Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

Kush është poetja vlonjate Rudina Merkuri?

Image result for rudina merkuri
Rudina Merkuri

Ajo është e lindur në qytetin bregdetar të Vlorës më 10.06.1970. Pasioni i saj për botën e letrave e ka shoqëruar që nga fëmijëria saj e hershme e deri më sot. E rritur dhe edukuar në një familje të shkolluar dhe mjaft të kulturuar, Rudina është kultivuar me dashurinë për librin. Aty ajo në çdo frazë e gjen vetveten, E ndërton atë botë që në realitetin e sotëm nuk e gjen, duke rikrijuar një realitet tjetër atë që vetëm shpirti artistik i saj mund ta bëjë. Profesioni e lidhën me njerëz të ndryshëm e në çdonjërin prej tyre Rudina gjen grimcat e duhura të cilat me pas i shërbejnë si muza frymëzimi. Ne krijimtarinë letrare të saj gjen të verbalizuara vargje poetike dedikuar mrekullisë natyrore të qytetit te saj të lindjes,traditave kombëtare, bukurisë femërore dhe vlerave njerëzore. Lexuesi depërton në çdo varg duke u mrekulluar dhe magjepsur nga pena poetike e Rudinës e cila kristalizohet në vargje të lira që zgjojnë tek lexuesi një lloj meditimi që imponon admirim. Shumë prej krijimeve të Rudina Merkurit janë botuar në gazeta dhe revista prestigjioze dhe me dy libra është vlerësuar dhe me çmime speciale.

Gazetat dhe revistat në të cilat janë botuar poezitë e Rudina Merkurit: Antologjia“Sa-Kra-CH“, Antologjia Maja Cajupiane, Antologjia Rumune, Gazeta ‘Bota Press‘, Gazeta ‘Telegraf‘, Gazeta ‚‘ALB-DREAMS‘, Gazeta,‘Kritike Letersi,Rumune, Gazeta ,‘Poezi nga autore Vlonjat“, Fituese e Konkursit ‚‘Maja Cajupiane‘. Gjithashtu botime në revistën: Dituria - Suedi, Obelisk -Tirane etj....



PREJ ATIJ ÇASTI…

Prej atij çasti,
orgjitë e marrëzisë njerzore dalin,
statujat shkrehin botet e padukshme,
i varin ne nje peme te virgjer,
Pa çukitje zogjesh.
Ka mbjellje,
Vjelje ne vaj ledhatar,
ka zjarr lisash ne pasqyra bolero.
Mirazhe te fshehura,
Ne dhome me shigjete te harkuar,
gure te zmeralte,
Te mbledhur ne bilete non stop,
sy misterioz,
Ne thyerje gjumi,
te varur nga prehri AFERDITE..

MOHIMI…

Ne nje teritor,
u shfaq mohimi,
etje monstruoze,
e bijes,
Nga lindi vellai perendimi.
U dalldisen frymerat,
Nga gjiri qumesht-ndjellesh,
u shfaq pendimi,
u cmenden arterjet,
Nje mije here u deshirua fara,
E te nesermen gjak i shprishur.
Foli dhe kujtesa,
Ne nje cark ngrehine,
I morren identitetin,
e quajten mohim…

SI NJE USHTAR I PABINDUR…

Mendova i lodhur sot ne fushe,
Braktisjen e kolonive,
Si nje ushtar i pabindur,
Kafshoj udhet e largeta,
Akullin qe godet si thike prehistorike,
Dhimbjet e mia.
Gjithe shkretetirat e gjurmeve te gjakut,
I nenshtrova,
Qe vulen i vetem ta vija.
Ushqeva dhe pikat,
Fijet me te padukshme,
Qe ulurasin ne trurin tim.
Pastaj i ngujuar ne shtepine e mallit,
Hap kujtesen,
Qe dhe zukatjen e nje mize te zboj.
Me keni zili ju qe shtriheni nen toke,
Jam gjalle,
Mbi lotet e kabareve fallco,
Mbi te qeshurat mediokre,
Mbi fundin e nje termeti ne rrenje gjaku,

JETOJ

mbi ajrin “sos”,
Puth nokdaut,
Çastin e lumtur.

DIKU MEMORJA FLISTE…

Une jam fryma,
qe percelloj fytyren tende,
Jam kurmi yt i fshehur,
ngelem vajza jote e trembur,
Guri yt i embel.
E ti,
ti qesh i lumtur nen jorgan,
Se dashuria trazonte,
Shtratin-magji ne nate,
Kish zbritur shkallet,
Djerse e buleza ne asfalt,
Kish ngecur ne memorje,
Nga shiu i baltosur ate nate.
Nga dyer e dritare,
Metamorfozat u fryne,
Ish prek imazhi i botes,
tronditje e orgji..

KANE NISUR TE SHPRISHEN DITET..

Kanë nisur të shprishen ditët,
pemët pa ajrosje shumë,
një akull shuajti zjarrin,
bota ka dhimbje shumë.
Ka nisur të trembet jugu dhe veriu,
shqepje deri në katrahurë,
po hapet vrimë e gjerë,
retina tjerur shumë.
Me kot grimoheni ,
në gushën e një pëllumbi,
kallami pret të tërhiqet,
vaj medet kusuri.
Ndaj mbrapsht kthehuni,
lyhuni mirë me pomadë,
të fshihen vragat në gjumë,
dhe kolla e thatë.....


***

TI DHIMBJE....

Ti dhimbje,
je det i kripur qe shfryn,
ne vule perandorake,
ne gjëmimin e rrashnaltave që gulcojnë,
ne ishujt e vetmuar ne katarakte.
Je zhveshur ne minutat qe shkojnë,
ne sekondat që përflasin,
në sinonimet më të cuditshme njerzore,
në orët biblike që dridhen nga shenjtëria.
Për të hequr vargonjt e padukshëm,
pastrova shpirtin në ene gjaku,
i dashuruar u dorzova,
në zemra të hutuara,
në një plevicë malli....


***


I NJOMUR -NË DJEP TE LASHTË

Brumrat jetësor u ndanë,
ne mish e tru që zjejnë,
ne grepat e algat qelizor,
ne dridhërimat kockore,
që si tjegulla te renduara,
mbajnë një thes me halle.
Ne ëndrrat kukafsheh,
qe zbresin matanë pllajave.
Ndaj sa jam i gjalle,
nyjën endacake,
shtrëngoj fort,
si nokdaut pres grushtet,
që i huaji me jep.
I mbledh gjuhët enigmatike,
i bëj zap,
qe nesër kontinenti te vishet,
i njomur, me djep të lashtë.


PO SHKOJ TE THEM-KETU ESHTE NGROHTE….

Gdhihemi me kercime,
ecim ne lekure portokalli,
per pak arome,
ngarkojme thase mendimi,
pastrojme dritaret ne koral zanor.
E rasim qiellin ne koke,
per pake start e mendim hyjnor.
Mbremja xhunglen ditore e vrapon,
ne kodrat pa formule magjike,
perqafon.
Rrjedhin endrat shtratore,
plot zhurme;
amfetamine ne koke.
Po shkoj te them,
se kjo eshte toka,
tramvaj ushqimi,
lumturi cmendurore,
ne shtrat epshor,
dridhje ngasherimi,
per pak krahe te hapur fort….



JE E IMJA…

Nese ke ngjyra per mua;
eja,
si nje flutur plot ar,
si nje mengjes ku vishen,
rrezet krizalde;
si nje zabel ku shkundet,
harku im i kulluar,
Ku preket nje varke,
nga nje dallgezim i haruar.
Je e imja,
pas rrekezes gurgulluese,
ku luajne hijet kolorite.
Fli ketu e cuditshmja ime;
Capkenia,
metafora rreshqitse,
ku derdhet fjala e shkruar.
Bej c duash,
vetem lajmerohu,
agimi vjen duke kenduar….



JUGA E BARDHE….

Ka nje pyll te blerte,
aty ku zbret perroi duke qeshur,
ku trendafilat prekin fshehurazi,
faqet e asaj,
ka nje drite buzeqeshje,
ne thellesi te poreve,
ku fundoset hiri i merzive,
ku gjymtyra dridhet,
nga zemra e ngrohte.
Ka nje ere ciltersie,
ku gezimi sapo lindi,
nga “Juga e bardhe”..



