Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/26

Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj ishin afër zbulimit të vrasjes së Tahir Zemajt, kishin dy të dyshuar

Emisioni Zona Express është marrë kohë më parë me konfliktet e komandantëve të UÇK’së, përmes një dokumentari ekskluziv të titulluar “Hesape Lufte”.
Në këtë dokumentar ka folur edhe Anton Quni, deputet i LDK’së dhe ish-ushtarak në Koshare.

Ai ka folur për dallimet mes dy krahëve ushtarakë gjatë luftës dhe ka ngritur disa pyetje interesante.
Eshte fakt qe kane ekzistuar dy formacione potencoi deputeti Çuni.





Po hetonin dy vrasje politike, duke qenë kështu edhe shumë afër zbulimit të tyre. Por, Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj, dy ish policët e Policisë së Kosovës, nuk arritën që ta kryenin deri në fund hetimin që kishin nisur. Ata u vranë më 24 nëntor të vitit 2003. Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj kishin arritur që rrethin e ngushtë të vrasjes së kolonel Tahir Zemajt ta binin vetëm në dy persona, ku edhe kjo dyshohet të jetë arsyeja e vrasjes së tyre, kështu duke mos arritur të qonin deri në fund zbulimin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt.

Image result for tahir zemaj

Ndonëse, njëri nga atentatorët tashmë është i burgosur me 27 vite burg lidhur me këtë rast, ende nuk dihen se kush ishin urdhërdhënësit dhe organizatorët e vrasjes.

Prokuroria e shtetit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen se deri ku kanë arritur lidhur me këtë rast, pavarësisht se familjarët e dy policëve kanë deklaruar se ka të tjerë të involvuar në këtë rast.
Image result for sebahate tolaj

Sipas publicistit Skënder Zogaj, fakti se ky rast nuk është zbardhur tërësisht tregon se, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj kanë qenë veprimtarë demokratë rugovian, institucionalistë të dëshmuar kundër krimit dhe korrupsionit.
Related image

“Vet fakti se edhe 13 vjet pas vrasjes ende nuk është zbardhur krimi ndaj shuarjes së jetës së dy policëve shembullor, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, të vrarë në detyre, është dëshmia e turpit dhe faqe së zezë të institucioneve shtetërore të Kosovës. Nuk është këtu fjala për mos efikasitetin e institucioneve, por është fjala për pengimin e zbardhjes së krimit, sepse, duhet thënë hapur, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj kanë qenë veprimtarë demokratë rugovian, institucionalistë të vendosur të dëshmuar kundër krimit dhe korrupsionit, mbrojtës të rendit dhe ligjit, që uniformën policore e kanë veshur për ta bartur me nder dhe jo për të abuzuar me te”, ka deklaruar Zogaj.

Image result for sebahate tolaj

Ai ka theksuar se, nuk ka asnjë mundësi që, policia e Kosovës të jetë kaq e dobët duke lejuar që kriminelët që kanë vra kolegët e tyre, të enden te lirë dhe ta vazhdojnë të rrezikojnë jetët e qytetarëve të ndershëm.

“Gatishmërinë për mbrojtën e atdheut Sebahati dhe Isufi e kishin treguar edhe në luftën çlirimtare, pas së cilës nuk duan asgjë pos, që ndershmërisht t'i shërbejnë popullit dhe vendit të tyre. Dhe, kjo ka qenë arsyeja e mos durimit dhe e urrejtjes nga maskat e zeza që ua kanë shuar jetën. Krimi dhe kriminelët e kanë faqezezllëkun e tyre, mirëpo, është për t'u habitur me mosveprimin e Policisë së Kosovës, e cila qe 13 vjet qëndron si strucë, asnjë mundësi që, policia e Kosovës të jetë kaq e dobët duke lejuar që kriminelët që kanë vra kolegët e tyre, të enden te lirë dhe ta vazhdojnë të rrezikojnë jetët e qytetarëve të ndershëm”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka thënë se Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj janë vrarë, pasi si zyrtar hetues të policisë i ishin afruar shumë zbardhjes të disa vrasjeve në Dukagjin, njëra ndër to vrasja e Tahir Zemajt.
Image result for isuf haklaj
“Sipas njohurive dhe informacioneve Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj janë vrarë, pasi si zyrtar hetues të policisë me punë të zellshme i ishin afruar shumë afër zbardhjes të disa vrasjeve në Dukagjin, njëra ndër to vrasja e Tahir Zemajt. Por, gjatë punës hetuese nuk ishin treguar të kujdesshëm për jetën e tyre dhe në një ditë nëntorit vrasësit bën pusi kundër tyre”, ka thënë ai.

Në këtë mënyrë, Miftari ka shpjeguar edhe rrethanat e vrasjes së dy policëve, duke theksuar se njëri nga dorasit kishte lënë gjurmë mbi makinën ku kishte ndodhur atentati dhe më pas ishte dënuar. Por sipas tij, nuk dihen ende organizatorët në këtë rast.

“Gjatë vrasjes ishte bërë shoshë vetura e policisë nga plumbat e kallashnikovë AK-47. Por gjatë tentimit për ta vrarë edhe një pjesëtarë tjetër të policisë i cili ishte bashkë me viktimat në patrullë, njëri nga dorasit kur ka kaluar mbi pjesën e përparme të veturës së policëve të vrarë për të shkrepur edhe një karikator me plumba ka lënë gjurmë komplet VIJAT PAPILARE të dorës së autorit. Kështu që njëri nga autorët është i dënuar, por nuk dihet kurrë kush kanë qenë organizatorët dhe personat tjerë të atij atentati ndaj policëve shqiptarë”, ka thënë Miftari.

Naim Miftari, ka ndërlidhur vrasjen e dy policëve, me rastin e vrasjes së Kolonel Tahir Zemajt dhe Smajl Hajdarajt.

“Policisë së Kosovës i janë vrarë dhjetëra policë nga paslufta gjerë më sot, ku shumica kanë mbetur raste të pa ndriçuara. Ky rast është vjetërsuar, dëshmitë janë venitur e dëshmitarët disa edhe nuk janë gjallë më.

 Por, ka munguar sidomos vullneti i drejtësisë së shtetit tonë pasi ka frikë të gjurmoj shumë vrasje që kanë lidhje politike pasi nuk dihet se kush mund të dal porositës i vrasjeve.

 Shumë jam i bindur se kjo vrasja del dhe vjen nga një kënd krejt tjetër dhe se vrasja e Tahir Zemes, Smajl Hajdarit dhe vrasja e Isufit dhe Sabahates janë bërë dhe janë të lidhura mes veti”, ka përfunduar Miftari.

Me rastin e 13 vjetorit të vrasjes së dy policëve Sebehate Tolaj e Isuf Haklaj, shoqata Thirrje për drejtësi ka shprehur shqetësimin për mos zbulimin e tërësishëm të këtij rasti.

“Edhe një vrasje e dyfishtë politike. Në cilësinë e hetuesve policorë , në një atentat u vranë oficerët policorë Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj , njëkohësisht edhe ish luftëtarë të Betejës së Kosharës.

U vranë me të vetmin motiv se hetonin vrasjet politike në Rajonin e Dukagjinit , atë të Tahir Zemajt dhe të Smajl Hajdarajt.

Vetëm një nga vrasësit-dorasi , Bedri Krasniqi është dënuar me burg për këtë vrasje të dyfishtë. Drejtësia jonë ( dhe ndërkombëtare) e çmendur nuk shkoj më tej , as nuk identifikuan dorasët tjerë që morën pjesë dhe as urdhërdhënësin.

Drejtësi për Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn! ... dhe për të gjitha vrasjet tjera politike!”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Ndryshe, Sebehate Tolaj dhe Isuf Haklaj kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së

Ministri i Jashtëm i Kosovës,Prof.Dr. Enver Hoxhaj : Dialogu me Serbinë nuk ka kuptim pa njohjen e shtetit të Kosovës

Image result for enver hoxhaj
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj flet në bisedë me DW për kodin telefonik, dialogun me Serbinë, (mos)zbatimin e marrëveshjeve, sfidën e njohjeve të reja për Kosovën e bashkëpunimin në koalicionin qeveritar.

Deutsche Welle: Zoti ministër, si e shihni ju marrëveshjen e arritur që Kosova të ketë kodin e saj telefonik? Ka mendime se me këtë kod nuk është forcuar shtetësia e Kosovës, por është mundësuar kthimi i Serbisë në Kosovë?

Enver Hoxhaj: Kodi telefonik është pa dyshim një zhvillim i rëndësishëm, pasi forcon identitetin shtetëror të Kosovës në suazat ndërkombëtare. Por Kosova do të ketë njëkohësisht edhe përfitime financiare. Mjerisht Serbia e ka shtyrë një kohë të gjatë zbatimin e kësaj marrëveshjeje, sepse ajo është arritur në vitin 2013. Por besoj se deri më 15 dhjetor, ne do ta kemi kodin e ri telefonik të Kosovës. Kjo është ndër arritjet e rëndësishme në dialogun Kosovë-Serbi. Por ne jemi në përgjithësi të shqetësuar me faktin që Serbia nuk po i realizon në kohë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Deri tani në këtë dialog janë arritur 33 marrëveshje, por disa prej tyre nuk janë realizuar fare dhe në opinion është krijuar përshtypja se nga ky dialog po përfiton vetëm Serbia. Pra cili është qëllimi juaj në këtë dialog?

Dialogu në fillim i ka pasur tri qëllime. Qëllimi i parë ishte normalizimi i gjendjes në veri të Kosovës. Besoj se zgjedhjet e vitit 2013, integrimi i katër komunave të veriut në sistemin tonë politik dhe përmirësimi i gjendjes së sigurisë, janë meritë e dialogut. Qëllimi i dytë është arritja e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve, ku bëjnë pjesë edhe marrëvshjet për lirinë e lëvizjes, njohjes së vulave doganore që mundëson eksportin e mallrave të Kosovës në Serbi dhe përmes Serbisë në vendet tjera. Dhe qëllimi i tretë është avancimi i agjendave evropiane, që Kosova të lëvizë drejt BE-së. Para dialogut ne kemi pasur një raport platonik me BE-në. Ndërsa vitin e kaluar e kemi nënshkruar dhe ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Nga ky dialog ka përfituar Serbia por edhe Kosova. Por ne jemi të shqetësuar që Serbia po përpiqet të promovojë një lloj diplomacie si ajo sovjetike në dialog. ..

...që do të thotë?

Arrihen marrëveshje, nënshkruhen marrëveshje, mandej ka prapë negociata për marrëveshje të njëjta, ka përpjekje për devijimin e marrëveshjeve të nënshkruara... dhe e gjitha kjo i ngjan kohës së Luftës së Ftohtë. Do të thotë, Serbia po përpiqet që pala negociatore të lodhet, të rraskapitet dhe të humbë durimin, me qëllim që të mos realizojë marrëveshjet e nënshkruara. Këto shqetësime i kam ngritur në bisedimet me autoritetet e BE, sepse marrëveshjet po nënshkruhen, por nuk po realizohen.

Fakt është që disa prej marrëveshjeve nuk po zbatohen. Por shtetasve të Kosovës më së shumti u intereson liberalizimi i vizave. Kur do të hiqen vizat?

Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që me partnerët dhe miqtë tanë në Bruskel të gjejmë zgjidhje pozitive. Por Kosova ende nuk i ka plotësuar të gjitha obligimet e saj, ndër të cilat është edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duhet të shohim nëse deri në fund të vitit e plotësojmë këtë kusht dhe e ratifikojmë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, që do të mundësonte edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Mendoj se nuk është e drejtë që qytetarët e Kosovës të mbeten të izoluar. Por institucionet e Kosovës duhet t'i përmbushin obligimet e veta.

Sa të vërteta janë pohimet e kryetarit të parlamentit Kadri Veseli, se Mali i Zi do të ishte i gatshëm që të kërkojë nga BE-ja, që demarkimi i kufirit të hiqet nga lista e obligimeve për liberalizimin e vizave?

Ajo që mund të them është që ne kemi pasur dhe kemi kontakte dhe komunikim të përhershëm me BE-në. Çdo mbështetje nga Mali i Zi është e mirëseardhur. Por Brukseli është ai që vendos për liberalizimin e vizave. Me Malin e Zi ne kemi raporte të shkëlqyeshme. Mali i Zi i ka mbështetur gjithmonë kërkesat e popullit të Kosovës dhe Podgorica ka mirëkuptim për domosdoshmërinë e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës. Por nuk mund të them se cili do të jetë roli i Malit të Zi në këtë proces, sepse Brukseli ëtshë ai që vendos.

Një kërkesë tjetër për liberalizimin e vizave është edhe lufta kundër korrupsionit. Por kjo luftë do të jetë tepër e gjatë, kur merret parasysh gjendja me korrupsionin në Kosovë?

Unë nuk mund të jap vlerësime për qëndrimet e BE, por me sa kam kuptuar nga takimet me zotin Hahn dhe të tjerë, ata mendojnë se Kosova ka bërë një përparim të madh në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria, gjyqësia dhe policia e Kosovës kanë bërë një progres të madh në adresimin e 33 rasteve për korrupsion. Kushti i vetëm, i cili është përmendur në vizitën e fundit të zotit Hahn për lëvizjen pa viza, është ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Pra ky është kushti i vetëm që ka mbetur.

Kur jemi tek ajo që "ka mbetur", në vendnumëro ka mbetur edhe procesi i njohjeve të Kosovës. Çfarë po bëni ju për shtimin e njohjeve, në veçanti për njohjet nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën?

Kur flasim për njohjet e këtyre pesë vendeve, mund t'ju them se deri më tash kam pasur takime me ministrat e jashtëm të Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros. Ne jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk mund të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim, pa njohjen nga këto pesë vende. Ne po angazhohemi që edhe këto vende ta njohin Kosovën. Ne kemi konktate të përhershme me Athinën, me Bukureshtin dhe Bratisllavën - më të shpeshta se me Qipron dhe Spanjën. Mendoj se me përparimin në dialog, në raportet me BE-në dhe me njohjet e tjera që mund të ndodhin nga vendet jashtë Evropës si dhe me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, edhe këto vende gradualisht do të ndryshojnë qëndrimet. Në vitin 2013, dy nga këto pesë vende kanë qenë shumë afër njohjes së Kosovës. Por politika e jashtme e një vendi varet shumë nga zhvillimet e brendshme. Ndërkohë në këto vende ka pasur zgjedhje dhe janë bërë ndryshime, qe do të thotë se është influencuar edhe procesi i njohjes së Kosovës.

Cilat janë këto dy vende?

Kjo çështje i takon tani historisë. Por besoj se së shpejti do të ketë njohje të disa vendeve të rëndësishme evropiane jashtë BE-së dhe ato vende kanë një peshë të madhe. Do të ketë lajme interesante gjatë këtyre javëve të ardhshme.

T'i kthehemi dialogut me Serbinë: cili është qëllimi juaj përfundimtar në këtë dialog?

Dialogu duhet të kalojë në një fazë tjetër, sepse objektivat bazike pothuajse janë përmbushur. BE-ja ka qenë promovues i idesë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje obligative para antëtarësimit në BE. Ndaj ka ardhur koha të kalojmë në zbërthimin e këtij procesi për marrëveshje obligative mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër hapat e parë konkret që duhet bërë është largimi i preambulës nga kushtetuta e Serbisë, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë. Duhet të fillojë edhe procesi i demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi jetik i Kosovës është që ajo të anëtarësohet në OKB dhe të bëhet njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë. Pa anëtarësim në OKB dhe pa njohje të dyanshme, dialogu nuk ka kurrfarë kuptimi.

Do të thotë: qëllimi juaj përfundimtar është njohja e Kosovës dhe Serbisë si dy shtete?

Natyrisht sepse burimi i konfliktit ka qenë politika hegjemoniste e Serbisë në raport me Kosovën për më shumë se një shekull dhe jo çështjet teknike. Konteksti rajonal ka ndryshuar këto dy-tri vitet e fundit dhe në rajon kemi një involvim më të fuqishëm të Rusisë. Ndaj është në interesin e partnerëve perëndimorë dhe në interesin e dy vendeve tona, që Serbia dhe Kosova ta njohin njëra-tjetrën. Si hap i parë në këtë drejtim do të ishte anëtarësimi i Kosovës në OKB. Mendoj se ka ardhur koha që Prishtina dhe Beogradi të lëvizin në një fazë tjetër të dialogut.

A keni frikë nga forcimi i influencës ruse në Serbi por edhe në Kosovë?

Rusia nuk ka ndonjë ndikim në Kosovë për arsye historike dhe kulturore, sepse ne jemi populli më proevropian dhe proamerikan në Evropë. Ndërsa ndikimi rus në Serbi është në rritje. Rusia ka një bazë ushtarake në Nish të Serbisë, që nga viti 2011 dhe kjo bazë shihet si një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon. Fakti që presidenti Nikoliq dhe ministri i Jashtëm Daçiq kanë një naracion të ri me Rusinë, në Kosovë shihet si kërcënim. Por nëse i shohim në kontekstin e zhvillimeve në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, forcimi i rolit rus paraqet rrezik edhe për rajonin.

Pasi që e përmendët Nishin, ku së fundi ka qenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lidhur me këtë vizitë ka pasur shumë komente. A keni ju konsultime me Shqipërinë për paraqitjen e përbashkët në rajon dhe më gjerë, apo jo?

Ne kemi një koordinim shumë të mirë unë çdo ditë dëgjohem me homologun tim Bushati. Konsultime dhe koordinime kemi çdo ditë. Pritjet e Kosovës janë që Kosova të anëtarësohet në BE. Nëse dikush më pyet, se cilat janë shtetet që mund të kontribuojnë më së shumti në këtë drejtim, unë them se ato janë aktorët global që kanë një peshë shumë të madhe. Unë jam realist dhe e di se cila është pesha e secilit vend. Por marrëdhëniet Shqipëri - Kosovë janë të shkëlqyeshme dhe kjo nuk varet nga deklaratat e ndonjë kryeministri apo ministri të jashtëm.

Një pyetje konkrete dhe një përgjigje të shkurtër ju lutem: do të ketë vitin e ardhshëm zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë apo jo?

Raportet mes partnerëve të koalicionit PDK- LDK janë jashtëzakonisht të mira. Qëndrimi ynë është që të kemi kontuinitet dhe që zgjedhjet të mbahen në kohën e parashikuar. Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë ndonjë temë që po e trajtojmë në parti apo qeveri. Ne jemi vend demokratik dhe në partitë tona mund të ketë mendime të ndryshme. Por ne duam të kemi qëndrueshmëri dhe stabilitet në koalicion dhe në vend.

Kryeministri shqiptar Edi Rama për Çamërinë, kufirin, ligjin e luftës, Shqipërinë e Madhe...

Image result for edi rama

Kryeministri Edi Rama komentoi për “Skai” çështjet më të mprehta mes të dy vendeve që kohët e fundit kanë sjellë ashpërsim të toneve mes Tiranës dhe Athinës.

“Çamet -tha ai- kanë të drejtë që të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe ne nuk kemi asnjë strategji për të marrë pjesë të Greqisë”. Shqipëria e madhe, sipas Ramës, nuk është një tezë e shqiptarëve dhe se bashkimi i tyre do të bëhet në Bashkimin Europian.

Në lidhje me marrëveshjen e detit dhe akuzave të Berishës se ajo u anulua pasi një palë e tretë kishte interes, kryeministri deklaroi se për këtë gjë nuk ka folur asnjëherë me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Postimi i tij për Akropolin, minoriteti grek, ligji i luftës ishin të tjera çështje që u prekën. Rama tha se duhet të ulemi për të zgjidhur të gjitha këto çështje të mbetura pezull.

Intervista e plotë:

Aktualisht, si i shikoni marrëdhëniet me Greqinë?

Edi Rama: Nëse e shohim në tablonë e madhe është një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Në strategjinë tonë për politikën e jashtme Greqia shihet si një partner strategjik, me të cilën kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku. Interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se ato çështje që na ndalojnë të ndërtojmë së bashku një të ardhme me të mirë.

Në vitin 2003, kur ishit kryetar bashkie, deklaruat se në raportet mes vendeve të Ballkanit ka histori...

Edi Rama: Nuk më besohet se çfarë zhurme shkaktoi foto në Greqi. Ajo çka unë bëj është që të bëjë një kronike me foto në Facebook-un tim. I parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historisë, por se beson se politika që bën histori. Nuk kam ndryshuar, në të kundërtën mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çka thash ishte miqësore dhe diçka që zbulonte një marrëdhënie që shkon pas në kohë. Ka shumë shembuj reagues të njerëzve që i njohim apo jo.

Ju e dinit se do të krijonte zhurmë?

Edi Rama: Jo, fakti që shqiptarët kanë kontribuuar për të mirën e shoqërisë greke dhe fakti që shumë njerëz në atë kohë flisnin shumë njerëz shqip, nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Ka të bëjë me faktin që kemi qenë kaq të lidhur. Duhet të mendojmë se sa shumë gjëra mund të bëjmë për njëri-tjetrin, dhe jo të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe manipulimit mediatik.

NëseTsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu është gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju?

Edi Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar. Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri-tjetrin.

Ju e quajtët Shqipëria e natyrale?

Edi Rama: Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrale nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona. Shqipëria natyrore është Shqipëria europiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi.

Po pastaj?

Edi Rama: Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe, por do ishim pjesë e një Europe të Madhe. Kufijtë bëhen të parëndësishëm.

I keni parë literaturat në shkolla shqiptare apo se si qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që literatura propagandistike?

Edi Rama: Ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dhe për fat të keq nuk është ajo çka ju them fëmijëve. Njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre dhe fëmijët e tyre, për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha t’i kalojmë këto pengesa dhe ti themi a është e mundur që ata 80-vjeçar gra dhe burra që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mos ti lënë të shkonin. A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala do doja të thosha se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar. Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e tyre kanë të drejtën të kthehen nëse dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.

