Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/14

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini : Vetëm Demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave

Njomza Emini braktis AKR-në
Njomza Emini


Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka thënë se nëse Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, do të ndodhë liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian (BE). Sipas saj, kushti tjetër i luftimit të korrupsionit është kusht i vazhdueshëm dhe nuk do ta pengojë liberalizimin në një miratim të mundshëm të Demarkacionit.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ballafaqohen me një shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, porse të gjithë kanë lirinë e lëvizjes me shtete anëtare të Shengenit. Prandaj, mendimi i disave se nuk do të ketë liberalizim pa përfunduar lufta kundër korrupsionit nuk qëndron, sepse kjo luftë është permanente dhe kërkon kohë”, tha Emini për “Indeksonline”.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthimin në Kuvend të Projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi brenda dy javëve të ardhshme për arsyen që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.
Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu, tha dje për Gazetën Express se “natyrisht se ne jemi, gjithashtu, shumë të interesuar që t’i respektojmë afatet kohore që ndërlidhen me punën e subjektet përkatëse në Bruksel rreth kësaj çështjeje, me qëllimin që Demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet sivjet”.

viza


Po ashtu, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në një emsion debati ka ripërsëritur edhe një herë se Demarkacioni duhet të miratohet për vizat. Ai tha se kundërshtarët e Demarkacionit për veten e tyre i kanë vizat.
“Demarkacioni është i drejtë dhe nëse nuk kalon dhe ndikohet kjo vendimmarrje nga provincializmi lokal dhe patriotizmi i rrejshëm, për Kosovën nuk do të ketë liberalizim vizash. Ndërsa, ata që po e pengojnë këtë proces për vete e familjet e tyre kanë viza”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë, opozita nuk ka ndryshime në qëndrimin e saj kundër këtij versioni të Demarkacionit. Pavarësisht se kanë ende ftesë publike nga kryeministri Mustafa për të dialoguar në zgjidhjen e një konsensusi, opozita nuk pranon dialog dhe insiston që të kthehet në pikën zero kjo Marrëveshje. Dështimi i miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi do të sjellë që kosovarët akoma të presin me muaj për një termin dhe të rrinë në radhë të gjata para ambasadave për një vizë.

Agim Muhaxheri:Banda e Aleksit vepron sipas asaj: Lidhe kalin ku të thotë “gazda”!

Image result for agim muhaxheri

Jo rastësisht këta të Listës serbe nuk e ngrinë aktivitetin e tyre në Kuvend dhe Qeverinë “Mustafa” deri sa të “sanohet gjendja”. Shkas, jo shkak ishte Ligji për Trepçën.

Sipas kutit të tyre, 3 përqindshi bën t’i “hipë” 97 përqindshit ! Lista serbe me dore te vete, i degoi kerkesen Kushtetueses per interpretim te ligjit.

 Kjo i bie, de iure i njohin institucionet e shtetit tonë. Nxënësi i Sheshelit, Nikoliqi, nga Rusia, kërcënohet me luftë ! Në takimin e sotëm në Beograd me kryeministrin shqiptar,

Edi Ramën, Aleksi (Vuçiqi) i zbut llafet. Ai u shpreh se e ka befasuar Trepça.

——————————–

Serbët, ata “lartë”, e këta “poshtë”, e trashin pazarin. Ankohen për çdo proces që ecën në të mirë të interesit të përgjithshëm në shtetin e Kosovës.

Njerëzit e Aleksit (Vuçiqit), banda në Kuvend dhe Qeverinë “Mustafa”, i zbatojnë urdhërat sipas asaj: “Vezhi konja gde ti gazda kazhe” (Lidhe kalin ku të thotë padroni).

Këta të Listës serbe, nuk guxojnë të bëjnë as gëk as mëk, i zbatojnë urdhërat e “gazda” Aleksit.
Jo rastësisht nuk e bojkotuan Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë “Mustafa”.

Sllavko Simiqi i LS qiti tym prej gojes në Kuvend. Shprehu revoltën përse populli i tij nuk është pyetur rreth Ligjit për Trepçën…. Sipas këtij kuti, populli i Simiqit, që në Kosovë përmban 3 për qind të banorëve duhet të pyeten për miratimet e ligjeve.

Për të është normale që 3 përqindshi t’i “hipë” 97 përqindshit !

Përfaqësuesit e Listës Serbe sot e kanë dorëzuar për interpretim Ligjin për gjigantin ‘Trepça’ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo i bie, de iure e njohin shtetin tonë.

Lojëtarët e Listës serbe janë si figurat e shahut, ushtarët që lëvizin një fushë, apo dy fusha, ashtu siç u thotë padroni ! Faji i tyre s’është pse mund ta hanë matin “sa krahu”.

Shkas, jo shkak, i bojkotit, siç dihet është Ligji për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sa do të zgjasë bojkoti ?

Bojkoti është në dorën e Aleksit. Akulli shkrihet kur ky t’u thotë të vetëve: Kthehuni aty ku ishit më parë, vazhdojeni punën, punoni për Serbinë….

Isa (Mustafa) bëhet shumë merak se a do të kthehet Lista serbe ne Kuvend e Qeveri. E përmend “shkrirjen” !

Trepça është pronë jona. Nuk vlen ligji për të. Trepçën do ta mbrojmë me te gjitha mjetet. Kështu tha gjatë vizitës së tij ne Rusi i pari i Serbisë, Tomislav Nikoliqi, nxënësi i radikalit Vojisllav Sheshel.
Mbrojtja ‘me te gjitha mjetet’, nenkupton luften.

E din ai, apo s’e di, kufijtë e shtetit të Kosovës i ruan NATO.

Ai tërthorazi i kërcënohet paktit veri – atlantik.

Ç’është për të NATO ?

Nikoliqi e tutë arushen me “shoshë” !

Ndërkaq, sot në Beograd në takimin ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiqit, ndodhi “tërmeti” i radhës.

Rama në mënyrë eksplicite tërhoqi vërejtjen që Serbia sa më parë ta pranoj pavarësinë e Kosovës.
E zunë në gojë edhe gjigantin Trepça.

“Na ka befasuar çështja e Trepçës”, shprehet Aleksi.

Po ashtu, në këtë takim, ai e përdori zhargonin: “Beogradi e vazhdon dialogun me Prishtinën”. Shihe ti, Beogradi me Prishtinën !

Mu për shkak të Ligjit për Trepçën, banda e Aleksit, këta të Listës serbe, e kanë ngrirë aktivitetin e tyre jo vetëm në Kuvend, por edhe në Qeverinë “Mustafa”.

Zëvendësi i Isës, Branimir Stojanoviqi, ish – kryetari i “opshtinës” së Graçanicës dhe ministri Lubomir Mariqi nuk do të ulen në kolltuqet e tyre deri sa të “sanohet gjendja”.

Bashkimi Europian, Brukseli zyrtar është shprehur:

Trepça është çështje e brendshme e Kosovës.

Tipat, si Vuçiqi, Nikoliqi e “çinovnikët” e tyre mund edhe të deklarohen, të thonë: Po, po, Trepça është çështje e “pokrajinës” sonë, duke mos harruar t’i shtojnë prapashtesën “Metohi”.

Çështjen e Trepçës mund ta çojnë edhe në OKB.

OKB nuk ka punë tjetër pos të merret me dokrra !

Serbët janë shah në veti !

