Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/19

Trondit pas Tupes, edhe letra e një nëne të re që i shkruan të birit, po autik!

Letër nga Nositi

(Gjeniut të heshtur, Spiros)

Shumë herë kam menduar të të shkruaj një letër, një letër nga shpirti, me diell dhe më lotë, me dhimbje dhe gëzim. Duke mbyllur sytë dhe duke më folur zemra. Një letër që mban dashuri dhe sakrificë edhe në jetën e përtejme. Një letër mëmësie që përgjan me gjoksin e Nositit.

Me pak fjalë… me shumë zemër. Më përzjerje lotësh… Një Nosit që udhëton me gjoksin hapur vetëm për ty. Gjoksi im mban dashuri bir… Mban sakrifice. Mban dashurinë dhe kujdesin për ty. Mban emrin tënd!

Një letër që udhëton në lindjen dhe mbylljen e diellit.

I dashur Bir!

Dua të të tregoj se sa të dua.Të kam pritur si gëzim dhe ti je gëzimi im… Unë asnjëherë nuk jam mërzitur duke u lodhur me ty. Nuk jam mërzitur kurrë se ti ishe me autizëm.

Duke u lodhur për ty, kam kuptuar se çdo të thotë të jesh nënë. Duke u përpjekur për ty kam kuptuar se dashuria për fëmijët është më e madhërishmja më e forta, sfida e çdo kohe.Sfida e fatit.

Biri im, ti je ende fëmijë dhe unë mezi pres të të shoh çdo herë duke qeshur, të luash mes shokëve dhe të kalosh një fëmijëri të bukur.

Unë e dua shumë buzëqeshjen tënde! Buzëqeshja jote më vesh mua me dritë.Më bën të prek retë…, më bën të kuptoj se ti je fëmijë si gjithë të tjerët.

Kur të shoh të mërzitur, që ndonjëherë shokët e lagjes nuk të afrojnë, edhe kur te shohin që ti bën ndonjë gjest ashtu padashur më pikëllon shpirti.

I mbaj mend ato ditët e para kur kemi ardhur ne Tiranë. Mërzitjen, trishtimin, lotët dhe dëshpërimin se ti ti ishe fëmijë autik.

Kam ardhur për ty…Kam braktisur gjithçka vetëm për ty! Asnjëherë nuk jam mërzitur me ato që lashë pas,as me fatin.

Bir…! Shpirt!Drita ime!

Ti nuk je autik!!! “Autikë” jemi ne, shoqëria jonë patriarkale, parlamentarët, drejtuesit, njerëzit e ardhur rishtazi në metropol.

Po, po ne jemi autikë! Këta njerëz që nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë që ti je një ëngjëll. Nuk i bie më qafë askujt. Nuk ngacmon askënd. Edhe kur të shtyjnë, ti hap rrugë. Ti luan ndonjëherë me gjestet e tua fëmijërore dhe kjo nuk i bën dëm askujt.

Je tolerant. Je fëmijë i mbarë dhe unë jam e lumtur për këtë. Më mbushet syri me lotë, ku të shoh të trishtuar. Ti bir je i ëmbël! Je i mirë! Ti bir je një gjeni!

Ti di saktësisht, kampionatet botërore të futbollit, Evropiane, emrat e futbollistëve, medaljet e fituara ndër vite, datëlindjet e futbollistëve.

Shkruan shumë bukur, ke dalë me rezultate të mira në mësime di shumë gjëra të tjera:Ti bir je një gjeni i heshtur!

Biri im, e kemi nisur rrugën e së ardhmes tënde bashkë. Do të të ndjek kudo. Do të bëhem shqiponjë për të fluturuar mbi kokën tënde. Do të jem mburoja jote! Nuk do të të lë vetëm asnjë moment. Kam një dashuri të madhe për ty dhe për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta.

Nëna, prindër, njerëz të mirë, mësojini fëmijët të duan ..të duan, sepse nesër, mund të keni ju në familje fis, gjak një fëmijë me nevoja të veçanta!