Ju e dini se ka reagime të këtyre njerëzve të Luftës së Dytë Botërore se kanë kryer krime…

Edi Rama: Ata pretendojnë çka të duan. Po flas për të kaluar kufirin, të hyjnë dhe dalin, si gjithë shqiptarët. Ata keqpërdoren në kufirin grek. Flas për 80-vjeçarë dhe nuk e besoja dot. Një grua 80-vjeçare më tha se kam ëndërr që të shkoj të shoh shtëpinë. Nëse politikanët kanë detyrim të lexojnë historinë. A e dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Një ligj mbretëror që është ende në fuqi. Jua them miqve të mi, Papandreu, Tripras, dhe Samaras, për të cilët kam respekt, po persë nuk e heqim këtë ligj të luftës dhe më pas i themi njerëzve që këtë ligj e vendosin si pengesë. Ne jetojmë në një paradoks. Kemi një ligj të gjendjes së luftës në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë ‘eh ç’kuptim ka kjo’ Atëherë e shfuqizojmë. Nëse mendojmë për gjeneratat e ardhme mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Pastaj, nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë atje si një person me ndjenja anti-greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro-grek. Nuk ka asnjë hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ në asnjë libër shqip.

Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë, ju luajtët një rol kryesor për prishjen e kësaj marrëveshje. Madje, ish-kryeministri Berisha tha se kishte një dorë pro-turke në gjithë këtë?

Edi Rama:I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht.

Mund të flisni në shqip…

Edi Rama: Nuk më pëlqen t’i flas për politikën lokale një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të. Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në axhendën tonë kundër qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por thashë jo, le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces. Është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet pra 9 me 0. Pra kishte një problem. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Turqinë dhe presidentin Erdogan?

Edi Rama: Si një njeri që ke lundruar jashtë në politikë nga aspekti gazetares ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konspirative. Nuk ka asnjë lloj sekreti që ne kemi gjithashtu përcaktuar një partneritetet me Turqinë dhe nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë që ishim në opozitë dhe s’kishim asnjë kontakt me palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Është besimi im se midis fqinjëve që jemi ne, siç kanë bërë gjerë të mëdha grekët dhe shqiptarët. Unë nuk e harroj kurrë se kemi kaq shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por pasi janë pritur si vëllezër, si motra nga popullsia greke, jo shumë bujarisht nga politika greke. Siç, kur ishin të uritur për shkak të luftës…ndaj ka shumë shembuj fantastik për ato çka kemi bërë për njëri-tjetrin. Në momentet kur kemi probleme na duhet të flasim më shumë, të përfshijmë më vullnet, pasi jetojmë në një rajon ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha.

Keni kërkuar informacione në lidhje me një eksplorim që Greqia po bën në detin Jon...

Edi Rama: Unë besoj se ka një burim të rëndësishëm të gazit dhe naftës, ndaj pse nuk e shohim si zgjidhje që ta shohim së bashku. Pse nuk ecim në bashkëpunim, me të gjitha fushat. Shqipëria mund të jetë një mundësi fantastike për Greqinë dhe kjo e fundit mund të ketë avantazhe për të bashkëpunuar. Duhet të flasim e të zgjedhimin gjërat me durim dhe vullnet. Pasi nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme përveç bashkëpunimi.

Ju besoj jeni në dijeni për veton greke?

Edi Rama: Nuk mendoj se kjo është e mençur dhe për t'u menduar. Veto për çfarë? Është e pabesueshme. Ju thash nëse është veto për ndërtesat pa leje? Është veto sepse po flasim me vendosmëri, për nevojë por të zgjidhur disa çështje. Jemi në të drejtën tonë.

Ju si kryeministër nuk e keni këtë ide të Shqipërisë së madhe?

Edi Rama: Jam shumë i gjatë për të menduar gjatë. Nuk është një kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj dhe begatisë.

Një gjë tjetër sepse jam kureshtar. E di që mamaja juaj është përkthyese shumë e mirë nga greqishtja, nuk e di nëse ju flisni greqisht?

Edi Rama: Unë nuk flas, mamaja ime pak, gjyshja ime shumë, edhe pse ato vijnë nga i vetmi fshat në radhën e zonës së Himarës që asnjëherë nuk kanë folur greqisht, por vëllai im flet. Kemi qenë në Greqi, e meqë ra fjala Greqia ka qenë toka e parë që kam vizituar si qytetar i lirë sepse kishim disa kushërinj nga ana e mamasë në Korfuz dhe kanë qenë atje që prej një kohe të gjatë, shqiptarë të cilët janë larguar në Vunoi shumë kohë më parë dhe për mua ishte e vështirë, por për vëllain tim ishte e lehtë sepse ai flet greqisht.