NGA DASHURIA PER TE….

Kaq e embel ishte ajo vajze,
sa stinet u bene nje me pranveren,
kaq e bardhe ishte ajo vajze,
sa lulet e qershive,
bene pakt me eren.
Kaq lehte fluturoi,
sa iku u be ere,
mes kraheve dhe debores.
Nga dashuria per te,
endrat paguan shpirtin,
qe iluzionet te zgjoheshin;
vetem ne mengjes…..



PASTRIM-NGA AMULLI E NATES..

Ne lindem ne strehet e nje manteli,
u rritem nga thupra fati e akulli,
u ushqyem me grimca lumturie,
ngritur mbi pyllin e dendur.
Biseduam me njerzit,
ne parfazin e fatit,
rruget i shkelem pa ndrotje,
mes pastrimit nga amullia e nates.
Neser kur gjemime te ndihen,
me sy te kuq largoni “Astemen”,
kompozim thikash,
ne shpirterat e ngrira….



DUEL I QIELLIT ME TOKEN..

Duke germezuar eren e qiellit,
te munduarit hoqen barerat e verbera,
qe kishin mbire si gjuhe thike,
ne shpine te detit.
U desh te grisej dhe mali,
qe si brisk u pergjysmonte jeten.
Brenda pikes se nje uji ,
me mijera shigjeta,
shpuan gjethet e trendafilit,
ne britma kercelli.
Kur u pa se gjak e qelb po rrithte,
u zhvillua dueli,
hena nudo u zhduk,
per te mos pare,
kamzhikun ne shkembenjt e verdhe..

Zemrën ia ktheu në lule

Kur ti je pranverë,
copat e ditës,
derdhen në ujëra të ëmbla,
zgjohet shpirti i lëmuar,
i një dallge të haruar,
që derdh në breg,


udhëkryqe,
erë lozonjare,
violinat e harruara,
afër një bacë plot simfoni,
sytë erëmbushur,
nga një dallgë e fuqishme,
që zemrën ia ktheu në lule.

Kur të zbrisni afër saj,
mos e zgjoni,
sythin e një dege të njomë,
afroni duar,
ka të puthura,
flutura të dashuruara,
që freskojnë sytë e një mëngjesi…


ECJE NË RRËNJË DRITE

Ti
ngele njeri sentimental,
buzëqeshe
kur të vodhën emrin e mirë,
hodhe diell,
kur ata zbrazën stuhinë,
ece ballëlart,
kur deshën të të shkelnin,
brënda hijeve të lodhura,
hodhe rrënjë drite.
Braktise shekullin mediokër,
i u ngjite pemës jetësore,
në shumëfishimin,
e rrëfenjave të ulkonjës.
Kur të rrokulliset pabesia,
shirat e dimrit intrigues,
do enden greminave të shkretëtirës..


JU MË MORRËT FRYMËZIMIN

Ju më morrët frymëzimin,
në të përditshmen,
lidhët trishtimin,
vizatuat tatuazhe të lodhura,
në diafragma jetësorë,
aty ku njerëzit për pak jetë,
për bukën e fëmijëve,
ulet dhe lutet,
në rituale skllavëruese.
Harruat!
se nuk ma morrët dot shpirtin,
rrjedhën e ditëve të çëlura,
pranverat që era i shpërndan në lastar,
për ujitje jete,
Thurra buzëqeshjen me dimrin,
që pas saj të lind,
një baladë dhimbjes,
dashurisë,
puthjeve...


LINDE TI - E PAKONCEPTUESHMJA

Nën përpëlitjet e një dielli plot oazë,
linde ti-e pakonceptueshmja,
irealja,
fshehur brënda nesh,
loz e qesh,
me qënien tonë,
në trysninë e ndjenjave që bërtasin,
në hijëzimet e kuajve rebëlues,
në trokun e çmendur të ithtarve,
porsi si jago,
tregton shpirtrat tanë,
lirinë poshtë shtegut të një pylli,
kamuflon etjen e një endacaku,
për verën e falur pranë një parajse,
buzën e përgjakur,
për pak lumturi,
ashtu i lodhur,
pi lotin e kripur,
që syrit të pagabushëm i falet...


BRËNDA PASQYRËS

Brënda pasqyrës,
udhëtoi shpirti,
dhe pluhuri i çasteve të palumtura,
nuk mund të jetonin gjatë,
sepse pak nga pak,
copat e pasqyrës u shkërmoqën,
dhë shkruan vijë melodi të bardhë.
Kur era e ngrohtë,
të fryj andej nga ju,
zhvisheni këmishën,
që zgjimet mëngjezore,
të trazojnë jetët e fshehura...


MOS E QORTONI - SOT LINDI

Midis qiellit e tokës,
ka tejet borxh,
mjegulla të ulura,
në prehërin e maleve,
xhepa të shqyera hapësirash,
me stuhi tërbimi,
nga kokriza të koklavitura,
nyje dielli të përdredhur,
mes tërrit dhe lindjes.

U lodh hapësira boshe,
ngatëruar
në shpirtërat e njerëzve,
gulçon,
ngeli e çalë,
për çudi nata duket e vogël fare,
me gjurmë të papastra,
me ëndjë molepsje,
nga hije udhëtimesh pa vela.
Ajri erdhi e u ul egoist,
në rrjedhën e ditevë përtace,
freskoi sytë e skleruar,
hodhi disa petale,
vjedhurazi,
në zemrën e një vogëlushi,
që nesër të zgjohej,
me puthje,
me qumësht,
afër një bliri të porsalindur.
Mos e qortoni,
është ende i parritur,
ai sot lindi...


SOT TI LINDE - PA KUPTUAR

Në shtratin e një lumi të tharë,
ti dole nga guacka empirike,
qave dhe qeshe,
ç’ironi,
mbyte shkretëtirën që flinte haruar,
çave tokën me hone të thella,
hoqe buzë rrugës,
thatësirën e shkurreve,
u zgjua e bukura,
mbështjellë me aq kujdes,
kishtë mbetur e vogël,
qysh kur ishe 20 vjeçe,
u kujtua ta zgjonte dremitjen,
dhe dallgët që rënkonin thellë,
shpresonte degjimë të reja,
të mblithte gurët rreth shtratit të vet.
Kujtohu pranvera çeli në dimër sivjet,
e lumturuar,
këndonte këngën në vazon relikë atje tej,
e hoqe dhe mjekrën si rasë e zezë,
largove një perde që të shponte tej.
Sot rilinde,
nga re të tilla ,
dolën frymëmarje aromatike,
zogj fluturakë,
që në mërgimin e natës,
lajmëruan agimin,
ashtu pa kuptuar te dera,
trokasin pa rreshtur,
ej zgjohuni,
andej nga vimë ne,
banojnë ëndrrat,
banon lumturia,
banojnë erërat,
që solli të puthurat e mia...


IKONAT TREGUAN...

Kërkohet pak jetë,
në një ishull të shkatërruar,
duhet kompozim tingujsh,
që gjaku në dejtë i ngrohtë të rrjedhë,
mes ashpërsisë,
në një diell të vonuar,
që dallgët
të mbushen me nimfa njerëzore,
të tjetërsohen,
të lindin bregun e harruar.
U përgojua jeta,
se gjoja mbi tokë,
kish taksuar,
se gjoja mbi dhimbjen,
derdhi lot të ftohtë,
dhe njerëzit buzë rrugës,
i kish mohuar.
Një mëngjes,
dëshmimtarët mbi tavolinën e Zeusit,
përkthyen listën e emrave,
se flaka në mesin ë janarit,
i kish tradhëtuar,
në mes të stoikëve,
ikonat treguan....


