Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të operacionit që u zhvillua një ditë më parë në fshatin Derven të Krujës, ku u sekuestruan plot 1.3 ton kanabis.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, gazetari Hoxha tha se e di kush është pronari i drogës, por nuk e publikoi emrin e tij pasi i është kërkuar të ruajë sekretin hetimor. Por gjithsesi, Hoxha zbuloi se pronari është një prej personave të arrestuar një ditë më parë, i cili u kap në një lokal rreth 300 metra larg magazinës.
“Njëri nga pronarët e këtij biznesi është mes grupit të personave të arrestuar, nuk është kapur në vendin e ngjarjes, por në një lokal që ndodhej 200-300 metër larg. Nuk dua ta identifikoj pronarin, sepse për shkak të hetimit ma kanë kërkuar të mos e publikoj. Por ndodhet brenda grupit të të arrestuarve. Magazina e madhe, në formë kapanoni ndodhet 30-40 metra nga rruga. Eshtë objekt krejtësisht i dukshëm. I kishte dritat ndezur edhe natën. Të linte përshtypjen që ishte objekt ku punohej edhe natën. Një banesë jeshile ka shërbyer për të magazinuar sasinë e kanabisit që thahej, që ishte gati për tu tregtuar. Pronari i shtëpisë është jashtë shtetit, por nuk rezulton që të ketë lidhje me ngjarjen, të paktën deri tani.”- deklaroi Hoxha.
Gazetari Hoxha tregoi me detaje se si arriti policia të zbulonte magazinën e drogës në Derven. Ai tha se gjatë operacionit pasditen e djeshme ka patur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve të kanabisit.
“Nuk ka qenë një superoperacion top sekret, i koduar, i qepur me informacion të SHISH apo prokurorisë së krimeve të rënda, por ka qenë një informacion i ardhur nga banorë të fshatit. Një automjet nuk po e them cili, sepse nuk kam ndërmend tu dorëzoj prokurorëve dhe telefonin tjetër të cilin sa e kam marrë. Ky automjet ka bërë 3 rrugë, banorët e fshatit janë frikësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë. Policia është vënë në ndjekje të makinës pasdite, ka tentuar ta ndalojë nuk ka ndaluar, ka hapur zjarr. Pra ka patur shkëmbim zjarri, policia është detyruar të përdorë breshëri armësh në hyrje të fshatit, për të ndaluar automjetin.”- deklaroi Hoxha

Ka pak ditë që pranë ILDKPI-së kanë mbërritur deklaratat e para të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë. Është hapi i parë i procesit të vetingut. Bëhet fjalë për deklarim të pasurive modeste të disa gjyqtarëve e prokurorëve, ndërkohë që priten deklaratat “bombë” të atyre anëtarëve të sistemit të drejtësisë që kanë të ardhura mbi 1 milion euro.
Ekipi i ekspertëve të BE-së, kryesisht gjermanë, drejtohet nga Reinhard Priebe, i cili mban postin e Drejtorit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Korrupsionit në Bruksel. Ai drejton edhe zyrën e posaçme të ngritur në Bruksel, ku do të përgatiten dosjet për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. Grupi i ekspertëve nis zyrtarisht lëvizjet në javën e dytë të muajit nëntor, kohë kur përfundon edhe afati i deklarimit të pasurive. Ndërkohë 30 ekspertët që asistojnë tetë gjyqtarët e Brukselit, kanë mbërritur në Tiranë prej disa ditësh dhe kanë nisur punën në terren. Kanë ardhur në Shqipëri ët mbledhin provat në terren, por edhe për të trajnuar ekspertët shqiptarë për zbatimin e vetingut. Trajnimi nis pas dy ditësh më 22 tetor.
bazat e të dhënave mbi automjetet; Të dhënat për hyrje-daljet në kufi; Të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme të subjektit të rivlerësimit; Instrumente të tilla si kreditë, çeqet e udhëtimit, çeqet bankare, urdhërpagesat; Të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi; Të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike; Të dhënat që provojnë ekzistencën e trusteve ose marrëveshjeve të tjera të ngjashme; Të dhënat mbi të drejta ose interesa pasurorë të çdo lloji mbi një asset; Informacionin e bankave mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera.