Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/31

nga Gjekë MARINAJ : Autoportret i avancuar


Gjekë MARINAJ

AUTOPORTRET I AVANCUAR

Marlowe më ka bërë shumë nder me Faustus;
Tani i njoh mirë vlerat e shpirtit, kostot e dijes.
E dalloj më pastër vijën e lakuar të ekuatorit
Dhe njësimin humano-kafshëror të centaurëve.

Segmenti optik i kulturës së vuajtjes,
Zbërthimi i bërthamave të atomit klandestin,
Eksplozivi kimik dhe rezultati i shpërthimit,
Mbeten strategjia ime e mësymjes,
Sistemi mbrojtës nga forca shtytëse e gazeve.
I lodhur nën mbikëqyrjen e paqes vetëm në letër,
E kam ndërtuar veten përtej ngritjes së trupit,
Ujit të bekuar që shtrydhi poetin Philip Sidney
Të belbëzojë: “Thy need is greater than mine”.
Me më pak shkrola e me më shumë të bardhë
Sytë ma shtyjnë botën në të kundërt të logjikës,
Rreth balancës së rrezikshme: dashuri-dhimbje.
Lind dhe perëndoj me diellin e planetit kiçelev
Që të mos trazoj gjurmët e astronomëve në hënë.
Atmosfera ime është një shtresë e hollë jete e vdekje.
Hidrosfera më mbetet tërësia e djersëve dhe gjakut.
Biosfera më nxit neutronet të veprojnë së bashku,
Më ndihmon litosferën; fytyrën që mbroj nga turpi.
I parrëfyer fare para kodeve të errësirës së Kaosit
Urrej nga afër efektet e çdo prelude për pushtim;
Shkatërrimin e njërit si mundësi e qetësisë së tjetrit:
Të më falë Miltoni, por për mua do të ishte më mirë
Të jem shërbëtor në parajsë sesa sundues në ferr.

Purgatori
(Në vend të një balade të shkruar me vonesë)
Ajo qe një lule e freskët
Që priste lejen e mëngjesit për të çelur.
Ai qe i dashuri i saj.
As që donin t’ia dinin se si njëherë
Françeska pat rënë në dashuri sekrete me Paulon.
Pa i lexuar njëri-tjetrit asnjë pjesë nga tregimi
Rreth Lancelotit dhe Guiniverës,
U bënë pjesë e një dashurie të ndaluar.
Ndjenjat e tyre nuk kishin asnjë lidhje
Me dashurinë arturine.
Edhe emocionet e tyre
Shpërthyen nga gryka,
Tek po imagjinonin diçka që shoqëria
Gabimisht do e krahasonte
Me puthjen e parë të Lancelotit dhe Guiniverës.
Ç’rëndësi ka se kush i spiunoi të dashuruarit!
Diçka të bukur dhe të pafajshme
Vranë brenda tyre
Para se të kenë mundësinë
Për t’i kërkuar falje dashurisë.
Madje as Dantja
Nuk hodhi dritë mbi dramën e tyre,
Nuk e trajtoi atë
Si një nga kualitetet e romancës tragjike.
Ndëshkimi i të pafajshmëve
Nuk u sinkronizua me mëkatarët e vërtetë:
Askush nuk doli dëshmitar
Për të shpjeguar vuajtjet
E këtyre shpirtrave të brishtë
Në gjyq me vetveten.
E vërteta, gjoja nuk duhej të dënohej
Sepse zakonet
Nuk duhej të iknin nga simpatizimi.
Njerëzit e injoruan
Rënien e perdeve të zeza
Të teatrove të errët antikë
Që i ndanë ata nga e drejta
Për të gëzuar ligjet më ordinere të natyrës.
Për ta roli i famës dhe i prestigjit
Në jetën humane
E fshiu esencën shenjtërore
Që digjte një qiri mbi fjalën dashuri.
Gati çdo element jetësor reflektoi mbi ta
Një aspekt të dhimbjes së dashurisë
Së shtrydhur gjer në deformim.
Sa për ta
Dantja më mirë ta linte
Të pabotuar “Komedinë Hyjnore”:
Ata do t’ia shtonin edhe një rreth të ri “Purgatorit”.
Qenë aq njerëz
Sa mëkatarët e vërtetë do i rënkonin me keqardhje.

Udhëtim me lundrën e Akeronit
Lumenjtë e mbretërisë së nëntokës,
Pa i ulur zërat për askënd,
Vazhdojnë gurgullimet trishtuese të fjalëve,
Ndërmarrin një vërshim arterial
Në trupin e zverdhur të muzgut.
Mesazhet marrin jetë
Brenda membranës së flluskave,
Sqarojnë për fajtorët
Skicat e skalitura në portalet e ferrit:
Nëse je lindur
Je fajtor
Nëse e lexon këtë mesazh
Je këtu.
Mësohet se delta e lëvizjeve
Mbetet vetëm një lojë mundimesh:
Jeta na qenka
Më parë një frymënxjerrje,
Pastaj një frymëmarrje.
Gjithçka midis tyre
Vetëm një mundësi
Për të kryer mëkate.
Po qëndrimet neutrale,
Bamirësitë në ç’databazë janë regjistruar?
Sipas “skicës” janë shkrirë
Nën llambadarët e trazimeve mendore,
Janë derdhur në kanalet shkumuese
Që la pas lundra e Akeronit,
Në të njëjtët Kallëpe
Ku derdhen monedhat e argjendta
Shkulur nga goja e shpirtrave më të vjetër
Para se të hidhen në “Had”.
Në këtë nën-ajrosje,
S’do mend,
Zagushia fryn hirin e ferrit,
Deklaron natyrën me re
Të të çakërdisurve antikë.
Aty çekani i instiktit obskurantist
Mpreh inatin mbi
Qëllimin e fitimit
Nga udhëtimi me të vdekurit.
Xhudhinjtë projektojnë të ardhmen
E qytetërimit mbitokësor:
Duhet të gjendet një libër
Më i vjetër se Bibla, që e
Përshkruan gjeografinë e qytetërimit të ri
Si një tabaka mbuluar me pluhura bojë hiri.
Aty ferri është
Një pjesë e ekzistencës gjeografike
Që mban mure rrethuese
Për kufizimin e lumit
Të shpirtrave të vdekur.
Ç’mendonte Virgjili
Kur e përshkruante ferrin
Si qyteti i Zotit!
Gdhendja e këtyre portave të detyrueshme
E portretizon atë
Si një vend i shprehjes së hidhërimit,
Pendimit të përjetshëm.
Në këtë vend,
Në këtë jetë
Ferri është e kundërta groteske e parajsës.
Një vend prej të cilit kurrë nuk ka ikje.

Sot u lind Frederik Rreshpja
Sot u lind Frederik Rreshpja. Ose jeta,
Siç e njohim ne, iku me ngut prej tij.
Vetëm vdekja u ul gjer në dhé, që ta
Kuptonte: i hodhi dy çarçafë të zi mbi sytë
Që nuk shikonin veçanërisht diku,
Ia spërkati me errësirë sipërfaqen e tokës
Ku shtrihej, e mori në grykë dhe iku
Duke shikuar mbi supe si hajdutët e
Portreteve të Rembrandit. Vetëm vdekja
Duket se ia njohu vlerat e vërteta poetit.
Ligjet qenë dhe mbetën në libra. Drejtësia
Qe dhe mbeti një interpretim. Mizoritë
Antike qenë dhe mbeten flakadanë triumfi.
Valët e tingujve poetikë nuk reaguan
Në akord me prurjet e perëndimit të fundit.
Metamorfoza e profecisë më në fund e humbi
Kontrollin absolut mbi poetin, mbi epokën
E tij prej burri. Karbonet kristalore nuk
Formuluan teori të reja për interferencën
E hapjes dhe mbylljes së syve të poetit –
Fjongo të zeza qafe lidhur nyje –
Fytyra të frikshme skulpturash, që
Qortojnë të projektuara në muret e Rozafës.
Poetit i pat humbur me kohë harmonia e trupit
Me mendjen. Koordinimi i shpirtit
Me vargun, jo. E gjithë kjo në platformën
Që Luciferi pat projektuar për poetët shqiptarë.
Aventura dhe tirania e mospërfilljes ndaj jetës
Iu bënë aspirimi dhe arritja e qetësisë. Në
Ndërgjegjen e tij kaloi një linjë e pashpjegueshme
Intelekti: evoluimi i shpirtit të vet dhe i të tjerëve.
Për të ditët qenë të paoperueshme. Ato qenë
Dobësitë e brendshme të njeriut të rinovuar.
Vetëm sot, në qelitë e frymë-nxënies, mushkëritë iu
Kthyen në lundra me vela të ngrira drejt njohjes.

Me Nerudën pranë Atlantikut
Sa herë që jep shpirt një poet diçka vdes brenda meje.
Me Nerudën iu drejtova Atlantikut.
Zbukuruar me sytë e dragoit më të kaltër,
Me mençurinë më të sofistikuar,
Me krahë-hapjen më të gjerë,
Me seriozitetin më sublim,
Me kujtimet më frymëzuese të shënuara në dallgë
Atlantiku shfletoi pa pra fletët diellore të bregut,
Dhe lirikat e dashurisë së Nerudës.
U ulëm këmbëkryq dhe u ngritëm prapë.
Sy më sy me pafundësinë e tij vezulluese,
Unë buzëvarur murmuris diç në shqip,
Ai i ngrysur bëlbëzon diçka në oqeanisht,
Në çast, dallgët u përplasën më të matura,
Fotografuan portretin e poetit në kopertinë.
U sollën me më sumë delikatesë rreth meje
Tek ia arkivuan sytë në molekulat më sekrete oqeanike.
Si shishe të sapohapura shampanje në rrotullim
Dallgët nxorën shkumë të bardhë nga gryka.
Të bukurat e detit vallëzuan rreth vargjeve të poetit.
Një vals të vjetër huazuar nga magjistaret greke,
Nën muzikën që Mozarti pat kompozuar fshehurazi,
Si himn mirëseardhje për artistët e vërtetë në parajsë,
Për Neftali Ricardo Reyes Basoalto që edhe
Atlantiku e pranoi si më të gjerë e më të thellë se vetja.

