2017-01-02

Nga Flori Bruqi : Velloja misterioze e UÇK-së ?




Stërvitja e grupeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri vazhdon të mbulohet me një vello misteresh.
Këta janë 52 bashkëluftëtarët e parë të Adem Jasharit (Foto)

Dëshmitarë dhe organizatorë të kohës e kanë sqaruar shumë herë atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve, një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj emra dhe njerëz që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori sipas shpjegimit të tyre.

Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë nga e majta, apo edhe në mungesë të një kundërvënieje të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar.
Image result for ahmet zeqiri dhe zahir pajazitaj
Por, janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtar Sali Çekaj dhe Adem Jashari që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb. Paradox i vërtet është se në këtë grup nuk është asnjë emër i politikanëve tanë që kanë bërë bujë në institucionet e Kosovës e të cilët thirrën në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Grupet e para si dhe fotografitë janë dokumente të pakontestueshme historike që dëshmojnë me emra e mbiemra. “Grupet e para që stërviteshin në Shqipëri, të cilat vijnë në kujtesë edhe nëpërmjet fotografive si dëshmi, janë dokumente të pakontestueshme historike të cilat dëshmojnë me emra e mbiemra njerëzit dhe preokupimin e tyre në kohën e caktuar, që ka të bëjnë me përpjekjet për çlirimin e vendit nga okupatori serb”, thotë  publicisti Skender Zogaj.


Skender Zogaj thekson se fakti që këta të rinj kanë shkuar në Shqipëri për të ushtruar është dëshmi se në vitin 1990 janë krijuar celulat e para për çlirimin e Kosovës.

“Vet fakti se, të rinjtë e kanë braktisur Kosovën dhe kanë vajtur në Shqipëri dhe atje janë bërë bashke dhe janë angazhuar në ushtrime ushtarake nën mbikëqyrjen e ushtarakeve profesionist të karrierës, është dëshmia se, që në fillimet e viteve 1990, janë krijuar edhe celulat e para të cilat kanë pasur për qëllim krijimin e grupeve luftarake për çlirimin e Kosovës. Unë mund të them saktë se, në kuadër të LDK-së që në vitin 1991 është punuar për “mbrojtjen e pragut të shtëpisë” dhe për realizimin e kësaj porosie edhe nga vet goja e liderit Ibrahim Rugova, janë hulumtuar mundësitë dhe është punuar për krijimin e strukturave që do ta menaxhonin situatën dhe rastet që mund të imponoheshin në terren” pohon ai.

Zogaj thotë se ideimin e përgatitjes ushtarake e ka përkrahur dhe financuar Qeveria e  dr.Bujar Bukoshit, ku kanë dalë luftëtarët e shquar e ndër ta edhe Adem Jashari.

“Nga kjo kemi edhe ideimin e përgatitjeve ushtarake, që dihet se në Shqipëri i ka përkrahur dhe financuar Qeveria Bukoshi, dhe se, nga grupet e përgatitura në Shqipëri, kanë dalë luftëtarë të shquar, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën dhe tash janë emra heronjsh, ndër të cilët edhe Adem Jashari, kryeheroi i Kosovës. Edhe diçka, një varg dokumentesh dhe faktesh historike, nuk janë pasqyruar sa duhet, sepse, zhvillimet e pasluftës ishin tepër të ndjeshme dhe, për vet pjesëtaret historik, siç janë edhe këta ne këtë listë dhe në këtë fotografi, për hire te proceseve shtetformuese te Kosovës, kanë heshtur, ose kanë qenë të detyruar të heshtin”, thotë  Skender Zogaj.

Image result

Institucionet e Kosovës ishin ato të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë. Nisur nga kjo, dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn. Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj.


Lista zyrtare e emrave:

Gjenrata i e parë /91

1. Sali Çekaj
2. Zahir Pajaziti
3. Ahmet Hoxha
4. Bashkim Leci
5. Zymer Lulaj
6. Kadri Gubetini
7. Ismet Cerkini
8. Artan Gjini
9. Arsen Hamiti
10. Fatmir Racaj
11. Ibush Metushi
12.Agron Tushi
13. Fatmir Fejzullahu
14. Hysni Mehmeti
15.Afrim Zena
16. Hysen Agushi
17.Vehbi Zeqiri
18.Besim Shehu
19.Ramir Ramadani
20. Halil Halili
21.Rustem Teneqja
22.Ahmet Zeqiri
23.Rexhep Luma
24. Minush Luma
25.Sedat Osmani
26.Ramadan Pajaziti 

27.Shemsi Krasniqi
28.Remzi Mehmeti
29.Selai Hasani
30.Agim Demnika
31. Ekrem Metoshi
32.Sami Hasani
33.Sami Vishi
34.Azbi Veliu
35.Ali Guri
36. Musa Shabani
37.Ajet Shala
38.Sejdi Sula
39. Milazim Myftari
40.Shaip Haziri
41. Fadil Begu
42. Mefail Vishi
43.Shemsedin Sulejmani
44. Milaim Gerbeshi
45.Rexhep Ilazi
46. Islam Visoka
47. Ilmi Topalli
48. Ylber Topalli
49.Xhevat Qerimi
50.Bashkim Thaçi
51.Bajram Kadriu
52.Shefqet Brajshori 


Image result for ahmet zeqiri dhe zahir pajazitaj

Ahmet Zeqiri, Zahir Pajaziti, Islam Visoka dhe Ajet Shala në Krujë 1991 (Pashtriku)


Për rrethanat e kohës më gjerësisht sqaron Saim Tahiraj, kryetar i Shoqatës Sali Çekaj në Zvicër dhe ish bashkëluftëtar i heroit Çekaj.
Tahiraj për më tepër sqaron se pas vitit 1994 ish LPK-ja merrte përsipër aksionet e kryera pikërisht nga grupet guerile të stërvitura në Shqipëri që vepronin nën kupolën e institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me Adem Jasharin.


