Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/06

Korrupsioni “lulëzon” edhe në arsim

Image result for korrupsioni ne arsim

“Ka vite me radhë që kur dukuritë e plagjiaturave, diplomave të blera dhe ngjashëm janë bërë të shpeshta. Nuk do të thoja se bëhet fjalë për një fenomen, gjithsesi të ndjeshëm, që ka nisur të shfaqet kohëve të fundit. Aq më shumë, kam bindjen se shumë vonë nisëm të krijojmë ndjeshmëri ndaj kësaj çështjeje”, thotë Mirushe Hoxha.

Intervistuan: Zeqirija IBRAHIMI dhe Afrim GASHI


Image result for Mirushe Hoxha.


Prof. Mirushe Hoxha është ndër intelektualet e pakta shqiptare në Maqedoni që i tejkaluar kufijtë e ngushtë jo vetëm fizikë e politikë, por edhe intelektualë, të Maqedonisë. Ajo është doktor i shkencave humanistike (në Universitetin e Zagrebit) dhe doktor i shkencave juridike (në Universitetin e Nices, Francë). Duke qenë ligjëruese në disa universitete të Maqedonisë, por edhe nëpër universitete të huaja, ajo mund të jetë pedagogia më e qëlluar për të realizuar një intervistë për arsimin shqip në Maqedoni dhe për perspektivat e arsimit shqip në përgjithësi.

 Cili është perceptimi që keni ju për arsimin shqip sot në Ballkan: kemi ngecje apo avancim?

M. HOXHA: Me hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe, arsimi shqip perceptohej si misioni më i shenjtë. Përkundër mungesës së kushteve elementare, entuziazmi nuk mungonte. Sot entuziazmi është duke përjetuar krizë identiteti, tendencë për t’u identifikuar me të rrejshmen, përkundër përmirësimit të kushteve globale. Arsimi shqip vazhdon të ballafaqohet me shumë probleme, ndërkohë që koncepti i arsimit si mision vjen duke u zbehur. Rrethanat ndryshojnë dhe kjo nuk i përket vetëm arsimit, as vetëm arsimit shqip dhe as vetëm Ballkanit. Kemi ngecje të përgjithshme, përderisa revolucioni teknologjik merr hov. Fakti i kauzalitetit cirkular, ndërlidhshmërisë mes shkaqeve dhe pasojave, na bën me dije se të gjithë mbajmë përgjegjësi për gjendjen aktuale, përfshirë këtu edhe avancimin e pamjaftueshëm të arsimit shqip. Në këtë kontekst, kurthi më i madh do të kishte qenë parapëlqimi i rolit të viktimës, me ç’rast do të kishim vazhduar të mos ndërmarrim masa drejt përmirësimit të gjendjes së tashme.

Meqë keni pasur mundësi ta përjetoni edhe sistemin e kaluar arsimor, por edhe këtë tash – të reformuar e të modernizuar, na thoni cili është mendimi juaj – cili ka rezultuar si sistem më i suksesshëm arsimor për shqiptarët?

M. HOXHA: Kur flasim për reformat e arsimit të lartë, mbi të gjitha kemi parasysh reformat konform “Sistemit të Bolonjes”. Kam përshtypjen se ndodhën dhe gabime ose keqkuptime gjatë implementimit të Sistemit në fjalë, e që kanë të bëjnë me mospërfilljen e kushteve apo rrethanave të përgjithshme ku u soll kjo reformë. Për shembull, që të mund të kemi vlerësim adekuat të studentëve sipas metodës së re të “rrethimit të përgjigjes së saktë” në testet me shkrim (e cila përgjigje e saktë mund të jetë ose përgjigjja e gatshme “a”, ose përgjigjja e gatshme “b”, ose përgjigjja e gatshme “c” etj.), para së gjithash do të duhej të ndërtonim shprehi që të mos kopjojmë nga njëri-tjetri gjatë provimit me shkrim. Një shprehi të këtillë nuk do të ndërtojmë ose rindërtojmë, përderisa nuk kuptojmë se në Universitet jemi që të pajisemi me dituri dhe jo vetëm që të marrim një diplomë. Ose, nuk do të bindemi për pasojat e kopjimit, nëse nuk sjellim dhe sankcione të cilave do t’u përmbahemi, në rast të thyerjes të këtij rregulli elementar, pra, ndalesës së kopjimit. Nga ana tjetër, nuk duket i arsyeshëm reduktimi i vlerësimit të studentëve në provime me shkrim, duke i anashkaluar provimet me gojë. Ndodh që studenti t’i nisë dhe përfundojë studimet duke e “provuar fatin” me rrethime përgjigjjesh të gatshme dhe duke mos iu dhënë rasti ta shprehë diturinë e tij të realtë. Ky nuk është varianti më i suksesshëm.

Çfarë mendoni për nivelin e arsimit shqip, në përgjithësi, dhe të atij shqip në Republikën e Maqedonisë, në veçanti? Ku gjendet ai në relacion me majat e suksesit të arsimit botëror?

M. HOXHA: Nuk do të kishim qenë objektivë, nëse themi se niveli i arsimit shqip ka qenë dhe vazhdon të jetë i njëjtë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Mirëpo, arsyet e këtij dallimi në cilësi janë objektive dhe ato janë të njohura për të gjithë. Arsimi i lartë shqip në Maqedoni është relativisht i ri në krahasim me arsimin e lartë në Shqipëri, e sidomos në krahasim me arsimin e lartë në shtetet e zhvilluara evropiane ose në krahasim me, për shembull, Universitetin Harward në SHBA. Kushtet ekonomike, politike dhe socio-kulturore në të cilat nisi dhe vazhdon të zhvillohet arsimi shqip në Maqedoni, janë gjithashtu të pakrahasueshme me po të njëjtat kushte ku nisën, vazhduan dhe vazhdojnë të zhvillohen universitetet me famë botërore. Pra, përsosja e arsimit në përgjithësi varet nga shumë faktorë. Nga ana tjetër, faktet dëshmojnë se trojet tona dhanë hulumtues shkencorë të rangut botëror. Atëherë, i mirëseardhur do të kishte qenë besimi se në një të ardhme jo dhe aq të largët, atëherë kur institucionet shtetërore do të investojnë më shumë, arsimi i lartë shqip në Maqedoni mbase dhe do të ecë krahas majave të suksesit të arsimit botëror.

 Ku e shihni defektin që shqiptarët as edhe në shek. XXI nuk kanë arritur të krijojnë një universitet kombëtar konkurrent në korniza globale?

M. HOXHA: Përgjigjja në këtë pyetje kërkon, para së gjithash, sqarimin e termeve. Nëse me sintagmën “universitet kombëtar” nënkuptojmë një universitet, të themi, gjithëidentifikues të shqiptarëve, atëherë para se gjithash do të duhej të përpiqeshim të institucionalizojmë një ide të tillë. Se a varet kjo mundësi vetëm nga vullneti i shqiptarëve, kjo është temë tjetër, njëkohësisht temë-boshte. Po qe se në rast hipotetik do të kishim arritur të institucionalizojmë një ide të këtillë, atëherë do të duhej t’i rrekeshim respektimit të rregullave akademike. Jam e qëndrimit se kemi potencial për konkurrencë në korniza globale. Dhe përsëri, se a do të mund ta jetësonim apo jo këtë konkurrencë, kjo nuk varet vetëm nga potenciali ynë. Përfundimisht, do të mund të flisnim për defektet eventuale dhe konkrete, nëse një universitet gjithëidentifikues shqiptar do të çalonte gjatë garimit në korniza globale.

 Çfarë mendoni për tekstet shkollore me të cilat edukohen nxënësit shqiptarë që nga arsimi fillor e deri te ai universitar? Cila është cilësia e tyre dhe çfarë kuadro mund të presim nga ky formim shkollor?

M. HOXHA: Tekstet shkollore me të cilat edukohen nxënësit shqiptarë në arsimin fillor në Maqedoni lëngojnë nga shumë mangësi, që vijnë si pasojë e mënyrës se si rregullohet çështja e po këtyre teksteve në po këtë shtet. Njëra nga mangësitë është përkthimi tekstual i teksteve nga maqedonishtja në shqip. Kjo shkakton huti te nxënësit, që do të thotë se nxënësit kanë vështirësi ta kuptojnë lëndën që u ofrohet. Nga ana tjetër, përmbajtja e disa teksteve shkollore reflekton politizimin e skajshëm të shoqërisë sonë. Ndërtimi i identitetit kombëtar shqiptar nuk ka baza të diskutueshme ose të paqarta, prandaj nxënësve shqiptarë nuk guxon t’u imponohet, nëpërmjet teksteve shkollore, kontestimi i bazave të pakontestueshme. Duke u nisur nga këto fakte, roli i familjes në ndërtimin e kuadrove të ardhme, puna e prindit me fëmijën, mbeten të pazëvendësueshme.

 Po për mësimdhënësit çfarë mendoni? A e kryejnë ata me dinjitet detyrën e besuar?

M. HOXHA: Kjo është çështje individuale. Nuk është e drejtë t’i gjeneralizojmë dukuritë. Kemi mësimdhënës të cilët detyrën e besuar e kryejnë me dinjitet, por kemi dhe mësimdhënës të cilët, për arsye të ndryshme, janë të papërgjegjshëm. Në mesin e arsyeve të ndryshme shkaku i të cilave degradimi i arsimit tonë mori hov, hyjnë problemet te cilat i prekim në pyetjet e kësaj interviste. Ndodh gjithashtu që mësimdhënësi mos dijë ta kryejë detyrën e vetë. Duke mos i gjeneralizuar dukuritë, vlen të përmendet edhe një dukuri tjetër: ndodh që mësimdhënësi i shkollës së mesme të jetë më i përgatitur se ligjëruesi universitar. Kjo është në favor të nxënësve të shkollave të mesme dhe në disfavor të studentëve. Ana e mirë e rasteve të këtilla është shpresa, se me ndryshimin e rrethanave do të mund të përmirësohet edhe gjendja aktuale e arsimit në mesin tonë.

Cili është ndikimi i politikës në arsim? Apo, a kanë elitat politike shqiptare vizion për arsimin shqip?

M. HOXHA: Nëse dakordohemi se politika ka ndikim në arsim dhe nëse njëkohësisht e kemi parasysh gjendjen aktuale të arsimit shqip, atëherë njëkohësisht dakordohemi se elitat politike shqiptare do të duhej ta rishqyrtojnë vizionin e tyre ndaj arsimit shqip. Të paktën, të vetëdijesohen për kushtet globale që ndikojnë në cilësinë e arsimit tonë. Ky konstatim do të kishte qenë eufemizmi im më dashamir përmes së cilit do të preferoja t’i përgjigjem pyetjes suaj.

 Meqë kohëve të fundit janë bërë të shpeshta dukuritë e plagjiaturave, botimeve fiktive ndërkombëtare, diplomave të blera e të tjera. Cila mendoni se është zgjidhja për këtë problem kaq të ndjeshëm?

M. HOXHA: Ka vite me radhë që kur dukuritë e plagjiaturave, diplomave të blera dhe ngjashëm janë bërë të shpeshta. Nuk do të thoja se bëhet fjalë për një fenomen, gjithsesi të ndjeshëm, që ka nisur të shfaqet kohëve të fundit. Aq më shumë, kam bindjen se shumë vonë nisëm të krijojmë ndjeshmëri ndaj kësaj çështjeje. Dhe, po qe se do të duhej ta zgjidhnim problemin, atëherë para së gjithash do të duhej t’u përgjigjemi pyetjeve vijuese: Cilët faktorë ndikuan që çështja të degradohet deri në këtë shkallë? Cili është motivi i degradimit të arsimit, cilat instanca e lehtësuan këtë degradim, sa kohë zgjat kjo amulli? Duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara, i pashmangshëm do të kishte qenë edhe supozimi se mos vallë degradimi i arsimit shqip, dhe jo vetëm shqip, është, ndoshta, dhe i paramenduar. Në këtë fazë të zgjidhjes së problemit mund të shfaqet një rrezik: të ngecim gjurmëve të identifikimit të problemit, pastaj të shpërqendrohemi dhe, si rrjedhojë, çështjen ta degradojmë edhe më shumë. Kushtet të cilat duhet t’i përmbushë një hulumtim shkencor janë strikte dhe të njohura për qarqet akademike. Së këndejmi, problemin nuk do të mund ta zgjidhim nëse vazhdojmë t’i shpërfillim parimet e punimit shkencor. Për shembull, një punim doktorature medoemos do të duhej të ketë / të jetë tezë. Përfundimisht, problemin do të mund të nisnim ta zgjidhnim, po qe se nuk do të vazhdonim të lejonim, për arsye të ndryshme, të promovojmë doktoratura që nuk janë doktoratura.

