Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/06

Gjykata Speciale do të hetojë edhe korrupsionin


Image result for ismet salihu

Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të merret vetëm me ish-pjesëtarët e UÇK-së. Sipas tij, kjo gjykatë do të merret edhe me vrasjet që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë dhe me çështjet e korrupsionit.

“Kjo gjykatë nuk është vetëm për UÇK-në, por për krimet e kryera gjatë vitit 1998, pas qershorit të vitit 1999, pra edhe pas çlirimit të Kosovës. Kjo gjykatë do të merret edhe me vrasjet që kanë ndodhur pas luftës, të cilat sigurisht janë duke u hetuar. Po ashtu, kjo gjykatë do të merret edhe me milionerët e ri, të cilët janë bërë milionerë për dy vjet. Pra, kjo gjykatë do të merret edhe me veprat penale të korrupsionit”, ka deklaruar Salihu.

Edhe pse zyrtarisht nuk dihet se sa do të jetë mandati i Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së, e cila pritet të themelohet së shpejti, profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka bërë me dije për “Epokën e re”, se mandati i kësaj gjykate mund të jetë më shumë se pesë vjet.

“Sipas statutit të kësaj gjykate, mandati i saj së paku do të jetë pesë vjet dhe do të jetë i pakufizuar. Pra, minimumi i mandatit të kësaj gjykate do të jetë pesë vjet. Mandati i Gjykatës Speciale mund të jetë 7, 10 e deri në 15 vjet. Pra, sa të ketë nevojë për t’i sjellë në mend shqiptarët dhe për ta sjellë në vend Kosovën”, është shprehur Salihu.

Ai ka vlerësuar se më mirë do të ishte që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë në favor të themelimit të kësaj gjykate.


“Më mirë do të ishte që deputetët ta pranojnë këtë gjykatë, sepse me vendos Këshilli i Sigurimit të OKB-së bëhet më keq. Edhe pse ne nuk jemi duke e kërkuar këtë gjykatë, por duhet të bëhemi kinse po e kërkojmë. Prandaj më mirë është ta pranojmë këtë gjykatë, sepse do të ishte më mirë edhe për histori, edhe për imazh të Kosovës”, ka deklaruar Salihu.

Pavarësisht kësaj, profesor Salihu ka thënë se Gjykata Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së nuk do të jetë nën juridiksionin e Kosovës.

Sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët e kësaj gjykate do të jenë ndërkombëtarë.

“Gjykata Speciale për krime lufte nuk ka lidhje me juridiksion të Kosovës. Kjo gjykatë krejtësisht do të jetë jashtë juridiksionit të Kosovës. Vendorët nuk do të kenë kurrfarë pushteti. Ajo çfarë do të jetë e Kosovës është Kodi Penal”, ka thënë ai.


Veprat që janë kryer gjatë vitit 1998-1999, sipas Salihut, do të gjykohen sipas Kodit Penal të ish-Jugosllavisë.

“Është parim i drejtësisë, se njerëzit duhet të dënohen në bazë të ligjeve që kanë qenë në fuqi gjatë kohës kur kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Aty nuk do të ketë shqiptarë-kosovarë. Krejt gjykatësit dhe prokurorët e kësaj gjykate do të jenë ndërkombëtarë. Nuk u zënë besë më shqiptarëve. Ata janë gërdit prej shqiptarëve”, ka deklaruar Salihu, duke shtuar se institucionet vendore të drejtësisë do të jenë vetëm në shërbim të ndërkombëtarëve.

“Kurrfarë juridiksioni nuk do të jenë as policia, as prokuroria dhe as gjykatat tona. Policia dhe gjykatat tona do të punojnë veç çfarë kërkojnë ndërkombëtarët. Pra, institucionet tona të drejtësisë do të jenë argat të ndërkombëtarëve”, ka thënë ai.

Në këtë kontekst, Salihu ka thënë se edhe të dënuarit nga kjo gjykatë, dënimin do ta kryejnë jashtë Kosovës.


“Ndonjë shqiptar apo kosovar dënimet do t’i mbajë jashtë Kosovës, nëpër shtete të tjera, sepse shqiptarët edhe burgjet nuk po dinë me i mbajt, i kanë prish krejt. Të burgosurit ditën po rrinë në burgje, por natën po dalin prej tyre”, është shprehur Salihu.

Çka mendojnë studentët dhe të rinjtë lidhur me pazaret që po bëhen në Universite

A ka korrupsion në Universitet

Ditëve të fundit në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka pasur arrestime, pezullime dhe shkarkime, nën dyshimet për afera korruptive. Në këtë valë të fundit të shpërfaqjes së dyshimeve për korrupsion, mediat e shkruara në Kosovë kanë publikuar mesazhe telefonike të disa personave, të cilët dyshohet se kanë bërë pazar me provime dhe regjistrime në disa fakultete.

Por, se çka mendojnë studentët dhe të rinjtë lidhur me pazaret që po bëhen në Universitet, flasin ata vetë për rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë.

Berat Hasani, student i vitit të dytë në degën Biznes Ndërkombëtar, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirës, thotë se Universiteti i Prishtinës e ka humbur kredibilitetin e tij, duke e marrë parasysh se tashmë po dihet që ka korrupsion brenda tij. Por, Berati thotë se atij personalisht nuk i ka ndodhur që dikush t’i kërkojë të holla brenda Universitetit.

“Jam student në vitin e dytë, Biznes Ndërkombëtar. Po ma merr mendja që i ka humbë kredibiliteti, për shkak të korrupsionit. Mendoj se studentët janë vetëdijesuar, edhe i shohin pak më larg gjërat. Unë personalisht nuk e kam pasur rastin të më kërkojnë të holla”, thotë Berati.

Studentja e Fakultetit Juridik, Florina Morina, mendon se besimi i opinionit në Universitetin e Prishtinës ka humbur për 60 për qind, pasi që tashmë po dihet që ka korrupsion brenda institucioneve:

“Po duket që ka korrupsion, sidomos pas ngjarjeve të fundit që ndodhën. Mendoj që deri në 60 për qind e ka humbur besimin, jo vetëm Fakulteti i Mjekësisë, por mendoj se gjithë universiteti e ka humbur kredibilitetin”, tha Morina.

Aferat korruptive në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” konsiderohen veprime të dëmshme, dëme këto, që sipas ekspertëve të arsimit janë edhe të pariparueshme.

Një tjetër qytetar, i cili nuk deshi t’i bëhej publik emri, thotë se raportimet rreth dyshimeve për korrupsion në universitet, ndikojnë negativisht te qytetarët, meqë konsiderohet institucion edukativ, institucion ku njeriu ngrihet profesionalisht.

“Rastet, në të cilat raportohen për shkelje të çfarëdo natyre qofshin, në procesin edukativ, në procesin e lartë të arsimit, e humbin kredibilitetin, sepse në mendjen e secilit qytetar, institucionet e arsimit portretizohen si institucionet për t’i edukuar gjeneratat dhe për t’i ngritur profesionalisht, por edhe për t’i luftuar d dukuritë e tilla. Prandaj, raportet si këto, që kanë dalë ditëve të fundit, lidhur me disa ngjarje në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe në disa fakultete të tjera ndikojnë dukshëm negativisht në imazhin e institucionit të arsimit të lartë, siç është universiteti”.


Edhe Valdete Kastrati, studente në Fakultetin Ekonomik, mendon se gjithmonë në Universitete ka pasur padrejtësi dhe korrupsion.

“Unë gjithmonë kam menduar që ka dallavere në universitet, për regjistrime, blerje të notave. Por, tash, me ngjarjet e fundit që ndodhën dhe u bënë publike, mendoj se është degraduar, shumë duke filluar prej dekanatit, e deri te profesorët e asistentët”, pohon Valdetja.

Ndryshe, Agjencia Kosovare Kundër-korrupsion, është mekanizëm që merret me luftimin e dukurisë së korrupsionit. Drejtues në këtë agjenci thonë se kanë pasur disa raste të ngritjes së kallëzimeve penale që ndërlidhen me Universitetin e Prishtinës.

Lufta kundër korrupsionit është një nga sfidat më serioze përballë institucioneve të Kosovës, të cilat jo rrallëherë thonë se ndaj kësaj dukurie do të ketë zero tolerancë.


Për ta adresuar këtë fenomen, janë themeluar disa mekanizma, që për synim kanë parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie në shoqërinë kosovare.

Mendimin e saj rreth çështjes së aferave korruptive e jep edhe Tina, studente e Gazetarisë.

“Më herët kam dashur të studioj në Universitetin e Prishtinës, por për arsye të ndryshme nuk kam arritur dhe kam shkuar në universitet privat. Por, tash po e shoh që ai nuk ka ndonjë nivel dhe nuk ka ndonjë ndryshim, pasi që në UP po shihet që edhe asistentët mund të vendosin për nota të studentëve, e paramendojeni tash kur ata marrin vendime për studime të studentëve, dihet se çfarë hije e zezë i është dhënë universitetit. Edhe ashtu, UP-ja në disa gara që janë mbajtur me vendet e rajonit, ka dalë diku i 10-ti. Ngjarja e fundit që ka ndodhur, po e argumenton nivelin e studentëve dhe mësimdhënësve që punojnë në Universitetin e Prishtinës”, shprehet Tina.

Në raportin e fundit të “Transparency International”, organizatë kjo e cila merret me Indeksin e Perceptimit mbi Korrupsionin, Kosova ka shënuar ngecje, duke rënë nga pozita e 105-të, në atë të 111-të.

Korrupsioni në sistemin e edukimit po rritet

A ka korrupsion në Universitet
 Sistemi i edukimit në Kosovë po përballet me sfida të shumta si nepotizmi, aktivitetet korruptive dhe neglizhenca. Ndërsa, problemet e përgjithshme në Kosovë ende mbeten papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

Në një hulumtim të prezantuar nga Lëvizja Fol, në të cilën janë të përfshirë 800 respodentë, në mesin e të cilëve nxënës, mësimdhënës dhe studentë, rezulton se Qeveria vazhdon të perceptohet si institucioni më i korruptuar dhe shkaktari kryesor i destabilitetit aktual në vend.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha ky është publikimi i parë që është bërë me studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe mësimdhënës, për të parë se çfarë njohurish dhe përvojash kanë këto grupe për korrupsionin në sistemin e edukimit.

Hulumtimi është bërë me 400 nxënës të komunave Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë dhe Mitrovicë. Në hulumtim janë të përfshirë 100 mësimdhënës të këtyre komunave dhe 300 studentë të 12 fakulteteve. Pra, në hulumtim janë 800 të intervistuar, prej të cilëve janë nxjerrë përvojat e tyre dhe perceptimet për korrupsionin.

Papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë tri problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova. Shkaktarë kryesor i destabilitetit aktual në vend është Qeveria e Kosovës, funksionimi i dobët i drejtësisë dhe niveli i ulët ekonomik. Metbala më tej tha se institucionet më të korruptuara janë Qeveria, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi i Kosovës, partitë politike dhe universitet publike e private.

Fitore Metbala: Papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë problemet më të mëdha

“Fillimisht këta janë pyetur për problemet e përgjithshme me të cilat po ballafaqohet Kosova sot. Sipas përgjigjeve të respodentëve tre problemet më të përgjithshme me të cilat po përballet Kosova janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria. Të pyetur se kush e shkakton destabilitetin aktual në Kosovë, si shkaktarin e parë të gjithë e kanë zgjedhur qeverinë e Kosovës, funksionimin e dobët të drejtësisë dhe nivelin e ulët ekonomik. Sipas tyre këta janë tre arsye pse kemi një destabilitet të tillë në Kosovë. Qeveria e Kosovës gjithashtu është zgjedhur e para edhe në pyetjen se cilat institucione janë më të korruptuarat në Kosovë, e ndjekur nga prokuroritë, Gjykatat, Kuvendi i Kosovës, partitë politike, universitetet publike dhe private. Si më të pa korruptuara i kanë zgjedhur Administratën Shtetërore, Policinë, shkollat, mediat dhe organizatat joqeveritare”, tha Metbala.

Sipas rezultateve të hulumtimit rezulton se niveli i korrupsionit në sistemin e edukimit është duke u rritur. Fitore Metbala nga Lëvizja FOL e cila ka bërë prezantimin e të gjeturave të raportit, tha se në sistemin e edukimi ka aktivitete korruptive, nepotizëm, neglizhencë dhe keqpërdorim të mirave materiale.

Fitore Metbala: Korrupsioni në sistemin e edukimit po rritet

“Një e dhënë shqetësuese që ka dalë nga ky raport është se të gjithë korrespodentët janë pyetur për tu pajtuar me deklaratat rreth korrupsionit apo çështjeve të tjera. Nga mësimdhënësit shumica e tyre janë përgjigjur se personat që gënjejnë, mashtrojnë, shkelin ligjin apo janë të korruptuar kanë më shumë gjasa që të arrijnë në jetë. kjo është një e dhënë shumë alarmante duke qenë se nxjerrë mendimin e mësimdhënësve të atyre që drejtpërdrejtë kanë në dorë edukimin e të rinjve”, tha Metbala.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se në sistemin e edukimit janë vërejtur disa dukuri korruptive siç është çështja e kurseve private nëpër shtëpi të profesorëve, pastaj dhënia e notave dhe vlerësimi jo real dhe në fund çështja e ekskursioneve, e cila së shpejti do të rregullohet me një udhëzim administrativ, pasi që mund të ketë korrupsion të padukshëm.

Arsim Bajrami: Profesorët po mbajnë kurse nëpër shkolla

“E para është dukuria e disa profesorëve dhe arsimtarëve që shkelin etikën duke mbajtur kurse private në shtëpitë e tyre apo në banesat e tyre edhe pse ne brenda shkollave po u japim hapësirë të mjaftueshme të mbajnë orë shtesë. Brenda shkollave secili mësimdhënës ka mundësi. Nëse duhet me dhënë ndonjë kurs shtesë për nxënës ai ta bëjë brenda shkollës sidomos për nxënës pak më të dobët. .... unë e quaj këtë një formë të korrupsionit”, tha Bajrami.

Por, në të njëjtën kohë ai paralajmëroi fillimin e disa fushatave sensibilizuese, botimin e broshurave, debateve me nxënësit për t’i vetëdijesuar ata se çfarë të këqija sjellë korrupsioni.

Ai tha se korrupsioni në edukim duhet të eliminohet, pasi që është një fushë ku njerëzit edukohen për të qenë bartës të shoqërisë dhe për të promovuar një e dukim civil.

Ndërsa, James Hope, drejtor i misionit të USAID - it në Kosovë, tha se korrupsioni duhet luftuar, sidomos në sistemin e arsimit, që është baza e një shoqërie.

