Deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi e quan dialogun me Serbinë dialog pa parime.
“Këto bisedime pa parime ja kanë hapur rrugën drejtë BE-së Serbisë e Kosova po mbetet e izoluar”, kështu ka thënë Kurteshi.
Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti në rajon nuk mund të arrihet me Serbinë e cila tenton dhe po ndërhynë në Kosovë.
“Është koha e fundit që palët negociuese , ndërmjetësuesit dhe shqiptarët që ta dinë që kjo nuk është e mirë as për Serbinë, pasi që stabilitet nuk mund të ketë në një rajon ku Serbia ndërhyn sa herë të donë në Kosovë”, ka thënë Kurteshi.
Ai ka kërkuar që të ndalet edhe importi i mallrave me Serbinë.
Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku ka akuzuar Qeverinë e Kosoëvs për të gjitha këto që kanë ndodhur me Kosovën, përfshirë edhe arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt.
Demaku tha se Qeveria e ka sjellë murin në Mitrovicë, arrestimin e Ramush Haradinajt e po ashtu edhe drejtorin e Policisë për Mitrovicë Nehat Thaçi.
“Përgjegjësinë e bartni ju në Qeveri. E ka ardhur koha të shkoni në shtëpi por edhe në burg”, tha Demaku.
Deputetja e VV-së rekomandoi për Qeverinë që të ndalojnë importet e mallrave serbe si dhe ndërprerje e menjëhershme e dialogut me Serbinë.
Edhe deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka sugjeruar që të ndërpriten të gjitha bisedimet e Kosovës me Serbinë.
Ajo duke folur në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e liderit të AAK-së në Francë tha se nuk beson edhe aq shumë në deklaratat se ky është arrestim politik.
Po të ishte politik, sipas Tërmkollit, Haradinaj do të ishte në Kosovë e jo në paraburgim
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka ironizuar me deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet diplomatike të Serbisë.
Përmes Facebook-ut ish kryeministri shqiptar ka përmendur një thënie për tregtarët e Beogradit, përmes të cilët nënkuptohet se politika e Serbisë historikisht ka pasur një diplomaci të turpshme.
Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”…
Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro - Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…” Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin.
Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë.
Ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, kur ishte pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, kishte iniciuar vetë mbajtjen e seancës për ndalimin e Haradinajt në Slloveni me një urdhër arrest të Serbisë.
Por, sot kur është thirrur seancë për ndalimin e Haradinajt në Francë, Donika Kadaj-Bujupi, as që është duke marrë pjesë.
Zonja Donika Kadaj-Bujupi fliste me aq nostalgji për Haradinajn kur ishte pjesë e AAK-së, sa vetëm lotët që nuk i dilnin.
Ajo ka kaluar në Vetëvendosje, dhe sot nuk është as në seancë që është thirrur pikërisht për ish-shefin e Kadaj-Bujupit.
Kryeministri i Kosovës, Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa tha se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron që fletarrestet serbe për qytetarët e Kosovës janë plotësisht të paligjshme, janë të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione politike.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka konsideruar dhe konsideron se flet arrestet serbe për qytetarët e Republikës së Kosovës janë plotësisht të paligjshme, janë të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione politike, konflikte dhe për të dëmtuar proceset në rajon dhe proceset më gjerë”, tha ai.
Gjithashtu, Mustafa tha se të gjitha dikasteret kompetent të Qeverisë së Kosovës janë vënë në veprim për të liruar sa më shpejt Ramush Haradinajn.
“Po ashtu dëshiroj t’iu njoftoj se me të kuptuar lajmin për ndalimin e zotit Haradinaj gjitha dikasteret kompetente të Qeverisë së Kosovës janë vënë në veprim dhe janë angazhuar me përkushtim të plotë për të kontribuar në çdo formë në lirim sa më të shpejtë të z. Haradinaj në mënyrë që ai sa më shpejt të kthehet në Kosovë”, tha Mustafa.
Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni është i bindur se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj do të triumfojë edhe kësaj radhe.
Ai përmendi rastin e tij në Hagë ku është dëshmuar pafajësia e tij. Hyseni tha se Haradinaj ka triumfuar para drejtësisë ndërkombëtare e shteti francez është pjesë e drejtësisë ndërkombëtare.
Hyseni: Haradinaj do të triumfojë edhe kësaj radhe
Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni është i bindur se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj do të triumfojë edhe kësaj radhe.
Ai përmendi rastin e tij në Hagë ku është dëshmuar pafajësia e tij. Hyseni tha se Haradinaj ka triumfuar para drejtësisë ndërkombëtare e shteti francez është pjesë e drejtësisë ndërkombëtare.
Hoxhaj: Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt ka treguar të gjitha angazhimet e MPJ-së në lidhje me rastin Haradinaj.
Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë franceze për mundësuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.
Hoxhaj tha më tej se Serbia ka rikthyer logjikën e politikës së Millosheviqit. E për këtë arsye Hoxhaj tha se për këtë kanë marrë veprime reciproke në raport me Serbinë.
Ai ka përmendur vendimin për ndalimin e presidentit serb Tomisllav Nikoliq që të hyjë në Kosovë.
