Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/20

SHBA mbyll ambasadën dhe konsullatat në Turqi

SHBA mbyll ambasadën dhe konsullatat në Turqi
Pak orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, një tjetër përfaqësi diplomatike është vënë në shënjestër të një sulmi të armatosur në kryeqytetin turk.
Një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Ambasadës Amerikane në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas raportimeve të mediave turke, agresori është neutralizuar me shpejtësi, ndërkohë që raportohet se të shtënat janë shoqëruar me thirrjet “Betohem në Zot që ju nuk do të luani më me ne!”.

Menjëherë pas këtij incidenti, përfaqësitë diplomatike amerikane në Turqi, Ambasada në Ankara dhe dy konsullatat, ajo e Stambollit dhe ajo e Adanas njoftuan mbylljen e tyre për datën 20 dhjetor.

Autoritetet turke thonë se po hetojnë rastin, ndërkohë që mbeten të paqarta shkaqet dhe autorësia e tij.

Sulmi mbërriti pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov. Karlov u qëllua 8 herë me pistoletë gjatë fjalës që po mbante në një ekspozitë arti pamor të titulluar “Rusia në sytë e turqëve” në Ankara.

“Heroi i Berlinit”, kalimtari ndoqi për dy kilometra terroristin deri sa e kapi

“Heroi i Berlinit”, kalimtari ndoqi për dy kilometra terroristin deri sa e kapi
Ka qenë trimëria dhe vendosmëria e një kalimtari, që ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit, i cili mbrëmjen e së hënës hyri me shpejtësi në markatën e Krishtlindjeve, duke marrë përpara turmën e njerëzve që qëndronin atje dhe la të vdekur 12 prej tyre e plagosi 48 të tjerë.
Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, konsiderohet një hero.

Ai ndoqi për rreth 2 kilometra terroristin në arrati, duke qëndruar në kontakt telefonik me policinë përgjatë gjithë rrugës shkruan Tgcom24.

Heroi ndoqi të gjitha hapat e 23-vjeçarit, i cili pasi zbriti nga kamioni u fsheh mes turmës.

Ai e ka ndjekur nga pas në këmbë dhe në të njëjtën kohë qëndronte në kontakt telefonik me policinë, duke i treguar çdo hap të tij, por duke i qëndruar larg për arsye sigurie.

“Heroi i Berlinit” pa të gjithë masakrën e terroristit 23 vjeçar pakistanez, i cili sipas mediave të ndryshme botërore kishte mbërritur në Gjermani me refugjatët në muajin shkurt nëpërmjet Ballkanit.

Dhe në fund atentatori i sulmeve arrestohet në Siegessaule nga forcat e policisë, të cilat i zunë pritë në sheshin qendror të Berlinit.

Gjermania sërish goditet nga terrori? Stacioni i trenave në Köln evakuohet!


Stacioni kryesor i trenave në qytetin gjerman të Këlnit është evakuuar pas një alarmi për bombë.

Gjermania sërish goditet nga terrori? Stacioni i trenave në Köln evakuohet!

Policia ka pranuar një thirrje rreth orës 18.30 për informacione lidhur me lokacionin e supozuar të bombës, ka mësuar tabloidi "Bild".

Si rrjedhojë e alarmit për bombë është ndërprerë menjëherë shërbimi i trenave i Deutsche Bahn.

Edhe kompania lokale e transportit, KVB, ka ndërprerë operacionet.

Vit i tmerrshëm për gjermanët: Sulmi i mbrëmshëm në Berlin, i pesti brenda 12 muajve



Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, janë shënuar një numër sulmesh terroriste në Evropë. Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, është sulmi i pestë që ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve në atë vend.

Gjermania ishte prekur më së shumti gjatë muajit korrik, kur vetëm brenda një jave kishin ndodhur katër sulme.
Image
Adoleshenti me prejardhje nga Afganistani, më 18 korrik kishte sulmuar me thikë dhe sëpatë pasagjerët e një treni në Wuerzburg.

Aty ishin plagosur pesë persona, ndërsa pas ndërhyrjes së njësiteve speciale të policisë ishte neutralizuar sulmuesi.

Disa ditë më vonë, më 22 korrik, një adoleshent tjetër me prejardhje nga Irani, kishte vrarë nëntë persona në Munih, ku më pas kishte kryer vetëvrasje.

Më 24 korrik, 21-vjeçari nga Siria vrau një grua me hanxhar dhe lëndoi pesë persona tjerë, ndërsa pas intervenimit të policisë është arrestuar.
Vit i tmerrshëm për gjermanët: Sulmi i mbrëmshëm në Berlin, i pesti brenda 12 muajve (Foto)
Po të njëjtën ditë, një sirian tjetër, të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, kishte hedhur vetën në erë në një lokal në Ansbach, me ç’rast kishin mbetur të plagosur 15 persona.