James Hope: Studentët janë të vetëdijshëm se çfarë sfide i pret

“Me një informacion solid i cili mund të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e politikave, i cili mund të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e ideve të reja për të luftuar korrupsionin dhe për të arritur atë për të cilën foli zotëria, që është gjetja e mënyrave pozitive të të parandaluarit të korrupsionit duke filluar që në periudha të hershme në edukimin e lartë (universitet). Përgjatë prezantimit ju patët rastin të dëgjoni disa prej statistikave, njëra prej të cilave më ngeli në mendje ishte ajo që tregon se ¾ e të gjithë mësimdhënësve dhe studentëve mendojnë se korrupsioni është një çështje e rëndësishme për Kosovën. Kjo sidomos për studentët, ata janë gjenerata e ardhshme e liderëve, biznesmenëve dhe njerëzve të rëndësishëm të vendit. Lajmi i keq është se ky është një problem i vështirë për tu ndaluar. Lajmi i mirë është se ata janë të vetëdijshëm për sfidën dhe janë të gatshëm të bëjnë diçka për ta zgjidhur atë”, tha Hope.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe drejtorët e drejtorive të arsimit në komunat, në të cilat është kryer hulumtimi.

​Edhe të rinjtë mendojnë se Qeveria është me e korruptuara

Papunësia, korrupsioni dhe varfëria vazhdojnë të mbetet problemet kryesore në Kosovë. Ndërsa, në sistemin e edukimit problemet kryesore janë nepotizmi, aktivitet korruptive dhe neglizhenca.

Kështu u tha në një prezantim të Lëvizjes FOL, e cila ka publikuar hulumtimin e opinionit publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjve në fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol tha se është hera e parë që një hulumtim të tillë për korrupsionin e bëjnë me këtë target grup. Ai tha se synim i këtij hulumtimi ka qenë që të dihet njohuritë dhe përvojat që kanë të rinjtë për korrupsionin.

Fitore Metbala ka bërë prezantimin e hulumtimit në të cilën kanë qenë të përfshirë 400 nxënës e studentë të 5 komunave të Kosovës. Sipas këtij hulumtimi, Qeveria vazhdon të jetë më e korruptuara. Situata në sistemin e edukimit vazhdon të përballet me probleme si aktivitete korruptive, keqpërdorim i të mirave materiale, neglizhenca e të tjera.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se të rinjtë duhet të jenë të mbrojtur nga korrupsioni, për luftimit e së cilit arma më e mirë mbetet edukimi i mirësjelljes dhe vetëdijesimi i të rinjve se korrupsioni është krim.

Ndërsa, James Hope, drejtor i misionit të USAID - it në Kosovë, tha se korrupsioni duhet luftuar, sidomos në sistemin e arsimit, që është baza e një shoqërie.

Hulumtimi është bërë në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë dhe Mitrovicë.

Korrupsioni në Shqipëri, leksion i pëlqyer edhe në universitetet e huaja

universitet

Korrupsioni në Shqipëri është bërë një shembull i keq edhe për tu shpjeguar në universitetet italiane.

Gjatë ditës së sotme, kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone duke folur me studentët e Universitetit të Firences ka marrë si shembull Shqipërinë dhe korrupsionin në universitete tona.

Sipas tij, ka politikanë italianë që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë blerë diplomat, raporton Dita.

Cantone thotë se këta njerëz “duhet të hidhen në qeli me forcën e ligjit”.

Korrupsioni “lulëzon” edhe në arsim

Image result for korrupsioni ne arsim

“Ka vite me radhë që kur dukuritë e plagjiaturave, diplomave të blera dhe ngjashëm janë bërë të shpeshta. Nuk do të thoja se bëhet fjalë për një fenomen, gjithsesi të ndjeshëm, që ka nisur të shfaqet kohëve të fundit. Aq më shumë, kam bindjen se shumë vonë nisëm të krijojmë ndjeshmëri ndaj kësaj çështjeje”, thotë Mirushe Hoxha.

Intervistuan: Zeqirija IBRAHIMI dhe Afrim GASHI


Image result for Mirushe Hoxha.


Prof. Mirushe Hoxha është ndër intelektualet e pakta shqiptare në Maqedoni që i tejkaluar kufijtë e ngushtë jo vetëm fizikë e politikë, por edhe intelektualë, të Maqedonisë. Ajo është doktor i shkencave humanistike (në Universitetin e Zagrebit) dhe doktor i shkencave juridike (në Universitetin e Nices, Francë). Duke qenë ligjëruese në disa universitete të Maqedonisë, por edhe nëpër universitete të huaja, ajo mund të jetë pedagogia më e qëlluar për të realizuar një intervistë për arsimin shqip në Maqedoni dhe për perspektivat e arsimit shqip në përgjithësi.

 Cili është perceptimi që keni ju për arsimin shqip sot në Ballkan: kemi ngecje apo avancim?

M. HOXHA: Me hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe, arsimi shqip perceptohej si misioni më i shenjtë. Përkundër mungesës së kushteve elementare, entuziazmi nuk mungonte. Sot entuziazmi është duke përjetuar krizë identiteti, tendencë për t’u identifikuar me të rrejshmen, përkundër përmirësimit të kushteve globale. Arsimi shqip vazhdon të ballafaqohet me shumë probleme, ndërkohë që koncepti i arsimit si mision vjen duke u zbehur. Rrethanat ndryshojnë dhe kjo nuk i përket vetëm arsimit, as vetëm arsimit shqip dhe as vetëm Ballkanit. Kemi ngecje të përgjithshme, përderisa revolucioni teknologjik merr hov. Fakti i kauzalitetit cirkular, ndërlidhshmërisë mes shkaqeve dhe pasojave, na bën me dije se të gjithë mbajmë përgjegjësi për gjendjen aktuale, përfshirë këtu edhe avancimin e pamjaftueshëm të arsimit shqip. Në këtë kontekst, kurthi më i madh do të kishte qenë parapëlqimi i rolit të viktimës, me ç’rast do të kishim vazhduar të mos ndërmarrim masa drejt përmirësimit të gjendjes së tashme.

Meqë keni pasur mundësi ta përjetoni edhe sistemin e kaluar arsimor, por edhe këtë tash – të reformuar e të modernizuar, na thoni cili është mendimi juaj – cili ka rezultuar si sistem më i suksesshëm arsimor për shqiptarët?

M. HOXHA: Kur flasim për reformat e arsimit të lartë, mbi të gjitha kemi parasysh reformat konform “Sistemit të Bolonjes”. Kam përshtypjen se ndodhën dhe gabime ose keqkuptime gjatë implementimit të Sistemit në fjalë, e që kanë të bëjnë me mospërfilljen e kushteve apo rrethanave të përgjithshme ku u soll kjo reformë. Për shembull, që të mund të kemi vlerësim adekuat të studentëve sipas metodës së re të “rrethimit të përgjigjes së saktë” në testet me shkrim (e cila përgjigje e saktë mund të jetë ose përgjigjja e gatshme “a”, ose përgjigjja e gatshme “b”, ose përgjigjja e gatshme “c” etj.), para së gjithash do të duhej të ndërtonim shprehi që të mos kopjojmë nga njëri-tjetri gjatë provimit me shkrim. Një shprehi të këtillë nuk do të ndërtojmë ose rindërtojmë, përderisa nuk kuptojmë se në Universitet jemi që të pajisemi me dituri dhe jo vetëm që të marrim një diplomë. Ose, nuk do të bindemi për pasojat e kopjimit, nëse nuk sjellim dhe sankcione të cilave do t’u përmbahemi, në rast të thyerjes të këtij rregulli elementar, pra, ndalesës së kopjimit. Nga ana tjetër, nuk duket i arsyeshëm reduktimi i vlerësimit të studentëve në provime me shkrim, duke i anashkaluar provimet me gojë. Ndodh që studenti t’i nisë dhe përfundojë studimet duke e “provuar fatin” me rrethime përgjigjjesh të gatshme dhe duke mos iu dhënë rasti ta shprehë diturinë e tij të realtë. Ky nuk është varianti më i suksesshëm.