*********

Trepça është e popullit të Kosovës !!!!

lista

Deputetët e Listës Serbë dje  në orën 10:00 kanë hyrë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të dorzuar kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit

serbet
Kryetar i Listës Serbe Slavko Simiq më herët ka deklaruar më herët për media se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për investimet strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Trepça
Çështja e Trepçës nuk mund të zgjidhet pa Serbinë, sepse Serbia është pronare e saj. Kështu kanë reaguar përfaqësuesit e gjashtë komunave të Kosovës me shumicë serbe, pas përpjekjes së Prishtinës, siç shkruan “V.Novosti” i Beogradit që këtë gjigant ta shndërrojë në ndërmarrje publike të Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që vetë ta ketë në dorë “Trepçën”.
Përfaqësuesit e këtyre komunave thonë se Kombinati “Trepça”, si subjekt më i madh ekonomik në Kosovë, ka rëndësi strategjike për mbijetesën dhe prosperitetin e popullit serb në Krahinë, siç e quan kjo gazetë Republikën e Kosovës.
“Përmes qëndrimit se “Trepça” nuk mund të zgjidhet pa Serbinë, që është pronare e Kombinatit, kemi dashur të parandalojmë qëllimet e Prishtinës që të marrë ndonjë vendim të vendim të njëanshëm, përkatësisht Ligjin e paralajmëruar sipas të cilit ky Kombinat të bëhet Ndërmarrje publike e Qeverisë së Kosovës”, i ka thënë “Novostit” kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. Në këtë mënyrë Prishtina do të bënte çfarë të dojë me “Trepçën”.
Në territorin e komunës së Leposaviqit nga dy miniera Bello Bërdo dhe Crnac, në të cilat hyhet nga ana e Kosovës, xeheja nxirret në territorin e Serbisë së ngushtë”, siç e quan Beogradit Republikën e Serbisë, duke lënë të kuptohet se Kosovën e trajton pjesë të saj.
“Përveç kapitalit të investuar në ngritjen e “Trepçës” dhe të të gjitha kapaciteteve, edhe këto miniera janë dëshmi e qartë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa Serbinë”, citohet të ketë thënë ai.





Në vend të përkujtimit : Rupert Neudeck




REXHEP SHAHU : 
MIKU I MIRË NJIHET NË DITË TË VËSHTIRA

Image result for Rupert Neudeck


(Intervistë me Rupert Neudeck, president i organizatës gjermane Kap Anamur, realizuar në korrik 1998)



