Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/20

Dhia që ngordhi në Velabisht *



Nga Përparim Hysi

Në fshatin tonë atë mëngjes të ftohtë dhjetori kishte ardhur, me porosi të veçantë, një ekip nga komiteti i partisë dhe,veç tij, dhe një i dërguar nga Tirana. Ky, i dërguari nga Tirana, kish sjellë dhe atë qarkoren aq të rrufeshme:"Pasqyrë sinoptike të poliagjentit Mehmet Shehu!". Pra, partia lart dhe në rreth. si të thuash matte "temperaturën" e mbështetjes në popull për këtë zbulim "gjenial" të pagabueshmit Enver. Qarkoren e lexoi i dërguari i rrethit dhe, pasi theksoi meritën e madhe të sh.Enver në zbulimin e armiqëve, edhe këtë radhë "gjahu" i zbulimit kish qenë i madh: kryeministri për 27-vjet me radhë ka qenë agjent i shumë shteteve: që nga ata amerikan e deri tek revizionistët.
Sa i dërguari i ftoi njerëzit për diskutim, i pari e mori fjalën Beshir Arizi. Ky, Beshua (kështu e thërrisnin në fshat), kish qenë partizan dhe, kur u çlirua Shqipëria, qe nga komunistët e parë në fshat. Epo nuk qe i vetëm ky, pati dhe të tjerë nga fshati ynë. Edhe ata u bënë komunistë, por, kur ra "kolera"(kooperativa), këta nuk pranuan të hynin në kooperativë dhe i dorëzuan testat. Beshua jo vetëm që mbeti në parti, por ndryshe nga ç'ishin zotuar me njëri-tjetrin, se kooperativë nuk bëhemi,por tha në atë mbledhje:- Unë, or shokë, për partinë jap dhe kokën dhe do futem në koplativë! I shkreti Besho, nuk e thoshte dot atë fjalën"kooperativë", por si ajo druja e shtrembër që prish tërë stivën, i la në baltë shokët me të cilët kish luftuar. Dhe me të tillë, si Beshua (përgjithësisht, qoftë Beshua dhe qoftë ata që u futën në"koplativë", në shtëpi nuk kishin kokrrën e kripës), u ngrit kooperativa dhe kjo ndodhi në shkurt të vitit 1953. Tani jemi në vitin 1981 dhe as Beshua dhe as ata të tjerët e "koplativës", s'është se kanë ndonjë rrojtje kushedi se çfarë, por, kur thonë në fshatin tonë, tym,Selim e shko për matan. Por "koplativa" qe kolerë e shkuar kolerës: se jo vetëm ra mbi ata si Beshua, por"pushtoi" tërë fshatin dhe, pa dyshim, edhe ata të përjashtuarit nga partia. Kësaj,- thoshte Ganiu (ish-partizan dhe komunist që dorëzoi triskën e partisë), i thonë:- Me"vullnet", por me bodec! Shtrëngo këmbët, o karkalec. Epo ç'ta zgjat më.
Le të kthehemi tek Beshua që po merr fjalën, pasi dëgjoi atë "qarkoren aq të famshme".
* * *
E digjova me vëmendje, atë që lexoi qy shoku që ka ardhur nga lart,- filloi Beshua. Për fjalë nuk ia them shumë una, por më bëhet zëmra mal, muana, që këtë armik kaq të rrezikshëm, e zbuloi vet Komandanti ynë i dashur. I dërguari,sa dëgjoi Komandanti, u ngrit në këmbë dhe duartrokiti. Turma në këmbë dhe e mbëshetit. Epo thashë,- vazhdoi i entuziazmuar Beshua,- i lumtë komandantit dhe, në vrau vehten aina, e di si i themi ne? Nuk ka pse qan Berati se ngordhi një dhi në Velabisht!!!
- Shumë mirë,- e the,- mbështeti i deleguari. Dhe e çoi gojën vesh më vesh. Ja kështu i do njerëzit partia.
Beshua u ul, tepër i kënaqur me fjalën e tij mbështetëse. Por...
Por kot nuk thonë që dardha e ka bishtin prapa. Në fshatin tonë (pothuajse me 500-shtëpi), ka ca njerëz që të japin ujë në shoshë. Për të qenë më i drejtpërdrejtë: janë të tillë që të çojnë në shtatë çezma dhe nuk të lënë të pish një pikë ujë. Një i tillë është Dania. Këtij jo i pret goja hekur, por është zeher. Në intimitet, Dania më thotë:-Zeher, se zeher e kam shpyrtin.
Nuk e la Dania që të binte pesha e entuziazmit. Fliste pak çaprazçe, por t'i vije re, ndryshe shprehej e ndryshe ndjente.
Loza "thjatro" me ato leshkot që na quajnë si dele nga fshati,- pohonte në intimitet.
Edhe una,- filloi Dania,- ashtu si të tjarët e digjova atë "qarkoren". Aha,- filloi nga gjylet Dania,- më kot jini munduar nga Tirana gjer këtu. Se una, si Dane,e kuptova pa "qarkore", që,qyna, Mehmeti ( opo unë e quaj "laneti",për t'i dhënë më shumë ilaritet fjalës me shumë kuptime të tij), është armik e kuptova menjëherë. Se ishte e xhuma. kur tha rajdua që Mehmet Shehu vrau vehten. Bobo,- thashë me vehten una. Jo se më erdhi keq. Opo unë nuk e kam dashur se qe i egër ( mahere kur nuk e doja,qe kryeministër dhe nuk ma mbante fare, muana ta shaja). Po bëra bobo se prisja një koncert me këngë popullore. Aha,i thashë, sime shoqe, kot pret. Është vrarë i biri i botës dhe mos prit më kot. Se gavnjeshtra nuk njoh una. Vdes njeri në fshat, nuk është se ngremë zurna apo saze edhe në paçim gëzim a dasëm. Kur ç'të shoh, buçiti zëri:- Po vazhdojmë me një koncert me këngë popullore!!! Epo një fshat që duket, nuk do kallaus. Po të mos ish armik qy, laneti, nuk e linte Enveri të jepej muzikë. Mirë armik, qy "laneti", por qy qenka laturizur me shumë lanetër të tjerë.
- Por jo lanet, mor shok,- ndërhyri i deleguari. Por poliagjent.
Ne, or shoku i delguar,- vazhdoi të luante Dania,- lanet i themi djallit. Edhe armiku është djall. Qy paska qenë me shumë"lanetër". Më i rrezikshëm akoma. Por, tërnjë kështu ka qenë ky"shumëlaneti". Pse nuk vrau qy afër 70 burra në Çukas dhe një gjëmb në këmbë nuk i hyri. Edhe Enver Hoxha e duroi,e duroi dhe tak më t'ia vuri atë mëgojzën, që thoni ju, dhe tak ia futi vehtes. Por dhe durimi ka kufi,se nuk i thonë pak, por plot 27-vjet mu në buxhak të qeverisë. Tani u zgjaçë shumë una, por me Beshon nuk jam dakort.
- Siiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii?- mend u hodh përpjetë i deleguari.
-Ore,- vazhdoi Dania, pa e prishur terezinë. Tjatrin mos e duaj, por jepi hakën. I them Beshos una, ai,"laneti", nuk qe dhi e ngordhur në Velabisht,se e kam parë me këta sy una. Erdhi në korpusin e Korçës për kontroll, dhe gjimë ata oficerë që të "merrnin gjak në vetull", nuk gjenin vrimë ku të futeshin. I egër si jermën dhe i sert që mend të hante me dhëmb. Por i lumtë Enverit,- tha Dania,- se shpëtoi vendi nga një e keqe e madhe.
I deleguari e pa një diskutimi i Danes qe paksa me piper dhe, si u konsultua dhe me sekretarin e partisë dhe me kryetarin e kooperativës, vendosën ta mbyllin mbledhjen dhe propozuan që të deklarohej me entuziazëm, mbështetja për partinë e sh. Enver.
* * *
Nuk kishin kaluar as dy javë nga kjo mbledhje e fshatit dhe, përsëri, mbledhje. Prapë ndonjë"lanet" tjetër,-shpoi Dania. Vërtet qe puna për"lanet", kur thotë Dania, por ky, "laneti" qenka vendas!!! Këtë radhë në presidium të mbledhjes nuk ishim më as ata nga rrethi, as ai nga Tirana, por"koksit" e fshatit ( nënkupto: kryetarin e kooperativës, sekretari i partisë dhe kryetari i pushtetit). Fjalën e mori operativi i zonës. Qy,- tha Dania,- e ka zbuluar ndonjë "lanet" se vetëm për prapësira është.
Operativi,ca se prej natyre ishte i zi dhe ca se kishte rënë në "gjah" të majmë,e mori fjalën. Shokë,- tha operativi,- jo më shumë se para dy javësh, ne i premtuam partisë e sh.Enver se do rrisnim vigjilencën. Por a e dini, more shokë, njeriut që i kemi besuar "Pikën e hapjes" të mbushur plot me armë, jo vetëm e humbi vigjilencën, por ia dorëzoi atë armikut. Aha,- tha Dania,- kaq e pati dhe Beshua. Po, po,- foli tërë nerv operativi. Shkova për kontroll dhe, kur shikoj, mu tek dera e "Pikës së hapjes", varur automatiku i rojes dhe roje nuk ka. E mora automatikun dhe shkova më në zyrë.
Provokova dhe mbledhjen e partisë dhe organizata njëzëri mbështeti propozimin tim:- Beshir Arizi nga sot jo vetëm nuk është më komunist, por është armik. E humbi vigjilencën dhe tërë armët e fshatit i mori armiku.
Këtë mbledhje e bëjmë që t'u bëhet mësim të gjithëve. Tani unë kaq, pata dhe të flasë vet ky,armiku.
Besho Arizi e mori fjalnë dhe ashtu, zhytur pa mbytur, shpejgoi:
Ore shokë,unë nuk u tuprova para gjermënit dhe qenka thënë të tuprohem tani, në pleqëri. Të drejtë ka operativi.Atje e lashë tomatikun una, se pashë timeshoqe ngarkuar e krrusur me një barrë shkarpa. Epo më lëshoi zëmra, muana, dhe bëra këtë faj, por armik nuk jam.
Më keq,- bërtiti tërë mllef operativi. More më qafë jo vetëm fshatin, por tërë zonën,se aq armatim ka në atë "Pikëhapje". Ma bënë hallall,- donte të mbrohej Beshua.
Por vendimi qe marrë dhe, në shpëtoi nga burgu, kjo ndodhi se ishte me një çap për të dalë në pension.
Kur mbaroi mbledhja, Beshoja, po mundohej të mbrohej me disa bashkëfshatarë. Kur ballë për ballë me Danen.
- Hë,- pyeti si pak provokueshëm Dania.
-Opo lëre, o Dano,se u tuprova tani në pleqëri.
- Nuk qan Berati se ngordhi një dhi në Velabisht,- shpoi me bodec Dania.
- Pse njilloj qenka puna me atë, shumë lanetin, - desh të mbrohej Beshua.
- Xha Besho, çfarë bën, ta bëjnë e ta teprojnë,- tha Dania.
Edhe kjo më duhej,- u qa Besho Harizi.