Paralele të padëshiruara shqiptaro-amerikane


nga Andon Dede, Nju York


Kushdo që e njeh sadopak Amerikën dhe e krahason me vendin tonë, e ka fare të lehtë të kuptojë se sa larg janë këto dy vende apo dhe popujt që gjallojnë në to, nga njeri tjetri. Nuk është as vendi as qëllimi ynë që të merremi me shkaqet e hendekut të madh që na ndan nga gjigandi i përtej oqeanit. E, megjithatë, sado e çuditëshme të duket, nuk është e vështirë të gjenden dhe paralele apo analogjira, tjetër punë që këto paralele mund ta kenë drejtimin në kahje të kundërt. Për të mos u zgjatur po rrëfej disa syresh.
* * *
Po e filloj me një episod të thjeshtë. Po dilja nga shtëpia ime në Tiranë, për të shkuar në punë kur, diku afër pallatit shoh një fqinjën time që po thyente disa shishe. Pas “mirëmëngjezit”, kureshtja nuk më la që të mos e pyesja se pse po i thyente. “Që të mos i marrë njeri e t’i shesë” – ma ktheu ajo. Përgjigja e saj më befasoi nga që ishte larg çdo përfytyrimi të mundshëm. Edhe tani që kanë kaluar dekada nga ky episod, nuk arrij ta kuptoj plotësisht se pse ajo e bënte atë veprim që të mos i jepte mundësi ndonjë fukarai të fitonte ndonjë lek. Mbase arsyeja do kërkuar tek varfëria jonë ekstreme që na kultivoi dhe barazinë pikërisht në varfëri. Si të tillë, nuk e pranojmë dot që ai tjetri të fitojë diçka, qoftë edhe duke mbledhur shishe e kanoçe. Është një hamendje e imja, por kurrsesi përligjie për veprimin e saj.
Fati e desh që të vija me banim në Amerikë. Më bënin përshtypje hedhjet në rrugë, të llojeve të ndryshme, sa që një mësuese e Anglishtes na tha një ditë se Amerika njihet edhe si shoqëri e hedhjeve. Por, gjetkë e pata llafin. Rastësisht më tërhoqi vëmendjen një detaj: kur kishin nxjerrë në rrugë ndonjë mobilje apo pajisje shtëpie, (që dukej fare e re dhe e kishe vështirë ta kuptoje arsyen pse e hidhnin, sipas logjikës sonë, sigurisht), pra shpesh, në një qese plastike vinin dhe vidat apo detalet e tjera që do t’i duheshin atij që do e merrte për ta montuar. Se ata që e hidhnin, e dinin fare mirë se ajo do të përfundonte në shtëpinë e ndonjë hallexhiu. Vetvetiu mu kujtua fqinja ime që po bënte të kundëertën. Mu dhimbs ajo dhe vetja që i përkas atij vendi tmerrësisht të varfër, pa pasur asnjë faj..
* * *
Po tregoj tani një përjetim tjetër. Në çdo fund viti, këtu në Amerikë, presidenti organizon një darkë të madhe apo party, siç i thonë këtu, me gazetarë e të ftuar të tjerë. Në to nuk mungon kurrë edhe një humorist nga më të njohurit që i bën të qeshin pjesëmarrësit, kryesisht me gafat e presidentit gjatë vitit që po mbyllet. Por, si të mos mjaftonte kjo, vetë presidenti rrëfen episode nga veprimtaria e tij që ngjallin humor; ndonjëhere programin e plotëson edhe zonja e parë. Gjithçka kalon gëzueshëm, me as më të voglën qejfmbetje. Përkundrazi, numuri një i shtetit shkrihet së qeshuri, mbase më tepër se të tjerët.
Një ceremoni të tillë me gazetarët, ka nja dy vjet që nisi ta bëjë dhe kryeministri ynë aktual. Bukur, nga Amerika ka se ç’të mësojë apo dhe të marrë çdo njeri, qoftë qytetar i thjeshtë apo dhe politikan e shtetar. Kur e pyeti dikush se pse e organizoi një veprimtari të tillë, Rama i tha se ka ndjekur shëmbullin e presidentit amerikan. Përsëri nuk shoh asgjë për t’u kritikuar në gjithë këtë. Por, duke ndjekur ceremoninë, aq sa na u dha në media, mund të them pa e tepëruar se ajo jo vetëm që s’kishte asgjë të përbashkët me atë të presidentëve amerikanë por qe e kundërta e tyre, për të mos thënë një karikaturë e shëmtuar e atyre që kemi ndjekur çdo fund viti këtu. Ceremonia përshkohej jo nga humori, siç e donte rasti, por nga një nervozizëm, që s’kishte asgjë të përbashkët me një mbrëmje festive të fundvitit. Hedhje e pritje batutash mistrece nga kreu i qeverisë, me thumba e mllefe inatçore, jo për të bërë për të qeshur pjesëmarrësit, por si e si për t’i denigruar ata, madje duke pohuar me cinizëm se “unë as që ju lexoj fare se ç’botoni ju”. Të kuptohemi: unë nuk kam qënë në asnjë nga këto pritje, por gjithë sa përmenda më lart i kanë pohuar shumë nga pjesëmarrësit. Madje, disa syresh edhe janë betuar se s’kanë për të shkuar më në pritje të tilla, aq të fyer e kanë ndjerë veten. Natyrshëm del pyetja: pse e organizoi kryeministri ynë artist atë pritje që, siç e shtjelluam më lart, s’ka asgjë të përbashkët me ato të presidentëve amerikanë?! Dhe përfundimi që nxjerr çdo njeri me mend në kokë është se nuk mjafton vetëm dëshira për të imituar amerikanët, por edhe të dish ç’të marrësh prej tyre dhe si ta vësh në jetë në realitetin që po jeton, aq më tepër kur është fjala për një person publik e sidomos kryeministër. Përndryshe imitimi shabllon kthehet në bumerang, siç edhe ka ngjarë me cermonitë në fjalë dhe jo vetëm me to. Unë nuk e di nëse Rama do të organizojë përsëri ceremoni të tilla dhe aq më pak mendoj se gazetarët e fyer do të shkojnë në të. Çështje personaliteti.
* * *
Përjetimi i tretë i analogjive të padëshiruara ka të bëjë me fushatat zgjedhore. Kam ndjekur me interes shumë prej tyre. Më ka lënë përshtypje të veçantë se si e filloi debatin me Bushin e ri Xhon Kerri: “Unë nuk mendoj se kandidati tjetër e do Amerikën më pak se unë, por jam në garë me të për disa alterantiva, të cilat, sipas meje do të qenë më të suksesëshme për vendin tonë…”. Pra, ballafaqim idesh, mendimesh, alternativash, planesh, zgjidhjesh…
Vimë tani tek fushata e fundit zgjedhore presidenciale që po i afrohet fundit. O Zot, një gjuhë krejt tjetër, sikur nuk të besohet që janë dy kandidatë për president të vendit më demokratik në botë! As më shumë e as më pak, duke dëgjuar fjalimet apo dhe debatet e tyre, të kujtohen përplasjet e egra, sharjet, denigrimet, baltosjet gojëshrurura të politikanëve tanë, që janë gati ta shqyejnë njeri tjetrin. Të ngjan se ka ndodhur e kundërta e asaj që pritej: sikur Trampi e Klintoni kanë huazuar nga elita jonë poltike jo vetëm fjalorin por dhe tematikën, duke rrëmuar në biografitë e njeri tjetrit, deri dhe në gjërat më intime. Unë jam dakord që të dy kandidaturat mund të mos jenë zgjedhja e duhur, kur kam parasysh se numuri një i shtetit duhet të jetë jo vetëm politikan i zoti por dhe model për t’u ndjekur, si njeri. Por, nuk është momenti për këtë, duhej bërë që në përzgjedhjen e kandidaturave nga partitë përkatëse, në primaret. E ç’nuk po na shohin sytë e ç’po na dëgjojnë veshët! Po të mos isha dëshmitar okular i kësaj fushate, si zor ta besoja se ajo po zhvillohet në Amerikë.
Mund të vazhdoja dhe më gjatë me analogji të tilla të padëshiruara, por sot po mjaftohem me kaq. Dhe këto që përmenda, nuk i solla thjesht për kuriozitet por nisur nga dëshira e mirë se mund të përfitohet jo vetëm nga përvoja pozitive e njeri tjetrit por dhe nga gabimet e mangësitë.
Nju York, 28 tetor 2016










“SHEG’ E ËMBËL, MOJ SHEG’ E BUTË!...”



(Kur Vjollca Koni thurë poezi malli, për vendlindjen)
Skicë: Murat Gecaj
1.
Jo shumë ditë më parë, Vjollca Koni-Ajasllari, me origjinë nga Skrapari dhe emigrante në Austri, tashmë e njohur për krijimet e saj të bukura, sidomos kushtuar vendlindjes, publikoi një skicë poetike. Titulli i saj ishte i thjeshtë e domethënës, “Jam fshatare”. Që në hyrje, aty shprehet: “Sa krenohem për origjinën time! Atje, ku u linda e u rrita, deri sa mbarova 8-vjeçaren, sa gjëra të bukura mësova dhe sa krenare e sa mirë ndjehem me veten time. Ndjehem mirë me dashurinë për njerëzit, për natyrën, për kafshët e për çdo gjë, nga ato vende ta paharuara…”.
E kam shkruar mendimin tim edhe kur mjaft lexues i kanë komentuar disa nga poezitë e kohëve të fundit të Vjollca Konit, se ato më kujtojnë poetët e shkrimtarët, që i kënduan me aq dashuri e mall vendlindjes, Atdheut tonë të bukur, Shqipërisë…Naimi e Çajupi dhe deri te Agolli i Devollit.
Vetë kjo poete rikujton vargje brilante, nga të cilat është mbushur me fryëzim dhe shton se: “Poetët kanë se kujt t’i thurin vargje: të bukurës, të hijshmes, pamjes së zanave e hireve të tyre, me faqet si pjeshka, buzët si qershi, shtatit si selvi, harlisjes si hardhi. Ata kanë se kujt t’i këndojnë bukurisë së mashkullit, fisikërisë së tij, trimërisë, shtatlartësisë, si lisi. Në të dyja gjinitë, krijuesit mund t’i thurin vargje dashurisë e trishtimit, historisë, buzëqershjes e lotit, dashmorëve që dhanë jetën e u sakrifikuan për lirinë e mëmëdheut…Ja, tani unë kujtoj vargje të tillë, si: “Dil një herë, të të shoh,/se më mori malli,/lule-Shqipërie, mbirë rrëzë atij mali!...” ose: “Eh, ato çahire, mbushur me tërfil,/bilbilat këndojnë,/thëllëzat bëjnë sehir./Rigoni ka çelur,/rreth e rreth ka mbledhur, /fluturat edhe bletët, për ta përkëdhelur…”. Ndërsa krijuesi popullor ka ditur ta mbështjellë aq bukur dashurinë, me petkun e artit poetik: “Dil, ta puthi pak buzën,/se më dogji malli, e ti më puth gushën,/të sjellim beharin…” ose, po ashtu: “Manushaqe e bukur,/që më çelë në prill,/nga sevdaja jote,/po këndoj si bilbil…”.
2.
E bëra këtë hyrje jo pa qëllim, në skicën time, për t’u ndalur fare pak në ndonjë poezi të re të Vjollca Konit, pa i kujtuar ato të mëparshmet. (Deri tani, ajo ka botuar 3 libra me poezi). Edhe pse jeton në një vend mik të Shqipërisë, me mendje e me zemër është përherë në vendlindje. Prej saj merr frymëzim, por dhe trishtim, kur e di që ndodhet aq larg. Duke thurur vargje për magjinë e natyrës shqiptare, ajo shkruan me plot ndiesi shpirti:
Këto cicërrima zogjësh,
në këtë natyrë vjeshte gri,
sa ma ngacmojnë zjarrin,
e fshehur thellë në gji!...
Duke vazhduar më tej, poetja kujton me mallëngjim vitet e vegjëlisë dhe të fëmijërisë së saj, kur çdo gjë ishte melodi më vete:
Sa më djeg malli e lotin e kam në sy,
kur mendoj rrugicën,ku u rrita fëmijë!
Ajo melodi, që mua ma rriti shtatin,
është dhe muza ime, që ma qendis vargun.
Fati i degdisi emigrantët tanë anë e mbanë botës, ku përpiqen për një jetë sa më të mirë. Këtë fakt, kjo poete e vajton me dhimbje, duke kujtuar edhe fundin e pashmangshëm:
Në se trupi këtu mua do më ngelë,
shpirti im-flutur, atje do të jetë.
Po nuk pati lëndina e lulet të jenë tharë,
i kam thënë fluturës: Atje kam një thanë!
(Nga poezia “Atje kam një thanë…”)
Ndër krijimet e kohëve të fundit të kësaj autoreje, pra duke e aktualizuar përmbajtjen në radhët, që ka shkruar, është ajo me titullin “Mall vjeshte”. Që në fillim, ja si e qendis pamjen e kësaj stine të begatë:
Frynë erë e lehtë fundvjeshte,
Gjethet bien përdhe;
më mngon arom’ e sharkut të arrave,
stoçeni, që u rrita me të…
Siç dihet, vjeshta na sjell fruta të shumëllojshëm. Po Vjollca, duke rikujtuar vagjet popullorë, “Sheg’ e ëmbël, sheg’ e butë…”, parapëlqen dhe i këndon këtij fruti të dobishëm për shëndetin e njeriut:
Sheg’ e kuqe në mendim ka rënë,
mbushur kokërra, dega nuk e mban!
Mendërza e rigoni, të thara poshtë saj,
Lule te venitura, pa aromë, si në vaj.
Ndërsa pas radhëve, me të cilat iu përgjigj një lexuesi dashamirës të kësaj poezie, Vjollca shkroi:
O, moj shegë e kuqe,
mos më rri mbi degë,
se malli mua më treti,
moj e ëmbla shegë!...
Nga tërë kjo pamje mahnitëse, autorja shpërthen me vargje mallëngjimi:
E mbushur mall, kërkoj krahë të kem,
të shfaqem si zanë, atje nga kam ardhë;
në të kaltërtat kroje ta shuaj etjen
e të kthehem këtej, po sikur pulëbardhë.
(Në fund, autorja shpjegon se “stoçen” është “një erë e fortë, që na fluturonte e kaçkat e arrave na binin mbi kokë!?”)
3.
Mjaft lexues, sidomos përmes Internetit, i lexojnë e i pëlqejnë, duke u shprehur me fjalë të zgjdhura, por dhe klikojnë, vargjet poetikë të Vjollca Konit. Një ndër arsyet, se përse i duan krijimet e saj, mendoj se janë: frymëzimi i natyrshëm e tematika e zgjdhur dhe fjalët e thjeshta, që ajo përdor, marrë nga brumi popullor. Po kështu, bëhet njësh me natyrën e bukuritë e saj magjepëse, duke rikujtuar me mall të pashuar vendlindjen, Shqipërinë.
Janë të shumtë ata, që kanë shprehur fjalë miradie e të bukura, për këto poezi. Po, këtu po përmendi vetëm ndonjërin. Ja, çfarë shkruan poetja Lumturi Plaku, nga Italia, për vagjet kushtuar vjeshtës: “I ke qendisur në mënyrë të përsosur, me një veshje poetike, nga koka e në këmbë, moj e mira Vjollcë! Më bukur se kaq, asnjë stinë nuk mund të kërkojë…Urime e përqafime, e dashur!” Ndërsa Shqiponja Mema shprehet: “Flutura është shumë e bukur, me pamjen e saj.Por ti, zemër, je shumë herë më e bukur, me atë fytyrën engjëllore. Të kam shumë-shumë xhan!”
…Dëshiroj që këto radhë, në këtë skicë modeste, për miken krijuese Vjollca Koni, t’i mbylli me këto vargje, (pa titull), që ajo shkroi këto ditë:
Me vete të mbaj si një hajmali,
koha nuk të humbi, t’ruaj si sytë;
kurmi vjeshtor vellon hedhur ka,
mbi buzën e venitur, pika loti ra…
Si për t’i përmbledhur mendimet e sa e sa njerëzve, që kanë lexuar vargjet e bukur poetikë të kësaj autoreje të talentuar, Zhulieta Ikonomi e Sotiraq Noka shkruan poshtë tyre: “Na dehe, me këto vargje-nektar!”
Tiranë, 30 tetor 2016

Pse "Klith me neveri", Poeti YLLI MUÇARAKU?


