Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/19

Televizioni si mjet mashtrimi dhe kontrolli

blerta-haxhiaj

Mr.sci.Blerta Haxhiaj




Syte e TV, jo gjithmonë shërbejnë si burim për shikueshmeri të qëndrueshme dhe kontrolli ideal nuk është vetem te transparenca. Kjo presupozon një hapesirë objektive dhe një shikueshmeri të gjithëfuqishme despotike. Nuk ka një sistem limiti mirëpo loja zhvillohet mes te ‘shikosh’ dhr të jesh i shikuar edhe në piken më kritike të panoptikonit që kjo edhe mund te ju verboje. “Ju nuk e shikoni TV por TV ju shikon juve (drejteperdrejte) një parim që të determinon. Kjo bën që aparati i panoptikonit të mbivëzhgohet, ku dallimi mes aktive dhe pasive pushon se ekzistuari. TV te drejtohet ty : ti je një model, ti je prioritet. Një slogan hiper’realist për shoqerite duke tentuar të hiper’realizohet. Aty realja është e ngatërruar me modelin dhe në statistikat e pergjithshme ajo funksionon. Në zhvillimin e metutjeshem të shoqerise nuk është më ajo bindja (propaganda, ideologjia, publiciteti) por një bazament i ri “Ti je lajmi, ti je shoqëria, ngjarja je ti, ti je i përfshirë, perdore zerin tend” një katapultim i ngjarjeve bën që e pamundura të lokalizohet dhe një instance e modelit, pushtetit, një mediumi ndodh – qëkur Ti je në anën tjeter” një refleksion i paster, jo me dhune apo mbikqyrje. Një reagim sekret, një simulakra me hapesiren e vet ku efektet e reales kthehen për tu përdorur përseri. Hapësira panoptike shndërrohet në një hipoze morale që përdoret nga analistat klasik te esences objektive te pushtetit, dhe një starnim i spektatoreve. Televizioni ne raste tilla, nuk është më një medium spektatolar, audienca nuk është më audience e vezhgimit ku situatat vetem flasin, vete mediumi nuk mund te identifikohet si i tille dhe kjo eshte formula e nje kohe te re. Cdo lloj mediumi i tillë pushon së ekzistuari si i tillë edhe në kuptimin literal, i shpërndare dhe i shtrembëruar nga real-ja prandaj jo më shumë se vonë ajo nuk mund të thotë që është e deformuar. Një miksim i tillë, viral, endemik kronik dhe alarmant paralajmëron prezencen e televizionit si medium mashtrues. Menyra tradicionale për lajmet që të arrijne te audienca na sjell në këtë situate të menyres prespektive dhe deteminuese. Mënyra kritike dhe aktive në një mënyrë analitike. Dallimi mes shkakut dhe efektit, mes aktives dhe pasives, mes subjektit dhe objektit, mes fundit dhe kuptimit. Kjo është një metode që na thote neve TV na vezhgon, Tv na tej-tjeterson, Tv na manipulon, Tv na informon… aty ku simulimi fillon çdokund, në politikë, ekonomi, biologji, psikologji, sociologji, në domenin medial, aty ku manipulimi është i mundur në mënyrë absolute. (Jean Baudrillard)

Programi humoristik – Portokalli – qe transmetohet ne platformen e Digitalb, kanali Top Channel me personazhin e tij karakteristik (prezantuesi i emisionit Voulez Vous) na shndërron te gjitheve në Një STAR – ti je një Star. Te jetojme në një Utopi nuk na mjafton sepse Utopia përfundon saktësisht kur ajo shtron pyetjen se “Si jam krijuar?”. Programacionet që ofrojnë TV tona përveç faktit që shërbejnë si mjet informacioni pa anashkaluar mediat dhe platformat e tjera informative si rrjetet sociale që më shumë se dëme, nuk shërbejnë pozitivisht, arrijne të japin një hiper’realitet duke u munduar te jete apolitik. Bota teknologjike që na mban të burgosur aty, na mashtron, na shpërblen, na uron dhe na ndëshkon duke na lidhur me zinxhire. Si shpellarë modern të Platonit rrëshqasim në grackën tonë duke mos hequr dorë nga komoditetet dhe të mirat teknologjike të cilat janë bërë domosdoshmëri për jetesen tone. Hiperrealiteti më i keq i mundshem qw po ofrojne mediumet tona eshte ai hiper’realiteti turk, prandaj Miresevjen Tur(q)i, perseri …