E kam konsideruar gjithmonë dhe e konsideroj privilegj që e kam njohur dhe intervistuar Humanistin e madh gjerman Rupert Nojdeck, i cili ndërroi jetë. Që kur e kam takuar në korrik 1998 mu krijua përshtypja se takova e fola me Zotin që ishte shndrruar në njeri. Ia pata diktuar vetes për model në sjelljen e aktivitetin tim publik. Shumë rrallë i kam thënë vetes ngjaji këtij apo atij. Për dashurinë për njeriun, për shqiptarët, për impenjimin e tij ndaj shqiptarëve ai nuk ka shok dhe vështirë të ketë edhe nesër. Pasi kishte parë me sytë e tij se çfarë po ndodhte në rrethin e Tropojës, pasi ishte njohur me dhimbjën shqiptare dhe ishte “vrarë” aq sa s’kishte provuar kurrë, Rupert Neudeck – mik i Hajnri Belit, president i organizatës qeveritare gjermane Kap Anamur, i shoqëruar nga Kadri Bala, punonjës në Zyrën e Kosovës në Shqipëri, dhe një djalë prishtinas që shërbente si përkthyes, kishte marrë udhën nga Bajram Curri për në Kukës. I shtyrë nga misioni i tij, mbase, kërkon të ndalet në Qafë Prush të Hasit për t’i hedhur një sy Gjakovës dhe fshatrave përrreth të mbuluara nga flakët dhe tymi i luftës. Vështron sa vështron me dhe pa dylbi andej nga Kosova, që ish mbuluar në tym, dhe siç s’e kishte zakon, thërret me të madhe : “Çfarë po ndodh atje…”. Nuk u mor vesh se kujt i thirri. “Po digjen prej serbëve shtëpitë shqiptare e markat gjermane”, iu përgjigj Kadri Bala flakë per flakë, dhe ai pa pritur më gjatë, instalon një telefon satelitor dhe futet në lidhje të drejtpërdrejtë telefonike nga Qafa e Prushit e Hasit me bosin e ministrisë së jashtme gjermane. Ndoshta ka qenë biseda telefonike më e nxehta që kanë bërë ndonjëherë nëpunësit e ministrisë së jashtme gjermane. Sepse fliste me gjithë fuqinë e shpirtit, derdhte gjithë emocionet e tij bashkë me informacionet e shumta për t’i bindur nëpunësit e zyrave gjermane për barbarinë serbe ndaj shqiptarëve, humanisti e miku i shqiptarëve Rupert Neudeck. Mbas dite vonë, hynë në zyrën time në Radio Kukësi. Ai burrë i imtë, me mjekër e shpirt të bardhë, me një vështrim të thellë e zhbirues, përpinte gjithçka flisja për të shpërngulurit. Vazhdonte të ishte i tronditur nga çfarë kishte parë e përjetuar në Bajram Curr. Pasi u takua edhe me gazetarë të tjerë, vizitoi studjot, fonetekën dhe mjediset e radios. Ndersa darkonim dhe diskutonim, i propozova për një bisedë rreth impresioneve të tij. Pranoi. Me magnetofonin e tij profesional, pasi ishte më i mirë se i imi, realizuam aty ku po darkonim, në lulishte të restorantit bisedën e mëposhtme të cilën e filloi ai : – Unë Rupert Neudeck jam në Gjermani një organizator i një aksioni ndihmash të specializuar për regjionet e krizave, të katastrofave e të luftrave. Kjo organizatë quhet Kap Anamur. Ka të bëjë me një anije, një anije shpëtimi. Kjo anije ka shkuar në vitin 1979 në Kinën Jugore dhe ka shpëtuar një numër shumë të madh kinezësh. – Mësuam se keni qenë në Tropojë dhe keni parë se ç’po ndodh atje, keni parë me sytë tuaj shqiptarët që kanë ardhur nga Kosova. Çfarë motivesh ju sollën këtu, në Shqipëri ? – Motivi i parë ishte se, më parë, e kishim ndërmend që të ndërmerrnim një aksion ndihmash në Kosovë. Dhe kjo punë na u bë aq e pamundshme dhe ishim aq shumë të penguar sa që s’kishte fare mundësi që ta ndërmarrim një aksion të tillë, dhe vendosëm që po për këtë popull të zhvillojmë aksionin tonë në Shqipëri. Para 10 ditësh isha pranë ambasadës shqiptare në Bon dhe ja dhashë këtë propozim. Dhe në mesditë dëgjuam lajmin se mbi dy mijë refugjatë shqiptarë nga Kosova kanë kaluar në territorin e Shqipërisë, përkatësisht në Tropojë. Unë e kam ndërprerë një aksion udhëtimi për në Sudanin Jugor, dhe jam nisur menjëherë për në Kosovë. Kush ju pengonte që të shkonit në Kosovë për të realizuar misionin e planifikuar? – Shumë qartë : regjimi i Beogradit. Ai regjim, mua, mbi 5 vjet nuk më ka dhënë vizë, që përsonalish unë të shkoj për një vizitë në Kosovë. Deri sot asnjë organizatë humanitare nuk ka status legal në Serbi, dhe kjo do të thotë se ne jemi plotësisht të varur nga regjimi i egër që mbretëron atje. – Kjo që ndodhi me shqiptarët e Kosovës, që erdhën në Shqipëri, ajo që patë ju vetë në Tropojë, a është e njohur mirë në shtetin tuaj ? – Për këto ngjarje është raportuar shumë atje, por jo edhe në formë të detajuar për shkak se mungonin reporterët dhe gazetarët përkatës. Për këtë arsye vendosa të vij dhe të shoh me sytë e mi se çfarë po ndodh këtu. Dhe ishte shumë e domosdoshme. Kam përjetuar dy gjëra shumë të medha atje. Së pari nuk është një ikje në kuptimin klasik. Për këtë arsye ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë aksion organizatat për çeshtje të ikursh. Si p.sh. Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR-ja), ende nuk ka një bazë ku do të vepronte me të ikurit, sipas akteve të mëdha që ruhen nëpër sirtare që përcaktojnë të ikurit e rregullt nga një vend. Nuk kam mundur të paramendoj një mjerim kaq të tmerrshëm të grave dhe fëmijëve, të cilin pata rast ta shoh edhe vete. Për mua ishte e kuptueshme, se ne, dhe udhëtimi ynë, ishte shumë i vonuar. Politika europjane ka debatuar dhe bën përralla çdo ditë, se duhet të ndihmohen njërëzit të cilët kanë nevoja urgjente. Por kurrsesi nuk reagohet në momentet përkatëse që janë vërtet urgjente dhe kanë nevojë njerëzit. Në mes të tjerash kemi takuar një grua, që ishte rast shumë rrënqethës. Ende nuk mund ta marr veten. Nuk mund të qetësohem plotësisht. Nuk mund të flej rehat nga pamundësia që t’i ofroj ndonjë ndihmë një gruaje të tillë. Popullata e këtushme në Tropojë dhe Bajram Curri ishte shumë pjesëmarrëse në ndihmën për pranimin e refugjatëve, që tek ne është diçka e pa dëgjuar, e pabesueshme. Mirëpo edhe këta shqiptarë në këtë rajon nuk janë njerëz tepricë. Për këtë arsye ne duhet të përgatitemi sa më shumë për flukse të reja të refugjatëve që mund të ndodhin. – Si e mendon të ardhmen e këtyre njerëzve që kanë ardhë në Tropojë? – Krejt kjo varet nga zhvillimet e më vonshme në javet e ardhshme se a do të kënë mundësi ata që prapë të kthehen në vendet e tyre. I admiroj tepër shumë të gjithë këta refugjatë, fëmijë e gra, dhe e ndjej vazhdimisht, se nuk kemi mundur, gati asgjë t’ju ndihmojmë në këtë gjendje kaq të vështirë. Varet nga reagimet që do të bëhën e se si do të bëhën nga institucionet e ndryshme ndëkombëtare. Si do të reagojnë ndaj tyre. Varet edhe nga zhvillimet në këto anë, në këto territore ku gjendën refugjatët. – Sa kemi biseduar sot, dukeni i mirëinformuar për Kosoven dhe për ngjarjet në përgjithsi. Si e mendoni ju zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve? – Mund të paramendoj skenarin më të tmerrshëm, më të keq. Dhe kjo do të thotë vdekje masive të shqiptarëve. Sepse deri më sot nuk posedojnë armë në mënyrë të barabartë të dyja palët. Nuk mund të paramendoj se ketu mund të flasim për një luftë frontale mes dy palësh. Për këtë do të duhej që levizja çlirimtarë të jetë më e formuar dhe më e fuqishme në aksionet e saj. Por duhet të kemi parasysh se Kosova ka përfaqësuesit e saj politikë. Në të njëjtën kohë, zhvillohet një levizje ushtarake. Duket sikur nuk kanë kurrëfarë lidhjesh mes tyre përfaqësuesit politikë dhe ata ushtarakë. Gjëja më e mire do të ishte, që vendimi që dëgjuam se ishte marrë sot për ndalim fluturimin mbi Kosovë sa më shumë të rrespektohet. Që vendimet e nëntë marsit që u morën në Londër të rrespektohen dhe të tërhiqen forcat ushtarake – policore nga Kosova. Si dhe referendiumi që është mbajtur të njihet ose të organizohët përseritja e këtij referendumi. – Ju shprehet simpati për të ardhurit në Tropojë. Për çeshtjën shqiptare a mendon se faktor duhet të jenë vetë shqiptarët apo duhet të shpresojnë ende tek vendet e Grupit të Kontaktit dhe fuqitë e tjera ? – Shqiptarët e Kosovës do të delnin keq të këshilluar sikur t’ju thuhet të presin nga opinioni ndërkombëtar. Një popull duhet ta çlirojë vehten e tij. Kjo nuk përjashton që miqve shqiptarë ju preferohet një diplomaci e mençur. Unë s’do të doja që të jeni antiamerikanë. Nuk duhet të mbeshteteni tepër shumë në Europë për shkak se ajo vetë është e dobët. Dhe nga miqtë e mi shqiptarë, më është bërë e njohur se fqinjtë nuk mund ti zgjedhësh sipas deshirës. Kam dëgjuar vetë nga njerëz të lëvizjes çlirimtare, se robërit e luftës nuk i kanë keqtrajtuar. Unë kam një simpati të madhe për këtë popull. Është një popull që ka pranuar edhe këshillat. Në këtë mënyrë, unë jam me plot simpati pranë këtij populli. – Historia njeh pushtues të ndryshëm. Mirëpo ushtria serbe bën masakra mbi popullsinë. Masakrojnë gra, pleq, fëmijë. Ua presin gishtërinjtë fëmijëve, ua presin veshët dhe ua fusin nëpër xhepa. Si do e gjykonit ju ? Pse ndodh kjo,sipas jush ? – Për këtë mundëm, mjerisht, shumë lehtë të përgjigjem. Nga historia e popullit tim e di se kemi përjetuar faza të ngjashme të tmerreve si nga Auszhvits, Urradur, Lidiçe, Avia, që na kanë sjellë edhe ne tmerre dhe masakra të mëdha të paparashikushme. Kam mësuar nëpër botë nga popuj të ndryshëm se për njerëzit çdo njëri është i shkathët dhe nuk ka rëndësi ngjyra e tij, lëkura apo përkatësia e tij kombëtare. Por as kjo nuk u ndihmon grave që ne i pamë dje në Tropojë. Dhe për këtë arsye e kuptoj çdo shqiptar që ka një prirje njerzore. Ekziston edhe nevoja njerzore e revanshit. Por shpresoj shumë se nuk do të arrijë deri te revanshimet dhe hakmarrjet e tmerrshme. – Çfarë do tu tregoni njerëzve tuaj, gjermanëve, kur të shkoni në Gjermani ? – Unë për të gjitha këto kam raportuar nëpërmjet një lidhje telefonike. Sot, po ashtu, edhe nëpërmjet televizionit. Shpresoj se pasi ta dëgjojnë gjermanët do të përpiqen me çdo formë që në aspektin humanitar sa më shumë t’ju ofrojnë ndihmë këtyre njerëzve. Edhe pse nuk i ndihmon në rastin konkret asaj gruas së Kosovës në Tropojë, që burri i saj kishte mbetur në zonat e luftës. Sa i përket aspektit humanitar, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më shumë t’ju ndihmojmë. Kurse anën tjetër duhet ta bëjnë vetë shqiptarët. – Sikur thatë më parë se krahu politik dhe ai ushtarak në Kosovë nuk kanë marrëveshje? – Unë e quaj të dhimbshëm rastin e Rugovës kur ca njerëz heqin dorë nga ai, por në ndonjë rast edhe e keqtrajtojnë. Rugova është përpjekur gjatë 7 vjetëve, në forma të ndryshme, në formë paqësore, me gjithë angazhimin e tij, të kërkojë një zgjidhje të drejtë për Kosovën. Kjo politikë, sa duket, ka dështuar. Jo për shkak të mos angazhimit të tij. Por për shkak të ndryshimit të rrethanave. Tani duhet që të gjitha format e organizimit të bashkohen në një, në shërbim të çeshtjës së tyre kombëtare. – Rugova konsiderohet si mit në Kosovë. Çfarë i mungon atij që aktualisht të mos jetë në krye të gjithë levizjes në Kosovë. – Kjo është një pyetje që ndoshta nuk mund t’i pëgjigjem. Unë e kam admiruar shumë këtë njëri. Ibrahim Ruguva ka karizmën e politikës që shumë pak njerëz e kanë në Europë. Ai ka mbetur shumë i thjeshtë. Ka bërë për shqiptarët në botë, atë që shprehimisht mund të bëhej. Nuk mund ta di se pse ai nuk mund të jëtë në krye të gjithë levizjes në Kosovë. Është vështirë ta përcaktoj këtë. – Për fund të kësaj bisede z. Neudeck, çfarë do të donit të theksonit, a nuk jeni shkëputur ende nga tmerri që keni parë në Tropojë ? – Po, është e vërtetë. Banesa dhe shtëpi të vogla në të cilat në Gjermani nuk banohet më në të ngjashme me to. Të banuara nga 20 – 30 deri 35 njerëz, të ardhur e vendas bashkë. Aty ushqehen, rrinë e flenë. Është e tepërt. Njerëz, të cilët jetojnë me trauma dhe depresione të mëdha. Fëmijë të cilët nuk mund të flenë mirë për shkak se nuk ju hiqen ankthet dhe tmerret që kanë përjetuar gjatë udhëtimit të tmerrshëm në ikje e sipër. Fëmijë të cilët është dashur të vihën nën përkujdesin e psikiatrit. Pleq e plaka të cilave u dhimbnin edhe këmbet nga udhëtimet e 10 ditëve të fundit që kishin bërë. Të gjitha këto ngjarje, janë të dhëna që tregojnë se ushtarët dhe policët serbë i kanë hedhur refugjatët shqiptarë buzë varrit. Te popullata në Tropojë ekzistonte një gadishmëri e madhe për pranimin e këtyre njerëzve të ikur. Të ardhurit trajtoheshin nga një mjek nga Kosova, i cili pa kurrfarë pagese punonte vetëm për këta të ikur, pa u lodhur fare. Një situatë totalisht paradoksale. Në këtë rast, pushtetin shqiptar s’kisha mundësi ta shoh fare aty pranë. Sikur të mos ekzistonte edhe përfaqësia e Kosovës, dhe organizatat e tjera humanitare e kishtare, atëhere nuk e di se ku e si do të gjendeshin këta njerëz dhe nga kush do të kërkonin ndihmë. Ekzistonte frika e madhe se në ditët e ardhshme, ndoshta edhe 50 mijë njerëz të tjerë do të gjendën si refugjatë po në këtë vend. Pastaj kjo popullatë nuk do të jetë në gjëndje të durojë më. Duhet të formohen kampe të ikursh, kampe refugjatësh. Kjo është një nga gjërat më të vështira e më të rënda për situata të tilla. – Faleminderit z. Neudeck që na u gjëndet në këto ditë të vështira dhe që merrni pjesë në dhimbjen tonë. Në vitin 1999, kur në Kukës erdhën rreth gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës si refugjatë, nën kujdesin e Rupert Neudeckut, në Kukës organizata Kap Anamur ngriti një kamp për refugjatë. Ato kohë kam qenë në spital në Tiranë dhe nuk kam mundur që ta takoj më z. Rupert Neudeck, ndonëse ai ka qëndruar me qera në një apartament një kat sipër apartamentit tim në Kukës. Pas çlirimit të Kosovës prej serbëve, Rupert Neudeck dhe organizata e tij Kap Anamur kanë qenë ndër më aktivet për të ndihmuar popullin e Kosovës për barna mjekësore dhe riparime banesash të shkatërruara nga lufta. Në shtypin e kohës së pasluftës për Kosovën, Jusuf Buxhovi duke pasqyruar një konferencë shtypi që Rupert Neudeck mbajti në Bon, mes të tjerave shkruan në të përditshëm “Rilindja Demokratike” të Tiranës : “I pari që u përkujdes për shërimin e të plagosurve, që ia doli të shpërthejë rrethimin serb, Neudek, edhe përkundër pengesave, ia ka dalë të futet edhe në Kosovë. Dhe përkundër ilaqeve e ndihmës tjetër sanitare, ai ka filluar aksionin për meremetimin e pullazeve të shtëpive nëpër katundet e rrënuara shqiptare të Dukagjinit dhe të Drenicës. Deri tani Rupert Neudeck dhe shoqata e tij ka meremetuar 100 pullaze, ndërkohë që pritet që brenda këtyre 3 javëve të meremetojë edhe 360 shtëpi të tjera. Në një konferencë për shtyp që u mbajt në Bon këto ditë, Neudeck kërkon nga qeveria gjermane, nga opinioni i vendit, nga bashkimi europian, si dhe institucionet e tjera botërore, që në vend të fjalëve të shumta, çdo ditë të meremetojnë nga një shtëpi në Kosovë. Miku i mirë njihet në ditë të vështira, thotë Neudeck dhe shton se shqiptarët kanë shumë nevojë të mbijetojnë”.