AJRI QENKA CENZURUES

Ajri qenka cenzurues,
këtu në tokën e huaj,
më kanë hequr oksigjenin,
ndihem pa krahë,
i rëzuar.
Ndihem i gremisur në faltore,
e në dëbim,
dikush ma rëzoi ëndrrën,
ngela përsëri jetim,
një tjetër më hoqi rezet,
aty dhe kaltërsinë,
tani mbështetem i tulatur,
si zog i zënë në bëfasi.
Ç’mendon Toka ime,
ku vajtën bijtë e saj,
i qorton ëmbël,
malli i djeg për ta.
Toka ime,
më dërgo shallin e mallit,
që brinjët fort të m’i mbajë,
ditës rëmbëji ylbërin,
që me sy të shikoj nga larg.
Ndaj eci me fytyrën nga ty,
shihem në pasqyrë,
e shpërthej të qara,
qaj si i marrë,
pa kurrfarë ndrojtjeje,
ej ti i huaj,
mos më gjyko,
është dheu që më lindi,
është buka që më ngjiti,
janë të gjitha kaltërsitë,
aty fshihen ,
gjithë madhështitë....


DUART E TOKËS…

Duart ë tokës,
shumë dhimbje kanë,
janë mavijosur në shekuj,
c pëshë që mbajnë,
janë tërhequr krahët,
në ecjë tokësorësh,
janë mbajtur shënime,
është prekur kaq gjatë,
dikush i preu damarët,
dhe toka ,
s’mërr frymë rehat,
dikush i shtypi brinjët,
e dheu u bë bajat,
një tjetër i mblodhi të qarët,
në shpirtin që mbante një hartë.
A e dini ç’është zemra e një toke?
Frymarrja juaj e gjatë,
është rrënja,
ku ti tokësor hodhe dashurinë,
në ajrin që i çvat çdo çast,
është mali i ngjitjes,
është deti i parë,
qysh në kohëra ti tokësor,
nuk do hidhje asnjë hap.
Është pragu ku ti qesh,
dhe qave si i marrë,
me tokën i ndave dertet,
dhe pranverën aty pranë....


DITËT TONA TË LODHURA

U lodh mendimi ynë,
heshti,
në murosjen e ngrehinës,
hon-hienash,
u vranë ditët tona,
ç’veshët lëkurën,
në poren e një qelizë jete,
helm mbollët.
Atë ditë fytyra djall,
qeshi,
vrau ditët tona,
u bë shumë ftohtë,
shumë ngricë mendimi.
Të ngrirë si akujt,
u futët në rrëpirat e gurëzat,
e mpleksur,
të vrazhdë e të hidhur,
si rrahja e një shuplake burri.
Kjo jetë e mprapshtë,
më e ndrydhura,
në nervin e paralizës
Ah ditët tona,
pa jetë,
me gjak që çfryn,
e zverdhur,
e zhubravitur,
në kolapsin ngatërestar.
Ngushticë e tij ,
mbetën,
pjesëza,
rrotulla që lëvizin,
si për inerci,
në vorbullën e jetës.
Ecim,
varg gjurmë gjaku,
të rradhës lëmë,
ndoshta dielli i shpresës,
rëzëllen në supet e rënduara,
nga pesha e gjatë...

Përgatiti :Flori Bruqi

VËSHTRIM PËR ROMANIN “DROJA” TË SHKRIMTARIT, RIFAT KUKAJ


Image result for rifat kukaj

Rifat Kukaj (25 tetor 1939 - 11 shtator 2005) lindi në Tërstenik të Drenicës, studioi në Normalen e Prishtinës.

Rifat Kukaj është prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese "Rilindja". Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë. Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama. Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.
Vdiq në Ulqin, u varros në vendlindje.

Tituj të veprave



Xhuxhi nga Taxhuxhi - dramë humorisitike
Lepuri me pesë këmbë - skenarë filmi artistik
Kokërmeli e Pilivesa (1971) - roman
Dita e xhufkave (1972)- roman
Shkrepi i Diellit (1972)- roman
Minaku i përhimtë (1973)- roman
Vjollca magjike (1974)- roman
Rrasa e Zogut (1975)- roman
Droja (1978)- roman
Dreri me një bri (1986)- roman
Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman
[[Zogu i bardhe] -roman
Gogozheli i Gogozhinës (1999)- roman
Shkurtabiqi më i madh në botë {2000} - roman (botoi: URA)
Fshehtësia e breshkës (2002)- roman
Majmuni me kurorë mbretërore (2003)- roman
Fshati i Pishës (1969)- libër poezishë (botoi: NOVA MAKEDONIJA)
Shtepia ime ka sy

Floripress/Flori Bruqi


******


Image result for rifat kukaj

VËSHTRIM PËR ROMANIN “DROJA” TË SHKRIMTARIT, RIFAT KUKAJ

Shkruan prof. Zymer Mehani

Romani i shkrimtarit, Rifat Kukaj trajton fatin e shoqërisë shqiptare brenda kornizave zakonore, duke e determinuar tema si një roman social, krahas temës politike të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Romani “Droja” (1978) ka një subjekt të përthyer me vija të ndryshme rrëfimi. Realiteti tradicional – insistimi në hakmarrje, që jepet si një fatkeqësi individuale, por edhe kolektive dhe vizioni progresiv, i shpallur përmes personazhit të hallë Sutës, që insiston për një të ardhme të bukur, pa hakmarrje – janë dy skajet e subjektit të këtij romani. Hallë Suta, si bartëse e një përvoje të rëndë dhe të një jete në vetmi, është një projeksion i mirë i autorit për instalimin e vetëdijes kundër hakmarrjes.

Imponimin e ideologjisë vdekjeprurëse – hakmarrjes, autori e paraqet si të huaj, rrënjët e problemit janë larg, por të bartura në këto troje si një formë vrasëse për popullin, edhe pse në një mënyrë hakmarrjenës individuale për jetë. Në realitet, tema është një problem që e krijojnë të rriturit, por që e pësojnë fëmijët dhe pikërisht përmes këtij pësimi fëmija bëhet qendra e veprës. Në këtë mënyrë ndërtohet imazhi se jeta në liri, jeta jashtë kodit të hakmarrjes është mbi gjithçka. Ky roman bart mesazhin për shkëputje nga pjesa e keqe e traditës, duke shtrirë besimin në njeriun përmes hallë Sutës, e cila bart një përvojë të rëndë nga jeta, e dëbuar heret në Turqi. Hallë suta nuk është personazh artefakt, është personazh me një botë reale dhe një loke tipike shqiptare.

Empiria e saj është segmenti sociologjik e veprës, që bart edhe kujtesën tonë historike brenda vetes.
Shoqëria shqiptare dhe struktura e saj sociale del më mirë se çdokund në këtë roman të Rifat Kukajt. Personazhet e Rifat Kukajt këtu janë njerëzit e tij, ata të përditshmërisë, të thjeshtë, pa pretendime të mëdha për jetë, por me probleme të rënda, që sfidojnë ekzistencën e tyre. Familjen e Balajve dhe Gashjanëve autori e merr si bartëse të ideve të kundërta, duke e sajuar mesazhin mbi lirinë dhe jetën, para se gjithash, pavarësisht nga normat tradicionale. Për ta bërë bindëse këtë ngjarje, autori, krahas personazheve, cakton edhe vendin e zhvillimit të kësaj ngjarjeje, fshatin Shkemzë (për ta bërë edhe ngajrjen më bindëse), ku brenda tij zhvillohen drama të ndryshme jetësore, por në këtë fshat nisin edhe jetë të reja, si ajo e hallë Sutës, së cilës i ndërtohet shtëpia e re.

Është këtu fryma e gjeneratës së re, nxënësit dhe mësuesja, me një emër simbolik Drita, rrinë në front të punës për ndërtimin sa më të shpejtë të shtëpisë së hallë Sutës. Progresivja, e reja përqafohet edhe nga gjenerata e vjetër, si është gruaja fisnike Suta, krahas fëmijëve, si Besniku, një djalë i ri që i kundërvihet edhe të atit. Haxhi Mustafa është personazhi më negativ në roman, është një fetar primitiv, i cili, edhe pse ishte haxhi, vazhdonte të lakmojë pasurinë e huaj, duke nxitur Malën të vrasë që t’ia grabisë tokën hallë Sutës. Romani ka një mozaik ngjarjesh, ndaj edhe subjekti i tij shënon thyerje të shpeshta (ditarët, hartimi i Afrimit, që janë episodet më të motivuara dhe plot sentimentalizëm) shtojnë dinamizmin e veprës. Inkorporimi i garës së skijimit dhe ethet e fitores së Artanit e Shkëlzenit kthejnë në këtë roman emocionin e fëmijëve, duke qenë ky episodi që sjell ndjenjën e bukur të lojës në këtë roman të ngjeshur me plot probleme të rriturish.