Por organet e sigurisë kanë bërë të ditur se këto sulme nuk kanë kurrfarë lidhje me njëra-tjetrën.

Në sulmin me kamion që ka ndodhur gjatë të hënës mbrëma në një treg Krishtlindjesh në Berlin, humbën jetën 12 persona, ndërsa 48 tjerë u lënduan rëndë.

Vrasja e ambasadorit rus nuk ishte e vërtetë


Image

Ambasadori rus Andrei Karlov i cili vdiq menjëherë pasi u qëllua më armë zjarri gjatë një vizitë në një galeri ekspozitash në Ankara.
Image

Kanë lindur shumë pyetje në lidhje me vrasjen e tij pak të dyshimtë.

Një grup ekspertësh kanë provuar se vrasja e tij ishte fallco dhe asgjë nuk ishte e vërtetë.

Provat e balistikës tregojnë se të shtënat u dëgjuan shumë 'boshe'.

Image
Gjithashtu në video nuk ka të zhurmë gëzhojash duke rënë në tokë pas të shtënave, të cilat mund të dëgjohen shumë lehtësisht në një dhomë akustike të hapur dhe pa zhurma të tjera përreth. Kur ai u shtri në tokë asnjë shenjë gjaku nuk është parë, gjë që është e pazakontë pasi u qëllua disa herë.

Image
Provat tregojnë edhe se ai duket sikur dridhet përpara të shtënave. Këmisha e tij pas gjithë atyre të shtënave duhet të tregonte një dalje të plumbit.

Ka një jehonë frike se vrasja ishte organizuara në mënyrë që të vënë më shumë presion mbi tensionet që tashmë përballen në mes të Rusia, Turqia, NATO dhe Siria e shkatërruar nga lufta.

Ndotja e ajrit, trefish më e lartë nga e lejuara



Përkeqësimi i nivelit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, ka vënë në alarm Ministrinë e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, por edhe dikasteret tjera, konfirmojnë zyrtarët të kësaj ministrie.

Zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Prishtinë është shënuar ngritje e vlerave të ndotjes së ajrit.

Kufiri i vlerave ditore të lejuara për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 miligram për metër kub.

Letafete Latifi, drejtuese e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në dy ditët e fundit, ndenja e ajrit është trefishuar në raport me vlerat e lejuara ditore.

“Është regjistruar vlera maksimle e mesatares ditore, deri më tani, 168.3 mikro gram për metër kub. Do të thotë, gjatë datës 19. 12. 2016 kemi pasur një vlerë që ka qenë maksimumi i të gjitha vlerave të regjistruara, flasim për mesatare ditore, deri më sot”.

Zonja Latifi ka shtruar se nga ngritja aktuale e nivelit të ndotjes së ajrit duhet të kenë kujdes dhe t’i reduktojnë daljet, sidomos grupet e ndjeshme të popullatës, sikurse të moshuarit, peronat që kanë ndjeshmëri nga sëmundjet astmatike, fëmijët, si dhe gratë shtatzëna.

Ferat Shala, ushtrues i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se kjo ministri, pranë saj tashmë ka ngritur një trup profesional dhe shkencor, e cila po punon me të gjithë akterët relevant, shoqërinë civile dhe grupet e ekspertëve shkencorë, për të parë, analizuar dhe vlerësuar gjendjen aktuale të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Kjo trupë, sipas zoti Shala, ka nxjerrë rekomandimet e qarta për disa institucione që janë akterë dhe ka kërkuar që problematikat të adresohen dhe të merren masat parandaluese, që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e burimeve të ndotjes së ajrit

“Në vazhdën e këtij aktiviteti, Task forca ka nxjerr letër zyrtare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë së Tregtisë dhe Industrisë dhe sot ka nxjerrë letër zyrtare për Pushtetin Lokal, gjegjësisht nivelin komunal. Brenda këtij aktiviteti janë të adresuara problemet e ndotjes, masat që duhet të ndërmerren, zbatueshmëria e legjislacionit aktual dhe atij që duhet të nxirret, si dhe koordinimin e politikave në nivel ndër-sektorial për parandalimin e shkallës së ndotjes së ajrit”.

Zonja Latifi thotë se faktorët që po ndikojnë në ndotjen e ajrit tashmë ka kohë që janë identifikuar, por atyre u është shtuar edhe faktori meteorologjik i ditëve të fundit.