Vdiç diktatori komunist Fidel Kastro

Foto: Tanjug/AP

Presidenti Fidel Castro kishte kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për involvimin e saj në Luftën e Kosovës, duke e quajtur atë një shembull tjetër të “imperializmit” amerikan.

Akcionin e NATO-s mbi Jugosllavinë e atëhershme, që ndaloi gjenocidin serb mbi popullatën civile shqiptare, 1999, ai e quajti bile “lufta më frikacake e bërë ndonjëherë,” dhe “luftë kolosale kundër pavarësisë, së një shteti” shkruante Castro në gazetën zyrtare kubaneze "Granma".


Ish-presidenti dhe udhëheqësi i revolucionit komunist në Kubë, vdiq në moshën 90-vjeçare. Fidel Castro ka ndërruar jetë në orën 22:30 minuta të së premtes me orën lokale.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti dhe i vëllai i tij, Raul Castro.


Fidel Castro udhëhoqi Kubën me dorë të hekurt për thuajse pesë dekada, para se të kalonte pushtetin tek i vëllai Raul në vitin 2008. Mbështetësit thonë se ai i ktheu pushtetin popullit kuban, ndërsa kritikët e akuzojnë se ka shtypur pa mëshirë opozitën ndër vite.

Getty Images

Fidel Castro u lind në jug të Kubës në vitin 1926. Në vitin 1953 burgoset pas përpjekjes së dështuar për të rrëzuar regjimin e Batistas. Dy vite më vonë lirohet falë një amnestie.

Pak muaj pasi doli nga burgu, bashkohet me Che Guevaran dhe nis një luftë guerrile kundër Qeverisë. Në vitin 1959 arrin të mposhtë Batistan dhe betohet si Kryeministri i ri i vendit.


Në vitin 1961 shtyp me dhunë kundërshtarët e mbështetur nga CIA në atë që njihet si Gjiri i Derrave në vendin ishullor.

Një vit pas kësaj ngjarjeje pranon vendosjen e raketave bërthamore sovjetike në Kubë, duke kontribuar në kulmimin e Luftës së Ftohtë mes Perëndimit dhe bllokut komunist.

Në vitin 1976 zgjidhet President nga Asambleja Kombëtare. Me rënien e komunizmin në Europë, zbuten tonet me Uashingtonin dhe në vitin 1992 arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për refugjatët kubanë.
Image
Në vitin 2006 deklaron tërheqjen nga posti i Presidentit për çështje shëndetësore dhe dy vite më vonë vëllai i tij, Raul merr këtë detyrë.

Fidel Castro do të mbahet mend gjithashtu si udhëheqësi jo monark më afatgjatë i shekullit të 20-të.

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek: : As Franko nuk u ka bërë katalonasve atë çfarë Millosheviqit u ka bërë shqiptarëve

Image result

Pasi ka thënë se Serbia dhe serbët nuk duhet ta dinë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk do të jetë pushtet i tretë në Kosovë, Ulrike Lunacek sonte në Vjenë ka folur edhe për pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian në Vjenë në takimin e “Miqve të Kosovës” ka thënë se nga këto pesë vende, njohja më e vështirë për Kosovën do të jetë nga Spanja.

“Fakti që pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën është diçka që më nervozon mua dhe atë që është absurd. Kur flas me spanjollët, ata më thonë se janë të shqetësuar se mënyra në të cilën Kosova u nda nga Serbia mund të ketë efekt mbi Kataloninë. Megjithatë, asnjë qeveri demokratike që nga Franko në Spanjë nuk u ka bërë katalonasve atë çfarë Sllobodan Millosheviqit u ka bërë shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Lunacek.

Spanjollët ishin, sipas saj, ata që ishin marrë për muaj të tërë me çdo detaj të tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit edhe pse në BE ka më shumë probleme se një mosmarrëveshje në lidhje me atë nëse në tekst shkruan shteti apo kombi, dhe të ngjashme.

Kur jemi te katër vendet e tjera, veçanërisht Sllovakisë dhe Greqisë, Lunacek ka thënë se ato kanë “një pozitë interesante” sepse ato kanë ambasada në Prishtinë, lëshojnë vizave Shengen në pasaportat e Kosovës dhe gjithashtu kanë shkëmbim të deputetëve dhe ministrave.

Ajo vuri në dukje se 111 shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën dhe se anëtarësimi kërkon rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, që është i vështirë për shkak të Kinës dhe Rusisë.

“Kishte përpjekje që të hyhet përmes UNESCO-s. Unë mendoj se shumë qytetar nga Kosova besuan tepër se ata që e kanë njohur pavarësinë do të votojnë për pranim, e që nuk do të lëshon pe para presionit diplomatik. Por Serbia e ka një shërbim shumë të fortë diplomatik. Në qoftë se ndërmerret një përpjekje e re, për shembull për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duhet të planifikohet mirë”, tha Lunacek.

Kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, ajo përkujtoi se Kosova ka përmbushur 95 nga 97 kushtet, duke përfshirë edhe kërkesat për më shumë dënime për korrupsion dhe krim të organizuar si dhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi

Jacques Prévert : Në varrimin e një gjethe të vdekur


Image result


Në varrimin e një gjethe të vdekur
Dy kërminj po shkojnë
Me guackë të zezë
E një shirit të zi majë brirëve
Shkojnë nëpër terr
Në një mbrëmje të bukur vjeshte
Por mjerisht kur mbërrijnë
Është pranverë tashmë
Gjethet që kishin vdekur
Janë ringjallur të gjitha
Dhe dy kërminjtë tanë
Të zhgënjyer janë shumë
Por ja dielli
Dielli që iu thotë
Merreni merreni mundimin
Mundimin të uleni pak
Pini një gotë birrë
Po të keni dëshirë
Merrni po t’ju pëlqejë
Autobusin për Paris
Do të niset sonte
E vende do të shihni plot
Por mos e merrni zinë
Jam unë që po jua them
Se ta nxin të bardhën e syrit
E fundja ju shëmton
Historitë e arkivoleve
Janë të trishta dhe jo të bukura
Merrni ngjyrat tuaja
Ngjyrat e jetës
Atëherë të gjitha kafshët
Pemët dhe bimët
Zënë të këndojnë
Të këndojnë me sa fuqi
Këngën vërtet të gjallë
Këngën e verës
Dhe të gjithë pijnë
Të gjithë cakrrojnë
Një mbrëmje shumë e bukur
Një mbrëmje vere kjo
Dhe dy kërminjtë
Kthehen në shtëpi
Ecin të mallëngjyer
E ecin të lumtur shumë
E ngaqë kanë pirë ca
S’e mbajnë veten mirë
Por atje lart në qiell
I ruan hëna e dlirë.


Miklós Radnóti* (1909-1944) : Dhe ende s’kam arritur të të përshkruaj...

Image result


Gjatë, shumë gjatë, o dashuri, jam përgatitur
të të shpall yjësinë e fshehtë të dashurisë sime
padyshim thjesht një imazh të vetëm, madje thelb.
Si vetë jeta ti më mbush me ndjenjat e tua përmbytëse
dhe nganjëherë kjo është jashtë kohës, e sigurtë :
e përjetshme si guacka e fosilizuar në gur.

E mëndafshtë, si mace, nata hënëplotë mbi kokën time
fillon gjuetinë e vet pas ëndrrash të vogla zë mbytura që fluturojnë.
Dhe ende s’kam arritur të të përshkruaj
sa e rëndësishme është për mua ta ndjej vështrimin tënd mbrojtës,
që nguron mbi dorën time kur punoj.
Krahasimet s’vlejnë gjë. I flak kur mbërrijnë.
Nesër do t’ia filloj nga e para
sepse s’jam e s’vlej veçse nga fjalët e kësaj poeme
dhe orvatjet e mia më mbajnë në këmbë derisa të kthehem në një grumbull kockash dhe tufë qimesh.

Ti je e lodhur. Edhe për mua qe një ditë e gjatë.
E ç’mund të them më tepër ?
Shiko, këto sende shkëmbejnë vështrime për të të thurur lavde ty,
një copë sheqeri këndon mbi tavolinë,
një pikë mjalti bie, dhe si një topth ari i fortë shkëlqen mbi mushama ;
dhe tani befas, një gotë bosh jehon :
është e lumtur që jeton me ty. Mbase do të kem kohë
të të them se ç’do të thotë ta presësh ardhjen tënde.
Të errëta zbresin ca tufa ëndrrash që të afrohen lehtësisht,
e që fluturojnë ende larg dhe të rikthehen mbi ballë.

sytë e tu ende të përgjumur më dërgojnë një lamtumirë të fundit
Ujëvara e flokëve të tu të zgjidhur lëshohet teposhtë. Ti fle.
Hija e qepallave tua të gjata drithërohet butësisht.
Dora jote, si rremb mështekne që prehet, bie mbi jastëkun tim.
Unë mund të fle në gjumin tënd : ti nuk je një botë ndryshe ;
e megjithatë i dëgjoj të gjitha ndryshimet e vizave
të mistershme, të holla dhe të urta
të pëllëmbës tënde të freskët.

26 maj 1943


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...