Individi dhe lufta e tij me normat e kodifikuara është tema qendrore e romanit, krhas linjës që duket paksa më margjinale, por që zë një hapësirë të mirë në roman, dëbimin e shqiptarëve në Turqi përmews formave të ndryshme. Linja historiko-politike e kanunore dhe temat aktuale bashkëjetojnë në këtë roman në formë sintetike.

Fryma humane, kultivimi i ndjenjës së faljes dhe i ndjenjës së ndërtimit dhe rindërtimit të vendit, qoftë edhe përmes faljes së gjakut, janë idetë qendrore të këtij romani. Romani “Droja” flet për lirimin nga droja, nga frika, flet për lirimin nga zakonet vëllavrasëse dhe, para se gjithash, për lirinë e individit, i cili mind të vritej pa fije faji, shkaku i zakonit të hakmarrjes. “Droja” është roman në të cilin dominon gjakimi për lirinë. Në të vërehen edhe shenjat kanunore, që luftohen.
Ky roman i Rifat Kukajt bëri jetën e tij letrare dhe kreu ndikimin e tij në një kohë kur duhej.

Serbja që provoi Iliricitetin e dardanëve



Dita – Nga Moikom Zeqo

Fanula Papazoglu e botoi studimin e saj “Dardanska Onomastika” (“L’Onomastique Dardanienne”, në 1964 në “Extrait du Recueil de travaux de la Faculté de philosophie”, tome VIII, 1. Studimi është substancial.

Po shënoj më poshtë thelbin e konkluzioneve të kësaj dijetareje të famshme që është marrë seriozisht me historinë dhe kulturën e ilirëve në antikitet.

Pjesa lindore e Dardanisë, nga Shkupi deri në Naisus dhe Remesiana, ka qenë banuar në prevalencë nga një popullsi thrake.

Kjo është një gjë që del e kjartë nga analizimi i materialit onomastik.

Orvatjet për të hedhur në një mënyrë ose tjetër poshtë fuqinë provuese të këtij materiali, nuk mund të konsiderohen të suksesshme. Vulići ka insistuar se emrat nuk thonë gjithmonë kombësinë, se shumë emra të huaj në një zonë mund të shpjegohen me huazimin nga fqinjët dhe të tjera.

Në parim, këto vërejtje të Vulićit janë të drejta, kështu p.sh. për emrat Mestylus, Mestrius, Mestrianus mund të thuhet se nuk janë dardanë sepse mund të kenë qenë huazuar nga Maqedonia fqinje, ku gjithashtu janë dokumentuar.

Mirëpo, kur është fjala jo për një ose dy emra por për një shumicë emrash, në një krahinë – siç është rasti i emrave thrakë në zonën e Shkupit, Naisusit dhe Remesianes – atëherë është më e natyrshme të supozohet se këta emra janë indigjenë se sa që kanë ardhur nga jashtë.

Është e pamundur që të gjithë ata persona të shumtë që figurojnë në mbishkrimet e gjetura në këto vise dhe që mbajnë emra thrakë të kenë qenë në realitet jo-thrakë.

Përhapja e onomastikës thrake në Dardaninë lindore imponon konkluzionin se në ‘ta ka pasur popullsi thrake.

Mbi ekzistencën e elementit thrak në Shkup dhe zonën e tij flasin edhe dy monumente të kushtuar perëndisë thrake Zbeltiurdus, të gjetur njeri në Kaçanik dhe tjetri në Ljubenac pranë Shkupit. Edhe në këtë rast më duket se Vulići nuk ka pasur të drejtë kur ka nënvleftësuar fuqinë provuese të këtyre monumenteve duke vënë në dukje përhapjen e kollajtë të kulteve të huaj.

Monumentet e kushtuar Zbeltiurdus-it nuk janë diçka e vetmuar në këtë krahinë, por plotësojnë atë që na zbulon onomastika, dhe prandaj edhe në ‘ta duhet të shohim dëshmitarë që tregojnë që shumica e popullsisë së kësaj zone ka qenë thrake.

Veç asaj, edhe vetë Vulići e ka konstatuar se dëshmitë mbi elementin thrak në Dardaninë lindore janë aq të shumta sa që nuk mund të shpjegohen me huazimin ose ndikimin e huaj, dhe ka pranuar se në zonën kufitare krahas ilirëve mund të ketë pasur edhe thrakë, dhe bile “se një pjesë e Dardanisë nga gjuha ka qenë krejt thrake”.

Në këtë mënyrë ai ka arritur në konkluzionin e vetëm të drejtë që imponon materiali onomastik.

Prevalenca e popullsisë thrake në pjesën lindore të Dardanisë është një fakt i pakundërshtueshëm. Mirëpo këndej nuk del aspak si rrjedhim edhe se Dardanët kanë qenë Thrakë ose “më parë thrakë se sa ilirë”, dhe as se Dardanët dikur ilirë në kohën romake u thrakëzuan aq shumë sa që në kohën perandorake elementi thrak në Dardani mbisundonte mbi atë ilir.
Përkundrazi. Etnikoni Dardanus nuk e humbi, siç mendojnë shumë dijetarë, përmbajtjen e vet. Nën emrin Dardan nuk mund të fshihej barabar si Iliri ashtu edhe Thraku.

Në demonstrimin e karakterit thrak të Dardanëve, Mateesku i ka atribuuar rëndësi të madhe mbishkrimit në të cilin beneficiari T.Aur. Gaius, Fla(via) Scupis, thotë për veten e vet se ka qenë nat(ione) Bessus. Mateescu sheh në këtë dëshmi epigrafike një provë vendimtare se Dardanët kanë qenë thrakë: një ushtar me origjinë nga Shkupi e cilëson veten si Bes, dhe Bes këtu nuk don të thotë tjetër veçse Thrak, pra popullsia e Shkupit ka qenë thrake. Konkluzioni nuk më duket aspak bindës. Edhe po ta pranojmë kuptimin e gjerë që Mateesku mendon të ketë etnikoni Bessus – ndërkaq mund të mendojmë edhe se është fjala për të ardhur ose për pasardhësin e një të ardhuri – ky mbishkrim nuk provon asgjë më shumë se në zonën e Shkupit ka pasur Thrakë, gjë për të cilën, siç e thamë, nuk mund të ketë dyshim.

Ndërkaq dëshmia mbi Bessus Titus Aurelius Gaius në Shkupi mer një rëndësi krejt të ndryshme po qe se i kundërvëmë dëshmi të tjera në të cilat individë me origjinë nga Dardania shënohen si Dardanë: Iacinthus unctor Dardanus (CIL VI 6343), Messia Dardana quasillaria (CIL VI 6343), Darda(nus) Aurelius Paetinia(nus) (CIL VI 32559), M. Aur. Paulo, nat(ione) Dardanus (CIL VI 32800). Këta katër shembuj tregojnë se Dardanus nuk ka qenë një cilësor gjeografik por etnik.

Prandaj në qoftë se një person me origjinë nga Dardania thotë për veten e vet se është natione Bessus, ai me këtë nënvizon kjartazi se nuk është Dardan.

Me fjalë të tjera, mbishkrimi në të cilin Mateesku ka parë vërtetimin e karakterit thrak të Dardanëve provon, sipas mendimit tim, pikërisht të kundërtën: se Bessus (Thrak) dhe Dardanus janë dy koncepte që përjashtojnë njeri-tjetrin.

Shtrohet pyetja se qysh kur dhe pse kjo zonë e banuar me popullsi në prevalencë thrake ka qenë konsideruar si pjesë e Dardanisë. Vulići ka shprehur mendimin se përforcimi i elementit thrak në pjesët kufitare të Dardanisë ka mundur të kryhet aty nga mbarimi i shek. III të erës sonë, pas shpërnguljes së Dakëve nën Aurelianin.

