Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/11

Ballkani nuk është aq stabil sa duket

Image result for augustin palokaj
 Augustin Palokaj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është politikane shumë serioze, ka njohuri të duhura për rajonin e Ballkanit, vendi i saj është më i angazhuari në këtë rajon dhe e di mirë se çfarë thotë. Prandaj, vërejtjen e saj se në Ballkan mund të ketë konflikt, duhet ta marrin seriozisht të gjithë. Dhe nuk është kërcënim vala e refugjatëve aq shumë sa janë hezitimet ndërkombëtare që të reagojnë ashpër ndaj çfarëdo tentimi për mohimin e ekzistimit të disa shteteve në rajon

Javën që shkoi ka bërë shumë bujë një deklaratë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila, duke dashur t’i arsyetojë para partnerëve të vet në koalicionin e Qendrës së djathtë veprimet e politikës së hapur ndaj refugjatëve, për çfarë ajo nga disa qarqe konsiderohet si përgjegjëse për afektin tërheqës të qindra e mijëra refugjatëve, ka thënë se po të mbyllte Gjermania kufijtë për refugjatët, do të mund të shkaktohej konflikt i armatosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithsesi ky ka qenë një konstatim për përdorim të brendshëm, por Merkel me siguri ka qenë e vetëdijshme se çfarë do të thotë ajo në këtë temë nuk mund të mbahet brenda mureve të sallës ku ajo u është drejtuar partnerëve të vet e as vetëm brenda Gjermanisë. Më shumë së gjysmë milioni refugjatë kanë kaluar përmes Ballkanit Perëndimor, kryesisht Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë, për të mbërritur në destinacionet e dëshiruara si Gjermania, Suedia e Holanda. Ka mjaftuar një mbyllje e kufirit të Serbisë me Hungarinë dhe drejtimi i valës nga kufijtë me Kroacinë që të shkaktojë një tensionim të madh të raporteve mes Kroacisë dhe Serbisë, tensionim i cili risolli në mediat e Serbisë fjalorin e kohës së Milosheviqit gjatë luftës.

Tash Kroacia dhe Serbia bashkëpunojnë mirë në menaxhimin e krizës së refugjatëve, por edhe ai shembull ka dëshmuar se sa pak është e nevojshme që të nxiten tensionet. Këtë e ka pasur parasysh, sipas të gjitha gjasave, edhe Merkel, kur ka thënë se efekti i mbylljes së kufijve gjermanë për refugjatë në Ballkan do të mund të ishte katastrofik për Ballkanin. Vërtet, për momentin vendet e Ballkanit po e menaxhojnë mirë këtë valë, por vetëm për shkak të faktit se ata kalojnë në transit dhe shkojnë tutje.

Paramendojeni situatën kur Gjermania nuk pranon më refugjatë të kalojnë nga Austria. Austria do të detyrohet të pengojë hyrjen e refugjatëve nga territori i Sllovenisë. Kjo e fundit ka konfirmuar se tashmë i ka blerë telat gjemborë për të rrethuar kufirin me Kroacinë dhe për të mos lënë refugjatët. Kroacia nuk do të pranojë të jetë “vendparking” për dhjetëra e mijëra refugjatë dhe do të pengojë hyrjen e tyre nga territori i Serbisë. Kjo e fundit do të mund t’i drejtojë refugjatët nga Bosnjë e Hercegovina, e cila edhe ashtu është shtet me stabilitet të brishtë. E Kroacia nuk mund ta mbyllë tërë kufirin, sepse, për shkak të konfiguracionit gjeografik, Kroacia i ka kufijtë më të gjatë të jashtëm të BE-së. Prandaj, Merkel edhe është angazhuar që të menaxhohet më mirë kriza e refugjatëve, të ndahen ata që kanë arsye për azil nga ata të cilët ikin nga vendet e tyre për shkaqe ekonomike, të kthehen të tillët dhe të zvogëlohet presioni.

Ndërkohë, në vendet e Ballkanit do të duhej përkohësisht të strehohen disa refugjatë që të mos pësojnë nga dimri i ftohtë dhe të shmanget kriza humanitare. Dhe në fund i ashtuquajturi “efekti domino” i mbylljes së kufijve të mos shkojë nga Gjermania drejt jugut, që do të kishte pasoja për Ballkanin, por nga kufiri i Turqisë me Greqinë ku edhe është pika hyrëse e tyre në BE.

Në Ballkan gjithçka duket qetë hëpërhë, por ka disa potenciale për shpërthim. Ndonëse heziton të përmend fjalën “konflikt i armatosur” dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Hahhn, pranon se situata është e brishtë në rajon.

“Unë hezitoj të përdor termint “konflikt i armatosur” por kjo sfidë provokon edhe disa çështje bilaterale, krijon konflikte për të cilat kemi menduar se janë zgjidhur, ushqen popullizmin dhe nacionalizmin, prandaj jam i interesuar që të punojmë për zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë që të mos rrezikojmë atë që kemi arritur me kaq mund në disa vite në arritjen e rezultateve pozitive. Kemi arritje atë mëdha edhe përmes procesit të Berlinit, shohim se si disa liderë shënojnë së bashku përvjetorët si ai i Srebrenicës. Të gjitha këto janë shenja të mira për ripajtim në rajon dhe këtë nuk guxojmë ta rrezikojmë. Por këto arritje ende janë shumë fragjile” ka thënë Hahn në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është politikane shumë serioze, ka njohuri të duhura për rajonin e Ballkanit, vendi i saj është më i angazhuari në këtë rajon, dhe e di mirë se çfarë thotë. Prandaj vërejtjen e saj se në Ballkan mund të ketë konflikt duhet ta marrin seriozisht të gjithë. Dhe nuk është kërcënim vala e refugjatëve aq shumë sa janë hezitimet ndërkombëtare që të reagojnë ashpër ndaj çfarëdo tentimi për mohimin e ekzistimit të disa shteteve në rajon.

Në Bosnjë e Hercegovinë vazhdojnë kërcënimet e liderit të entitetit serb, Milorad Dodig, për referendum, i cili do ta çonte drejt shkëputjes nga Sarajeva gati gjysmën e këtij shteti. Në Mal të Zi opozita, me arsyetimin e kërkimit për më shumë demokraci, me foto të liderit rus, Putin, dhe thirrje “Kosova është Serbi!” dëshiron të pengojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Përmes partive proserbe dhe proruse në Mal të zi, serbëve në Bosnjë, veriut të Kosovës dhe Serbinë si aleate, Rusia ka siguruar një rol të madh në Ballkan dhe atë mund ta përdorë për t’i krijuar tensione BE-së në oborrin e saj.

Serbia, nga ana tjetër, ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës të cilën e konsideron si pjesë të Serbisë. Kjo Serbia tash blen armatim nga Rusia për të “siguruar interesat e Serbisë”. Arsyetimi i kryeministrit të Serbisë se këtë armatim e duan për të krijuar një balancë në armatim në rajon, për shkak se Kroacia po armatoset, nuk ka shumë kuptim, sepse Kroacia tashmë është anëtare e NATO-s dhe vështirë që do t’i shkonte ndër mend dikujt ta sulmonte një shtet të NATO-s, i cili është nën ombrellën e mbrojtjes kolektive të Aleancës, sikur edhe Shqipëria. Prandaj edhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme në rajon dhe prandaj ky anëtarësim shihet me aq kundërshtim nga forcat proruse në Mal të Zi.