Image result for perparim hysi


Nga Përparim Hysi

As e njihja dhe as kisha dëgjuar për Ylli Muçarrakun. Para dhjetë ditësh isha në muzeun e Fierit dhe në zyrën e drejtorit të këtij muzeu, pashë dy libra me autorë Ylli Muçarakun. Ndjesia ime për libra është ajo e një miturakeje në një pavijon me kukulla. Edhe në mos i ble dot, do t'i zë me dorë. Kështu ndodhi dhe në zyrën e drejtorit, mikut tim, Nuri Plaku.
Nuri Plaku është poet, prozator dhe estet perfid. Kur pa që të dy librat po i mbaja në dorë, më tha:- I ka shkruar Ylli Muçaraku. E njeh?
Kur pa që ngrita supet, shtoi:- Është poet shumë i mirë. Po t'i dhuroj unë dhe, kur t'i lexosh, do bindesh dhe vet. Dhuratat ( po kush nuk i pranon, xhanëm?), i pranova me shumë kënaqësi dhe, kur do të ndaheshim, më tha:- Ka ardhur nga Amerika Shpëtim Kastrati dhe, pas pak, do shkojmë që të pimë ndonjë godë. Edhe Shpëtim Kastarati është poet dhe prozator dhe, njëkohësisht, miku im.
* * *
Pra, do ishim tre miq. Si "Tre shokët" e Remarkut. Unë e Shpëtimi u takuam dhe zumë vend tek klubi, në pritje të Nuriut.
Nuriu erdhi dhe nuk qe i vetëm. Ishte me një djalosh të panjohur. Kur hynë brenda, Nuriu na e prezantoi të pajohurin.
- Ja,- më tha mua,- ky është ai, Ylli Muçaraku.
U përshëndetëm me të dhe unë e falnderova për librat.
Ou,- bëri Ylli,- pse i paske marrë librat e mi?
Po,- i thashë,- dhe, pasi t'i lexoj, ndoshta shkruaj për to.
- E kam poezinë të "zymtë" unë,- tha si i drojtur. Dhe vazhdoi:- Më pëlqen shumë Dostojevski, por dhe Majakovski. Mandej zuri dhe mbante "lexione" për Uliam Blejk, për Sharl Bodlerin; për Alen Ginsberg sikur të ishte një"aspirant" që do mbronte një temë doktorature. Dy miqtë e tjerë të tavolinës, dëgjonin me prudencë ligjëratën e tij, po vallë a mbahem unë? Në çdo tavolinë, unë kam nevojë për fre dhe jo për shtyrje. Sapo u kisha hedhur nga një sy përciptas poezive të tij dhe ia prita:- Po ku është "zymtia" në poezitë e tua?
Nuri Plaku, si për ta mbështeturYllin, ndërhyri:
- Ka pësuar një aksident në Greqi dhe kjo e ka kufizuar, paksa, që të bëhet më shumë me njerëzit dhe tërë kohës rri mbi libra.
Natyrisht, kjo ese imja nuk ka për objekt që të merret me "aksidentin" fatal që i ka shkaktuar jo pak pasoja, por ka për qëllim që të tregojë se YLLI MUÇARAKU, jo vetëm është Poet, por me plot gojën është fat për poezinë shiptare.
* * *
Kurrë nuk shkruaj me apriori dhe kurrë me superlativa, nëse iks autor apo autore nuk i meriton ato që shkruaj. Kur marr të shkruaj për YLLI MUÇARAKUN, mendja ime zë arratiset në kohë dhe vete e qëndron mu në Bashkimin Sovjetik të kohës së sovjetëve me passtalinianë si:Hrushovi e Brezhnjevi e Co... Rronte aso kohe dhe shkruante poezi perfide, poeti i ri, Josif Brodski. Çuditërisht ky poet i bukur,ende nuk e kish bërë shkollën e lartë dhe, ndërsa e pushonin sa nga një punë në tjetrën, një ditë prej ditësh, e nxorën në gjyq.
-Ç'punë bën?- pyeti plot nerv gjykatësi.
-Jam poet!- tha plot gojën Josif Brodski.
- Poet ti? Pa shkollë...,- shpotiti gjykatësi.
- Unë e di që poezia është peshqesh nga Zoti,- tha poeti.
Dhe historia dihet si vazhdon. Brodski u arratis nga Rusia dhe sosi në Amerikë, ku për poezi mori çmimin "Nobel".
E solla të gjithë këtë pasazh nga jeta e nobelistit, për t'i mshuar asaj thënie me aq vlerë:-Poezia është peshqesh nga Zoti dhe nuk e luan topi.
* * *
Edhe Ylli Muçaraku nuk e ka shkollën e lartë, por poezinë e ka të sërës së lartë. Ylli Muçaraku banon në fshatin "GRYKË" të Fierit, mu në grykëderdhjen e Semanit në det, por me poezinë e tij vërtet që të çudit. Ai ka shkruar 4 libra me poezi: " Romanca të dashurisë e të dhimbjes","Inkuzicioni modern","Egërsia e absurdit të çmendur" dhe"Klith me neveri". Librin e parë e ka botuar në vitin 1995. Se ç'vlera letrare- artistike ka poezia e tij, e kanë treguar, veç të tjerëve, Profesor-doktor Bardhosh Gaçe, Nuri Plaku apo Alfred Ziu, që, en-bloc, secili sipas gjykimit vetjak, i bëjnë jo vetëm oponencë, por lakojnë meritat e këtij "aseti" në gjininë e poezisë, që "livadhin e muzës" e ka ngritur atje buzëdetit. Dhe më shkon mendja, tutje, larg në kohë, kur De Rada, Poeti më përfaqësues i romantizmit në letërsinë tonë, bënte letërkëmbim me Lamartinin dhe, ky, siç mbaj mend, i shkruante:- Po e kthej poezinë atje ku ka lindur.
Natyrisht, paralelizmat nuk janë kurrë të qëlluara, por, nëse do kini fat që të lexoni qoftë dhe një libër me poezi nga Ylli, kini vërtet për t'u çuditur.
Tek e mendoj Ylli Muaçarakun atje në fshatin e tij, Grykë, me 150 e ca shtëpi, dhe si njohës i vjetër atij terreni, seç më ngjallet apo vjen si një "hije", poeti itlaian i shekullit XIX, Hugo Foskolo, që po del nga pyjet e rrethinave të Parmës dhe si"hije" shkon në ato takimet mbresëlënëse me Konteshën Piatranera. Sidoqoftë, hamendësitë e mia janë pak marroke dhe, nëse e humbas fillin, kjo ndodh se poezia e Ylli Muçarkaut është elite. Kur them elite, nuk është e tretshme për çdo stomak lexuesish. Këtë gjë e ka vënë re shumë mirë dhe Nuri Plaku që, tek lakon një kritik si Filip Larkin, thotë:"... që të kuptohet poezia dhe leximi i saj, është punë e rëndë". Dhe vërtet e tillë është poezia e Ylli Muçarakut. Se, duke e ngulur ballin e bardhë mbi libra, Ylli Muçaraku, ngjet me atë Diogjenin e lashtë të mbyllur në vozën mitike.
Ylli Muçaraku shkruan poezi moderne. I takon asaj shkolle poetike që kanë për "emërues të përbashkët",sentencën: - Të vijë lexuesi tek ne dhe jo ne tek lexuesi. Një nga Kapedanët që e nget anijen e poezisë me këtë sentencë në ballë, është i madhi, MOIKOM ZEQO! Mandej,aq sa e njoh unë poezinë, domosdo, mund të rreshtoj, Petraq Riston, Arqile Gjatën, Shpëtim Kastratin... dhe lista është shumë e gjatë. Kjo poezi është si risi cilësore dhe, tek e lexon, duhet të lëshosh pak djersë të ftohta.
Pra, e tillë është dhe poezia e Ylli Muçarakut.
* * *
"Klithma..." e Ylli Muçarkaut,ngjet me atë kltihmën e makkthit të asgjësë; si diçka eterike që e kërkon, do ta sendërtosh, por nuk mundesh. Herë-herë poezia e tij, duket si një brengë-zhgjendër ( e ngjashme me Bodlerin) apo si një "muzg i brishtë" made in Paul Valery.
Misioni i poetit është që të largojë errësirën apo kaosin që amplifikohet nga shumë faktorë. E vërteta duhet thënë pa dorashka:- Ka pak "ftohtësi" në vargje dhe, po kështu, pak "zymti". Herë- herë absurdi me realitetin sikur i bëjnë karshillëk njëri- tjetrit.
Tek i lexon poezitë, duket sikur pezull mbetet poeti dhe, po kështu, pezull dhe lexuesi. Figurat letrare sikur kanë gjetur "limerin" e tyre: zor se gjen të gjashmin në densitetin e tyre, dhe, siç mendoj, ky është fryt i pasionit të Poetit për të lexuar letërsi të të gjithë zhanreve e deri tek ajo kontemporane.
Për vet kondicionin fizik (pasojë e atij aksidenti fatal), ndjesitë e bukura, pothuaj, se mungojnë. Se në shpirtin e Poetit ka dhimbje, por, në fund të fundit, ai di ta "malcojë" këtë dhimbje me vargje ku mendimi është "plaku që rri tek buxhaku", Dhe kaq nuk është pak. "Tek mendimi vërehet madhështia e njeriut",- ka thënë Blaise Paskal. Të shkruaj më tej, mendoj se vetëm "litari duhet të jetë i gjatë".
I them YLLI MUÇARAKUT:- Je Yll në poezi dhe të uroj që pena të të bëhet plug!

Tiranë, 31 tetor 2016

60 vjet në arka municionesh, ekspozohen fotot e rralla të Dhimitër Vangjelit


http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/60-vjet-ne-arka-municionesh-ekspozohen-fotot-e-rralla-te-dhimiter-vangjelit&page=1

Rite, zakone, familjet e pasura e të varfëra të Kolonjës, gjeneralë, banda muzikore, zanatçinjtë, portrete të ndryshme të jetës së shekullit të kaluar. Këto foto të rralla të Dhimitër Vangjelit u ekspozuan në qytetin e Ersekës, duke sjellë kështu një dëshmi historike dhe të larmishme të Kolonjës.

Në ceremoninë e zhvilluar në Ersekë, në qendrën e re të saj, të pranishëm ishin Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, zv.kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, kandidati i majtë për Bashkinë e Ersekës Ilia Stefo si dhe personalitete të tjera të politikës e artit.

Puna për zbulimin e thesarit të Dhimitër Vangjelit, theksoi ministrja Kumbaro nisi pas një telefonate të ish-kreut të ndjerë të Bashkisë, Arben Malo dhe përkushtimit e pasionit nga Qendra Kombëtare e Iventarizimit të Pasurive.

“Përshëndetje, jam Ben Malo, Kryetar i Bashkisë së Ersekës. Mundem t’ju takoj për një projekt që do t’ju pëlqejë?”Ky ishte sinjali i parë për thesarin e Kolonjës. Dhe që vetëm një njeri që ia di vlerën thesarit dhe ka pasionin dhe bujarinë për ta ndarë atë me të tjerët e kupton..

Më pas Silva Breshani, drejtoresha e Qendrës sonë të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, po atë ditë në ora 22.10.më dërgon një tjetër mesazh:

“Ministre, ndodhem në Ersekë, në muzeun historik të Kolonjës. Kishim informacion që ekzistonin në muze negativë të artistit kolonjar Vangjel Dhimitër Prodani. Kërkuam vjet gjatë inventarizimit të muzeut po s’e gjetëm. Tani gjetëm në një valixhe druri në gjendje shumë te keqe rreth 400 negativë pa inventar e pa regjistër.