Ky eveniment patjetër shumë i rëndësishëm në jetën e këtyre viseve, nuk mund të na shpjegojë, ndërkaq, ekzistencën e onomastikës thrake në monumentet epigrafikë që në shumicën dërmuese janë të kohëve më të hershme.

Emrat e ushtarëve të liruar që figurojnë në listën e Vininaciumit, të vitit 195, tregojnë se nga mesi i shekullit II të Erës sonë shumica e djelmoshave të rekrutuar në zonat e Shkupit, Naissusit dhe Remesianas kanë qenë Thrakë.

Pyetjes në se kjo pjesë lindore e Dardanisë (lugina e Moravës Jugore) ka qenë origjinalisht dardane dhe vetëm më vonë, me infiltrimin e popullsisë thrake, e ndryshoi karakterin e vet etnik, apo, përkundrazi, ka qenë territor thrak të cilin Dardanët diku në shekullin III para Erës sonë, në kohën kur ishin populli më i fuqishëm në Ballkanin qendror, e aneksuan, nuk mund t’i epet një përgjigje e sigurt.

Megjithatë disa të dhëna bëjnë të besueshëm supozimin e dytë. Sipas Herodotit, siç dihet, rreth vendit ku bashkohen dy Moravat më parë kanë banuar Triballët. Ka shumë mundësi që popullsia thrake që gjejmë në këto vise edhe në kohën romake, të përfaqësojë mbeturinat e këtij populli dikur të madh dhe të fuqishëm.

Tek Dio Kasi (LI, 23, 3-4) kemi ndoshta një jehonë të gjendjes që u krijua pas zgjerimit të territorit dardan. Duke folur për ekspeditën e Mark Krasit kundër Bastarnëve dhe Dakëve, Dion Kasi thotë se Bastarnët, mbasi u hodhën përtej Danubit, invaduan Moezinë që gjendet për kundrejt territorit të tyre, dhe pastaj nënshtruan edhe Triballët fqinjë “dhe Dardanët që jetojnë në territorin e këtyre”.

Sipas çdo gjase duket se lugina e Moravës jugore është një zonë që Dardanët u muarrën Triballëve. Popullsia thrake nuk u shfaros, por, përkundrazi, vazhdoi të jetë në numër më të madh se pushtuesi.

III. Që Dardanët nuk kanë qenë thrakë, del kjartë edhe nga fakti që emrat thrakë nuk shfaqen në dy zonat perëndimore të Dardanisë, Prishtinë-Mitrovicë dhe Prizren-Pejë.

Ideja e gabuar mbi prevalencën e elementit thrak në Dardani dhe identifikimi i këtij me Dardanët, është pasojë e faktit se në studimin e problemit etnik nuk merret në shqyrtim materiali i gjithë territorit të Dardanisë si tërësi, por vetëm materiali i viseve të saj lindore.

Panorama që na paraqet materiali i mbledhur sistematikisht dhe i renditur sipas zonave, është krejt e ndryshme. Fakti që edhe në pjesët lindore të Dardanisë, ku mbisundon elementi thrak, ka tek aborigjenët emra ilirë, ka një rëndësi të madhe.

Dardanët janë të lidhur nga origjina e tyre patjetër me grupin etnik ilir, dhe jo me atë thrak. Mirëpo, a mund t’i fusim ata thjeshtësisht ndër Ilirët?

Kësaj pyetjeje nuk është kollaj t’i jepet një përgjigje, për vet faktin se gjendemi akoma në fazën e përcaktimit se ç’do të thotë “ilir”.

Një hap shumë i rëndësishëm në studimin e gjuhës ilirishte është bërë në kohët e fundit me braktisjen e besimit se në territorin e gjerë që u atribuohet Ilirëve ka ekzistuar një gjuhë e vetme, e përcaktuar kjartë dhe gjithkund e njëjtë, duke hyrë në rrugën e ndarjes së zonave të ndryshme me veçori gjuhësore specifike, ku si bazë ka shërbyer pikërisht onomastika.

Rezultoi se në territorin e Provincës të Dalmatisë mund të ndahen tashti për tashti kjartë tri zona onomastike: e Liburnisë, e Dalmatisë Qendrore dhe e Ilirisë jugore.

Secila prej këtyre zonave paraqet një numër të madh emrash që shfaqen vetëm në territorin e saj dhe që përbëjnë si me thënë karakteristikën e saj.

Katičići, të cilit i takon merita që i pari vuri në pah rëndësinë e këtyre zonave gjuhësore dhe që, me anë të studimit sistematik të materialit onomastik, arriti të ndajë zonën iliro-jugore dhe dalmatino-qendrore, mendon se edhe Dardania, të paktën me një pjesë të saj, tregon për zonën onomastike iliro-jugore.
Ky mendim është shprehur me plot rezerva sepse edhe materiali mbi të cilin është bazuar, siç e thotë edhe vetë Katičići, është shumë i varfër. Pesë emra Katičići i konsideron si iliro-jugorë dhe i gjenë ata edhe në Dardani: Epicadus, Monunios, Gentio, Grabos dhe Longarus. Prej tyre vetëm dy të parët duhet të mbahen si sigurisht të përbashkët për zonën iliro-guore dhe Dardaninë.

Dëshmia mbi emrin Gentio është shumë e vonë dhe prandaj jo e sigurtë, Grabos nuk ka qënë Dardan dhe Longarus nuk është dokumentuar në zonën iliro-jugore. Nga ana tjetër, ndërkaq, ekzistojnë përputhje midis zonës dalmato-qendrore dhe Dardanisë: emri Dasius, për të cilin Katičići thotë se është i përhapur më shumë në zonën iliro-jugore, paraqitet, siç e pamë, edhe si emri më i shpeshtë në Dardani, dhe i shpërndarë në gjithë territorin e saj

Për emrin Andia, që është gjithashtu i përhapur në Dardani, Katičići mendon se është dalmato-qendror dhe se në Dardani ka hyrë nga jashtë.

Por ai i përmbahet mendimit tradicional sipas të cilit Metohia i përkiste Dalmacisë dhe jo Dardanisë dhe prandaj dëshmitë nga Prizreni dhe Peja i ndan prej dëshmive nga Kumanova dhe nga Naisusi, të cilat së bashku me dëshmitë mbi emrat Andio dhe Andinus nga Remeziana dhe Kaçaniku, përbëjnë patjetër një tërësi

Si përfundim, analogjitë si me njërën ashtu edhe me tjetrën prej zonave të përmendura janë aq të dobëta sa që është më e drejtë që Dardania mos të lidhet me asnjërën prej tyre.

I kundruar në tërësi, materiali që përmblodhëm më sipër tregon se Dardania duhet të konsiderohet si një zonë onomastike e veçantë.

Fakti që emrat ilirë janë emrat e vetëm që gjenden në gjithë territorin e Dardanisë dhe që është i konsiderueshëm numri i emrave që janë padyshim me origjinë ilire dhe janë kufizuar vetëm në Dardaninë, tregon se onomastika ilire në Dardani ka qenë indigjene dhe jo e marrë nga jashtë. Prej këtij konstatimi deri në konkluzionin se onomastika dardane në themel ka qenë ilire mungon vetëm një hap.

Fanula Papazoglu (1917-2001)

Pengesa e vetme që ky hap të bëhet është ekzistenca e disa emrave karakteri i të cilëve nuk mund të përcaktohet. Ata na bëjnë të sjellim ndër mend se para ardhjes së Ilirëve në Dardani ka pasur aborigjenë, kështu që ka mundësi që përzierja me këta aborigjenë të ketë lënë një mbresë të rëndësishme në formimin e popullit dardan.

Një gjë e vetme është e sigurtë: Këta aborigjenë nuk kanë qenë thrakë, sepse pamë se Thrakët ndahen si grup etnik më vete në sferën e Dardanisë.

Materiali onomastik tregon gjithashtu se nuk është e drejtë të flitet për një shtresë sunduese të Ilirëve (është menduar zakonisht për emrat ilirë të sunduesve Dardanë) dhe për masat e popullsisë tjetër të vënë ndënë zgjedhë: në kohën romake, dhe nuk mund të ketë qenë ndryshe edhe më parë, emrat ilirë mbisundonin edhe në shtresat popullore.