Por, duke pasur parasysh se Kushtetuta e Serbisë e konsideron Kosovën si pjesë të veten çfarë mund të ndodhë nëse dikujt në Serbi i shkon mendja të ftojë ushtrinë që të “zbatojë Kushtetutën në tërë territorin e vendit!”. Edhe Patriarku serb, Irinej, këto ditë bëri thirrje që Kosova “të kthehet me mjete paqësore apo me forcë nëse ka nevojë”.

Tani për tani lidershipi në Serbi vazhdon të dërgojë mesazhe të përziera. Dhe është vështirë të definohet se cila është politika e saktë e Serbisë. A është ajo kur kryeministri Vuçiq zotohet për integrime në BE, apo kur shkon dhe blen armë në Rusi. A është ajo kur Vuçiq shkon në Sarajevë dhe flet për bashkëpunim me Bosnjë e Hercegovinën apo ajo ku ai mohon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi. A është ajo kur Vuçiq shkon edhe në homazhin për viktimat e Srebrenicës apo ajo kur me ndihmën e Rusisë në OKB bllokon Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, duke e quajtur këtë bllokim si fitore të madhe diplomatike. A është politikë e Serbisë ajo kur në dialog në Bruksel “normalizon” raportet me Kosovën apo ajo kur qeveria nga Beogradi dërgon letra zyrtare ku Kosovën e krahason me ISISI-in. Këto lojëra të Serbisë tani për tani mund t’i sjellin asaj një pozitë të favorshme ndërkombëtare, sepse edhe Perëndimi, edhe Rusia duan të bashkëpunojnë me të, por ajo nuk i kontribuon kurrsesi krijimit të stabilitetit afatgjatë në ajon, sidomos jo në këto rrethana në të cilat Rusia, në njërën anë, dhe BE-ja e NATO-ja, në tjetrën, nuk shihen më si partnerë por si kundërshtarë dhe rrezik për njëri-tjetrin. Ballkani do të ketë stabilitet të qëndrueshëm dhe paqe afagjatë vetëm atëherë kur stabiliteti i një shteti të rajonit nuk do të varet më nga pushteti në një vend fqinj. Për këtë përgjegjësi ka bashkësia ndërkombëtare e sidomos BE-ja. Do të ishte tragjike sikur në kohën kur Merkel, si politikania më e fuqishme e Evropës, tërheq vërejtjen për mundësinë e konfliktit në Ballkan, në vend të angazhimit më të madh në këtë rajon faktorët kryesorë ndërkombëtarë perëndimor të tërhiqen edhe më shumë.

A po zbarkon Putin në Ballkan?!

Maqedonia është vetëm një prej fushëbetejave. Moska ka zgjeruar ndikimin në Ballkan përveç Beogradit edhe me Athinën e Shkupi që iu afruan për motive të ndryshme. Beteja e interesave ekonomike dhe përplasja me shqiptarët që stigmatizohen si vegël e Perëndimit. Kush po e përdor “Shqipërinë e Madhe” dhe pse në Moskë e në Beograd nuk lenë rast pa e përmendur? Bushati: Rusisë nuk i duhet lënë fushëloje në Ballkan
Image result for vladimir karaj
Nga Vladimir Karaj



Ditmir Bushati ishte veccanërisht i qartë kur u pyet në shkurt nga gazetarja e Der Standard se kujt nuk i duhej dhënë fushë loje në Ballkan, “Rusisë”, tha ai dhe shtoi edhe togfjalëshin “shtete të tjera që nuk kanë interesa të ngjashme me NATO-n”, në mënyrë që qëndrimi të mos dukej aq i përvetshëm. Shqipëria kështu e ka bërë të qartë anën e kujt mban në “Luftën e re të Ftohtë” mes Moskës dhe Perëndimit. Rusia po ashtu e ka bërë të qartë se i sheh shqiptarët si “vegël” e Perëndimit në Ballkan. Ministri i Jashtëm Lavrov vetëm pak ditë më parë foli për ushtri, ndërhyrje, për atë që ai e quajti tentativë e Bullgarisë dhe Shqipërisë për të ndarë Maqedoninë. Agjencia e lajmeve SputnikNeës, një lloj makine propagande e Moskës në gjuhën angleze, shkruante në një analizë se “Shqipëria e Madhe” ishte një projekt i Perëndimit dhe NATO-s më së shumti për të ndaluar avancimin e Rusisë në zonë dhe projektin e saj për një gazsjellës. Krejt ndryshe Foreing Policy apo media të rëndësishme botërore shohin Kremlinin të fusë hundët në Ballkan, zgjerim të interesit rus në rajon dhe mendojnë se janë këta të interesuarit për destabilitet për aq kohë sa shumica e vendeve ballkanike shohin BE si të vetmen prespektivë të zhvillimit. Kjo e fundit kritikohet masivisht për avashtësinë e lëvizjeve dhe lëshim terreni përshkak të përplasjeve të brendshme. Ndërkohë Rusia ka avancuar duke përfshirë nën “ndikimin” e saj qeverinë e re greke, atë në Maqedoni dhe mbajtur gjithmonë urat e forta me Beogradin. Të treha këto ajo i përdor kundër planeve të Perëndimit, qartazi për të mbuluar deficcitin diplomatik të krijuar prej agresionit ndaj Ukrahinës.

Rifillimi

Lufta e Ftohtë ka rifilluar prej kohësh. Moska në përpjekje për të rifituar influencë në zonat që u humbën pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe Europa, ndoshta e vonuar, në tentativë për të mbrojtur atë që u fitua në fillimin e viteve 90’. Ballkani sigurisht do ishte fusha e tyre e betejës. Pasiguritë ekonomike, përplasjet etnike dhe mosbesim e konspiracion në kufij të ilaritetit, janë gjellë e përditshme këtu dhe BE apo “lodhja e saj nga zgjerimi” sicc thuhej deri para pak kohësh, një fushë pjellore për Moskën. Por në Bruksel lodhja nuk po përmendet më. Berlini mori iniciativë të posaccme të mblidhte vendet e rajonit në një konferencë të përbashkët në tentativë për të vënë në funskionim rrugë komunikimi deri tani të mbyllura. Kjo ishte ccka shtyu kryeministrin Edi Rama të vizitonte Beogradin. I gjendur dje në Tiranë, pak ditë para se homologu serb i Ramës ta në kthejë vizitën, Ivica Daccicc tha (diccka që atëherë nuk qe e dukshme) se vizita kishte qenë një sukses. Po kjo duhet marrë me rezerva. Ballkani është gati në flakë. Në Maqedoni pati vetëm pak kohë më parë përplasje të armatosura ku u përfshin shqiptarë (kryesisht nga Kosova) dhe forcat e sigurisë. Ngjarja u mbulua prej misterit dhe mediat në Perëndim, opozita Maqedonase dhe Tirana “i mëshuan” fort një skenari të sajuar që duhej hetuar madje ndërkombëtarisht. Në Beograd dhe Moskë ishte ndryshe. Fillimisht u fol për një luftë që do të përshkallëzohej. Serbia lëvizi forcat në kufi me Maqedoninë. U fol për “betejën për Shqipërinë e Madhe” dhe organizimin e gjithcckaje nga Tirana e Uashingtoni. Kur kjo nuk ndodhi Minstri i Jashtëm i Rusisë lëshoi kërcënime për Tiranën e Sofien se donin të ndanin Maqedoninë por se Moska nuk do qëndronte jashtë lojë ketë herë dhe do të ndëhynte. Përgjigja qe të menjëhershme nga të dyja vendet që mohuan kategorikisht deklaratat. Nga Sofia madje ato u quajtën delirime.