Tani konstatuam dhe një arkë të vjetër e të madhe municionesh po askush s’e hapte nga frika. Thonë që ka rreth 60 vjet që rri aty. Jemi këtu me Kryetarin e Bashkisë që na vuri njerëz dhe oficer policie në dispozicion dhe e hapëm. Dhe surpriza është e madhe. Gjetëm fondin e fotografive të Dhimitër Vangjelit. Jemi ende në muze e po i inventarizojmë. Besoj se mund të jenë rreth 1000 negativë. Një pjesë janë dëmtuar, por pjesa më e madhe janë një mrekulli. Unë mendoj se duhet t’i digjitalizojmë dhe pastaj të bëjmë një ekspozitë të vogël. Kryetari i Bashkisë është një mbështetje shumë e madhe dhe pasionant”, rrëfeu Kumbaro.



Duke vlerësuar punën e bërë për shpëtimin e këtyre fotove nga arka e municoneve ku dergjeshin prej 60 vitesh, Kumbaro tha se tashmë edhe Kolonja ka Marubin e saj.



Ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi, tha se në këto foto dëshmi të së shkuarës takohet mbi të gjitha qytetaria, jo vetëm arti i fotografisë.

Dhimitër Kristo Vangjeli, lindi më 08.09.1872 në fshatin Prodan të rrethit Kolonjë. Në moshë të re, u largua nga fshati për të jetuar për disa kohë në Athinë. Atje punoi e mësoi disa profesione. Kur u kthye në vendlindje hapi një dyqan të vogël në qytetin e Ersekës, mbi portën e të cilit vendosi një tabelë ku shkruhej: Hëmbëltore, Orëndreqës e Fotograf.

Në sajë të pasionit të tij për fotografinë, ai brenda një kohe të shkurtër e shndërroi dyqanin në një laborator fotografik por jo studio, që sipas trashëgimtarëve e ka zanafillën që në fillimet e 1900-ës.

Me pasionin e vizionin e fotografit dhe si njeri që e dashuronte punën e profesionin që kishte përzgjedhur, Vangjeli me aparatin fotografik në krah shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës duke u shndërruar në një person të njohur e të dashur për bashkëkohësit e tij. Si fotograf shëtitës, është ndër të paktët që ka në qendër të fotografisë jetën e pothuajse gjithë fshatrave me të gjitha ciklet e jetës, që nga lindja, pagëzimi, martesa deri edhe tek ceremonitë mortore. Fotot e tij janë pasqyrim i saktë i gjendjes së Kolonjës në gjysmën e parë të shek. XX.

Në një vështrim të përgjithshëm të negativëve xham të këtij fondi të vyer, prej afërsisht 1300 të tillë aq sa kanë mundur t’i shpëtojnë kohës, pasqyrohen në mënyrë domethënëse ndoshta gati unikale portrete individuale e familjare, çifte të sapomartuar, grupe njerëzish, vajza e djem, të rinj e të moshuar, ceremoni nga festat tradicionale të vitit për të dy ritet ortodoks e bektashinj, ceremoni dasmash e mortore, foto të kishave e teqeve shoqëruar me klerikët e tyre, shkolla me nxënësit e mësuesit, dhe manifestime me qindra njerëz duke festuar evente të festave kombëtare, luftëtarë të armatosur vendas dhe të huaj, peizashe, etj.

Nga Flori Bruqi :Kleriku grek, koloneli Anastas Janullatos ,që si një bari i mire, është përpjekur që me shkopin e tij të udhëheqë në rrugën e drejtë të perëndisë “tufën e tij të deleve”



E vërteta e propozimit të kolonelit grek Anastas Janullatos si president i Greqisë



Në orët e para të mëngjesit gazeta greke “To Vima” shkruante se kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është propozimi i SYRIZA-s pë r t’u zgjedhur si president i Greqisë. Lajmi u përhap me shpejtësi edhe në mediat shqiptare. Por duket se gjithçka ka qenë një spekullim.


Image result for Janullatos

Zëdhënësi i qeverisë greke, C.Sakallaridis i kontaktuar po nga gazeta “To Vima”, deklaroi se në kabinetin qeveritar nuk ka asnjë diskutim në lidhje me propozimin e Janullatos si kandidat për president. 

Ai shtoi më tej se kryepeshkopi ka një “mision të veçantë, që nuk mund të marrë pozicione politike”. 

Lidhur me këtë lajm pati edhe një reagim zyrtar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila tha se “Hierarku orthodhoks ka një detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të marrë poste politike.”


Анастасий (Яннулатос).jpg


Sulmet kundër kolonelit  Anastas Janullatos  sipas grekëve "mbështeten" nga shërbimet sekrete në Shqipëri


Gazeta greke hedh akuzë të fortë për sulme të qarqeve nacionaliste islamike ndaj kryepeshkopit të kishës Orthodokse në Shqipëri

Gazeta greke “Kathimerini” akuzon ashpër shërbimet sekrete në Shqipëri, duke aluduar se mbështesin qarqe ekstremiste islamike në këtë vend në sulem të pista kundër kryepeshkopit Janullatos.

Stavros Dimas Senate od Poland.JPG

Σταύρος Δήμας


Gazetari i njohur grek Σταύρος Δήμας ( Stavros Dimas)shkruan në një editorial në këtë gazetë se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet në zemër të një ‘lufte’ të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri”.



Image result for shen kozmai


Shën Kozmait

Gazetari grek e mbështetet argumentin e tij, tek qëndrimet e pak ditëve më parë, para festimeve për 300 vjetorin e lindjes së Shën Kozmait të Etolis.

Ai shkruan se:“objektivi i sulmeve ndaj kryepeshkopit është çekuilibrimi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, me të cilën Shqipëria mburret në familjen evropiane e sotme .

Që nga dita që vuri këmbën në kishën ortodokse të shkretuar nga regjimi i Enve Hoxhës, ai nisi punën titanike të ringritjes së saj, duke mbajtur dhe ruajtur ekuilibrat fetarë.

Fjalët publike të kryepeshkopit Anastas edhe në orët më të vështira të marrëdhënieve greko-shqiptare, janë fjalë pajtuese dhe nuk numërohen herët që ai u gjend në objektivin e pseudo-patriotëve tanë. Por nuk mbaron këtu…

Me indiferencën dhe bashkëfajësinë e elitës politike, u përpoqën ta vënë me shpatulla pas muri kreun e fesë ortodokse në Shqipëri. 

E quajnë “koloneli i zi i shërbimeve sekrete greke” dhe me keq akoma “kali i Trojës së ekspansionizmit grek.

Dikush mund të mendojë se mentaliteti i  despotit Enver Hoxha, me karakteristikat gri të dyshimit dhe sindromën e rrethimit kombëtar është një kujtim i trishtë, në një vend që ka ndihmën e plotë e të pakufizuar të fqinjit jugor dhe “armik”, dmth Greqisë, por edhe në këto rrethana, kryepeshkopi shkoi në rrugën drejt BE-së.

Mjerisht  fanatizimi fetaro-patriotik është gjithmonë atje. Përdoret nga politika apo shërbimet e huaja për minimin e bashkëkzistencës paqësore dhe bashkëpunimit mes besimeve, që transmetojnë një imazh të tolerancës fetare në Shqipëri”, thuhet në shkrim.

Gazeta shton se në një kohë kur vendi tërheq shqetësimin ndërkombëtar për ‘eksport’ të xhihadistëve, nuk janë rastësore deklarata e ish-kreut të shërbimit sekret Fatos Klosi, sipas të cilit “rreziku nuk vjen prej fondamentalistëve islamikë, por nga fondamentalizmi i Anastasit”.

Duke përfunduar në shkrim thuhet se “këto ditë të njëjtat qarqe shpërthyen përsëri përballë të ashtuquajturës “rasës diabolike” të Anastasit, të cilin e konsiderojnë një pasues të “djallit anti-shqiptar” Shën Kozmait të Etolisë. Asnjë nga klerikët fetarë nuk është përballur me sulme të tilla.

Pra shtrohet pyetja: Kush ka interes ta ekslipsojë kryepeshkopin Anastas në timonin e Kishës Ortodokse dhe në përgjithësi nga jeta fetare në Shqipëri? Bashkëjetesa harmonike e myslimanëve, katolikëve dhe e ortodoksëve, sigurisht jo!”


janullatos



Koloneli grek Anastas Janullatos  i dashur  për grekët 
dhe i urryer nga shqiptarët 

 Ky është udhëtimi i gjatë i hirësisë së tij Janullatos, në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare, një rrugë e cila është dashur të ndjekë një trajektore me ulje ngritje të fuqishme, midis mosbesimit, adhurimit dhe përplasjeve me sfond të pastër nacionalist. 

I lindur në një familje me origjinë cefaloniane, në atë që njihet si Greqia antike, mburrja e grekëve të sotëm, emërimi i Anastas Janullatos, si Arkipeshkop i Tiranes, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, nuk kishte se si të kënaqte dëshirën e vetë shqiptarëve për të pasur në krye të kishës së Im Zot  Fan  S.Nolit, një hierark me gjak dhe dashuri shqiptare. 

Me një kulturë për t’u admiruar, zotërues i shumë gjuhëve të huaja, teolog që shumë kush e ka cilësuar si bibliotekë në lëvizje, Janullatos ka ditur që nëpërmjet durimit dhe heshtjes, por edhe gjuhes së fortë, të zbusë por edhe të luajë me irritimin e shqiptarëve. 


Duke mësuar me kalimin e viteve, se sjellja më e gjetur, në mos daç ti kesh gjithmonë kundër shqiptarët, është të mos i luftosh në mënyrë frontale. 

Gjë që duket se deri diku ia ka dalë mbanë. I akuzuar, shpeshherë i anatemuar si punëtor i zellshëm i Greqisë, vendit të origjinës, kryepeshkopi ështe parë nga shqiptarët si një klerik që perveç punëve të perendisë ka dorë edhe në marreveshje të cilësuara në dëm të interesave të Shqiperise. 


Image result


Fan S.Noli i madh 

Disa nga veprat të cilat shqiptarët ia atribuojnë ndikimit të tij të padiskutueshëm, janë skandali i eshtrave të Kosinës, mbirja e varrezave të ushtarëve grek në jug të Shqiperisë, në atë që nacionalizmi grek e cilëson si Epiri i Veriut, grekëzimi i objekteve ortodokse të kultit si në përmbajtje ashtu edhe në formë, përplasja me shtetin shqiptar në Kishën e Shën Mërisë në Përmet, ku nuk nguroi të fliste hapur për një skenar të mundshëm në dëm të Kishës Ortodokse, apo takimi me kryeministrin grek Tsipras menjëherë pas prishjes së kishës së Himarës. 

Me një ton që herë-herë e kalon cakun e rasës së klerikut, Janullatos është kthyer kohë pas kohe në mëtuesin kryesor të përplasjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë.




 Ashtu si në vitin 1994, kur Shqipëria me President Sali Berishën, kërkoi ta shpallte person Non Grata, vendim që pasoi me operacionin “Fshesa” në Greqi, ku me mijëra emigrantë jo vetëm që u dëbuan nga shteti fqinj por edhe u keqtrajtuan, duke shënuar kësisoj pikën më të ulët të marëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. 

Dhe shqiptarët si popull që nuk shquhen për ndonjë kujtesë afatgjatë historike, por që inatet e vjetra nuk i harrojnë kollaj, nuk kanë se si t’i harrojnë ato skena të shëmtuara që lidhen me një periudhë të dhimbshme të ekzistencës së tyre. 

Por ky është Janullatos, kleriku i cili edhe pse thuhet nga të tijët se ka bërë nje punë të lavdërueshme në rindërtimin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, është po aq e vërtetë se nuk ka mundur të fitojë besimin e plotë të shqiptarëve, të cilët shikojnë te figura e tij, portretizimin e një kleriku nacionalist, si dhe shërbëtor të ngopjes së orekseve të qarqeve të errëta greke. 

Mosbesim të cilin e reflektojnë edhe një pjesë e mirë e grigjës ortodokse shqiptare, të cilët me qëndrimet e tyre kanë pranuar të rrinë larg vathës së Janullatosit. Midis tyre At Nikolla Marku, i cili nuk ka hezituar të akuzojë Hirësinë e tij se ka e kthyer Kishën Ortodokse të Shqipërisë në një shtojcë të asaj greke si edhe që punon për aneksimin e Shqipërisë së jugut në interes të Greqisë. 

Ky eshte Janullatos, kleriku që si një bari i mire, është përpjekur që me shkopin e tij të udhëheqë në rrugën e drejtë të perëndisë “tufën e tij të deleve”, por që gjithmonë është ndeshur në qëllimin e tij me shtrëngata, të cilave ca me urtësi dhe ca me kryengritësi ka mundur ti rezistojë kohë pas kohe, duke u u bërë ballë paçka fuqisë me të cilën ato janë derdhur mbi të.