 Ashtu si edhe ne shumë fusha të tjera të shoqërisë, korrupsioni vazhdon “të lulëzojë” edhe në arsim. Pse mekanizmat politike janë të pafuqishme përballë kësaj dukurie? A po na bëhet traditë kjo dukuri?

M. HOXHA: Përgjigjja më e logjikshme në pjesën e parë të pyetjes suaj do të kishte qenë: korrupsioni vazhdon “të lulëzojë” edhe në arsim, sepse korrupsioni nuk është dukuri e izoluar. Se a na bëhet kjo dukuri traditë ose jo, kjo çështje duhet argumentuar. Atëherë, pyetja është: Sa përpiqemi ta argumentojmë dhe luftojmë korrupsionin në arsim? Dhe përsëri, meqë korrupsioni nuk është çështje e izoluar, problemi ka të bëjë me gatishmërinë ose mosgatishmërinë e eliminimit të korrupsionit në përgjithësi, në çdo sferë të shoqërisë, pa përjashtim.

 Cilat mendoni se janë sfidat e arsimit shqip sot, shikuar në plan gjithëkombëtar? Dhe, sa ndihmon ky arsim në integrimin ndërshqiptar në Ballkan dhe në diasporë? Pse nuk ka iniciativa serioze për integrimin e programeve mësimore ndërshqiptare, por kjo çështje mbahet peng me arsyetimin e integrimeve euro-atlantike?

M. HOXHA: Pyetjet e intervistës suaj prekin njëkohësisht problemin e sfidave të sotme të arsimit shqip. Se a mbahet peng çështja e integrimeve të programeve mësimore ndërshqiptare me arsyetimin e integrimeve euro-atlantike, kjo gjë duhet analizuar. Të kuptuarit e problemit të iniciativës serioze për integrimin e programeve mësimore gjithëshqiptare, kërkon shqyrtim serioz të këtij problemi: vendosjen e problemit në fjalë në suaza të gjeopolitikës. Ndërkohë që gjeopolitika nuk është (vetëm) në duart e shqiptarëve ose të fuqisë së elitës shqiptare. Me fjalë tjera, jam e qëndrimit se edhe problemi i integrimit të programeve mësimore ndërshqiptare, njësoj si edhe çështjet tjera që i shpalosëm gjatë kësaj interviste, do të duhej të shqyrtohet në lidhshmëri me situatat tjera, ku interesat gjeopolitike janë faktorë të pakapërcyeshëm, vendimtarë.

 Sa mendoni se arsimi shqip ndikon edhe në krijimin e gjeneratave atdhetare dhe me vizion për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan?

M. HOXHA: Arsimi kualitativ shqip ndikon në krijimin e gjeneratave atdhetare. Duke u nisur nga fakti se gjuha është shtylla e identitetit të një kombi, pra nga fakti se gjuha shqipe është shtylla e identitetit të kombit shqiptar, arsimi në gjuhën shqipe duhet të kultivohet. Ky kultivim nuk duhet të jetë zgjedhor, por duhet të jetë i obligueshëm. Gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat globale, arsimi kualitativ shqip do të krijojë vizion inteligjent për një të ardhme të qëndrueshme të shtetit dhe kombit shqiptar.

Korrupsioni në Universitetet shqiptare

Shitblerje e notave, keqpërdorime gjatë regjistrimit të studentëve, nepotizëm familjar e partiak, avancime të stafit mbi punime plagjiature... janë vetëm disa nga format e korrupsionit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Image result for korrupsioni ne arsim
Megjithëkëtë, askush deri më tash nga zyrtarët e UP-së nuk ka dhënë përgjegjësi para organeve të drejtësisë. Ata që janë denoncuar në Prokurori nuk kanë marrë dënim për veprat penale që janë ngritur kundër tyre. Në vitin 2013, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës pati arrestuar njëmbëdhjetë zyrtarë të UP-së, në mesin e tyre edhe asistentë, nën dyshimin se kanë marrë prej 4,000.00 deri në 10 ,000.00 euro për regjistrim të studentëve në UP, në Fakultetin e Mjekësisë, të Edukimit..., etj.

Por, këta të akuzuar janë rikthyer në vendet e tyre të punës, pasi u liruan nga aktakuza. Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani, ish-shefit të Prokurimit në UP, Hakif Veliu, dhe Albert Rakipit, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) në Tiranë, për “Falsifikim të kontratës” dhe për “Diferencën e çmimeve për pagesa të përkthimeve”. Ndërsa, në vitin 2012, Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nën dyshimet për “Mitëmarrje” dhe “Shpërdorim të detyrës zyrtare” ka arrestuar edhe një profesor të UP-së.

Studentët e këtij Universiteti deklarojnë se korrupsioni po vazhdon të shfaqet në forma të ndryshme dhe se për këtë ata thonë se kanë vënë në dijeni edhe organet e UP-së, si dhe ato të Prokurorisë, por që sipas tyre nuk kanë dhënë rezultat për luftimin e korrupsionit. Disa studentë thonë se duke pasur parasysh si është vepruar me shumë raste korruptive në UP, nuk kanë më besim tek gjyqësori dhe prandaj edhe nuk kanë bërë denoncime, ndonëse kanë pasur fakte ta bëjnë këtë.
Related image
Korrupsioni, në disa forma

Astrit Dehari*, nga Lëvizja Studentore për Barazi “Studim, Kritikë, Veprim” – SKV, thotë se në UP korrupsioni ekziston në disa forma. Në këtë Universitet ai thotë se korrupsioni është i shfaqur nëpërmjet nepotizmit, punësimeve të militantëve të pushtetit.

Sipas tij, kjo është një nga format e korrupsionit që vërehet mirë në të gjitha njësitë akademike. Përpos kësaj, ai thotë se ka dhe forma të tjera të korrupsionit që kanë të bëjnë me bazën materiale. “Pra, me shitblerjen e notave, keqpërdorimet për regjistrim të studentëve e këtu më së shumti ka spikatur Fakulteti i Mjekësisë, ku doli dhe skandali me arrestimin e 11 asistentëve vitin e kaluar dhe më pas lirimin e tyre për shkak që pushteti nuk pati interes t’i shkojë deri në fund atij hetimi duke parë që arrin deri tek ministrat dhe njerëzit në Qeveri”, thotë Dehari . Ai thotë se forma tjetër e korrupsionit është ajo në avancime, kryesisht tek titujt akademikë.

Mosgatishmëria për ta luftuar korrupsionin

Por, këto dhe shumë forma të shpërfaqjes së dukurive korruptive, Dehari thotë se i kanë denoncuar prejse ekzistojnë si organizatë, madje me dhjetëra raste korruptive dhe se i kanë dorëzuar ato dhe në Prokurorinë e Shtetit. Po ashtu, ai thotë se i kanë denoncuar edhe tek njësitë akademike dhe në zyrat e dekanëve. “Ky problem vjen prej lart, prej institucioneve që udhëheqin shtetin dhe është parë që nuk ka vullnet që të luftohet korrupsioni në UP dhe dukuritë tjera pa bërë presion publik si student, si organizatë. Për këtë shpjegoi shumë qartë rasti i punimeve të ish-rektorit, Ibrahim Gashi, i cili është ngritur në mënyrë korruptive në titujt e tij akademikë dhe gjithë Kosova e ka ditur këtë, por pa u ndërmarrë protesta nuk është ndërmarrë asnjë masë...”. Arben Mehmeti, student senator, thotë se studentët nuk kanë mekanizma me të cilët do të identifikonin rastet e korrupsionit në UP. Kështu që ai shpreson se ata të cilët janë përgjegjës të ndihmojnë në identifikimin dhe luftimin e korrupsionit të përmendur në UP, ta bëjnë këtë. “Jo vetëm në UP, por në çdo institucion tjetër korrupsioni duhet të luftohet. Denoncim deri më tani nuk kemi pasur, por inkurajoj të gjithë studentët që të denoncojnë çdo formë të korrupsionit që ata hasin dhe sigurisht ne do t’iu qëndrojmë pas deri në fund dhe me aq fuqi që kemi do t’iu dalim në mbrojtje”, thotë Mehmeti.
Related image
Studentët s’kanë besim tek gjyqësori

Ndërsa Eurisa Rukovci, nga Klubi Politik i Studentëve, thotë se në UP korrupsioni zakonisht haset tek profesorët, disa prej të cilëve sot janë dekanë dhe senatorë. “Por, korrupsioni është i shprehur edhe tek shumica e organizatave studentore dhe Parlamentit Studentor që janë të lidhura me grupe kriminale dhe parti politike”, thotë ajo për gazetën. Si Klub i Studentëve, Rukovci thotë se nuk kanë denoncuar raste në gjyqësor asnjëherë. “Ne nuk kemi pasur kurrë besim në objektivitetin e tyre. Si metodë e kemi përdorur denoncimin përmes medieve...”. Ajo thotë se pa u solidarizuar studentët dhe pa protesta e aksione, rezistenca kundër grupeve dhe klaneve mafioze nuk do të jetë shumë e fortë. Ndërkaq, në një intervistë dhënë për “Zërin” rektori, Ramadan Zejnullahu, ka pranuar se ka evidentuar shumë shkelje në këtë institucion prejse ka ardhur rektor. Rektori Zejnullahu ka thënë hapur se në këtë Universitet gravitojnë dukshëm grupet e interesit që pengojnë punën institucionale dhe parimore.
Image result for korrupsioni ne arsim
Skandali me diplomat e Pejës

Përndryshe, muaj më parë kemi raportuar edhe për skandalin me diploma në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, i cili më herët ka funksionuar në kuadër të UP-së.

Sipas shkrimit të botuar në gazetë, Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar rihapjen e hetimeve për rreth 1000 diploma të ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.

Bëhet fjalë për 503 diplomat e studentëve, për të cilat ka pasur hetime fillestare nga Prokuroria dhe nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit dhe për 474 studentë të tjerë, të cilët siç thuhet në një dokument të Prokurorisë, të datës 22 korrik 2015, të siguruar nga gazeta “Floripress”, “të cilët kinse kanë diplomuar para Komisionit dhe në bazë të Ligjit të Procedurës Administrative, në bazë të ‘notimit zyrtar’”. Nën “llupën” e Prokurorisë do të jetë edhe raporti i muajit prill 2015 me të gjeturat e Inspektoratit të Arsimit për 503 diplomat e studentëve të këtij Fakulteti. Javë më parë ka dhënë dorëheqje edhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Naser Mrasori, i cili ka deklaruar se do të mbetet vetëm profesor në Universitetin e Prishtinës.

Korrupsioni ne Universitet/Arrestohen nente pedagoge e seksere ne Shkoder. Pedagoget edhe drejtues te universitetit, zevendes dekan e shefa departamentesh. 200-700 euro per nje note kaluese apo note ne dobi te studimeve master. Korrupsioni, problemi real ne universitetet publike. Studentet ne proteste permanente, kurre nuk flasin per korrupsionin e pedagogeve, madje e mbulojne ate

Image result for korrupsioni ne arsim

Arrestohen nente pedagoge e seksere ne Shkoder. Pedagoget edhe drejtues te universitetit, zevendes dekan e shefa departamentesh. 200-700 euro per nje note kaluese apo note ne dobi te studimeve master. Korrupsioni, problemi real ne universitetet publike. Studentet ne proteste permanente, kurre nuk flasin per korrupsionin e pedagogeve, madje e mbulojne ate(SKANDAL) Policia ne nisje dhe, prokuroria ne vijim, kane arritur te godasin rastin e pare masiv te korrupsionit ne universitetet publike.

Kete here ne universitetin publik Luigj Gurakuqi ne Shkoder.

Rasti eshte i rende dhe perfshin nivelin e larte drejtues ne universitet, dekanat dhe departamente.

Gjithnje ne skemen klasike, nota kaluese apo nota te larta per te kapur mesataren e domosdoshme per studimet master, kundrejt nje shume parash.

Hetimi i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro për provim.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet e sinjalizuar nga Policia dhe më pas ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, dy pedagogë dhe tre shtetas që luanin rolin e sekserit.

Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Rokin Dabërdaku dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv. Ndërkohë me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, që prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.

Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj.

Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

Ky eshte problemi real ne universitetet publike, per te cilin kerkush nuk guxon te flase, studente te angazhuar ne nje Levizje per Universitetin as qe e cikin kete problem jetik.



Korrupsioni në arsimin e lartë në Shqipëri ka përfshirë në masë Universitetet publike. Ky ka qenë rezultati i studimit të publikuar nga Lëvizja “Mjaft” në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, ku më shumë se 86% e studentëve të pyetur kanë pranuar se paguajnë për të marrë provimet.

Sipas të dhënave nga ky studim, pesë universitetet publike, përkatësisht Universiteti i Tiranës, i Korçës, i Shkodrës, i Vlorës dhe Universiteti i Durrësit shihen nga studentët si institucionet arsimore me nivel të lartë korrupsioni te pedagogët.

GJETEJET E STUDIMIT

45.3% e studentëve kanë pohuar se korrupsioni shfaqet më së shumti për të paguar provimet.

30.02 % për favorizim e më pak për sigurimin e shërbimeve nga sekretaria dhe sigurimin e konvikteve

Pagesa për provimet renditet si shkaku më i përhapur i korrupsionit. 63.5% e studentëve paguajnë për të marrë klasën, 30.8% për të përmirësuar notën dhe 5.8% për të patur shanse për të vazhduar studimet.

ARSYET QË NXISIN KORRUPSIONIN

Të pyetur mbi arsyet që nxisin korrupsionin, studentët pohojnë se kjo vjen nga mosrrespektimi i rregullores dhe shumë pak prej pagave të ulëta të pedagogëve.

41.5% e studentëve mendojnë se arsyeja është moszbatimi i rregullores
20.8% mendojnë se është mentaliteti
9.4% rezultaet e ulëta të studentëve
7.5% nivelin e pagave dhe infrastukturën e dobët

KORRUPSIONI MË I PËRHAPUR NË UNIVERSITETET E RRETHEVE

Duket se universitetet e rretheve janë ato të cilat janë infektuar më së shumti nga fenomeni i ryshfetit. Një gjë e tillë pohohet edhe nga studentët, nga ku 55.8% prej tyre thonë se korrupsioni ekziston më shumë në universitetet e rretheve, sesa në kryeqytet.
Por pagesa për provim është e pranishme edhe në Universitetin e Tiranës. Raporti vëren se në këtë institucion problem është edhe mungesa e pedagogëve gjatë orëve të mësimit.

Në Universitetin e Shkodrës një provim kushton 100 euro. Madje jo vetëm mund të kalosh, por edhe të marrësh notën që dëshiron. Rasti i korrupsionit është sjellë përmes dy videove të transmetuara gjatë emisionit “Stop” në TV Klan.

Në dy kamera të fshehta, tregohet sesi studentet që kërkojnë të marrin provimin e biokimisë, mjaftojnë t’i drejtohen zyrës së profesoreshës Ditika Kopliku, shefe e Katedrës së Biokimisë dhe në këmbim të parave, ato sigurojnë jo vetëm provimin, por edhe notën e dëshiruar.

Në kamerën e parë të fshehtë, studentja kërkon që të marrë provimin ku ka ngelur dhe pasi paguan paratë, nga 4 që e kishte, ajo siguron një 8.

Edhe në rastin e dytë, studentja paguan sërish shifrën prej 100 eurosh dhe në vetëm pak minuta bisedë e merr provimin me sukses.



STUDIMI I “MJAFT”

Studimi është ndërtuar mbi bazën e një formulari me 23 pyetje gjatë periudhës shkurt – tetor 2016.Veç treguesve të korrupsionit në focus kishte dhe lirinë e fjalës e të veprimit dhe të drejtën për t’u informuar.


Flori Bruqi

2016/12/05

Leter nga Tirana

Homazh për atdhetarin e diplomatin e shquar, Gani Azemi

Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Në historinë tonë kombëtare brezat kanë lënë një trashëgimi të pashtershme, e cila i frymëzon shqiptarët në udhën e lirisë, demokracisë dhe prosperitetit. Ndërsa periudha e dekadave të fundit të shekullit XX ishte për Kosovën koha e rilindjes së saj, për shkak se djemtë dhe vajzat e Kosovës u shkolluan dhe mësuan se nuk mjafton vetëm pushka për ta fituar lirinë. Ndër këta më të spikaturit ishte padyshim Gani Azemi, një personalitet politik, diplomat, gazetar, veprimtar i shquar dhe pse jo edhe krijues e poet i talentuar.
Gani Azemi lindi më 1951 në fshatin Babush, afër Gadimes së njour në Kosovë për shpellën e saj të famshme me kristalet e mrekullueshme. Ndoshta këtu, ku dhe mbaroi studimet e para, ai u formua si idealist i kristaltë, me shpirtin e lirisë dhe dashurinë e pakufishme për vendin e tij, Kosovën. Mbaroi normalen e Ferizajt e më pas universitetin e Prishtinës. Ai ishte vetëm 17 vjeç kur u përfshi në protestat dhe demonstratat e vitit 1968 për “Kosovën Republikë” dhe natyrshëm një protestues i kësaj moshe nuk mund ta tradhëtonte veten e tij në asnjë moshë tjetër. Prandaj nuk iu nda veprimtarisë patriotike për një Kosovë të lirë e të pavarur, derisa nën presionin e forcave të sigurisë e të shërbimit të fshehtë serb u detyrua më 1978 të arratiset nga vendi e të kërkonte azil në Bruksel. Eshtw interesant fakti se kur Ganiu u arratis nga Kosova nw Perendim po kryente shwrbimin ushtarak nw armatwn jugosllave. Tw guxoje tw ikje nga ai shwrbim ishte njw guxim i dyfishtw, qw shprehte veç tjerash vendosmwrinw e tij pwr tw sfiduar regjimin e Beogradit nw Kosovw. Njw sfidw, tw cilwn pak njerwz e kanw realizuar. Dhe pwr kwtw arwsye Gani Azemi ishte nw shwnjestwr tw goditjeve dhe tw atentateve tw UDB-sw. Shwrbimi sekret serb nuk mund tw pranonte kwtw sfidw, si dhe devotshmwrinw dhe punwn atdhetare tw tij me qwllim lirinw e shqiptarwve nw Kosovw. Prandaj u pwrpoq qw ta likuidontw atw fizikisht, siç kishte bwrw me patriot tw mwdhenj tw asaj kohe si Jusuf e Bardhosh Gwrvalla (1981) apo Enver Hadrin mw vonw (1990). Ai u largua dhe dezertoi nga ustria jugosllave pas njw dhune e torture tw zgjatur nw kohw, pwr ç’shkak ishte dobwsuar dhe do tw pwrballes edhe me ndonjw swmundje. Ashtu, I dobwt, por me vullnet tw fortw Ganiu i tha “JO” shwrbimit ushtarak, i tha “JO”, torturws e dhunws fizike e psikologjike tw regjimit tw Beogradit.
Gani Azemi u shfaq në Bruksel asokohe jo si një punëkërkues, por si një luftëtar lirie. Shpirti i lirisë ishte dhe shpirti i Kosovës, e cila pak më vonë do të bëhej përsëri pre e dhunës dhe terrorit serb. Ndodhën ngjarjet e vitit 1981, të krahasueshme me ato të vitit 1968, dhe Prishtina e qytete të tjera të vendit u pushtuan nga tanket, ushtria dhe policia federative e Jugosllavisë (saktësisht Serbisë). Zoti Azemi prej këtij momenti organizoi mërgatën e Brukselit, më pas të të gjithë shqiptarëve në Belgjikë e më vonë me ndikim tek e gjithë mërgata në Europë e deri në Amerikë, për të denoncuar dhunën shtetërore të Beogradit në Kosovë. Denoncimi i atyre veprimeve antihumane e antishtetërore ishte një detyrë parësore për shumë arësye.
- Sepse Serbia ishte shfaqur para opinionin europian si viktima e shqiptarëve dhe e kombeve të tjera në Ballkan dhe me evidentimin e dhunës serbe e denoncimin e saj, ajo do të shihej me sytë e një realiteti ekzistues.
- Sepse shqiptarët, ata në Shqipëri dhe shumë shqiptarë të Kosovës në diasporë nën ndikimin e ideologjisë komuniste hoxhiane, u shfaqën në opinionin perendimor si nacionalistë, si njerëz problematikë, që duan të ndryshojnë hartën e Ballkanit me dhunë. Ky qëndrim i Shqipërisë pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, duke thirrur në ndihmë të pushtetit nacionalizmin e përforcoi përceptimin se “serbët janë vërtet viktima të shqiptarëve”. Në vend të ankoheshin shqiptarët, ankoheshin serbët, në vend që shqiptarët të qanin për varret që hapeshin, ata mburreshin me heroizmat e tyre dhe me dëshmorët fiktivë të tyre, duke e ndihëmuar procesin e viktimizimit të Serbisë e të serbëve.
Me pwrkushtimin e jashtwzakonshwm tw tij, Gani Azemi punoi me mish e me shpirt pwr bashkimin e diasporws shqiptare nw botwn e Perendimit dhe pwr kwtw qwllim bashkwpunoi ngushtw me shumw patriot tw tjerw me emwr, si Jusuf Gwrvalla nw Gjermani e Hysen Gwrvalla nw Zvicwr. Nw kwto pwrpjekje ai u shpreh gjithnjw kundwr indoktrinimit tw shqiptarwve me ideologjinw komuniste, qw vinte si propagandw e regjimit komunist tw Tiranws. Sipas tij "nuk fitohet përkrahja e botws demodratike me parulla komuniste, por vetëm duke kërkuar mbrojten e tw drejtave të njeriut dhe të popullit për shqiptarët të Kosoves". Duket se Deklarata e tw Drejtave Universale tw Njeriut si dhe zhvillimet qw kishte marrw mbrojtja e kwtyre tw drejtave pas Konferencws sw Helsinkit kishin shwnuar njw ndikim tw jashtwzakonshwm te ai.
Bashkatdhetarwt e tij mwrgimtarw e mbajnw mend Gani Azemin si njw personalitet me cilwsitw e njw njeriu tw mençur e tw urtw, karizmatik e mw njw zw tw fuqishwm si vocal e nw pwrmbajtje, si njw intelektual qw ushqente besim, krijonte atmosferw entusiazmi dhe dwshmonte fuqinw e mendimit tw tij patriotic e demokratik. Vokali i tij ndoshta ishte i trashwguar nga babai, i cili ishte njw imam (hoxhw) I zoti nw fshatin e tij tw lindjes.
Gani Azemi nuk u tundua nga kjo lloj megalomania, u tërhoq nga vetëmburrja. Ashtu i qetë, paqësor, dukë prodhuar gjithnjë energji positive ai iu ngjiz jo vetëm fakteve, ngjarjeve, të dhënave, argumenteve që prodhonte sidomos grupi për të Drejtat e Njeriut, të cilin ai e drejtonte bashkë me Enver Hadrin, por i tillë u shfaq para bashkëbiseduesve europianë. Rastësisht ose jo ai jetoi dhe militoi në kryeqytetin e Europës së Bashkuar. Aty gjeti bashkëbisedues të shumtë, me të cilët kontaktoi çdo ditë e çdo orë, duke ndarë me ta ngjarjet e Kosovës, sidomos dhunën e terrorin serb që ushtrohej mbi shqiptarët. Nuk u ndal asnjë moment dhe punoi me përkushtim në marrëdhënie të ngushtë me politikanët e diplomatët europianë të Brukselit, me median europiane, me personalitete të kulturës dhe shkencës. Bashkëshortja e tij, Mejreme Azemi, e cila është ende sot e angazhuar me shtypin dhe medien në Bruksel, u bë një mbështetje e jashtëzakonshme për Gani Azemin, duke krijuar kështu një çift të aftë e të suksesshëm në përpjekjet e mundimshme në ndihmë të çeshtjes kombëtare shqiptare.
Natyrisht që dalja e Dr. Ibrahim Rugova ne skenën politike dhe të lidershipit të Kosovës krijoi një hapësirë të re për përpjekjet e vazhdueshme të diasporës shqiptare në ndihmë të çlirimit të vendit nga sundimi e dhuna e Serbisë. Duhet thënë se diaspora e shqiptarëve të Kosovës mund e duhet shënuar si kontribuesja kryesore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, edhe për shkak të pamundësive për të vepruar në territorin e saj. Gani Azemi kishte shumë arësye të ishte në një linjë me Rugovën e të bëhej krahu i djathtë i tij në kryeqytetin europian, ku vendimmarrja ishte shumë domethënëse për lirinë e shqiptarëve. Ai kishte një profil të lartë intelektual, kishte kapërcyer, ashtu si edhe Rugova, nëpër shumë realitete të dhimbshme për vendin, kishte marrë pjesë në barrikadat e luftës për liri, kishte një përvojë të gjatë të luftës “guerile” kundër pushtetit e dhunës serbe në Kosovë. Nga ana tjetër kishte një temperament të qetë, e urrente protagonizmin, por punonte fort për të informuar botën demokratike për çka po ndodhte në Kosovë. Ai ishte i urtë, i kthjellët, karakteristika këto që i pëlqenin liderit historik të Kosovës.
Për të gjitha këto arësye mund të thuhet se Rugova dhe Gani Azemi u mirëkuptuan që së paku në Bruksel të plotësonin njëri-tjetrin. Nëpërmjet Gani Azemit Ibrahim Rugova ishte çdo ditë i pranishëm në Parlamentin Europian e në Komisionin Europian, por edhe në Këshillin e Europës. Ai u bë urëlidhëse midis Prishtinës e Brukselit si dhe mbështetja kryesore e Ibrahim Rugovës në ndërtimin e promovimin e çeshtjes shqiptare të Kosovës në Bruksel. Dhe jo vetëm në institucionet europiane, por edhe në selinë e NATO-s Gani Azemi u gjend kurdoherë si bashkëbisedues dhe ndërlidhës i politikave të lëvizjes çlirimtare të Kosovës me interesat, konjukturat dhe rrethanat në të cilat duhej të vepronte Aleanca e Atlantikut.
Nëse ka patur ndonjë lidhje të qëndrueshme e të pakompromis për lirinë e Kosovës midis dy personaliteteve, si dhe midis Kosovës dhe Europës, midis Prishtinës dhe Brukselit, kjo lidhje padyshim mund ta marrë emrin si lidhja midis Dr. Rugovës dhe Gani Azemit. Në këtë mënyrë zoti Azemi u bë “ambasadori” i parë i presidentit Rugova në Bashkimin Europian, u formua praktikisht e teorikisht si një diplomat i klasit të lartë, u shqua për një marrëdhënie miqësore, mirëkuptimi e kompromisi me partnerët e tij të politikës dhe diplomacisë euripiane e euro-atlantike, duke shkuar hap pas hapi te krijimi i bindjes se “Kosova vuan një regjim aparteidi”, dhe se “duhet dalë nga kjo situatë dhune e terrori të pandërprerë të regjimit të Milosheviçit”. Sa më shumë shtohej terrori serb në Kosovë, aq më shumë i rriste Gani Azemi kredencialet e vendit të tij dhe përçonte argumentet e ndërhyrjes nga jashtë për zgjidhjen e konfliktit.
Por edhe kur lindi UÇK, ai me shumë maturi e largpamësi dalloi se lëvizja paqësore e Dr. Rugovës dhe Lëvizja e Armatosur për Çlirimin e Kosovës ishin dy aleatë të pandashëm për lirinë e saj. Qenë shumë pak ata njerëz që Luftën dhe UÇK-në e kuptuan dhe e interpretuan si të tillë, si zgjatim i përpjekjeve të shqiptarëve për liri e pavarësi, fillimisht përmes lëvizjes paqësore active të refuzimit të regjimit serb në Kosovë. Ndër ta spikati Gani Azemi, duke dhënë mesazhin e bashkimit të shqiptarëve në luftën kundër përpjekjeve të Milosheviçit për asgjësimin e tyre.
Pas Luftës Gani Azemi thjesht iu gëzua çlirimit të Kosovës dhe mbeti gjithnjë besnik i vijës së urtë e filozofisë përbashkuese të presidentit Rugova. Ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, qeveria e Kosovës e emëroi Gani Azemin si këshilltar-Ministër në ambasadën e saj në Bruksel. Nuk e di nëse do të gjendej apo u gjet ndonjë diplomat tjetër si ai për ta përfaqësuar Kosovën si ambassador në kryeqytetin europian! Por ky aspekt nuk është çeshtje që mund të trajtohet në këtë homazh me rastin e 4 vjetorit të asaj dite të dhimbshme, kur njeriu i urtë e besnik i Rugovës dhe i Kosovës ndërroi jetë.
Kam pasur fatin ta njoh Gani Azemin, të bisedoj me të, madje në librin tim “Ibrahim Rugova: Filozofia politike dhe nacionale”, kam vënë disa vargje të poemës që ai i kushtoi presidentit historik të Kosovës, Dr. Rugovës. Me këtë dua të përmend faktin se Gani Azemi nuk ishte thjesht një politikan dhe diplomat, ishte gjithashtu poet, eseist, gazetar dhe një personalitet, vepra e të cilit mund të konsiderohet shumëdimensionale, para së gjithash humane e shoqëruar me vendosmërinë, përkushtimin dhe devotshmërinë e pafund për t’i dhënë Kosovës lirinë e pavarësinë e saj.

