Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/03

Ja si shiten terminet për viza gjermane



Kosovarët nuk kanë vështirësi vetëm në sigurimin e një vize për të udhëtuar jashtë vendit. Maltretimet ndaj tyre nisin që në kohën kur ata duhet të caktojnë thjesht një termin për të aplikuar për vizë Schengen.

Agjencitë e ndryshme në Kosovë të mirëinformuara, po arrijnë të rezervojnë termine, të cilat edhe pse lëshohen falas nga Ambasada Gjermane, ata po i shesin nga 50 deri në 500 euro.

Ndonëse kjo nuk garanton se ai që paguan paratë për termin, mund të pajiset me vizë. RTK,kohë më parë  ka hulumtuar këtë tregti me termine dhe sjell kronikën në vazhdim.

Në Ambasadën Gjermane nuk ka as edhe një termin të lirë për 5 muajt e ardhshëm. Ato ka kohë që janë zënë. Agjencitë private po tregtojnë terminë dhe po keqpërdorin sistemin elektronik të krijuar nga Ambasada Gjermane. Kjo ka kohë që po ndodh.

Qytetarët e Kosovës në të shumtën e rasteve duhet tu drejtohen agjencive pivate pranë ambasadave për të caktuar një termin për vizë. Ata shumë herë duhet të paguajnë shuma të majme të parave për të caktuar termin për vizë duke qenë se në ambasadas nuk ka termine të lira.

E për më keq, Ambasada nuk ndërhyn edhe pse shitja e termineve bëhet përballë ambasadës gjermane. Madje edhe me shpallje.

Burime të RTK-së brenda Ambasadës Gjermane thonë se ata nuk kanë ndonjë marrëveshje me këto agjenci që shesin termine të cilat, në fakt janë pa pagesë. Por, e gjithë çfarë konfirmon ambasada gjermane në Prishtinë është se terminet caktohen online në faqen zyrtare të ambasadës.

Marten Menger, zëdhënës i ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë tha: “Ambasada gjermane liron terminet për aplikim për vizë online në faqen internetit www.pristina.diplo.de. Të intëeresuarit për vizë afariste dhe për vizë sezonale mund të rezervojnë aty një termin në cdo kohë. Terminet për viza turistike lëshohen çdo të mërkurë në orën 9 të mëngjesit”.

Mirëpo të mërkurave në orën 9 të mëngjesit kur edhe bëhet lirimi i disa termineve, gara zhvillohet mes agjencive për t’i zënë këto termine. Ndërkohë, qytetarët e kanë të pamundur ta rezervojnë një të tillë. Se si zihen këto termine, RTK në mënyrë fshehur ka realizuar bisedë me punëtoret e disa prej agjencive që ndodhen përballë ambasadës.

Punonjësja e agjencisë: Për bashkim familjar mbyllet për 3-4 sekonda sistemi që është online.

Gazetarja: A i caktoni ju në bashkëpunim me ambasadën apo kështu në mënyrë private?

Punonjësja e agjencisë: Jo veç agjencitë private. Por ka këtu që janë në bashkëpunim me ambasadën dhe po marrin pare të mira. Janë ra ata dhe na kanë marrë në qafë edhe neve…

Gazetarja: Me ambasadën si ambasadë apo me punonjës?

Punonjësa e agjencisë: Me shqiptarë aty, edhe ai shqiptar ka bashkëpunim me gjermanin aty sepse marrin pare të mira e pastaj pse mos me blloku aty sistemin sepse unë s’mundem me bo, ti prej shpie s’mundesh me bo edhe vjen ktu edhe thu s’ka problem t’i jap sa të duash veç kryma”
Mirëpo edhe kur i ke paratë, blerja e një termini nuk është e sigurt. Aq të mëdha janë kërkesat sa agjencitë shpesh nuk kanë termine të lira, qoftë edhe nëse një qytetar u ofron deri ne 500 euro për një të tillë.
Punonjësa e agjencisë: “Unë për shembull ndodh brenda ditës 50 veta i kthej që s’mundem me jau bo edhe s’jau marr. Qitash e kisha një rast për në dhjetor më tha pres 3 muaj dit por s’e di kur mundem me jau bo… dhe me jau marrë paret s’mundesh me jau marrë kur s’e din kur ua bën. Ama diqysh po duket gjynah me jau marrë, s’po duken pare hallall”
Në fakt, çmimet e termineve nuk janë fikse. Ato luhaten varësisht nga halli i qytetarit dhe kërkesat që kanë.

Qytetari: Po blejnë, po shesin..

Gazetarja: Ka sa po shkojnë terminet?

Qytetari: Nuk e di..veç e kom ndi që deri 100 euro, a kush qysh – s’e di se s’jom interesu.

Punonjësa e agjencisë: Shumë po ka kërkesa. Po ka këtu që paguajnë 300, 500 gjithfarë çmimesh…
Agjencia 2
Gazetarja: Deshta me ju pyet për termin se e pashë që i caktoni…

Agjencia: Po për çfarë termini?

Gazetarja: Për bashkim familjar.

Agjencia: Deri në fund të tetorit s’ka termine. Edhe ato janë në pikëpyetje.

Gazetarja: Pse a shumë po ka kërkesa a?

Agjencia: Po 3 sekonda zgjat.

Gazetarja: E qysh 3 sekonda?

Agjencia: Kërkesa e madhe vende pak. 3 sekonda termine, 1 herë në javë.

Gazetarja: E sa po kushton ?

Agjencia: Sa persona jeni?

Gazetarja: 1 person

Agjencia: 1 person kompletimi me gjithë termin është 100 euro

Gazetarja: E termini kur caktohet a është i sigurt?

Agjencia: Po, po i sigurt është. Konfirmimin e merr.

Gazetarja: A ju e bëni konfirmimin a?

Agjencia: Neve na vjen – ty ta japim.

Gazetarja: A juve ju vjen. Prej ambasadës a?

Agjencia: Po po.

Qytetarët para kamerës së RTK-së hezitojnë të flasin për haraçin që po paguajnë, qoftë edhe për një termin të thjeshtë vize, pasi frikësohen se mund të ndikojë në dhënien ose jo të vizës.

Ndërkohë, shitja e termineve bëhet para dyerve të ambasadës dhe në mënyrë të hapur, trend që duket se do të vazhdojë deri në kohën kur kosovarët me pak shpresë, presin që një ditë do të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së. /RTK/

(Ripostim) Tregtia me nuse nga Shqipëria: Mendojnë se po shkojnë në Kosovë, shiten për 500 euro në Maqedoni


Në fshatin Kosovë të Maqedonisë, kohëve të fundit po realizohen shumë martesa të përziera me nuse nga Shqipëria.

Për të marr një nuse, maqedonasit e këtij fshati paguajnë nga 500 deri në 1000 euro.

Por, edhe komuna e Makendonksi Brodit për çdo nuse nga Shqipëria heq shpenzimet e martesës.

Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga kontrabanduesit dhe kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës.

Në Shqipëri nuk kanë lidhje se ku dhe për kënd janë martuar vajzat. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni, vetëm në 10 vjetët e fundit, në fshatra shumë të varfra.


Gazetat po shuhen në Shqipëri, shiten me disa qindra kopje në ditë


Shtypi i shkruar po has një serë problemesh këtë dekadën e fundit, e të cilat lidhen më së shumti me një element: mungesën e financimeve. Kjo gjë pastaj pasqyrohet në një staf të paguar keq ose të mos paguar fare, gjë e cila sigurisht që reflektohet më pas tek përmbajtja në mëngjes kur pretendohet se do t’i kalojë në dorë lexuesit.


Por, a është mungesa e financimeve shkaku që shtypi i shkruar është katandisur në maksimumi 30 mijë kopje të shitura gjithsej në ditë nga më shumë se 20 gazeta të përditshme?
Gazetat po shuhen në Shqipëri, shiten me disa qindra kopje në ditë
Jo. Përveç financave dhe përmbajtjes së dobët, statistikat thonë se shtypi është mundur tashmë nga media online. Madje, ka prej syresh që e mendojnë si të panevojshëm shtypin e shkruar, por nuk po i hyjmë asaj analize pasi gjithnjë do të ketë pro dhe kundër një fakti të tillë.

Përgjatë viteve të fundit tirazhi i shtypit të shkruar ka ardhur në ulje nga gjashtëmujori në gjashtëmujor duke arritur me sa duket minimumin në këtë periudhë. Situata është shumë serioze aq sa botuesit po kanalizojnë çdo ditë e më tepër para nga burime të tjera për të mbajtur gjallë frymën e gazetave, ndërsa shumë redaksi kanë vonesa të theksuara në marrjen e pagave.

Burime të Dosja.net nga dy shtypshkronja në Tiranë ku edhe shtypen pjesa dërrmuese e të përditshmeve, pasqyrojnë hallin e madhe të gazetave të shkruara. Kështu, mësohet se pushteti nuk i ka bërë mirë gazetës “Shekulli”, e cila ka pësuar një rënie drastike në shitje në këtë periudhë gjashtëmujore duke zbritur së fundmi në 550-600 kopje të shitura në të gjithë vendin. Gazeta hedh në treg maksimumi 1100 kopje çdo ditë me ndërsa 35-40 për qind e tyre kthehen sërish mbrapsht si të pashitura.


Situata rëndohet pak për gazetën “Panorama”. Deri më tani, “Panorama” ka mbajtur vendin e parë e pacënuar nga asnjë gazetë tjetër, por diçka ka ndryshuar në treg. Edhe pse gazetë në pushtet, gazeta “Dita” ka arritur të marrë vendin e parë në treg duke zbritur “Panoramën” pas shumë vitesh në vend të dytë. Mësohet se aktualisht, “Panorama” shtyp çdo ditë nga 7200 deri në 7500 kopje më një marzh shitjesh 60-65 për qind. Në varësi të faqes së parë, “Panorama” shet çdo ditë mesatarisht nga 4900 deri në 5300 kopje. Pjesa tjetër kthehet si e pashitur. Një tirazh të përafërt ka edhe “Dita” por sistemi i mirë i shpërndarjes së saj, faqja speciale e konceptuar me shumë kujdes ka bërë që të kalojë para “Panoramës”.

“Dita” shtyp mesatarisht 7000-7200 kopje. Ka një tirazh më të vogël, por marzh shitjeje më të madh se “Panorama”, i cili kalon mbi 70 për qind.

Për t’u theksuar është mbajtja fortë e një pozicioni të mirë të gazetës “Sot”, të cilën e privilegjon çmimi 20 lekë, por edhe titujt e fortë në faqe të parë.

Ndërkohë gazetat e tjera nuk i kalojnë 500 kopjet. Edhe pse përpiqet të mbajë një profil të lartë në publik, “Mapo” p.sh shet mesatarisht 300 kopje në ditë.


Ky tirazh i ulët, kostoja e madhe e mbajtjes së shtypit të shkruar po u mbush mendjen çdo ditë e më tepër botuesve që investimet e tilla t’i kanalizojnë në media online.

Gazetat ditore në gjuhën shqipe dhe atë serbe shiten nëpër kisoqe të ndryshme në Preshevë.


Sipas shitësve shtypi nga Kosova vjen me vonesa të theksuara dhe here pas here nuk arrin tek lexuesit shqiptar, ndërsa shtypi ditor serb është më i rregullt, shkruan Titulli.com.

Përveç shtypit nga Kosova që vjen jo rregullisht në Preshevë dhe ate me vonesë, në disa qoshqe prapa stacionit të autobusëve shitet shtypi i përditshëm serb.

Mafak Aliu, shitës në një nga kiosqet e Preshevës ka deklaruar për Titulli.com se shtypi serb vjen me kohë në orën 8 të mëngjesit dhe se ka lexuesit e rregullt të kësaj kategorie.

“E blejnë intelektualët dhe çka është më me rëndësi vjen me kohë, që nga ora 8.00 e mëngjesit dhe janë të gjitha llojet e gazetave. Edhe çmimi është i arsyeshëm, fillon nga 25 dinarë e më e shtrenjta është 40 dinarë”, deklaroi Aliu.

Sipas tij gazeta më e shitur ditore është gazeta “Blic” e Beogradit.

Një lexues i rregullt i gazetës “Blic” në gjuhën serbe që deshi të mbetet anonim për lexuesit B.A nga Presheva thotë se ai e blen çdo ditë për të mësuar rreth ngjarjeve aktuale në vend.

“Shtypi nga Kosova nuk është i sigurt që vjen, dhe se shitet vetëm në qoshkun kryesor në qendër dhe të dielën mungon, pra nuk vjen fare dhe kështu e marrë çdo ditë “Blicin”, theksoi lexuesi me inicialet B.A.