* Velabishti është fshat në Berat.
Në tregim kam ruajtur të folmen e personazheve.

Tiranë, 20 tetor 2016

2016/10/19

Teleskopi i Hapësirës ‘Hubble’. : Dëshmohet teoria 200-vjeçare pse bëhet terr gjatë natës

Një teori që shpjegon pse bëhet terr gjatë natës – e injoruar nga shkencëtarët për 200 vjet – është dëshmuar se është e vërtetë pas një hulumtimi duke përdorur imazhe nga Teleskopi i Hapësirës ‘Hubble’.


Astronomi gjerman Heinrich Olbers kishte shpikur teorinë e “paradoksit të qiellit të errët”, ku nëse ka një numër të pafund yjesh në univers, si ka mundësi që të jetë errësirë gjatë natës pasi çdo pikë në qiell do të përmbante një yll.

Ai kishte sugjeruar se retë e hidrogjenit mund të jenë duke e bllokuar dritën.

Por, më vonë astronomët vlerësuan se ka në fakt rreth 100 deri 200 miliardë galaktika të dukshme në univers – jo mjaftueshëm sa për ta mbushur qiellin – kështu që kjo teori nuk nevojitej për të shpjeguar pse bëhet terr.

Megjithatë, astronomët tani kanë llogaritur se ka rreth dy trilionë galaktika, pasi përdorën teleskopin Hubble për të parë universin.

Dhe, profesori Christopher Conselice, një astrofizikan në Universitetin Nottingham, që mori pjesë në studimin e Hubble, tha: “Faktori shtesë prej 10 ose më shumë (herë numri i galaktikave) është në gjendje që të mbushë qiellin me yje”.

“Por, shumica e asaj drite, ose e gjithë dritës nga galaktikat e largëta, absorbohet nga gazi i hidrogjenit, i cili është në mes nesh dhe atyre. Kjo ishte ideja që Olbers e kishte sugjeruar, por njerëzit e kishin mohuar atë”, shtoi ai.

Profesori Conselice tha se ekzistenca e reve të hidrogjenit u demonstrua nga astronomët, duke shqyrtuar spektrin e dritës.

Paraja është “syri” i djallit


Forcat hije pas rendit të ri botërorë paraprakisht janë duke ndjekur një axhendë të ngadaltë për të kontrolluar totalisht njeriun dhe resurset e planetit tonë. David Ike ka thënë, “me hap të ngadaltë drejt totalitarizmit”, sepse ata po bëjnë hapa shumë të ngadaltë drejt skllavërimit total të njeriut.

Si rezultat, turmat e njerëzve nuk janë në dijeni të faktit se liritë e tyre po reduktohen gradualisht, në një kohë që fuqia e oktapodit të rendit të ri botërorë po rritet gradualisht.

Diku në majë të piramidës, një organizatë extremisht elitare, që njihet si “Këshilli i 13 Familjeve”, orkestron ngjarjet më të rëndësishme botërore. Ky Këshill përbëhet nga 13 familjet më me influencë të globit.

Një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve po bëhen gjithnjë e më shumë të vetëdijhsëm që 99% e popullsisë botërore kontrollohet nga një elitë prej 1%, por Këshilli i 13 Familjeve konsiston në më pak se 1% e elitës prej 1%, dhe asnjëri i gjallë nuk mund të aplikojë për anëtarësim.

Ata mendojnë se janë caktuar të na qeverisin, sepse, janë pasardhësit e drejtpërdrejtë e zotëve të vjetër, dhe e konsiderojnë veten e tyre si mbretërorë.

Këto familje janë:

Rothsçild

Brus

Kavendish (Kenedi)

De Mediçi

Hanover

Krup

Plantagenet

Rokfeler

Romanov

Sinklar (St. Clair)

Uarburg (del Banco)

Uindsor (Saxe-Coburg-Gothe)

Dinastia Rothsçild është padyshim më e fuqishmja, vlerësohet se pasuria e tyre shkon rreth 500 trilion dollarë.

Këto familje e ushtrojnë kontrollin përmes perandorisë së bankës botërore, e cila është thuajse tërësish në pronësi të tyre.

Shpërlarja e trurit

Një tjetër mjet i skllavërimit në masë që këto familje përdorin kundër nesh është sistemi arsimorë. Shkollat nuk po kryejmë më funksionin e duhur, fëmijët mësohen që të memorizojnë pa u menduar dhe të binden pa u pyetur.

Skllevërit e sotëm

Sistemi financiarë ka skllavëruar specien njerëzore dhe tani ne përdoremi si skllav-monedhë. Punojmë nga 8,12 dhe më shumë orë në ditë, në ambjente stresuese, të pa stimuluara nga diçka kreative apo konstruktive. Në të shumtën e rasteve, i vetmi motivim që të bën të shkosh në punë është paga e radhës – pavarësisht se sa fort punojmë, duket sikur asnjëherë nuk kemi mjaftueshëm para.


Keni menduar ndonjëherë se përse korporatat e mëdha paguajnë me miliona dollarë drejtorët ekzekutiv, dhe pjesën tjetër të punonjësve e paguajnë sa më pak të munden?

Kjo është e dizenjuar me kujdes, sepse një person që është vazhdimisht në tehun e mbijetesës, nuk do ketë kurrë kohë për t’u vetë-edukuar, për të analizuar vetveten dhe për t’u zgjuar shpirtërisht!

A nuk është ky qëllimi kryesorë i yni? Që të bëhemi qenie shpirtërore – dhe këtë nuk e lidh me fetë apo të bëhemi fetarë – dhe ta plotësojmë ciklin e mishërimit.

Image

Ata nuk kanë nevojë për njerëz të edukuar, që të jenë në gjendje në mendojnë në mënyrë kritike dhe të kenë qëllime shpirtërore. Jo, këto lloj njerëzish janë të rrezikshëm për ta!

Ata duan robotë që të binden, të jenë mjaftueshëm inteligjentë sa të bëjnë punën e tyre dhe ta mbajnë sistemin në këmbë, por të jenë mjaftueshëm budallenj, sa kurrë të mos bëjnë pyetje.

Paraja është “syri” i djallit

Të gjitha problemet e botës së sotme i kanë rrënjët në plagën financiare: luftërat janë me leverdi ekonomike, sëmundjet janë fitimprurëse, grabitja e globit është fitimprurëse, skllavëria njerëzore dhe puna kafshërore janë fitimprurëse.

Liderët tanë janë korruptuar nga paratë dhe misioni ynë kolektiv njerëzorë mbi tokë është goditur nga paraja.

Pra, përse na nevojitet sistemi finanicarë, që të jetë në vend të parë? Nuk na nevojitet. Planeti ynë nuk na taton as edhe një qindarkë kur përdorim resurset e tij natyrore.


Kadri Veseli : Trepça asnjëherë nuk do të jetë pjesë e pazareve me Beogradin


Trepça nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pazareve në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Veseli ka thënë po ashtu se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do t’i drejtojë një deklaratë edhe Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave dhe Demarkacionin.

Veseli për herë të parë ka qenë mjaft kritik edhe në raport me koalicionin qeverisës, nga i cili pret që të riformatohet, të shkurtojë numrin e postëve ministrore, agjencive dhe të ‘zbres nga burokracia’ në shërbim të qytetarëve të vendit.

Zoti Veseli, aktualisht në koordinim me grupet parlamentare po punoni në miratimin e një deklarate e cila do të adresonte çështjen e liberalizimit të vizave dhe Demarkacionin. Çfarë efekte prodhon një deklaratë e tillë marrë parasysh qëndrimet e Bashkimit Evropian se duhet të përmbushen edhe dy kriteret e fundit para se qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat?

Kadri Veseli: Kosova tashmë ka përmbushur kriteret të cilat kanë qenë të parapara për kushtin e liberalizimit të vizave. Jemi në rrugë të mirë të integrimit drejt Bashkimit Evropian. Kemi filluar hapat kontraktual përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Natyrisht janë edhe dy nga kushtet të cilat Bashkimi Evropian i ka bërë si standarde për Kosovën, njëri prej tyre do të ketë kontinuitet, përkatësisht lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, po të njëjtën kohë e kemi edhe çështjen e Demarkacionit.

Më duhet të them diçka, Kosova ka raporte të shkëlqyeshme me Malin e Zi. Nuk kemi asnjë problem me Malin e Zi. Kemi çështje të cilat aktualisht kanë të bëjnë me çështjen e shënjimit të kufirit, ku një pjesë e opozitës në Kosovë ka disa shqetësime që i ka ngritur.

Duke pas parasysh se na duhen dy të tretat e votave për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, kjo është edhe çështja pse deri më tash nuk kemi mund ta përfundojmë. Unë besoj se shumë shpejt do të përmbyllet edhe çështja e Demarkacionit. Është dashtë të përmbyllet shumë më herët.