2016/12/04

Leter nga Melburni( Shkruan:Fritz Radovani)

Nga Fritz RADOVANI:



PO  KUR  TË  MAROHEN  BURRAT ?!

Image result for fshati sheldise



Ishte viti 1913, kur Mark Kakarriqi ishte ambassador në Vjenë, dhe Shkodra vazhdonte me kenë e rrethueme nga Mali i Zi… Një gazetar e pyeti Markun: “Po kur të marojnë Burrat, shka keni nder mend me ba? – “Kur të mbarojnë burrat,  luftën do ta vazhdojnë gratë”, ju pergjegj Mark Kakarriqi... E fjala e Tij besa, vazhdoi edhe në okupacionin e 1944...

Edhe një Marije tjeter mbas Maria Shllakut rroku armët...

70 vjetori i VRASJES...

●ISHTE MARIA ZOJZI (DEDA) ME BURRIN E SAJ PJETER DEDEN..., në Sheldi.

Me 5 dhjetor 1946 në Shkoder festohej Nata  e Shën’ Kollit. Një mbramje jo e zakonshme në këtë qytet të lashtë, që gjithmonë ka përcjellë brez mbas brezit doket e zakonet e të parëvet të vet. Edhe pse shumë qytetarë janë largue ndër krahina të ndryshme të vendit ose edhe jashta Atdheut, zakonet i ruejnë, ashtusi atë ditë që festohën në Shkodër.

Atë natë të duket sikur qyteti asht prush ose ma mirë me thanë, sikur toka asht ndezë flakë prej dritave që depërtojnë jashtë dritarëve e kafazlijeve karakteristike të qytetit. Rrugët janë paqtue mjaft herët mbasi sejcili e ka mendue dishka para se me ra muzgu. Një gjel asht flijue edhe ndër shtëpitë e Pazarit të vjetër ndër kodrat rreth Kalasë, sëpse festa ka kohë që ka shkapërcye muret e nalta, të veshuna me shermashek e lulevile të shtëpive katolike.

Festa e Shën Kollit kremtohet në të gjitha anët ë qytetit. Dugajtë janë mbyllë njëherësh tue urue njeni-tjetrin: “Për shumë mot festën, pritshi të mirë mot!”

Në çdo votër asht vue buzmi, sigurisht jo, ma i madhi, mbasi ai ruhet për natën e madhe të Këshnellave, por sejcili oxhak nxjerr tym simbas forcës se asaj mbramje përzie me erën e gjellëve, që amvisat përgatisin me mjeshtrinë ma të madhe të grave të njohuna në këtë natë feste. Ajo që e ban ma të veçantë këtë natë asht qiri që ndezet në çdo shtëpi. Qiri i Shën’ Kollit asht  i pikturuem me lajle e lule shumëngjyrshe që vëndoset në krye të vendit dhe ndezet nga i zoti i shtëpisë e, festa fillon!

Fëmijët janë ma të gëzuemit në sofren e vet dhe me sytë e tyne vezullues kontrollojnë çdo qoshë pa u rrëshqitë asgja. Aty kanë vargjët e fiqëve të thatë, arrat e lejthijat që aq shumë ua kande, molla e fruta të stinës, dikund shihet edhe ndonjë ftu e portogal.

Gjyshet e moshueme, prej kohësh ndër kanavetat e tyne me dryj kanë ruejt për këtë natë të mbështjellun në letra xhami, qyfterin e derdhun ndër format e bukura të peshkut.

Vena nuk i mungon as ma fukarasë. Ulen ndër sofrat e shtrueme me sofrabezat e kuq, fillon urata prej ma të moshuemve dhe mbas sajë në kupë të qiellit kanga e Shën’Kollit: “Vjen Shën’Kolli prej Misirit...” Vazhdon zani ma i bukur i shoqnuem prej korit të pjestarëve të familjes. Naltohet zani me u ndigjue edhe prej komshijve, mbasi asht kënaqësi kur të nesërmen bisedohet prej grave se kujt i asht ndigjue zani ma larg.

Prej sofrës së fëmijve vjen lajmi se kur, do të vijnë në sofrën e tyne bukfikja e pitegjarpni i bamë me arra e rrush të thatë Selaniku. Mbas sofrës, fëmijët e gzuem e të marrakotun nga gzimi vazhdonin laradashat në dhomën e fjetjes ndër dyshekët e shtruem përtokë.



Gaz’ e hare në atë dhomë fëmijësh, ndërsa në dhomën tjetër nder të gjitha sofrat bisedohej: “Ku e merr me pasë mendjën e tyne!”...

Ma plaku rrëmon zjarmin e në plasat e trungut të lisit me mashë kërkon me ba xhixha e shkëndia që çohen përpjetë. Krizmat e tyne i kujtojnë fishekzjarret që zbërthenin dikur në naltësi. Mendja i fluturon tek Kisha e Madhe... Sigurisht shenjë nervoziteti... Gratë i heqin vërejtje: “Boll ma, mos e luej se bukuri tèk asht!” Lodhja e ditës e shoqnueme me atë të pijes bajnë punën e vet e, kështu, ngadalë në Shkoder fillon e bie qetësia...

***

●NATA  SHËN  KOLLIT..., dukej, sikur u mbyll pa krizma armësh partizane...

Atëherë, kur  ndër sofra shkrepën gotat e vëndosuna mbi sofrabezat e bukur që sonte kanë sipër gjithë të mirat, ndër mjaft shtëpi asht i treti Shën’Kollë që gratë kanë hapë arkat e baulat e nusisë dhe kanë hjedhë mbrendë, ndoshta, përgjithmonë fustanet e bukura me lloj-lloj ngjyrash, se ato janë zëvendsue me futat e zeza dhe degërmitë e bardha ashtusi në shtëpijat e Dedejakupëve, Kazazëve e të sa e sa të tjerëve, burrat e të cilave janë pushkatue. Janë mjaft në Seksionin e mbrendshëm tue u torturue e kushedisa ndër birucat e qelitë e këtij qyteti, ku çdo ditë djelmët e sa nanave hidheshin si thasë prej dritaresh me u thye kokat dhe me u hapë rrashtat ndër kalldramët e oborreve, ku ndihej vetëm era e shfarosjes së qytetnimit shkodran e atij kombtar europian, nën parullën e njohun të komunistëve: “Borgjezëve e reaksionarëve, plumbin ballit!”

Mbas mesnatës ndigjohen vetëm gjurmët e randa të këpucëve me thumba të agjentave, patrullave, zhurmat e xhipsit të Sigurimit të Ahmet Sujit e topolinos së Dulaç Lekiqit që merreshin me arrestime. Punojnë vetëm zyrat e hetuesisë së Seksionit të Mbrendshëm, të Seksionit Katolik, ndonjë zyrë e qarkorit të Partisë, që vazhdon në ilegalitet tue shpërnda urdhnat e sajë me agjentët terroristë të natës që tashma kanë pushtue qytetin.