Çfarë mendoni për nivelin e arsimit shqip, në përgjithësi, dhe të atij shqip në Republikën e Maqedonisë, në veçanti? Ku gjendet ai në relacion me majat e suksesit të arsimit botëror?

M. HOXHA: Nuk do të kishim qenë objektivë, nëse themi se niveli i arsimit shqip ka qenë dhe vazhdon të jetë i njëjtë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Mirëpo, arsyet e këtij dallimi në cilësi janë objektive dhe ato janë të njohura për të gjithë. Arsimi i lartë shqip në Maqedoni është relativisht i ri në krahasim me arsimin e lartë në Shqipëri, e sidomos në krahasim me arsimin e lartë në shtetet e zhvilluara evropiane ose në krahasim me, për shembull, Universitetin Harward në SHBA. Kushtet ekonomike, politike dhe socio-kulturore në të cilat nisi dhe vazhdon të zhvillohet arsimi shqip në Maqedoni, janë gjithashtu të pakrahasueshme me po të njëjtat kushte ku nisën, vazhduan dhe vazhdojnë të zhvillohen universitetet me famë botërore. Pra, përsosja e arsimit në përgjithësi varet nga shumë faktorë. Nga ana tjetër, faktet dëshmojnë se trojet tona dhanë hulumtues shkencorë të rangut botëror. Atëherë, i mirëseardhur do të kishte qenë besimi se në një të ardhme jo dhe aq të largët, atëherë kur institucionet shtetërore do të investojnë më shumë, arsimi i lartë shqip në Maqedoni mbase dhe do të ecë krahas majave të suksesit të arsimit botëror.

 Ku e shihni defektin që shqiptarët as edhe në shek. XXI nuk kanë arritur të krijojnë një universitet kombëtar konkurrent në korniza globale?

M. HOXHA: Përgjigjja në këtë pyetje kërkon, para së gjithash, sqarimin e termeve. Nëse me sintagmën “universitet kombëtar” nënkuptojmë një universitet, të themi, gjithëidentifikues të shqiptarëve, atëherë para se gjithash do të duhej të përpiqeshim të institucionalizojmë një ide të tillë. Se a varet kjo mundësi vetëm nga vullneti i shqiptarëve, kjo është temë tjetër, njëkohësisht temë-boshte. Po qe se në rast hipotetik do të kishim arritur të institucionalizojmë një ide të këtillë, atëherë do të duhej t’i rrekeshim respektimit të rregullave akademike. Jam e qëndrimit se kemi potencial për konkurrencë në korniza globale. Dhe përsëri, se a do të mund ta jetësonim apo jo këtë konkurrencë, kjo nuk varet vetëm nga potenciali ynë. Përfundimisht, do të mund të flisnim për defektet eventuale dhe konkrete, nëse një universitet gjithëidentifikues shqiptar do të çalonte gjatë garimit në korniza globale.

 Çfarë mendoni për tekstet shkollore me të cilat edukohen nxënësit shqiptarë që nga arsimi fillor e deri te ai universitar? Cila është cilësia e tyre dhe çfarë kuadro mund të presim nga ky formim shkollor?

M. HOXHA: Tekstet shkollore me të cilat edukohen nxënësit shqiptarë në arsimin fillor në Maqedoni lëngojnë nga shumë mangësi, që vijnë si pasojë e mënyrës se si rregullohet çështja e po këtyre teksteve në po këtë shtet. Njëra nga mangësitë është përkthimi tekstual i teksteve nga maqedonishtja në shqip. Kjo shkakton huti te nxënësit, që do të thotë se nxënësit kanë vështirësi ta kuptojnë lëndën që u ofrohet. Nga ana tjetër, përmbajtja e disa teksteve shkollore reflekton politizimin e skajshëm të shoqërisë sonë. Ndërtimi i identitetit kombëtar shqiptar nuk ka baza të diskutueshme ose të paqarta, prandaj nxënësve shqiptarë nuk guxon t’u imponohet, nëpërmjet teksteve shkollore, kontestimi i bazave të pakontestueshme. Duke u nisur nga këto fakte, roli i familjes në ndërtimin e kuadrove të ardhme, puna e prindit me fëmijën, mbeten të pazëvendësueshme.

 Po për mësimdhënësit çfarë mendoni? A e kryejnë ata me dinjitet detyrën e besuar?

M. HOXHA: Kjo është çështje individuale. Nuk është e drejtë t’i gjeneralizojmë dukuritë. Kemi mësimdhënës të cilët detyrën e besuar e kryejnë me dinjitet, por kemi dhe mësimdhënës të cilët, për arsye të ndryshme, janë të papërgjegjshëm. Në mesin e arsyeve të ndryshme shkaku i të cilave degradimi i arsimit tonë mori hov, hyjnë problemet te cilat i prekim në pyetjet e kësaj interviste. Ndodh gjithashtu që mësimdhënësi mos dijë ta kryejë detyrën e vetë. Duke mos i gjeneralizuar dukuritë, vlen të përmendet edhe një dukuri tjetër: ndodh që mësimdhënësi i shkollës së mesme të jetë më i përgatitur se ligjëruesi universitar. Kjo është në favor të nxënësve të shkollave të mesme dhe në disfavor të studentëve. Ana e mirë e rasteve të këtilla është shpresa, se me ndryshimin e rrethanave do të mund të përmirësohet edhe gjendja aktuale e arsimit në mesin tonë.

Cili është ndikimi i politikës në arsim? Apo, a kanë elitat politike shqiptare vizion për arsimin shqip?

M. HOXHA: Nëse dakordohemi se politika ka ndikim në arsim dhe nëse njëkohësisht e kemi parasysh gjendjen aktuale të arsimit shqip, atëherë njëkohësisht dakordohemi se elitat politike shqiptare do të duhej ta rishqyrtojnë vizionin e tyre ndaj arsimit shqip. Të paktën, të vetëdijesohen për kushtet globale që ndikojnë në cilësinë e arsimit tonë. Ky konstatim do të kishte qenë eufemizmi im më dashamir përmes së cilit do të preferoja t’i përgjigjem pyetjes suaj.

 Meqë kohëve të fundit janë bërë të shpeshta dukuritë e plagjiaturave, botimeve fiktive ndërkombëtare, diplomave të blera e të tjera. Cila mendoni se është zgjidhja për këtë problem kaq të ndjeshëm?

M. HOXHA: Ka vite me radhë që kur dukuritë e plagjiaturave, diplomave të blera dhe ngjashëm janë bërë të shpeshta. Nuk do të thoja se bëhet fjalë për një fenomen, gjithsesi të ndjeshëm, që ka nisur të shfaqet kohëve të fundit. Aq më shumë, kam bindjen se shumë vonë nisëm të krijojmë ndjeshmëri ndaj kësaj çështjeje. Dhe, po qe se do të duhej ta zgjidhnim problemin, atëherë para së gjithash do të duhej t’u përgjigjemi pyetjeve vijuese: Cilët faktorë ndikuan që çështja të degradohet deri në këtë shkallë? Cili është motivi i degradimit të arsimit, cilat instanca e lehtësuan këtë degradim, sa kohë zgjat kjo amulli? Duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara, i pashmangshëm do të kishte qenë edhe supozimi se mos vallë degradimi i arsimit shqip, dhe jo vetëm shqip, është, ndoshta, dhe i paramenduar. Në këtë fazë të zgjidhjes së problemit mund të shfaqet një rrezik: të ngecim gjurmëve të identifikimit të problemit, pastaj të shpërqendrohemi dhe, si rrjedhojë, çështjen ta degradojmë edhe më shumë. Kushtet të cilat duhet t’i përmbushë një hulumtim shkencor janë strikte dhe të njohura për qarqet akademike. Së këndejmi, problemin nuk do të mund ta zgjidhim nëse vazhdojmë t’i shpërfillim parimet e punimit shkencor. Për shembull, një punim doktorature medoemos do të duhej të ketë / të jetë tezë. Përfundimisht, problemin do të mund të nisnim ta zgjidhnim, po qe se nuk do të vazhdonim të lejonim, për arsye të ndryshme, të promovojmë doktoratura që nuk janë doktoratura.