Nisma ime për nënshkrimet e grupeve parlamentare të një lloj shkrese drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian, ka të bëj me pasqyrimin e realitetit në Kosovë. Ne kemi komunikim ndër institucional pushtet dhe opozitë në Kosovë. Ne kemi përmbushur në tërësi kriteret që na janë vënë.

Por, sido që të jetë, ne jemi të gatshëm të përmbushim çdo kriter që do të na vihet, por nuk është korrekte që qytetarët tanë qe gjashtë vite janë të vetmit qytetarë në Ballkanin Perëndimor të cilët janë të izoluar. Kjo nuk është korrekte. Duhet t’u krijohet mundësia, perspektiva njerëzve që të lëvizin lirshëm. Gjithsesi që parimi bazë i Bashkimit Evropian është liria e njeriut dhe komunikimi i lirë.

Por, cilat do të jenë efektet. Në BE janë mjaftë, kushtimisht thënë rigoroz, kriteret pastaj liberalizimin?

Kadri Veseli: Po, pasqyron një situatë reale që kemi në Kosovë. Një komunikim mes pushtetit dhe opozitës dhe qëndrim i përbashkët i cili ka të bëjë drejt fqinjësisë së mirë më të gjitha shtetet përreth, veçanërisht me Republikën e Malit të Zi. Njohjen e sovranitetit të Malit të Zi.

Përkrah proceset integruese të cilat Mali i Zi, veçanërisht është duke i ndërmarrë për anëtarësim në NATO. Të njëjtën kohë tregohet përkushtimi se edhe çështja e Demarkacionit do të përmbyllet. Askush në Republikën e Kosovës, as pozita dhe as opozita nuk është kundër Demarkacionit, por kemi dallime të cilat kanë të bëjnë me shënjimin e kufirit. Kjo do të ishte ajo e cila do të krijonte premisa që të mos ndëshkoheshin qytetarët e vendit tonë pa qenë nevoja, për një çështje e cila besoj se në një të ardhme të afërt do të zgjidhet.

E përmendët që çështja e Demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt. Mendoni në marrëveshjen aktuale apo në rishikimin e saj?

Kadri Veseli: Qëndrimi politik i Partisë Demokratike të Kosovës është shumë i qartë. Marrëveshja aktuale pasqyron realitetin e shënjimit të kufirit mes dy shteteve tona të pavarura e sovrane. Ky është një qëndrim i cili tashmë është i njohur edhe publikisht. Nëse dëshironi ta dini qëndrimin tim politik, mendoj se çështja e Demarkacionit është dashtë të përfundonte me muaj më herët në mënyrën që Kosovës të mos i bëhet asnjë pengesë, asnjë vështirësi në proceset e saj integruese dhe të njëjtën kohë të mos jetë një argument për shtetet që kanë skepticizim ndaj pavarësisë sonë, se Kosova është çështje problematike në njohjen e sovraniteteve territoriale të vendeve që i kemi përreth apo anë e kënd rruzullit tokësor.

Trepça do të rimëkëmbet

Nëse mund të kalojmë edhe në një çështje tjetër. Kohë më parë Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, por i cili përfundoi në Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së Listës Serbe. Sa ka rrezik që Trepça të shkojë në likuidim?

Kadri Veseli: Trepçës përmes Ligjit të aprovuar në Kuvendin e Kosovës i hapet për herë të parë një perspektivë ekonomike. Çdo tentativë për politizimin e Trepçës ka vetëm një qëllim – që ta mbajë atë të frenuar në procesin zhvillues. T’i mbajë qytetarët e Kosovës anë e kënd pa dallim etnie më të varfër, ta mbajë Kosovën me eksporte.

Përndryshe, çështja e Trepçës nuk duhet të politizohet. Është çështje që tërësisht ka të bëjë me ekonominë e vendit e cila duhet të ecë përpara. Reagimet të cilat vijnë nga Beogradi zyrtar janë tërësisht të pakuptueshme, janë të paargumentuara ekonomikisht e politikisht. Kosova e ka të determinuar fare qartë përmes Kushtetutës së vet çështjen e burimeve të veta minerale. Ato i takojnë vetëm Kosovës. Por, ne aktualisht jemi duke folur për një ish-gjigant ekonomik i cili ka nevojë për një perspektivë ekonomike në bazë të rregullave të ekonomisë së tregut.

Sa e siguron apo garanton ky Ligj që e miratoi Kuvendi, Trepçën që në të ardhmen të rivitalizohet?

Kadri Veseli: Siguron parakushtet reale. Kini parasysh që Ligji për Trepçën vetëm e jep një mundësi për një vizion të ri të zhvillimit ekonomik. Ku do t’i jepet perspektivë transformimit teknologjik, eksploatimit të resurseve minerale, shtimit të vlerës së resurseve minerale në një proces afat shkurtë.

Kini parasysh që me Ligjin për Trepçës vetëm është hapur një dritë jeshile transformimit, por faza vendimtare e zhvillimit të Trepçës do të jetë në muajt të cilët do t’i kemi shumë shpejt, për arsye se brenda gjashtë muajve duhet të kemi një strategji të transformimit të kësaj shoqërie aksionare, ku pjesëmarrës është komuniteti, pjesëmarrës janë minatorët dhe të njëjtën kohë janë edhe institucionet e Republikës së Kosovës të cilat, për rreth 17 vite kanë investuar në Trepçë.

Pikërisht në këtë çështje. Marrë parasysh reagimin e Beogradit dhe procesin e dialogut që po vazhdon ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sa konsideroni se reagimi në Beograd ishte tendencë për transferimin e Trepçës si një prej temave të bisedimeve në Bruksel?

Kadri Veseli: Shpesh herë në rajonin tonë ka një prirje që të politizohen edhe çështjet ekonomike. Kjo nuk është e drejtë. Ne presim një reflektim më të mirë nga Beogradi zyrtar, veçanërisht në procesin e dialogut që të respektohen marrëveshjet për të cilat jemi marrë vesh. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, marrëveshja për targat e makinave, ajo për prefiksin telefonik e shumë të tjera, në mënyrë që të dy shtetet të mos e bllokojmë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Një Serbi dhe Kosovë si shtete të pavarura e sovrane me raporte të mira fqinjësore do t’i jep një imput më të fuqishëm ët dyja vendeve, veçanërisht në fushën e investimeve të huaja, thithjen e investimeve të huaja. Përndryshe, momentet e krizave të cilat krijohen shpesh artificialisht nga Beogradi zyrtar, nuk e kanë efektin të cilin e mendojnë as për vet Republikën e Serbisë.

Përfundimisht, Trepça do të jetë apo jo pjesë e bisedimeve të Brukselit?