Po,mund t`u ndodhi! Fati nuk ka preferenca…

Bir! Unë e di në që Shqipëri fëmijët si ty e kanë të vështirë përshtatjen,por asgjë nuk është e pamundur!

Të kam mësuar shumë gjëra do të mësoj akoma. Mos ma hiq kurrë kokën nga kraharori,unë jam bota, mbështetja, dashuria. Mos ma hiq kurrë dorën! Bashkë do të ecim në kohë…

Unë jam nëna që kam nxjerr nga autizmi djalin tim,me shumë përkushtim dhe dashuri!

Unë jam Nositi!

Duaj ,mbështet edhe ti…

Nga Anila Kruti

Raporti i “Frontex”/ Ja si u pasurua mafia shqiptare


Një raport i “Frontex”, thotë se mafia shqiptare është dominuese në trafikimin e refugjatëve. Raporti thekson se, duke shfrytëzuar mungesën e masave nga ana e BE për krizën e emigrantëve, mafia kryesisht ajo shqiptare, italiane dhe turke po tregohet oportuniste.

Pavarësisht rënies së numrit të emigrantëve të kapur për kalim ilegal të kufirit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në krye qëndron kufiri shqiptaro-grek.

Pika e dy është kufiri mes Hungarisë dhe Serbisë, ku trafikantë rezultojnë shqiptarët e Kosovës. Mafia kryesisht luan rol lehtësues, duke ndihmuar refugjatët për kalimin ilegal nga një shtet në tjetrin. Gjithashtu, ata pajisin me dokumente false emigrantët, ose korruptojnë politikanë dhe punonjës të administratës.

Por, mafia shqiptare nuk është e përfshirë vetëm në kalimin ilegal nga Greqia për në Shqipëri, por e në kalimin e tyre nga një vendi i Evropës Perëndimore në tjetrin, si për shembull për ata që duan të shkojnë në Britani.

Në raport, thuhet se mafia shqiptare fillimisht i dërgon refugjatë në Itali dhe më pas në Belgjikë nga portet e të cilës dërgohen më pas në Britani

Prostitucioni në Athinë, shqiptari blinte për 3 mijë euro vajzat ukrainase


Një grup kriminal, që merrej me prostitucion, është shkatërruar nga policia greke, në Athinë. Në pranga kanë përfunduar 5 persona: 2 grek dhe 3 të huaj. Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe një 31-vjeçar shqiptar.


Gjatë operacionit gjithashtu janë ndaluar edhe 15 vajza që shfrytëzoheshin si prostituta. Të gjitha ishin nga Ukraina.

Ishte pikërisht një grek që pasi “peshkonte” vajza të reja në kushte të vështira ekonomike në Ukrainë, i dërgonte drejt Athinës, shkruan Klan.

Me pas i strehonin në 6 apartamente për t’i futur në rrugën e prostitucionit. Kur vajzat nuk i plotësonin më kushtet e bosëve, ato “shiteshin” tek shqiptari kundrejt një pagese prej 3 mijë euro. Ky i fundit më pas i përdorte për të fituara para për vete, sërish në prostitucion dhe shifrat jane marramendese.

Mish i pakontrolluar qe rezikon shendetin e qytetareve të Kosovës !



Behare Bajraktari eshte bere deshmitare e nje tregetie e cila ka shume gjasa te rezultoje e paligjshme dhe qe rezikin shendetin e qytetareve. Bejme apel qe institucionet ne Kosove te reagojne fuqishem ne po publikojme statusin ne Facebook dhe fotot qe ka bere ne terren Behare Bajraktari:

Alarm për shëndetin!

Mish i dyshimtë në këtë depo të dyshimtë krejt hapur i vendosin tiketat informuese të rrejshme.

Këtu punohej krejt hapur pa asnjë problem. Policia e Kosovës dhe mekanizma të tjera të shtetit këtu pari kalojnë vazhdimisht. Si ka mundësi të anashkalohet diçka e tillë?