Sipas gazetashitësve shtypi i përditshëm mbetet akoma interesim vetëm i gjeneratës së vjetër sepse mosha e re përdor teknologjinë bashkëkohore dhe me shumë shfletohen mediat online që janë më pakë të kushtueshme

Gazetaria shqipe, arenë për ndjenja të forta

Gëzim Mekuli


Mediat janë duke prodhuar një klimë e një skenografi melodramatike; Këta gazetarë e gazetare janë “me plot” ndjenja. Janë shumë “të ndjeshëm”. Gjatë një hulumtimi timin, të bërë nëpër mediat e Tiranës dhe Prishtinës, del se gjatë dhjetë viteve të fundit në gazetarinë shqipe fjala “ndjenjë” dhe fjalia “kam ndjenjën se”… është përdorur tre herë më shumë se fjala “mendim”, “di”, “besoj” dhe fjalët “Unë di se…”. Dhe, atëherë kur një gazetar apo një gazetare shqiptare shprehet si për shembull: “Unë kam ndjenjën se…”, ne lirisht mund të kuptojmë se, kjo do të thotë: “Unë mendoj se…”. Pa rezervë mund të¨themi se në mes shtypit partiak dhe atij amatoresk, sot ndeshemi me “gazetarinë e lotëve”.
Gazetaria shqipe e Tiranës dhe e Prishtinës është një arenë për shfaqjen e ndjenjave të forta.

Teatri ynë politik i mediatizuar është një arenë e ndjenjave, apo emocioneve, siç shprehen gazetaria shqipe. Gazetaria jonë është një fushë ku mund të derdhësh lot e të zbrazësh ndjenjat. Këta gazetarë e gazetare të ndjenjave kanë bërë që në vend të logjikëzimit të opinionit dhe hapësirës publike, të kemi “sentimentalizimin” e opinionit dhe hapësirës publike. E, kjo veçanërisht të bie në sy e të godet në vesh, kur në fjalimet dhe deklaratat e politikanëve dëgjon shprehjen: “Kam ndjenjën se Partia ime…”, “Ndjenjat e mia më thonë se Kosova do të fuqizohet”. etj, etj.

Kjo gazetari e emocioneve është duke luajtur një rol të keq, e të madh, në kuptimin melodramatik të proceseve politike në të cilën po kalon Kosova. Sot, gazetaria është kryeaktori dhe kryeçelësi, ku, përmes sajë socialja dhe politika po emocionalizohet dhe intimizohet. Gazetaria shqipe më shpesh merakoset për temperaturën në debatet e shoqërisë sonë, se sa për përmbajtjen e debateve; i ipet rëndësi e hapësirë emocianilizimit dhe intimizimit të debatit, në vend të logjikëzimit dhe zhvillimit të sajë. Kjo lloj gazetarie, sot për sot, “nuk e ka njetin” të lirohet nga partia. Por, kjo të paktën do të duhej të fillonte spastrimin etik brenda vetes së saj.

Image result for gazetat shqiptare ne kosove

Epo mirë, nëse gazetaria jonë po u larguaka nga partia, atëherë në cilin drejtim po shkojnë mediat shqipe? A kemi gazetari logjike, gërmuese e kritike?

Largimi i gazetarisë nga partitë politike nuk do të duhej të ngatërrohej me largimin e gazetarisë nga ideologjia. Këtu do të mund të flisnim për një ideologji të re, atë ekonomike, politke, kulturore, sportive….



Është pavarësia, ajo që është një ndër qëllimet më të dëshiruara në ideologjinë profesionale gazetareske. Por, shkëputja e gazetarisë nga partia kuptohet edhe si shkëputje nga burimet e informacionit. Mediat shqipe qëmoti janë të varura nga varësia e gazetarëve nga partia dhe nga ndërkombëtarët “e fortë e të gjithëdijshëm” Nuk duhet harruar se gazetarët shqiptarë janë, njëkohësisht, “regjisorë” dhe kritik të dramaturgjisë, dramaturgjisë që këta e prodhojnë vet.
Kjo gazetari partiake ka kontribuar që debati politik, kulturor e ai i vlerave kombëtare e humane, në një shkallë mjaft të lartë, të jetë i izoluar dhe i “okupuar”; Kjo ngulfatje e debatit ka qenë e dukshme edhe në taborin e akademisë sonë të shkencave. Si pasojë e kësaj “gazetarie të zezë” sfera jonë publike ka humbur energjinë e saj karakteristike, dhe kjo si rezultat i një deficiti të një gazetarie mendim-ndërtuese e kritikuese. Në vend të sajë shqiptarët kanë ndërtuar “barbi – gazetarinë”. Dhe mu këtë gazetari dhe këtë opinion e dëshironte dhe e dëshirojnë, QEVERITARËT, e edhe EULEX’i. Sepse, sot, lufta më e madhe është lufta për idetë….është lufta për të kontrolluar mendimet.

“Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët.

“Stalini” brenda Erdoganit




David L. Phillips*




Pas përpjekjes së dështuar për grushy shteti javën e kaluar, Erdogan paralajmëroi se: “Ky veprim është tradhëti dhe ata do të paguajnë për këtë tradhëti”. “Kjo është një mirësi e madhe nga Zoti. Pse? Sepse do të na mundësojë që të pastrojmë forcat e armatosura, të cilat duhet të jenë tërësisht të pastra”. Erdogan tashmë e ka shndërruar Turqinë në një gulag gjigand. Gjatë 5 ditëve të fundit, 50 mijë zyrtarë ushtarakë, policë, gjyqtarë, gazetarë, qeveritarë dhe nëpunësit civilë janë arrestuar, pezulluar, ose pushuar nga puna.

Njerëzit janë arrestuar dhe burgosur padrejtësisht dhe jo konform autoritetit ligjor. Madje nuk dihet as vendndodhja e tyre. Çdo dekan universiteti, më shumë se 1500 të tillë, janë detyruar të japin dorëheqjen; ndërsa rreth 15 mijë mësues janë pezulluar nga puna. Njerëzve u është ndaluar që të largohen jashtë vendit. Askush që ka një pasaportë zyrtare nuk mund të udhëtojë jashtë vendit. Punonjësve të institucioneve u duhet të marrin leje të veçantë për të udhëtuar jashtë shtetit. Progresistët dhe “opozitarët” janë të rrezikuar. E kaluara e tyre po kontrollohet imtësisht dhe po hetohet për lidhje të mundshme me Fethullah Gylen, një predikues që jeton në Pensilvani dhe të cilin Erdogan e akuzon për komplotin e grushtit të shtetit.

Në horizont nuk duket asnjë zgjidhje. Ndërkohë Erdogani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muajt e ardhshëm. Administrata e Obamës me të drejtë dënoi grushtin e shtetit. Grushti i shtetit nga ushtria nuk është rruga e duhur drejt demokracisë. Tani zyrtarët amerikanë janë kundër spastrimeve në Turqi dhe kanë reaguar ndaj tyre. Megjithatë, duhet thënë që reagimet nuk kanë qenë të ashpra. Ndërkohë Sekretari i Shtetit, John Kerry paralajmëroi se: “Nuk duhet të ketë spastrime arbitrare, nuk duhet të ketë sanksione penale jashtë kornizës së sundimit të ligjit dhe jashtë sistemit të drejtësisë. Kerry tha gjithashtu se NATO do të vlerësojë veprimet e Turqisë. “NATO ka gjithashtu një kërkesë në lidhje me respektimin e demokracisë”. Ai la të hapur mundësinë për rishikimin e anëtarësimit të Turqisë në NATO.

Kur Erdogani sugjeroi që Turqia mund të rivendoste dënimin me vdekje, i shfuqizuar në vitin 2004, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, paralajmëroi se: “Asnjë vend nuk mund të jetë partner dhe aleat me ne nëse rikthen dhe njeh vendimin me vdekje. Ajo gjithashtu shtoi se “Bëjmë thirrje për respektim të plotë të rëndit kushtetues të Turqisë dhe ne… vëmë theksin në rëndësinë e sundimit të ligjit. Turqia duhet të ketë respect për demokracinë dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. Paralajmërimet e Mogherinit me sa duket ka rënë në vesh të shurdhër. Organizatorët e grushtit të shtetit po torturohen dhe pamjet e torturave po shfaqen në televizione. Erdogan kërcënoi se do të varë në litar të gjithë ata që janë të përfshirë në tentativën për grusht e shtetit. Një ushtari të ri iu pre koka dhe pamjet e ekzekutimit të tij u shfaqën në mediat sociale. Nuk dihet edhe sa të tjerë janë torturuar ose vrarë.

Fakti me i rëndësishëm: Erdoganit nuk i bëhet vonë për çfarë është thënë. Ekspozimi i korrupsionit Erdoganit është e vetmja mënyrë për të ndikuar në sjelljen e tij.

Reza Zarrab, një shtetas turko-iranian me lidhje të ngushta me Erdoganin, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në maj. Prokurori i çështjes, Preet Bharara, premtoi se do të hetojë dhe do të bëjë publike mënyrën e pastrimit të parave dhe shitjet e arit nga Zarrab, të cilat shmangnin sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit. Zarrab mund të dëshmojë kundër Erdogan, djalit të tij Bilalit dhe rrethit të ngushtë të Erdoganit. Prokurori i çështjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shpejtojë dhe të bëjë publike padinë ndaj Zarrab, si dhe të publikojë listën e përfituesve nga biznesi i tij i paligjshëm.