Kadri Veseli: Trepça është pronë e qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie. Trepça ka perspektivë ekonomike. Do të ketë një fuqizim relativisht të theksuar në muajt e ardhshëm, transformimin e vet në konkurrencën e fushës së mineraleve, përpunimin e tyre, shtimin e vlerës së tyre.

Por, Trepça nuk do të jetë asnjëherë në tavolinën e pazareve politike, diplomatike apo ndër etnike, për arsye se vetëm krijohet komplikim.

Në këtë kuadër. Kemi parë që Lista Serbe si pjesë e koalicionit qeverisës shpesh është pozicionuar në krah të politikës së Beogradit. Sa po ju sjell juve kjo probleme qoftë për marrjen e vendimeve në Kuvend apo funksionimin e qeverisë, ku PDK është pjesë e koalicionit si paria më e madhe?

Kadri Veseli: Unë nuk do të thosha se Lista Serbe është problematike. Përkundrazi roli i Listës Serbe në institucionet e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit 2014 ka qenë shumë pozitiv. Ata kanë qenë shumë kontribut-dhënës, po flas në Kuvendin e Kosovës ku unë jam kryetar. Me qenë shumë korrekt, ishin shumë parimor në shumë çështje.

Në të njëjtën kohë ne nuk mund ta nënvlerësojmë faktin se shpeshherë ndërhyrjet të cilat kanë ndodhur nga Beogradi zyrtar nuk i kanë ndihmuar Listës Serbe dhe as qytetarëve serb në Kosovë.

Këtu kam parasysh situatën e fundit me çështjen e Trepçës, veçanërisht mos transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosur e çështje të cilat vitalisht kanë të bëjnë me përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve pa dalim etnie të cilët janë në Kosovë.

Por, ne jemi të prirur që të kemi një mirëkuptim, gjithmonë duke mos dëmtuar interesat shtetërore të Republikës së Kosovës.

Koalicioni ka nevojë për riformatim, shkurtime dhe më shumë punë

Duke i pasur parasysh këto çështje që i përmendët, qoftë edhe zvarritjen për formimin e Forcave të Armatosura e tjera, thjeshtë sa po arrin ky koalicion të përmbushë prioritetet, qëllimet kryesore politike?

Kadri Veseli: Koalicioni i madh i cili ka ndodhur mes partisë më të madhe në vend PDK-së dhe partisë së dytë në vend LDK-së, në fakt për këto dy vite ka treguar një garanci, një stabilitet në rend të parë, që Kosova të mos rrëshqas në drejtimin e gabuar edhe pse në këtë rrafsh është paguar fare hapur një çmimi politik, veçanërisht partia ime, partia më e madhe në Kosovë.

Por, gjithsesi prirja jonë është që para interesave tona politike të vejmë interesat tona nacionale. Është e vërtet se shumë pritje të qytetarëve tanë të cilat kanë qenë në fushën e përmirësimit të jetës së tyre nuk kanë mundur të arrihen në një klimë e cila ka qenë tepër e tensionuar, për çështje të cilat asnjëherë nuk duhet t'i ndanin pozitën dhe opozitën në Kosovë të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e vendi me përcaktimin tone euro-atlantik e në të njëjtën kohë edhe me fqinjësinë e mirë dhe në raportin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Ky ka qenë një realitet të cikin e kemi tejkaluar e që është pozitive. Jemi në rrugë të mirë. Stabiliteti në Kosovë dhe funksionaliteti institucional është shumë në rrugë të mirë që të ec përpara edhe pse duhet ta pranojmë faktin se ka vonesa në veçanti në fushën e realizimit të kërkesave të qytetareve tanë të cilat kanë të bëjnë me aspektin socio-ekonomik.

Do të preferonit që të ketë ndryshime, riformatim të kësaj qeverie marrë parasysh këtyre ngecjeve?

Kadri Veseli: Ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për riformatim jo vetëm të numrave qeveritarë, të emrave qeveritarë, por edhe të funksionalitetit të politikave të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë, në fushën e atraktimit të investitorëve të huaj duke pasur parasysh se shumë investitorë potencial po kalojnë anash e nuk po ndalen në Kosovë.

Ka nevojë që në Kosovë të përmirësohet ambienti, të ulen taksat të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me stimulimin e bizneseve që të rritet efikasiteti i tyre, prodhimi i tyre, të rritet punësimi si imput në Kosovë.

Sidoqoftë unë besoj se shumë shpejtë kjo do të ndodhë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për arsye se këtë e presin qytetarët nga ne.

Do ta ftoni zotin Mustafa që të uleni dhe të bisedoni si partnerë dhe të filloni këtë proces?

Kadri Veseli: Ne kemi raporte shumë pozitive në kuadër të koalicionit. Unë besoj se shumë shpejtë do të kemi risi në procesin e riformatimit për të cilat opinioni është i njoftuar. Natyrisht se ka disa muaj që e kemi paralajmëruar riformatimin dhe nuk ka ndodhur. Këtu duhet të jemi si partnerë shumë më vet-kritikë.

Partia Demokratike e Kosovës pret dhe është shumë e gatshme që në këtë proces të futemi seriozisht dhe me vizion për të mirën e qytetarëve tanë.

Mendoni se kjo qeveri ka shumë ministri, marrë parasysh se ka edhe kritika që qeveria shpenzon shumë për vetveten?

Kadri Veseli: Është një nga elementet kritike që në publikun tonë kosovarë është realitet. Ka shumë. E konfirmoj. Ka shumë agjencione që janë të panevojshme. Është burokraci e tepruar kur zyrtari i shtetit mendon se ai është përgjegjës për të vendosur për çështje të cilat ai më tepër duhet të ishte shërbyes se sa të ishte pronar.

Në të njëjtën kohë duhet të pranojmë faktin se ka ngecje, veçanërisht në fushën e tërheqjes së investitorëve të huaj. Politikat ekonomike duhet shumë shpejtë të përmirësohen për bizneset vendore të cilat janë duke e kryer një punë të shkëlqyer, por nuk e kanë përkrahjen adekuate stimuluese nga institucionet e Republikës së Kosovës. Këto janë ato çështjet që jemi duke i menduar në procesin e riformatimit dhe t’i bëjmë jo vetëm me fjalë, por me ide konkrete. T’i japim mundësi këtij vendi të ec përpara.

Naim Maloku: Bashkimi nuk ndodh pa luftë

Image result for naim maloku
Naim Maloku


Ish-komandanti i UÇK-së, njeriu që ka luftuar tre herë kundër Serbisë, Naim Maloku, ka thënë se nuk do t’u konvenonte shqiptarëve edhe një luftë në rajon.