Në simbiozën e aborigjenëve dhe Ilirëve, Ilirët evidentërisht mbisunduan. Për këtë arsye shkrimtarët e vjetër kishin të drejtë kur i konsideronin Dardanët Ilirë.

* * *

Analizë njështresore me struktura arsyetimi të kthjellët.

1. Papazoglu e njeh me detaje substancën e studimit, në këtë rast konkret onomastikën e quajtur dardane. Kjo onomastikë nuk është unike në tërësinë e saj, por fragmentare dhe e ndërthurur. Por një ndërthurje e tillë është logjike për epokën antike.

Në Dardani si koncept hapësinor, gjeografik, sot zonë e dallueshme dhe e veçantë onomastike raporti midis Ilirëve dhe Thrakasve ka qenë dukuri historike e lashtë e vijueshme.
Shih rastin e Tribalëve si përfaqësim të simbiozës ndëretnike për shkak të ngjarjeve të drejtpërdrejta politike dhe luftarake.

Në këtë përzierje onomastike por edhe etnike repertori i emrave ilirë është vendas, indigjen, nuk janë aspak emra të importuar, por emra të origjinës dhe të etnicitetit të mirëfilltë gjuhësor dhe etnik të dardanëve ilirë.
Ky konkluzion është i një rëndësie kryesore dhe të patjetërsueshme.

EMRI I GJIROKASTRES



Për emrin e qytetit janë shtjelluar teza nga më të ndryshmet. Është shtjelluar teza se emri Gjirokastra vjen nga emri Pirrokastra, që lidhet me emrin e Pirros së Epirit.

Një tezë tjetër e lidh emrin e Gjirokastrës me emrin e princeshës Argjiro sipas një balade. Këto nuk janë shkencore.

Gjirokastra në shekullin XIV ka qenë një kryeqendër e princit të famshëm Gjin Bua Shpata.

Muzeumologu patriark i Gjirokastrës, miku im i ndjerë Lefter Dilo, flet për ekzistencën e një kronike në pergamenë, që i takonte si kohë shek. VI pas Krishtit. Ku ndodhet kjo kronikë? Të shumtë janë udhëtarët që kanë folur për Gjirokastrën.

Disa studiues e identifikojnë me qytetin Andrianopol, nga rrjedh dhe emri i Dropullit të sotëm. Kryekalaja e Gjirokastrës është një kryevepër ndërtimore e Ali Pashë Tepelenës.

Gjatë vitit 1996 kur unë studioja në Dumbarton Oaks në Washington D.C. shfletova librin e botuar nga dijetari i madh Zef Valentini me titull: “Contributi alle Cronollogia Albanese” Romë 1957. Në këtë libër faqen 109 mbështetur në burimet bizantine thuhet se kështjella e Gjirokastrës është ndërtuar më 565-579 nga një funksionar bizantin gjysëm i pavarur, i quajtur Livaton Argjiri (Argyro Livatone), i cili ka jetuar në kohën e Justinianit të Madh dhe ka ndërtuar edhe bazilikën e quajtur Pantakrator dhe Nëna e Zotit.

Në disa dokumente të vitit 578-582 Livaton Argjiri, quhet Zot i Gjirokastrës, Guvernator i Dropullit dhe Kaonisë. Këto dokumente, që unë do t’i shtjelloj më gjerësisht herë tjetër bëjnë të qartë se emri i Gjirokastrës lidhet konkretisht me emrin e një figure historike në shekullin VI pas Krishtit. Kjo tezë thuhet për herë të parë në shkencën historike shqiptare. Unë mendoj që Zef Valentini na ka ndriçuar përfundimisht të vërtetën e emrit të Gjirokastrës.

“Sindroma e Stokholmit”, ja se çfarë është dhe si manifestohet




Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur. Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti. Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve.

Psikologët që e studiuan këtë reagim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”. Menjëherë u vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Shfaqja e sindromes

Sipas disa autorëve, sindroma e Stokholmit shfaqet në shumë rrethana të ndryshme:
– Një person kërcënohet se do ta vrasë një person tjetër, dhe duket se është në gjendje që ta bëjë këtë.
– Personi i kërcënuar nuk mund të largohet nga kjo situatë, prandaj e percepton jetën e vet si në duart e abuzuesit.
– Personi i kërcënuar është i izoluar nga mjedisi rrethues, në kuptimin që e vetmja perspektivë që ka lidhet ngushtë me atë të personit kërcënues.
– Personi kërcënues, herë pas here, tregon njëfarë dhemshurie ndaj viktimës.

Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës. Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën.

Janë bërë shumë studime mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim. Është fakt që katër rrethanat e lartpërmendura që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit kanë qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë.

Në mënyrë të veçantë, krijimi i rrethanave të izolimit të plotë nga mjedisi i jashtëm dhe të reduktimit të kontakteve ndërpersonale në një njeri të vetëm: hetuesin, kanë qenë tipike gjatë marrjes në pyetje të personave të arrestuar për motive politike. Siç është vënë në dukje në mënyrë të përsëritur nga të gjithë ata historianë që kanë studiuar dhunën totalitare në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30, një pjesë e të arrestuarve për motive politike kanë pranuar të nënshkruajnë deklarata të rreme inkriminuese të shokëve, familjarëve e të afërmve thjesht të bindur për “nevojën” e akteve të tilla, ose “dobinë” e tyre për kauzën e madhe të revolucionit.

Mes të marrëve në pyetje, ka pasur edhe raste qëndrimesh të forta dhe heroike përballë dhunës personale dhe institucionale. Por këto kanë qenë raste të veçanta, përjashtime, në individë psikologjikisht të fortë ndaj presioneve, ose me një profil moral të veçantë, ose me vullnet jashtëzakonisht të fortë, në disa raste edhe psikopatë ose jo të ndërgjegjshëm ndaj rrezikut.

Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normalë, të cilët përbëjnë shumicën. Në kushtet e terrorit totalitar, të arrestuarit mbërrinin në hetuesi të dëmtuar dhe pothuajse të bindur se ç’i priste; prandaj nuk është për t’u habitur që një pjesë e mirë e tyre nuk u rezistonin dot presioneve të gjithanshme. Në Bashkimin Sovjetik shumica dërrmuese e të hetuarve në gjyqet e mëdha politike të viteve ’30 zbatuan verbërisht vullnetin e hetuesve të tyre, duke u sjellë në mënyrën më absurde dhe më të pabesueshme deri edhe në sallën e gjyqit.

Aktet e heroizmit dhe të sfidës ndaj persekutorëve kanë qenë më tipike në vitet e para të Pasluftës, kur të arrestuarit ndiheshin ende “të garantuar” përballë xhelatëve dhe kujtonin se do të respektoheshin të paktën si njerëz, pa e kuptuar ende mirë cinizmin e skajshëm të komunizmit në pushtet. (Një gjë e tillë pohohet se ka ndodhur në situata të ngjashme, në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1917-1930, ose të fazës së parë të terrorit totalitar). Më pas, për fat të keq, populli që ka jetuar në këtë lloj regjimi u gjymtua psikologjikisht – dhe u gjymtua pikërisht, sepse ishte krejt normale që të gjymtohej.

Shndërrimi i një pjese të popullatës në spiunë dhe raportues ka të bëjë pikërisht me këtë dukuri: raportimi konsiderohej si akt i riprodhimit të indit social – në kuptimin që shoqëria totalitare ekzistonte në atë masë që elementet e saj raportonin njëri-tjetrin. Duke pasur këtë parasysh, mes gjymtimeve psikologjike të tilla si paranoja, mania e persekutimit, krizat e ankthit e krizat histerike, i duhet bërë vend edhe sindromës së Stokholmit, ose përgjërimit të viktimave ndaj xhelatëve të tyre.

Oso Kuka i harruar


Image result
”A mos doni që malazezët t’ua servirin evidentimin e këtij vendi historik?”