 Ashtu si edhe ne shumë fusha të tjera të shoqërisë, korrupsioni vazhdon “të lulëzojë” edhe në arsim. Pse mekanizmat politike janë të pafuqishme përballë kësaj dukurie? A po na bëhet traditë kjo dukuri?

M. HOXHA: Përgjigjja më e logjikshme në pjesën e parë të pyetjes suaj do të kishte qenë: korrupsioni vazhdon “të lulëzojë” edhe në arsim, sepse korrupsioni nuk është dukuri e izoluar. Se a na bëhet kjo dukuri traditë ose jo, kjo çështje duhet argumentuar. Atëherë, pyetja është: Sa përpiqemi ta argumentojmë dhe luftojmë korrupsionin në arsim? Dhe përsëri, meqë korrupsioni nuk është çështje e izoluar, problemi ka të bëjë me gatishmërinë ose mosgatishmërinë e eliminimit të korrupsionit në përgjithësi, në çdo sferë të shoqërisë, pa përjashtim.

 Cilat mendoni se janë sfidat e arsimit shqip sot, shikuar në plan gjithëkombëtar? Dhe, sa ndihmon ky arsim në integrimin ndërshqiptar në Ballkan dhe në diasporë? Pse nuk ka iniciativa serioze për integrimin e programeve mësimore ndërshqiptare, por kjo çështje mbahet peng me arsyetimin e integrimeve euro-atlantike?

M. HOXHA: Pyetjet e intervistës suaj prekin njëkohësisht problemin e sfidave të sotme të arsimit shqip. Se a mbahet peng çështja e integrimeve të programeve mësimore ndërshqiptare me arsyetimin e integrimeve euro-atlantike, kjo gjë duhet analizuar. Të kuptuarit e problemit të iniciativës serioze për integrimin e programeve mësimore gjithëshqiptare, kërkon shqyrtim serioz të këtij problemi: vendosjen e problemit në fjalë në suaza të gjeopolitikës. Ndërkohë që gjeopolitika nuk është (vetëm) në duart e shqiptarëve ose të fuqisë së elitës shqiptare. Me fjalë tjera, jam e qëndrimit se edhe problemi i integrimit të programeve mësimore ndërshqiptare, njësoj si edhe çështjet tjera që i shpalosëm gjatë kësaj interviste, do të duhej të shqyrtohet në lidhshmëri me situatat tjera, ku interesat gjeopolitike janë faktorë të pakapërcyeshëm, vendimtarë.

 Sa mendoni se arsimi shqip ndikon edhe në krijimin e gjeneratave atdhetare dhe me vizion për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan?

M. HOXHA: Arsimi kualitativ shqip ndikon në krijimin e gjeneratave atdhetare. Duke u nisur nga fakti se gjuha është shtylla e identitetit të një kombi, pra nga fakti se gjuha shqipe është shtylla e identitetit të kombit shqiptar, arsimi në gjuhën shqipe duhet të kultivohet. Ky kultivim nuk duhet të jetë zgjedhor, por duhet të jetë i obligueshëm. Gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat globale, arsimi kualitativ shqip do të krijojë vizion inteligjent për një të ardhme të qëndrueshme të shtetit dhe kombit shqiptar.

Korrupsioni në Universitetet shqiptare

Shitblerje e notave, keqpërdorime gjatë regjistrimit të studentëve, nepotizëm familjar e partiak, avancime të stafit mbi punime plagjiature... janë vetëm disa nga format e korrupsionit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Image result for korrupsioni ne arsim
Megjithëkëtë, askush deri më tash nga zyrtarët e UP-së nuk ka dhënë përgjegjësi para organeve të drejtësisë. Ata që janë denoncuar në Prokurori nuk kanë marrë dënim për veprat penale që janë ngritur kundër tyre. Në vitin 2013, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës pati arrestuar njëmbëdhjetë zyrtarë të UP-së, në mesin e tyre edhe asistentë, nën dyshimin se kanë marrë prej 4,000.00 deri në 10 ,000.00 euro për regjistrim të studentëve në UP, në Fakultetin e Mjekësisë, të Edukimit..., etj.

Por, këta të akuzuar janë rikthyer në vendet e tyre të punës, pasi u liruan nga aktakuza. Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani, ish-shefit të Prokurimit në UP, Hakif Veliu, dhe Albert Rakipit, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) në Tiranë, për “Falsifikim të kontratës” dhe për “Diferencën e çmimeve për pagesa të përkthimeve”. Ndërsa, në vitin 2012, Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nën dyshimet për “Mitëmarrje” dhe “Shpërdorim të detyrës zyrtare” ka arrestuar edhe një profesor të UP-së.

Studentët e këtij Universiteti deklarojnë se korrupsioni po vazhdon të shfaqet në forma të ndryshme dhe se për këtë ata thonë se kanë vënë në dijeni edhe organet e UP-së, si dhe ato të Prokurorisë, por që sipas tyre nuk kanë dhënë rezultat për luftimin e korrupsionit. Disa studentë thonë se duke pasur parasysh si është vepruar me shumë raste korruptive në UP, nuk kanë më besim tek gjyqësori dhe prandaj edhe nuk kanë bërë denoncime, ndonëse kanë pasur fakte ta bëjnë këtë.
Related image
Korrupsioni, në disa forma

Astrit Dehari*, nga Lëvizja Studentore për Barazi “Studim, Kritikë, Veprim” – SKV, thotë se në UP korrupsioni ekziston në disa forma. Në këtë Universitet ai thotë se korrupsioni është i shfaqur nëpërmjet nepotizmit, punësimeve të militantëve të pushtetit.

Sipas tij, kjo është një nga format e korrupsionit që vërehet mirë në të gjitha njësitë akademike. Përpos kësaj, ai thotë se ka dhe forma të tjera të korrupsionit që kanë të bëjnë me bazën materiale. “Pra, me shitblerjen e notave, keqpërdorimet për regjistrim të studentëve e këtu më së shumti ka spikatur Fakulteti i Mjekësisë, ku doli dhe skandali me arrestimin e 11 asistentëve vitin e kaluar dhe më pas lirimin e tyre për shkak që pushteti nuk pati interes t’i shkojë deri në fund atij hetimi duke parë që arrin deri tek ministrat dhe njerëzit në Qeveri”, thotë Dehari . Ai thotë se forma tjetër e korrupsionit është ajo në avancime, kryesisht tek titujt akademikë.

