gecaj
1.
Kur po i ngjisja shkallët e pallatit, ku jeton familjarisht Dritëro Agolli, bashkë me veteranin nga Struga, Kaim Murtishi, shumëçka sillja në mendje. Ndër të tjera, kujtova shumë vite të shkuara, kur isha student në degën e gjuhës e letërsisë shqipe, në Universitetin e Tiranës dhe vazhdoja të shkruaja në shtypin e kohës. Në atë periudhë, Dritëroi punonte në redaksinë e gazetës “Zëri i Popullit”. Ai shfaqte hapur dashamirësinë e tij për të rinjtë, që bashkëpunonin me shtypin, por dhe që merreshin me krijimtarinë letrare. Më tej, vitet rodhën e rasti e solli që edhe unë të shërbeja në tri gazeta qendrore. Ndërsa Dritëroi botonte libra të bukur me poezi, pa harruar asnjëherë Devollin dhe arriti të drejtonte Lidhjen e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë.
Pa u zgjatur, shënoj këtu, se ishin këto njohje  tonat, por dhe fakti që bashkëshortja e tij, Sadija kishte punar në gazetën “Mësuesi” e unë në 22 vitet pasardhëse, që ne gjithnjë kemi mbajtur lidhje miqësore të pashkëputura. Bile, edhe kur shërbeva me rininë e kulturën në krahinën e vendlindjes, Malësi e Gjakovës (Tropojë), Dritëroi ka ardhur atje me shërbim, jemi takuar e kemi bashkëbiseduar. Ishte diçka e bukur, që ai i ka përkrahur gjithnjë poetët nga krahina jonë malore. Prandaj, mendoj se kisha arsye, kur kohë më parë shkrova e botova skicën, me titullin domethëns:”Dritroi është edhe tropojan”. Ndërsa edhe në këta vitet e fundi, kur ai u rëndua ca nga gjendja shëndetësore, i kam shkuar për vizitë në shtëpi, gjithshtu, jemi takuar në veprimtari të ndryshme, ku ai ka qenë pjesëmarrës, si në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar e tjerë.
2.
Derën e shtëpisë së Dritëro Agollit e gjetëm të hapur, se hynin e dilnin vizitorë të shumtë. Aty na pritën me dashamirësi Sadija dhe bashkëshortja e djalit të tyre. Me kënaaqësi vërejta që miku nga Struga kishte njohje të kahershme me ata, pasi u kishin shkuar në familjen e tyre, në Strugë, për vizitë. Prandaj i kishte sjellë një dhuratë të posaçme e simbolike nga e shoqja, pra një tepsi me bakllava. Ai u shpreh: “Kam porosi prej gruas sime, Dritëro, që t’u sjellim urimin e bardhë për jetëgjatësi e shëndet të mirë dhe copën e parë të bakllavasë ta provoni, ju vetë në familje. Ndërsa, me të tjerat, t’i qerasni vizitorët, të cilët u vijnë për urim…”. Çifti Agolli e falënderoi atë përzemërsisht, për këtë dhuratë të bukur.
Pastaj, veterani i porsardhur i dorëzoi Dritëroit një “Mirënjohje”, dërguar nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit, në Strugë, me kryetar Nevzat Dokon. Pasi e përqafoi atë përzemërisht, me zë ia lexoi fjalët e shkruara aty: “Shkrimtarit dhe poetit të shquar, Dritëro Agolli, në 85-vjetorin e lindjes, i cili me veprën e tij letrare dhe me shembullin e jetës së vetë, i ka lartësuar virtytet dhe traditat atdhetare, liridashëse e demokratike të popullit shqiptar; u ka kënduar bukurisë së jetës dhe punës së njeriut të thjeshtë, bukurive të natyrës sonë; dashurisë e mirësisë dhe bashkimit të zemrave; drejtësisë shoqërore dhe fisnikërisë së shpirtit shqiptar, si një Naim Frashër i dytë”.
Pasi zhvilluam një bisedë të ngrohtë me Dritëroin e Sadijen dhe ngritëm dolli, me rastin e këtij përvjetori të shënuar, si për atë dhe familjen e tij, por dhe mbarë krijuesit e shoqërinë shqiptare, bashkë  bëmë disa fotografi. Ato do të mbeten një kujtim i bukur dhe i paharruar për ne.
Me këtë rast, edhe një herë, e urojmë me gjithë zemër, njeriun e mirë dhe poetin e shkrimtarin e shquar të Kombit tonë, Dritëro Agolli, që të rrojë sa më gjatë e të ketë kurdoherë shëndet të plotë dhe mbarësi, në familjen e nderuar të  tij!
Tiranë, 13 tetor 2016


