Image result for naim maloku

Por, sipas tij, nëse synohet bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet, atëherë kjo nuk do të mund të bëhej pa një luftë të re.

Në TV Dukagjini ai ka treguar detaje të padëgjuara të luftës së UÇK-së.

Ka thënë se vetëm dy vrasje misterioze kanë ndodhur brenda pjesëtarëve të kësaj Ushtrie, gjë që është shumë më pak se që ka ndodhur në luftën Bosnjës apo Kroacisë.

Në këtë intervistë Maloku flet për marrëdhëniet e Ramush Haradinajt me Tahir Zemajn dhe telashet që eprorët e UÇK-së kishin me Ibrahim Rugovën.



Zhgënjimi pas zgjedhjeve - Kryekomunari i Ulqinit: Tirana ka braktisur shqiptarët e Malit të Zi


Nazif Cungu


Kryetari i komunës së Ulqinit, njëkohësisht dhe edhe kryetar i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, shprehet terësisht i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, duke aluduar dhe për blerje votash.

Cungu shpreh shqetësimin për përçarjen e shqiptarëve në tri lista, gjë që sipas tij jo vetëm ka eliminuar mundësinë e një deputeti të tretë në Parlamentin e Malit të Zi, por rrezikon edhe deputetin e dytë, duke ulur në minimum përfaqësimin e shqiptarëve në qeverinë e re.

“Gjendja social-ekonomike e shqiptarëve të Malit të Zi si pasojë e diskriminimit që vazhdon për mbi një shekull, lë shumë për të dëshiruar dhe prandaj ka më shumë shanse që ata të detyrohen të shesin votën për një shpërblim material”, shprehet Nazif Cungu për “Gazeta Shqiptare”, teksa pranon me keqardhje që në emër të fqinjësisë së mirë, Tirana zyrtare i ka braktisur bashkëkombësit e saj në Malin e Zi.

*** Intervista e plotë ***

Sapo janë mbyllur votimet në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, cila është përshtypja juaj për fushatën zgjedhore të këtij viti dhe si e gjykoni procesin elektoral?

Fushata ka qenë më agresive se fushatat e mëparshme parlamentare dhe niveli i organizimit dhe sofistikimit të marketingut politik ka arritur nivel sipëror. Këto zgjedhje vijnë pas një periudhe krize të brendshme politike me protesta dhe formimit të një koalicionit të madh me opozitën, prandaj ishte e pritshme që edhe fushata ta reflektonte këtë klimë të tensionuar. Ky intensitet ka pasur impaktin e vet edhe tek pjesëmarrja në votime, e cila sivjet ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Për sa i përket procesit zgjedhor, janë denoncuar parregullsi të vogla sporadike tek-tuk, por në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar pa konfliktualitet. Fenomeni më problematik që është vënë re ka qenë ai i blerjes së votës, i cili prek sidomos segmentet e varfra të shoqërisë e këtu futen edhe shqiptarët. Gjendja social-ekonomike e shqiptarëve të Malit të Zi si pasojë e diskriminimit që vazhdon për mbi një shekull, lë shumë për të dëshiruar dhe prandaj ka më shumë shanse që ata të detyrohen të shesin votën për një shpërblim material.

Cilat kanë qenë temat kryesore të debateve elektorale dhe çfarë sfidash do të ketë parlamenti i ardhshëm i Malit të Zi?
Debati elektoral është në nivel shtetëror, është zhvilluar në dy boshte. I pari dhe më i rëndësishmi kishte të bënte me orientimin gjeopolitik të Malit të Zi drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe këtu qeveria e Gjukanoviqit ka hasur në një kundërshtim të ashpër të partive politike serbe. Këto parti, që në shumicën e rasteve janë të dirigjuara nga jashtë Malit të Zi, e kanë kundërshtuar ashpër procesin e integrimit Euro- Atlantik dhe kanë shprehur hapur simpatinë e tyre pro ruse. Bëhet fjalë për të njëjtat parti, që dikur ishin kundër pavarësimit të Malit të Zi në referendumin e dhjetë viteve më parë. Kjo është arsyeja përse gjatë kësaj fushate është vënë re edhe një shtrirje e madhe e ndikimit të Moskës dhe Beogradit, sidomos nëpërmjet financimeve të partive opozitare serbe.

Në ketë aspekt partitë tona shqiptare janë të pozicionuara qartë sikurse gjatë referendumit në favor të konsolidimit të shtetit të pavarur e demokratik të Malit të Zi dhe mbështesim pa kushte anëtarësimin në NATO dhe BE. Boshti i dytë ka qenë debati i brendshëm politik, që ka pasur të bëjë kryesisht me ekonominë dhe konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Mali i Zi ka hyrë prej disa vitesh në një krizë të madhe ekonomike dhe në një stanjacion për sa i përket konsolidimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë. Është bërë tashmë e domosdoshme që të ndërmerren reforma rrënjësore dhe energjike për ta përmirësuar situatën dhe për të garantuar mirëqenie për qytetarët e këtij shteti. Këto dy do të jenë sfidat kryesore me të cilat do të përballet parlamenti që do dalë prej këtyre zgjedhjeve.

Si ballafaqohet faktori politik shqiptar në Mal të Zi me këto zgjedhje dhe çfarë implikimesh priten për partitë shqiptare?
Faktori shqiptar ndodhet më i dobët se kurrë dhe në kushtet e mbijetesës. Si pasojë e diskriminimit të rëndë, fshatra e krahina të tëra e kanë braktisur identitetin tonë kombëtar e janë asimiluar. Mjafton të shikohet Rozhaja e Plava e Gucia për të parë sa masive e dramatike ka qenë ky asimilim. Po ashtu, trojet shqiptare jenë më të neglizhuarat për sa u përket fondeve infrastrukturore, ndërkohë që edhe në të kaluarën kanë munguar investimet në ndërmarrje publike. Ne jemi diskriminuar dhe vazhdojmë të diskriminohemi edhe sot për sa i përket punësimit në institucione shtetërore dhe sot ne jemi populli më pak i përfaqësuar me kuadro në institucionet shtetërore në Malin e Zi, me vetëm 1% të kuadrove, ndërkohë që përbëjmë së paku 5% të popullsisë. Kjo ka bërë që populli shqiptar në Mal të Zi të detyrohet të ketë nivelin më të lartë të emigracionit me përafërsisht 60% në disa zona.