Shkruan Flutura Açka

Kjo është këshjella e famshme e Vraninës (dikur ishull kufitar mes shqiptarëve e malazezëve). Këtu në verēn e 1862 Oso Kuka u vra me 24 luftëtarë. Në fund, kur i kishin mbetur edhe dy-tre luftëtarët e fundit, mblodhi barutin dhe shpërtheu këshjellën që të mos binte i gjallë në duart e armikut. Tani, djelmoshave të rinj të mësuar me terminologjinë e multietnisë, kjo mund t’u duket e vjetëruar, por historia është histori dhe shenjat e saj duhen ruajtur.

Sigurisht nga shqiptarët në Malin e Zi pritet më shumë. Ky vend historik është rrethuar nga ferrat dhe nuk mund ta vizitosh, aty kalon superstrada dhe për të bërë një foto rrezikon jetën. E pra, pak metra më tutje është Virpazar, ku ke parkim, mundësi për foto dhe të gjitha lehtësirat e tjera, dhe mbi të gjitha, mundësinë për të lexuar rëndesinë turistike të tij.

A mos duan shqiptarët dhe politikanët ne Malin e Zi t’ua servirin malazezët evidentimin e këtij vendi historik?

Nuk e di se ç’projekte kanë ata për këtë vend, por sa për kujtesë po u sjell disa vargje për Oso Kukën, në to le të gjejë vend kush mendon ende se historia nuk zhbëhet dot dhe duhet respektuar edhe si e shkuar që ndonjëherë gërvisht shkëlqimin (shpesh fals) të shumëetnisë:

Pse në Shqypni ka djelm si Zana.
Qi për mbret e troje të veta
Nuk i dhimet gjaja jeta.

/Autorja është poeteshë, shkrimtare dhe botuese/


*******

Image result for oso kuka


Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër, me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë - thotë studiuesi dr. Mikel Prenushi - në literaturën historike humaniste të shek. XVI si mbiemër të disa luftëtarëve të Skënderbeut. Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethet e Pejës. Gjë e saktë për vitin e lindjes nuk dihet, por sipas përpjekjeve tona, më e pranueshme është viti 1820, në një familje qytetare, e cila banonte në qendër të Shkodrës (në vendin ku sot është gjimnazi "28 Nëntori"). Fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e ardhur (të re) ndërtuar te Çinari Hoxhë - Dheut (sot rruga "Oso Kuka", nr. 12). Sipas gojëdhënave e ndonjë shkrimi të gjetur, që në të ri linte të kuptonte se do bëhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytë. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm.



Se për din e për Iman
T‘baj që t‘kaj e zeza nanë!
Më tej Oso Kuka shton:
Pse në Shqypni ka djelm si Zana.
Qi për mbret e troje të veta
Nuk i dhimet gjaja jeta.

Oso Kuka jetoi në vitet kur lëvizjet kundër turqve nuk kishin të sosur, e pushtonin në forma e madhësi të ndryshme. Në kryengritjen shqiptare të vitit 1831 u bashkërenduan veprimet e luftëtarëve të Zylyftar Podes me të Mustafa Pashë Bushatliut.

Në kohën e perandorisë turke, malazezët që kishin mbretërinë e tyre, të dalë pas Traktati i Shën Stefanit, kërkonin pushtimin e territoreve të Perandorisë, e në fakt territoret që msynte ishin territore shqiptare.

Në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet në Malësi por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudes. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit të Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është n'anën veriore të Liqenit të Shkodrës, dolën vullnetarë nga djelmnia shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrës Oso Kuka.

Kur Çerkez Abdi Pasha, Vali e komandant i Vilajetit të Shkodrës, shfaq fije dyshimi nëse çeta e Oso Kukës do të përballonte ushtrinë malazeze, Oso Kuka me shikim të rreptë e rëndë i thotë: "Pasha ! Në qoftë se malazezët guxojnë me përkitë, ka me e ndie e besa ke me e pa, se kush asht Oso Kuka...".
Detyra e grupit të tij prej 24 vetësh ishte të mbronin Kullën e Vraninës që ishte dhe post kufitar, që ndante shtetin malazez me perandorinë. U zhvilluan luftime të shumta, Oso Kuka me shokët e vet rezistoi gjatë, mirëpo sulmuesit malazezë ishin të shumtë, dhe vendosën ta marrin me çdo kusht Vraninën.

Oso Kukës po i vriteshin bashkëluftëtarët e vet një e nga një dhe ndihma nga qyteti i Shkodrës po vononin të vinin,- ndër këta të rinj që do i shkonin në ndihmë ishte dhe Dedë Gjo Luli. Në momentet e fundit, kur malazezët mendonin se kulla do të dorëzohej, sepse ishin vrarë pothuaj të gjithë mbrojtësit, Oso Kuka me dy-tre shokët e mbetur akoma gjallë, megjithëse me trupin plagë, vendosin të mos dorëzohen të gjallë në duart e armikut. Mbledhin të gjitha fuçitë e barotit në një vend të kullës dhe ndenjën në pritje të sulmit vendimtar të armiqve. Kur ushtarët malazezë menduan se shqiptarët ishin vrarë të gjithë, dhe ìu afruan kullës me dëshirën, kush më parë të hynte brenda për të vendosur flamurin malazez në maje të kullës, Oso Kuka i gatshëm me pishtar në dore, i vuri flakën fuçive të barutit. Kulla u hodh n'erë bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit. U dëgjua një shpërthim i tmerrshëm.
Jehona e kësaj ngjarje shumë shpejt u përcoll në Shkodër e në Podgoricë - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarë të 24 djelmoshat shkodranë ne kohën më të bukur të jetës së tyre, por e kishin shpaguar vehten duke vrarë me qindra armiq që u dogjën e përvëluan në ekstazën e fitores që u kthye në një tragjedi, e cila edhe sot e kësaj dite kujtohet me hidhërim në Mal të Zi. Nënat shkodrane e rapsodët e malësisë së Shkodrës, trimerinë e Oso Kukës e kënduan që edhe sot e kësaj dite dëgjohen. Oso Kuka shumë shpejt u kthye në simbol trimërie e vetmohimi për mbrojtjen e trojeve shqiptare, që mizorisht u pushtuan nga fqinjet tanë ballkanikë, dhe shëmbëllesa e tij ishte e gjallë e frymëzuese edhe në zjarrin e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe më pas.

Ndër shkrimtarët që është frymëzuar më shumë nga akti vetmohues i Oso Kukës është Át Gjergj Fishta, i cili në kryeveprën e tij "Lahuta e Malcís" i kushton katër prej tridhjetë këngëve të librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.

Një i moshuar që ruan kujtime, nga ata që ka dëgjuar shton: "Osoja të bânte për vedi për urt'si e gojën e âmël".

Në këtë kohë të huajt për Shkodrën nuk treguan as më të voglin kujdes për ta mbrojtur nga qeveritë fqinje, të cilat mundoheshin t‘i shqyenin vendit të shqipeve kafshata të majme, ndërsa për përparim, kulturë nuk bëhej fjalë. Shkodra, me pozitën e saj gjeografike, strategjike ishte në qendër të lakmive edhe të rusmëdhenjve, të cilëve u duhej dalja në detin Adriatik. Ata nxitnin Malin e Zi e Serbinë ta merrnin Shkodrën, me çdo kusht. Nga ana e vet, Mali i Zi nxiste trazira në kufi. Nga një material që na ka rënë në dorë tani së fundi për këtë problem, shkëputëm edhe këto: "Që prej vjetësh nuk i lënë të qetë (malazezët) shqiptarët në arat e kullotat e ata janë duke bërë sulme të njëpasnjëshme, plaçkitin e djegin shtëpitë e (shqiptarëve) tyre..."

Duke u krijuar kjo gjendje e për t‘i dalë zot tokës shqiptare në kufijtë me Malin e Zi, vendoseshin çeta luftëtarësh në kullat kufitare, të cilat udhëhiqeshin nga luftëtarët më të aftë e më trima atdhetarë në zë për luftë, urtësi e trimëri.

Kënga thotë:
"Në Vraninë unë jam tue dalë,
Cubat Knjazit me t‘ia ndalë...
Djemtë e Osoja mbanin pushkën ngrehur gati. Kënga te "Lahuta" vazhdon:
Djersë e gja xu me kullue,
Po s‘nxu asnjeri me u ligështue.