Image result for Janullatos
Anastas Janullatos:
 Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, në një intervistë të dhënë për CNN, ka deklaruar se shtetet perëndimore kanë gabuar në strategjitë e tyre për të luftuar terrorizmin.
Sipas tij, kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm me armë dhe municione, por një përballje që kërkon inteligjencë dhe përpjekje më të mëdha për të zhvilluar kulturën dhe edukimin.

“Unë do t’iu them diçka vërtetë provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë për padrejtësitë dhe se ku mund t’i dërgojë popujt varfëria. Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa dhe aeroplanë. Po flasim për një luftë ideologjike, ndaj mendoj se në ketë betejë të gjithë duhet të tregohemi më inteligjentë”, ka thënë Janullatos për CNN.

janullatos

Kryepeshkopi Janullatos ka thënë se ndonjëherë kanë qenë vetë fuqitë e mëdha, që për shkak të interesave të tyre të ngushta kanë kryer veprime të dëmshme për shoqërinë. Si shembull, ai mori armatimet e grupeve rebele si dhe tregtinë e jashtë-ligjshme të naftës me militantët e Shtetit Islamik.

Në fund, Janullatos tha se shoqëria duhet të jetë autokritike dhe të shohë se ku ka gabuar.

****

Në qershor 2006, në kohën e skandalit me zhvarrimet e eshtrave të ushtarëve grekë në Kosinë të Përmetit, ku ishin implikuar klerikë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos shkoi për një vizitë në Athinë ku u prit në një takim konfidencial nga kryeministri grek Kostas Karamanlis.Pas takimit nuk ka pasur asnjë deklaratë nga të dyja palët, gjë që tregon se takimi ka pasur karakter konfidencial dhe ku bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështje sekrete.

Çfarë sekretesh paskan mes tyre kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri dhe kryeministri i Greqisë? Gjërat bëhen edhe më të dyshimta kur dihet se kryetari i komunitetit fetar në fjalë në Shqipëri, Janullatos është me kombësi dhe shtetësi greke, dhe se në Greqi feja ortodokse është praktikisht, sipas kushtetutës, fe zyrtare e këtij vendi?

Sekretet mes këtyre dy njerëzve nuk mund të kenë veçse politike. Që nga koha kur mitropoliti i Andrucës në Greqi, Anastasios Janullatos erdhi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në vitin 1991 dhe deri më sot Anastasios Janullatos, me veprimet që po bën po tregon çdo ditë dhe më tepër se ai ka ardhur në Shqipëri me projektin e një lufte fetare në xhep të cilin ai po e përgatit, me projektin e një gjenocidi kundër shqiptarëve, që në nivelet e larta shtetërore dhe fetare greke njihet si Plani “Mihalis”, sipas emrit të despotit grek që në shekullin XIII pushtoi trojet shqiptare deri në Drin, në aleancë me Serbinë, që pushtoi pjesën tjetër.

Anastasios Janullatos është “Kardinali Richelieu” (Rishelje) i Greqisë në Shqipëri. Ai është në krye të Kishës Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare për t’i dhënë të kuptojë botës se ortodoksët shqiptarë janë grekë, çka përbën premisën e pretendimit grek për Vorio-Epirin. Ashtu si në rastin e kardinalit Rishelje, veprimet e Janullatos janë më tepër politike se fetare. Janullatos shkon dy herë në vit, për Pashkët dhe për Krishtlindjet, për të bekuar ushtarët grekë në bazën ushtarake të Bisht-Pallës në veri të Durrësit që në vitin 2003 iu dha Greqisë.

 Më parë ai shkonte të bënte të njëjtën gjë për trupat greke të vendosura në Yzberisht pranë Tiranës. Kështu, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare bën kapelanin (priftin ushtarak) të ushtrisë greke? Nuk mundet mos të konstatohet se kjo bazë gjendet afër asaj pike ku është përfolur se sipas marrëveshjeve të reja greko-serbe kalon vija e re e ndarjes së territorit të Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë.

Sigurisht që këto gjëra sot thuhen në të ashtuquajturin shtyp ekstremist të dy vendeve, por koha ka treguar, me hapjen e arkivave, se ato që thuheshin në shtypin ekstremist haptas, ishin të njëjta me ato që thuheshin në mënyrë sekrete nga kancelaritë e dy vendeve. Kjo bazë ushtarake është avanposti i një ndërhyrjeje ushtarake greke në Shqipëri.

 Në vitin 2003 ultranacionalisti grek Nicolas Gage (Gejxh) i ka bërë një profil Janullatosit në një artikull që e ka botuar në shumë gazeta dhe revista në SHBA, me titull “Ne nuk duhet të humbim as një ditë të vetme”, bazuar në rrëfimin që ky i fundit i ka bërë Gage në zyrën e vet në Tiranë. (cituar sipas: www. orthodoxnews.netfirms.com)

 Ky artikull fillon kështu: “Një plumb ka mbetur pezull në dritaren e zyrës spartane në Tiranë të kryepeshkopit Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, plumb që është ndalur në fluturimin e vet drejt tij, nga xhami i dyfishtë i dritares. Plumbi është shkrehur nga një snajper gjatë revoltës politike të 1997 që e shtyu Shqipërinë-një vend më së shumti mysliman, në kaos dhe pothuajse i mori jetën kryepeshkopit…Unë e mbaj atë këtu, thotë Anastasios, që të më kujtojë mua që jeta mund të marrë fund në çdo sekondë. Ne nuk duhet të humbim asnjë ditë të vetme…

Çdo natë snajperët do të qëllonin në zyrën dhe banesën time, kujton kryepeshkopi, por asnjë prej tyre nuk qëlloi njeri falë Zotit”. (www. orthodoxnews.netfirms.com). E pra, ky plumb-relike që supozohet të jetë kujtim i një lufte, në kuptimin më të plotë të fjalës, që qenka bërë kundër Janullatosit në vitin 1997, ky plumb në kontekstin e deklaratës së mësipërme të Janullatos është politikë e ultrapolitikë. Një lexues perëndimor që njihet me këtë artikull të Gage të shkruar mbi rrëfimin e Janullatos do të krijojë idenë sikur Shqipëria është diçka si Libani i viteve 1970-1980, apo si Sudani i sotëm, pra një vend ku zhvillohet një luftë e përgjakshme fetare e myslimanëve kundër të krishterëve.

Për ta potencuar këtë, në po të njëjtin shkrim kryepeshkopi Janullatos citohet të ketë bërë një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Irakut, si vende-kjo fjalë duhet sjellë në origjinal në anglisht që të kuptohet më mirë- “where cultures clashes”. (www. orthodoxnews.netfirms.com) Siç e shikoni termi është ai i librit të Samuel Huntington, “Clush of Civilizations” që bazohet mbi paradigmën e konfliktit të kulturave me bazë fetare, që jepet si shkak i luftrave të përgjakshme në shekullin XXI.

Ky është një krahasim ogurzi. Unë që kam thënë shumë më pak se kaq jam marrë i pandehur dikur nga Prokuroria shqiptare për nxitje të urrejtjes fetare, ndërsa Janullatos që ka bërë një paralelizëm me Shqipërisë dhe Irakut si vende ku ka luftë fetare, nuk e ka pasur këtë fat, pasi ai ka imunitet të padeklaruar si politikan faktik. Ne që jetojmë këtu nuk e paskemi ditur se në 1997 qenka bërë edhe një luftë kundër selisë së kryepeshkopit Janullatos në Tiranë, e cila na paska qenë e rrethuar nga snajperë që qëllonin vazhdimisht çdo natë kundër saj, me plumba që nuk kanë prekur njeri, ndërsa njëri që nënkuptohet të qe fatal, qenka ndalur nga… xhami i dritares.

Një mrekulli kjo, që duhet konsideruar kur Janullatos të kanonizohet shenjtor nga kisha ortodokse. Qëllimi i kësaj maskarade me plumba të ngecur në xham dhe zjarr snajperësh fantomatikë, që sigurisht kanë qenë islamikë, është që perëndimorët të pranojnë kërkesën greke që Shqipërinë islamike t’ia lenë Greqisë për ta shtruar e rregulluar, siç e di ajo. Janullatos është duke e mbushur Shqipërinë me kisha gjigande të stilit grek-përbindësha të vërtetë prej betoni, për të cilat ende nuk e ka sqaruar se ku i merr paratë, por me siguri që i merr nga Greqia.

Këtë e bën për t’ u dhënë qyteteve shqiptare nga jugu në veri, pamje të qyteteve ortodokse. Rasti më skandaloz është ndërtimi i katedrales ortodokse pranë qendrës së Tiranës, në sheshin mes selisë së PS dhe ministrisë së mbrojtjes. Janullatosi donte që ta ndërtonte me çdo kusht katedralen ortodokse në sheshin qendror të Tiranës dhe fillimisht kërkoi ta ndërtonte në truallin e lulishtes në anë të ndërtesës së Bankës të Shqipërisë.

Këtë e donte se grekët, ashtu si serbët ndjekin praktikën që të ndërtojnë tempujt e tyre fetarë në një vend, për të pretenduar më pas se ky vend është një tokë e shenjtë e helenizmit dhe sllavizmit. Duke dashur të ndërtojnë katedralen ortodokse në qendër të Tiranës grekët bënë praktikisht të njëjtën gjë si serbët, të cilët në kohën e Millosheviqit ndërtuan në mes të Prishtinës katedralen e madhe ortodokse sllavone, për të potencuar të drejtën e tyre “historike” dhe kulturore mbi Kosovën. Ideja e Janullatosit dhe praktikisht e qeverisë greke, për të ndërtuar katedralen në Sheshin “Skënderbej” qe pak si tepër e trashë, kështu që grekët bënë sikur u tërhoqën, duke pranuar që katedralja ortodokse të ndërtohet në sheshin midis selisë së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes, praktikisht në mes të korpusit të ndërtesave qeveritare. Atje ka filluar të ndërtohet një monstër prej betoni, një ndërtim faraonik, që do të jetë një nga tre kishat më të mëdha ortodokse në botë. Kullat e këmbanoreve të saj do të arrijnë në një lartësi të tillë që praktikisht do ta bëjnë atë ndërtesën më të lartë në Tiranë.

Vendi ku është ndërtuar, duke parë planimetrinë aktuale të rrugëve dhe ndërtesave rreth saj, duket shumë i papërshtatshëm për ndërtesa të këtij lloji që zakonisht duhet të kenë përreth hapësira të mëdha, siç ndodh bie fjala me katedralen katolike, e cila meqë ra fjala do të jetë shumë e vogël në krahasim me homologen ortodokse, pasi në këto vende do të lëvizin turma të mëdha. Atje ku po ndërtohet katedralja ortodokse, atje vendi është i ngushtë, me mundësi të kufizuara parkimi për automjetet dhe përreth ka objekte shtetërore të rëndësisë së veçantë siç janë disa ministri.

Por, Janullatosi i ka bërë planet për të siguruar si daljen e ndërtesës në Sheshin “Skënderbej”, ashtu dhe krijimin e hapësirave rreth saj. Plani është që të blihen dhe të shemben disa ndërtesa që gjenden mes katedrales ortodokse dhe Sheshit “Skënderbej”, që do të shpallen të amortizuara, duke përfshirë ndërtesën e Teatrit të Kukllave dhe selinë Partisë Socialiste, së cilës Greqia mund t’i japë para që ta ndërtojë diku tjetër. Kështu, katedralja ortodokse do të sigurojë dalje në Sheshin “Skënderbej”, duke e dominuar sheshin si një monstër faraonik prej betoni, në sfondin e së cilës monumenti i Skënderbeut do të zvogëlohet pafundësisht. Grekët i kanë bërë mirë llogaritë.

Katedralja ortodokse do të jetë gjëja kryesore që do të godasë syrin e të huajve kur dalin në qendër të Tiranës dhe ajo do të bëhet elementi më impozant i imazhit të qytetit në kronikat e televizioneve të huaja me pamje nga Tirana. Katedralja imponuese do të bëhet dëshmia e padyshimtë për cilindo se tashmë kryeqyteti i Shqipërisë dhe me gjasë territori shqiptar deri tek ai i përket Ortodoksisë, domethënë Helenizmit.

Kështu i bëjnë llogaritë grekët dhe Janullatosi si i dërguari i tyre në Tiranë. Prandaj, para se të jetë tempull fetar, katedralja ortodokse në qendër të Tiranës është një bastion i Helenizmit, është e ngjashme me një fortesë ushtarake dhe përbën një rrezik për sigurinë nacionale shqiptare. Ka një lidhje organike midis katedrales ortodokse në qendër të Tiranës, bazës ushtrake greke të Bisht-Pallës, bankave greke në Tiranë, si dhe antenave të kompanive të telefonisë mobile greke në Tiranë. Ato përbëjnë simbolet dhe bastionet e ekspansionit grek në Shqipëri në të gjitha fushat. Shndrrimi i Tiranës në një qytet me një imazh ortodoks është një gjë absolutisht e patolerueshme. Në pikëpamjen greke, në Shqipëri feja ortodokse dhe kombësia greke janë sinonime.