KU ISHE TI...HERO


REXHEP SHAHU



Edhe më i pandjeshmi sheh nëpër Kosovë djegie, shkatërrime gjithkund, veç duke udhëtuar rrugëve të saj, pa hyrë në thellësi. 
Përmasat e vërteta të dëmeve ende nuk dihen. 
Janë mijëra të vrarë, të parehatuar, mijëra të masakruar: fëmijë, gra e pleq, dhjetëra e qindra të dhunuara, qindra e mijëra të pakthyera, mijëra të humbur që s'dihet a janë kalbur në malet përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, a janë në burgjet e Serbisë.
Të gjithë në Kosovë janë pezull, janë në gjysmë.... Liria përgjysmë, ëndërra përgjysmë, gëzimi e hareja përgjysmë, trimëria përgjysmë, përgjegjësia përgjysmë, qartësia përgjysmë, Pavarësia diku tej pas disa vitesh nëse vërtet e dëshirojmë atë... 
Të gjithë ngapak, (në mos shumë) janë të vrarë. 
Të gjithë pyesin: Ku jemi? 
Të gjithëve iu duket pak i pabesueshëm kthimi i rrufeshëm në Kosovë duke lënë me gisht në gojë organizatat e huaja (besoj është shenja më e sigurtë e pendesës për ikjen masive biblike...). 
Të gjithë paksa të hutuar. Gëzimi sikur ka frikë të derdhet shpengueshëm nëpër fytyrat e kosovarëve... 
Sepse i druhen njëri-tjetrit. 
I druhen pyejes dërrmuese: Ku ishe ti? 
Ku ishe ti… Hero?
Pyet kështu krahu i një fëmije tre vjeçar që e nxjerr nga pusi kova e ujit. (Trupi i foshnjës është shpërbërë...).
Pyet kështu varri i këtij krahu e i copave të tjera të prera të këtij trupi njomëzak... 
Ku ishe ti o Hero…, pyet gruaja burrin që e la atë me tufën e fëmijëve në shtëpi dhe vetë doli "në mal". 
Erdhën serbët, masakruan fëmijët, e përdhunuan. 
Burri nuk u gjend pranë për ta shpëtuar, për t'i dalë zot apo për të marrë... të paktën hak. 
Se një pjesë e burrave u ndodhën në Perëndim për punë e patriotizëm, një pjesë doli në mal në radhët e UÇK-së, një pjesë erdhi për t'u bërë UÇK allasoj në Shqipëri (për t'u stërvitur nga kapterra, apo kolonelë të Shqipërisë që s'e dinë se çfarë ere i vjen luftës dhe për të hyrë pastaj në Kosovë e për t'u drejtuar nga "eprorë" të tjerë… pronarë të luftës, të vetshpallur si të tillë… pronarë të lirisë, të vetshpallur si të tillë… 
Ku ishe bir, pyet plaku që s'deshi e as mundi të vraponte për të ikur, po u vra në derë të kullës apo të oborrit duke bërë qëndresë, për të paguar veten... 
A mos ike në male bir me ruajtë bythën tënde? 
Cili budallë kishte me të ndjekë pyjeve... 
Pse s'i dolët zot katundit, por e latë në fëmijë e gra... 
Ku ishe vëlla, pyet motra e përdhunuar nga ushtarët e çetnikët, motra e vrarë... trupi i bukur i së cilës është kalbur në breg të Drinit të Bardhë? 
Ku ishit ju, u drejtohen banorët ushtarëve të UÇK-së, kur ne na vunë në rresht e na përzunë për në Shqipëri e për në Maqedoni? 
Po ju ku ishit, ua kthejnë me pyetje ushtarët e UÇK-së banorëve të Kosovës, që nuk i mbushët e nuk i shtuat radhët tona? 
Kaq pak djem sa dolën malit, ka Kosova për luftë...? 
Ku ishit ju prizrenalinj, ju turqeli, kur u dogj Tususi? 
A ju kujtohet çfarë bëhej në atë kohë tek Shatërvani, në kafetë bregut të Lumbardhit...? 