Avancimi Rus

Gati një vit më parë kur kishte vetëm përvijime të konfkliktit të madh Moskë vs Perëndim senatori amerikan Christopher Murphy e bëri të qartë se Putin i kishte sytë mbi Ballkanin. Atëherë flitej për një anim të Serbisë. Beogradi është i hershëm në lidhje me Rusinë edhe pse kjo e fundit më shumë e përdor atë si një bazë për politikat antieuropë. Bë serbi sidoqoftë vijojnë edhe sot të luajnë me dy porta dhe mbështeten fort te Rusia qoftë edhe në formë shantazhi për BE. “Dukshëm, ai (Putin) i ka sytë dhe mbi Ballkan dhe nuk është e vështirë për t’u kuptuar se do të përpiqet të shkaktojë probleme për vendet anëtare të NATO-s në të ardhmen”, tha atëherë për “Zërin e Amerikës” senatori amerikan Christopher Murphy, i cili është edhe kryetar i një nënkomisioni për marrëdhëniet me Europën në Senat. Prej një viti planet e Moskës kanë përparuar. Nikola Gruevski i vënë me shpatulla në mur prej opozitës vendase në rritje, ka gjetur një dorë të ngrohtë në Moskë. Kjo e fundit e ka mbështetur atë në të gjitha deklaratat duke e cilësuar opozitën si “kukull” të Perëndimit që këmbëngul në hetimin e përgjimeve dhe ndëshkimin e korrupsionit. Ngjarjet në Maqedoni u bënë shpejt pjesë e kësaj loje jo dhe aq diplomatike tashmë. Ndërkohë fitorja e Syrizas dhe përfshirja në qeveri e aleatit të kësaj të fundit nacionalistëve nën emrin Grekët e Pavarur hapi një derë tjetër për Moskën në Ballkan. Në paradën e fitores kundër Nazizmit më 9 maj në Moskë, në krah të Putin nga rajoni ishin vetëm grekët dhe serbët. Të parët edhe pse një vend anëtar i BE, me të cilën kanë probleme jo të vogla por njëkohësisht shumë më shumë gjëra të përbashkëta, kanë refuzuar sanksionet kundër Rusisë. Stephen Schëartz, shkruan për Huffington Post se Moska, Beogradi dhe Athina janë të “interesuar” në një aleancë Orthodokse që do të përfshinte edhe vende të tjera dhe sipas tij lideri i Grekëve të Pavarur është ai që e frymëzon këtë lidhje fetare. Syriza në anën e saj është më shumë duke shantazhuar BE. Rusia do ishte një zgjidhje për Greqinë vetëm nëse kjo e fundit do e shihte veten jashtë BE dhe jashtë NATO-s. Gjasat janë që pjesa tjetër e politikës në Greqi nuk e përkrah këtë lloj qajse, por ajo është shumë e demoralizuar prej humbjes dhe rritjes së forcave ekstremiste, për të kundërshtuar lëvizjet që duken të pashpresa dhe që nuk po i japin asnjë rrugë dalje krizës ekonomike.

Nga vendet e rajoni jo anëtarë të BE, vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë folur hapur për “frikë” nga zgjerimi i ndikimit rus në rajon.

Në krahun e duhur

Si rrallë ndonjëherë, duke hedhur sytë në histori, Shqipëria duket e renditur qartazi në krahun e duhur, me gjasë edhe fituesin për sëdyti të një përballje globale mes Lindjes dhe Perëndimit. Në fakt më shumë se kaq Shqipëria, që nuk është se dallohet për ndonjë vizion në diplomaci, ka qenë ndër të parat që ka vënë alarmin. Kur kryeministri Rama këmbëngulte për statusin një vit më parë në Berlin e Paris ai theksoi mëshumë se njëherë që BE duhej të mësonte nga Ukranina dhe se ngurrimi do të sillte të njëjtat probleme në Ballkan. Në Tiranë atëherë kjo u pa me skepticizëm, tonet e Ramës që dukej si i hakërrohej BE-së për lodhjen dhe ngurrimin, u përqeshën në rastin më të mirë dhe madje u panë si një qëndrim i vrazhdë i një kryeministri axhami në politikën e jashtme. Ngjarjet rrodhën ndryshe. Rama me gjasë ka pasur të drejtë sicc po provon koha. Në fakt konferenca e Berlinit u thirr atëherë prej kancelares Gjermane Angela Merkel pikërisht për t’i vënë fre tentativave ruse dhe avancimit të tyre në Ballkan. “Ky është një vendim i vështirë, sepse Putini po përpiqet t’i shantazhojë vendet e varura ekonomikisht në Ballkan. Ndaj pres që këto vende të përcaktohen qartë për kursin e tyre pro-evropian. Por kjo do të thotë se BE-ja duhet të bëj ç’ështe e mudnur për t’i ndihmuar këto vende dhe oferta e BE-së duhet të jetë shumë e qartë dhe atraktive”, thoshte në dhjetor Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit të CDU në parlamentin gjerman. Gjermania dhe vende të tjera pranë të bashkimit i janë përgjigjur në fakt kësaj thirrje. Frank Ëalter Steinmeier i tha disa ditë më parë homologut Bushati se në takimin e Vjenës, BE do të angazhohet për të financuar projektet e përbashkëta që vendet e Ballkanit do të sjellin në tavolinë. Serbia dhe Shqipëria luajnë këtu rolin më të madh dhe po ashtu dukshëm qëndrojnë në pole të ndryshme të raporteve me Rusinë. Sidoqoftë vizta e Vuccicc në Tiranë më 27 Maj, ndryshe nga ajo e Ramës në Beograd vjen në një moment të ndryshëm. S’ka aq shumë tension në ajër mes dy vendeve edhe pse mediat gëlojnë në teori konspirative. Për analistin e Bloomberg Leonid Bershidsky në fakt të dyja dhe Tirana dhe Beogradi janë në periferi të përplasjes së madhe Uashington-Moskë. Maqedonia shkruan ai është fushëbeteja, kjo e fundit në fakt është shteti i cili mund të destabilizohej më lehtë. Ajo është një Ballkan i vogël brenda Ballkanit. Një shtet ku duket se problemet e rajonit dyfishohen.

Ballkani nuk është sferë prioritare rivaliteti, ai nuk është i parrezikuar.

Ballkani, pikë takimi e rrezikut të radikalizmit islamik dhe ndikimit rus

Shtëpia e Bardhë i konsideron ekstremizmin e dhunshëm dhe agresionin rus, si dy nga sfidat kryesore ndaj sigurisë kombëtare amerikane. Përballja me këto kërcënime është një përparësi për Shtetet e Bashkuara dhe në rajonin e Ballkanit, përpjekjet për të ushtruar ndikim si nga Rusia, ashtu edhe nga islamistët radikalë është pika ku ato takohen.


Paqëndrueshmëria politike, tensionet e mbetura etnike dhe dobësia ekonomike i bëjnë vendet e rajonit veçanërisht të ekspozuara.

Popullsitë me numër të madh myslimanësh nga njëra anë dhe lidhjet historike dhe fetare me Rusinë nga ana tjetër, i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto ndikime. Frank Wisner, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara dhe ish-i dërguar i posaçëm për bisedimet e statusit mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se megjithëse Ballkani nuk është sferë prioritare rivaliteti, ai nuk është i parrezikuar.

“Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ballkani të mos lejohet të preket nga rivalitetet e fuqive të mëdha dhe së dyti që çështjet e Lindjes së Mesme të mos ta infektojnë këtë rajon. Përsa i takon kësaj të fundit, kjo është detyrë e shërbimeve të zbulimit të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, si edhe atyre të Ballkanit, që të identifikojnë dhe gjejnë elementët shkatërrimtarë që shkojnë dhe kthehen nga zonat e udhëtimit të Levantit dhe Lindjes së Mesme”, thotë ai.

“Vende si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova kanë miratuar ligje për të ndaluar qytetarëve të tyre të marrin pjesë në luftëtra të huaja dhe kanë arrestuar një numër elementësh radikalë. Kjo do të jetë një përpjekje afat-gjatë”, thotë ish-zëvendës ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Ian Brzezinski, që tani është studiues në Këshillin e Atlantikut.


“Do të jetë një ndërmarrje e vazhdueshme, afatgjatë, ku intensifikimi i këtij bashkëpunimi mes policive, shërbimeve të zbulimit, do të bëhet gjithnjë e më urgjente, gjithnjë e më e domosdoshme, me kalimin e kohës”, tha ai.

Që kur filloi konflikti në Siri në vitin 2011, në këtë vend kanë shkuar mbi 20 mijë luftëtarë të huaj, nga mbi 90 vende, të paktën 3,400 prej tyre nga Perëndimi, sipas Raportit për Kërcënimet Globale të komunitetit amerikan të zbulimit. Numri i luftëtarëve nga Ballkani është të paktën një mijë, nga të cilët 500 nga Bosnja, 300 nga Kosova, 90-100 nga Shqipëria dhe rreth 100 nga Maqedonia, sipas të dhënave zyrtare nga Ballkani dhe burime të tjera.

Ballkani dallon nga vendet e Evropës Perëndimore pasi sundimi i ligjit është më i dobët dhe varfëria më e madhe, thotë zoti Brzezinski.

“Strukturat e qeverisjes dhe rendit janë disi më të dobëta në vendet e Ballkanit krahasuar me homologët e tyre në veri të Evropës. Disa prej këtyre vendeve kanë popullata të konsiderueshme myslimane. Kjo nuk do të thotë se është gjë e keqe të kesh popullsi myslimane, por është një realitet që po shfrytëzohet nga organizata si ISIS. Këto vende janë në spektrin e një varfërie më të madhe në relievin ekonomik të Evropës dhe kurdo që ke një situatë pabarazie ekonomike, ke shoqëri që janë më të ekzpozuara ndaj ekstremizmit”.


Ish-ambasadori Wisner thotë se Shtetet e Bashkuara kanë synuar të veprojnë si një forcë stabilizuese.

“Por vazhdon të ketë një program politik që ende nuk ka marrë rrugë, në Bosnje, Maqedoni dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë”.

Një sfidë tjetër me të cilën ndeshet Ballkani sot është rritja e ndikimit rus. Moska synon të shfrytëzojë lidhjet e saj historike me rajonin.

“Si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera, janë të gjitha në linjën e zjarrit”.


Kështu u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë një dëshmie të kohëve të fundit në Kongres.

Rusia po përpiqet në mënyrë aktive të zgjerojnë praninë në Ballkan.

“Mendoj se është e rëndësishme që të mos ketë kriza, që Rusia të mund t’i shfrytëzojë, gjë që do të rriste tensionet mes Rusisë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë ish-ambasadori Wisner.

Serbia për shembull, importon 82 për qind të gazit nga Rusia. Pasi Bashkimi Evropian mori masa që çuan në anulimin e planit për gazsjellësin South Stream përmes Evropës Juglindore. Kremlini po përpiqet për një rrugë alternative që do të kalonte përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë dhe pastaj përmes Hungarisë dhe ndoshta deri në Austri. Mediat ruse, Russia Today edhe Sputnik janë të pranishme në Serbi.


“Rusia përfiton nga koha kur ekzistonte Bashkimi Sovjetik që krijoi varësi infrastrukturore në rajon me ekonominë e sotme të Rusisë”, thotë zoti Brzezinski.

Por ai shton se ndërsa ekonomitë e Ballkanit modernizohen dhe pështaten me standardet evropiane të ligjeve dhe infrastrukturës, kjo varësi dobësohet.

Megjithatë Serbia për shembull nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Dhe kur Presidenti rus Vladimir Putin shkoi në Beograd tetorin e kaluar, ishte një kujtesë se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, është e vështirë të bashkëjetojnë me aspiratat e Beogradit për të hyrë në BE.

Ish-ambasdori Wisner thotë se është e rëndësishme që Greqia dhe Maqedonia të zgjidhin problemet mes tyre dhe se Evropa duhet të vazhdojë me përpjekjet për integrimin e Serbisë dhe Kosovës.


“Është veçanërisht e rëndësishme që të fillojnë negociatat që Kosova të hyjnë në rrugën e vet për një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe që Serbia të mos hyjë në BE, nëse Kosova nuk pason në po të njëjtën rrugë, sigurisht duke plotësuar kushtet”, tha Wisner.

Wisner shton se duke zgjidhur këto probleme, nuk mbetet një terren negativ që Rusia mund ta shfrytëzojë dhe është më e lehtë që të ruhet harmonia e nevojshme për Ballkanin.

Ai i referohet shqetësimeve të shprehura veçanërisht në Evropë, por edhe në Uashington se Presidenti Putin po përpiqet të krijojë çarje mes Ballkanit dhe Perëndimit.

Sekretari Kerry tha para nënkomisionit të Senatit se Rusia është e angazhuar në një “përpjekje masive për të lëkundur, për të tërhequr vendet, për të krijuar lidhje me to”, duke rindezur në mënyrë tragjike një lojë të re mes Lindjes dhe Perëndimit.


Washingtoni, thotë zoti Brzezinski, mund të luajë rol më të madh.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara mund të inkurajojnë më shumë duke rizgjuar vizionin e një Evrope të bashkuar dhe të lirë, duke këmbëngulur më shumë për zgjerimin e NATO-s, veçanërisht për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Mendoj se duhet të përpiqemi më shumë që të rrisim besimin e Serbisë tek potenciali i bashkëpunimit të sigurisë me Perëndimin, për ta shkëputur nga një lloj botëkuptimi pro-rus. Mendoj se është gjithashtu e nevojshme rritja dhe forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit dhe Evropës Perëndimore”, tha ai.

Por si ish-ambasadori Wisner, ashtu dhe ish-zyrtari i lartë i Pentagonit, Brzezinski bien dakord se integrimi është një rrugë me dy drejtime dhe se procesin do të duhet ta udhëheqin vetë vendet përmes reformave agresive dhe arritjes së standardeve të nevojshme për anëtarësim të plotë në komunitetin Euroatlantik.

Putin kërkon nga Perëndimi tërheqjen nga Ballkani!

Rusia në agjendën e saj në luftë kundër ISIS-it është duke i mëshuar idesë për përfshirjen e Ballkanit si zonë të interesit të saj.

Pas sulmeve në Paris, Presidenti francez Fransoa Oland javën e ardhshme do të vizitojë Uashingtonin dhe Moskën, për të filluar bisedimet për krijimin e një koalicioni të madh anti-terrorist.

Moska pas konsultave me Parisin i propozoi KS të OKB projekt Rezolutën për luftën kundër shtetit Islamik.

Ambasadori rusë në OKB Vitaly Curkin tha se vendi i tij e konsideron të një rëndësie thelbësore ballafaqimin vetëm në luftë kundë shtetit islamik.

Paraprakisht presidenti francez Olnd tha se Parisi do ta propozojë një rezolutë në KS me qëllim të formimit të koalicionit të përbashkët i cili do të jetë në gjendje të fitojë kundër xhihadit në terren dhe jashtë saj, transmeton AP.

Këtë ide Moska e sheh brenda planeve të saj gjeostrategjike.

Por Putin nga perëndimi kërkon që Rusisë t’i njihet e drejta në zonat që i konsideron interes të saj në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë, ish BRSS dhe nënshkruesve të Paktit të Varshavës.

Kështu thekson Aleanca Atlantik e Mali të Zi bazuar në qarqet mirë të informuara ndërkombëtare. Kryetari I saj Savo Kenter konsideron se kjo kërkesë e Putin është irracionale.

“Paraprakisht as Rusia nuk është imun ndaj terrorizmit. Dje është konfirmuar që terroristët kanë rrëzuar aeroplanin e tyre në të cilën ndodheshin 224 pasagjerë. Tani kërkojnë mënyrë për ta paguar tragjedinë e saj dhe më pas të Francës. Kulmi i servilitetit është që kyçjen në operacionet ndërkombëtare kundër terrorizmit dëshirojnë të paguajnë me vendet e tjera, përfshirë edhe Mali I Zi”, tha Kanter cituar nga një gazetë elektronike newsweek.

Ai konsideron se kyçja e Moskës në luftën globale kundër terrorizimit është e një rëndësie të madhe, por thekson se

“Perëndimi nuk do të respektojë kërkesat tilla që nuk i ndihmojnë bashkëpunimit me Rusinë”. Për të arritur këtë qëllim, Ambasadori rusë në Serbi Aleksandër Cepurini tha se Ballkani dhe Kavkazi janë më së tepërmi të rrezikuara nëse shteti islamik dhe organizata tjera terroriste nuk shkatërrohen”.

Kështu deklaroi në një tryezë të titulluar “Operacionet legale të Rusisë në Siri dhe ndikimi i saj në Ballkan.

“Zonat më të rrezikuara janë Ballkani dhe Kavkazi. A mund të qëndrojmë dhe shikojmë se çfarë do të ndodhë të nesërmen por nëse nuk shkatërrohen ata do të lëvizin para”, tha Cepurin.

Kryetari i qendrës për zhvillimin bashkëpunimit ndërkombëtarë Stevica Decenksi ka shfaqur shpresën që e tërë bot do t’i bashkëngjitet Intervenimit të Rusisë tani kur siç theksoi , pas sulmit në Parisë është dëshmuar se e keqja dhe terrorizmi janë afër derës së tyre.

Ai shkoi aq larg sa tërheq një paralele në mes asaj që xhihadistët kanë bërë në Lindjen e afërt dhe ajo që është bërë në Kosovë, sepse të dyja rastet, siç thekson, është marrje e territorit të një vendi.

Madje gjatë ditës së djeshme gazeta ruse Sputnik duke u thirr në disa burime të saj që nuk i apostrofon, tha se Prishtina dhe skena politike është një hap afër luftës qytetare.

Duke marrë si shkas protestat e bllokuar opozitar ata ngrisin hipoteza se që në këto konflikte politike lehtë mund të “instalohen” edhe ish luftëtarë të shtetit Islamik.

Ministri turk i Transportit: Shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist

Gjermania solidarizohet me Turqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas sulmit terrorist në Stamboll ka telefonuar Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet për viktimat.Të shtunën mbrëma Stambolli u trondit nga dy shpërthime.Njëri ndodhi në afërsi të stadiumit të Beshiktashit, ndërsa tjetri pranë një parku.Nga këto sulme janë vrarë të paktën 38 persona dhe plagosur 166 të tjerë.Merkel i ka thënë Erdoganit se Gjermania solidarizohet me Turqinë.Ajo ka ngushëlluar Erdoganin dhe popullin turk për viktimat.



Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili tha se “shpresojmë mos ketë viktima”
Image
Media vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor.
Image
Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila mendohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit, transmeton nanali privat NTV.

Image
Mediat gjithashtu thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh ambulancash dhe forca të shumta policie.




Së paku 20 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Stamboll, afër “Beshiktash Vodafone Arena”, ka thënë Ministri I Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.Eksplodimi ka ndodhur pas një ndeshje të Beshiktashit me Bursaspor.Një numër i madh i ambulancave janë parë tek vendi i ngjarjes.Pamjet më poshtë tregojnë momentin e shpërthimit.


Ministri turk i Transportit: Shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist


Ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist, raporton Reuters.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena” ku mbetën të lënduar të paktën 20 persona.
Image
“Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Twitter.

Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Stamboll (VIDEO)

Projekti perandorak i presidentit rus Vladimir Putinit kërcënohet në Ballkan

Related image

Historikisht, integrimi evropian ka qenë kërcënimi më i madh i sigurisë për Rusinë. Por integrimi nën Napolonin, Hohenzollerët ose Hitlerin është diçka tjetër. Integrimi demokratik nën BE dhe NATO nuk kërcënon askënd, përveç autokratëve kleptokratë

Dy vjet e gjysmë pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë figura publike në SHBA dhe Evropë duken se nuk janë ende në gjendje të kuptojnë motivet e Rusisë. Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i tha kohët e fundit një gazete boshnjake që gatishmëria e NATO-s për ta shtrirë anëtarësimin deri në Mal të Zi dhe mirëpritja e Bosnjës dhe Maqedonisë nuk ishte veç një gabim, por dhe provokim. Në një takim të kohëve të fundit, një politikan evropian tha se nuk mund ta kuptonte pse Lavrovi dhe qeveria e tij ndiheshin në atë mënyrë. Ai nuk është vetëm. Shumë vetë në jetën publike nuk janë në gjendje të rrokin motivet që nxitin sjelljen ruse.

Askush me mend në kokë nuk e beson që Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, kërcënojnë Rusinë ose interesat e saj vitale, apo që NATO mund të kërcënojë Rusinë. Organizimi i tetë batalioneve për të mbrojtur aleatët në vijën e parë më 2017 nuk përbën dëshmi për kërcënim. Megjithatë, për Rusinë, vetëvendosja e këtyre vendeve përbën kërcënim. Kjo ndodh për arsye se veprimet e Moskës në Ukrainë dhe vende të tjera synojnë një objektiv të trefishtë. Fraza e lashtë romake se perandori e ruante popullaritetin e tij duke i dhënë popullit bukë dhe cirk gjen vend këtu.

Tre objektivat e mundshëm

Objektivi i parë është i brendshëm, duke promovuar aventurat imperialiste Putini garanton mbajtjen e pushtetit. Aventurizmi imperialist është tani parakushti për të ruajtur sistemin e Putinit dhe, nëse e para prishet nga e dyta, atëherë ose duhet të reformohet – gjë që refuzohet, ose duhet të bjerë.

Objektivi i dytë është Ukraina dhe gjithë shtetet e krijuara pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Putini dhe rrethi i tij ngushtë e kanë bërë të qartë vazhdimisht se ata besojnë që këto shtete nuk kanë sovranitet real, dhe integriteti territorial nuk ka asgjë më tepër se një lloj formaliteti.

Por nëse Ukraina, nga buron pretendimi i Moskës për të qeverisur gjithë “rusët”, refuzon Moskën, legjitimiteti i Putinit si rindërtues i perandorisë dhe i statusit të saj si fuqi e madhe, ekspozohet menjëherë si i cekët. Idetë e vetëqeverisjes demokratike do të futen në Rusi përmes suksesit të Ukrainës. Prandaj, projekti i reformimit të Ukrainës duhet të anulohet, veçanërisht sepse elita ruse e shikon Ukrainën si “Rusia e vogël”, e cila nuk ka punë të pretendojë pavarësi dhe as kapacitet të qeveriset jashtë Rusisë. Objektivi i tretë është integrimi evropian. Historikisht, integrimi evropian ka qenë kërcënimi më i madh i sigurisë për Rusinë. Por integrimi nën Napolonin, Hohenzollerët ose Hitlerin është diçka tjetër. Integrimi demokratik nën BE dhe NATO nuk kërcënon askënd, përveç autokratëve kleptokratë që nuk mund të kenë sukses pa nxitjen e konflikteve të përhershme dhe lojërave imperialiste.