Kundër ideologjise së eksperiencës së jetuar të dehumanizimit së reales në banalitetin fundamental është radikale në autenticitetin e saj. Producentet deklarohen për një një formule paradoksale dhe absurde – as e vertete, as falso- mirëpo ishte Utopi. Formula “njëjtë sikurse të mos ishe ketu” ështe e barabarte me “ njëjtë sikurse të ishe këtu”, kjo ështe Utopi. Ky eksperiment i së vërtetes nuk është aspak një sekret apo perversion mirëpo një kercenim i reales apo një hiper’realitet i një estetike. Një termet të tejtjetersimit dhe madhështise ku në të njëjten kohë është një transparence e tepruar. Në simulimin mikroskopik që transformon realen në hiper’reale – ajo se çka ndodhe në porno, ku mahnitja është më shumë metafizike se sa seksuale. Një e vërtete është si e tillë - si një e vërtetë refleksive në pasqyre, apo në prespektive e së vertetes të sistemit panoptik dhe të tërë sistemit? Një e vërtete manipulative e testeve dhe pyetesoreve që na nenshtrohen e cila paguan çmimin e tyre. Hegeli na e rikujton:” çdo gjë reale është racionale dhe çdo gje racionale ështe reale”

Njeriu i Vladimir Putin: Lufta mund të nisë para 8 nëntorit 2016.




Sergei Aleksandrovich Markov



Një paralajmërim që duhet marrë seriozisht, duke qenë se vjen nga një njeri shumë afër Vladimir Putin.

Sergei Aleksandrovich Markov, këshilltar i Putin, thotë se lufta mund të nisë shumë shpejt, madje sipas tij ajo mund të nisë përpara zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Tensionet mes dy superfuqive janë rritur ndjeshëm dhe nuk është çudit që “shkëndija” që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore të ndizet nga momenti në moment.

“Këto janë tensionet më serioze mes Moskës dhe Uashingtonit prej dekadash. Lufta mund të nisë përpara 8 nëntorit”, tha Markov.

“Personalisht kam nisur të mbledh rezerva ushqimore, që të fshihem nëse nis lufta. Ju sugjeroj të bëni të njëjtën gjë”, tha Markov.

Markov është një doktor shkencash dhe ka qenë edhe përfaqësues i Dumës ruse pak vite më parë.

Prej disa vitesh ai është këshilltar special i Vladimir Putin.

Në 2012 ai parashikoi ngritjen e trupave proruse në konfliktin në Ukrainë.

Çfarë ere po fryen në Greqi?

Kriza e euros nuk mbizotëron më titujt e gazetave. Por tema nuk është zgjidhur. Dhe meqenëse në Athinë nuk ka gjasa të ndryshojë vërtet diçka, problemi do të dalë sërish në vëmendjen e publikut, mendon





Nga Spiros Moskovou

“Mosprivatizimin e shoqërisë shtetërore të elektricitetit DEI e shpall interesin qendror politik të Syrizas”, bubulliu ministri i Energjisë Panos Skourletis në fundjavë në Athinë në kongresin e partisë në pushtet. Kjo në një kohë kur në maj, qeveria Tsipras dhe Parlamenti grek miratoi një listë të parë të sipërmarrjeve shtetërore, që duhet të privatizohen. Një pikë e rëndësishme këtu është shitja e njërës pjesë të aksioneve të DEI-t. E gjithë paketa e privatizimit do t’i sjellë arkës shtetërore deri në fund të vitit të ardhura në shumën e 2,5 miliardë eurove.
Një ministër si drejtues i opozitës

Por kjo nuk do të sjellë rezultat, kur është pikërisht ministri përkatës që bën thirrje publike për luftë kundër planit. Por lufta e Skourletit kundër politikës zytare qeveritare i solli atij vendin e gjashtë në komitetin e ri qendror të Syrizës. Edhe rruga e anasjelltë është e mundur te Syriza: kryeministri gjoja radikal i majtë, Alexis Tsipras e ngriti në doktrinë të re shtetërore mbetjen e Greqisë në Eurozonë. Edhe kjo metamorfozë e plotë nuk e pengoi atë që të rizgjidhet me 95 përqind të votave kryetar partie.

Rasti Skourleti dhe kthimi i Tsiprasit në vlerat e Euros janë karakteristike për politikën kontradiktore të populistëve në qeveri në Athinë: zyrtarisht qeveria e Athinës u përmbahet marrëveshjeve me donatorët ndërkombëtarë në kuadër të paketës ndërkohë të tretë të ndihmave për Greqinë; jozyrtarisht ajo shfrytëzon çdo rast për ta minuar paketën. Këtë akt të rrezikshëm balance ajo ia shet kombit si luftë kundër torturuesve të kombit. Është e qartë – edhe në shtete të tjera evropiane, retorika në politikën e brendshme është më e ashpër se toni i së njëjtës qeveri në parketin ndërkombëtar. Por në Greqi ndërkohë dallimi është kaq i madh, sa duhet të flasësh për një politikë kalamajsh.