Të dyja këto fenomene kanë vazhduar edhe gjatë viteve të fundit dhe brenda dy censusesh, 2001-2011, përqindja e shqiptarëve ra nga 7% drejt 5%. Sikur të mos mjaftojë pakësimi i numrit të shqiptarëve, si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe presionit të madh një pjesë e votuesve tanë, pothuaj çereku, votojnë për parti malazeze e jo për partitë etnike shqiptare. Diskriminimi politik ndaj shqiptarëve arriti kulmin kur u ndryshua sistemi zgjedhor në 2009 dhe na u hoqën pesë deputetët e garantuar me ligj dhe tani maksimumi që mund të nxjerrin shqiptarët janë vetëm tre deputetë. Mirëpo situata jonë është bërë edhe më dramatike si pasojë e përçarjes, sepse në vend që të garonim me një listë të përbashkët, jemi të përçarë në tri lista, gjë që është absurde duke ditur sa të paktë jemi. Mund të jetë e kuptueshme dhe e pranueshme deri diku të garojmë me dy lista për hir të pluralizmit mirëpo tre është absurde, sepse lista e tretë në kushtet aktuale e ka të pamundur të sigurojë një deputet vetë, por thjesht ua pamundëson dy listave të para që të marrin deputetin e tretë shqiptar. Kjo është një përsëritje e situatës së zgjedhjeve të kaluara parlamentare të vitit 2012, kur lista e re u krijua në momentin e fundit pak kohë para zgjedhjeve mori 531, duke çuar dëm deputetin e tretë shqiptar.

Sikur vetëm 250 prej këtyre votave të kësaj liste të kishin shkuar tek një listë tjetër zgjedhore, shqiptarët do të kishin një deputet të tretë dhe nuk do katandiseshin me dy. E njëjta gjë po ndodh sivjet në Mal të Zi, një listë e re e improvizuar pak javë para zgjedhjeve rrezikon jo vetëm mandatin e tretë, por edhe të dytin shqiptar. Kjo gjë është bërë tanimë një traditë e hidhur që nuk mund të konsiderohet më thjeshtë rastësi, por të lë të mendosh më të keqen. Unë nuk dua të dukem konspirativ, por kjo situatë të lë të mendosh për një infiltrim tek faktori politik shqiptar të kundërshtarëve tradicionalë të të drejtave të shqiptarëve, të cilët e dinë mirë se përçarja na bën më të dobët e të pafuqishëm. Bashkimi i faktorit shqiptar në Mal të Zi u shërben jo vetëm interesave tona kombëtare, por edhe interesave të Malit të Zi, pasi ne jemi faktor konstruktiv për konsolidimin e këtij shteti dhe integrimin Euro-Atlantik. Prandaj në këtë aspekt ne kemi shumë nevojë nga Tirana e Prishtina që të na ndihmojnë për të parandaluar dëmet që na vijnë nga elementet e huaja përçarëse.

Me cilat subjekte jeni të gatshëm të bashkëpunoni kur të vij koha e koalicioneve paszgjedhore?
Koalicioni ku unë bëj pjesë është faktori politik më i fuqishëm shqiptar dhe ka një program të qartë e të plotë politik. Kuptohet që pas zgjedhjeve, ne do bashkëpunojmë me ato parti politike në Mal të Zi, që pajtohen me vizionin tonë politik dhe na mundësojnë që të përmbushim këtë platformë, e cila mbron interesat e popullit shqiptar të Malit. Ne synojmë mbrojtjen e identitetit, simboleve, gjuhës, traditave, monumenteve dhe arsimit tonë kombëtar. Po ashtu synojmë ndaljen e diskriminimit, e asimilimit dhe e emigracionit. Ne do të promovojmë një përfaqësim të drejtë të kuadrove shqiptarë në institucionet shtetërore të Malit të Zi, sepse të rinjtë tanë janë neglizhuar në punësimet në institucionet qendrore.

Po ashtu, përpiqemi që të luftojmë diskriminimin ekonomik, duke garantuar më shumë investime infrastrukturore dhe shërbime më të mira publike në trojet e banuara nga shqiptarët. Koalicioni ynë njëherazi promovon integrimet Euro-Atlantike të shtetit të Malit të Zi, sepse jemi të vetëdijshëm se këto procese integruese garantojnë maksimumin e respektit për të drejtat e pakicave kombëtare si dhe maksimumin e mirëqenies ekonomike dhe stabilitetit në Mal të Zi e rajon. Kuptohet që edhe ne kemi disa vija të kuqe për sa i përket bashkëpunimit sikurse janë respektimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, respektimi dhe konsolidimi i marrëdhënieve me shtetet fqinje të banuara me shqiptarë si Kosova e Shqipëria si dhe orientimi i qartë gjeostrategjik drejt aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Si e shikoni marrëdhënien mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe çfarë rekomandimesh do të kishit për Tiranën zyrtare?
Ne e përkrahim përmirësimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Podgoricës dhe jemi të gëzuar që të dy shtetet i përkasin realitetit Euro-Atlantik. Ne e përshëndesim mbështetjen që Tirana i ka dhënë anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke qenë shteti i parë anëtar që e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Mirëpo më duhet të them gjithashtu që kemi rezerva për sa i përket vëmendjes kushtuar të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilat kemi parë se shpesh janë neglizhuar për hir të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve. Ne jemi të vetëdijshëm që faktori ndërkombëtar e ka kriter të integrimit evropian fqinjësinë e mirë dhe raportin sa më pozitiv bilateral mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mirëpo, njëherazi presim prej Tiranës që të përmbushë edhe obligimin kushtetues të kujdeset për shqiptarët jashtë shtetit amë e mos të kujdeset vetëm për imazhin që krijon në Bruksel.

Ndërkohë që Podgorica dhe Tirana zyrtare ndërmarrin vizita të ndërsjella të niveleve më të larta dhe flasin për marrëdhënie të shkëlqyera tek ne ka vazhduar sikurse e përmenda më sipër diskriminimi, asimilimi, emigracioni dhe varfërimi i popullit shqiptar. Neve na u ndryshua sistemi zgjedhor dhe na u hoqën pesë mandate të garantuara për pakicën shqiptare këtu dhe asnjë zë nuk u ngrit nga Tirana zyrtare për të na mbrojtur nga kjo padrejtësi. Prandaj ne shpresojmë që marrëdhëniet Tiranë- Podgoricë të kushtëzohen edhe nga trajtimi që Podgorica u bën shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre shekullore, që janë prej 130 vitesh brenda shtetit të Malit të Zi. Po ashtu, shpresojmë që Tirana të marrë më seriozisht e të shtyjë përpara sa më fuqishëm disa projekte infrastrukturore me interes kombëtar, siç janë ndërtimi i disa pikave të reja ndërkufitare për t’i nxjerrë viset tona nga izolimi dhe për të lidhur më shumë shqiptarët mes njëritjetrit.