“Nga viti 1991 deri në vitin 1994 nuk ka ekzistuar as emri UÇK, por ne kemi vepruar në kuadër të institucioneve të atëhershme të Republikës së Kosovës dhe jemi quajtur njësitë e vetëmbrojtjes ku unë kam pasur rolin e koordinatorit në mes qendrës në Zvicër dhe grupeve të caktuara në Kosovë dhe po ashtu për koordinimin e disa grupeve në Kosovë.
Pas pagëzimit të LPK-së në vitin 1994 me emrin UÇK, prapë neve nuk kemi pasur lidhje me ta edhe pse kanë lëshuar komunikata në emër të aksioneve tona. Neve kemi vepruar në vazhdimësi në kuadër të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës deri në përfundimin e luftës”, sqaron Tahiraj, ish koordinatori i guerilës në mes qendrës në Zvicër dhe grupeve të caktuara në Kosovë dhe po ashtu për koordinimin e disa grupeve në Kosovë.

Doni

  Grupi i Dytë/91
  1. Adem Jashari
  2. Ilaz Kadriu
  3. Osman Ferizi
  4. Avni Zymeri
  5. Adem Maksuti
  6. Shaqir Salia
  7. Avni Rama
  8. Sami Tahiraj
  9. Shkelzen Gjonaj
  10. Naim Gubetini
  11. Xhavit Gubetini
  12. Lutfi Jonuzi
  13. Ramadan Begu
  14. Ilmi Peci
  15. Shahin Bejtollahu
  16. Hasan Ferizi
  17. Ejup Murseli
  18. Isa Xhaferri
  19. Naser Jakupi
  20. Jakup Limani
  21. Sait Jashari
  22. Bujar Zeneli
  23. Nazmi Bajrami
  24. Beqir Saiti
  25. Orhan Ibrahimi
  26. Bujar Hazizi
  27. Faton Gajtani
  28. Shemsi Zeqiri
  29. Samet Rrahmani
  30. Adem Derguti
  31. Muharrem Bobaj
  32. Ferat Çerkezi
  33. Ahmet Berisha
  34. Murat Jashari
  35. Ilmi Bajrami
  36. Fatmir Staveleci
  37. Nuri Bexheti
  38. Shaip Azemi
  39. Fikret Halili
  40. Selman Rreci
  41. Kenan Kelmendi
  42. Qenan Aziri
  43. Fadil Kadria
  44. Isuf Ismaili
  45. Ekrem Sheholli
  46. Dritan Restelica
  47. Fehmi Beqiri
  48. Hamdi Jaha
  49. Ymer Aliu
  50. Mehmet Breznica
  51. Jahi Zeqiri
  52. Zenullah Voca
  53. Halil Palloshi
  54. Faris Xhemaili.


Image may contain: one or more people and outdoor

  • Lexoni : http://floripress.blogspot.com/2015/11/figurat-e-shquara-te-luftes-per.html

Zahir Pajaziti e Ahmet Zeqiri me uniformë të ushtrisë shqiptare me 1991

Fadil Kajtazi njohes i ceshtjeve te sigurise dhe nje nga protagonistet e shume zhvillimeve ne fushe te sigurise qe nga vitet 90-ta edhe njehere ia ka bere me dije Daut Haradinajt se kush jane veteranet e viteve 90-ta.

Kajtazi dite me pare botoi foton e Grupit te pare te luftetareve nga Kosova qe moren pjese ne ushtrimet ushtarake ne Shqiperi, ku moren pjese edhe Sali Cekaj, Adem Jashari e te tjere

Nderkaq sot ai postoi nje foto ku shihet Zahir Pajaziti e Ahmet Zeqiri ne uniforme te ushtrise shqiptare.




Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti Foto e paparë: Zahir Pajaziti e Ahmet Zeqiri me uniformë të ushtrisë shqiptare me 1991

Eksperti i sigurisë dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Fadil Kajtazi, në rrjetin social facebook ka publikuar një foto, ku shihet Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti me uniforme te ushtrise shqiptare ne bazen e Curelit ne malin Dajt me 1991.



“Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti me uniforme te ushtrise shqiptare ne bazen e Curelit ne malin Dajt me 1991, gjate pergaditjeve ushtarake. Ahmet Zeqiri eshte pjesemarres ne "Operacionin Shigjeta" ne Pashtrik, kurse Zahir Pajaziti i vrar nga milicia serbe”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka shpërthyer një debat, pasi që deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj kishte pyetur se kush është dhe kush janë veteranet e UÇK-së të vitit 1991..


2016-12-30

Pse na vratë, o vëllazën shqiptarë!?