Prandaj, nëse duam të kuptojmë mënyrën e të menduarit të Moskës, bëhet e qartë që Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk mund të lejohen të arrijnë vetëvendosje reale dhe siguri përmes integrimit evropian. Një Evropë e ndarë në dy pole dhe sfera influence nuk mund të arrijë “përfundimin” e dëshiruar nga BE dhe NATO dhe duhet mbajtur vazhdimisht në gjendje konflikti. Në këtë kuptim, duke cituar publicistin amerikan Randolph Bourne, lufta është shëndet i shtetit për Rusinë. Po kështu, integrimi i Ballkanit është një gozhdë tjetër në arkivolin e projektit imperialist të Moskës, sepse riafirmon të drejtën dhe aftësinë e popujve të lirë të vetëqeverisen e të zgjedhin vetë nëse duan apo jo të pjesë e një projekti politik më të madh. Edhe integrimi i këtyre shteteve ballkanikë relativisht pa peshë përbën një rrezik të madh për vetëprojektimin politik dhe pikëpamjen mbi botën e vetëmohuar të Rusisë.

Doktrina për sovranitet të cunguar

Që Rusia dhe sistemi i Putinit të jenë të sigurt, pjesa tjetër e Evropës nuk duhet të jetë e sigurt dhe integrimi duhet të mbetet i papërmbushur, një projekt i pezulluar. Rusia e përcakton sigurinë e saj në përshtatje me pjesën tjetër të Evropës dhe sovranitetin e saj mbi atë të vendeve ish-anëtare të Traktatit të Varshavës. Si shumë nga stanjacioni i periudhës së Brezhnjevit, doktrina e Brezhnjevit për sovranitet të cunguar vazhdon të jetë e gjallë në politikën ruse. Ndaj nuk është befasuese që sekretari i shtypit i Putinit, Dmitri Peskov, tha se Brezhnjevi nuk është minus për ne. Vetëm kur evropianët të kuptojnë pikëpamjen ruse për botën dhe forcat që motivojnë politikën e saj do ndalojnë së marri të mirëqenë që kemi interesa të përbashkët ose probleme që ne dhe Rusia duhet të gjejmë mënyra për t’i zgjidhur. Bashkëjetesa paqësore është maksimumi që mund të ruhet ose prishet për shkak të agresionit sovjetik. Nëse liderët evropianë këmbëngulin në dialog me Rusinë vetëm për faktin se është fqinje, kjo nuk çon gjëkundi. Për fatin e keq të Moskës, dialogu që ajo pretendon se kërkon me perëndimin nuk ka bazë, përderisa Rusia mohon parimet themelore që frymëzojnë perëndimin dhe tani përfshin një pjesë të madhe të Evropës Lindore. Për sa kohë që Moska e konsideron demokracinë një kërcënim për vdekje, dialogu i sinqertë nuk është i pagjasë, por i pamundur. Newsweek





T/ Bota vetëmohuese e Rusisë

B- Integrimi i Ballkanit është një gozhdë tjetër në arkivolin e projektit imperialist të Moskës, sepse riafirmon të drejtën dhe aftësinë e popujve të lirë të vetëqeverisen e të zgjedhin vetë nëse duan apo jo të pjesë e një projekti politik më të madh. Edhe integrimi i këtyre shteteve ballkanikë relativisht pa peshë përbën një rrezik të madh për vetëprojektimin politik dhe pikëpamjen mbi botën e vetëmohuar të Rusisë.



C- Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i tha kohët e fundit një gazete boshnjake që gatishmëria e NATO-s për ta shtrirë anëtarësimin deri në Mal të Zi dhe mirëpritja e Bosnjës dhe Maqedonisë nuk ishte veç një gabim, por dhe provokim.

Ballkani mes Perëndimit dhe Rusisë

Blerim-Reka

Nga: Prof. Dr. Blerim Reka*

Blerim-RekaEkziston droja se një Luftë e Ftohtë e re mund të ndikojë në Ballkan për shkak të përshkallëzimit të krizës në Ukrainë. Një ndarje Lindje-Perëndim është kthyer në rajon 25 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik. Rusia po i zhvillon interesat e saj dhe sferën e saj të influencës në disa vende të Ballkanit dhe rritjen e investimeve për sigurinë dhe energjinë.

Frika e një krize lindore të përhapur në Ballkan gjatë vitit 2015 është ngritur që prej invadimit nga Ushtria ruse të Gjeorgjisë pas Luftës së parë të ftohtë, në vitin 2008 dhe aneksimin e Krimesë në mars të vitit 2014 dhe vazhdimit të mbështetjes Ruse për separatistët në Ukrainën Lindore. Rusia ka shkelur Marrëveshjen e Budapestit të vitit 1994, e cila garantonte sovranitetin e Ukrainës dhe Marrëveshja e Dytë e Minskut, më 15 shkurt 2015, do ta ketë të njëjtin fat Trupat ruse u vendosën në kufijtë me Finlandën dhe vendet baltike në janar 2015 dhe në Arktik dhe Kaliningrad, sipas gjeneralit Valery Gerasimov, shefi Shtabit të Përgjithshëm të forcave ushtarake të Rusisë. Njësitë ushtarake do të mund të vendosen në kufijtë e Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2015, sipas ekspertëve.

Rëndësia strategjike

Moldavia mund të jetë një pikë kthese këtë vit, sepse Transnistria është një rajon i mbështetur rus dhe popullsia është e ndarë në Moldavi, mes mbështetjes nga Bashkimi Evropian edhe nga Rusia.
Fqinji i Moldavisë, Rumania, është distancuar politikisht nga Moska, së bashku me Bullgarinë, pasi që Rusia anuloi projektin e gazsjellësit Rrjedha e Jugut. Për Rumaninë, marrëveshja e fundit midis kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban dhe presidenti rus,Vladimir Putin më 17 shkurt 2015, për të zgjeruar furnizimet me gazin rus për Hungarinë, u pa si një afrim mes Hungarisë dhe Rusisë.
Rumania dhe Bullgaria janë në Detin e Zi,që është I rëndësis strategjike kyçe për Rusinë dhe gazsjellësit të saj të ri në Turqi, i cili zëvendëson projektin Rrjedha e Jugut.
E ashtuquajtura “Perdja e Hekurt” midis Perëndimit dhe Bashkimi Sovjetik, i quajtur në vitin 1946 nga burrë-shtetasi britanik Winston Churchill, përfshinte hapësirën midis Detit Barenc dhe Detit të Zi, e cila është e një rëndësie në rritje dikur, por edhe tash një vend i ardhshëm i nxehtë në mes Perëndimit dhe Lindjes. Çështja kryesore gjeopolitike e 2015-s është nëse kriza nëUkrainëdo të mbetet një “konflikt i ngrirë” apo do të përhapet në vendet fqinje.