 (Transmetuar në Radio Kukesi, në Radio Tirana, korrik, 1998, botuar ne librat e mi Misioni për Paqe dhe Marsi i Minave).


Rupert Neudeck
Cap-Anamur-Gründer Rupert Neudeck ist tot

Er war Mitgründer der Flüchtlingshilfsorganisation Cap Anamur: Jetzt ist der Journalist und Aktivist Rupert Neudeck im Alter von 77 Jahren gestorben.


Rupert Neudeck ist tot. Er starb am Dienstag im Alter von 77 Jahren, wie ein Sprecher der von Neudeck gegründeten Hilfsorganisation Cap Anamur in Köln mitteilte.


Neudeck arbeitete ab Anfang der Siebzigerjahre als Journalist, unter anderem für den Deutschlandfunk. Bekannt wurde er aber besonders als Gründer mehrerer Hilfsorganisationen. In den folgenden Jahrzehnten gingen humanitäre Hilfe und seine Publikationen oft miteinander einher, Hilfe für Notleidende und Flüchtlinge wurden zum zentralen Thema in Neudecks Leben.

Neudeck war einer der Mitbegründer des deutschen Komitees Ein Schiff für Vietnam, aus dem 1982 der Verein "Komitee Cap Anamur/Deutsche Notärzte hervorging.

Nach der Rettung der sogenannten Boat People erweiterte sich die Arbeit der Organisation im Lauf der Jahre: Cap Anamur betrieb Krankenhäuser in Vietnam, Ambulanzstationen in Kolumbien und Äthiopien sowie ein Hospital im Nordirak. 1993 entstand im brandenburgischen Storkow das erste deutsche Cap-Anamur-Friedensdorf, in dem Deutsche und Ausländer gemeinsam wohnten.


Neudeck galt als unbürokratischer Helfer, der es verstand, die Öffentlichkeit für die Arbeit von Cap Anamur zu gewinnen. Das brachte ihm zeitweise den Vorwurf ein, humanitäre Einsätze mit Medienauftritten zu verquicken. Neudeck blieb unbeirrt.

Während des Kosovokriegs und der Nato-Luftangriffe auf Serbien organisierte er 1999 Hilfe für die Vertriebenen. Cap Anamur unterstützte Flüchtlinge in Mazedonien und Albanien, half beim Wiederaufbau von Häusern und Schulen im Kosovo, besorgte Müllfahrzeuge und richtete medizinische Ambulanzen ein. Cap Anamur half Bürgerkriegsopfern im Sudan genauso wie Opfern der Taliban in Afghanistan.

2002 verabschiedete sich Neudeck bei Cap Anamur - mit dem Ruf, kompromisslos und bisweilen auch autoritär zu sein. 2003 rief er mit Aiman Mazyek, dem Vorsitzenden des Zentralrates der Muslime, die Grünhelme ins Leben - ein internationales, interreligiöses Friedenscorps.

Neudeck kam am 14. Mai 1939 in Danzig zur Welt. Nach der Flucht, die ein prägendes Moment in Neudecks Leben war, wurde seine Familie in Hagen sesshaft. Dort machte er 1958 das Abitur. Nach wenigen Semestern Jura- und Theologiestudium schloss er sich den Jesuiten an, verließ den Orden aber wieder. Anschließend studierte er bis 1970 Theologie, Philosophie, Germanistik und Soziologie in Bonn, Münster und Salzburg. Seine Dissertation hatte "Politische Ethik bei Jean-Paul Sartre und Albert Camus" als Thema.