Kjo ‘depo’ ndodhet në aksin rrugor Fushë Kosovë-Prishtinë. Automjeti që e solli këtë mish ishte i kamufluar si shpërndarës kafeje.
fb_img_1476792199451
Mish i ngrirë pa afat dhe pa informacionet e origjinës, rrezikon shëndetin e familjeve tona.

Ju lutem ta shpërndani sa më shumë që ta shohin organet përkatëse të shtetit dhe të marrin masa, sespe shëndeti ynë është në rrezik!

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë që ta shohin familjet e Kosovës dhe të mos blejnë mish të tillë!


Maturantes se shkëlqyer Xhoiel Rica , iu vodhën të dhënat personale dhe humbi universitetin

Xhoiel Rica është maturantja që një javë më parë kallëzoi në polici se i kishin vjedhur të dhënat personale dhe më pas kishin ndërhyrë në sistemin e aplikimit dhe të regjistrimit për në shkollat e larta. Në një intervistë për GSH ajo tregon se si e zbuloi një fakt të tillë. 18-vjeçarja rrëfen se nuk kishte aplikuar asnjë degë në Universitetin Bujqësor, por kishte dalë fituese në 10 degë të këtij universiteti. Vajza ka mbaruar në gjimnazin “Sami Frashëri” me mesatare 9.63 dhe sipas përllogaritjes së AKP-së ishte me mesatare 9.15.


“Në datën kur u hapën aplikimet për raundin e dytë, kam dhënë një intervistë në një televizion. Gjatë intervistës bëra një improvizim se si mund të aplikoje në raundin e dytë, por nuk bëra asnjë aplikim në të vërtetë. Nisa vetëm mënyrën se si do të bëhej aplikimi dhe më pas i bëra “log out”. Aplikimin e kam bërë në darkë, në shtëpi. Prezente ishte edhe mamaja ime kur kam vendosur 10 preferencat e mia në fakultetin Ekonomik, Psikologji e disa të tjera në privat. Por, përderisa aplikimi ka qenë tri ditë i hapur, një person X ka hyrë në adresën time, ka fshirë të gjitha zgjedhjet që unë kam bërë, dhe të 10-ta zgjedhjet i ka futur në Universitetin Bujqësor. Ndërkohë që unë nuk isha fare në dijeni për këtë gjë. Kur dolën përgjigjet e fituesve të raundit të dytë, tek universitetet që unë kisha përzgjedhur nuk figuroja fare si ID personale. Që do të thotë se unë nuk figuroja as si humbëse dhe as si fituese. Kam kontrolluar edhe te preferencat e tjera në privat, dhe as atje nuk figuroja” –thotë maturantja e cila thotë se të dhënat e saj u vodhën nga video që u transmetua në TV dhe që u publikua në faqen e Ministrisë së Arsimit.

“Videoja e kronikës që u transmetua në televizion ishte hedhur edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe kushdo që mund të bënte pause në momentin që aty janë dhënë të dhënat e mia personale mund t’i merrte ato, pasi kamera e kishte fokusuar shumë afër. Në kronikë nuk mund të merreshin, sepse kalonte shpejt kjo pjesë, por në faqen e ministrisë po. Aty ishin të gjitha të dhënat e mia, si ID-ja e Maturantit, ashtu edhe të dhënat e kartës së identitetit” –thotë 18-vjeçarja e cila kërkon që ngjarja të zbardhet.

Mata Hari, historia e gruas se hijshme spiune, kërcimtare dhe legjendës së vdekjes