Me zjarrin e njësitit të Osos ushtarët malazezë nuk bënin asnjë hap para. Kjo e bindi komandantin armik, se me forcën e armëve kalanë e Oso Kukës nuk mund ta merrte, prandaj vuri në shërbim dredhinë. I dërgoi me besë një njeri, i cili kërkoi dorëzimin, duke i premtuar nderime të mëdha dhe grada. Trimi ynë i kthen një përgjigje, ashtu si e këndon kënga:

Me xhevap po shkon te shkina
Po dëgjo more Nikollë
Pa u djegë e gjithë Vranina
Oso Kuka nuk të bjen në dorë...

e shton:

"Nuk jena mësue me ra në duar të huaja për së gjalli, e nuk kena nevojë për ndere të tjerëve, kena boll të tonat", i është përgjigjur edhe njëherë Osoja.

Me vete ai kishte një djalë të ri të quajtur Salë Behri, nga Shkodra. Me të kishte lidhje familjare. Djali tregoi trimëri të pashoqe gjatë luftës së egër e të pabarabartë me forcat serbe e malazeze që kishin rrethuar Vraninën. Duke e parë veten të rrethuar dhe të pamundur për të çarë rrethimin e mijërave forcave armike, Oso Kuka ka folur: "Kush don me ndejt me mua të rri, por unë gjallë nuk dorëzohem, por do të digjem brenda, këtu në kullë", lajmi i kësaj beteje të pabarabartë u mor vesh edhe në Maksudkull, ku kishin mbërritur forca ndihme nga Shkodra, të cilat kanë vënë përpara malazezët. Ata nga unë nuk kishin nga t‘ia mbanin, iu afruan kullës, filluan të kacavirreshin në muret e saj, të hipnin mbi çati. Oso Kuka, mbasi kishte marrë edhe mendimin e shokëve të çetës, për të mos u dorëzuar i jep urdhrin njërit prej tyre që shërbente si kuzhinier: "Afroi fuçitë e barutit midis kullës, se dora e varrueme nuk më len me i afrue"? Dhe kur mbi pullaz (çati) kishin kërcyer qindra malazezë, qindra të tjerë kishin thyer muret, trimi ynë thërret edhe një herë:

"Ah kadale", Nikollë të vraftë Zoti,
Se këtu i thonë Oso Baroti,
Se djeg veten edhe ty...

"Dhe u dha zjarr fuçive me dorën tjetër që kishte shëndosh. Me qindra armiq u hodhën në erë. E fortë ishte tronditja e shpërthimit të fuçive me barut, sa malet e Krajës u zbardhuan", tregonte plaku i motnuem, nga ata që kishte dëgjuar prej prindërve.

 "Në Shkodër ka ardhë era e mishrave të luftëtarëve të djegur", tregonte i ndjeri plak Qamil Kuka. "Kur kanë arritur forcat e ndihmës nga Shkodra, midis të cilëve edhe vëllai i Osos (Cufja) në kullën e djegur nuk mund të hyje nga yndyra e mishrave të djegur. Asgjë nuk kishte mbetur, u gjet vetëm një krah, i cili u njoh se i kujt ishte, se mbante në të një shkrim. Ai ishte i Salë Behrit", fliste plaku i urtë.

Me këtë ngjarje, trimëria e Oso Kukës ngriti monument Vraninën, në gërmadhat e së cilës është heroizmi i shqiptarit, aq sa një gjeneral turk, i detyruar nga fakti i trimërisë së rrallë, shkroi: "Janë nga popujt ma trima e ma luftëtarë, e s‘druajnë vdekjen, sidomos kur është puna për mbrojtjen e vendit të tyre, atëherë ata tregojnë se janë ushtarë të shkallës së lartë. Kjo i pranohet nga të gjithë", përfundon gjenerali i njohur turk. Bilbili i letrave shqipe, at Gjergj Fishta, shkruan në "Lahutën e Malcis‘":

Njisi gjaku qi Oso Kuka
Sot ka derdhun ke ato suka
Si për mbret, si për dhe të parëve
Vlon sa vlon ndër dej të shqyptarëve.

Vdekja heroike e Oso Kukës mori dhenë, e dëgjoi i madh e i vogël. Oso Kuka - tregonte plaku i moçëm nga ata që kishte dëgjuar - u vajtua për një javë në familje. Erdhën ngushëllime jo vetëm nga mbarë qyteti i Shkodrës, por edhe nga Shala e Shoshi, Gruda, nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit. Avdi Pasha u njoftua, por nuk reagoi. Kjo e zemëroi e ia ngriti më lart urrejtjen ndaj turqve-osmanë. Zemërimi i popullit u shpreh edhe disa muaj pas, sa për një shkak të vogël shpërtheu në Shkodër një kryengritje, e cila mbërtheu në kalanë Rozafat për 25 ditë i ndryu forcat turke, e udhëhequr nga Dasho Shkreli.

Fishta i madh e skaliti në veprën e tij, në këngët që u bënë popullore e që këndohen në dasma e gëzime. Heroi doli nga populli e populli i këndoi me vargjet e poetit të madh. Revista e arbëreshëve të Italisë e Anselmo Lorekios, që dilte në Katanzaro, botonte një artikull për Oso Kukën - (Nr. 5, viti 1898). Ajo shkruante: "Shkodra është vendi fatlum, ku ka lindur Oso Kuka", dhe duke komentuar heroizmin e tij theksonte: "Përgjigjja që dha Oso Kuka ishte tamam përgjigje shqiptare". Po aty botohej edhe një poezi popullore, që revista kishte marrë nga Shkodra atë ditë. Ja disa vargje nga përgjigjja e Oso Kukës dhënë të dërguarit të Knjazit.

"Unë jam djalë i Shqipnisë".

Edhe revista "Albania", që botohej jashtë atdheut, i kushtoi një shkrim me interes, në fillim të shekullit tonë, figurës heroike të Oso Kukës. Për krijimtarinë popullore, kushtuar këtij trimi legjendar, kanë shkruar Gustav Majer në Studime Shqiptare (1897), revista "Dituria" Tiranë, 1927, Kasem Taipi në përmbledhjen e tij "Zana popullore" më 1933-shin dhe botimet folklorike. Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë "Bashkimi". Në fillim të viteve ‘20, mësuesi patriot Zef Harapi i kushtoi një dramë heroit të Vraninës, Oso Kuka.
Edhe për Oso Kukën, Enver Hoxha kishte mërira, e zinte në gojë "sa për të larë gojën", si thoshte Shkodra. E përsërisim se vetëm një këngë, një pikturë e disa artikuj në gazeta u shkruan për këtë simbol të trimërisë e vetëmohimit.

Lartësimi dhe vënia aty ku e meritonte trimin Oso Kuka i prishte terezinë me miqtë e tij sllavë e cenonte interesat e tyre dhe të tijat, andaj diktatori pranonte fashitjen e heroizmit të kombit të vet, përpara interesave me serbët e kallëpeve të ndryshme, aq sa pas vitit 1944, edhe ndonjë shkollë a rrugë që populli ia kishte vënë emrin e heroit të vet, regjimi komunist ia fshiu.

Me vdekjen e diktatorit sikur u gjallërua e u rrit përkujdesi e nderimi për këtë figurë popullore, sa u shpejtua t‘i vihet emri i një rruge, një shkolle, u botua ndoshta me porosi një roman, u mendua për një muze, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e gjatë. Erdhën vitet e demokracisë e heroizmi i Oso Kukës evokoi heroizma të rinj. Nga populli shqiptar lindën heronj e pishtarë të demokracisë.

Po emri i Oso Kukës është sintezë e tërë heroizmit shqiptar e kërkon të gjejë vendin e vet, nderimin që i takon. Edhe tani, i lënë në harresë. Nuk u kujtua kush ta lexonte, të paktën në netët përkujtimore të një emisioni televiziv, ose t‘i shkonte mendja për të. Një Oso Kukë që nuk vjen më, po që në gjakun e shqiptarit ka plot molekula me gjene të tipit Oso Kukë, andaj edhe ai gjak kërkon nderim, se jemi shqiptarë.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...