Dhe për këtë qëllim Greqia ka sjellë në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare klerikun grek Anastasios Janullatos, që ta shprehë në mënyrë simbolike këtë simbiozë fe-kombësi në Shqipëri. Edhe nëse bëhet fillimisht vetëm regjistrimi fetar i popullsisë, Greqia do t’i nxisë emigrantët shqiptarë në Greqi që familjet e tyre në Shqipëri ta deklarojnë veten ortodoksë, në mënyrë që të sigurojë rritjen e numrit të popullsisë ortodokse në vend që në një të ardhme ta deklarojnë veten të kombësisë greke.

Para vizitës së Bush, kreu grek i Kishës Ortodokse-në letër Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos, në një intervistë për radion gjermane në shqip Deutsche Welle iu referua një thënieje të Enver Hoxhës në bisedë me Stalinin se kristianët ortodoksë në Shqipëri përbëjnë 30-35% të popullsisë. Janullatos e di mirë se kjo gjë nuk ka qenë e vërtetë në kohën kur e tha Enver Hoxha, dhe se ky i fundit, i cili vetë ishte musliman, e rriti shifrën e ortodoksëve nga 20% në 30-35% se mendoi se kështu do të bëhej i pëlqyeshëm për Stalinin që ishte ortodoks. Janullatos e përdor thënien e Enver Hoxhës si argument sot se kërkon që nëse nga regjistrimi fetar i popullsisë del, në mënyrë spekulative, një shifër e lartë ortodoksësh, kjo të justifikohet me atë se ortodoksët kanë qenë 30-35% dhe jo 20% dhe se rritja nga fekthimet spekulative (prozelitimet)nuk është aq e lartë sa duket, në rast se numri i ortodoksëve do të arrijë në 45-50%. Janullatos, i cili nuk pranoi të marrë pjesë në përshpirtjen ndërfetare për viktimat çame të genocidit grek, duke e quajtur këtë çështje politike, në fakt, për çështjen e Qipros mban qëndrimin grek, duke e quajtur ndërhyrjen turke në Qipro gjenocid, agresion dhe pushtim, dhe nuk shprehet se nuk ndërhyn në këtë çështje pasi është çështje e politike.(Kastriot Miftari)



Ideologu i terrorizmit Anastas Janullatos, 
“kardinali Rishelje” i Greqisë


Në librin e Janullatos “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, të botuar edhe në Shqipëri, thuhet: “Gjithashtu edhe në shekullin tonë (është fjala për shekullin XX- K. M.) shumë fuqi ‘të krishtera’ perëndimore, i braktisën dhe i tradhtuan, pas Luftës së Parë Botërore, popullsitë e krishtera të Azisë së Vogël dhe mbajtën qëndrim pasiv përpara çrrënjosjes së re të krishterëve orthodhoksë nga Kostandinopoja dhe nga Qiproja Veriore”. (Anastasios Janullatos: “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 2004, f. 172) Madje Janullatos tregon këtu dhe një urrejtje të qartë për Fuqitë e Mëdha perëndimore, duke u nënkuptuar SHBA dhe Britania e Madhe, që pas Luftës së Parë Botërore dhe gjatë krizës në Qipro në 1974, nuk ndihmuan Greqinë kundër turqve. Pas Luftës së Parë Botërore, Greqia mori nga aleatët sipas termave të paqes të drejtën e aneksimit të një rripi gjatë bregdetit lindor të Egjeut, në Turqinë e sotme.

Por grekët të rrëmbyer nga deliri bizantin donin shumë më tepër dhe filluan në mars 1921 një mësymje të çmendur në thellësi të Anadollit duke arritur deri pranë Ankarasë, në Lumin Zaharia ku u thyen nga turqit në gusht 1922 dhe u flakën në det, duke humbur dhe atë që patën fituar. Atëherë dhe sot grekët fajësuan fuqitë perëndimore për këtë katastrofë, duke dashur që ato të luftonin kundër turqve për hir të delirit bizantin të grekëve. Merret vesh edhe Janullatos, ka këtë qëndrim grek, që është bërë zakon të thuhet se është vetëm qëndrimi i ekstremistëve grekëve. Por, edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë na qenka një ekstremist grek.

Edhe për çështjen e Qipros grekët, ashtu si për disfatën në luftën në Anadoll, fajësuan fuqitë perëndimore, dhe në radhë të parë SHBA, që sipas grekëve duhej ta detyronte Turqinë që mos të reagonte kur grekët të pushtonin Qipron dhe të dëbonin turqit prej ishullit. Kështu SHBA duhej të armiqësoheshin përjetë me Turqinë për hir të delirit bizantin grek.

Ky qëndrim grek për çështjen e Qipros, është bërë zakon të quhet si qëndrim i ekstremistëve, por kështu na del se kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse Shqiptare, na qenka një ekstremist grek. Qendrimi i Janullatos për çështjen e Luftës Greko-Turke dhe për çështjen e Qipros është një qëndrim direkt politik.

Është madje edhe një qëndrim politik i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pasi libri është botim i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kështu, del se Kisha Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare mban një qëndrim politik progrek kur është fjala për çështjen nacionale greke, për Qipron, dhe nuk pranon të mbajë një qëndrim proshqiptar kur është fjala për një çështje nacionale shqiptare për atë çame.

Ky standard i dyfishtë tregon se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është praktikisht aneks i Kishës Ortodokse të Greqisë, e cila është një kishë zyrtarisht dhe ligjërisht e politizuar, me politikën nacionale greke. Në vitin 1996, i njëjti Janullatos ka deklaruar se në Shqipëri: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë.

Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë Republikën e parë islamike në Evropë pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë”. (F. A. Reed, “Salonica Terminus”, Talonbooks, Burnaby Canada, 1996, f. 119.) Janullatos, i cili vajton për humbjen nga Greqia të bregdetit lindor të Egjeut dhe të Qipros Veriore, e kundërshton aspiratën për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm? Pse?

Sigurisht se Greqia synon t’i sundojë trojet shqiptare në aleancë me Serbinë dhe ky zhvillim ia prish planet! A mund të quhet tjetër përveçse veprim politik fakti që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e drejtuar nga Janullatos, e njohu si shenjt të vetin, të ashtuquajturin Shën Kozmai, që u shpall shenjt nga Kisha Greke në vitin 1961 dhe që deri në 1991, nuk ishte njohur si shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare (në Shqipëri u ndalua feja pak vjet më pas).

Kozmai, një agjent rus dhe propagandist nacionalist grek i shekullit XVIII, njihet si shenjt vetëm nga Kisha greke dhe Kisha Ortodokse Shqiptare dhe nga asnjë kishë tjetër ortodokse. Në librin e Fani Mihalopulli “Kozmai nga Etolia”, që është botim zyrtar i Kishës Ortodokse Greke, dhe që është botuar në Shqipëri në 1999, thuhet për bëmat e “Shën” Kozmait: “Patriku Serafim II dhe Patriku Samuil qenë rusofilë fanatikë dhe njohës të planeve të Ekaterinës së Madhe (bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Plani Grek” për ringjalljen e Imperisë Bizantine- K. M.).

Edhe Kozmai kishte dijeni për lëvizjen që kishte si qëllim ringjalljen e Perandorisë Bizantine që përhapte Moska”. (Fani Mihalopullos: “Kozmai nga Etolia”, Shtëpia botuese “Neraida”, Tiranë 1999, f. 21) Më tutje thuhet për të ashtuquajturin Shën Kozmai: “Ai ishte betuar që kur ishte në Akademi me Vullgarin dhe Xharxhullin se ishte gati të punonte për atë ide të madhe (MegaliIdea në greqisht-K. M.), madje të jepte edhe jetën për të.

E dinte politikën e Patrikanës, e cila vazhdimisht ndiqte sugjerimet e Rusisë dhe ushqente idenë e çlirimit nëpërmjet kombit flokëverdhë”. (po atje: f. 21) Kjo frymë është ringjallur edhe sot në marrëdhëniet greko-ruse. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës që bëri në Greqi, në 9 shtator 2005 vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku është dhe një manastir rus.

Duke folur pas një seance lutjesh, Presidenti  Vladimir Putin e përcaktoi fenë ortodokse si një lidhje shpirtërore speciale mes Rusisë dhe Greqisë. Derisa Rusia është vendi më i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janë burimet e Ortodoksisë, u shpreh Putin. Gjatë vizitës në një nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i përmendi Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent të fuqisë shpirtërore që i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord.

Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, që e shoqëronte, e quajti Malin Athos një lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ç’lidhje është ajo nën shenjën e ideve të Dostojevskit që profetizonte se Rusia në krye të popujve ortodoksë do të shpëtojë botën, pra do ta sundojë atë.

Në Greqi, e cila është, në mos një shoqëri thellësisht fetare, së paku me siguri një shoqëri thellësisht e ushqyer me mitet historike, të cituara më lart në librin e Mihalopullos, që ka prodhuar kleri ortodoks, që prej tre shekujsh, që nga koha e carit Pjotër i Madh, lexohen e janë bërë pjesë e vetëdijes nacionale, traktatet nostradamusiane të shkruara nga murgjërit ortodoksë, ku profetizohet e ardhmja e bukur e Greqisë, sikur Greqia do të bëhet një shtet i madh që do t’i rimarrë një pjesë të madhe të territoreve bizantine që ia rrëmbyen turqit dhe se e gjithë kjo do të bëhet me ndihmën e një popull të fuqishëm ortodoks biond, që do të zbresë nga Veriu, për t’ i ndihmuar grekët, pra është fjala për rusët. Pikërisht ashtu siç predikonte në shekullin XVIII agjenti rus, i ashtuquajturi shenjt (Shën Kozmai), dhe kjo thuhet dhe në hagiografitë që janë botuar për të në Greqi.

 Vdekja e të ashtuquajturit Shën Kozmai nuk qe një martirizim, por fundi i merituar i një spiuni rus dhe në vendin ku u bë ekzekutimi (ndoshta e vetmja e mirë që një pasha shqiptar osman si Kurt Pasha i Beratit i ka bërë Shqipërisë), si dhe në manastirin e tij, duhet të vihet një pllakë ku të thuhet se fundi i tij ishte i merituar dhe se këtë fund duhet të kenë të gjithë spiunët e fuqive të huaja antishqiptare, siç edhe bën çdo vend i botës me spiunët që punojnë kundër tij.

 Shenjtërimi i këtij Kozmait nuk është një çështje fetare por një çështje politike, se është bërë me qëllim për t’i shërbyer Helenizmit, të cilit i shërbeu Kozmai. I ashtuquajturi Shën Kozmai është simbol i aleancës greko-ruse, me anë të së cilës Greqia sot llogarit të marrë Vorio-Epirin, ku “u martirizua” Kozmai. Duke i bërë ortodoksët shqiptarë të nderojnë Kozmain, i duan t’ i bëjnë të nderojnë Helenizmin.

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk ka thënë publikisht se cila është hagiografia e Shën Kozmait, por me siguri që ajo njeh si të tillë librin e Mihalopullos. Anastasios Janullatos shkoi për herë të parë për vizitë zyrtare në Athinë, në nëntor 2001, pasi që ai të pritej zyrtarisht nga kreu i Kishës Greke duhej të kishte rangun e kryepeshkopit rang që ai mundi ta arrinte vetëm pasi u kanonizua si i tillë nga sinodi i kishës shqiptare, që mundi të krijohet vetëm në 1998. Dhurata që Anastasios i solli homologut grek Kristodhulos nga Shqipëria, qe një ikonë e Shën Kozmait, e punuar me karaktere greke nga besimtarë ortodoksë të rinj nga Shqipëria.

Duke pranuar dhuratën, Kryepeshkopi grek Kristodhuli shprehu vlerësimin e vet për Shën Kozmain si “ndriçues i kombit”, duke e pasur fjalën për “kombin grek”, në të cilin ai fut dhe ortodoksët e Shqipërisë. Dhurata e Janullatosit është mjaft sinjifikuese. Me të ai i kumton kryepeshkopit grek dhe grekëve se rinia ortodokse shqiptare ecën në gjurmët e Shën Kozmait, pra në gjurmët e helenizmit. Plani i Kishës Greke, së cilës i përket Janullatos është që ky i fundit të bëhet shenjtor pasi të vdesë dhe t’i shërbejë si simbol kauzës së ortodoksisë dhe helenizmit në Vorio-Epir, së bashku me Shën Kozmain, si një Shën Kozma modern. Anastasios Janullatos, i cili nuk pranon të bëjë një përshpirtje për viktimat çame të gjenocidit grek, i bën nderimet më të larta të ashtuquajturit Shën Jan Vladimirit. Me këtë Kisha Ortodokse në Shqipëri bën veprime të cilat përbëjnë dhe adoptim zyrtar të miteve historike serbe.