Nga Albert Vataj


Fatkeqësisht sinonimi i emrit Mata Hari ishte ai i një gruaje të përdalë, një prostitute klasi, një gejshe perëndimore. Jo, jo vetëm një përqindje e papërfillshme nuk mund të vizualizojë njohjen me një personazh kaq emblematik për kohën, një grua mit në Evropën e shpërbërjes së perandorive të mëdha, në Evropën e Luftës së Madhe, në Evropën e Luftës së Parë Botërore. Ajo ishte dhe mbeti në historinë e kësaj lufte të përgjakshme, këtij kapërcyelli historik një identitet i pazakontë, një përjashtim fati, një aksident në realen e gjërave të mëdha. Natyrisht gruaja joshëse, do të zinte vendin kryesor në përcaktimin e profilit të Mata Hari. Beteja krevatore e këtij kurmi ishte një luftë në mes asaj lufte të përbotshme. Si u rekrutua, kë spiunoi, tradhëtia e madhe që i bënë francezët dhe pushkatimi i striptistes agjente. Rruga e gjatë dhe fama e pambërritshme nga tjetër grua e asaj kohe do të vijojnë ta mbajne këtë femër sharmante dhe shumë inteligjente në podin e famës.abd8e705214c626db96767a964671931
Kur bëhet fjalë për spiunazh, në krye të çdo renditjeje qëndron gjithmonë Mata Hari. Bukuroshja holandeze cilësohet si agjentja më e mirë femër në histori. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, francezët dyshonin se ajo spiunonte për gjermanët, edhe pse ajo një gjë të tillë e bënte edhe për francezët. Pavarësisht mbrojtjes së saj, ajo punoi si agjente e dyfishtë dhe ishte besnike ndaj Francës. E arrestuan në vitin 1917 dhe e ekzekutuan 8 muaj më vonë.
Historia
Margaret Gertruda Cele lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe s’dihet ku u zhduk, e ëma vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Një herë duke lexuar gazetën, që merrej me kombinimet bashkëshortore, hasi në propozimin e dorës dhe zemrës së një kapiteni të ushtrive koloniale , Rudolf Makleon. Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr. Burri filloi të sillej gjithmonë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që t’i helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spuinazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh. Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje.
Valltarja e bukur
220px-Mata_Hari_2Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë. Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet në jetën mondane dhe sallonet e saj. Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë “syri i mëngjesit” a diçka e tillë, pasi askush nuk e di me saktësi. Ajo do të interpretonte në spektakle të paparë, me valle rituale përzierë me striptizëm dhe Parisi, Vjena , Berlini. Amsterdami, Roma dhe Monte Karlo paraluftës ranë në gjunjë para saj. Fitoi shumë dhe bleuvilae letra me vlerë. Por nuk dihet sesi një ditë u zhdukën të gjitha këto dhe ajo mbeti ngushte duke iu fshehur kreditoreve…
Rekrutimi
Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëherë pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me gërmën H shënoheshin agjentët e vjetër. Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta. Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar për të. Në gjyq ajo tregoi: “Në Gjermani policia gëzon të drejtën e censurës për kostumet që përdoren në teatër. Mua më thanë se isha zhveshur më shumë sesa duhej. Prefekti erdhi të më kqyrte dhe aty u njohëm”. Këtu mund të shtohet se kreu i policisë, njeri i njohur në qytet vështirë se mund të shfaqej ne shoqërinë e një gruaje , jo më pak të njohur nëse ajo do të kishte qenë vertete agjente e tij. Veç kësaj policia i qëndronte larg spiunazhit, e sidomos atij ushtarak.
Vendimi fatal
Megjithatë Mata Hari ishte gjithmonë nevojtare për të holla. Në këto kushte ajo mori një vendim fatal për veten e saj: ‘Nëse shërbimi gjerman më dha kaq shumë për hiçgjë pse të mos mjel dhe atë francez?” Mata Hari kërkoi një takim me shefin e kundërzbulimit, kapitenin Ladu dhe sebep për një takim të tillë nxori kërkesën për një leje kalimi në qytetin kufitar Vitel, në të cilin e kishte ftuar kryetari i Bashkisë pak kohë më parë. Bisedoi gjatë me Ladunë dhe hyri në shërbim të francezëve, pa përmendur fare faktin se i përkiste ndërkohë edhe zbulimit gjerman. Kur u ndanë Ladu, shumë inteligjent, i la të kuptonte se e këshillonte të mos punonte në dy fronte njëkohësisht, pasi mund të përfundonte shumë keq. Mata Hari iu përgjigj me një frazë të stërholluar, që donte të thoshte se ajo do t’i qëndronte deri në fund besnike shërbimit francez.
Mata_Hari_15
Veprimtaria në Spanjë