Qendrat e komandimit

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Grigory Karasin, tha në janar 2015 se “Përdorimi i forcës ushtarake nga ana e Ukrainës në Donetsk ishte një gabim strategjik që mund të çojë në pasojat pakthyeshme për pozitën e shtetit të Ukrainës”.
Një fjalor i tillë i Luftës së ftohtë nga Rusia, si dhe planet e saj për zhvilluar ushtrime ushtarake me Korenë e Veriut dhe Kubën,nxit provokime për propozime nga disa vende në Perëndim për t’i dërguar armë Ukrainës.
Një strategji kyçe e Luftës së ftohtë e ShBA-së është “paravendosja e pajisjeve”. Që është duke u zbatuar përsëri me ministrat e mbrojtjes të NATO-s, duke rënë dakord për të ngritur një rrjet të qendrave të komandimit në Evropën Lindore dhe dyfishimin e reagimit të shpejtë të saj me forca prej 30.000 ushtarëve si përgjigje ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshkroi këtë si “përforcim më i madh i mbrojtjes sonë kolektive që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë 25 vjet më parë”.
Por NATO-ja e ka bërë të qartë se me gjithë rritjen e tensioneve Lindje-Perëndim, ajo nuk do të ndërhyjë në Ukrainë, por do të forcojë mbrojtjet e aleatëve të saj lindorë, të cilët ishin nën dominimin e Moskës për katër dekada deri në vitin 1990. Gjenerallejtënant Ben Hodges, komandant i Ushtrisë së ShBA-së në Evropë, premtoi se “një numër i vogël i trajnuesve të ushtrisë do të vendoset në Ukrainë, si shtesë e qendrës së trajnimit ët NATO-s të planifikuar për Gjeorgjinë më vonë në 2015.
Vendosja e pajisjeve të parapozicionuara është lansuar në Letoni, Lituani, Estoni, Poloni, Rumani dhe Bullgari. Këto dy vendet e fundit, që kufizohen me Ballkanin, janë të rëndësishme për një korridor ajror të Detit të Zi ku Rusia besohet se do të përpiqet për të marrë portin në Ukrainë, Mariupol, pas aneksimit të Krimesë.

Porta e gazit

Kyështë një korridor i rëndësishëm strategjik për Rusinë për në Mesdhe nëpërmjet Ballkanit. Kjo u bë realitet pas përpjekjeve që ta marrë Hungarinë dhe Serbinë në ekip, si dhe lidhje më të ngushta mes qeverisë së re greke dhe Rusisë. Maqedonia pa orientim të qartë strategjik, është pjesa e fundit e zinxhirit.
Pika e fillimit dhe e mbarimit të këtij aksi strategjik për Moskën- Hungaria dhe Greqia – janë të dy anëtarë të NATO-s, por kanë treguar kohët e fundit qëndrim pro-Moskës. Hungaria nënshkroi një kontratë prej 12 , 5 miliardë EURO me Rusinë në 2014, për t’i ndërtuar dy impiantet bërthamore të energjisë në Hungari. Hungaria mbetet një portë për gazin rus në tregun e BE-së.

Serbia: Dy personalitetet kryesore të shtetit rus dhe ai fetar vizituan kryeqytetin e Serbisë, Beogradin brenda një muaji në vitin 2014. Presidenti Vladimir Putin vizitoi në tetor dhe patriarku Kirill i Moskës në nëntor në shenjat e para politike të ndikimit strategjik të Rusisë në Beograd.

Ndikimi rus

Serbia ka nisur këtë lëvizje duke refuzuar vendosjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Solidaritet kulturor është marrësi një arsye nga serbët “duke luftuar lirinë e të gjitha shteteve sllavo-ortodokse”, kur luftuan me forcat rebele në Ukrainën Lindore kundër trupave qeveritare ukrainase.
Kisha ortodokse, e rëndësishme në shumë vende të Ballkanit dhe në Greqi, luan një rol të rëndësishëm politik. Kjo “miqësi” ortodokse mund të shfrytëzohet nga Qeveria e Rusisë, e cila është e afërt me Kishën Ortodokse. Serbia iu bashkua një aleance strategjike me Rusinë, me vetëm një opozitë të vogël politike dhe etnike kundër lëvizjes. Ndikimi rus do të mbetet në Serbi si një mjet për të mbajtur një ekuilibër mes interesave të saj kombëtare në Kaukaz dhe Ballkan.

Shumica e vendeve të rajonit, me përjashtim të Serbisë, kanë orientimin e tyre kryesor strategjik drejt partneritetit euro-atlantik. Serbia ka vazhduar të mbetet brenda ndikimit politik, energjetik ekonomik dhe ushtarak të Rusisë. Faktor kyç nëpër caktimin e orientimit të ardhshëm strategjik të Serbisë në 2015 ka të ngjarë që të jetë si të zgjidhen dy faktorët kufizues që vonojnë rrugën e saj evropiane – Kosova dhe Rusia.

Komisionari i BE-së për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johannes Hahn, tha në dhjetor 2014 se Serbia ka një qasje të ndryshme ndaj Rusisë, Irakut dhe Sirisë, sepse politika e saj e jashtme nuk është në harmoni me politikat e përbashkëta të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Rusia ka krijuar bazën e parë të saj ushtarake jashtë territorit të saj që nga Lufta e Ftohtë në jug të Serbisë, në vitin 2011. Kjo është afër bazës amerikane në Kosovën Verilindore dhe kufirit bullgar/NATO.

Dilema kryesore gjeopolitike e Serbisë në vitin 2015 do të jetë nëse do të bashkohet me shtetet pro-amerikane të Ballkanit Adriatik, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova; ose për të krijuar Danubin ballkanik pro Rusi me Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet Republikës Serbe.

Maqedonia: Republika e Maqedonisë qëndron mes Perëndimit dhe Lindjes. Ajo nuk ka marrëveshje strategjike me Rusinë dhe ka nënshkruar një partneritet strategjik me ShBA-në në vitin 2008. Afro 30 për qind e popullsisë së saj janë shqiptarë, më pro-amerikanët në rajon. Në veriperëndim dhe në jugperëndim kufizohet me Kosovën dhe Shqipërinë.

Përfshirja politike

Maqedonia mund të sigurojë një portë alternative për gazin evropian nga Rusia, pasi që presidenti Putin shpalli në dhjetor 2014-s se do të ndalë gazsjellësin Rrjedha e Jugut. Rusia është përfshirë më shumë politikisht në Maqedoni dhe ka bërë një deklaratë zyrtare mbi sfidat e sigurisë kombëtare në Maqedoni për të parën here që nga pavarësia e saj në vitin 1991. Rusia gjithashtu ka thënë se destabilizimi i mëtejshëm do të ndikonte në “marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni”,pas pretendimeve të një “grusht shteti”që është bërë nga kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, më 31 janar, 2015. Ai akuzoi kreun e opozitës Zoran Zaev për spiunazh për shërbimet e huaja të inteligjencës dhe Zaev u pengua për ta lëshuar vendin. Komentet ruse u interpretuar nga ekspertët si vërejtje se Rusia nuk do të lejojë ndryshimin e regjimit, siç ndodhi në Ukrainë, që të përsëritet edhe në Maqedoni.

Vetoja greke

Ambasadori i ri i ShBA-së në Maqedoni, Jess Baily, mbështeti Maqedoninë si një demokraci “multi-etnike” në video mesazhin të njëjtën ditë. Ambasadorët e BE-së në kryeqyteti i Maqedonisë, Shkup shprehën “shqetësimin e tyre te thellë për situatën”. Ekziston frika se nëse Maqedonia nuk arrin që t’i bashkohet NATO-s, do të mbetet nën ndikimin rusi dhe mund të bëhet “një Ukrainë e re”. Maqedonia nuk ka qenë në gjendje t’i bashkohet NATO-s që nga samitit i vitit i 2008-s, për shkak të vetos greke. Greqia thotë se Maqedonia nuk duhet të lejohet që ta ketë emrin Maqedoni.
Duke bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Greqia po zhyt Ballkanin në një çështje të rrezikshme të sigurisë, duke bllokuar përfundimin e unazës jugore të NATO-s për Ballkanin dhe të mbështetë strategjinë e Rusisë.