Për fat të keq kjo nuk prek vetëm Syrizën radikale të majtë, e cila nga një grup sektar i opozitës u kthye brenda natës në parti në pushtet të shtetit të falimentuar – por edhe pjesën tjetër të partive greke. Në verë 2015 edhe konservatorja Nea Dimokratia dhe socialdemokratja Pasok votuan pro paketës së tretë të ndihmave për vendin. Por që atëherë ato luftojnë në mënyrë të paepur çdo masë konkrete dhe çdo reformë, të cilën Syriza përpiqet e detyruar ta zbatojë. Debati publik humbet në një rrëmujë akuzash reciproke, akuzash dhe shpifjesh. Paaftësia e partive për të arritur edhe një konsensus qoftë edhe minimal e vështirëson shërimin e nevojshëm të vendit. Pjesë të shoqërisë i kthejnë krahët politikës, jo pak qytetarë ndërkohë mbështesin parti ultra të djathta.

Në një fazë shndërrimesh si ajo që po përjeton shoqëria greke aktualisht, do të nevojiteshin parti të ndërgjegjshme për përgjegjësinë e tyre. Parti që janë të të njëjtit mendim për nevojën e reformave që duhen kryer dhe që grinden vetëm për idetë më të mira.

Syriza është ndërkohë përgjegjëse për tri votimet në vitin 2015 me rezultatet krejt të ndryshme. E vëmë me bast që kjo parti së shpejti do të bëjë thirrje për zgjedhje të reja – nëse kreditorët nuk premtojnë qethje të qartë të borxheve deri në fund të vitit? Dhe argumentimi për këtë hap do të tingëllojë sërish heroik: “Duhet t’ua tregojmë sërish vendin torturuesve të kombit!”

Të gjitha ekzektutimet për kanabisin që janë tentuar të fshihen

Kanabisi është kthyer kohëve të fundit në një burim të frikshëm konfliktesh të përgjakshme. Prej kohësh, pazaret e drogës janë arma vrasëse e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Kanë krijuar konflikte të dhunshme dhe hakmarrje me familje dhe fise që tentojnë shfarosjen. Por kur bëhet fjalë për ngjarje të rënda kriminale, për të cilat pak kemi kurajën të hulumtojmë, kjo për shkak të implikimit gjithnjë të segmenteve të caktuara mafioze që kanë mbështetje edhe nga segmente shtetërore, policia, prokuroria, media pajtohen me një fakt: Vrasje për larje hesapesh! Këtu mbyllet historia e një viktime, e nis tjetra, kaq!

Ndërsa këtë vit u shfaq një dukuri e çuditshme; vrasjet për kanabis, më saktë për parcelat e hashashit, për zotërim zone e tregu, lëvizshmëri çmimesh e pazaresh, deri te spiunim apo lidhje me segmente të policisë lokale që kanë çuar në eliminim kundërshtarësh. Këtë vit, si rrallë herë, shihet tendenca për të ekzekutuar njerëz që kanë dijeni, që kryesisht janë o punonjës, o njerëz të rastësishëm, ose persona që kanë detyra të caktuara nga grupet kriminale që komandojnë kultivimin e lëndës narkotike. Brenda më pak se 4 muajsh janë të raportuar të paktën 7 ngjarje që kanë në themel vrasje me motive të tilla.

Asnjë prej tyre nuk është raportuar nga Policia e Shtetit si vrasje, por në disa raste janë dokumentuar; sherre banale, konflikte për femra e prona e deri te ngjarja e fundit në Shëngjergj që u klasifikua vetëvrasje dhe vijon të konsiderohet e tillë nga Policia e Shtetit, ndonëse prokuroria e ka regjistruar si vrasje që në krye të herës kur është raportuar si ngjarje! Edhe vrasja në Dukagjin të Shkodrës mes kushërinjsh, policia nuk e pohoi se ishte për pazare droge, derisa njëri nga vrasësit, ai i dorëzuari që mori përsipër edhe krimin, pranoi se konflikti kishte nisur për pak rrënjë kanabisi, por që në fakt historia e tyre e konfliktit lidhej me informim policie dhe për parcela e jo thjesht disa bimë!

Vrasja e Elidjan Pashajt në Këlcyrë

Ishte mbrëmja e 25 korrikut, një natë pas një masakre në Vlorë dhe një vrasjeje në Patos, kur policia e Gjirokastrës do të njoftonte për një vrasje me armë zjarri në një fshat të Klëcyrës. U tha se një burrë i moshuar kishte qëlluar me çifte mbi një të ri po për shkak se vendngjarja ishte shumë e largët nga qendra e qytetit pak detaje u dhanë e aq më pak vijuan të jepen. Kujtim Bejollari, 65-vjeç, kishte udhëtuar nga Durrësi në Topojan, një nga fshatrat më të thella të Këlcyrës dhe sipas policisë kishte vrarë djalin nga Patosi. Madje vrasja sipas policisë kishte ndodhur për kullota ndërsa Elidjan Pashja nuk dihej se për çfarë arsyeje gjendej në atë zonë. Policia e klasifikoi vrasjen për shkak të një konflikti për prona, por u bë me dije më vonë se mes vrasësit të moshuar dhe viktimës 28 vjeç, ekzistonte një lidhje krushqie. Burimet jo zyrtare por policore bënë me dije se konflikti kishte nisur për kanabisin që gjendej në ato zona, ndonëse asnjëherë nuk u zyrtarizua nga policia dhe as nga prokuroria.