Duke lënë Mata Harin në Spanjë, Ladu vepronte me siguri. Zbulimi francez kishte kapur shifrën me të cilën atasheu ushtarak gjerman në Madrid komunikonte me komandën në Berlin. Pak kohë më parë një agjent i çoi Ladusë një telegram të deshifruar: “Në Madrid ka ardhur agjenti H-21. Ai arriti të penetrojë në zbulimin francez. Kërkon udhëzime dhe të holla. Jep të dhënat që vijojnë për vendndodhjen e reparteve…po ashtu tregon se shtetari francez N është në marrëdhënie të ngushta me një princeshë të huaj”. Në telegramin e kthimit thuhej : “Agjenti H-21 të kthehet menjëherë në Francë dhe të vazhdojë punën. Të marrë çekun Kremer prej 5 mijë frangash në Kotuar d’Eskont”. Siç u sqarua më pas jo të gjitha të dhënat për repartet franceze ishin të sakta. Nga i dashuri i saj rezidenti gjerman Hans fon Kale, Mata Hari mësoi se gjermanët ishin në dijeni të desantimit të planifikuar të anglezëve në një port maroken dhe ishin bërë gati ta godisnin atë. Ajo për të shmangur tragjedinë shkoi menjëherë tek rezidenti francez në Madrid, kolonel Davinju dhe raportoi për atë çfarë kishte mësuar.. Por gjermanet duke e ditur kodin e francezëve kapen telegramin e Davinjus dhe i tërhoqën vërejtje të rëndë Hans fon Kale, që nga ana e tij pati dyshime të forta për Mata Harin dhe u grind shumë keq me të duke e akuzuar se: “U kishte dhënë francezëve një informatë që nuk duhej të dilte”. Por në të gjithë këtë histori Mata Hari kuptoi atë që shërbimi francez nuk kishte kuptuar prej kohësh. Gjermanët deshifronin të gjitha mesazhet e tyre. Ajo shkoi përsëri tek Davinju dhe e lajmëroi duke shpëtuar kështu me
Arrestimi
Më 13 shkurt policia franceze e arrestoi. Ku ta dinte Mata Harri se ajo ishte konsideruar fajtore për fundosjen e 17 anijeve të aleateve dhe vrasjen e qindra ushtarëve. Duhej një fajtor dhe për këtë Mata Harri ishte e përshtatshme. Hetimi vazhdoi disa muaj. Në 24 korrik 1017 ajo shkoi në gjyq. Gjendjen e saj e përkeqësonte dhe fakti se të gjitha hetimet bazoheshin në truallin pjellor të opinionit publik të shqetësuar nga dështimi i të ashtuquajturit Operacioni Nivel-mësymja pranverore e trupave franceze. Për këtë dështim akuzoheshin spiunet gjermane dhe mbi të gjithë Mata Harri. Edhe pse specialistët e shpjegonin këtë dështim me një sërë shkaqesh të tjera profesionale, duhej një kokë turku. Mata Hari dhe legjenda e thurur për të ishte ideale. Akuzohej për spiunazh dhe për përfitime të shumave të mëdha nga gjermanët në këmbim të lajmeve. Edhe pse Mata Harri u shpjegoi se një pjesë të mirë të parave ajo i kishte fituar nga shërbime të tjera, asgjë nuk piu ujë. Ajo u dënua njëzëri me vdekje.
Fundi
Margarita Cele e priti vdekjen e vetme ne qelinë e burgut Sen-Lazar. Në momentin kur shkuan për ta marrë në qeli ajo u përgjigj: “Kaq shpejt? Që pa gdhirë!”. Nuk piu cigaren e fundit që i dhanë, por një gotë grog. Propozimit të pastorit për t’u falur i është përgjigjur: “Nuk kam dëshirë t’u falem francezëve. Megjithatë njëlloj janë. Jeta asgjë, asgjë dhe vdekja. Vdekja, gjumi, ëndrrat, ç’rëndësi kanë të gjitha? A nuk janë njëlloj? Sot apo nesër, në shtrat apo në shëtitje? Gjithçka është e gënjeshtërt”. E lejuan të shkruajë tre letra të shkurtra: një për farë nëpunësi të lartë, një për vajzën dhe një për të dashurin Vadim. Pranë derës së burgut qëndronin pesë makina. Në atë mëngjes të vrenjtur dhe tërë lagështi ajo u pushkatua në rrethinat e poligonit Vensen. Në momentin e pushkatimit duke shikuar në qiellin e lagësht të mëngjesit, kërkoi të mos ia lidhnin sytë dhe buzëqeshi…
Pushkatimi
Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre.
Legjendat e vdekjes
Po sipas zërave që qarkullojnë, Mata Hari e kishte përballuar shumë lehtë këtë provë të vështirë të jetës, duke treguar se ishte më se e qetë, madje në çastin më të tmerrshëm, përpara goditjes, i kishte parë qetësisht në sy dhe plot ëmbëlsi ekzekutuesit e saj, duke u dërguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli.
Jeta, aventurat dhe sidomos vdekja e Mata Harit krijuan shumë mite. Informatori anglez Bernard Njumen ka shkruar: “Përgjithësisht nuk dëshiroj të them se dikur nuk ka ekzistuar një grua informatore, veprimtaria e së cilës të jetë e shquar. Mes tyre ke qenë një Mata Hari, por edhe ajo nuk ka kryer as të qindtën e asaj ç’ka i atribuohet në aventurat romantike”.
Jeta tokësore e Mata Harit vazhdoi nëpër ekrane dhe në shumë filma ku spikasin “E turpëruara” me Marlen Ditrih në 1931 dhe “Mata Hari” e luajtur nga Greta Garbo.