Udhëkryqet gjeopolitike

Kisha Ortodokse Maqedonase gjithashtu përballet me një veto nga Kisha Ortodokse Serbe. Diplomacia fetare ruse është duke u përpjekur për të zgjidhur çështjet. Serbia e kundërshton njohjen e Kishës së Maqedonisë, duke insistuar se është “pjesë e Kishës Ortodokse Serbe”.
Ky është një tjetër shembull se si Rusia po përfshihet gjithnjë e më shumë në çështjet e Ballkanit, madje edhe në çështjet fetare. Por Maqedonia mbetet enigma më e madhe politike për vitin 2015. Ajo mbetet neutrale siç është – nuk është anëtare e NATO-s -dhe është e rrethuar nga tre fqinjët “armiqësorë”. Greqia nuk e pranon emrin e saj -Bullgaria etninë e saj – kurse Serbia Kishën e saj.
Maqedoni qëndron në një udhëkryq gjeopolitik me kufijtë e saj në perëndim me shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë dhe një pjesë të madhe me popullsi shqiptare brenda. Deri më tani ajo ka vendosur për integrimin euro-atlantik, por integrimi përgjatë këtyre linjave është vonuar, e ndiqte afër Serbisë.
Kolonizimi kulturor serb i Maqedonisë në dy dekadat e fundit ka qenë i ndjekur nga varësia politike ndaj Serbisë me kontestet diplomatike kundër Greqisë dhe Bullgarisë – por jo Serbia.
Maqedonia ka paguar një çmim të lartë për betejat e saj diplomatike me Greqinë dhe Bullgarinë duke përfshirë 10 vjet të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, pa negociata për anëtarësim dhe nuk ka është anëtarësuar në NATO. Greqia dhe Bullgaria vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e Maqedonisë për t’iu bashkuar BE-së. Nëse anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO vazhdon të jetë i bllokuar, ka të ngjarë që të ndjekin orientimin e Serbisë drejt Rusisë.

Ambiciet e NATO-s

Maqedonia, së bashku me Serbinë dhe Greqinë, mundet pastaj të bëhet vendi i tretë në rajon nën ndikimin e Rusisë.
Plani i ri i Rusisë për gazsjellësin turk, për të zëvendësuar gazsjellësin e saj të anuluar Rrjedha e Jugut, e lidh Turqinë me Evropë nëpërmjet Hungarisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Dhe Rusia gjithashtu planifikon të zbatojë projektin e saj 100 vjet më parë të lumit, Danub-Morava-Vardar-Selanik, për të pasur qasje në Detin Mesdhe. Kjo është arsyeja pse Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Hungaria, kanë një rëndësi të tillë gjeostrategjike për Rusinë.
Por marrëdhëniet e varfra bilaterale diplomatike midis Maqedonisë dhe Greqisë – për shkak të mosmarrëveshjes 20-vjeçare për zgjidhjen e emrit të saj- e bën të vështirë të besohet se Greqia do të lejojë qasje të gazsjellësit në Maqedoni.
Bllokada greke ndaj Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s dhe BE-së do të vazhdojë për të përjashtuar Maqedoninë nga komuniteti euro- atlantik dhe ambiciet e NATO-s për të përfunduar në jug të saj.

Rruga ideologjike

Energjia alternative dhe opsionet gjeopolitike për Maqedoninë mund të lidhen me gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP) të përmes Shqipërisë. Kjo do të shmangte edhe Greqinë dhe Serbinë.

Greqia: Qeveria e re e krahut të majtë Syriza Greqisë, e udhëhequr nga kryeministri Aleksis Tsipras, është duke ndjekur një rrugë ideologjike mbi çështjet e brendshme dhe të jashtme. Ajo thotë se mund të tërhiqet nga eurozona dhe do të rishqyrtojë anëtarësimin në NATO. Mysafir i parë i huaj i kryeministrit në ditën e tij të parë në zyrë ishte ambasadori i Rusisë në Greqi, në një veprim që mund të demonstrojë një qëndrim të ri ndaj Rusisë. Tsipraska refuzuar vendosjen e sanksioneve të reja të BE-së ndaj Rusisë të njëjtën ditë. Ai gjithashtu ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Serbisë,Ivica Daçiq, duke konfirmuar marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta dypalëshe midis Greqisë dhe Serbisë.

Kthimi i Perëndimit

Udhëheqësi i Grekëve të Pavarura, partner i koalicionit në Qeverinë e re greke, Panos Kammenos, thotë: “Maqedonia ishte një krijesë e periudhës së Luftës së Ftohtë”. Kammenos, ministër i Mbrojtjes, është i njohur për lidhje të afërta personale në Rusi.

Mali i Zi, Shqipëria, Kosova: Mali i Zi, i dominuar nga investimet ruse prej 2 miliardë dollarë deri në vitin 2013, dëshiron t’i bashkohet NATO-s dhe progresi për anëtarësim do të vlerësohet në vitin 2015. Shqipëria është anëtare që nga 2008-a dhe NATO-ja ka udhëhequr një operacion të paqes në Kosovë që nga viti 1999.

Ballkani mbetet një korridor kyç strategjik në përplasjet e reja në mes Perëndimit dhe Lindjes. Luftërat e armatosura dhe hibride, luftërat civile, dhe forma të tjera të konfliktit janë të bezdisshme përsëri për Ballkanin. Perëndimi do të kthehet në Ballkan në 2015 pas një mungese 15-vjeçare për të parandaluar çdo shtrirje nga Ukraina në vendet fqinje.

Skenarët e mundshëm

1. Lufta në Ukrainën Lindore nuk do të mbetet si një konflikt i ngrirë, por mund të përhapet në Moldavi dhe të ndikojë në Rumani dhe në Bullgaria. Këto janë anëtare të NATO-s dhe BE-së dhe anti-Rusi, me qasja në Detin e Zi, gjë që i bënë ato me rëndësi kyçe strategjike për Rusinë dhe Perëndimin.

2. Që të dyja, Rumania dhe Bullgaria kanë kufij të gjatë me Serbinë, e cila është aleate e Rusisë në Ballkan dhe kryeson OSBE-në – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Bullgaria gjithashtu ka një kufi të gjatë me Maqedoninë dhe Greqinë, dy vende që janë në mosmarrëveshje në lidhje me emrin.

Çdo përfshirja e Bullgarisë do të ndikojë edhe në kufijtë e Ballkanit.

Zgjedhja më e mirë

3. Qeveria e re e Greqisë pritet të rrisë retorikën e saj anti-NATO dhe anti-BE dhe t’i kundërshtojë edhe më tej sanksionet shtesë të BE-së kundër Rusisë. Ajo do të jetë unike për të pasur një shtet në BE dhe NATO i udhëhequr nga një qeveri e cila qëndron ideologjikisht kundër këtyre organizatave euroatlantike.

4. Shtrirja e rrezikshme mund të pritet në Ballkanin Jugor, sepse Serbia në jug ka një bazë të përhershme ruse pranë kufirit me Bullgarinë, Maqedoninë dhe Kosovën – e cila gjithashtu ka një bazë ushtarake amerikane.

5. Maqedonia është enigmë e madhe gjeopolitike për vitin 2015, për shkak se mund të jetë një Luftë e ftohtë e re në Ballkan. Ajo përballet me një zgjedhje të hidhur në mes Perëndimit dhe Lindjes me dy fqinjëve që vënë veton për lidhjet e saj perëndimore nëpërmjet BE-së dhe NATO-s. Maqedonia është në rrezik specifik edhe për shkak të ndarjes etnike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...