Frank Shkreli 



Siç është njoftuar tanimë nga Vatikani si edhe nga Kisha Katolike Shqiptare, ceremonia e lumturimit të 38-martirëve katolikë do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër më 5 nëntor 2016. Aktivitete të ndryshme kulturore dhe fetare prej pothuaj një jave, po i paraprijnë ceremonisë solemne. Ceremonia fetare do të kryesohet nga përfaqësuesi i posaçëm i Vatikanit, Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve, Angelo Amato. Në këtë ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Kishës Katolike nga Europa dhe mbarë bota. Në një shënjë ringjalljeje të Kishës Katolike shqiptare, do të jenë të pranishëm në ceremoni mbi 300 meshtarë nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan si dhe nga diaspora. Në shënjë simbolike të unitetit kombëtar janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni edhe udhëheqsit më të lartë politikë dhe shtetërorë të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Kisha do të jetë e hapur për të gjithë pa dallim dhe përveç mediave të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare që do të mbulojnë këtë ngjarje, pritet që i gjith ky kremtim të transmetohet aty për aty nga televizioni publik shqiptar, TVSH.
Lumturimi i këtyre heronjve martirë të Kishës Katolike dhe të kombit shqiptar të shtunën që vjen, shënjtërimi i bijës së kombit Nënë Tereza fillim shtatorin që kaloi dhe emërimi kardinal nderi i Dom Ernest Troshanit kohët e fundit, janë një njohje nga ana e Vatikanit e vuajtjeve çnjerzore dhe e shfarosjes së një numri të madh të viktimave të pafajshme të regjimit komunist në Shqipëri. Këto tre vendime historike të Vatikanit ndaj Kishës Katolike shqiptare, në të vërtetë, janë një njohje edhe nga mbarë bota — e dhunës dhe e shkeljeve që i janë bërë këtij kombi të vogël për pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, pa dallim feje ose krahine, megjithëse proporcionalisht, kleri katolik e pësoi rëndë nga ky regjim duke pasur numrin më të madh të viktimave.
Në të vërtetë, me njohjen dhe me kurorërzimin e heroizmit fizik dhe shpirtëror të këtyre klerikëve katolikë shqiptarë duke i shpallur të lumtur, Kisha Katolike si një institucion botëror, siç thuhet edhe në një njoftim të Radio Vatikanit, akordoi këtë njohje të merituar jo vetëm martirëve katolikë, por është njëkohsisht edhe një shënjë simbolike mirënjohjeje nga ana e Vatikanit për të gjithë ata burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët, si pasojë e një ideologjie ateiste, krejt të huaj për botën shqiptare, u dënuan padrejtësisht gjatë pothuaj një gjysëm shekulli, duke pësuar si pasojë torturat nga më çnjerëzoret që kishte njohur shekulli i kaluar. Si të tillë, këta të lumtur nuk i përkasin vetëm Kishës Katolike por janë edhe heronjë të Kombit shqiptar, të cilët trimërisht, në heshtje dhe plot dinjitet i qëndruan dhunës së bishës së kuqe komuniste sllavo-aziatike të imponuar mbi shqiptarët. Ata ishin dhe janë simbol i qëndresës kombëtare — atëherë dhe sot — ndaj të keqes që i është kanosur këtij kombi të vogël të shumë-vuajtur, i përbuzur dhe i sulmuar gjithmonë nga të huajt, por i cili dijti që përballë sfidave të mëdha historike gjatë shekujve të ruante vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore, traditën, gjuhën dhe kulturën, jo vetëm në fushën fetare por edhe atdhetare.
Por megjith këtë histori të tmerrshme dhune, madje edhe sot 25-vjetë post-komunizëm, në nivelet më të larta të institucioneve të qeverisë dhe të shtetit shqiptar, ka ende individë, përfshirë pseudo-historianë dhe grupe të ndryshme të shoqërisë, të cilët vazhdojnë të fshehin të vërtetën dhe ex-catedra arsyetojnë gjithnjë viktimizimin e këtyre të pafajshëmve dhe të tjerëve si këta se gjoja, sipas tyre, ata kanë na paskan bashkpunuar me pushtuesin dhe si rrjedhim i meritonin mundimet dhe vuajtjet dhe asgjë më pak se zhdukjen e tyre fizike nga shpellarët e ish-regjimit komunist. Është thekësuar shpesh, por më kot, nga shumë vërejtës vendas dhe ndërkombëtarë gjatë 25 viteve të kaluara, sidomos nga miqtë e Shqipërisë dhe të shqiptarve, se autoritetet shqiptare dhe shoqëria në përgjithsi duhet pa tjetër të përballen me të vërtetën e kësaj historie tragjike duke u ërë thirrje që të hapin dosjet e ish-Sigurimit famëkeq të shtetit, me qëllim që të mësohet e vërteta e kësaj historie tragjike.
Para disa ditësh, Zëri i Amerikës, nepërmjet korrespondetit Ilirian Agolli, në një kronikë nga Tirana raportoi se apeli më i fundit drejtuar pushtetarve të Tiranës në lidhje me këtë çështje, erdhi nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt. Në takimin, “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, ambasadori Borchardt u shpreh se vetëm zbulimi, trajtimi dhe diskutimi i padrejtësive të shkuara, nuk lejon që e kaluara të bëhet barrë për të ardhmen. Çfarë të ardhme duan për vendin e vet, autoritetet shqiptare që për 25 vjetë tani kanë refuzuar hapjen e dosjeve të komunizmit për të zbardhur krimet e komunizmit, përfshirë vrasjet e 38-martirëve që do të lumturohen këtë fund jave në Shkodër. Zëri i Amerikës njoftoi gjithashtu nga konferenca se “Politikanë dhe zyrtarë, socialistë dhe demokratë, morën fjalën për të bërë një mori sqarimesh ligjore dhe procedurash parlamentare, pa mundur të shpjegojnë se si ka ndodhur që pas 25 vjetësh demokraci, përsëri ka mbi një vit që nuk zbatohet as ligji i moderuar i hapjes së dosjeve, që i ofron ato vetëm për studime dhe jo për lustrime”. Një shënjë tjetër kjo e arrogancës dhe e mos-veprimit të autoriteteve shqiptare për një çerek shekulli post-komunizëm, në lidhje me hapjen e dosjeve të komunizmit. Ky nuk është vetëm një qëndrim arrogant i Tiranës zyrtare, por është edhe një sjellje fyese dhe përbuzëse ndaj të gjitha viktimave të komunizmit në veçanti dhe ndaj publikut shqiptar në përgjithësi dhe është një faqe e zezë në biografinë e këtyre pushtetarëve të cilët kanë patur përgjegjësinë, mundësinë dhe autoritetin për të bërë një gjë të tillë.
Prandaj për derisa autoritetet shqiptare nuk hapin dosjet ashtu siç kanë bërë ish-vendet komuniste të Europës Lindore dhe për derisa disa pseudo-historianë shqiptarë vazhdojnë të hedhin baltë mbi viktimat e pafajshme të një regjimi kriminal të cilit ata i shërbyen gjithë jetën, Shqipëria as shqiptarët nuk do të ecin përpara. Por ama, duan a s’duan këto mbeturina të regjimit komunist, bota po e zbulon të vërtetën. Këta martirë shqiptarë që sot i njeh bota si të tillë, si dhe pasardhësit e tyre të gjallë, janë vëllezër e motra, pjesëtarë të denjë të një Atdheu të përbashkët i të gjithë shqiptarëve pa dallim. Publiciteti që u jepet në media mendimeve të këtyre nostalgjikëve të shëmtuar dhe të diskredituar të komunizmit në këtë kohë, nuk është diçka e rastit. Këta apologjetë të regjimit vëllavrasës, madje edhe 70-vjetë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, vazhdojnë të mbjellin urrejtje dhe inate midis shqiptarëve duke e mbajtur shoqërinë shqiptare peng dhe në një konflikt të përhershëm, trashëgimi e një regjimi diktatorial dhe të një ideologjie të vdekur. Por këta nostalgjikë të komunizmit ende nuk e kanë kuptuar se e vërteta dhe idetë e mëdha nuk mund të mbahen të mbyllura për gjithmonë në çmendurinë e metalitetit të Enver Hoxhës, ku ata gjithnjë mendojnë, veprojnë dhe jetojnë. Mos mashtroni veten se ju nuk jeni aspak më të mirë e më të denjë të Shqipërisë së Gjergj Kastriotit Skënderbe, të Shqipërisë së Ismail Qemalit, të Fan Nolit, Bajram Currit, të Luigj Gurakuqit e shumë të tjerëve — në krahasim me këta martirë dhe të persekutuar të tjerë të atij regjimi komunist diktatorial që ju gjithnjë gjeni forcën morale ta mbroni. Jo, jo mos e gënjeni veten se nuk jeni aspak më të mirë. Përkundrazi, me qëndrimet tuaja, me shkrimet dhe deklaratat tuaja, ju nuk i bëni nder as vetes as kombit shqiptar, por jeni duke mbajtur pengë Shqipërinë e mjerë, ndërkohë që viktimat e komunizmit po i vrisni për së dyti, për së treti e për së katërti, në të vërtetë sado herë që hapni gojën. Dhe jo vetëm këta të lumtur të Kishës dhe të Kombit, por të gjitha viktimat e komunizmit në Shqipëri të cilët nëpërmjet historisë së këtyre 38 martirëve, tani kundër vullnetit tuaj, bota e njeh sadopak më mirë të vërtetën e krimeve të tmerrshme të burgut të regjimit të Enver Hoxhës ndaj popullit të vet të pafajshëm, në përgjithësi.
Jo vetëm historia e kombit shqiptar pret përgjigje për 25 vjetë tani prej autoriteteve zyrtare të shtetit dhe mbështetësve të këtyre krimeve të insitucioneve të dhunës komuniste, por presin përgjigje edhe martirët që do të lumturohen në Shkodër këtë fund jave. Ata duan dhe kërkojnë të dinë psehen. Duan të dinë se pse u vranë atëherë nga regjimi enverist dhe institucionet e tij të dhunës dhe pse vazhdojnë të vriten edhe sot nga autoritetet e vendit dhe nga nostalgjikët e regjimit enverist. E gjithë kjo në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe i cili mburret me anëtarsimin në Aleancën Ushtarake të Atlantikut, NATO. Vet martirët e Kishës Katolike Shqiptare por as pasardhësit e tyre, ditën e lumturimit të tyre më 5 nëntor në Shkodër, nuk kërkojnë as hakmarrje as dënime kundër askujt, pasi në prak të martirizimit të tyre, ata i kishin falur xhelatët komunistë. Por u kërkojnë autoriteteve shqiptare zbulimin e të vërtetës të së kaluarës komuniste dhe njëkohësisht – para Kombit dhe para botës –kërkojnë njëzëri nga bashkatdhetarët e tyre sot, një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve:
“Pse na vratë, o vëllazën shqiptarë; cila ishte e keqja që ju bâmë me misionin tonë, o stërnipa të Kastriotit, ku ua shkelëm doket e zakonet tueja, ku e përdhosëm kanunin tuej, o mbasardhës të Lekës; thue gabuem që ju mësuem ‘Hymnin e Flamurit’ të ngritun në bjeshkët e Dedë Gjo’ Lulit; gabuem, thue, se ecëm ndër gjurmë të opangëve të tija për me mbledhë ushtarë për Krishtin? … Me ruejtë fenë e Tij në tokën tonë të Arbënit? Thue nuk i ndejëm besës suej ndër votrat e sofrat e shtrueme e të çueme prej atyne burrneshave fisnike, që në djep druni përkunden dikur foshnje Nanë Terezën? Gabuem, thue, se kënduem në ‘Lahutë të Malcís’, kangën e Atë Gjergjit e diftuem si vdes shqiptari për Fé e Atme, ashtu si vdiq Gjeçovi? … Por nuk ka gjâ… mbasi na jemi këtu… këtu âsht toka jonë, këtu âsht trupi ynë, këtu âsht edhe gjaku ynë, që u derdh për jú, për idealin ma të naltë, për të cilin vdes shqiptari. Një ditë kemi për t’u ringjallë s’bashkut! (Shënim nga vepra “Çinarët” e Françeskanit shqiptar Konrad Gjolaj, marrë nga Radio Vatikani)
Ka ardhur koha për veprim. Mjaft më me rezoluta dhe projekt-rezoluta boshe që nuk çojnë askund. Tregojeni veten burra se më në fund pas 25 vjetë post-komunizëm jeni gati — institucionalisht dhe moralisht – të zbuloni dhe të njoftoni të vërtetën mbi krimet çnjerzore të regjimit të Enver Hoxhës, duke hapur dosjet e regjimit famkeq. Sepse për shqiptarët, trajtimi i krimeve të komunizmit, sipas ish-ambasadorit gjerman Helmut Hoffman në Tiranë, është një doemosdoshmëri që viktimave të regjimit komunist— të gjallë e të vdekur – në mos asgjë tjetër, të paktën – “T’u këthehet një pjesë e dinjitetit të tyre.”
Këthejani pra dinjitetin dhe nderin jo vetëm viktimave të komunizmit, por mbarë kombit shqiptar. Hapni dosjet e Sigurimit famkeq!