Ku ishit ju prishtinalij, kur digjej Qyqavica prej predhave apo kur kalleshin fshatrat e Drenicës?... 
Ku ishit ju, u drejtohen fqinjtë e vdekur të gjallëve. 
Ku ishit ju fshatra që s'u dogjët, u drejtohen fshatrat e djegura të padjegurave. 
Kështu flitet sot nëpër Kosovë. 
Ku ishit ju të gjallët thërrasin të vdekurit, të rënët. 
Mjaft më me fjalime para varreve e trupave tanë. 
A mos po ju duket vetja më trima, se sa ne...
Ku ishit ju? Ku ishit ju... rëndon mbi çdo shpirt kjo pyetje e rëndë e pazëshme e njëherësh gjithësunduese. 
Ku ishit ju... 
Ku ishit edhe ju ushtarë të Shqipërisë kur ne vriteshim pranë jush në kufirin Shqipëri-Kosovë. 
Ku ishe ti ushtri e Shqipërisë, ushtri e palavdishme e Shqipërisë, që humbjet dhe dështimet poshtruese, minimin e teritorit të vendit prej 1400 ha nga duart e ushtarëve serbë, vdekjet e sakatimet e njerzve nga minat serbe në oborret e arat e tyre, i shet si fitore dhe sot zbukurohesh me dekorata... për luftën e pabërë, ku ishe që nuk e shkrehe një fishek…?! 
Nuk pot ë thotë kush të mësyje drejt Kosovës…
A harrove se lavdia fitohet në luftë e jo në paqe…
Pse pranoni ju ushtarakët e Shqipërisë të vini dekorata lufte në gjokset tuaja kur luftën nuk e bëtë? 
Ç’janë këto dekorata mashtrimi e fallsifikimi… 
Ku do t’i çoni ato dekorata llamarine ju ushtarakë të Shqipërisë? 
Varret nuk u pranojnë me dekorata… 
Nëpër shtëpitë tuaja ju nuk mund të shkoni me dekorata lufte që ua dha Presidenti fallsifikues i vendit, sepse fëmijët dhe gratë tuaja e dinë mirë se ju vetëm në luftë nuk keni marrë pjesë, keni qenë si në zbor ushtarak në qytetin e Kukësit.
Kë do të mashtroni me këto dekorata pëveçse veten tuaj? 
A e keni pyetë veten në cilën betejë keni marrë pjesë në Kosovë? Çfarë keni arritë me betejat tuaja edhe imagjinare…
Çfarë shigjetuat me operacione shigjeta dhe pse e si lejuat qe ushtarët serbë të vrasin shqiptarë, pjestarë ose jo të UÇK-së, t’i vrasin në brendësi të teritorit të Shqipërisë e jo të Kosovës… Apo në luftën tuaj veç shqiptarë vriten e serbë jo dhe në luftën tuaj o vritesh o ikën…
Ku ishit ju banorë të shtetit amë... ju vllazën bre… 
Kjo pyetje tronditëse sillet përmbi kokat e të gjithëve dhe s'po i lë njerëzit të qetohen e të qartësohen. 
Kjo pyetje duket e pati bllokuar apo tromaksur turmën, pasi askush nuk e përmendi fjalën pavarësi në mitingun për Ollbrajtin, as në mitingun për Blerin, në Prishtinë. 
Ku ishit ju... 
Por edhe tani, ku jeni ju djem të Kosovës, ju heroj… që s'po na fusni nëpër shtëpitë tona, thërrasin banorët e Mitrovicës që janë ndaluar të hyjnë në shtëpitë e tyre nga një grusht serbësh. 
A veç një urë është mbi Ibër... 
Njëqind mijë djem të Kosovës a s'bëjnë dot disa ura me trupat e tyre për t’i dërguar deri në banesat e tyre banorët e pafaj të Mitrovicës...? 
Ku jeni bij të Kosovës, ju qytete e fshatra të tjera të Kosovës, thërret në kupë të qiellit Rahoveci që nuk i pranon trupat ruse të "infektuara" me krim serb, të hyjnë në Rahovec? ... 
Të vëmendshmit, pyetjen "Ku ishe ti… Ku ishe ti Hero"?, ia rrokin të gjithë shqisat kudo në Kosovën që gëzon lirinë përgjysmë...