Këto zyra, të drejtueme nga agjentët jugosllav bashkpunojnë me oficerët tanë tradhhtarë  Qazim Kapisyzi, Arif Gjyli, Lilo Zeneli, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri, Zoji Themeli, Pjerin Kçira, Rasim Dedja, Nesti Kopali, Xheudet Miloti etj., që nuk i fikun dritat kurrë mbasi ditë e natë dritaret janë të mbylluna, për mos me u ndigjue ndër rruga virrmat e britmat e të torturuemve të shkallmuem nder kalldrame për vdekje.

Ka mjaft nana që nuk i zë gjumi tue mendue se në duert e kujt ka loçkën e zemrës.

Një prej këtyne nanave asht edhe fatzeza Pina, e shoqja e Shtjefën Zojzit, që zemra i ndien dishka... Ajo, atë natë feste rri me sy të ngulun harû ndër gaca tue vrojtue kah votra, nuk i bahet me u ulë në sofër. Ajo asht e veçantë në të gjithë Shkodrën! Ajo ka në mal vajzën me emnin Maria. Vetë emni të ban me kujtue pa e njohë fare, një grue të pastër, besnike dhe trimneshë. Asht grueja fisnike e Pjetrit të Dedëjakupëve, që për besën e dhanun një ditë në kunorën Shenjtë kur në gisht vuni rrethin e martesës, merr malët bashkë me fatin e sajë dhe del me luftue komunizmin që ka pushtue mbarë Atdheun.

Nuk ishte jo hov rinie edhe pse ishte 30 vjeçe, por në zemër kishte mullâ urrejtjen e vrasjes së kushrinit nga komunistët, ingj. Ludovik Zojzit, arkitekt i vorrëve të Rrëmajit. Vllaun e saj prof. Rrok Zojzin, e kishin torturue në Sigurim se kishte guxue me thanë se, sa ka vra Zogu për 15 vjet komunistët i kanë vra për 15 ditë. Kjo grue zgjodhi rrugën e malit mbasi nuk mund të jetonte pa Lirinë e Atdheut, një dëshirë e pathyeshme edhe e burrit të saj që nuk kishte pranue bashkpunimin me komunistët. Ata nuk dinin me nda Shqipninë nga familja ashtusi dikur,  burrat e motit bashkë me gratë burrnesha që morën malët për liri.

Edukata qytetare e atdhetare ishte brumosë edhe prej dy axhave klerikë të familjes Zojzi.

Në heshtjen e asaj natës kriminelët mendojnë vetëm për krime e vrasje. Këtë detyrë do ta kryenin ma së miri Zoji Themeli, Toger Baba, Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil  Kapisyzi e Zenel Cani me shokët e Ndjekjës. Në të dalun të dritës së datës 6 dhjetor, rreth orës 04.00 të mëngjezit, në luginën e prronit të Hijes së Madhe, në Meshkallë të Sheldisë, kur Maria e zgjueme... doli nga çadra e vendosun prej Pjetrit në atë vend, u ndigjue një za: “Dorëzou Marije, se nuk të vrasim!”...

Ajo, u përgjegj: “Për së gjalli kurrë, mor qena....!”, nxori armën nga brezi sëpse, e njihte mirë “besën” e komunistëve... Po, gjuejtjet e automatikëve të katilëve komunistë nga pozicionet e vëndosuna rreth asaj çadre gjatë natës, e rrëzuen  përdhé...

Ajo u vra me pushkë në dorë. Gjaku i pastër i Marijes u derdh në përrue dhe zbriti në Dri, për me përshëndetë ma afër Shkodrën. Ajo me ujët e Drinit pershëndeti edhe Nanën e vet për me i tregue Asaj se, “kur më linde Ti, bashkë me qumështin gjaku më mori erë baroti, ashtu si më pate mësue qyshë të re, në besë të burrit qëndrova e bashkë me Pjetrin e dashtun u vramë për liri!..” Rozafa veshtroi Vajzen e Zojzakëve e nuk ju ndigjue zani!

Maria nuk ishte as e para shkodrane e as e fundit që doli malësh me armë në dorë mbas vitit 1944 me luftue kundër komunistëve. Ishte edhe Maria Shllaku po prej Shkodret, që zani i sajë do të jehonte për 50 vjet ndër malët e Kosovës. Vajza shqiptare u tregue gjithmonë e denjë për armët që mbante në brez. Ajo nuk u përkul as para pushkatimit, as para torturës, as para yllit të kuq të “çlirimtarëve jugosllavë”, me të cilin na zhigatne Flamurin. Ajo i provoi burgjet komuniste, ajo provoi malët e Tepelenës, ajo provoi baltat e kënetave të Myzeqesë, ajo nuk iu tremb as presionit moral, shpirtnuer e fizik të hetuesisë, as interrnimeve, as punës së randë të fermave e kooperativave bujqësore por, gjithkund mbas burrave vuejtën për një kafshatë bukë, lindën dhe rritën fëmijë që njëditë... do të ishin ndera e Atdheut.

            ***

●Vajzat e vërteta shkodrane në ballin e Rozafës vendosën dafina!

Vajzat e vërteta Shqiptare, Shkodra i ka pa edhe më 2 prill 1991!

Ishin vajzat e djelmët e shkollës “Jordan Misja” që me Flamurin e ngjymë në gjakun e djelmoçave trima shkodranë, marrshuen drejt Demokracisë! Ishin po ato vajza që më 14 janar 1990 i trandën thëmelet bustit të diktatorit të shekullit Stalin. E, prap më 2 prill, do të djegin tankun para diktatorit tjetër Enver Hoxha, që nuk i la gja mangut atit të tij, tue paralajmërue fundin e veprës së tyne: Turpit të Shekullit XX-të.

Toka Shqiptare i ruen në gjiun e sajë Herojtë, edhe pse sot na nuk dijmë ku pushojnë shumica e Tyne. Fshatarët e Meshkallës e ruejtën për 45 vjetë  Marijen në tokën e tyne, me një rrasë të vogël si shenjë nën kaçuba ferrash. Aty çobanët kishin shkrue me kujdes: “Këtu pushon Maria e Shtjefën Zojzit, besnike e burrit të saj”. Njëditë ata fshatarë bashkë me krahinat e Jubanit, të Gurit të Zi, të Sheldisë e përrreth e përcollën për në Rrëmaji, Heroinën e tyne. Aty e priti Shkodra, sigurish, Ajo nuk erdhi me petkun e bardhë të nusisë por me atë visar që asht  ma i Shenjti dhe ma i shtrenjti, Ajo erdhi e veshun me Flamurin e Shqipnisë si një zonjë e randë, me atë Flamur që Maria, me gjakun e sajë i ka shlye pergjithmonë yllin e qelbun të Titos, Stalinit, Enverit e Ramizit.

Edhe Flamuri, në shenjë nderimi për Heroinën e vet në zemrën e tij ka vu portretin e saj: SHQIPËN DYKRENARE. Ajo sot prehët me Nanën Pinë, mbasi burrin e besës komunistët e zhdukën, tue e vra për së vdekuni në Zallin e Kirit, pranë vorreve të Rrëmajit. Edhe Ai asht aty afër Marijes, aty ku janë shumica e Martirëve të Shkodrës...

●Të gjithë bashkë pa Shenjë as Emen tek koka...

●Marije! Më duket se, për kërkend ma shumë se për Ty....Shkruente dikur..., i madhi ynë

At Gjergj Fishta:           “... Ju besën

Ka për t’ua dhanë mbi vorr, se kurr për s’ gjalli

S’ ka me e koritun namin t’uej e nderën,

Se ka me dekë p’ r Atdhé si desin burrat

Si diqet, qé, ju për nji Shqipni t’lirueme.”

Shenim: U lexue në Radio Shkodra nga autori, me 5 Dhjetor 1992.

    Botohet në Dhjetor 2016.

Pilo Zyba: Një pegas, që u bë gas


Poemë humoristike
Ejjjj vëllezër, motra e shokë,
Që jetoni mbi këtë tokë...
Bomba që unë prisja, plasi,
Me daulle është avazi...
Ukshin Morina sot e zbrazi,
Për dekoratat që jep "Pegasi"..
Ju nuk dini, në Gjirokastër,
Në atë kala, në atë vatër...
Ku ka lindur vetë Enveri,
Që popullin e vrau, e theri...
Lindi sot një tjetër emër,
Tru shkulur, por mëndje fëmër...
Enveri vdiq, lindi "Shabani",
Që mëndjen ka si shatrivani...
"Filozof", njeri me shumë "mënd",
Që njerzit i mjel si të jenë dhent...
Si Gogoli, larg në Rusi,
Me frymë të vdekura bënte tregëti...
Krijojë një shoqatë si hije,
Që poetët në shtrungë i shpie...
U mjel lek, dhe u jep "vlerë",
Fjalë të ëmbla si lesh tjerr...
Shoqata me ëmër në "botë",
Plot me vlera, vepra notë...
Dhe kryetari si dirigjent,
Drejton tërin një kuvend...
Na jep çmime dhe dekorata,
Si gjethe në vjeshtë Lofata...
Filozofi i shkollës së Enverit,
Njerzit gënjen ditës e territ...
U mërr lek dhe u shet fjalë,
Karjeren pa vlerë bën mal...
Talentet për pak mbiemër,
Lënë lesht, vlera dhe emer...
Por jo kot, "marrin një vlerë",
Që fryn dhe i ngren si erë...
Për vlerat që kanë në vepra,
Japin lek dhe marrin letra...
"Këto vepra derë për derë,
I jep një njeri pa vlerë"...
Boton libra në gjuhë të huaj,
Me fjalë bën gara me kuaj...
Nëpër male, ara e fusha,
Çmim merr vetë Pagarusha...
Dhe Shabani shkon kaluar,
Duke thirrur, trumpetuar...
Se shoqatën din ta ngasi,
Prandaj emrin e ka "Pegasi"
Në ballë i pari si Skëndërbeu,
Tundet mali, tretet dheu...
"Profesori" i Filozofisë,
Ka disa vjet që i bie burisë...
Mbrapa tij karvan talentet,
Lënë penat dhe marrin lentet...
Të shikojnë, po ndahen çmimet,
Plot me zhurma brohorimet...
Vetë Kristaqi ngren një dorë,
Ç'do ngritje jep një kurorë...
Një kurorë me ëndrra veshur,
Për të qarë, dhe për të qeshur...
Poeti poshtë e ul kokën,
Kryetari shpejt mërr votën...
Dhe ja var në qafë si zile,
Poeti nuk e lexon kët' skile...
Një medalje i var në qafë,
Kjo që them, nuk është gafë...
Çdo antar jep pesëdhjet Evro,
Kristaqi e ngren, e bën hero...
Një mike, kur i thashë njëherë;
"Poezinë e ke pa vlerë"...
Ngriti dallge dhe ashper tha;
"Fjala jote vlere nuk ka...
Vepren time me shume talent,
E vleresojne njerez me mend"...
Dhe pa pritur u dha ilaci,
Njeriu me vlere ishte Kristaqi...
Lumi rrjedh i trubullt, baltë,
Tatëpjetë nga mali i lartë...
Shoqata na ka shumë vite,
"Me punë dhe me vlera drite"...
Vit për vit bën analiza,
Si një zonjë që thur me shtiza...
Dhe prapë ka plot 100 vjet,
Kristaqin na zgjidhka si mbret...
Kristaqi nga që ka vlera,
Karrigen kurrë nuk ja mërr era...
E ku je, Kristaq Shabani,
Gjer në Londë të arriti nami.
Si vetë Enveri me grusht e besë,
Vetë mbret gjer sa të vdesë…
* * *
Ejjjj, vëllezër, sot historia,
Zhurmon në vargjet e mia…
Shkon Shabani, por ka të tjerë,
Që vlerësohen duke i permjerrë…
Në Greqi plot tre shoqata,
Marrin japin tituj me lopata…
Njëra emrin e ka “Dritë”,
Dhe flet vetëm me perënditë…
Në Pire, thonë ka folenë,
Atje krijuesit e saj po flenë…
U lutem këngën të ma mbani,
Të dëgjojë vetë Nase Jani…
Kryetari eshtë një officer,
Urdhra jep dhe urdhra s’merr…
Shperndan çmime për çdo muaj,
Për shqiptarë në dhe të huaj…
Këtu fillon dhe Komedia,
Tirret - tirret, gjithe historia…
Presidenti në Tiranë,
Me një letër jep fermanë…
Dekorohet kryetari i “Dritës”,
Sy mbyllur në mes të ditës…
Driteroi po fërkon sytë:
“Nase, si ti nuk ka të dytë”…
Kë të vrasësh, ke të lesh,
Artit të shkretë, çfar ti bësh?
Ikën Nasja, vjen Miho Gjini,
Po ua them nëse, se dini…
Edhe ky si shumë të tjere,
Na dalin njerëz me vlerë…
“Mjeshtër i madh” për të lexova,
Por për ç’vepra, kurrë s’kuptova…
Enveri na e rrasi brënda,
Që mos ti dëgjohej kënga…
Tani doli dhe pa koment,
Na u shfaq njeri me mend…
Thua se japin dekorime,
Dhe për lojra dhe mashtrime?
* * *
Në Tiranë një tjetër lojë,
Ka filluar të mbretëroje…
Është shfaqur një Agron Tufa,
Që ëmër ka në zogj e bufa…
Për çdo vit në ëmër të artit,
Harron dhe emrin e të jatit…
Dhuron çmime, jep vlerësime,
Kryetar që mërr vendime…
Thone ishte i deklasuar,
Ky poet, vlerë harruar…
Ky kryetar, por pa kryesi,
Qe bën si don dhe si di…
Ndajne çmime, ngrejnë veprat,
Me fjalë ballonë i bejnë letrat…
Harrojnë se koha dhe vitet,
I permbysin lajkat, Hitet…
Vlerat qe sot jep çdo ditë,
Janë qumesht për kusitë…
S’kane vlere per vitet që vinë,
Por vetëm për vetë çobanërinë…
Mielli sitet kur bëjmë byrekun,
Si shkopi që godet fort Vegun…
Krundet derdhen, i hanë derrat,
Per burekun mbeten vlerat…
Dhe keta qe thashë me lart,
Janë veç krunde, i dashur art!
Le të lehin si qëni hënës,
Fëmija hesht në bark të nënës…
Kur mër formën, vlerat për jetë,
Del bertet, shfaqet në jetë…
Te gjithe e dini, vjen duke qarë,
Ne jete vlerat me pas ti marrë…
Ata që lehin, pa lindur mire,
Quhen mes nesh, qëngja te shtir...
* * *
Eh, vëlla, poet Fan Noli,
Fjala që ti shkrove doli…
Ç’do shqiptar një kokë, një shtet,
Vetë dëgjon, dhe vetë flet...
Nje jep çmime në shoqate,
Tjetrin qesh e shan çdo natë...
Ndaj dhe arti ngjet koshere,
Prej çdo vargu, prej çdo dere...
Grerza ka dhe zhurmë shumë,
Bërtitje që derdhen lumë...
Mjaltë në ta po të kërkosh,
Shumë do lodhesh e do vraposh...
Çdo artist është një bletë,
Fjalen mjaltë e hedh në fletë...
S'është shoqatë dhe as kope,
As dele që blegërin be..be..be..
S'do çoban, as qën të lehin,
Që me tituj lart ta ngrehin...
Artisti është thjeshtë argat,
Fjalën me mënd, pret e mat...
E dërgon në miq dhe shokë,
Jo me kile dhe me okë...
Por me mënd si pikatore,
Jo per çmim dhe luftë kurore...
Shteti im, sot shtërngo ligjet,
Mbylli portat, mbylli shtigjet...
Keta uqër krejt pa besë,
Janë rrezik në mes të kopesë...
Dhe ujku kërkon veç plumb,
Nuk duhet sot krahëpëllumb...
S'është koha as për çmime,
As per kengë dhe manifestime...
Por për punë, natë dhe ditë,
Për të ngritur lart dituritë...
Poshtë “Filozofët” dhe poshtërsitë...
Londër...28.1.2013
Nga Pilo Zyba
Komentet