Mosgatishmëria për ta luftuar korrupsionin

Por, këto dhe shumë forma të shpërfaqjes së dukurive korruptive, Dehari thotë se i kanë denoncuar prejse ekzistojnë si organizatë, madje me dhjetëra raste korruptive dhe se i kanë dorëzuar ato dhe në Prokurorinë e Shtetit. Po ashtu, ai thotë se i kanë denoncuar edhe tek njësitë akademike dhe në zyrat e dekanëve. “Ky problem vjen prej lart, prej institucioneve që udhëheqin shtetin dhe është parë që nuk ka vullnet që të luftohet korrupsioni në UP dhe dukuritë tjera pa bërë presion publik si student, si organizatë. Për këtë shpjegoi shumë qartë rasti i punimeve të ish-rektorit, Ibrahim Gashi, i cili është ngritur në mënyrë korruptive në titujt e tij akademikë dhe gjithë Kosova e ka ditur këtë, por pa u ndërmarrë protesta nuk është ndërmarrë asnjë masë...”. Arben Mehmeti, student senator, thotë se studentët nuk kanë mekanizma me të cilët do të identifikonin rastet e korrupsionit në UP. Kështu që ai shpreson se ata të cilët janë përgjegjës të ndihmojnë në identifikimin dhe luftimin e korrupsionit të përmendur në UP, ta bëjnë këtë. “Jo vetëm në UP, por në çdo institucion tjetër korrupsioni duhet të luftohet. Denoncim deri më tani nuk kemi pasur, por inkurajoj të gjithë studentët që të denoncojnë çdo formë të korrupsionit që ata hasin dhe sigurisht ne do t’iu qëndrojmë pas deri në fund dhe me aq fuqi që kemi do t’iu dalim në mbrojtje”, thotë Mehmeti.
Related image
Studentët s’kanë besim tek gjyqësori

Ndërsa Eurisa Rukovci, nga Klubi Politik i Studentëve, thotë se në UP korrupsioni zakonisht haset tek profesorët, disa prej të cilëve sot janë dekanë dhe senatorë. “Por, korrupsioni është i shprehur edhe tek shumica e organizatave studentore dhe Parlamentit Studentor që janë të lidhura me grupe kriminale dhe parti politike”, thotë ajo për gazetën. Si Klub i Studentëve, Rukovci thotë se nuk kanë denoncuar raste në gjyqësor asnjëherë. “Ne nuk kemi pasur kurrë besim në objektivitetin e tyre. Si metodë e kemi përdorur denoncimin përmes medieve...”. Ajo thotë se pa u solidarizuar studentët dhe pa protesta e aksione, rezistenca kundër grupeve dhe klaneve mafioze nuk do të jetë shumë e fortë. Ndërkaq, në një intervistë dhënë për “Zërin” rektori, Ramadan Zejnullahu, ka pranuar se ka evidentuar shumë shkelje në këtë institucion prejse ka ardhur rektor. Rektori Zejnullahu ka thënë hapur se në këtë Universitet gravitojnë dukshëm grupet e interesit që pengojnë punën institucionale dhe parimore.
Image result for korrupsioni ne arsim
Skandali me diplomat e Pejës

Përndryshe, muaj më parë kemi raportuar edhe për skandalin me diploma në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, i cili më herët ka funksionuar në kuadër të UP-së.

Sipas shkrimit të botuar në gazetë, Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar rihapjen e hetimeve për rreth 1000 diploma të ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.

Bëhet fjalë për 503 diplomat e studentëve, për të cilat ka pasur hetime fillestare nga Prokuroria dhe nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit dhe për 474 studentë të tjerë, të cilët siç thuhet në një dokument të Prokurorisë, të datës 22 korrik 2015, të siguruar nga gazeta “Floripress”, “të cilët kinse kanë diplomuar para Komisionit dhe në bazë të Ligjit të Procedurës Administrative, në bazë të ‘notimit zyrtar’”. Nën “llupën” e Prokurorisë do të jetë edhe raporti i muajit prill 2015 me të gjeturat e Inspektoratit të Arsimit për 503 diplomat e studentëve të këtij Fakulteti. Javë më parë ka dhënë dorëheqje edhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Naser Mrasori, i cili ka deklaruar se do të mbetet vetëm profesor në Universitetin e Prishtinës.

Korrupsioni ne Universitet/Arrestohen nente pedagoge e seksere ne Shkoder. Pedagoget edhe drejtues te universitetit, zevendes dekan e shefa departamentesh. 200-700 euro per nje note kaluese apo note ne dobi te studimeve master. Korrupsioni, problemi real ne universitetet publike. Studentet ne proteste permanente, kurre nuk flasin per korrupsionin e pedagogeve, madje e mbulojne ate

Image result for korrupsioni ne arsim

Arrestohen nente pedagoge e seksere ne Shkoder. Pedagoget edhe drejtues te universitetit, zevendes dekan e shefa departamentesh. 200-700 euro per nje note kaluese apo note ne dobi te studimeve master. Korrupsioni, problemi real ne universitetet publike. Studentet ne proteste permanente, kurre nuk flasin per korrupsionin e pedagogeve, madje e mbulojne ate(SKANDAL) Policia ne nisje dhe, prokuroria ne vijim, kane arritur te godasin rastin e pare masiv te korrupsionit ne universitetet publike.

Kete here ne universitetin publik Luigj Gurakuqi ne Shkoder.

Rasti eshte i rende dhe perfshin nivelin e larte drejtues ne universitet, dekanat dhe departamente.

Gjithnje ne skemen klasike, nota kaluese apo nota te larta per te kapur mesataren e domosdoshme per studimet master, kundrejt nje shume parash.

Hetimi i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro për provim.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet e sinjalizuar nga Policia dhe më pas ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, dy pedagogë dhe tre shtetas që luanin rolin e sekserit.

Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Rokin Dabërdaku dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv. Ndërkohë me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, që prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.

Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj.

Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

Ky eshte problemi real ne universitetet publike, per te cilin kerkush nuk guxon te flase, studente te angazhuar ne nje Levizje per Universitetin as qe e cikin kete problem jetik.



Korrupsioni në arsimin e lartë në Shqipëri ka përfshirë në masë Universitetet publike. Ky ka qenë rezultati i studimit të publikuar nga Lëvizja “Mjaft” në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, ku më shumë se 86% e studentëve të pyetur kanë pranuar se paguajnë për të marrë provimet.

Sipas të dhënave nga ky studim, pesë universitetet publike, përkatësisht Universiteti i Tiranës, i Korçës, i Shkodrës, i Vlorës dhe Universiteti i Durrësit shihen nga studentët si institucionet arsimore me nivel të lartë korrupsioni te pedagogët.

GJETEJET E STUDIMIT

45.3% e studentëve kanë pohuar se korrupsioni shfaqet më së shumti për të paguar provimet.

30.02 % për favorizim e më pak për sigurimin e shërbimeve nga sekretaria dhe sigurimin e konvikteve

Pagesa për provimet renditet si shkaku më i përhapur i korrupsionit. 63.5% e studentëve paguajnë për të marrë klasën, 30.8% për të përmirësuar notën dhe 5.8% për të patur shanse për të vazhduar studimet.

ARSYET QË NXISIN KORRUPSIONIN

Të pyetur mbi arsyet që nxisin korrupsionin, studentët pohojnë se kjo vjen nga mosrrespektimi i rregullores dhe shumë pak prej pagave të ulëta të pedagogëve.

41.5% e studentëve mendojnë se arsyeja është moszbatimi i rregullores
20.8% mendojnë se është mentaliteti
9.4% rezultaet e ulëta të studentëve
7.5% nivelin e pagave dhe infrastukturën e dobët

KORRUPSIONI MË I PËRHAPUR NË UNIVERSITETET E RRETHEVE

Duket se universitetet e rretheve janë ato të cilat janë infektuar më së shumti nga fenomeni i ryshfetit. Një gjë e tillë pohohet edhe nga studentët, nga ku 55.8% prej tyre thonë se korrupsioni ekziston më shumë në universitetet e rretheve, sesa në kryeqytet.
Por pagesa për provim është e pranishme edhe në Universitetin e Tiranës. Raporti vëren se në këtë institucion problem është edhe mungesa e pedagogëve gjatë orëve të mësimit.