Kisha Ortodokse Shqiptare njeh zyrtarisht si shenjt Shën Ivan (Jan) Vladimirin, kulti i të cilit celebrohet zyrtarisht çdo vit në manastirin e tij në fshatin Shijon pranë Elbasanit, në hyrje të Kërrabës. Por ai nuk njihet si shenjt nga asnjë kishë tjetër ortodokse në botë, veç asaj serbe dhe greke. Por ky “Shën” Jan (Ivan) Vladimiri ka qenë një princ serb i shekullit XI, sundimtari i Zetës. Në 1016 ai u vra në Prespë nga ushtarët bullgarë të carit Samuel dhe legjenda serbe thotë se trupi i tij pa kokë udhëtoi mbi kalë derisa arriti në vendin ku është sot manastiri.

 Kur Ushtria Serbe mësyu Shqipërinë në 1912, porsa doli në Luginën e Drinit, oficerët i nxitnin ushtarët që të arrinin sa më parë tek varri i këtij shenjti serb. Pra, ky mit është funksionalizuar nga Serbia për legjitimimin e aspiratave të saj shoviniste në hapësirën shqiptare. Kjo është një gjë e kuptueshme në rastin e serbëve, ndërsa në rastin e Kishës Ortodokse Shqiptare ajo që kuptohet është se në këtë rast i shërben Serbisë.

Kisha dhe manastiri në Shijon janë ndërtuar si të ritit roman, duke iu dedikuar Shën Gjon Pagëzorit dhe më pas janë uzurpuar nga kisha bizantine dhe serbe. Këtë e thotë gojëdhëna e banorëve të zonës që asnjëherë nuk e kanë pranuar përrallën serbo-bizantine të Ivan Vladimirit dhe që sot e kësaj dite njohin Shën Gjon Pagëzorin dhe i falen atij, si njeriu që pagëzoi Krishtin.

Hagiografia e të ashtuquajturit “Shën” Ivan (Joan) Vladimirit është një mbivënie mbi hagiografinë e Shën Gjon Pagëzorit, duke qenë se ka marrë prej kësaj historinë e prerjes së kokës së shenjtit, si premisë së cilës i janë shtuar bëmat e sundimtarit dhe ushtarakut serb, Ivan Vladimirit.

Shenjtërimi i këtij gjeneralit dhe sundimtarit serb, Ivan Vladimirit, u bë pasi një murg serb sajoi rreth vitit 1200 hagiografinë (jetëshkrimin dhe mrekullitë e një shenjti), sipas dokjes serbe, që gjithandej hapësirave ku serbët synonin të shtrinin sundimin e tyre duhej të mbinin vende të shenjta serbe, që duhej të uzurponin tempujt katolikë, me synimin e dyfishtë që kisha ortodokse sllavone të zinte vendin e katolicizmit në këto troje dhe që mbretërit serbë pastaj të justifikonin marshimin në këto toka për t’ i okupuar dhe aneksuar ato.

Janullatos dhe Sinodi me shumicë greke i Kishës Ortodokse Shqiptare, derisa nuk pranojnë që të bëjnë një përshpirtje për viktimat çame, kanë bërë të tilla mëse një herë për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke.

E pra, del se ushtarët grekë qenkan për Sinodin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më të rëndësishëm se viktimat shqiptare. Çështja e refuzimit të Sinodit me shumicë greke të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për të bërë një përshpirtje për viktimat çame, duhet marrë shumë seriozisht se kjo është një shenjë e miratimit të gjenocidit dhe të spastrimit etnik.

Me këtë kjo Kishë që është aneks i Kishës Greke, kërkon të thotë se gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër shqiptarëve duhet të vazhdojë më tutje, sipas MegaliIdesë, derisa, në aleancë me Serbinë të okupohet dhe të spastrohet Shqipëria, duke pësuar shqiptarët fatin e çamëve, ndërsa territori i Shqipërisë do të ndahet midis Greqisë dhe Serbisë. Tashmë është e qartë se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është aneks i Kishës Greke dhe provë për këtë është fakti se për çështjen e përkujtimores së gjenocidit kundër çamëve Kisha Ortodokse Shqiptare reagoi njëlloj si organizata “Omonia” e minoritetit grek në Shqipëri. Janullatos takohet me Presidentin e Greqisë, si kur Janullatos shkon në Athinë, ashtu edhe kur Presidenti i Greqisë viziton Tiranën.

Por, sipas paragrafit të dytë të Nenit 33 të Kushtetutës së Greqisë, Presidenti i Republikës së Greqisë, kur zgjidhet betohet sipas kësaj formule: “Betohem në emër të Triadës së Shenjtë, bashkëthelbësore dhe të pandashme se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, se do të kujdesem për respektimin e tyre me besnikëri, se do të mbroj pavarësinë kombëtare dhe tërësinë e Vendit, do të mbroj të drejtat dhe liritë e Helenëve dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Kombit helen”.

Kështu pavarësia kombëtare e Greqisë, të drejtat dhe liritë e helenëve, interesat dhe përparimi i kombit helen, shihen sipas ligjit themeltar grek, si të pandara nga feja ortodokse greke, në thelb të së cilës triada e shenjtë e pandashme. Për shtetarët dhe klerikët grekë feja ortodokse dhe helenizmi politik janë të pandara. Kështu janë edhe për Janullatosin dhe për shumësinë e anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Shqiptare që janë shtetas grekë me kombësi greke, që i shohin ortodoksët shqiptarë si grekë. Prandaj Janullatosi dhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare refuzojnë të përkujtojnë dhe nderojnë viktimat çame shqiptare të gjenocidit grek, bekojnë ushtarët grekë në Shqipëri, nderojnë të ashtuquajturin Shën Kozmain etj., etj.

Prandaj dhe kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu, gjatë përshëndetjes që bëri në kongresin e PS, në Tiranë, në qershor 2006, u shpreh kur ishte fjala për ato gjëra që krijojnë lidhje mes dy partive dhe dy vendeve: “Kështu ne e shohim edhe punën e Kishës Ortodokse me zotin Anastas”. (cituar sipas: “Zëri i Popullit”, 11 qershor 2006, f. 5) Ç’punë ka kryetari i një partie politike të një vendi tjetër që të vijë në kongresin e një partie shqiptare, dhe të shprehet pro kryetarit të një komuniteti fetar, kur Shqipëria është vend laik, ku politika është e ndarë me ligj nga feja?

Me këtë Papandreu kërkon t’i thotë PS, se për të ortodoksia duhet të jetë fe zyrtare dhe Janullatosi udhëheqësi i saj shpirtëror. Kur Janullatos erdhi në Shqipëri, në vitin 1991, mes ortodoksëve shqiptarët shfaqën dy grupe mbështetësish të tij, të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

 Në grupin e mbështetësve të tërthortë bënin pjesë intelektualë ortodoksë shqiptarë, që e mbanin veten për njerëz ultralaikë, të cilët thoshin se komunitetet fetare duhen lënë t’ i rregullojnë vetë punët e tyre dhe i shpërfillnin kundërshtarët e Janullatosit duke thënë se tashmë ka kaluar koha e konspiracioneve, kur feja mbështeste nacionalizmin.


Kjo ndoshta mund të thuhej për vende të tjera por jo për Greqinë nga ku vinte Janullatos dhe Ortodoksia është praktikisht fe zyrtare, siç është fiksuar dhe në kushtetutën e këtij vendi dhe ku Kisha Ortodokse është instanca ideologjike e nacionalizmit grek.

Me të ardhur në Shqipëri, në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, Janullatosi mori pranë si bashkëpunëtor të ngushtë dhe si përkthyes minoritarin Vangjel Dulen, i cili më pas do të bëhej kryetar i Omonias dhe i PBDNJ, çfarë është dhe sot. Sigurisht që Janullatos mund të zgjidhte një shqiptar që dinte greqisht, por megjithatë ai zgjodhi një grek. Janullatosin e mbrojnë hapur minoritarët grekë në debatet televizive dhe në shtypin shqiptar, si politikanë, ashtu dhe analistë: Vangjel Dule, Panajot Barka, Orfea Beci.

Ndërsa intelektualët ortodoksë shqiptarë të masonerisë intelektuale sorosiane të Tiranës, që e mbajnë veten për kampionë të laicizmit, e quajnë çështjen “Janullatos” çështje fetare, me të cilën ata nuk përzihen. E pra, shumë nga këta intelektualë ortodoksë në Shqipëri, të vetëshpallur kampionë të laicizmit, marrin pjesë aktivisht në debatin për Islamin, shkeljen e laicizmit nga myslimanë të caktuar, si në çështjen e vajzave me shami, apo ferexhe, apo të rinjve me veshje dhe pamje ekstremistësh islamikë, për rrezikun që i vjen Shqipërisë nga misionarët islamikë ekstremistë të ardhur nga vendet arabe, që mund të stimulojnë terrorizmin islamik etj.

Në këtë linjë kanë qenë aktivë intelektualë ortodoksë si Piro Misha, Andrea Stefani, Maks Velo, Fatos Lubonja, Andrea Stefani, Elsa Ballauri etj. Dhe bëjnë shumë mirë. Por këta nuk thonë asnjë fjalë për shkeljen e laicizmit në Shqipëri nga fakti që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka në krye një klerik grek, siç është Janullatos dhe Sinodi, instanca më e lartë drejtuese e saj, përbëhet në shumicën e tij nga klerikë me shtetësi dhe kombësi greke, pra që i përkasin një vendi që Ortodoksinë e ka praktikisht fe zyrtare, siç është fiksuar dhe në kushtetutën e këtij vendi. Intelektualët ortodoksë shqiptarë, të vetëshpallur kampionë të laicizmit kanë një përgjegjësi, madje bashkëfajësi të madhe ardhjen dhe qendrimin e Janulaltos në Shqipëri.

Njeri prej tyre, Ylli Popa, që në 1991 u zgjodh për të qenë kryetari i një dërgate që do ta ftonte Janullatosit në Shqipëri, është që prej vitit 1997 kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në numrin e revistës “Klan” të 15 korrikut 2001 është botuar një intervistë e Ylli Popës ku ai tregon historinë se si mori takim me Janullatosin dhe e ftoi në Shqipëri.

 Ylli Popa tregon se kur shkuan në shtëpinë e Janulaltosit ai u tha se kishin ardhur me këmbë të mbarë pasi pak minuta më parë në televizion ishte dhënë lajmi se në takimin e jashtëm të ministrave të jashtëm shqiptar dhe grek në Korfuz ishte vendosur që Janullatos të vizitonte Shqipërinë.

Merret vesh, këtu nuk kishte asnjë koincidencë, por gjithçka ishte përgatitur. Në dërgatë bënte pjesë dhe Kosta Makariadhi, minoritar grek (një grek ftonte një grek në krye të kishës shqiptare?!), që më pas do të bëhej deputet i PBDNJ (nuk merret me politikë ky Janullatosi!). Ylli Popa u ngarkua me detyrën që të ftonte Janullatosin, pasi Popa kishte reputacionin e një intelektuali me origjinë ortodokse por shumë të lidhur me regjimin komunist (ai kishte qenë mjeku personal i Enver Hoxhës), gjë që i konvenonte Kishës Greke, pasi për të ishte më mikluese që Janullatosin ta ftonte një njeri i tillë se sa një nga ata intelektualët ortodoksë persekutuar nga regjimi komunist, me reputacion martiri, për të cilët do të mendohej sikur ishin nxitur nga Kisha Greke ta bënin këtë gjë. Si shpërblim për këtë mision që bëri Ylli Popa, në vitin 1997, grekët ndërhynë që ai të bëhet Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i emëruar nga Presidenti Meidani, vend të cilin Popa e mban deri sot, dhe me siguri do ta mbajë deri në vdekje në rast se Akademia nuk shkrihet, siç është projekti i qeverisë. Në vitin 2001, 37 akademikë grekë dhe 13 personalitete shqiptare (Ylli Popa, Piro Misha, Aurel Plasari, etj.) e propozuan Janullatosin për të fituar Çmimin Nobel për Paqe.