Zuletzt lebte er mit seiner Frau Christel in Troisdorf bei Bonn. Das Paar war seit 1970 verheiratet und hat drei Kinder.


Flori Bruqi/Floripress.

Prof.Dr. Eshref Ymeri : Ku ishit ju, Ilirë, që shtriheshit në mbarë Gadishullin Ilirik


Image result for eshref ymeri



I dashur Rexhep,


E lexova këtë ese me shumë vëmendje dhe e përcolla me një dhembje dhe tronditje të rëndë në shpirt. Pyetja juaj me nëntekst të thellë tragjik - Ku ishe ti... hero - ka origjinë mjaft të lashtë. 

Ajo shkon thellë, deri në rrënjët e Pellazgjisë dhe të Ilirisë: Ku ishit ju, Pellazgë, kur jevgjit e Afrikës Verilindore u dyndën drejt trojeve tuaja, ua rrëmbyen ato ca nga ca, u mohuan historinë dhe mbi trojet tuaja krijuan një tjetër histori? 

Ku ishit ju, Ilirë, që shtriheshit në mbarë Gadishullin Ilirik, kur tributë sllave kaluan Danubin dhe u dyndën drejt trojeve tuaja, ua rrëmbyen ato ca nga ca dhe ju i lejuat të krijojnë madje edhe perandori? Kur njerëzit e një gjaku nuk e duan njëri-tjetrin, ata marrin ndëshkimin e Hyjnisë. 

Ndëshkimi Hyjnor vazhdon të rri varur mbi kokat e shqiptarëve se ata nuk e duan njëri-tjetrin. Fakti që vetëm në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, janë të regjistruara 90 parti politike, është dëshmia më kuptimplote e përçarjes dhe e urrejtjes ndërshqiptare, është dëshmia më domethënëse e Mallkimit Hyjnor.

Respekt të veçantë për ju, i dashur Rexhep.

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Kolumbus, Ohajo

13 tetor 2016


************

Image result for valvitja e flamurit shqiptar


KU ISHE TI...HERO


Image result for rexhep shahu




             REXHEP SHAHU

http://floripress.blogspot.com/2016/10/ku-ishe-tihero.html


Edhe më i pandjeshmi sheh nëpër Kosovë djegie, shkatërrime gjithkund, veç duke udhëtuar rrugëve të saj, pa hyrë në thellësi. 

Përmasat e vërteta të dëmeve ende nuk dihen. 

Janë mijëra të vrarë, të parehatuar, mijëra të masakruar: fëmijë, gra e pleq, dhjetëra e qindra të dhunuara, qindra e mijëra të pakthyera, mijëra të humbur që s'dihet a janë kalbur në malet përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, a janë në burgjet e Serbisë.

Të gjithë në Kosovë janë pezull, janë në gjysmë.... Liria përgjysmë, ëndërra përgjysmë, gëzimi e hareja përgjysmë, trimëria përgjysmë, përgjegjësia përgjysmë, qartësia përgjysmë, Pavarësia diku tej pas disa vitesh nëse vërtet e dëshirojmë atë... 

Të gjithë ngapak, (në mos shumë) janë të vrarë. 

Të gjithë pyesin: Ku jemi? 

Të gjithëve iu duket pak i pabesueshëm kthimi i rrufeshëm në Kosovë duke lënë me gisht në gojë organizatat e huaja (besoj është shenja më e sigurtë e pendesës për ikjen masive biblike...). 

Të gjithë paksa të hutuar. Gëzimi sikur ka frikë të derdhet shpengueshëm nëpër fytyrat e kosovarëve... 

Sepse i druhen njëri-tjetrit. 

I druhen pyejes dërrmuese: Ku ishe ti? 

Ku ishe ti… Hero?

Pyet kështu krahu i një fëmije tre vjeçar që e nxjerr nga pusi kova e ujit. (Trupi i foshnjës është shpërbërë...).

Pyet kështu varri i këtij krahu e i copave të tjera të prera të këtij trupi njomëzak... 
Ku ishe ti o Hero…, pyet gruaja burrin që e la atë me tufën e fëmijëve në shtëpi dhe vetë doli "në mal". 

Erdhën serbët, masakruan fëmijët, e përdhunuan. 

Burri nuk u gjend pranë për ta shpëtuar, për t'i dalë zot apo për të marrë... të paktën hak. 
Se një pjesë e burrave u ndodhën në Perëndim për punë e patriotizëm, një pjesë doli në mal në radhët e UÇK-së, një pjesë erdhi për t'u bërë UÇK allasoj në Shqipëri (për t'u stërvitur nga kapterra, apo kolonelë të Shqipërisë që s'e dinë se çfarë ere i vjen luftës dhe për të hyrë pastaj në Kosovë e për t'u drejtuar nga "eprorë" të tjerë… pronarë të luftës, të vetshpallur si të tillë… pronarë të lirisë, të vetshpallur si të tillë… 

Ku ishe bir, pyet plaku që s'deshi e as mundi të vraponte për të ikur, po u vra në derë të kullës apo të oborrit duke bërë qëndresë, për të paguar veten... 

A mos ike në male bir me ruajtë bythën tënde? 

Cili budallë kishte me të ndjekë pyjeve... 

Pse s'i dolët zot katundit, por e latë në fëmijë e gra... 

Ku ishe vëlla, pyet motra e përdhunuar nga ushtarët e çetnikët, motra e vrarë... trupi i bukur i së cilës është kalbur në breg të Drinit të Bardhë? 

Ku ishit ju, u drejtohen banorët ushtarëve të UÇK-së, kur ne na vunë në rresht e na përzunë për në Shqipëri e për në Maqedoni? 

Po ju ku ishit, ua kthejnë me pyetje ushtarët e UÇK-së banorëve të Kosovës, që nuk i mbushët e nuk i shtuat radhët tona? 

Kaq pak djem sa dolën malit, ka Kosova për luftë...? 

Ku ishit ju prizrenalinj, ju turqeli, kur u dogj Tususi? 

A ju kujtohet çfarë bëhej në atë kohë tek Shatërvani, në kafetë bregut të Lumbardhit...? 

Ku ishit ju prishtinalij, kur digjej Qyqavica prej predhave apo kur kalleshin fshatrat e Drenicës?... 

Ku ishit ju, u drejtohen fqinjtë e vdekur të gjallëve. 

Ku ishit ju fshatra që s'u dogjët, u drejtohen fshatrat e djegura të padjegurave. 

Kështu flitet sot nëpër Kosovë. 

Ku ishit ju të gjallët thërrasin të vdekurit, të rënët. 

Mjaft më me fjalime para varreve e trupave tanë. 

A mos po ju duket vetja më trima, se sa ne...

Ku ishit ju? Ku ishit ju... rëndon mbi çdo shpirt kjo pyetje e rëndë e pazëshme e njëherësh gjithësunduese. 

Ku ishit ju... 

Ku ishit edhe ju ushtarë të Shqipërisë kur ne vriteshim pranë jush në kufirin Shqipëri-Kosovë. 

Ku ishe ti ushtri e Shqipërisë, ushtri e palavdishme e Shqipërisë, që humbjet dhe dështimet poshtruese, minimin e teritorit të vendit prej 1400 ha nga duart e ushtarëve serbë, vdekjet e sakatimet e njerzve nga minat serbe në oborret e arat e tyre, i shet si fitore dhe sot zbukurohesh me dekorata... për luftën e pabërë, ku ishe që nuk e shkrehe një fishek…?! 

Nuk pot ë thotë kush të mësyje drejt Kosovës…

A harrove se lavdia fitohet në luftë e jo në paqe…

Pse pranoni ju ushtarakët e Shqipërisë të vini dekorata lufte në gjokset tuaja kur luftën nuk e bëtë? 