Në Universitetin e Shkodrës një provim kushton 100 euro. Madje jo vetëm mund të kalosh, por edhe të marrësh notën që dëshiron. Rasti i korrupsionit është sjellë përmes dy videove të transmetuara gjatë emisionit “Stop” në TV Klan.

Në dy kamera të fshehta, tregohet sesi studentet që kërkojnë të marrin provimin e biokimisë, mjaftojnë t’i drejtohen zyrës së profesoreshës Ditika Kopliku, shefe e Katedrës së Biokimisë dhe në këmbim të parave, ato sigurojnë jo vetëm provimin, por edhe notën e dëshiruar.

Në kamerën e parë të fshehtë, studentja kërkon që të marrë provimin ku ka ngelur dhe pasi paguan paratë, nga 4 që e kishte, ajo siguron një 8.

Edhe në rastin e dytë, studentja paguan sërish shifrën prej 100 eurosh dhe në vetëm pak minuta bisedë e merr provimin me sukses.



STUDIMI I “MJAFT”

Studimi është ndërtuar mbi bazën e një formulari me 23 pyetje gjatë periudhës shkurt – tetor 2016.Veç treguesve të korrupsionit në focus kishte dhe lirinë e fjalës e të veprimit dhe të drejtën për t’u informuar.


Flori Bruqi

2016/12/05

Leter nga Tirana

Homazh për atdhetarin e diplomatin e shquar, Gani Azemi

Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Në historinë tonë kombëtare brezat kanë lënë një trashëgimi të pashtershme, e cila i frymëzon shqiptarët në udhën e lirisë, demokracisë dhe prosperitetit. Ndërsa periudha e dekadave të fundit të shekullit XX ishte për Kosovën koha e rilindjes së saj, për shkak se djemtë dhe vajzat e Kosovës u shkolluan dhe mësuan se nuk mjafton vetëm pushka për ta fituar lirinë. Ndër këta më të spikaturit ishte padyshim Gani Azemi, një personalitet politik, diplomat, gazetar, veprimtar i shquar dhe pse jo edhe krijues e poet i talentuar.
Gani Azemi lindi më 1951 në fshatin Babush, afër Gadimes së njour në Kosovë për shpellën e saj të famshme me kristalet e mrekullueshme. Ndoshta këtu, ku dhe mbaroi studimet e para, ai u formua si idealist i kristaltë, me shpirtin e lirisë dhe dashurinë e pakufishme për vendin e tij, Kosovën. Mbaroi normalen e Ferizajt e më pas universitetin e Prishtinës. Ai ishte vetëm 17 vjeç kur u përfshi në protestat dhe demonstratat e vitit 1968 për “Kosovën Republikë” dhe natyrshëm një protestues i kësaj moshe nuk mund ta tradhëtonte veten e tij në asnjë moshë tjetër. Prandaj nuk iu nda veprimtarisë patriotike për një Kosovë të lirë e të pavarur, derisa nën presionin e forcave të sigurisë e të shërbimit të fshehtë serb u detyrua më 1978 të arratiset nga vendi e të kërkonte azil në Bruksel. Eshtw interesant fakti se kur Ganiu u arratis nga Kosova nw Perendim po kryente shwrbimin ushtarak nw armatwn jugosllave. Tw guxoje tw ikje nga ai shwrbim ishte njw guxim i dyfishtw, qw shprehte veç tjerash vendosmwrinw e tij pwr tw sfiduar regjimin e Beogradit nw Kosovw. Njw sfidw, tw cilwn pak njerwz e kanw realizuar. Dhe pwr kwtw arwsye Gani Azemi ishte nw shwnjestwr tw goditjeve dhe tw atentateve tw UDB-sw. Shwrbimi sekret serb nuk mund tw pranonte kwtw sfidw, si dhe devotshmwrinw dhe punwn atdhetare tw tij me qwllim lirinw e shqiptarwve nw Kosovw. Prandaj u pwrpoq qw ta likuidontw atw fizikisht, siç kishte bwrw me patriot tw mwdhenj tw asaj kohe si Jusuf e Bardhosh Gwrvalla (1981) apo Enver Hadrin mw vonw (1990). Ai u largua dhe dezertoi nga ustria jugosllave pas njw dhune e torture tw zgjatur nw kohw, pwr ç’shkak ishte dobwsuar dhe do tw pwrballes edhe me ndonjw swmundje. Ashtu, I dobwt, por me vullnet tw fortw Ganiu i tha “JO” shwrbimit ushtarak, i tha “JO”, torturws e dhunws fizike e psikologjike tw regjimit tw Beogradit.
Gani Azemi u shfaq në Bruksel asokohe jo si një punëkërkues, por si një luftëtar lirie. Shpirti i lirisë ishte dhe shpirti i Kosovës, e cila pak më vonë do të bëhej përsëri pre e dhunës dhe terrorit serb. Ndodhën ngjarjet e vitit 1981, të krahasueshme me ato të vitit 1968, dhe Prishtina e qytete të tjera të vendit u pushtuan nga tanket, ushtria dhe policia federative e Jugosllavisë (saktësisht Serbisë). Zoti Azemi prej këtij momenti organizoi mërgatën e Brukselit, më pas të të gjithë shqiptarëve në Belgjikë e më vonë me ndikim tek e gjithë mërgata në Europë e deri në Amerikë, për të denoncuar dhunën shtetërore të Beogradit në Kosovë. Denoncimi i atyre veprimeve antihumane e antishtetërore ishte një detyrë parësore për shumë arësye.
- Sepse Serbia ishte shfaqur para opinionin europian si viktima e shqiptarëve dhe e kombeve të tjera në Ballkan dhe me evidentimin e dhunës serbe e denoncimin e saj, ajo do të shihej me sytë e një realiteti ekzistues.
- Sepse shqiptarët, ata në Shqipëri dhe shumë shqiptarë të Kosovës në diasporë nën ndikimin e ideologjisë komuniste hoxhiane, u shfaqën në opinionin perendimor si nacionalistë, si njerëz problematikë, që duan të ndryshojnë hartën e Ballkanit me dhunë. Ky qëndrim i Shqipërisë pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, duke thirrur në ndihmë të pushtetit nacionalizmin e përforcoi përceptimin se “serbët janë vërtet viktima të shqiptarëve”. Në vend të ankoheshin shqiptarët, ankoheshin serbët, në vend që shqiptarët të qanin për varret që hapeshin, ata mburreshin me heroizmat e tyre dhe me dëshmorët fiktivë të tyre, duke e ndihëmuar procesin e viktimizimit të Serbisë e të serbëve.
Me pwrkushtimin e jashtwzakonshwm tw tij, Gani Azemi punoi me mish e me shpirt pwr bashkimin e diasporws shqiptare nw botwn e Perendimit dhe pwr kwtw qwllim bashkwpunoi ngushtw me shumw patriot tw tjerw me emwr, si Jusuf Gwrvalla nw Gjermani e Hysen Gwrvalla nw Zvicwr. Nw kwto pwrpjekje ai u shpreh gjithnjw kundwr indoktrinimit tw shqiptarwve me ideologjinw komuniste, qw vinte si propagandw e regjimit komunist tw Tiranws. Sipas tij "nuk fitohet përkrahja e botws demodratike me parulla komuniste, por vetëm duke kërkuar mbrojten e tw drejtave të njeriut dhe të popullit për shqiptarët të Kosoves". Duket se Deklarata e tw Drejtave Universale tw Njeriut si dhe zhvillimet qw kishte marrw mbrojtja e kwtyre tw drejtave pas Konferencws sw Helsinkit kishin shwnuar njw ndikim tw jashtwzakonshwm te ai.