* * *
Por kjo është vetëm njëra pamje. 
Ja edhe një pamje tjetër e parehatshme në tokën tonë të premtuar prej zotit. 
Njoftimet për zbulime varresh masive janë të përditshme e rrënqethëse. Zbulime, ekspertiza, rivarrime e zhvendosje varresh. Kosova po merret me të vdekurit, të masakruarit e saj. 
Ajo ka nëpër duar kufoma e varre, kazma e lopata, llaç e tulla, gozhda e sqepare... dhe nëpër këmbët e saj sillen të paturp këngëtarë e artistë, ndërkohë që askush nuk ka nge të merret me koncertet e tyre të gjoja festimit të lirisë... në të vërtetë koncert për një grusht marka... 
Formulat patriotike janë të njohura "T'ia heqim streset Kosovës". "Të bëjmë koncert për të mbledhur fonde për të rindërtuar kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit". 
Tek shëtisin nëpër Kosovë artistë të tillë fryhen si çlirimtarë mbi çlirimtarët. Dhe duken se e kanë të rrasur mendjen se këngët e Arif Vladit apo recitimet e Reshat Arbanës, të Ilir Shaqirit e Shkurte Fejzës, e kanë çliruar Kosovën dhe duan t’u ngjajnë këtyre emrave të njohur që përmenda. 
Kaq shpejt u harruan aeroplanët e Billit dhe të Blerit, të Solanës e të Klarkut, apo edhe pushkët e UÇK-së, pa të cilat, do t'u mbinte bari mbi varre të gjitha këngëve tona. 
Nuk kompensohet mungesa e trimërisë me këngë trimërie. Po të çlirohej Kosova me këngë e poezi, do ta kishte çliruar qysh moti Dritëro Agolli me mijëja e mijëra vargjet e tij.
Një gazetar i vjetër në Prishtinë (që kishte mbetur pa shtëpi e shumçka tjetër) më tha një ditë: "... do të jepja 2000 marka, të mos e shihja këtë afishe koncerti në krah të kësaj afisheje për rivarrimin e 70 vetëve që do të bëhet nesër në një fshat të Skenderajt. Është rivrasje e të vrarëve. Nuk kanë shkak t'i gëzohen më shumë se ne lirisë tonë këngëtarët nga Shqipëria... Nuk duam të na japin gajret me pare... Ne kemi vetë në Kosovë boll këngëtarë të mirë..."
Dhe këtë masakër entusiazte me gajde e klarinetë, po e organizojnë ato që s'u angazhuan në kohën e luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Ose që mbase ishin të lidhur me armikun dhe kërkojnë kësisoj të fshehin të kaluarën e tyre kolaboracioniste. Dhe shkojnë e bien pre e tyre edhe disa artistë të joshur prej fitimeve jo të vogla e premtimeve për një shtëpi në Prishtinë apo në Prizren se "na ke ngritë peshë me kënget e tua... me recitimet e tua... oj motër, or vëlla, or bacë..."
Organizatorët e këtyre masakrave entusiazte nëpër Kosovë përfitojnë nga toleranca e banorëve të saj të cilët tolerojnë dhe vazhdojnë të kenë ende dashuri idilike për shtetin amë, "për artistët e mëdhenj të kombit". 
Emigrantët në Përëndim u kanë dhuruar miliona marka artistëve të tillë nëpër skenat e Europës, kur kanë dhënë koncerte për shqiptarët emigrantë, të degdisurit dherave të huaja e që në krahët e këngës bëheshin Mic Sokola e Sef Koshare...
Por sot është tjetër kohë, tjetër realitet.
"17 vetë të vrarë kam në fisin tim, më thotë një plak në autobusin Prishtinë - Prizren... 3 njerëz i kam të humbur, një zot e di se ku, 7 kulla i kam rrafsh për tokë të djegura. Edhe zogjtë e malit hë për hë s'po du me i nie... T'i rehatojmë njëherë të gjallët e të vdekurit... Kena vakt me knue bre burra. S'ashtë hana për kangë... Ashtë me e shtrëngue pushkën fort... Ejani shihni 17 vorret e mia, vorret e njerzve të mi... Hajde e pyetni ato vorre a po ua thonë çeto fjalë. Hajde se nuk e kam shtëpinë larg prej Prizrenit..."