Çobani nga Librazhdi i vrarë në Vlorë

Me 10 gusht, policia e Vlorës do të merrte një sinjalizim se një person i pajetë kishte mbërritur i vdekur në spitalin e qytetit. Vdekja e tij kishte ardhur nga një plumb që e kishte marrë ne pjesën e kokës, ndërsa policia vuri në pranga një burrë të moshuar. Në fakt ishte pronari i stanit, i cili e kishte gjetur djalin, vetëm 20 vjeç, me pak shenja jete. Ishte munduar ta sillte në spital me qëllim ta mbante në jetë por nuk ia kishte arritur. Policia përveç tij i vuri në kërkim edhe dy djemtë e të zotit të bagëtive ndërsa bënë me dije se vrasja kishte ardhur për shkak se i riu kishte kërkuar pagën.

Në sallën e gjyqit, i moshuari i bëri me dije gjykatës shkaqet e mospasjes asnjë lloj arsyeje për të vrarë djalin që kishin punësuar si bari, ndërsa Endri Kosteja ishte ekzekutuar me një plumb. Policia në deklaratën e saj tha: “Ky shtetas punonte si çoban në stanin e të dyshuarve. Policia ka arrestuar shtetasin: Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë ndërsa janë shpallen në kërkim 2 djemtë e tij; V. 34 vjeç dhe L. Lelaj, 46 vjeç. Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”. Altin Llani nga Fieri vritet në Tepelenë Më 12 gusht, policia njoftoi: “Një vrasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Një telefonatë në sallë ka njoftuar se Gjergji Hasani ka ekzekutuar kushëririn e tij Altin Llani, 36 vjeç.

Autori i krimit është arrestuar menjëherë pas krimit të rëndë. Mësohet se prej kohësh, Hasani vuante nga depresioni”. Policia bëri me dije se viktima ishte konfliktuar me autorin për një motiv banal, ndërkohë që në fakt, Altini ishte nipi i asaj familjeje dhe më pas i bë me dije se konflikti ishte për prona. Historia e asaj vrasjeje mbyllet shpejt, ndërkohë që u fol se bëhej fjalë për parcela me kanabis që ishin në tokën e tyre dhe që pretendonte edhe viktima. Ngjarjet rrodhën shpejt e ekzekutimi i Altinit nga kushëriri i tij u la jashtë vëmendjes mediatike; thjesht vrasje nga një person me probleme mendore!

Gjok Arra, Planë, Dukagjin

Gjithnjë zona e Mbishkodrës duket se lehtë prodhon ngjarje. Ky është të paktën perceptimi që gjendet për atë zonë, ndërsa u tha se me 15 shtator një 31-vjeçar ishte ekzekutuar nga dy vëllezër, kushërinj me viktimën, e ndërsa pak para vrasjes, në kohën kur ka nisur edhe sherri i madh, dy djemtë kishin qenë duke pirë kafe me njeriun e tyre. Fillimisht policia e klasifikoi ngjarjen si konflikt për tokat mes palëve e, pak kujt i shkoi mendja se dy personat që u identifikuan dhe u shpallën në kërkim menjëherë, ta kishin ekzekutuar njeriun e tyre për parcela me kanabis. “Shekulli” solli informacion shtesë nga banorë të zonës, të cilët ishin në dijeni të konfliktit që kishte nisur që pas një operacioni që kishte bërë policia, ku kishte bërë ndërhyrje selektive në parcelat e drogës. Aty dyshohet se vëllezërit Luigj e Çesk Bludaj t`i kishin kërkuar llogari se përse kishte spiunuar te policia. Në gjyq, autori i vrasjes pranoi se sherri kishte nisur për 50 rrënjë kanabis. Ai i tha Gjykatës së Shkodrës se nuk donte ta vriste por Gjok Arra kishte tentuar ta gjuante me kmesë, e ky për t`u kundërpërgjigjur e kishte qëlluar me pistoletë.