Pas publikimit të aktakuzës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vendosin sanksione ndaj të gjithë personave të implikuar në këtë çështje. Ato duhet të ngrijnë pasuritë e tyre jashtë shtetit dhe të ndalojë udhëtimin e tyre dhe të familjarëve të tyre. Historia na mëson se diktatorët injorojnë paralajmërimet jo kërcënuese. Hitleri dhe Musolini janë zgjedhur në mënyrë demokratike, ashtu sikundër Erdogan. Edhe ata ishin të pavëmendshëm ndaj presionit ndërkombëtar. Paditë penale për korrupsion dhe disa sanksioneve të mirëmenduara janë të vetmet mjete në dispozicion për të lehtësuar pasojat e goditjeve gjithëpërfshirëse të Erdoganit.



*David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në universitetin e Columbia. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Ekspert i Punëve të Jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administrative të presidentëve Klinton, Bush dhe Obama.

Kryeministri i 2017-ës: Rama, Basha apo…Meta?



Eduard Zaloshnja


Në ato që shkruajnë e flasin këto ditë njerëzit pranë PD-së, ndjehet një ngazëllim nga fakti që në ditët e fundit të kalvarit të reformës në drejtësi, Meta ishte vendimtar për miratimin e saj jo me 94 vota, por me 140. Ngazëllimi i tyre nuk ka të bëjë ndoshta aspak me mënyrën sesi u votua kjo reformë, por ka të bëjë me mesazhin që u duket se ka dhënë Meta në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.


Në qoftë se reforma do të ishte miratuar me 94 vota (pa votat zyrtare te opozitës), Meta do të ishte i detyruar ta vazhdonte martesën politike të vëshitrë me Ramën edhe në zgjedhjet e ardhshme – opozita do të ishte damkosur si antieuroamerikane dhe nuk do të ishte në gjendje të merrte në zgjedhjet e ardhshme as 400 mijë vota. Dhe një bashkim i 200 e ca mijë votave të LSI-së me 400 mijë votat e opozitës thjesht do ta rikthente Metën në vitin 2005…

Këmbëngulja e Metës për ta miratuar reformën me 140 vota, edhe përkundrjet thirrjes më të fundit të qeverisë amerikane për ta votuar individualisht reformën, me minimumin e domosdoshëm për miratim (94 vota), e shpëtoi opozitën nga damkosja si antieuroamerikane. Ndërkohë, Metës i hapi mundësinë që të zgjedhë se me kë mund të bëjë koalicion para apo pas zgjedhjeve të ardhshme.

Duke u kthyer te ngazëllimi i njerëzve pranë PD-së, ata kanë një vështrim dypolar në lidhje me parashikimin për kryeministrin e 2017-ës; në atë post shohin ose Bashën, ose Ramën. Sipas tyre, roli i Metës do të vazhdojë të jetë ai që ka luajtur qysh kur u largua nga karrigia e kryeministrit – të përcaktojë se kush do të jetë ne postin e kryeministrit te rradhës (Berisha apo Nano më 2005, Berisha apo Rama më 2009, Rama apo Berisha më 2013). Ndërsa Metës i paracaktojnë postin e presidentit të republikës.

Por Meta duket se nuk është gati të luajë një rol ku nuk mund të lërë as nam e as nishan. Pavarësisht se duket i madh në moshë, ai është vetëm 47 vjeç (moshë e re për të dalë në pension në presidencë) dhe plot energji – kur ia ka dashur puna ta kalojë kufirin e motos “me qetësi e dashuri”, i ka treguar dhëmbët. Mobilizimi i tij dhe i gjithë LSI-se për të marrë 260 mijë vota në zgjedhjet lokale, tregoi se Meta synon më tepër se postin pensionist të Nishanit.

Kur te zhvillohen zgjedhjet, PD-istët e ngazëllyer aktualisht nga Meta mund të ndodhen para një të papriture – pasi LSI dhe disa parti të vogla, te bashkuara ne nje pol qendre, te kene marre rreth 300 mijë vota, mund t’i kërkojnë secilës prej partive të mëdha që kryeministër të jetë Meta. Përndryshe, mund t’ia kërkojnë të njëjtën gjë tjetrës…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...