Dhe vërtet. Ejani të flasim me varret…

Në Bashkimin Evropian po vjen "Pranvera boshnjake"

Pothuajse që prej një jave Bosnja dhe Hercegovina po tronditet nga protestat masive. Pjesëmarrësit e tyre tani për tani po parashtrojnë kryesisht kërkesa sociale dhe ekonomike. Megjithatë në BE tashmë kanë filluar të flasin mbi futjen e mundshme të trupave në këtë ish-republikë jugosllave.
Përkatësisht treguesve të përbashkët socio-ekonomike Bosnjë dhe Hercegovina renditet në "treshen më të dobët evropiane", së bashku me Shqipërinë dhe Moldavinë. Deri kohët e fundit elitat pushtetore të Bosnjë e Hercegovinës kanë arritur të ruajnë njëfarë stabiliteti relativ. Por kriza evropiane, papunësia në rritje, korrupsioni dhe aktivizimi i faktorëve të jashtëm e kanë radikalizuar ndjeshëm situatën.
Në Bashkimin Evropian po vjen "Pranvera boshnjake"

Tani për tani nga protestat masive janë përfshirë kryesisht territoret e Federatës Myslimano-Kroate. Megjithatë ekziston rreziku real i përhapjes së tyre, thotë eksperti Vlade Simović:
- Kriza në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës është plotësisht e aftë të ndikojë në një formë apo në një tjetër në situatën në Republikën Serbe të Bosnjës. Dhe mund të ndodhë kjo pavarësisht nga fakti se Republika Srpska gjatë gjithë këtyre viteve të fundit ka demonstruar një shkallë shumë më të madhe të stabilitetit politik dhe socio-ekonomik se sa pjesa myslimano-kroate në vend.
Që në vitin 2008 Bosnja dhe Hercegovina nënshkroi Marrëveshjen e StabilizimAsocimit me BE-në - një dokument ky i ngjashëm me atë që në nëntor të vitit 2013 iu propozua për nënshkrim Ukrainës nga Brukseli. Si rezultat, në vend po shkatërrohet edhe ajo industri që i mbijetoi luftës së viteve 1992-1995. Aktualisht papunësia atje arrin në 44%, ndërkohë që një ndër pesë banorë jeton nën nivelin e varfërisë. Por Bashkimi Evropian dhe fondet e tij anti-krizë nuk kanë as aftësinë dhe as prirjen për të ndihmuar vendin, i cili nuk rezulton të jetë madje as kandidat zyrtar për anëtarësim në këtë organizatë.
Ndërkohë, diplomati austriak Valentin Inzko në intervistën e vet dhënë gazetës së përditshme vjeneze "Kurier" deklaroi fjalë për fjalë si vijon: "Nëse situata do të vazhdojë të komplikohet, ne mund të mendojmë atëhere për dërgimin e trupave të BE-së në këtë vend. Vërtetë, jo tani menjëherë". Në këtë rast pikërisht Perëndimi, duke përfshirë edhe BE-në, është përgjegjës për zhvillime të tilla të ngjarjeve në rajon, thekson analisti politik rus Boris Shmeljov:
- Duke mbështetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Perëndimi, në kundërshtim me të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare, shkeli parimin e integritetit territorial të Serbisë. Me këtë Perëndimi stimuloi në një mënyrë apo një tjetër pikësynimin për vetëvendosje kombëtare në rajone të tjera të Evropës.
Duke pasur parasysh ruajtjen në Bosnjë dhe Hercegovinë, edhe me kalimin e gati dy dekadave pas përfundimit të luftës vëllavrasëse, të mprehtësisë së debateve e kontesteve ndërnacionale, përshkallëzimi i krizës socio-ekonomike në shpërbërje totale të vendit duket mjaft i mundshëm. Dhe, me sa mund të gjykohet nga të gjitha, "riformatimi" (reformatting) i ri i kësaj ish-republike të shumëvuajtur jugosllave nuk është larg.