Ç’janë këto dekorata mashtrimi e fallsifikimi… 

Ku do t’i çoni ato dekorata llamarine ju ushtarakë të Shqipërisë? 

Varret nuk u pranojnë me dekorata… 

Nëpër shtëpitë tuaja ju nuk mund të shkoni me dekorata lufte që ua dha Presidenti fallsifikues i vendit, sepse fëmijët dhe gratë tuaja e dinë mirë se ju vetëm në luftë nuk keni marrë pjesë, keni qenë si në zbor ushtarak në qytetin e Kukësit.

Kë do të mashtroni me këto dekorata pëveçse veten tuaj? 

A e keni pyetë veten në cilën betejë keni marrë pjesë në Kosovë? Çfarë keni arritë me betejat tuaja edhe imagjinare…

Çfarë shigjetuat me operacione shigjeta dhe pse e si lejuat qe ushtarët serbë të vrasin shqiptarë, pjestarë ose jo të UÇK-së, t’i vrasin në brendësi të teritorit të Shqipërisë e jo të Kosovës…

 Apo në luftën tuaj veç shqiptarë vriten e serbë jo dhe në luftën tuaj o vritesh o ikën…
Ku ishit ju banorë të shtetit amë... ju vllazën bre… 

Kjo pyetje tronditëse sillet përmbi kokat e të gjithëve dhe s'po i lë njerëzit të qetohen e të qartësohen. 

Kjo pyetje duket e pati bllokuar apo tromaksur turmën, pasi askush nuk e përmendi fjalën pavarësi në mitingun për Ollbrajtin, as në mitingun për Blerin, në Prishtinë. 

Ku ishit ju... 

Por edhe tani, ku jeni ju djem të Kosovës, ju heroj… që s'po na fusni nëpër shtëpitë tona, thërrasin banorët e Mitrovicës që janë ndaluar të hyjnë në shtëpitë e tyre nga një grusht serbësh. 

A veç një urë është mbi Ibër... 

Njëqind mijë djem të Kosovës a s'bëjnë dot disa ura me trupat e tyre për t’i dërguar deri në banesat e tyre banorët e pafaj të Mitrovicës...? 

Ku jeni bij të Kosovës, ju qytete e fshatra të tjera të Kosovës, thërret në kupë të qiellit Rahoveci që nuk i pranon trupat ruse të "infektuara" me krim serb, të hyjnë në Rahovec? ... 
Të vëmendshmit, pyetjen "Ku ishe ti… 

Ku ishe ti Hero"?, ia rrokin të gjithë shqisat kudo në Kosovën që gëzon lirinë përgjysmë...

* * *
Por kjo është vetëm njëra pamje. 

Ja edhe një pamje tjetër e parehatshme në tokën tonë të premtuar prej zotit. 

Njoftimet për zbulime varresh masive janë të përditshme e rrënqethëse. 

Zbulime, mekspertiza, rivarrime e zhvendosje varresh. Kosova po merret me të vdekurit, të masakruarit e saj. 

Ajo ka nëpër duar kufoma e varre, kazma e lopata, llaç e tulla, gozhda e sqepare... dhe nëpër këmbët e saj sillen të paturp këngëtarë e artistë, ndërkohë që askush nuk ka nge të merret me koncertet e tyre të gjoja festimit të lirisë... në të vërtetë koncert për një grusht marka... 

Formulat patriotike janë të njohura "T'ia heqim streset Kosovës". "Të bëjmë koncert për të mbledhur fonde për të rindërtuar kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit". 

Tek shëtisin nëpër Kosovë artistë të tillë fryhen si çlirimtarë mbi çlirimtarët. Dhe duken se e kanë të rrasur mendjen se këngët e Arif Vladit apo recitimet e Reshat Arbanës, të Ilir Shaqirit e Shkurte Fejzës, e kanë çliruar Kosovën dhe duan t’u ngjajnë këtyre emrave të njohur që përmenda. 

Kaq shpejt u harruan aeroplanët e Billit dhe të Blerit, të Solanës e të Klarkut, apo edhe pushkët e UÇK-së, pa të cilat, do t'u mbinte bari mbi varre të gjitha këngëve tona. 

Nuk kompensohet mungesa e trimërisë me këngë trimërie. Po të çlirohej Kosova me këngë e poezi, do ta kishte çliruar qysh moti Dritëro Agolli me mijëja e mijëra vargjet e tij.
Një gazetar i vjetër në Prishtinë (që kishte mbetur pa shtëpi e shumçka tjetër) më tha një ditë: "... do të jepja 2000 marka, të mos e shihja këtë afishe koncerti në krah të kësaj afisheje për rivarrimin e 70 vetëve që do të bëhet nesër në një fshat të Skenderajt.

 Është rivrasje e të vrarëve. Nuk kanë shkak t'i gëzohen më shumë se ne lirisë tonë këngëtarët nga Shqipëria... 

Nuk duam të na japin gajret me pare... Ne kemi vetë në Kosovë boll këngëtarë të mirë..."
Dhe këtë masakër entusiazte me gajde e klarinetë, po e organizojnë ato që s'u angazhuan në kohën e luftës gati dyvjeçare në Kosovë. 

Ose që mbase ishin të lidhur me armikun dhe kërkojnë kësisoj të fshehin të kaluarën e tyre kolaboracioniste. 

Dhe shkojnë e bien pre e tyre edhe disa artistë të joshur prej fitimeve jo të vogla e premtimeve për një shtëpi në Prishtinë apo në Prizren se "na ke ngritë peshë me kënget e tua... me recitimet e tua... oj motër, or vëlla, or bacë..."

Organizatorët e këtyre masakrave entusiazte nëpër Kosovë përfitojnë nga toleranca e banorëve të saj të cilët tolerojnë dhe vazhdojnë të kenë ende dashuri idilike për shtetin amë, "për artistët e mëdhenj të kombit". 

Emigrantët në Përëndim u kanë dhuruar miliona marka artistëve të tillë nëpër skenat e Europës, kur kanë dhënë koncerte për shqiptarët emigrantë, të degdisurit dherave të huaja e që në krahët e këngës bëheshin Mic Sokola e Sef Koshare...

Por sot është tjetër kohë, tjetër realitet.

"17 vetë të vrarë kam në fisin tim, më thotë një plak në autobusin Prishtinë - Prizren... 3 njerëz i kam të humbur, një zot e di se ku, 7 kulla i kam rrafsh për tokë të djegura. 

Edhe zogjtë e malit hë për hë s'po du me i nie... T'i rehatojmë njëherë të gjallët e të vdekurit... Kena vakt me knue bre burra. S'ashtë hana për kangë...

 Ashtë me e shtrëngue pushkën fort... Ejani shihni 17 vorret e mia, vorret e njerzve të mi... Hajde e pyetni ato vorre a po ua thonë çeto fjalë. 

Hajde se nuk e kam shtëpinë larg prej Prizrenit..."

Dhe vërtet. Ejani të flasim me varret…

2016/10/13

Tregim nga Thani Naqo

Nga Thani Naqo

NOFULLGJËRËT

tregim

Lëshoj çantën mes këmbëve dhe mbështes brylin mbi banakun portativ prej dërrase. Qoftexhiu bën sikur nuk më sheh dhe vazhdon të kthejë përmbys qoftet e kërnacet në tiganin që cërrin mbi prush.

-Eja mbas perëndimit të diellit dhe do të t’i fal të gjitha qoftet e kërnacet që do mbeten, – erdhi zëri i qoftexhiut nga përtej tymnajës.

-Hej, nuk jam lypsar, – e ngre zërin dhe enkas shpalos njërën anë të xhaketës. I tregoj tufën e lekëve në xhepin e brendshëm dhe qoftexhiu përdrodhi vetullat i habitur. Pastroi duart pas përparëses dhe më ve përpara pjatën
 me dy qofte, një panine dhe gotën, pa më pyetur mua, e mbushi rrafsh me raki.