Aktorja shqiptare Anxhela Çikapano - Edi Ramës: Vota që kam dhënë për ju, gabimi më i madh i jetës

Aktorja shqiptare shpreh revoltën ndaj Edi Ramës se për çfarë arsye qeveria nuk ka reaguar prej tre vitesh që është në qeveri, në lidhje me problemet që shqetësojnë qytetarët e ndryshëm të këtij vendi.

Aktorja Anxhela Çikapano ka replikuar me kryeministrin në facebook për importin e mbetjeve në vendin tonë. Ajo i thotë Ramës se


“Unë nuk kam frikë zoti Rama dhe fatkeqësisht nuk gënjehem lehtë. Unë di, shikoj, lexoj, analizoj, gjykoj, sot me mendje më të kthjellët se kurrë dhe nëse ka një gjë në jetë që nuk do t’ia fal vetes është vota për Rilindjen. E kuptoj përgjigjen tuaj gjaknxehtë (paçka se mjaft shabllon) se ju shoh gabimet drejtshkrimore pa fund.

Ju nuk respektoni as gjuhën e mëmës, le pastaj të tjerat. Sa për industri e për ekonomi edhe Sali katili, që sa herë e mori, i vuri zjarr më keq se turku, nuk e çoi vendin në këtë mjerim që e çuat ju, në një kohë kaq të shkurtër. Nëse plani juaj ka qenë ta zbrazni Shqipërinë e ta shisni pa kokëçarje, duheni lëvduar se ia keni dalë mbanë më së miri: merita juaj më e madhe në këto 3 vjet, duhet ta pranojmë këtë!

Me këto mesazhet kopjo+ngjit mund t’i mbushni mendjen vetes (fenomen i njohur kur përpiqesh të mbash mend gënjeshtrat që thua) dhe nëse ju gënjen mendja se jeni më i zgjuari në një shtet plot me gomerë, sot e morët përgjigjen nga mbarë Shqipëria. Njeriu hyn me vështirësi në histori si baba kombi, por fare lehtë si tradhtar i tij!”, shkruan ajo në profilin e kryeministrit Rama në facebook:


screenshot 18 1474716853 3033053

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...