****

(Frank Shkreli ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, zoti Shkreli ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës”. Ju kujtojmë që në këtë periudhë, duhej punuar në kushtet e Luftës së Ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ka qenë zëvendës drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, divizion ku përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Nga viti 1994 deri në vitin 2003, zoti Shkreli ka qenë drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, divizion nga i cili, përveç gjuhëve të ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje. Frank Shkreli ishte pjesë e delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me ç'rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh dhe morën pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e atij viti. Ai ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e delegacioneve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Pas daljes në pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjetësh, z. Frank Shkreli shërben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan një organizatë jo-qeveritare që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan, e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.)

Albumi sekret i Gaddaf-it

Albumi sekret i Gaddaf-it
Pasi kryengritësit hynë në kompleksin “Bab al Azizija”, në Tripoli, ata gjetën një album me fotografitë e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, të cilën Muammar Gaddafi e kishte shumë për zemër. Ai shpesh e thërriste “e dashura ime Liza”.

Ajo ishte pjesë e administratës së Bushit, kur Shtetet e Bashkuara rivendosën marrëdhëniet me Libinë në vitin 2005, pasi Gaddafi u zotua se do të braktiste kërkimet për armë të shkatërrimit në masë, do të hiqte dorë nga terrorizmi dhe do të kompensonte viktimat e bombardimeve të vitit 1986 në Berlin dhe vitit 1988, në Lokërbi të Skocisë.