Pilo Zyba, poet, prozator, fabulist, publicist e përkthyes. Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë që nga viti 1982. Në vitin 1990 emigron në Greqi ku jeton edhe sot. Pjesmarrës në Anthologjinë e parë në emigracion “Balada e largësive” Athinë1995. Bashkepuntor i të gjitha gazetave që dalin në Athinë,ish bashkepuntor special i kolegjiumit të revistës letraro-artistike “Pegasi”. 

Ka botuar këta libra.
Për fëmijë:
-Cicërimë në degë të shpirtit - vjersha
-Këngët e burimit tim - vjersha
-Alo…babi - vjersha
- Pyetjet e vogëlushit - vjersha
-Vijnë zogjtë nga mërgimi - poemë
-Ku ta gjëj gjyshin - novelë
-Aventurat e Elonës - novelë humoristike
- Vizitë te miqtë e mi të vjetër - poemë greqisht
- Rruga drejt lirisë vëllimi I -novelë- greqisht
- Rruga drejt lirisë vëllimi II - novelë- greqisht
- Aventurat e Gabrielës -novelë humoristike.. greqisht
- Vizitë te miqtë e mi të vjetër - poemë
- Ekzili i ëndërrave - Anthologji poetike - Rumanisht
Për të rritur:
- Kam mall - poezi
- Vizitë te miqtë e mi të vjetër - poemë
- Gomari dhe patat - fabula
- Këmborët - fabula
- Nga ditari i një të çmënduri - fabula
- Rruga për te ju - poezi e poema-
- Karjera e Miço Qullit - novelë humoristike
Përkthime:
- Yje mëngjesore - poemë- për fëmijë Janis Rocos
-Janis Ricos - Poema-
Ka përkthyer nga greqishtja .. në librin “Kam mall” poetët grek…Janis Ricos…Jorgo Seferi..Poti Katraqi më..1995
- Përkthime të tjera :
O’henri….Xheims Xhois…Italo Kalvino. Senel Pass...Eri Rico.

Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi.

 Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime","Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi:"Eh,si qenka dashuria!","Kurthi i mallit","Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive".Etj.

Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë.

 Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.


Fotografia e profilit të Perparim Hysi






Nëse...

Nëse e pësova si Timoni nga Athina *
Se me laçkë e plaçkë të gjitha i dhurova
Sikur në kurbet do të më prisnin me dafina
E them troç: si Timoni e pësova!

Po mirë m'u bë, se e pata nga koka
Koka ma bëri dhe ajo ta pësojë
Asgjë, asgjë nuk të fal bota
Mësim le t'u bëhet, kush vjershën do lexojë.

U ktheva në Shqipëri dhe çdo gjë nga e para
Askush nuk më fali, qoftë dhe "thërrime"
Penduar qeshë që plaçkat i fala
Dhe më shumë u thinj kjo koka ime.

U dogja nga qulli dhe zura t'i fryj kosit
Se për një thelë, pagova një pelë
Kurrë nuk mbijnë qime në kokë të qerosit
-Mos i falni plaçkat! Këto vargje si apel.

*Timoni nga Athina fali çdo gjë dhe, kur mbeti me gisht në gojë, u zhgënjye se askush nuk e ndihmoi (Shih "Timoni nga Athina" të Shekspirit).

10 maj 2016


Rrota e fatit

Rrota e fatit më ka shtypur; rrotë e fatit më ka"vrarë"
Kurrë me fatin nuk jam grindur,sado s'më mori për mbarë
Unë s'jam grindur kurrë me fatin, e pranova si më erdhi
Dhe aspak s'i kam inatin, se s'u bë, fundja, kiameti.

Rrota e fatit rrotullohet, sepse fati është rastësi
Ndoshta për mua vonohet, zë e vjen në pleqëri
Që të vijë në pleqëri, këtë fat ku ma gjen
Në u "vonua" deri tani, pse më duket sikur po vjen?

Se njeriu rron me shpresë (shpresa,- thonë,- vdes e fundit)
Nuk e shihni që po pres:-Mos kem vujatje në çast të fundit!

13 maj 2016


Poeti

"Pushteti i njerëzve shfaqet me POETIN!" - G Ë T E

POET! Ke dalë pak jashtë kohe
Si në lojën e shahut ke rënë në "ceitnot" *
Mos u prpas, nëse pak lexohe
Unë e di mirë: nuk e meriton atë notë.

Se koha është e keqe,e ngarkuar me strese
Ku veç mashtrimi dhe paraja lozin "arushë"
Unë e di,Poet! Ti nuk ha "aso gjelle"
Dhe kjo kohë përverse me inat të mbushë

Mos u prpas dhe vargjet t'i bësh pushkë
Mbuhsur me fishekë për të vrarë prapësitë
Se dhe në kohë paqeje një POET është në luftë
Ndaj nuk i ndahen gjëmbat dhe e kryqëzojnë si Krisht!

* ceitnot - lëvizje brenda një kohe të caktuar.

Tiranë, 14 maj 2016


Është nëntor

(Kur ika nga Atdheu...dhe...)

Është nëntor e po del vjeshta; dimri, gati, po troket
Unë po digjem porsi eshka; eshkë po digjem me vërtet.
Nuk po digjem dashurisë, se më piku diku malli
Por po digjem nostalgjisë, se po lë vëndin nga halli.

Halli i madh që qenka ikja, veç kush ikën, më jep hak
Se nga mëndja sa s'ndërliqa, se në zëmër kam farmak.
Jam farmak e shkuar pelinit, i pi grahamt me filxhan
Zëmra e vrarë e Përparimit, si duron e nuk bën bam?!...

3 nëntor 2000


Këtu qeshë e këtu rrojta

GJysh stërgjyshi këtu qeshë; këtu qeshë e këtu rrojta
Rrugën nuk e pata shesh; herë përpjetë e herë me gropa.
GJysh stërgjyshi s'rrojta mirë, porse rrojtja më "pëlqeu?!"
Se është vëndi im i mirë; me kërkënd nuk e këmbej.

E, që thoni, mor zotërinj! Thatë apo nuk thatë gjëkafshë
Po lë vëndin e florinjtë, një copëherë do vete jashtë
Unë e di se ku do vete, ka gradaçela e pallate
Vendin tim unë s'e ndërroj: me flori të mbushur kate!

Në s'kam qenë bir Oxhaku, në s'kam patur unë çifligje
Për Shqipëri më rreh gjaku, jam mburojë prej çdo të lige
Për flamur të kuq të saj, e, për zhgabën mu në mes,
Do më zërë sa herë vaj dhe nga malli, për të, vdes.

3 nëntor 2000


Kur do nisem

Kur do nisem që të shkoj, gjer andej, në Amerikë
Më ka mbetur veç një javë; vij vërdall si rakitik!
Do lë miq e do lë shokë që i dua dhe më duan
Zëmra ime sa s'bie copë, gati lotët më shpëtuan.

Ca më thonë që të gëzohem, e të nisem sa më parë!
Unë sa vij e ligështohem, për çdo gjë unë kam mall.
Se më janë të gjithë të shtrenjta: edhe vënde, edhe rrugë
Dhe, sado që janë të shkreta, mua më shkojnë lotët çurgë.

3 nëntor 2000


Seç këlthet një zogë e gjorë

Seç këlthet një zogë e gjorë: thellë në pyll a s'di se ku?
Mua m'u bë zëmëra dëborë, po mbërdhij që ububu!
Se, siç dihet, humbi birin dhe s'e gjeti në fole
Mua më këputi shpirtin; nga kjo kltihmë më s'po fle.

Se kjo klithmë më vrau shpirtin, edhe unë si zogë e gjorë
Pak nga pak, thahem i gjithi: zëmra ime mbuluar borë.
Po marrë rrugët e kurbetit, tash që jam në vërsë të ikur
Sikur shkoj drejt "qametit": unikal dhe i goditur.

4 nëntor 2000


Hidhërim apo gëzim

Ditët numëroj me gishta: m'u shkurtua mua litari
9 nëntori është dita, kur do nisem për tek djali
Se është larg së këndejmi, mu në fund të Amerikës
Unë, fshatar e bir fshatari, do zë ballin e Floridës.

"U soll moti për së mbari", siç e thotë një këngë shkodrane
Nisem unë bashkë me Sikën, fluturojmë mbi oqeane
Ne që s'dilnim nga shtëpia; porse brënda, në "rrethim?!"
Tash do bëhemi aq të bredhur: hidhërim apo gëzim?!...

6 nëntor 2000


Tani

Tani, s'e mohoj: jam, tamam, derr i kënaqur
Notoj në mes të mirave e bollëkut
Po shpirtin, ama, e kam të mardhur
Me sy, si çapkëne, ma bën Shqipëria
Që më thotë: - Hë, sa do rrishë pa ardhur?!...