“Në ndotjen e ajrit ose në përqëndrimet e larta në këto ditët e fundit, që janë paraqitur, janë emisionet që dalin nga industritë, nga transporti dhe nga amvisëria. Mirëpo, të gjitha këtyre emisioneve ose përqëndrimeve të larta të emisioneve, i kontribuojnë shumë edhe kushtet meteorologjike që janë duke mbretëruar ditëve të fundit”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit Shala, thotë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke bërë maksimumin e mundshëm, në aspektin ligjor dhe në aspektin e koordinimit ndërinstitucional, lidhur me parandalimin e ndotjes së ajrit.

Por, sipas tij, një pjesë e legjislacionit, që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit, që nënkupton edhe parandalimin e ndotjes së ajrit, nuk është duke u zbatuar ashtu siç kërkohet.

“Veçanërisht është pak e ndjeshme çështja e ekonomive familjare, që në këtë kohë, veçanërisht në kryeqytet, janë ndër buruesit e ndotjes, burime të ndotjes, për shkak të temperaturave, për shkak të situatës stinore, për shkak t kushteve klimatike".

"Ekonomia familjare është më vështirë e kontrollueshme, për shkak të djegieve të lëndëve joadekuate, si dhe bizneset e vogla. Përndryshe, pjesa tjetër, siç janë automjetet, tashmë janë adresuar problemet, kemi kërkuar masat shtesë dhe po presim nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Zhvillimit, si dhe e Pushtetit Lokal, që të veprojnë”.

Shala ka shtuar se megjithatë, Kosova nuk është vendi me ajrin më të ndotur në Evropë. Sipas tij edhe në disa nga vendet e Bashkimit Evropian, niveli i ndotjes së ajrit është afërsisht i ngjashëm me atë të Kosovës.

Ditë më parë, ekspertët e shëndetësisë në Kosovë, kanë theksuar se numri i të sëmurëve nga mjedisi i ndotur është shtuar, në veçanti në muajin e fundit, duke nënvizuar problemet e shtuara me mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore.

2016/12/19

Letër nga Enver Bytyçi-Tiranë

Atetantori me kollare qëllon ambasadorin rus në Ankara!

Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Që prej nisjes së konfliktit në Siri e deri më sot Turqia ishte pozicionuar qartësisht në krah të kryengritësve opozitarë. Presidenti Erdogan organizoi para disa vitesh në Stamboll një takim me opozitën siriane, asokohe të paarmatosur mirë dhe me mbështetjen e Perendimit mori përsipër mbështetjen politike dhe ushtarake të saj, me qëllim rrëzimin e regjimit të Bashar-Al Assad. Ndërkohë Rusia shpalli publikisht përkrahjen e saj të parezerva ndaj regjimit të Asadit, duke iu kundërvënë politikave ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit pa presidentin sirian në tryezën e bisedimeve. Ajo vuri veton në Këshillin e Sigurimit e në të gjitha strukturat ndërkombëtare të së drejtës në mbrojtje të Assad, duke vështirësuar zgjidhjet e skicuara në Bruksel dhe Uashington, me qëllim evitimin e një gjakderdhjeje të tillë si ajo që po shohim këto ditë në Alepo. Ushtria e regjimit të diktatorit sirian jo vetëm eleminoi me dhunë e terror kundërshtërët e tij brenda vendit, por shkretoi Alepon me qëllim marrjen e qytetit të kulturës mesdhetare përmes bombardimeve dhe vrasjes masive të civilëve të pambrojtur, ndër ta shumica fëmijë, gra e pleq. Një krim i pashoq, që le në harresë Srebenicën e Kosovën, një krim të cilin e mbështeti me mjete ushtarake e logjistikë Moska e Vladimir Putin.
Nesër do të mblidheshin në Ankara tre ministrat e Jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të shqyrtuar situatën e krijuar në Alepo dhe për të përcaktuar një zgjidhje të pranueshme të konfliktit. Por pak orë para këtij takimi ndodhi ajo që kishte ndodhur në vitin 1903 në Mitrovicë, kur ishte vrarë me atentat konsulli i Rusisë në këtë qytet. Një atentator me kostum e kollare ka penetruar në ekspozitën e hapur në kryeqytetin turk, Ankara, e cila i kushtohej Rusisë dhe ka qëlluar mbi ambasadorin rus në këtë vend. Ambasadori Andrej Karloë ndërroi jetë pas plagëve të rënda që mori, ndërsa atentatori në momentin e atentatit kishte thirrur “Allahu ekberr” (Zoti është i madh), duke dhënë kështu sinjalin se akti ishte urdhëruar nga shteti islamik IS, në vazhdën e një kërcënimi që islamistët ekstremistë kishin bërë pas ngjarjeve tragjike në qytetin e Alepos. Madje pas këtyre ngjarjeve vetë turqit u tronditën dhe fajësuan Moskën krahas Assadit për masakrat dhe tmerret në këtë qytet. Ata organizuan protesta të fuqishme përpara ambasadës së Rusisë dhe të Iranit në Ankara, duke denoncuar bashkëpunimin e këtyre dy vendeve me regjimin e diktatoorit sirian.
Ndërkaq ky atentat ishte paraprirë me batica dhe zbatica të shumta midis Kremlinit dhe Pallatit Presidencial të Turqisë.  Kulmin e konfliktit e shënoi rrëzimi i një avioni rus nga dy pilotë turq para një viti, akt i cili shërbeu për ngrirjen e marrëdhënieve politike, ekonomike, në turizëm e në fusha të tjera midis Rusisë dhe Turqisë. Por grushti i shtetit i 15 korrikut të këtij viti krijoi mundësinë e një lidhjeje të ngushtë të ripërtërirë midis dy presidentëve, Vladimir Putin dhe Rexhep Tayp Erdogan. Një telefonatë paralajmëruese e rusëve për atë grusht-shteti dhe një telefonatë solidarizuese e Putin me Erdogan i shkrinë si me magji akujt midis dy vendeve.
Prej gati gjashtë muajsh bota ishte mësuar të shihte sesi dy vende me qëndrime të kundërta sa i përket zgjidhjes së konfliktit në Siri krijuan një marrëdhënie speciale të miqësisë, mirëkuptimit dhe paqes midis tyre. U harrua rrëzimi i avionit luftarak rus. Madje piloti turk u arrestua pas grushtit të shtetit nën akuzën se “e kishte kryer veprimin nën ndikimin e klerikut Gylen” dhe Putin e Erdogan shkëmbyen vizita të ndërsjella, duke dëshmuar se ishin në të njëjtën anije të luftës kundër Perendimit, para së gjithash kundër SHBA-ve.
Vrasja e ambasadorit Karloë sot mbasditë në Ankara duket se riktheu situatën e para grushtit të shtetit dhe investimi i Erdogan për forcimin e boshtit Ankara-Moskë duhet vlerësuar tashmë si një investim i dështuar. Dështimi rrjedh së pari nga fakti se të dy vendet nuk janë të të njëjtit mendim dhe qëndrim sa i përket rrjedhës dhe zgjidhjes së konflikteve në Lindjen e Mesme, para së gjithash në Siri. Por kur nuk funksionon logjika e aleancave dhe ngritjes së marrëdhënieve të partneritetit në këtë botë kaq të trazuar, atëherë ndodhin akte të tilla si atentati i sotëm, si për të dëshmuar se rrejdha e zhvillimeve është e panatyrshme dhe jo realiste.