Facebook njohu pavarësinë e Kosovës

Facebook njohu pavarësinë e Kosovës

Zëri i Rusisë Përdoruesit e Facebook përfituan mundësinë për të specifikuar si vendqëndrim të vetin Republikën e Kosovës.
Në këtë mënyrë Kosova ka marrë në rrjetet sociale statusin e barabartë me të gjitha vendet e tjera.
Më parë përdoruesit e ndodhur me banim në Kosovë mund të regjistroheshin në Facebook vetëm si qytetarë të Serbisë fqinje apo të Shqipërisë, ndërsa të gjitha objektet gjeografike kosovare regjistroheshin automatikisht si serbe.
Në Facebook mohojnë çdo motivim politik në vendimin e marrë, duke e shpjeguar atë me nevojat e tregut.

Vini re! Njoftim i rëndësishëm!


Vini re! Njoftim i rëndësishëm!

Udhëheqja e Federatës Ruse ka marrë vendimin për të likuiduar Radiokompaninë "Zëri i Rusisë", si një media të pavarur, dhe për përfshirjen e saj në Agjencinë Informative Ndërkombëtare "Rusia Sot".
Për shkak të nevojës së ndryshimeve strukturore, që janë shkaktuar nga ky vendim, puna e faqes së "Zërit të Rusisë" në gjuhën shqipe është pezulluar për një kohë të pacaktuar.
Ne shpresojmë shumë se me rihapjen e faqes sonë ju përsëri do të bëheni vizitorë aktivë të saj. Ju falenderojmë me gjithë zemër për vëmendjen tuaj ndaj "Zërit të Rusisë". Mos harroni, të dashur miq, t’i hidhni herë pas here një sy faqes sonë në Internet!

Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë, duke hyrë në shekullin e ri

Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë, duke hyrë në shekullin e ri

Kohë më parë(me 12 gusht  2016) Forcat Ushtarake Ajrore (FUA) të Rusisë kremtuan me solemnitet jubileun e 100-vjetorit të krijimit të tyre. Kësaj feste të lavdishme të aviacionit ushtarak rus iu kushtua një program madhështor i fluturimeve në ajër në aerodromin Zhukovskij në periferitë e Moskës.
Gjatë dy ditëve dhjetëra mijëra vizitorë mundën të shihnin në tokë dhe ajër avionët historikë të kohërave të shkuara dhe avionët e fuqishëm ushtarakë bashkëkohorë, që sot janë në përbërje të FUA-s së Rusisë. Aviacioni ushtarak rus për një shekull të tërë ka përshkuar një rrugë të gjatë dhe të vështirë dhe për hir të së vërtetës Rusia sot llogaritet si një fuqi e madhe e aviacionit në botë. Gjithçka pati filluar me fluturimet e para me avionë të prodhimit të huaj, vë në dukje historiani rus i aviacionit Georgi Kumanjov:
- Kur në Rusi u vunë në funksionim uzinat e para të konstruktimit të avionëve, kohët e para u ndërtuan vetëm modele të huaja, të tilla si “Farman”, “Duks” etj. Në atë periudhë, kur ndërtimi i avionëve ishte i lidhur me dublimin e modeleve të huaja, lindi problemi i nevojës së përdorimit të avionëve edhe për qëllime ushtarake.