Ardian Mesiti

22 shtator nga fshati Llallë i Gramshit do të vinte informacioni për një krim horror. Në fakt Gramshi është ndër ato zonat e rralla që prodhon lajme të tilla. Një i ri ishte gjetur i masakruar me thika dhe i hedhur në anë të rrugës. Policia nxitoi dhe vuri në pranga autorin e ngjarjes ndërsa gjithçka në lidhje me autorësinë e krimit u tregua nga banorët të nesërmen ndërsa Ardian Mesiti ishte gjetur në kanal i pajetë dhe i masakruar. Krimi kishte ndodhur diku afër mesnatës ndërsa policia e klasifikoi vrasjen për motive banale. Madje në them të atij krimi të rëndë u vendos pikërisht sherri për femra, e ndërsa edhe familjarët e viktimës, në fakt dolën dhe treguan se djali i tyre ishte vrarë për nder. Mirëpo burimet nga vetë zona, nga banorë që janë njohës të mirë të familjeve dhe të të gjithë zonës treguan se djemtë ishin të përfshirë në punët e drogës dhe se prej pak ditësh kishin shfaqur konflikte mes tyre.

Vrasja e Bardhit, ende pa motive, por me 10 autorë

Më 24 shtator gjendet i ekzekutuar me një mori plumbash Aleksandër Bardhi. Vendi i vrasjes ishte një fshat i Sarandës në të cilin viktima edhe banonte ndërsa policia solli në pranga disa persona, ndër ta edhe një të mitur. Fillimisht nuk u dha asnjë lloj versioni nga policia, ndërkohë që jo zyrtarisht u bë me dije se Bardhi, 47 vjeç ishte vrarë për kanabis. Madje u tha se personat që e kishin qëlluar natën, nuk e kanë njohur se ishte ai, por kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër. Policia përveç tre personave të parë të arrestuar, mes tyre dhe të miturin vetëm 15 vjeç, vijoi të sillte në pranga persona, derisa tri ditë më parë doli në një njoftim zyrtar se kishte gjetur armët me të cilat ishte qëlluar Bardhi.

Ishin gjetur në shtëpinë e një 20-vjeçari, banues i Ksamilit i cili është i arrestuar, ndërsa u shpall në kërkim një 18 vjeçar që policia nuk i jep emrin. Policia publikoi kallashnikovët që u gjenden në shtëpinë e Dhimitër Cikos, i dënuar edhe më parë për trafik droge, por nuk bëri me dije se cili ishte shkaku që i kishte marrë jetën 47vjeçarit nga Mirdita që banonte në Sarandë. Vijon të mos dokumentohet motivi i vrasjes, ndërsa policia nuk ngurroi të publikonte edhe skedën kriminale të viktimës, për sa ishte gjallë.

“Vetëvrasja” me plumb pas koke e Besnik Pudjas

Me 7 tetor, policia e Tiranës njofton për një akt vetëvrasjeje. Në fakt kohëve të fundit janë shtuar së tepërmi dhe mbeten të tilla, përveç rastit në fjalë për të cilin reagoi i ati i tij, pasi e mbuloi me dhe të birin 36 vjeç. Në njoftimin e policisë së Tiranës bëhej me dije se një i ri, çoban, ishte gjetur i pajetë dhe ishte vetëvrarë me arnë zjarri. Tri ditë më vonë, prokuroria në një indicie të ndryshme nga policia e regjistron aktin si vrasje ndërkohë që për ditë me radhë ikja nga kjo jetë e Besnik Pudjas, në stanet e Shëngjergjit, stane që në vendin tonë janë kthyer në magazina hashashi, u kronikua si e dyshimtë.

I ati i tij doli publikisht dhe i kërkoi shtetit të gjente autorët e vrasjes së të bitit. Policia arrestoi dy të rinj të cilët duket se kishin dijeni në lidhje me “vetëvrasjen” po jo me vrasjen. Gjithashtu u shpall në kërkim një tjetër “çoban” pasi edhe ky kishte dijeni për faktin që Pudja mbante armë por që nuk kishte treguar në polici. Në reagimin e fundit, policia bëri me dije se Besniku ishte vetëvra dhe plumbi që kishte dalë nga koka e tij kishte plagosur të arrestuarin për moskallëzim krimi në krah!!! Familja vijon të kërkojë vrasësit e të birit, madje bëhet me dije se ehe ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar si shkak të vdekjes së tij një plumb pas koke, me hyrje, jo dalje!

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, rrëfen të vërtetën për varfërinë në Shqipëri


Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë shpreh shqetësimin se shumë familje shqiptare vazhdojnë të jetojnë në kushte varfërie ekstreme, ndërkohë që nuk ka asnjë zhvillim për llogaritjen dhe shpalljen e minimumit jetik nga ana e strukturave qeveritare, të ngarkuara me këtë detyrim ligjor.

Në këto kushte, pas insistimit të vazhdueshëm 5-vjeçar pa rezultate konkrete, Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me ekspertë të pavarur të fushës ka nisur punën për shpalljen e këtij minimumi jetik në Shqipëri. Ky angazhim mbështetet në një studim të thelluar, realizuar nga ekspertë të ekonomisë, mbi bazë të një metodologjie bashkëhorore dhe të dhënave të siguruara nga institucionet shtetërore. Shpallja dhe njohja e këtij minimumi jetik nga ana e strukturave qeveritare përgjegjëse do të ndihmonte shtresat më të varfra, si dhe të gjitha kategoritë e personave vulnerabël për të arritur një standard dinjitoz jetese.