22 nëntor 2000


Në Orlando

- Do shkojmë në Orlando, - më thotë im bir.
Do të shohësh atje se ç'mrekulli?!
I hipëm makinës dhe sa sosëm në Orlando,
U befasova dhe thashë: - Jo. Është magji?!!!

Çudira që të luante çargu i kokës
Atje: gjithë mrekullitë e botës!!!
Po prapë se ç'ndjeva një "boshësi?!"
Thashë me vete: - Ku je,Shqipëri?!

22 nëntor 2000


Shtëpia ime

Shtëpia ime, e mbyllur me kyç
Dy javë që pret dikush ta hapë
Dua që andej të nisem yrysht
T'i them: - Më prit, se do kthehem prapë.

Shtëpia ime, e mbyllur me kyç
Ka mbetur si jetime
Një lot malli më bie sysh
Zëmra - copë e thërrime.

I them asaj të më presë
Se, pa u kthyer atje, nuk vdes.

22 nëntor 2000


Shokëve të mi

Ja, tek shkojnë një nga një te "Kashtorja"(1)
-Usta, na sill nga nje meze e raki!
Mungon dikush që i pëlqente faqorja
Mungon ai që raki klubi nuk pi.

Mungoj unë që s'pija raki klubi
- Mos e prisni! Humbi...humbi...
1.lokal ku pinim me shokët, ndonjëherë.

23 nëntor 2000


Më ka marrë malli për Fierin

Më ka marrë mali për Fierin ku punova kaq kohë
Edhe nisem me yrysht të takoj shokët që njoh
Do të ulem të pi kafe mu tek klubi i Kozma Gjatës
Dua të kthej me ta një godë, le të zgjat pas mezit të natës.

Më ka marrë malli për Fierin, e kua ka si ai qytet?!
Pse më ngjan aq shumë me diellin, se si diell më ngroh vërtet.
Dua të shkoj një çast atje; makari, të pi një kafe
S'më zë gjumi, më nuk fle: jam me Fierin kapurqafe...

24 nëntor 2000


Itaka ime

Sa vjet bëri Odiseu që u khtye në Itakë
Se e priste Penelopa dhe i biri Telemak?
Hoqi ç'hoqi, vet e di: det më det e sa kusur
Unë do nisem në Shqipëri; kam Itakë në Mbrostar-Urë (1)

Le t'më dalin mua Circe, le t'më dalin Polifemë
Unë e shoh që pret atje; më thotë: - Hajde, pse s'po vjen?!...
1.Mbrostar - Ura - fshati ku jetoj në Fier.

25 nëntor 2000


Në festën e pavarësisë

Shqipëri, të dua shumë: më je ulur shesh në zemër
Me oi po qaj unë; me oi siç qan një femër!
Në se ika unë nga halli, e lashë vëndin tim të mirë
Lotët çurgë më shkojnë nga malli, për ty shpirtin e bëj fir.

Në u mblodhëm sot së bashku: dhe Kosova, dhe Çamëria
Ne e ndjejmë që një është gjaku: zëmra për ne; Shqipëria.
Jemi mbledhur sot për festëm dhe njëzri brohorasim
Në t'u lipsishim Shqipëri, që të gjithë gjakun e falim.

26 nëntor 2000


Naim!

Thirrje Naim Frashërit
O Naim Poezia, ngreu nga varri veç për pak!
Se ç'ke shkruar për kurbetin, ma ke fjalën me kapak.
Këtu dita qenka tjetër, edhe nata tjatër natë
Edhe zogjët në cicërijnë, cicërimat, atje: mjaltë!

Ngreu nga varri, Bukurosh, edhe thirr me zë kushtrimi
Se kush shkoi në kurbet, nuk gjen fjalë ngushëllimi
E beson kush ra nga fiku, siç e tha dhe Nastradini
Po s'dëgjoi nga ai vesh, e pësoi dhe Përparimi

Tash që ra vet nga fiku, po bërtet sa shumë u "vrava"
Se kurbeti keq e piku, mezalla s'e mbyllet plaga.
Rri e hapur plagë e keqe, mezalla s'pranon ilaç
Shqipëri për ty po dergjem, veçëse ti më je ilaç.

28 nëntor 2000

Në ëndrra 

Në ëndrra vura krahë si zog
Dhe tutje, oqeanin, kam kaptuar
Në ëndrra kam shetitur krejt një botë
Dhe veç në një vend kam qëndruar.
Kam qëndruar mu në vëndin tim
Tash i hoqa krahët prej zogu
Më s'luaj: ja dhe imja firmë
Pa të, unë jam uloku.
Pa të sikur nuk ngopet me frymë
Gërr-fërr, pse nuk del, o shpirt?!
Ku ka, o miq, si vëndi im?
Këtu kam plot shokë e miq.
Brramp ia bëj me ta kur takohem
(Atje sikur qeshë lidhur pranga)
Jam i tëri gaz dhe gati rinohem
Mërgim! Të ardhtë mandata!
Për vete e mbylla atë portë
Dhe më andej nuk shkel
S'ka më të bukur se vëndi im në botë
Këtu dua të jap "exhel"....


Kurrë  ...


Kurrë nuk i shkela "vijat e bardha"
Kurrë nuk heshta, kur u shkel e drejta
Dhe, kështu bëj dhe tash me flokë të bardha
S'më pëlqen rruga "shesh", por e përpjeta.
Zërin e ngrita dhe e bëra kambanë
Kur e "padrejta" më bënte karshillëk
Zija e shfryja si erë me tufan
As pyesja në shtetarët më thoshin: jazëk!
Kështu kam bërë dhe kur kisha pushtet
Për çdo padejtësi kam qenë barrikadë
Nëse sot nuk kam një kacidhe në xhep,
As që pyes fare se ballin kam të bardhë.
Çdo njërin e shikoj drejt për drejt në sy
Se jam transparent si xham
Dhe sot revoltohem nga çdo padrejtësi
Gdhihem e ngrysem veç si në alarm.


Ca poezi?! 


Në adresën time erdhën ca poezi
(Siç duke, erdhën gabimisht)
Nga stili, e kuptova që ishin shkruar nga ti
Dhe vërtet që u preka liksht:
Sado që poezitë erdhëm në ad
resën time
Ato nuk qenë shkruar për mua
Ke filluar të pish ujë në tjetër burim, mikja ime
Dhe nuk ke pse bën:Ua?!!!
Uaaaaaaaaaaaa? Sikur ja po çuditesh
(Se gjasme kjo gjë është veç lajthim)
Dhe hiqesh, mandej, sikur habitesh
Më shkruan:- Është veç gabim?!!!
Kishën ku faleshe, sa shpejt e harrove
Dhe, po kaq shpejt,e ktheve fletën
Nga unë tani notën që meriton, e more
Shumëzoje këtë notë me zero dhe gjen të vërtetën.

Tiranë, 3 dhjetor 2016


Po si kështu ?

Po si kështu, fytyrë purpurë?
Ç'më pandeh? Më di të "vogël?!"
Se më ke aq sharm e nur
Sa dhe mendja më vjen rrotull.
Rri pozon sikur nuk pyet
M'i ke punët në terezi
Ky qëndrim vjen e më nget
S'mbahet mëndja në burgji.
Ikën e merr arratinë
Si një dele e trullosur.
Mike, të besosh Perëndinë
Unë pas teje jam marrasur.
Pa dhe zë të "ha" me sy
Sikur jam i babëzitur
Të më plasin që të dy
Kur nxindoset një flokëthinjur.
Unë e di që s'ka moral
Për këto vargje që po shkruaj
O moral, të shkosh në djall
Përparim! Dreqi të hajë!
Se të mbeti ora tetë
Sikur je akoma djalë
S' e kupton, ore Poet,
Që tani ti je kokëbardhë?!

Profesorë ! 


Profesorëve të mi të NORMALES TË ELBASANIT

Nuk di se kë të përmend nga ju më parë
Se ju ishit të gjithë: të mrekullueshëm!
Nuk e mohoj: për të gjithë, JU, kam mall
Dhe bëhem krejt i parezistueshëm.
Dua të vij dhe t'ju puth ato duar të rreshkura
Se ishit si shenjtorë që rrezatonit urtësi
Për mua ato duar, edhe sot, janë të shtrenjta
I puth pa u kursyer: nji e nga nji.
Por ç'them kështu? Shumica prej jush kanë ikur
Kjë gjë nuk më pengon që mos ju kujtoj me përmallim
Tek shkruaj, në zëmër ndjej një të krisur
Dhe nuk e ndjej fare lotin që më shkimë.

* e kam shkruar më 1 dhjetor 1999.

Normalja [shtë hapur më 1 dhjetor 1909.

Dashuria e parë *

Para pasqyrës vete e vjen
Vete e vjen me sy kurreshtarë
Thuaj me vete:- Si unë? Ku gjen?
Se dashuron për herë të parë.
Shikon trupin e drejtë si kavak
Dhe supet e zbuluar që shkëlqejnë
Gjiri të kërcen si pjepër dimarak
Dhe ndjenja kënaqësie të mbërthejnë.
Zë e lëviz ngadalë- ngadalë
Sikur je duke shkelur mbi xham
Profili i bukur... si një përrallë
Dhe thuaj:- Sa e bukur që jam!!!
Mandej, zë e bën një piruetë
Fustani mbi trup sikur gufohet
Buza vesh më vesh... je gaz e shend
Pse kaq lehtë është të dashurohesh?
- Shkëlqyeshëm! Sa e shkathët dhe e brishtë!
(Po ku ka tjetër si unë, vallë?!!!)
A nuk jam unë si një ylle me bisht?
A nuk jam unë e bukur si përrallë?
Do me dikë që të shkëmbesh mendim
Por veç pasqyra është përballë
S'e ndanë nga pasqyra tëndin vështrim
Se dashuron ti për herë të parë.
Do që të pëqafosh atë "Tjetrin", de
Dhe nuk ngopesh "atë" duke menduar
-Po ku është? Ku është "Tjetri" se
Do dalë t'i zë "pritën" dhe do ta "ha" të gjallë!!!
Para se të dalësh, hedh vështrimin kurreshtar
(Ai, "Tjetri" po të pret aty poshtë)
Ah, sa e bukur që është dashuri e parë!
Vallë, a ka më të bukur në botë?


Symëshqerra !

Më kalon një symëshqerrë
Edhe bën sikur s'më sheh
Sikur vrarë jemi e prerë
(vrarë e prerë nuk jemi ne)
Çapin e hedh rëndë-rëndë
(Aq të rëndë, sa tundet vëndi)
Duket si të ketë vënë pëndë
Kapërdisja e saj më çmëndi
Ndaj dhe turrem pas asaj
Se jam mbushur me "inat"
Dhe s' e kam fare kollaj
Se dhe "bukën s'e ha thatë".
Dua që qejfin t'ia tregoj
T'ia rrëzoj hundën përdhe
Dhe ta skuq, o miq, me bojë:
-Përse bën sikur s'më sheh?
Por "inati" qe i madh
Dhe mundësia qe e vogël
Qe i lartë i "shkreti gardh"
Sa më erdhi mëndja rrotull.
E pandeha shesh me lule
Do e mund unë symëshqerrën
( Më "munde", symëshqerrë, më "munde")
Seç u "munda, me panterën...