Historiku i Forcave Ushtarake Ajrore ruse: periudha e pasluftës

Dalja në skenë e aviacionit solli korrektime serioze në ecurinë e Luftës së Parë Botërore. Shumë shpejt u morr vendimi mbi atë, se avionët duheshin shfrytëzuar edhe për operacionet luftarake, vëren Kryeredaktori i i revistës “Mbrojtja kombëtare” (russ. "Национальная оборона") Igor Korotçenko:
- Kjo çështje prekte edhe zbulimin ushtarak, edhe mitralimin nga ajri, edhe bombardimin e pozicioneve të armikut dhe, më e rëndësishmja, zhvillimin e luftës në ajër. Sa për kujtesë, aviatorët e parë rusë u mbuluan me lavdi të paparë në frontet e Luftës së Parë Botërore. Sjellim ndërmend bombarduesit tanë të parë “Ilia Muromec” ("Илья Муромец"), të cilët asokohe ishin një mjet i pazëvendësueshëm për dhënien e goditjeve mbi qytetet dhe pozicionet e trupave të kundërshtarit.
Në historinë e FUA-s një vend të veçantë zë edhe lufta e BRSS-së me Gjermaninë fashiste. Për pothuaj katër vjet pilotët sovjetikë gjatë betejave të ashpra arritën të shpartallonin forcat ajrore gjermane, ndonëse fillimi i luftës ishte tragjik. Humbja që pësoi aviacioni sovjetik në krye të herës, ishte për nga përmasat e veta e llahtarshme. Megjithatë, pas shpartallimit të gjermanëve në betejën pranë Moskës dhe në atë të Stalingradit, e cila shërbeu si fillim i kthesës rrënjësore në fatin e mëtejshëm të luftës, situata e luftimit në ajër nisi të ndryshonte. Në vitin 1943 mbizotërimi strategjik në ajër kaloi në anën e FUA-s sovjetike. Avionë të rinj të mrekullueshëm - gjuajtësit "La-5" (russ. "Ля-5"), Jak-3 (russ. "Як-3"), Il-2 (russ. "Ил-2") i modifikuar, morrën mbi vete barrën e luftës në ajër. Pas lufte FUA sovjetike nisi të pajisej me aeroplanë reaktivë. Që në prill të vitit 1946 u zhvilluan provat e gjuajtësve të parë Jak-15 (russ. "Як-15") dhe "MiG-9" ("МиГ-9") me motorë reaktivë për avionë. Shpejt ato hynë në përbërje të FUA-s dhe aviacionit gjuajtës të Mbrojtjes Kundërajrore. Në periudhën post-sovjetike zhvillimi i FUA-s pësoi ndryshime serioze, shprehet Igor Korotçenko:
- Aktualisht po krijohen qendra të fuqishme mësimore shkencoro-ushtarake, ku janë siguruar kushte të shkëlqyera për përgatitjen e inxhinierëve të aviacionit të destinuar tashmë për erën e re të aviacionit rus. Sipas programit shtetëror të armatimit është parashikuar që deri në vitin 2020 të blihen 1.200 helikopterë të tipeve të ndryshëm dhe më shumë se 500 avionë ushtarakë.