 Është ironi e madhe që Janullatosi u propozua për Çmimin “Nobel” për paqe, kur dihet se në pranverën e vitit 1999, kur filloi fushata e bombardimeve ajrore e NATO-s kundër Serbisë, Janullatos u deklaroi mediave ruse dhe greke se duhet të ndërpritet bombardimi i Serbisë. Apologjetët e Janullatos mund të thotë se Janullatos e bëri këtë se si klerik është kundër dhunës, por megjithatë Janullatos nuk bëri asnjë deklaratë për ndalimin e dhunës serbe në Kosovë, që vazhdoi në mënyrë masive për një vit rresht para bombardimeve të NATO-s. U mor vesh, Janullatos preokupohej për jetën e serbëve dhe jo të shqiptarëve. Për fat të mirë juria e Çmimit Nobel për Paqe nuk e mori seriozisht kërkesën e 37 grekëve dhe 13 shqiptarëve dishepuj të Janullatosit.

Por, megjithatë këta nuk e kanë humbur shpresën dhe vazhdojnë përpiqen. Madje, Aurel Plasari, një intelektual ortodoks shumë afër Janullatos dhe një prej 13 intelektualëve shqiptarë që nënshkruan kërkesën që ai të marrë Çmimin Nobel, që shkon pothuajse çdo natë në selinë e këtij të fundit, ndërmori një fushatë kundër Nënës Tereze në shtyp, duke e quajtur atë vllahe, edhe për të krijuar më shumë vend vetëm për një “Nënë Terezë” ortodokse në Shqipëri, Janullatosin. Plani i Kishës Greke, së cilës i përket Janullatos është që ky i fundit të bëhet shenjtor pasi të vdesë dhe t’ i shërbejë si simbol kauzës së ortodoksisë dhe helenizmit në Vorio-Epir, së bashku me Shën Kozmain, si një Shën Kozma modern. Avokatët e tij mediatikë duan që të na e paraqesin Janullatosin si një personalitet botëror, duke kërkuar të na impresionojnë me zgjedhjen e tij kryetar i Këshillit Botëror të Kishave, pra duke na e paraqitur si një personalitet në rangun e Papës së Romës.

 E vërteta është që Këshilli Botëror i Kishave, përtej emrit pompoz, është një organizatë ndërkombëtare private, nga ato që krijohen fare lehtë në Perëndim. Gjëja tjetër me të cilën duan që të na impresionojnë me Janullatosin është qenia e tij si një njeri shumë i shkolluar me disa diploma dhe doktoratura.

Grekët i ka kapur një obsesion i çuditshëm për ta paraqitur Janullatosin si një superintelektual sa që shumë herë gjatë këtyre 15 viteve që ai është në Shqipëri kemi parë dërgata universitetesh greke dhe të diasporës greke që t’i sjellin Janullatosit lloj-lloj doktoraturash, edhe honoris causa, të cilat i ka marrë dhe ai gjatë udhëtimeve të veta jashtë shtetit, në fusha nga më të ndryshmet, deri edhe si klimatologjia, ekologjia, pylltaria etj., etj. Por, ironia është se ky superintelektual, kur krijoi klerin ortodoks shqiptar, i refuzoi kërkesat e intelektualëve dhe parapëlqeu të bënte klerikë njerëz si prifti i shumëpërfolur i Kosinës, që ka qenë karrocier i kooperativës, apo si një ish-infermier i spitalit psikiatrik që sot është mitropolit në Korçë. Intelektualët ortodoksë shqiptarë, të cilët hiqen si kampionë të laicizmit, apo si afetarë, dhe pastaj ditën e Pashkëve dhe të Krishtlindjeve i gjen me qiri në dorë para Janullatosit, duhet ta dinë se ata mbajnë një përgjegjësi të madhe që e kanë lejuar Janullatosin ta tërheqë shumicën e heshtur, komunitetin ortodoks shqiptar në lojën e tij, që është një lojë shumë e rrezikshme.

E gjithë veprimtaria e Janullatos tregon se ai i përket atij grupimi ekstremist të elitës politike dhe fetare greko-ruso-serbe që kërkon të nisë një luftë të re në Ballkan, kundër shqiptarëve dhe turqve. Është koha që ortodoksët shqiptarë, elita e tyre intelektuale dhe politike ta kuptojnë se Janullatos dhe grekët e tjerë që kanë uzurpuar kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e kanë futur në një «fushë të minuar» gjeopolitike gjithë komunitetin ortodoks shqiptar. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet të ndahet nga Ortodoksia Helene që e ka uzurpuar kishën e tij, pasi Ortodoksia helene është instrument i gjeopolitikës greke, serbe dhe ruse, që po kërkon revansh në Ballkan, duke sfiduar SHBA dhe shqiptarët. Greqia po bëhet gati të hyjë në aventura që mund të çojnë në reduktimin dhe ndoshta shpërbërjen e saj si shtet.

Në këto aventura Greqia kërkon të tërheqë dhe komunitetin ortodoks shqiptar. Këta duhet ta dijnë mirë se në rast se do të lejojnë që Greqia t’i tërheqë në këto aventura atëherë do të pësojnë fatin e grekëve të Anadollit, pas Luftës së Parë Botërore.

 Ortodoksizmi shqiptar nuk ka pse është ortodoksizëm helenik, as sllav. Ortodoksizmi helenik dhe sllav është paleoideologji e gjeopolitikës sllavo-greke. Ortodoksizmi në Shqipëri ose do të jetë ortodoksizëm shqiptar, ose nuk do të ekzistojë fare. Ky do të jetë një fatalitet historik, por në një sens të caktuar do të jetë vetë zgjedhja e komunitetit ortodoks.

Një porosi e kohës


Sigurisht, edhe episodës së "apolitikëve" pro-helen do i vjen "The end"-i. Si duket misionarët e të lapalangjozuarëve akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë dot se: "Shqiptari s'ha pulë të ngordhur" dhe se shumë shpejtë i zbulon konspiracionet qëllimkëqija. Sado që shpesh kemi qenë –e jemi- tolerant ndaj depërtimit të të huajve dhe asaj që ata artikulojnë në vendet tona, prap nuk lejojmë që i huaji të jetë superior në odën tonë. Shumë prej intelektualëve shqiptarë iu drejtuan drejtpërdrejt Janullatosit duke i thënë se shqiptarët nuk janë në letargji që të mos i vërejnë laletët e tij bashkëpunuese me shqipfolësit në misionin e tyre kolegjial kundër kombit shqiptarë. Në fillim e shpallën irracional këtë pohim grekët, apo thënë më mirë përfaqësuesi i tyre në Shqipëri Kolonel Anastas Janullatosi dhe kolaboracionalistët që iu kishin bashkangjitur atij për të asimiluar popullin shqiptarë. Kështu vazhdoi deri sa u demaskua konzervatori i njohur, Ilirjan P. Papa (Albo), nga Permeti, i njohur për "shpalosjen" e ideve të Pashko Vasës, mbase si "pasues" i flakët i tij që është, ai forumin e tij të ashtëquajtur "Forumi Shqiptar" e ka mbushur me: "Mos shikoni kisha e xhamija" edhe pse këtë thënie Pashko Vasa ia ka adresuar orthodhoksëve të atëhershëm, kisha e të cilëve ishte bërë stacion i antishqiptarëve që vepronin në asimilimin e shqiptarëve. Historija po përsëritet, misioni antishqiptar po kthehet, Janullatosi grek me miqt e tij të dashur si Ilirjan Papa, akoma po veprojnë nën hijen e shtetit Shqiptarë kundër kombit tonë. Dalin lapërdharët si Janullatosi e na tregojnë neve se ç'farë identiteti kemi, apo nuk dijnë se si të thërrasin në ideologjinë e tyre kundër popullit shqiptar (që shumica janë) me besim Islam, fillojnë të këndojnë këngë që u ka skaduar afati (edhe pse janë prodhuar ilegalisht) që "të bëhemi shqiptarë"!" Çudirat nuk paskan të mbaruar, grekët na paskan mbetur të na tregojnë se çka jemi dhe çka duhet të jemi, apo ndoshta "na njohin më mirë", ngase hipokrita si puna e këtyrë të lartëpërmendurve ka pasur gjithënjë brenda në mesin e popullit tonë, dhe prej A e deri në Zh të dhënat "autentike" ua kanë "dhënë" grekëve, duke ia bashkangjitur edhe falsifikimet e demagogëve me emra shqiptarë, dhe tashti dalin egërsirat greke të Trojës dhe na mbajnë "leksione" për kombin e shtrenjtë shqiptarë!!!



Demagogjija e këtyre hipokritëve nuk mbaron, porse ecën tashti me një tempo akomë më të shpejtë. Arritën deri aty këta helenë që në qytetin ku para 120 vite u hap mësonjtorja e parë shqipe –të fusin falsitetet-, (që) fëmijët shqiptarë të mësojnë se Jugu i Shqipërisë na qenka Greqi, dhe çka është "çudija" (?!), këto mësime janë (para) aprovuar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Këta shqipfolësa, a mos vallë menduan se kombi shqiptarë është substrat me atë grek, që bënë këtë turp?! Albo, mos harro atë që ka thënë Sendali se: "Nuk jam i sigurt se a mund t'i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t'i dua dy atdhe", dhe dije se injoranca e ngushtë e Kolonelit grek nuk do mund të arrijë kurë që në mesin e popullit shqiptarë të aktroje skenare helene antishqiptare. Të favorizosh, të përkrahësh, ta ngritësh, t'i bësh reklam, të thërrasësh për, dhe ta stolisësh me fjalë miradije e tash shpallësh "Apostull të shqiptarëve" personalitetin e një kryehelenit antishqiptar në Shqipëri, është tradhti ndaj kombit, dhe këtë e bën ti me kolektivin tënd.



T'u bëjmë sabotazhë këtyre tradhëtarëve, është pjesë e mësimeve që na lanë të parët tanë. Mos harroni, Gjergj Fishta ka thënë: "Kujdes nga shkau, kujdes nga greku, kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN"! Pra, kujdes nga Serbijo-viçat e gardat Car Lazare, kujdes nga kolonel Janullatosi dhe këlyshërit e tij shqipfolës, kujdes nga Ilirjan Papa dhe grupi i tij i forumeve, të cilët përkrahin grekun dhe bashkëpunojnë me të. Të dashur bashkëatdhetarë, dijeni se: "Një zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë" prandaj: "Ruajeni atdhenë si shqiponja folenë" dhe mos ia ktheni shpindën sikur këta të shitur, që kanë devijuar për lekët e Janullatosit. Le ta dinë të gjithë këta tradhëtarë se: "Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun", prandaj o Ilirjan dije se: "Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit". Me mërzi duhet t'a citoj fjalën e madhe të Faik Konicës se: "Nëse ka kush do t'i bëjë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët". (Mirsim Maliqi )

Në vazhdim të shënimit me titull "Po â...", të zotërisë Rexhep Shahu


Image result for eshref ymeri

Shrkuan Prof.Dr.Eshref Ymeri


Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës31 tetor 2016, lexova me shumë vëmendje shënimin e zotërisë Rexhep Shahu me titull "Po â...".

Diku ai shkruan për kryeministrin Rama:“…Sa bëri partall portalet, mori ca duartrokitje.


Rexhep Shahu

Por të vetëshpallet, siç e shpallën të tijët te pamposhtur, kjo është përralla e radhës për këtë vjeshtë.   Se sa “i pamposhtur” është Edi Rama, mbarës hqiptarët u bindën vetë në rastin e sherrit që plasi, sëpari, lidhur me kishë-harvallinën e Dhërmiut, kur guvernatori Janullatos s’e përfilli fare Ramën për Kryeministër të Shqipërisë, por shkoi me vrap dhe iu ankua Kryeministrit grek Tsipras.
Image result for Janullatos


Kjo ishte një fyerje e  rëndë që Janullatosi i bënte Edi Ramës, fyerje, të cilën Rama e gëlltiti në heshtje të plotë.

Së dyti, përfaqësuesi i Kryeministrit grek Tsipras,Makropoulos, që ishte i ftuar në kongresin e partisë së Vangjel Dules, iu drejtua Kryeministrit Rama që ishte i pranishën në atë kongres:

“Si ka mundësi që ju, zoti Kryeministër, i keni në koalicion qeveritar pasardhës të atyre që kanë bashkëpunuar me nazistët gjermanë gjatë luftës?”. 

Image result for Janullatos

E kishte fjalën për partinë e Shpëtim Idrizit.Ç’përgjigje i dha Kryeministri Rama?

Asnjë përgjigje. Heshti si një mumje dhe madje u largua si një pulë e lagur.

Së treti, Kryeministri Rama i ndaloi prishjet në Himarë, në kuadrin e punimeve për rregullimin e territorit.



Rama i ndërpreu prishjet në fjalë pas ndërhyrjes së ministrisë së punëve të jashme greke, e cila Himarën e konsideron zonë “minoriteti”.

Ja, pra, ky është “i pamposhturi” Kryeministri Rama,i cili rri sus para grekëve, sillet me ta lepe-peqe, ndërkohë që shpërfill tërësisht Kosovën, duke nënshkruar me Beogradin marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Beograd-Milot.

31.10.2016

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...