Boshnjakja - Tregim nga Thani Naqo




- Çfarë halli ke o, i gjorë, - thotë me keqardhje boshnjakja Sabina sa hapi derën e apartamentit.
- Më doli një punë në Tennesse, – e gënjej – por nuk kam para për benzinë.
- Sa mirë që t’u ringjall dëshira për punë, – shton, më këqyr disa sekonda me dhembshuri dhe habitem kur bën shenjë, me të dyja duart, të hyj në apartamentin e saj; një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë. Pa kapërcyer ende pragun dalloj dy kopsa të pa mbërthyera në rrobdeshambër dhe kur shoh pulpat e gjunjët e bardha, kujtohem se sot është e diel.
- Më kish marrë malli për ty, - dëgjoj të thotë Sabina dhe elokuenca e zërit të saj më siguron se ajo do më japë borxh edhe po t’i kërkoj një mijë dollarë.
Fillimisht, kur Sabina bëri shenjë të hyja në apartament, pandeha se ajo mezi priste të më tregonte për piramidën ilire, zbuluar në Bosnjë, ose, për varrin me treqind boshnjakë, masakruar nga serbët, por buzëqeshja e dytë ishte tej femërore dhe kopsat e pa mbërthyera më nxitën pandehmën se edhe për Sabinën kjo e dielë është ditë e shënuar
- Për dhjetë minuta piqet byreku, – tha e u përkul të hapë trinën e stufës. Në hapësirën trekëndëshe midis pulpave e kofshëve, shoh tepsinë me byrek. Aroma e gjalpit të skuqur më gudulis flegrat e goja më lëngëzohet. Megjithëse jam i uritur, mania për të shpikur hipoteza ma heq mendjen nga byreku. Nuk kam dyshim se Sabina e di se, që kur më braktisi Suzi, jam në krizë financiare, fle në makinë e ushqehem me mbeturina restorantesh. Pabesia e Suzit më zhyti në trishtim, më veniti dëshirën për punë dhe sa herë rrëmoj nëpër kazanët e plehrave për hekurishte e kanoçe kokakole e pepsi, psherëtij si lypsar e përsëris shprehjen mallkuese të time mëje:
“Mallkuar qofsh, moj, Zuskë Kapitaliste!”
Mirëpo, kur dëgjoj Sabinën të thotë për së dyti “më kish marë malli për ty,” m’u zgjua muza e aktorit:
- Të siguroj se, që kur më braktisi Suzi, nuk kam shkuar me femra të tjera, - por Sabina, pa kthyer kokën nga unë, psherëtin e përgjigjet:
- E di që je i çiltër e i sinqertë, por, që s'ke shkuar me femra, nuk e besoj, - dhe ashtu, përkulur lopthi, ndërsa ajo rrotullon tepsinë në furrën e stufës, mua më vjen të qesh e t’i them se femrat, kur duan të flladiten, nuk i mbyllin këmbët e as i mbërthejnë të gjitha kopsat.
“Sa i pacipë je,” - thoshte Suzi kur e kundroja lakuriq, por mbase edhe Sabina, pikërisht tani, mendon të njëjtën gjë. Ose, nga që është e dielë dhe të dielat janë erotike, përfytyron që mua më janë mbërthyer sytë mbi të thelluarën, si ulluk, në vithet e saj të gjëra.
Megjithëse lufta sërbo-boshnjake kish mbaruar njëzet vjet më parë, Sabina ende mban zi për prindërit e dy motrat e masakruara. Gjithnjë e kisha parë të veshur me fustane të gjata, ngjyrë gri, ose me pantallona, edhe ato grizo, por në gri të çelur është edhe rrobdëshambri mëngjesin e sotëm.
Nga që kam maninë të eksploroj të tjerët, kjo mani sa vjen e më shtohet edhe për veten time e pikërisht tani zbuloj se mënyra si i lëviz duart, si e tund kokën e gjunjët, si hetoj Sabinën e orenditë e sallonit, është natyrshmëri e lindur çarlçapliane e nuk kam për të shpëtuar prej saj sa të jem gjallë. Hija e Çarli Çaplinit më është qepur nga pas që në fëmijëri, por ajo ishte prezente edhe kur lexova mesazhin kobzi të Suzit, "shpirt, më tako para se të vras veten;" e ndjeva se po më ndiqte edhe kur ngjita shkallët e kur trokita në derën e apartamentit të Sabinës.
Sabina jep e mer me tepsinë në furrë, unë dyshoj për veten se jam telepatik i lindur dhe, nga që genet telepatike i kam trashëguar nga ime më, kësaj here ime më më fanitet e veshur me të zeza dhe më kërcënon me gisht:
“Akoma nuk të është mbushur mendja, biro, se Zuskës Kapitaliste nuk i duhet besuar?!”
Heq mendjen nga pandehma telepatike me time më dhe lajkatoj Sabinën:
- Ti je mikja ime, e shtrenjtë e zemërmadhe.
Atëherë ajo drejton trupin dhe kthehet nga unë; i janë përskuqur pulpat, llërët, gusha e fytyra.
Sabina më ish shfaqur në gjumë para dy muajsh, bëra seks me të, por nuk munda ta puth në buzë.
“Bëj çfarë të duash, por mos u mundo të më puthësh, - kish thënë ajo dhe e pati mbuluar fytyrën me palat e fustanit. – Dhëmbët i kam bërdhok e goja më mban erë si fasule të thartuara.”
Gjer pa më braktisur Suzi, Sabinën e takoja zakonisht të premteve, tek sporteli i Bank of Amerika, ku ajo punonte kashiere dhe unë thyeja çekët e klientëve të mi. Në ato pak minuta të dyve na pëlqente të përzjenim anglishten me fjalë të përbashkëta boshnjake, shqiptare, e turke.
“Aman, shyqyr shpëtove nga ajo, kurvica e tërrbuar,” - kish thënë Sabina nga përtej sportelit një vit më parë, por të njëjtën shprehje e përsërit edhe tani, pa përmendur emrin e Suzit. Nëdrsa sytë e saj të kafenjta më këqyrin me dhembshuri, unë kujtohem se sytë e mia janë si të sajat. Megjithëse nuk pëlqej të krahasoj diçka timen me të tjerëve, e kurrë ndonjëherë me seksin e kundërt, por ja që sot, mbase nga që është ditë e shënuar për mua, pa hequr nga mendja Suzin, dalloj se kam shenja të ngjashme me Sabinën.
“Shpirtkë, ti je e tëra femër, nga maja e flokëve e gjer në thonjtë,” – i thosha Suzit, jo për t’ia bërë qejfin, sepse e tillë ishte dhe e tillë është pa dyshim edhe tani pas pesë viteve, dhe ajo pret me padurim të takohet me mua.
Ndërsa Sabina pastron duart me pecetë të lagur e më vështron drejt në sy, mua më shkon mendja se edhe ajo, njëlloj si Suzi e ka kuptuar se fati im është në mëshirën e femrave. Nga që jam i çiltër më vjen t’i tregoj Sabinës të vërtetën e t’ia bëj tragjike mesazhin se nuk po shkoj në Tenessee për punë, por të takoj Suzin e ta bind që të mos vrasë veten. Ajo është penduar që më braktisi e, në mos pranoftë të bashkëjetojë sërish mua, për mua mjafton të më kthejë kursimet e dhuratat që më grabiti. Unë mendoj këto, Sabina më peshon me sy e më ndërmend zëri i saj:
- Lëkura të është zverdhur si e kinezëve. Nga pesha ke rënë njëzet kile. Tiparet të janë mprehur dhe mollëzat të kanë kërcyer si të armenëve e mongolëve. E mar me mend: fle ku të ze nata e ushqehesh keq. Më dhimbsesh sikur të kam byrazer – dhe, pasi u mëshon fjalëve “duhet të shkosh urgjentisht tek doktori,” kujtohet përse unë ndodhem në apartamentin e saj, hap çantën e dorës e pyet:
- Mjaftojnë njëqind?
- Që mos të mbetem në rrugë, bëji dyqind, - përgjigjem e pendohem përse nuk thashë “bëji treqind.” Sabina më lëshon në dorë dhjetë kartëmonedha njëzet dollarëshe dhe mua më vjen mirë kur gishtat e saj prekin pëllëmbën time.
Pastaj ajo mbledh grillën e dritares e tregon me dorë apartamentin përballë, ku unë e Suzi bashkëjetuam tre vjet. Ajo mërmërit në gjuhën boshnjake, unë kap fjalët e përbotshme: “kurva, sida, ebola.” Pa m’i ndarë sytë ulet në kolltukun përballë meje e lidh nën gushë cepat e shamisë të kokës. Fytyra e rrumbullt, si luledielli, u kthye në vezake e atëherë kujtohem se Sabina është tridhjetë e pesë vjeçe, njëlloj sa unë, ose pesë vjet më e madhe se Suzi. Rrathët e errëta qark syve tregojnë se është në periudhën menstruacioneve. Pavarësisht se salloni erëmon nga gjalpi i skuqur, më bëhet se dalloj aromën ndjellëse të pubisit, por që sot më ngjason edhe me aromën djathit kaçkavall prej qumësht deleje. Sytë më shkojnë sërish mbi pulpat e gjunjët e saj, por ajo e ve re shikimin tim, buzëqesh si e zënë në faj dhe i mbulon me cepat e rrobdëshambrit.
“Kapaku e gjeti tenxheren,” - më kishte thumbuar Sabina nga ballkoni i saj, që ditën e parë kur Suzi erdhi të bashkëjetojë me mua.
“Unë jam kapaku dhe Suzi tenxherja?”
“Po,” – ish përgjigjur Sabina e më pati kthyer shpinën.
Por, edhe pa u pleksur me Suzin, Sabina ndonjëherë nuk më përshëndeste, ose bënte sikur nuk më kish parë. Njëherë, kur ajo pa çekun me pesë mijë dollarë, tregoi me dorë rimorkion e makinës time, mbushur me veglat e mirëmbajtësit të oborreve dhe tha:
“Vë bast me njëqind dollarë se djersën tënde e përpijnë stiptistet.” Mirëpo, pavarësisht se bashkëjetoja me Suzin, Sabina më kish parë kur kapërceja kangjellat e ballkonit dhe hyja në dhomën e gjumit të komshies koreane. Mulaten Kelly, edhe ajo striptiste e klubeve të natës, që mburrej se vithet i kish më të bukura se të Kim Kardashianit, e pata njohur pesë vite më parë se të pleksesha me Suzin. Kelli banonte në godinën tjetër dhe, asokohe, mjaftonin njëzet dollarë për gjysmë ore erotizëm me të.
Të gjitha këto më shkojnë ndër mend por, edhe se Sabina bën, të paktën, dymijë dollarë në muaj, vë re se televizori, kompjuteri e telefoni celular janë nga të markave të vjetra. Dalë boje janë edhe mobiliet e sallonit, tavolina e bukës e karrigia e vetme. Nuk kam nevojë të kthej kokën, mbasi edhe në ballkon e di se është një karrige prej thuprash ku ende ajo vetmuar e pi kafen, tradicionale turke dhe tymoste cigare Gamel.
“Femrat e shëmtuara zgjedhin vetminë për vetëvrasje ” – thoshte Suzi për Sabinën kur e shihnim të rinte në ballkon gjer pas mesnate, sidomos në netët me hënë të plotë.
Unë palos kartmonedhat, Sabina mbyll çantën e dorës e po më sqaron se virusi i ebolës shpërrthen për njëzet ditë. Pjesëtoj me mend treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditët, braktisur nga Suzi, me njëzet ditët e shpërthimit të virusit të ebolës e them duke qeshur:
- Që kur ja mbathi Suzi, duhej të kisha vdekur tetëmbëdhjetë herë.
Atëherë Sabina vë pëllëmbën para gojës, që unë të mos ia shoh dhëmbët, por, për pak humbi ekuilibrin dhe u mbështet me të dyja duar mbi tavolinë.
- O Zot, erdhi dita të qesh edhe unë si njerëzit e tjerë!, - dëgjoj të thotë me zë kumbues femëror.
Sabina ka gojën e madhe. Kur qeshi iu përveshën buzët e unë dallova kapset e nikeluara dentare; kish dhëmbë të rregullta, në ngjyrën e lajthive kur formojnë kokrrën.
- Mbrëmë të kam parë në ëndërr, – tha e ndërpreu të qeshurën.
- Si ishte?
- Nuk ta tregoj; qesharake. Po ti më ke parë ndonjëherë në ëndërr, – u bë kurioze ajo.
- Para një a dy muajsh, - i thashë, - por nuk ta tregoj.
- Pse?
- Zemërohesh e s’kam si vij të kërkoj para për së dyti.
- E mar me mend, - tha e u përkul vrulltas të shohë byrekun në stufë; një kopsë, nga të rrobdëshambrit a, të sytjenave, u rrokullis mbi pllakat e dyshemesë të kuzhinës.
Megjithëse jam i uritur, nuk e kuptoj pse nuk pres të piqet byreku, por them “nxitoj se jam për rrugë të largme” dhe i premtova:
- Kur të kthehem nga Tennessee do të darkojmë së bashku.
Pa mbërritur ende tek dera dëgjoj Sabinën të thotë se unë, po të mos isha pleksur me Suzin, llogaria ime bankare sot do të ishte me njëqind mijë dollarë. Mirëpo Sabina nuk e di se shpulla dhe kërcënimi, “më braktise plumbi të pret,” ishin ato që e zemëruan Suzin e ajo mori hak ndaj meje duke luajtur me mua si macja me miun.

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...