Sipas të dhënave zyrtare të treguesve të nivelit të varfërisë rezulton se rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë) si dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme (e përcaktuar si numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).

Aktualisht rreth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike. Por, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skema, pasi numri i kërkesave është shumë më i madh.

Në 17 tetor të vitit 1987, mbi 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë, dhunës e urisë. Që atëherë 17 tetori rikujtohet për angazhimin që t’i jepet fund varfërisë. 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në 1993 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, por kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987 në shumë vende.

Rilindja po çon në krijimin e Mafias së Vërtetë…




Nga Kastriot Islami

Mafia e përfshin krimin e organizuar kurse e kundërta s’është e vërtetë. Korrupsioni në vëndet me sisteme demokratike hibride apo autoritare ka pjellë krimin e organizuar. Në të gjithë vendet ish-komuniste, vecanërisht ato ballkanike dhe më konkretisht në Shqipëri, korrupsioni dhe krimi i organizuar, kanë qënë dy cështjet që janë stigmatizuar pothuajse në të gjithë raportet ndërkombëtare përgjatë këtyre 25 vjetëve. Po kështu këtyre dy dukurive i janë mbivendosur edhe trafiqet, e qënieve njerzore, e lëndëve narkotike, e tjerë dhe së fundmi edhe si lehtësues të emigracionit ndërkombëtar.

****

Asnjëherë deri më sot, pavarësisht në formën e retorikës politike, s’do të mund të flitej për mafie në kuptimin e vërtetë. Ndryshe nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet që janë pak apo shumë të lidhura apo në bashkëpunim me politikën, herë më shumë e herë më pak, në disa raste e lidhur me politikanë të nivelit të lartë e në disa raste të tjera me zyrtarë të lartë, apo herë duke qënë e luftuar nga drejtuesit e lartë të shtetit e herë duke qënë e toleruar apo bashkëpunuese, mafia është gjithnjë e në cdo rast në luftë me politikën sepse mafia ka pushtetin e saj, organizimin e saj, rregullat e saj, dhe juridiksionin e saj territorial e lëndor që kërkon të zotërojë madje edhe përballë shtetit. Prandaj sa herë shteti tenton të rrezikojë pushtetin, organizimin apo juridiksionin e saj, ajo hidhet ne veprim.

****

Veprimet e dukshme të mafias janë të ngjashme me ato të shtetit, janë gjithnjë rezultat i vendimeve të kupolës së saj, kundër shtetit, më konkretisht kundër policëve, kundër prokurorëve, kundër gjykatësve deri edhe kundër politikanëve, biznesmenëve apo gazetarëve që prekin ekzistencën e tyre. Prandaj në vëndet ku mafia e vërtetë ekzisoton ka vrasje të organizuara të politikanëvë, policëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Sulme ndaj policëve, prokurorëve, gjykatësve apo politikanëve mund të ndodhin edhe nga bartësit e korrupsionit, krimit të organizuar apo trafiqeve, por ato nuk janë rezultat i vendimeve për shkak të prekjes së juridiksionit por janë më shumë rezultat i përplasjeve të rastësishme, janë spontane dhe në ndonjë rast janë si rezultat i reagimet të tyre mbrojtës ndaj veprimit të shtetit.

****

Në Shqipëri, me ardhjen në pushtet të Rilindjes, kur individët me rekorde kriminale dhe trafikanët veshën kostum politik dhe qeverisja rezervoi poste lukrative për përfaqësuesit e tyre në qeverisjen e vëndit apo administratën publike, u krijuan në këtë mënyrë kushtet për organizimin e tyre në formën e mafias së vërtetë. Ata kanë një lidhje pengmarrjeje reciproke me Ramën por ende s’kanë organizimin e tyre dhe juridiksionin territorial. Herë duket sikur ata kanë nevojë për ramën dhe herë duket sikur Rama ka nevojë për ta, madje disa prejt tyre Rama i mban më afër dhe disa të tjerë i margjinalizuar. Ata prej kohësh po mengojnë për të organizuar “pushtetin e tyre” pra mezi po presin që për shkak të nevojës që Rama ka për ta, ata të ndërtojnë sistemin e tyre të Mafias së Vërtetë.

****

Kultivimi i kanabisit i ka dhënë të gjithë këtij kontigjenti mundësinë e kapjes së “juridiksionit territorial” përvec “juridiksionit lëndor” që tashmë e kanë pasë zotëruar. E thënë ndryshe apo më thjesht, më zotërimin e “juridiksionit territorial” u plotësua kushti i fundit për të gjeneruar mafian e vërtetë në Shqipëri. Ata po presin zgjedhjet e ardhshme që ky projekt të marrë jetë. Dhe nëse nuk do të ketë kundërveprim qytetar dhe/ose veprim ndërkombëtar kjo duket si një ngjarje e sigurtë.