“Unë e përkrah gruan e dashur afrikane. E adhuroj dhe jam shumë krenar për mënyrën se si përqafon dhe u jep urdhëra udhëheqësve arabë. E dua shumë. E adhuroj dhe jam krenar për të sepse ajo është një grua me ngjyrë, që ka origjinë afrikane”, shprehej Gaddafi.

Një vit më pas, pra në 2008 Gaddafi u takua me Rice, kur ajo kreu vizitën e parë të një sekretareje shteti në Libi, pas 50 vjetësh. Koloneli i shtrëngoi duart të gjithë shoqëruesve të saj meshkuj dhe kur iu afrua - ashtu siç e do tradita myslimane, nuk i dha dorën, por e vendosi atë mbi zemër”.

E pyetur nga CNN, pas publikimit të albumit me foto, Rice nuk bëri asnjë koment duke thënë se gjithçka do të mësohet pas publikimit të librit të saj më 1 nëntor të këtij viti.

RRËFIMET - E VËRTETA E HIDHUR E HAREMIT TË GADAFIT


Diktatori libian, Muamar Gadafi, rrëmbeu dhe përdhunoi dhjetëra femra për të përmbushur dëshirat e tij perverse. Viktimat flasin për tmerret që u detyruan të përballojnë




Tmerri filloi me lehtësinë e prekjeve. Teksa nxënësja 15-vjeçare i zgjaste buqetën me lule, 62-vjeçari i mori dorën e lirë dhe ia puth me butësi. Burri ishte Muamar Gadafi (Muammar Gaddafi), diktatori i Libisë, që e kishte marrë pushtetin 35 vite më parë.
Njerëzit e tij ishin të detyruar ta quanin atë Udhëheqësi, por pjesa tjetër e botës e njeh atë thjesht si Kolonel Gadafi. Mëngjesin e prillit të vitit 2004, Gadafi po vizitonte një shkollë në qytetin e tij të lindjes në Sirte, që gjendet në bregdetin Mesdhe, 350 milje në lindje të Tripolit.

Vajza që ai i puthi dorën ishte përzgjedhur për t’i prezantuar Udhëheqësit dhuratat dhe lulet, gjest ky që konsiderohej një privilegj. Përpara se Gadafi të mbërrinte, ajo ishte tepër e nervozuar, po ashtu ishte edhe kur ai po e hetonte nga koka te këmbët.

Image result for femrat e gadafit
Ai i preku fillimisht pëllëmbën dhe pastaj shpatullat, përpara se t’i përkëdhelte kokën. Në atë kohë ajo ishte utopike. Ishte prekur nga Udhëheqësi! Gjë që ishte një nder i vërtetë. Ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se përkëdhelja që iu bë, në dukje prindërore, ishte në fakt diçka shumë më ogurzezë.

Makina arriti pasditen tjetër. Vajza po punonte në sallonin e bukurisë të nënës së saj, kur hynë brenda tri gra, njëra prej të cilave e veshur me uniformë ushtarake.
Image result for femrat e gadafit
Gratë i thanë nënës se vajza ishte përzgjedhur për t’i çuar një tjetër buqetë “Papa Muamarit”, sepse ajo e kishte paraqitur veten kaq bukur ditën e djeshme. Kështu, pavarësisht protestave të së ëmës, vajza u mor me dhunë dhe u dërgua me shpejtësi në një kamp në shkretëtirë.

Atje edhe një herë tjetër iu paraqit Gadafit, i cili ishte ulur në një karrige të kuqe, duke mbajtur në dorë telekomandën e televizorit. Ai e pa nga këmbët te koka dhe i tha një prej grave: “Bëje gati!”
Image result for femrat e gadafit
Tani e tmerruar, vajza u mor dhe u zhvesh. Përmasat dhe një kampion gjaku iu morën, teksa i depilonin të gjithë trupin përveç qimeve pubike. Asaj iu veshën të mbathura seksi, një fustan i shkurtër dhe iu vu makijazh në fytyrë. Më vonë atë e dërguan te dhoma e Gadafit.

E shokuar dhe e neveritur, ajo pa se diktatori ishte shtrirë i zhveshur në krevat. Menjëherë vajza u përpoq t’ia mbathte, por një nga ndihmëset e Udhëheqësit e mbërtheu dhe i kërkoi të bënte atë që duhej.
Image result for femrat e gadafit
Vajza u ul pranë Gadafit, ndërsa ky filloi ta puthte. Ajo mbeti e ngrirë nga frika deri në pikën kur nuk mund të duronte më dhe e shtyu. Një luftë pasoi derisa një ndihmëse u shfaq. “Shikoje këtë lavire! – bërtiti Gadafi. Edukojeni! Pastaj silleni përsëri tek unë!”
Në natën tjetër, Gadafi e rrahu vajzën dhe mori atë që donte. “Nuk do ta harroj kurrë atë moment, kujton vajza më vonë. Ai dhunoi trupin tim, por ma shpoi akoma më shumë shpirtin me një kamë. Tehu i së cilës nuk doli kurrë jashtë”.

Një tregim i tillë mund të duket se vjen nga imagjinata e një pornografi sadist, por është për fat të keq e vërtetë.
Image result for femrat e gadafit
Edhe pse nuk është bërë publik, emri i vërtetë i vajzës në një libër të ri të fuqishëm të titulluar Gaddafi`s Harem (Haremi i Gadafit), të gazetares franceze, Annick Cojean, ajo quhet thjesht Soraia (Soraya).

Gazetarja e takoi vajzën në Tripoli në tetor të vitit 2011 dhe u shtang menjëherë nga bukuria e madhe e saj: Soraia ngjante tamam si aktorja Anzholina Zholi.

Kur Soraia tregoi historinë e saj, Cojean nuk e vuri në dyshim vërtetësinë, sepse ajo kishte dëgjuar shumë histori të ngjashme për krimet e Gadafit edhe më parë, por ky ishte rast i veçantë, sepse e tregonte viktima vetë.
Image result for femrat e gadafit
Gazetarja franceze shpenzoi muaj duke verifikuar historinë e Sorajës. Ajo takoi njerëz që e kishin njohur vajzën në ato vite të errëta, po ashtu edhe gra të tjera që kishin vuajtur eksperienca të ngjashme brutale në duart e Udhëheqësit.