Kështu për shembull, edhe pse kanë kaluar pesë vite nga nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e pikës kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi në Qafë të Vranicës, që do të lidhte Plavën me Tropojën nëpërmjet Çeremit, asgjë nuk është materializuar ende nga të dyja shtetet. Një tjetër vendkalim kufitar me rëndësi është ajo në Skje- Zogaj buzë liqenit, e cila do të integrojë ofertën turistike të bregut të liqenit të Shkodrës dhe nxirrte nga izolimi krahinën e lënë pas dore të Krajës në Malin e Zi. Kjo rrugë dhe kjo pikë kufitare ka kosto minimale, pasi rruga ekzistuese e asfaltuar Shkodër- Shirokë-Zogaj është vetëm dy-tri kilometra larg rrugës së asfaltuar të Skjesë në territorin e Malit të Zi. Mirëpo nga ana tjetër do të shpëtonte Krajën nga izolimi dhe varfëria dhe do ndalte emigracionin, i cili ka zbrazur tashmë 70% e kësaj krahine shqiptare. Me leverdi të madhe do të ishte edhe ndërtimi i një pikë e re kufitare sipër Bunës dhe i rrugës përkatëse në Shën Koll-Pulaj, e cila do të integrojë ofertën turistike të Plazhit të Madh me atë të Velipojës.

Televizioni si mjet mashtrimi dhe kontrolli

blerta-haxhiaj

Mr.sci.Blerta Haxhiaj




Syte e TV, jo gjithmonë shërbejnë si burim për shikueshmeri të qëndrueshme dhe kontrolli ideal nuk është vetem te transparenca. Kjo presupozon një hapesirë objektive dhe një shikueshmeri të gjithëfuqishme despotike. Nuk ka një sistem limiti mirëpo loja zhvillohet mes te ‘shikosh’ dhr të jesh i shikuar edhe në piken më kritike të panoptikonit që kjo edhe mund te ju verboje. “Ju nuk e shikoni TV por TV ju shikon juve (drejteperdrejte) një parim që të determinon. Kjo bën që aparati i panoptikonit të mbivëzhgohet, ku dallimi mes aktive dhe pasive pushon se ekzistuari. TV te drejtohet ty : ti je një model, ti je prioritet. Një slogan hiper’realist për shoqerite duke tentuar të hiper’realizohet. Aty realja është e ngatërruar me modelin dhe në statistikat e pergjithshme ajo funksionon. Në zhvillimin e metutjeshem të shoqerise nuk është më ajo bindja (propaganda, ideologjia, publiciteti) por një bazament i ri “Ti je lajmi, ti je shoqëria, ngjarja je ti, ti je i përfshirë, perdore zerin tend” një katapultim i ngjarjeve bën që e pamundura të lokalizohet dhe një instance e modelit, pushtetit, një mediumi ndodh – qëkur Ti je në anën tjeter” një refleksion i paster, jo me dhune apo mbikqyrje. Një reagim sekret, një simulakra me hapesiren e vet ku efektet e reales kthehen për tu përdorur përseri. Hapësira panoptike shndërrohet në një hipoze morale që përdoret nga analistat klasik te esences objektive te pushtetit, dhe një starnim i spektatoreve. Televizioni ne raste tilla, nuk është më një medium spektatolar, audienca nuk është më audience e vezhgimit ku situatat vetem flasin, vete mediumi nuk mund te identifikohet si i tille dhe kjo eshte formula e nje kohe te re. Cdo lloj mediumi i tillë pushon së ekzistuari si i tillë edhe në kuptimin literal, i shpërndare dhe i shtrembëruar nga real-ja prandaj jo më shumë se vonë ajo nuk mund të thotë që është e deformuar. Një miksim i tillë, viral, endemik kronik dhe alarmant paralajmëron prezencen e televizionit si medium mashtrues. Menyra tradicionale për lajmet që të arrijne te audienca na sjell në këtë situate të menyres prespektive dhe deteminuese. Mënyra kritike dhe aktive në një mënyrë analitike. Dallimi mes shkakut dhe efektit, mes aktives dhe pasives, mes subjektit dhe objektit, mes fundit dhe kuptimit. Kjo është një metode që na thote neve TV na vezhgon, Tv na tej-tjeterson, Tv na manipulon, Tv na informon… aty ku simulimi fillon çdokund, në politikë, ekonomi, biologji, psikologji, sociologji, në domenin medial, aty ku manipulimi është i mundur në mënyrë absolute. (Jean Baudrillard)

Programi humoristik – Portokalli – qe transmetohet ne platformen e Digitalb, kanali Top Channel me personazhin e tij karakteristik (prezantuesi i emisionit Voulez Vous) na shndërron te gjitheve në Një STAR – ti je një Star. Te jetojme në një Utopi nuk na mjafton sepse Utopia përfundon saktësisht kur ajo shtron pyetjen se “Si jam krijuar?”. Programacionet që ofrojnë TV tona përveç faktit që shërbejnë si mjet informacioni pa anashkaluar mediat dhe platformat e tjera informative si rrjetet sociale që më shumë se dëme, nuk shërbejnë pozitivisht, arrijne të japin një hiper’realitet duke u munduar te jete apolitik. Bota teknologjike që na mban të burgosur aty, na mashtron, na shpërblen, na uron dhe na ndëshkon duke na lidhur me zinxhire. Si shpellarë modern të Platonit rrëshqasim në grackën tonë duke mos hequr dorë nga komoditetet dhe të mirat teknologjike të cilat janë bërë domosdoshmëri për jetesen tone. Hiperrealiteti më i keq i mundshem qw po ofrojne mediumet tona eshte ai hiper’realiteti turk, prandaj Miresevjen Tur(q)i, perseri …

Kundër ideologjise së eksperiencës së jetuar të dehumanizimit së reales në banalitetin fundamental është radikale në autenticitetin e saj. Producentet deklarohen për një një formule paradoksale dhe absurde – as e vertete, as falso- mirëpo ishte Utopi. Formula “njëjtë sikurse të mos ishe ketu” ështe e barabarte me “ njëjtë sikurse të ishe këtu”, kjo ështe Utopi. Ky eksperiment i së vërtetes nuk është aspak një sekret apo perversion mirëpo një kercenim i reales apo një hiper’realitet i një estetike. Një termet të tejtjetersimit dhe madhështise ku në të njëjten kohë është një transparence e tepruar. Në simulimin mikroskopik që transformon realen në hiper’reale – ajo se çka ndodhe në porno, ku mahnitja është më shumë metafizike se sa seksuale. Një e vërtete është si e tillë - si një e vërtetë refleksive në pasqyre, apo në prespektive e së vertetes të sistemit panoptik dhe të tërë sistemit? Një e vërtete manipulative e testeve dhe pyetesoreve që na nenshtrohen e cila paguan çmimin e tyre. Hegeli na e rikujton:” çdo gjë reale është racionale dhe çdo gje racionale ështe reale”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...