****

Nëse kjo amalgamë do të “përdoret” nga Rama në zgjedhjet e ardhshme për të realizuar synimin e tij personal të ruajtjes me cdo kusht e cmim të pushtetit të kryeministrit, sic duken gjasat, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme ato do të zotërojnë edhe pushtetin politik (sigurisht në një proporcion më të lartë se aktualisht sepse Ramës për të siguruar jo më pak se deputetë se në 2013 do ti duhen më shumë individë të tillë), edhe juridiksionin lëndor-territorial, që nis me territorin e kultivimit të kanabisit (një farë “republike” ku kandiati i Ramës, individi me rekorde kriminale, apo i forti, apo oligarku kanë të siguruara edhe votat, edhe financat, edhe “policinë e ushtrinë e kriminelëve”), e vijon me krimin e organizuar, trafiqet e deri evazioni fiskal apo gjobëvëniet ndaj bizneseve. Mënjeherë pas zgjedhjeve drejtuesit e këtyre “republikave” apo ndryshe embrionet e mafias së vërtetë, pasi kanë siguruar pozicionin politik të deputetit, nuk do të bëjnë gabimin e pas 2013 që të jenë peng të Ramës por do të bashkohen me njëri tjetrin për të realizuar “masën kritike king-maker” që të kontrollojnë formimin e qeverisë, emrat e ministrave madje shumë shpejt edhe emrin e kryeministrit apo deri edhe emërimet në administratën publike e sistemin gjyqsor.

****

Me veprimet e tij Rama është në këtë rrugë, qoftë edhe sikur ndokush të arsyetojë se kjo do të ishte kundër qëllimeve apo dëshirës së tij. Kjo dukuri është e pashmangshme jo vetëm nëse Rama e ndërton atë me ndërgjegje por edhe nëse Ai rezulton i verbuar nga synimi për të ruajtur me cdo kusht e cmim karriken e kryeministrit, gjë që duket sheshit dhe me shumë gjasa do të përforcohet edhe për shkak të frikës së largimit nga pushteti. Nëse Rama do të përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë një numër më të madh individësh me rekorde kriminale apo përfaqsues direkt të tyre (kukullat apo maskat e tyre, testim që u bë në Dibër) dhe oligarkë që dinë vetëm të blejnë votat e manipulojnë zgjedhjet, dhe nëse atyre do tu vërë në dispozicion mekanizmin e kultivimit të kanabisit si një mekanizëm elektoral për fitimin e zgjedhjeve, ai në këtë mënyrë do të cojë në prodhimin e embrionit të mafias së vërtetë që do të lindë menjëherë pas zgjedhjeve ku fitorja do të sigurohej përmes blerjes së votës, kërcënimit te votuesve apo joshjes së tyre me “frutet” e kanabisit.

****

Nëse qytetarët nuk do të reagojnë masivisht dhe nëse perëndimi apo më saktë partnerët do të heshtin e s’do të veprojnë energjikisht për të frenuar apo crrënjosur këtë dukuri para zgjedhjeve të ardhshme, atëhere gjasat janë që pas zgjedhjeve të ardhshme, mafia e vërtetë të fillojë të kontrollojë qeverinë dhe shumë shpejt ta vëndosë shtetin përballë kërkesës: ose më dorëzo pushtetin ose jemi në luftë. Kjo do të ishte mafia në kuptimin e vërtetë të fjalës, një pushtet kriminal, politik e financiar që zotëron juridiksion territorial krahas atij lëndor. Dhe që do të ishte në konflikit të hapur me shtetin pra cilindo qeveri të ardhshme nëse shteti apo qeveria do të refuzonin ti realizonin të gjithë kërkesat deri në kontrollin e konsiderueshëm e deri të plotë mbi shtetin.

Shkëlqimi i trishtë i Edi Ramës




Nga Arbana Xhara

Paraqitja e Ramës shpërfaq dy probleme esenciale të tij:

– inferioritetin e pashëruar karshi serbëve, duke menduar se serbët janë qendra e Evropë; injorancën ndaj relacioneve armiqësore shekullore Kosovë – Serbi. Duket se pos për luftën e fundit, Rama s’ka haber për zhvillimet në Kosovë. E më e keqja, po shpresoj nga mosdija, Rama unifikohet në diskurs me Vuçiqin në raport me Kosovën

Në takime të nivelit të lartë ai zakonisht provon të ekspozohet me metafora e batuta. Bën gjeste për të rënë në sy, si “një lider që premton”, sikur provon ta bindte Merkelin se ky është ai që Evropa po e kërkon. Një politikan modern që pajton. Një diskrepancë kjo e ambicieve të Ramës dhe e realitetit të të bërit politikë me BE-në