Nuk mund të ketë asnjë dyshim, se ato që vajza thotë janë e vërteta e hidhur. Për pothuajse shtatë vjet, Soraia u përdhunua, u rrah, u abuzua dhe madje u urinua nga një burrë që pretendonte të ishte emancipuesi i madh i femrave në botën arabe.

Shumë nga episodet në libër janë tepër të dhimbshme për t’u treguar, por është mjaft të thuhet se të trazojnë stomakun nga mizoria që përmbajnë.

Megjithatë, historia e Soraias nuk është e vetmja. Ajo ishte vetëm një nga qindra vajza dhe gra të reja libiane, të cilat u rrëmbyen nga shkolla, shtëpia, puna dhe u forcuan të ishin skllavet e seksit të Gadafit.

Udhëheqësi libian nuk i kufizoi tërheqjet e tij seksuale vetëm te femrat. Ai gjithashtu abuzonte seksualisht me meshkuj gardistë të rinj në sy të haremit të tij.

I mbushur me kokainë, uiski, cigare dhe Viagra, Gadafi e përdori seksin jo vetëm si armë fizike, por edhe si mjet politik për të shfaqur fuqinë.

Ai jo vetëm që përdhunonte gratë e nënshtruara, por në të njëjtën kohë vinte nën kontroll burrat që kishin afër si për shembull bashkëshortët ose baballarët e tyre.
Gadafi ishte shumë i vetëdijshëm për këtë. Grave dhe vajzave të figurave kryesore u bëhej shantazh, u jepej ryshfet, merreshin me të mira dhe ndonjëherë edhe me forcë që të bënin seks.

Gadafi jo vetëm që e shijonte aktin e degradimit të këtyre vajzave dhe grave, por tregonte edhe fuqinë që ky akt i jepte mbi njerëzit e tjerë. Disa femra madje edhe rrëmbeheshin gjatë ceremonive të tyre martesore, si shfaqe përfundimtare e plotfuqishmërisë.

Ashtu siç njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Gadafit e pranoi pas vdekjes së tiranit, seksi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për të, sepse ai qeveriste, poshtëronte, kontrollonte dhe ligjëronte nëpërmjet seksit.

Në publik, Gadafi shtirej sikur i kishte të drejtat e femrave tepër për zemër. Në vitin 1981, ai tha se ishte i dedikuar ndaj lirimit të femrave libiane në mënyrë që të shpëtoheshin prej botës së zotërimit dhe kontrollimit të tyre.

Si provë të këtij premtimi, Gadafi e rrethoi veten nga roje femra. Mesazhi ishte i qartë: nëse Udhëheqësi i madh u besonte femrave sigurinë e tij, atëherë burrat libian duhet të ndjekin shembullin e tij dhe t’i trajtojnë femrat me barazi.

Megjithatë, rojet ishin pak më shumë nga sa dukeshin në vitrinë. Shumë prej tyre ishin rrëmbyer dhe përdhunuar nga Gadafi dhe kishin pak eksperiencë ushtarake.

Me raste, kur ajo nuk po përdhunohej apo po detyrohej të pinte kokainë, uiski apo të shihte pornografi, lista e abuzimeve është e pafund, Soraia ndonjëherë aktronte si një nga rojat gjoja elitë të Gadafit.

Në vitin 2007, ajo e shoqëroi Udhëheqësin në një tur në shtetet afrikane dhe i dha fytyrës një shprehje të ashpër, për t’i treguar botës sesa të përparuara ishin bërë femrat libiane.

Megjithatë, në privatësi, pikërisht në atë tur, Sorajës iu desh të pretendonte se ishte sëmurë që të mos përdhunohej nga burri që ajo supozohej të mbronte.

Gadafi shpejt e zbuloi se ajo po gënjente, pasi ishte parë duke notuar, dhe kështu ai e rrahu dhe e pështyu përpara se ta përdhunonte. “Dola me fytyrë të fryrë dhe ata më mbyllën në një dhomë”, tregon Soraia.

Nga ana tjetër e derës ajo u tall nga një grua e quajtur Mabrouka Sherif, ajo që e furnizonte Gadafin me vajza dhe gra të reja.

“Doje t’ia mbathje, apo jo?” e kishte pyetur Mabrouka. “Kudo që të shkosh një ditë, Muamari do të të gjejë përsëri. Dhe atëherë ai do të të vrasë”.

Ajo që e bën historinë e haremit të Gadafit edhe më shokuese është bashkëpunimi i grave si Mabrouka në gjetjen e femrave të seksit të saj për t’i çuar ato drejt flijimit për nder të dëshirave të mjeshtrit.

Falë aftësisë së saj për t’i dhënë Gadafit atë që ai dëshironte, një furnizim të pafundmë virgjëreshash, Mabrouka u rrit menjëherë në një pushtet tepër të madh në Libi.
Disa mendonin se ajo praktikonte magji të zezë me Gadafin, për të rritur më shumë statusin e saj. Por sipas Soraias, Mabrouka ishte një rojtare dhe torturuese. Soraia u detyrua të jetojë në një bodrum të lagësht në zemër të kompleksit të Gadafit në qendër të Tripolit.

Ajo lejohej të dilte në qytet vetëm gjysmë ore në ditë, e shoqëruar nga një roje. Në raste shumë të rralla ajo lejohej të krijonte kontakte me familjen, por shpejt u bë e dukshme se ata ishin të turpëruar prej asaj që i kishte ndodhur vajzës së tyre. Kur ajo bashkohej për pak kohë me prindërit dhe vëllezërit e saj, Soraia u trembej atyre. Ata i referoheshin asaj si një vajzë që nuk meritonte të jetonte, pasi nderi i tyre ishte në rrezik.
“Kjo më rrëqethte, kujton ajo. Të presësh fytin tim për t’i bërë të tjerët të respektonin burrat në familjen time. Krimi do të lante gjoja turpin. Unë jam e ndotur, ndaj ndot edhe të tjerët. Kur të jem e vdekur, kush do të qajë për vdekjen time?”