Forcat Raketore ruse do të bëhen të padukshme


Sistemet e lëvizshme të raketave do të maskohen në një mënyrë krejtësisht të re. Makinat, të cilat janë të afta të imitojnë sistemet e lëshimit të raketave, kanë  hy në shërbim të Forcave Raketore në vitin 2013. Siç shpjeguan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, teknologjia e re destinohet të rrisë mbrojtjen e efektivit dhe armatimeve të Forcave Raketore nga goditjet e kundërshtarit potencial.
Makinat e reja do të lejojnë maskimin e zhvendosjes së komplekseve të sistemeve të raketave nga një pozicion në tjetrin në terren. Ato janë të afta të shtrembërojnë gjurmët e vërteta duke lënë të rreme në terren, të cilat çojnë në pozicione dhe objektiva jo reale. Në Internet tashmë janë postuar fotografi të kësaj teknike ushtarake.
Forcat Raketore ruse do të bëhen të padukshme

“MIOM 15M69” (russ. «МИОМ 15 М69») është projektuar për shtatë persona. Ajo mund të punojë si me sistemet e lëvizshme të raketave "Jars" (russ. «Ярс») dhe "Topol-M" (russ. «Тополь-М»), ashtu dhe në mënyrë të pavarur. Çdo makinë e tillë është e pajisur me mekanizma për shtrimin e gjurmëve të rreme në terren si dhe kontejnerë, të cilët shërbejnë për imitimin vizual dhe termik të sistemeve të lëshimit të raketave. Një makinë “MIOM 15M69” (russ. «МИОМ 15 М69») është e aftë të imitojë gjurmët e një divizioni të tërë, të përbërë prej 6 sistemesh të lëshimit të raketave.
Ndërkaq duhet pranuar se jo të gjithë ekspertët janë fort të impresionuar nga ky zhvillim i ri i teknikës ushtarake. Dyshimet e veta në lidhje me nevojën e financimit të sistemeve të tilla i shprehu, për shembull, vëzhguesi ushtarak i gazetës ruse "Komsomolskaja pravda" (russ. «Комсомольская правдвa»), koloneli Viktor Baranec:
- Në këtë rast lind natyrshëm pyetja: po sa e rëndësishme është tani kjo gjë, kur çdo qindarkë duhet investuar në prodhimin e raketave reale? Ne kemi probleme mjaft serioze me çështjen e prodhimit të raketave, të cilat duhet të zëvendësojnë modelet e vjetëruara tashmë, periudhat e garancisë së të cilave ne i kemi zgjatur nga tre ose katër herë deri tani.
Dyshimet e ekspertit, ka shumë mundësi, të jenë plotësisht të justifikuara. Por nuk duhet lënë gjithashtu në harresë edhe fakti, se raketat që janë në shërbim të ushtrisë tani kanë nevojë për maskim, shprehet me bindje të plotë redaktori ekzekutiv i gazetës ruse "Vëzhgimi i pavarur ushtarak" (russ. «Независимое военное обозрение») Viktor Litovkin:
- Në Traktatin e ri (№ 3) mbi reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO apo START) është përcaktuar zona, e cila destinohet për dislokimin e komplekseve të lëvizshme të raketave. Ajo përbën 50 kilometra katrore, por koordinatat e sakta të saj nuk janë specifikuar. Meqenëse amerikanët janë duke zhvilluar tani sistemin e dhënies së goditjes së shpejtë globale - raketa pa mbushje bërthamore ata disponojnë më shumë se katër mijë njësi- është plotësisht e mundur që raketa të tilla të japin goditje mbi forcat tona strategjike bërthamore. Me qëllim që komplekset tona raketore të mos bien nën goditjen e tyre, ato vetkuptohet që duhen maskuar.
Aktualisht Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po vazhdon ripajisjen e Forcave Raketore. Në vitin 2012 këto trupa kanë marrë rreth 20 njësi teknike inxhinierike ushtarake. Ndërsa deri në muajin shtator Forcat Raketore u pajisën me sistemet moderne të mbrojtjes raketore "Jars" (russ. «Ярс») dhe "Topol-M" (russ. «Тополь-М»).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...