Edi Rama politikën e jashtme e bën për shou personal, për t’u treguar liberal, njëlloj paranteze për t’u dalluar nga liderët nacionalistë ballkanikë. Ai nuk po arrin të lirohet nga ndjesia e inferioritetit, ndaj haptazi po e manifeston kompleksin karshi liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në takime të nivelit të lartë ai zakonisht provon të ekspozohet me metafora e batuta. Bën gjeste për të rënë në sy, si “një lider që premton”, sikur provon ta bindte Merkelin se ky është ai që Evropa po e kërkon.

Një politikan modern që pajton. Një diskrepancë kjo e ambicieve të Ramës dhe realitetit të të bërit politikë me BE-në. Me të njëjtin ritëm vazhdoi me vizitën në Beograd. Para gazetarëve serbë përmendi dronin, si me humor përqeshi aktet “patriotike” në ndeshjen Shqipëri – Serbi dy vjet më parë. Sërish një përpjekje dëshpëruese për t’u dukur pa komplekse në kryeqendrën e Serbisë. Në fakt paraqitja e tij shpërfaq dy probleme esenciale të Ramës: – inferioritetin e pashëruar karshi serbëve, duke menduar se serbët janë qendra e Evropë; injorancën ndaj relacioneve armiqësore shekullore Kosovë – Serbi. Duket se pos për luftën e fundit, Rama s’ka haber për zhvillimet në Kosovë. E më e keqja, po shpresoj nga mosdija, Rama unifikohet në diskurs me Vuçiqin në raport me Kosovën.

Në këtë kontekst, janë së paku shtatë arsye për të cilat Rama kësaj here ka gabuar:

1. Serbia çdoherë e ka trajtuar Kosovën jo si çështje të Kosovës, por si çështje të brendshme të shtetit serb me pakicën shqiptare në provincën e Kosovës! Serbia ka synuar gjithnjë të mos flasë direkt me Kosovën ndërkombëtarisht, por me të tjerët për Kosovën! Platforma e qeverisë serbe flet për dialog në mes shtetit serb me shqiptarët! Çdo takim mes Ramës dhe Vuçiqit ku Rama flet edhe për “Trepçën” në mes të Beogradit është konfirmim i kësaj.

2. Serbia çdoherë ka promovuar idenë e negociatave me Shqipërinë që në vitet 1990 me pretendimin se nuk ka një çështje të Kosovës dhe Kosovë! Këtu edhe plani i ndarjes territoriale nuk është përjashtuar në mes të dy shteteve.

3. Ideja e pajtimit në mes të Shqipërisë dhe Serbisë është mohim dhe injorim i krimeve dhe i gjenocidit në Kosovë, ngase Shqipëria zyrtarisht nuk ka qenë në konflikt më Serbinë! Ndaj, rrjedhimisht çfarë kuptimi ka pajtimi në mes të të dyja vendeve?

4. Kosova nuk është shtet/anëtare e OKB-së dhe ka njohje të pjesërishme ndërkombëtare! Sa herë Rama që flet në emër të Kosovës këtë gjë e konfirmon se ne nuk jemi shtet i plotë! Kundërshtarët e Kosovës thonë se është pjesë e Serbisë, teksa etno-nacionalistët pretendojnë se Kosova nuk mund të ekzistojë si entitet i pavarur, ndaj i vetmi opsion mbetet bashkimi me Shqipërinë! Sa herë Rama flet në emër të Kosovës e krijon perceptimin se kjo do të ndodhë!

5. Disa shtete Kosovën e shohin si konflikt të ngrirë në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, si vend pa status ndërkombëtar, të prezantuar të tillë edhe në takimet në mes të Ramës e Vuçiqit! Pra, një entitet që nuk është shtet, respektivisht jo i barabartë me të tjerët!

6. Rama sërish e ka bërë Serbinë qendër të Ballkanit, një veprim kundër interesave të shqiptarëve dhe çdokujt tjetër në rajon! Deklarimi i Ramës se Serbia është më evropiane se disa shtete anëtare të BE-së është pa takt dhe fantastike për të qenë e vërtetë.

7. Kosova dhe Shqipëria kanë një partneritet strategjik të nënshkruar dhe ky partneritet parasheh që të dyja vendet të koordinohen në politikën rajonale. Vizita e Ramës pa e informuar askënd rreth qëllimeve dhe pritjeve është kundër frymës së bashkëpunimit dhe partneritetit të nënshkruar! Serbia nuk dëshiron që në planin dypalësh dhe ndërshtetëror ta trajtojë Kosovën. Kësisoj, Rama me këtë veprim e mbështet më shumë agjendën e Serbisë!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...