Teksa rritej, Soraia pranoni se me kalimin e kohës filloi ta preferonte jetën në kompleksin e Kolonel Gadafit, një mendim që asaj i dukej i paimagjinueshëm.
Megjithatë, atje kishte një qetësi të tmerrshme, e lirë nga përbuzja shoqërore. Pozicioni i Soraias i dha asaj një pamje të pasurisë dhe fuqisë. Mes tyre ishte Sesilia Sarkozi, gruaja e Presidentit francez dhe gjithashtu edhe Toni Bler që e vizitoi Gadafin në vitin 2004.

“Në Siri, pashë Toni Blerin të dilte nga automjeti i Udhëheqësit. ‘Përshëndetje vajza!” na tha ai me një gjest miqësor dhe me buzëqeshje të ëmbël”, kujton Soraia.
Në kujtimet e tij, Bler nuk i referohet takimit të tij me diktatorin libian, por duket e pamundur që Kryeministri britanik i kohës të mos kishte të dhëna nga raportet sekrete për sjelljen e Gadafit.

Për më tepër, Udhëheqësi kishte abuzuar femra në shkallë masive, qëkur erdhi në pushtet kur ishte vetëm 27 vjeç. Por kur regjimi i Gadafit ra dhe ai u vra në tetor të vitit 2011, Libia dhe bota nuk i hodhën sytë nga krimet monstruoze që ai kishte kryer ndaj femrave, gjinisë që ai pretendonte se e donte dhe respektonte.

Përkundrazi, siç zbulon edhe Soraia, njerëzit ishin më të interesuar për krimet e kryera kundrejt burrave, siç ishin rrahjet dhe torturat. Për shkak të turpit nga përdhunimi, shumë pak femra që ishin viktima të Gadafit ishin të gatshme të flisnin për atë që i ndodhi atyre.
Teksa njëra prej tyre tha: “Më mirë do të vrisja veten, sesa ta dija që bashkëshorti dhe fëmijët e mi do ta zbulonin të shkuarën time një ditë”.
Megjithatë, historia e haremit të Gadafit ka filluar të tregohet, edhe pse shumë të vërteta nuk do të zbulohen dot kurrë. Ajo që dihet me siguri është që ekzistojnë shumë Soraias dhe ato gjenden në çdo qytet të Libisë.
Njëra prej tyre quhej Leila dhe ashtu sikurse Soraia, ishte një nxënëse shkolle kur u përdhunua për herë të parë nga Gadafi. Në fillim ajo u abuzua me aq dhunë saqë humbi ndjenjat. Kur erdhi në vete, pa se Gadafi ishte kthyer në tavolinën e tij të punës.
“Do të të pëlqejë më vonë”, i kishte thënë ai duke qeshur. Diktatori vazhdoi ta përdhunonte vajzën për tri vitet e ardhshme. Një tjetër grua, e quajtur Houda, kërcënohej që të flinte me Gadafin, sepse vëllai i saj ishte nën arrest. Udhëheqësi i gjuajti, e rrahu dhe e përdhunoi atë në një zyrë, ku u la brenda pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Kur asaj iu bë një ekzaminim në spital, doktori e kërcënoi se do të tregonte në polici se ajo kishte pasur lidhje jashtëmartesore. Kur Houda nxori identitetin e përdhunuesit të saj, doktori e kuptoi se ishte më mirë ta mbante gojën mbyllur.
Sot, Soraia dhe shumë prej viktimave femra që u mbijetuan perversiteteve të Gadafit, po përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre. Pas kaq shumë vitesh abuzimi, edhe pse ajo është vetëm në të njëzetat e saj, Soraia thotë se ka trupin e një gruaje të plakur.
Ajo tymos 60 cigare në ditë, një zakon që e mësoi nga Gadafi dhe tani e ka të pamundur të integrohet plotësisht në shoqëri. Pavarësisht se abuzuesi i saj ka vdekur, dhimbja që ai mbolli te femrat e kombit të tij, nuk do të largohet kurrë. Në këtë mënyrë, mund të thuash që Soraia dhe shumë të tjera do të jenë përherë të burgosurat e haremit të diktatorit përdhunues.
Summary
Një gazetare franceze ka intervistuar një prej viktimave, që u mor nga bankat e shkollës dhe u bë objekt i dëshirave të çmendura të diktatorit
Vajza u rrah, u përdhunua dhe u shurrua nga Udhëheqësi, i cili i kalonte ditët mes kokainës, pornografisë, uiskit dhe cigareve
Nuk do ta harroj kurrë atë moment, kujton vajza më vonë. Ai dhunoi trupin tim, por ma shpoi akoma më shumë shpirtin me një kamë. Tehu i të cilës nuk doli kurrë jashtë
Udhëheqësi libian nuk i kufizoi tërheqjet e tij seksuale vetëm te femrat. Ai gjithashtu abuzonte seksualisht me meshkuj gardistë të rinj në sy të haremit të tij
Gadafi e përdori seksin jo vetëm si armë fizike, por edhe si mjet politik për të shfaqur fuqinë e tij mbi të tjerët
Në publik, Gadafi ai tha se ishte i dedikuar ndaj lirimit të femrave libian, në mënyrë që të shpëtoheshin prej botës së zotërimit dhe kontrollimit të tyre
Me vrasjen e udhëheqësit në tetor të vitit 2011, mori fund edhe tmerri i viktimave, të cilat ende edhe sot e kanë të pamundur të integrohen në shoqëri

SHKENCËTARËT GJERMANË DËSHMOJNË SE KA JETË PAS VDEKJES

Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlinit kanë bërë të ditur se bazuar në eksperimentet klinike që ata kanë kryer, kanë arritur të dëshmojnë për ekzistencën e disa formave të jetës edhe pas vdekjes.

Deri tek ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë, ku janë bërë vëzhgime mjekësore në përvojat pranë vdekjes, duke bërë që pacientët e këtij eksperimenti të jenë të vdekur klinikisht për gati 20 minuta dhe përsëri janë sjellë në jetë.

Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.

Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje klinike- është bërë e mundur kohëve të fundit falë zhvillimit të një makine të re kardiopulmore e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisje është përdorur vitet e fundit për të rikthyer në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave deri në një orë.

Përvojat e pranë-vdekjes janë përmendur edhe në revista të ndryshme mjekësore edhe në të kaluarën, duke marrë për bazë halucinacionet, por se Doktor Ackermann dhe ekipi i tij, përkundrazi, konsiderojnë se pikërisht këto janë dëshmi se ka ekzistencë të jetës së përtejme dhe është një formë e dualizmit në mes mendjes dhe trupit.

Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga doktor Berthold Ackermann, ka monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e subjekteve, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ka disa ndryshime në këtë eksperiment nga individët e ndryshëm, të gjithë individët kanë pasur disa kujtime gjatë periudhës sa kanë qenë në vdekje klinike. Shumica prej tyre kanë përshkruar disa ndjesi shumë të ngjashme.

Përjetimet më të shpeshta që kanë thënë se kanë përjetuar vullnetarët që kanë marë pjesë në këtë eksperiment kanë përfshirë ndjenjën e shkëputjes nga trupi i tyre, ndjenjën se po ngrihen në ajër, qetësinë totale, sigurinë, ngrohtësinë, përvojën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një drite të madhe.

Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm se shumë prej konkluzioneve që kanë arritur do të shokojnë shumë njerëz edhe pse besimet fetare të subjekteve të përfshira në këtë eksperiment nuk kanë paraqitur asnjë problem. Në të vërtetë, vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment i kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, si besimit të krishterë, atij islam, hebre por ka pasur edhe ateistë.

“Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve”, thotë doktor Ackermann.

“Por, në asnjë mënyrë, ne nuk kemi pasur për qëllim një gjë të tillë. Ne vetëm kemi dhënë përgjigje në pyetjen më të madhe të historisë së njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz që janë prekur të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe kjo duket se vlen për të gjithë ne”, ka thënë doktori.

A ËSHTË KY SHEKULLI I LUFTËS?




Ai erdhi për të sjellë paqe. Dhe tani edhe Barack Obama hyn në luftë. Por presidenti amerikan nuk ka rrugë tjetër, mendon Miodrag Soric.

Presidenti i SHBA Obama u zgjodh, sepse u premtoi amerikanëve se do t'i japë fund "luftës së çmendur në Irak" dhe do t'i kthejë ushtarët në shtëpi nga Afganistani. Në fushatën elektorale në vitin 2008 Obama u foli nga zemra bashkëatdhetarëve në tij duke vënë në pikëpyetje kuptimin e luftës.
Sigurisht: Shtetet e Bashkuara kishin në atë kohë, dhe kanë edhe sot, ushtrinë më moderne dhe më të fuqishme në botë. Por edhe për atë është mbingarkesë, kur i duhet të shkojë në vatra të ndryshme konfliktesh në botë. Edhe në Kongres kanë nisur ta kuptojnë se ka probleme, që nuk mund të zgjidhen ushtarakisht. As nga Shtetet e Bashkuara.

Por të gjitha këto lihen tani mënjanë në Uashington. Politikanët, aktualisht në fushatë, mbajnë kudo në vend fjalime patriotike: "Shteti Islamik" duhet të shkatërrohet. CNN, Fox News dhe të gjitha "kanalet e lajmeve" - në të vërtetë vetëm modele biznesi - krenohen për Amerikën si "fuqia më e madhe, që ka parë ndonjëherë historia e njerëzimit". Kapitenët e avionëve përshëndesin ushtarakët me shumë përzemërsi para nisjes. "Bartësit e uniformës", siç quhen, lejohen të hyjnë në avion të parët, së bashku personat me aftësi të kufizuara dhe gratë dhe fëmijët e vegjël.

Një komb në shenjën e luftës

Por vala patriotike duket se nuk po i përfshin me të vërtetë Shtetet e Bashkuara. Por amerikanët janë të lodhur nga lufta, edhe pse aktualisht shumica e mbështet operacionin në rajonin kufitar ndërmjet Irakut dhe Sirisë. Në rast se operacioni do të zgjasë, opinioni rrezikon të ndryshojë.


Miodrag Soric

Ndërkohë e marrin fjalën politikanët e parë, që e konsiderojnë tërheqjen nga Afganistani të gabuar, si senatori McCain. Grupet e ekspertëve në institutet e studimeve në Uashington diskutojnë, nëse aleatët si Gjermania, apo shtetet e tjera të NATO-s, nuk do të ishin të gatshëm të dërgonin trupa ushtarake në Afganistan edhe pas vitit 2014. Fundja Al Kaida është dobësuar, por nuk është mundur akoma, as në Pakistan fqinj. Dhe pastaj janë islamistët në Jemen, që duhen mbajtur po ashtu nën kontroll, thonë këshilltarët e politikës. Për të mos harruar Somalinë, e cila ka nevojë pikërisht tani për mbështjetjen e perëndimit.

Gjenerali në pension i Forcave Ajrore Charles Wald, që drejtoi goditjet ajrore kundër talibanëve në Afganistan në vitin 2001, e tha qartë para ca kohësh: Amerika ndodhet para një periudhë të luftërave të pafund. Gjeneralë të tjerë janë dakord me të: Amerikanët që jetojnë tani, nuk do të jetojë më një paqe të vërtetë.

Të mbajmë distancë: po - të qëndrojmë fare jashtë: e pamundur

A ishte kjo, ajo që terroristi Bin Laden donte të arrinte në fund? A i kanë humbur të gjitha betejat islamistët, pavarësisht se me çfarë emri prezantohen në opinionin botëror, por në fund të fundit kanë fituar luftën kundër perëndimit? Asnjë vend, as superfuqia SHBA, nuk mund dhe nuk dëshiron të jetojë pa nderprerë në luftë. Dikur betejat të lodhin, të drobitin, të stërmundojnë.

Presidenti Obama duket se e kupton një gjë të tillë. Në fjalimin e fundit drejtuar kombi ai theksoi se çfarë e dallon operacionin kundër "Shtetit Islamik" nga luftërat në Irak dhe Afganistan: se nuk do të dërgohen trupa tokësore amerikane. Por çfarë do të ndodhë, sikur IS të jetë më rezistent nga ç'pritej? Sikur sulmet ajrore të amerikanëve dhe trupat tokësore të kurdëve dhe irakianëve të mos mjaftojnë për të mundur "Shtetin Islamik"? Do të heqin dorë SHBA? Zor se do të heqin dorë. A do të jetë i detyruar në fund Uashingtoni, që të dërgojë trupa luftarake amerikane në zonën e krizës? Këtë vendim nuk do ta marrë më presidenti Obama, por pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Ose pasardhësi i tij.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...