Goditi me grusht mbi banak dhe thirri:

-Botë kapitaliste e mbushur me çudira!

Kullufita qoftet avullushka e paninen e mbarova me dy të kafshuara. I bëj shenjë t’ma mbushe pjatën me kërnace dhe t’më sjellë një panine tjetër.

-Vë bast me njëqind qofte e kërnace se je nga fisi i Nofullgjërëve, – tha qoftexhiu e me një të hedhur të tiganit i ktheu përmbys qoftet e kërnacet. U jap të krehur me gishta flokëve e mjekrës dhe duke fërkuar mustaqet, i them:

-Bastin e humbe. Nuk kam të bëj me fisin e Nofullgjërëve. Jam i Fundmi i Shalëgjatëve, - por e dija se Nofullgjërët ishin sharrëxhinj, druvarë dhe muratorë me nam. Vajzat e fisit të Nofullgjërëve i kërkonin për nuse pa mbushur
 ende të gjashtëmbëdhjetat, "sepse, thoshte nëneja, ato janë të forta, si mushka, enkas për punë bujqësie, Janë të shëndosha, me vithe të gjëra dhe qumështore. Pjellin çdo vit dhe burrat e tyre mburren se janë më të lumturit në botë, Ah, sikur të më sjellësh
 në shtëpi një nuse nga fisi i Nofullgjërëve, - më kishte nxitur disa herë nëneja. - Shtëpia do mbushet me nipër e mbesa e unë do porosit kallajxhiun të më bëjë dy tepsi të reja, për lakrorë, pispili e petanikë, por edhe një tavë, enkas për piperka e domate
 të mbushura me oriz e kumbulla. Vajzave të fisit të Nofullgjërëve u qesh fytyra, gjë që mua më pëlqen shumë, e do t'ia mar këngës e valles edhe kur të jem me bastun."

Kështu thoshte nëneja, pavarësisht se ajo e dinte që Nofullgjërëve u kish dalë nami se nuk ngopeshin me të ngrënë, kurse vajzat e tyre nuk ua jepnin syrin djemve të malit; martoheshin në fshatrat e fushës. Mirëpo,kur unë i
 lashë të tridhjetë e pesat, im' atë e ime, sa zinin shtratin e gjumit, thurnin plane si të më martonin sa më parë.

-E verrbër, e çalë, me kryqe të thyera, ose, fundja, vejushë, një a dy vite më e madhe, edhe me një fëmijë le të jetë, këtë vjeshtë im bir duhet të martohet. Më kanë thënë se një vajzë nga Nofullgjerët, e martuar me fusharak,
 fusharakun e ndau se ishte dembel e pijanec, e ç'ë se është me barrë?..." - tha ime më, ndërsa im' atë i mëshoi zërit:

-Pse të nxitohemi? Femra pjell gjersa bëhet 50 vjet, kurse mashkulli mbars edhe kur i le të njëqindat. Nofullgjërët, denbabaden, - e sqaroi im atë, - kanë jetuar në fushë, ku toka është e majme dhe dita e punës paguhet një
 herë më shumë se majë malit. Prandaj djemtë e fushës na i përlanë vajzat dhe fshati ynë sot ka 24 beqarë të stazhionuar...Është hapur fjala, - shtoi im atë me zë të ulët, - se në fshatrat e fushës do të shkurtohet tre dynymshi 1) dhe po u tufëzuan edhe bagëtia,
 atëherë Nofullgjërët do popullojnë malin...

-Gjersa të ndodhin këto çudira, - e ndërpreu nëneja, - tim biri e njëzet e tre beqarëve të fshatit tonë, do t'u zbardhen flokët e mjekrat si të Shën Kozmajt...

-Atëherë, - tha im' atë, - që oxhaku i Shalëgjatëve të tymojë, do kërkojmë nuse ne fisin e Nofullgjërëve dhe, po të mos bëhet kjo krushqi, do të trokas në portën e Çakërrëve...

Për herë të parë dëgjova se në fushë paskej patur edhe fis të Çakërrëve, kurse nga fisi i Nofullgjërëve njihja disa. Njëri, sharrëxhi, moshatar me mua, me një tërheqje sharre e çante kondurin një pëllëmbë, ama e fitoi bastin
 edhe kur përlau një kosh me patate të pjekura. Një tjetër, moshatar i tim eti, që i kishin ngjeshur nofkën Ujku, mori nuse nga fshati ynë. Ditën e dasmës, tregonte im atë, i çuditi dasmorët; i vunë përpara një shqerë të pjekur dhe ai e përlau shqerën me gjithë
 kocka e brirë; të dy heret e shoqja lindi binjakë. Një tjetër Nofullgjërë, me të cilin kisha bërë ushtrinë, megjithëse qe trupmesatar dhe nuk ta mbushte syrin, mund të hante një pllakë bukë e dy kova me supë fasuleje, ama ditën e paradës e shtrinte hapin në
 Bulevardin e Tiranës duke mbajtur mbi sup jo pushkë, por grykën e topit. Unë njihja edhe një tjetër Nofullgjërë, mullixhi. Ç’kisha dëgjuar për forcën e tij, e vërtetova me sytë e mia. Shkova për të bluar kërma, sepse nëneja do të bënte trahananë e dimrit dhe
 në mulli mbrrita kur Nofullgjëri sapo e kishte mbaruar skalitjen. I shkoi krahun gurit të mullirit në brimën ku binte drithi dhe e ngriti sikur të qe rrotë prej luledielli.

Nofullgjërët u vinin gjoksin punëve më të vështira në kooperativë dhe nuk ktheheshin në shtëpi pa realizuar dy norma në ditë. Nga që nuk e kishin traditë vjedhjen, mbanin lopë race, jonxhat i korrnin dy herë më shumë se të
 tjerët, kurse në oborret e shtëpive mbillnin nga të gjitha llojet e perimeve. Nofullgjërët kishin shpikur mënyrën e mbjelljes së patateve e të perimeve me kate, nëpër arka e koshe dhe shfrytëzonin hapësirat ngjitur me gjerdhet e deri tek nënstrehët.

-Po vrasim mendjen si të mbjellim edhe çatitë e shtëpive, - thoshin.

Nofullgjërët ashtu siç mburreshin se nuk ngopeshin me punë, mburreshin duke qeshur, “të ngrënën e ndalojmë jo se nginjemi, por se na lodhen nofullat.” Mirëpo, mbas tufëzimit të bagëtive, u shkurtuan edhe kopshtet familjare.
 Atëherë Nofullgjërët filluan të ankohen se po u binte fuqia, u përthyheshin gjunjët, nuk ngjitnin dot të përpjetat dhe nuseve të tyre nuk u qeshte më buza. Pa mbushur Enveri nëntë muaj, fisi i Nofullgjërëve, burra, gra e fëmijë, mbushën sheshin para zyrave
 të kooperativës. Kryenofullgjëri, peliçen hedhur krahëve, duke tymuar çibukun, i dorëzoi letrën kryetarit të kooperativës. Shkruanin se nuk do të çanin më kondurë, nuk do të shkulnin gurë në shpatet e malit, nuk do të ngrinin çakëlle përgjatë lumit, nuk do
 të ndërtonin shtëpira e stalla, gjersa Ramizi t’ua kthente tokën që ua mori Enveri dhe t’i lejonin të rritnin bagëti si më parë.

Thanë se kryetari i kooperativës flaku kapelen, krojti kokën me thonj, si i çmendur e kishte thirrur nga kreu i shkallëve të zyrave:

-Dëgjoni o, Nofullgjërë! Ju jeni fisi më i nderuar në anët tona. Shtojini akoma më shumë prodhimet e zarzavateve në oborrret tuaja, - por fjalën ia preu një zë piskamë femre:

-Domaten, kungullin, kastravecin dhe fasulen i mbështesim në hunj, sepse ato nuk mbajnë dot veten e tyre dhe jo më të na mbajnë neve.