Bashkatdhetarwt e tij mwrgimtarw e mbajnw mend Gani Azemin si njw personalitet me cilwsitw e njw njeriu tw mençur e tw urtw, karizmatik e mw njw zw tw fuqishwm si vocal e nw pwrmbajtje, si njw intelektual qw ushqente besim, krijonte atmosferw entusiazmi dhe dwshmonte fuqinw e mendimit tw tij patriotic e demokratik. Vokali i tij ndoshta ishte i trashwguar nga babai, i cili ishte njw imam (hoxhw) I zoti nw fshatin e tij tw lindjes.
Gani Azemi nuk u tundua nga kjo lloj megalomania, u tërhoq nga vetëmburrja. Ashtu i qetë, paqësor, dukë prodhuar gjithnjë energji positive ai iu ngjiz jo vetëm fakteve, ngjarjeve, të dhënave, argumenteve që prodhonte sidomos grupi për të Drejtat e Njeriut, të cilin ai e drejtonte bashkë me Enver Hadrin, por i tillë u shfaq para bashkëbiseduesve europianë. Rastësisht ose jo ai jetoi dhe militoi në kryeqytetin e Europës së Bashkuar. Aty gjeti bashkëbisedues të shumtë, me të cilët kontaktoi çdo ditë e çdo orë, duke ndarë me ta ngjarjet e Kosovës, sidomos dhunën e terrorin serb që ushtrohej mbi shqiptarët. Nuk u ndal asnjë moment dhe punoi me përkushtim në marrëdhënie të ngushtë me politikanët e diplomatët europianë të Brukselit, me median europiane, me personalitete të kulturës dhe shkencës. Bashkëshortja e tij, Mejreme Azemi, e cila është ende sot e angazhuar me shtypin dhe medien në Bruksel, u bë një mbështetje e jashtëzakonshme për Gani Azemin, duke krijuar kështu një çift të aftë e të suksesshëm në përpjekjet e mundimshme në ndihmë të çeshtjes kombëtare shqiptare.
Natyrisht që dalja e Dr. Ibrahim Rugova ne skenën politike dhe të lidershipit të Kosovës krijoi një hapësirë të re për përpjekjet e vazhdueshme të diasporës shqiptare në ndihmë të çlirimit të vendit nga sundimi e dhuna e Serbisë. Duhet thënë se diaspora e shqiptarëve të Kosovës mund e duhet shënuar si kontribuesja kryesore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, edhe për shkak të pamundësive për të vepruar në territorin e saj. Gani Azemi kishte shumë arësye të ishte në një linjë me Rugovën e të bëhej krahu i djathtë i tij në kryeqytetin europian, ku vendimmarrja ishte shumë domethënëse për lirinë e shqiptarëve. Ai kishte një profil të lartë intelektual, kishte kapërcyer, ashtu si edhe Rugova, nëpër shumë realitete të dhimbshme për vendin, kishte marrë pjesë në barrikadat e luftës për liri, kishte një përvojë të gjatë të luftës “guerile” kundër pushtetit e dhunës serbe në Kosovë. Nga ana tjetër kishte një temperament të qetë, e urrente protagonizmin, por punonte fort për të informuar botën demokratike për çka po ndodhte në Kosovë. Ai ishte i urtë, i kthjellët, karakteristika këto që i pëlqenin liderit historik të Kosovës.
Për të gjitha këto arësye mund të thuhet se Rugova dhe Gani Azemi u mirëkuptuan që së paku në Bruksel të plotësonin njëri-tjetrin. Nëpërmjet Gani Azemit Ibrahim Rugova ishte çdo ditë i pranishëm në Parlamentin Europian e në Komisionin Europian, por edhe në Këshillin e Europës. Ai u bë urëlidhëse midis Prishtinës e Brukselit si dhe mbështetja kryesore e Ibrahim Rugovës në ndërtimin e promovimin e çeshtjes shqiptare të Kosovës në Bruksel. Dhe jo vetëm në institucionet europiane, por edhe në selinë e NATO-s Gani Azemi u gjend kurdoherë si bashkëbisedues dhe ndërlidhës i politikave të lëvizjes çlirimtare të Kosovës me interesat, konjukturat dhe rrethanat në të cilat duhej të vepronte Aleanca e Atlantikut.
Nëse ka patur ndonjë lidhje të qëndrueshme e të pakompromis për lirinë e Kosovës midis dy personaliteteve, si dhe midis Kosovës dhe Europës, midis Prishtinës dhe Brukselit, kjo lidhje padyshim mund ta marrë emrin si lidhja midis Dr. Rugovës dhe Gani Azemit. Në këtë mënyrë zoti Azemi u bë “ambasadori” i parë i presidentit Rugova në Bashkimin Europian, u formua praktikisht e teorikisht si një diplomat i klasit të lartë, u shqua për një marrëdhënie miqësore, mirëkuptimi e kompromisi me partnerët e tij të politikës dhe diplomacisë euripiane e euro-atlantike, duke shkuar hap pas hapi te krijimi i bindjes se “Kosova vuan një regjim aparteidi”, dhe se “duhet dalë nga kjo situatë dhune e terrori të pandërprerë të regjimit të Milosheviçit”. Sa më shumë shtohej terrori serb në Kosovë, aq më shumë i rriste Gani Azemi kredencialet e vendit të tij dhe përçonte argumentet e ndërhyrjes nga jashtë për zgjidhjen e konfliktit.
Por edhe kur lindi UÇK, ai me shumë maturi e largpamësi dalloi se lëvizja paqësore e Dr. Rugovës dhe Lëvizja e Armatosur për Çlirimin e Kosovës ishin dy aleatë të pandashëm për lirinë e saj. Qenë shumë pak ata njerëz që Luftën dhe UÇK-në e kuptuan dhe e interpretuan si të tillë, si zgjatim i përpjekjeve të shqiptarëve për liri e pavarësi, fillimisht përmes lëvizjes paqësore active të refuzimit të regjimit serb në Kosovë. Ndër ta spikati Gani Azemi, duke dhënë mesazhin e bashkimit të shqiptarëve në luftën kundër përpjekjeve të Milosheviçit për asgjësimin e tyre.
Pas Luftës Gani Azemi thjesht iu gëzua çlirimit të Kosovës dhe mbeti gjithnjë besnik i vijës së urtë e filozofisë përbashkuese të presidentit Rugova. Ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, qeveria e Kosovës e emëroi Gani Azemin si këshilltar-Ministër në ambasadën e saj në Bruksel. Nuk e di nëse do të gjendej apo u gjet ndonjë diplomat tjetër si ai për ta përfaqësuar Kosovën si ambassador në kryeqytetin europian! Por ky aspekt nuk është çeshtje që mund të trajtohet në këtë homazh me rastin e 4 vjetorit të asaj dite të dhimbshme, kur njeriu i urtë e besnik i Rugovës dhe i Kosovës ndërroi jetë.
Kam pasur fatin ta njoh Gani Azemin, të bisedoj me të, madje në librin tim “Ibrahim Rugova: Filozofia politike dhe nacionale”, kam vënë disa vargje të poemës që ai i kushtoi presidentit historik të Kosovës, Dr. Rugovës. Me këtë dua të përmend faktin se Gani Azemi nuk ishte thjesht një politikan dhe diplomat, ishte gjithashtu poet, eseist, gazetar dhe një personalitet, vepra e të cilit mund të konsiderohet shumëdimensionale, para së gjithash humane e shoqëruar me vendosmërinë, përkushtimin dhe devotshmërinë e pafund për t’i dhënë Kosovës lirinë e pavarësinë e saj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...