Ajo që ndodhi në Ankara nbasditën e vonë të sotme është një akt dhune e barbar, por i paralajmëruar tashmë nga qëndrimet kontradiktore të presidentit turk sa i përket konfliktit sirian. Ankaraja u përdor nga ana e Kremlinit, sepse përmes imazhit të marrëdhënieve të mira me Rusinë krijoi përceptimin se presidenti turk është i një mendimi me presidentin rus sa i përket qëndrimit të tyre ndaj presidentit sirian Bashar Al Assad. Mjaftoi ky përceptim që forcat rebele kundër Assadit të humbin besimin ndaj Ankarasë. Më së pari besimin e humbën kurdët, si kontribues të mëdhenj në luftën e kryengritësve kundër Assadit dhe kundër IS. Ata u vunë në shënjestër të bombardimeve të ushtrisë turke, por edhe të aviacionit të Assadit e të Vladimir Putin. Më pas opozitarët e shndërruar në luftëtarë të armatosur kundër presidentit sirian humbën dhe ata besimin te një mbështetje e sinqertë e Ankarasë, e cila për hir të së vërtetës u tërhoq praktikisht nga aksionet konkrete në ndihmë të tyre, për shkak të lidhjeve me Moskën. Presidenti Erdogan shfrytëzoi vetëm një mundësi për ta paraqitur veten si një udhëheqës popullor, ndërmori aksione humanitare, gjë për të cilën nuk kishte kundërshtime Moska. Çdo veprim dhe qëndrim tjetër që atakonte Moskën ai e rezervoi dhe nuk e realizoi, së paku me këmbëngulsinë e fillimit të konfliktit sirian. Madie iu kundërvu përpjekjeve të aleatëve tradicionalë të Turqisë, vendeve të Perendimit e NATO-s, në planet e tyre për ndërhyrje dhe rivendosjen e rendit dhe rregullit në Siri e në Alepo.
Erdogan u shqua në mbledhjen e viktimave të Alepos, por nuk reagoi ndaj shkaktëreve të këtyre viktimave. E gjitha kjo solli njgarjen tragjike të mbasdites së sotme të datës 19 dhjetor 2016, kur një atentator qëlloi dhe vrau ambasadorin e Rusisë, Andrej Karloë. Kjo ngjarje do të jetë pikë kthese në zhvillimet e ardhshme jo vetëm për marrëdhëniet ruso-turke, por edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme. Pritet që lidhjet midis Ankarasë dhe Moskës të rikthehen në pikën zero, për shkak se Kremlini nuk do ta kapërcejë kaq lehtë vrasjen e ambasadorit të saj në Turqi. Qoftë dhe për shkak të egos së tij për t’u paraqitur si Fuqi e Madhe që “dikton rendin e ri botëror”?! Vrasje të personaliteteve të larta të këtij kalibri e të Fuqive të Mëdha kanë ndezur luftra të përbotëshme, nëse kemi parasysh gjithashtu atentatin që iu bë Princit Ferdinand dhe gruas së tij në Sarajëve në ditën e Shën Vidovdanit serb, më 28 qershor 1914. Por fantasia nuk besoj se shkon deri te një konflikt i armatosur midis dy vendeve të fuqishme ushtarake, Rusisë dhe Turqisë, me ç’rast do të detyrohej gjithashtu NATO të pozicionohej përkrah vendit anëtar të saj, pavarësisht shqelmave antiNATO të Erdogan. Sidoqoftë marrëdhëniet ruso-turke janë tashmë nën peshën e këtij atentati të sotëm dhe nuk ka gjasa që ato të përmirësohen, aq më pak të marrin përmasat e një aleance midis dy vendeve. Ndërkohë Erdogan nuk do të pranohet lehtë në aelancën perendimore, sepse qëndrimet e tij të derisotme kanë dëshmuar për agresivitetin e tij antiperendim. Ai do të ketë mbi shpatulla në mënyrë të shtuar presionin kurd e madje me qëndrimet e tij e represionin kundër Kurdistanit ka krijuar kushte për një homogjenizim të të gjitha territoreve kurde në katërkëndshnin e kufijve Turqi-Siri-Irak-Iran.
Ndërkaq ngjarjet në Alepo dhe ky atentat do të shtojnë presionin e brendshëm opozitar kundër presidentit turk. Ky presion është në vlim për shkak të represionit dhe burgosjes së dhjetramijë njerëzve me emër, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të regjimit të Erdogan. Në vlim janë edhe konfliktet jo vetëm me PKK, por edhe me përfaqësuesit demokratë kurdë të zgjedhur në parlamentin e Turqisë, grup i cili synohet të nxirret jashtë ligji. Ndërkohë që praktika të tilla vetëm se thellojnë konflktin e në një konflikt të tillë nuk mund të fitojnë as ushtritë më të fuqishme të botës. Edhe si perandori Turqia ka ekzistuar për shkak të ekulibrit midis interesave të Portës së Lartë dhe popujve që e përbënin këtë perandori. Ndryshe ajo do të ishte shkërmoqur që në shekullin e parë të ekzistencës së vet. Ky mësim i historisë duhet lexuar, me qëllim që në kushtet e sotme të globalizimit dhe politikave të ndërvarura politika e presidentit Rexhep Tayp Erdogan të krijojë një ekuilibër midis nevojave të kombit turk dhe interesave të kurdëve, sirianëve dhe popujve ku ai është prezent me politikën e ndërhyrjen e tij. Mbi të gjitha ngjarja e sotme, e cila në çdo rrethanë duhet dënuar si akt barbar, është një mësim se vokacioni i Turqisë është i lidhur me interesat e NATO-s dhe Fuqive të Mëdha në Perendim, para së gjithash në lidhje e partneritet të ngushtë me SHBA-të. Në një kohë të tillë të artë, vendi më i madh musliman në rajonin e Mesdheut e Golfit pati gjetur harmoninë, qetësinë dhe prosperitetin e tij. Ndryshimi i politikave çekuilibroi gjithashtu gjeopolitikën rajonale e më gjerë, duke kërcënuar seriozisht paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në vetë territorin e Turqisë.
Një ambassador u vra nga një atentator me kollare. Ky ishte një akt i dënueshëm antinjerëzor. Por kjo paralajmëron një stuhi, e cila kërcënon seriozisht paqen botërore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...