“Burim i ndalimit të Haradinajt është Serbia”, tha Hoxhaj në seancë.
Ministri i Punëve të Jashtme tha se Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun me Kosovën.
Hoxhaj tha se ka bërë kërkesë zyrtare për vizitë Francës që temë kryesore është lirimi i Haradinajt.
Beqiri: Të solidarizohemi për Haradinajn
Deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi e quan dialogun me Serbinë dialog pa parime.
“Këto bisedime pa parime ja kanë hapur rrugën drejtë BE-së Serbisë e Kosova po mbetet e izoluar”, kështu ka thënë Kurteshi.
Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti në rajon nuk mund të arrihet me Serbinë e cila tenton dhe po ndërhynë në Kosovë.
“Është koha e fundit që palët negociuese , ndërmjetësuesit dhe shqiptarët që ta dinë që kjo nuk është e mirë as për Serbinë, pasi që stabilitet nuk mund të ketë në një rajon ku Serbia ndërhyn sa herë të donë në Kosovë”, ka thënë Kurteshi.
Ai ka kërkuar që të ndalet edhe importi i mallrave me Serbinë.
Beqiri: Të solidarizohemi për Haradinajn
Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se grupi që ai udhëheqë shpreh shqetësimin me rastin ndalimit të padrejtë të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.
Beqiri tha se Haradinaj e ka dëshmuar dy herë pafajësinë e tij, gjë të cilën do ta dëshmojë edhe këtë herë.
Ai tha se seanca e sotme duhet të jetë seancë e solidaritetit për luftën tonë të drejtë, që mund të ndihmojë sa sadopak lirimin e Haradinajt.
Ai ka kërkuar që të mos përdoren fyerje e sharje në mes deputetëve në këtë seancë, në mënyrë që sipas tij, Serbia të mos arrijë qëllimin e saj për përçarje.
“Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të vazhdojnë angazhimin e tyre që kanë në dorë, që rasti i Haradinajt të përmbyllet sa më parë dhe të kthehet në Kosovë”, tha Beqiri.
Ai ka shtuar se fletarrestet nga Serbia duhet të anulohen, duke shpresuar në lirimin sa më shpejt të Haradinajt.
Pajaziti kërkon nga institucionet që të angazhohen për lirimin e Haradinajt
Lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë është shprehur e shqetësuar edhe PDK.
Shefi i deputetëve të kësaj partie Zenun Pajaziti tha se është për keqardhje që sot duhet të flitet për një rast të përsëritur që ka ndodhur disa herë me të njëjtit njerëz, të cilët janë në listat e Serbisë dhe po akuzohen dhe po ndalohen si Haradinaj.
“Këtë shqetësim dua që sot ta kanalizojmë sa më drejt që është e mundur. Është mirë që ky adresim i këtij shqetësimi të qytetarëve të trajtohet sa më mirë që Haradinaj të jetë sa më parë pranë familjes së tij. Ne si institucione duhet të punojmë më shumë në mënyrë që Serbia të mos manipuloj me këto flet arreste. Ne kemi pasur edhe Rezolutë më parë pikërisht për Haradinaj që i kishte ndodhur kohë më parë. Ne duhet ta falënderojmë Francën për atë që ka bërë dhe që bën, por jam i sigurt që shteti i Francës ta trajtojë sa më shpejt që është e mundur në favor të lirimit të Haradinaj”, tha Pajaziti.
Ai tha se ata janë të shqetësuar me Qeverinë serbe e jo me Francën, ngase siç tha ai kanë tendencë të dëmtojnë të kaluarën dhe njerëzit që kanë kontribuar për vendin.
“Kërkoj nga institucionet e Kosovës që të bëjnë gjithë çka që është mundur që të ndikojnë për lirimin e Haradinajt”, tha Pajaziti
Drejtpërdrejt në RTK : https://www.youtube.com/watch?v=d_4TT_yZmTk
Lekaj kërkon unifikim për arrestimin e Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamnetar të AAK-së Pal Lekaj në emër të 43 depuetetëve paraqiti kërkesën e parashtruar për seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me rastin e arrestimit të ish-liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga policia franceze.
Sipas Lekajt ndalimi i kryetarit të AAK-së është i papranueshëm dhe sulm ndaj shtetit të Kosovës. Kosova sipas Lekajt është shtet i papavarur dhe si të tilla nuk kanë asnjë bazë ligjore.
“Është i papranueshëm ekstradimi i Haradinajt në Serbi, ngase është dëshmuar dy herë edhe në Hagë. Vendimi për të mbajtur në paragburgim është i papranueshëm. Ne nuk kemi dalur këtu me rekomandime, por në fund do të dal me rekomandime”, tha Lekaj.
ImageFOTO GALERI
Seanca e jashtëzakonshme për Haradinajn
Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë.
Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për Haradinajn
t do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për ndalimin e ish kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.
Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së.
Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni është i bindur se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj do të triumfojë edhe kësaj radhe.
Ai përmendi rastin e tij në Hagë ku është dëshmuar pafajësia e tij. Hyseni tha se Haradinaj ka triumfuar para drejtësisë ndërkombëtare e shteti francez është pjesë e drejtësisë ndërkombëtare.