-Nuk kam më forcë të ngre gurin qosheli, – sokëlliu njëri nga muratorët.

-S’mund të tërheq sharrën zhakë, – kishte pasuar e thirrura një sharrëxhiu.

-Nuk do pjellim më fëmijë, - thirrën njëzëri nuset e reja.

-Na gërgërijnë zorrët ditë e natë.

-Na mbinë në bark domatet e lakra turshi.

-Eshtrat na kërcasin sikur i kemi prej shtogu, – kishte thënë Kryenofullgjëri dhe shkundi çibukun në pëllëmbë të dorës.

-Mua më vjen të ha hunjtë e gardhit e trarët e shtëpisë, – kishte klithur më së fundi njëri nga fëmijët Nofullgjërë, mirëpo, pas kësaj klithme fëmijërore, në sheshin para zyrave mbrriti makina e Degës së Brendshme. Arestuan
 Kryenofullgjërin dhe dy të tjerë.

Nofullgjërët kyçën gojat, ulën kokat dhe shtrënguan rripat.

Ndërkohë që kujtoja këto, qoftexhiu m’a mbushi pjatën me qofte, shtoi dy bërxolla derri, edhe një panine tjetër dhe përgjoi ziliqar oreksin e tim.

-Sidoqoftë,- tha nëpër dhëmbë, - shumica e fshatarëve janë nofullgjërë...

Mirëpo edhe unë dallova se qoftexhiu syrin e majtë e kishte të larushitur si vezë laraske. Atëherë u kujtova se mbi kokë kisha tabelën prej llamarine, shkruar me germa të mëdha: QOFTORJA ÇAKËRRI.

2016

Leter nga Tirana(2)

MINA ÇAUSHI, NË UDHËN E PANDALUR TË KRIJIMTARISË LETRARE..
                        (Përuron dy libra me tregime, në Kamëz-Tiranë)
Nga:  Prof.Murat Gecaj 
           publicist e studiues
1.
Kur po udhëtoja me autobusin e linjës, nga qendra e kryeqytetit, për në Kamëz, sillja në kujtesë shumë gjëra. Mendja më shkoi edhe në periudhën e para viteve 1990, të shekullit të kaluar. Atëherë, kjo anë e Tiranës nuk kishte shumë ndërtesa dhe ato ishin të ulëta. Ndërsa tani syri i vizitorit përballet me ndërtime të panumërta dhe deri  disakatëshe. Ato janë ndërtesa banimi e biznese, por dhe kopeshte e shkolla, 9-vjeçare e të mesme dhe institucione të tjera. Ndërsa, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit, ngrihet hijerëndë dhe me një shtrirje të gjerë, Pallati i Kulturës. Ai sikur bën “garë” me një institucion të tillë kulturor, që ndodhet në qendër të Tiranës. Më parë, diku aty afër, ndodhej shtëpia e kulturës njëkatëshe, në mos gabohem, e Bashkimeve Profesionale.
Duke u shkëputur nga ajo kohë e kaluar,  futemi në brendësi të Pallatit të Kulturës. Natyrshëm, njeriu i parë që takuam aty ishte krijuesja e njohur, poetja e tregimtarja Mina Çaushi. Në natyrën e saj është e qetë e buzagase, por kësaj radhe vërejta te ajo një shqetësim të pranueshëm.  Pasi na uroi mirëseardhjen, u largua të bisedonte për sallën dhe të shihte, a kishin ardhur librat, që do të përuroheshin dhe t’ua dhuronte të ftuarëve. Por, kryesorja, ajo u interesua në se do  të kishte pjesëmarrje të pëlqyer, pra a do të mbushej ajo sallë e madhe e dritëplotë.
Ndërkaq, vazhdonin të vinin të ftuarit: poetë e shkrimtarë, punonjës të kulturës e artit dhe nxënës e mësues. Ndër ta, ishin dhe krijuesit: Merita Gjoni-Gjoka, Hamdi Skeja, Dritan Thomaraj, Eltona Lakuriqi e të tjerë.
Vërejta se Minja gjeti qetësi, kur në atë sallë vërshuan nxënës e mësues të Gjimnazit “Ibrahim Rugova” dhe të shkollës 9-vjeçare, që mban emrin e kandidates së tanishme për Presidente në SHBA, Hillary Klinton.
2.
Sapo hynë brenda gjithë të ftuarit, në sallë u vendos qetësia dhe zunë vend, në panelin e kësaj veprimtarie përuruse, pesë veta. Me shkathtësi e siguri, të pranishmëve iu drejtua moderatorja, Rugova Trezhnjeva. Ajo ia dha fjalën Albert Zholit, redaktor i librit  të autores Mina Çaushi, “Hapi i një gruaje”(ribotim). Duke u ndalur në vlerat e tij, ai nënvizoi: “Tematika e tregimeve është nga hapësira e gjerë kombëtare shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës, ku ajo ka lëvizur ose ka jetuar përkohësisht.  Në të 15 tregimet e saj, autorja ka shkruar pa komplekse, duke u përqendruar  te vlerat artistike të prozës, që përcjell…”. 
Pastaj sallën e veprimtarisë e gjallëruan recitimet e poezive të kësaj autoreje, nga nxënësit e Gjimnazit “Ibrahim Rugova” të Kamzës, por dhe të dy  shkollave 9-vjeçare. 
Në këtë mjedis të ngrohtë, si autoren e dy librave dhe të pranishmit, i përshëndetën zëvendeskryetari i Bashkisë, Artan Dervishi dhe drejtori i Pallatit të Kulturës, në Kamzë, Baftjar Cera. Me vëmendje e duartrokitje u ndoqën edhe fjalët e recitimet e poezive të M.Çaushit, nga artistja Merita Dabulla e poetja Enrieta Sina.  Gjithashtu, unë pata kënaqësinë t’i përshëndesja të pranishmit dhe drejtuesit e kolektivat e  mësuesve dhe nxënësve të shkollave të Kamzës, në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë. Me këtë rast, i dhurova poetes e shkrimtares Mina Çaushi, librin tim “Për ju, krijuese”(Tiranë, 2015). Në mes të tjerëve, aty është botuar shkrimi, që flet për përurimin e librit të saj poetik, “Një udhëtim, në fluturim me ndjenjat”(Tiranë, 2013), në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, me rastin e 60-vjetorit të ditëlindjes së saj.
Plot emocione ishte përshëndetja, si për folësit dhe gjithë të pranishmit në këtë veprimtari të bukur, nga autorja e dy librave, që u përuran, Mina Çaushi. 
Pastaj, të gjithë së bashku morëm pjesë në koktejin e shtruar, me këtë rast, si dhe bëmë fotografi të shumta, të cilat do të jenë kujtim i paharruar, për secilin nga ne.
3.
Mina Çaushi ka lindur në Tiranë, në janar të vitit 1954. Studimet e larta i përfundoi për degën e agronomisë. Në vitin 1993, emigroi në Greqi dhe në Athinë u specializua për degën e  psikologjisë. Ka shkruar, sidomos poezi, që në vitet e rinisë. Ndërsa librin e parë poetik, “Pikëllim familjar”, e publikoi  në vitin 2006. Në vazhdim, shkroi e publikoi pandërprerje, 15 libra, si në poezi dhe me tregime. Libri më  i ri i saj është me tregime, “Njollat në fustan” (Tiranë, 2016).
E përgëzojmë këtë autore të talentuar dhe urojmë që ajo të ecë pa u ndalur në udhën e bukur të krijimtarisë letrare, me shëndet të mirë e mbarësi dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!
Tiranë, 12 tetor 2016


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...