Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Skënder Hyseni , Ministri i Brendshëm i Kosovës e ka quajtur Ramush Haradinajn si një njeri që beson në drejtësinë ndërkombëtare, dhe sipas tij, ishte pikërisht ky besim që e kishte kthyer atë nga Haga në Kosovë


Image result for skender hyseni ramush haradinajImage result for skender hyseni ramush haradinaj
“Absurditeti i ndalimit të Haradinajt nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është zoti Haradinaj që është shpallur jo fajtor në dy raste për krime lufte në ish-Jugosllavi. E kam vizituar Ramush Haradinajn në Hagë në vitin 2010. Një ditë pas vendimit madhor të Gjyaktës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jam i entuziazmuar në besimin që Haradinaj kishte në drejtësinë ndërkombëtare. Është ai besim që e ka kthyer Haradinajn nga Haga. E përmenda që ta theksoj nevojën e besimit në drejtësinë ndërkombëtare dhe drejtësia franceze është drejtësi ndërkombëtare. Unë kam besim si Ramush Haradinaj që ai do të lirohet shpejtë. Nuk mund të bindem që drejtësia franceze do të manipulohet nga një flet-arrest i Serbisë”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se beson që drejtësia franceze do të dominojë mbi absurditetin e paskrupullt të Serbisë.

“E kam vizituar atëherë që shteti edhe sot qëndron fuqishëm pas Ramush Haradinajt si një ish-luftëtar i lirisë, si ish-kryeminsitër i Kosovës. Dy herë radhazi ai i është dorëzuar drejtësisë ndërkombëtare. Prandaj edhe një herë shpreh besimin tim të paluhatshëm që drejtësia franceze do të dominojë mbi absurditetin e paskrupullt të Serbisë”, ka thënë tutje Hyseni







10 January 2017
12:30
Shpërndarje
0

Rrenat e Sllobës së vogël,kryçetnikut Ivica Daciç


Novosti: Shqiptarët planifikojnë rrëmbimin e ambasadorëve serbë

Novosti: Shqiptarët planifikojnë 
rrëmbimin e ambasadorëve serbë



Misionet diplomatike të Serbisë në Zvicër, Turqi, Greqi, Itali, SHBA dhe Gjermani janë objektiva të mundshme të shqiptarëve, të cilët kanë për qëllim që të marrin ndonjërën prej tyre në mënyrë që Serbinë ta detyrojnë që të heqë dorë nga kërkesa e saj për të ekstraduar Ramush Haradinajn – shkruan "Novosti" nga Beogradi.

Ky paralajmërim alarmant, të hënën u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ndërsa burimet e gazetës konfirmojnë se misionet e lartpërmendura “janë më të rrezikuarat”.

“Ne kemi informata të sigurisë se një plan i tillë djallëzor ekziston në diasporën shqiptare dhe në bashkëpunim me agjencitë dhe operativët e vendeve mikpritëse ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar skenarin e padëshiruar”, ka thënë Daçiq për "Novosti"

Ai thotë se alarmimi i publikut është masë parandaluese, që informatat janë shqetësuese, por në të njëjtën kohë thërret personelin diplomatik për mospërhapjen e panikut.

“Për këto informata kemi njoftuar policitë dhe shërbimet e sigurisë së vendeve mikpritëse, dhe të gjitha misionet tona diplomatike dhe konsullore. Janë dhënë të gjitha udhëzimet e nevojshme dhe janë marrë masat me qëllim parandalues. E gjithë kjo tregon se çka janë në gjendje të bëjnë politikanët shqiptarë, deri edhe terrorizëm", ka shtuar ministri serb.

"I paralajmëroj të gjitha vendet që janë përgjegjës për sigurinë e misioneve diplomatike, ndërsa politikanëve shqiptarë u tërheq vëmendjen që të mos luajnë me zjarr. Ne nuk do të heqim dorë nga ndjekja penale e Haradinajt apo kujtdo që ka kryer krime kundër popullit serb”, ka thënë Daçiq.

Protestë para ambasadës së Francës në Shkup

Protestë para ambasadës së Francës në Shkup

Protestë qytetare sot do të mbahet para Ambasadës franceze në Shkup në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javën e kaluar u arrestua në Francë.

Shqiptarët sot do të solidarizohen me figurën emblematike të ish UÇK-së, Ramush Haradinaj ku do të kërkojnë lirimin sa më të shpejt të tij.

Shpëtim Selmanaj, asistent personal i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ndalja që Haradinajt iu bë në Francë është ndalje që askush s’e ka pritur.




“Është përjetim i rëndë: për të, familjen, partinë, Kosovën, shqiptarinë. Por është edhe ndjenjë që secilin prej nesh e mbush me krenari, sepse solidariteti i pafund që këto ditë e kemi përjetuar tregon diçka”, ka shkruar Selmanaj.

Image result for Shpëtim Selmanaj,

Shpëtim Selmanaj


Tutje ai shkruan: Për ata që duket e kishin harruar, më duhet t’ua kujtoj: sa herë që ta mendoni se Ramushi po bie ai është më i fuqishëm se kurrë.

“Kthimi i tij këso here do të jetë më i forti! Sepse jo vetëm familjarët e bashkëpunëtorët e tij, por edhe Kosova dhe shqiptaria, e përjetojnë që Ramushi ishte ai që i doli përballë Serbisë në lufte dhe në paqe.

Dhe Ramushi do të jetë ai që me Serbinë do t’i mbyllë të gjitha temat e hapura të paqes. Duke i pri Kosovës!”, ka shkruar në fund Selmanaj.

Ministri i Punëve të Skender Hyseni,pret në takim gjeneralin amerikan Mark Shchwartz




Ministri i Punëve të Skender Hyseni, priti në takim të veçantë, Gjeneral lejtant, Mark Shchwartz, shef i komandës amerikane për operacione speciale në Evropë.

Gjatë këtij takimi ministri Hyseni dhe gjenerali Shchwartz trajtuan aspekte të ndryshe të gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Gjenerali Shchwartz vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe Policisë së Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit. Ndërsa ministri Hyseni falënderoi SHBA-të për përkrahjen që i jep Kosovës në këtë fushë.

Në mënyrë të veçantë u diskutua programe të ndryshe të trajnimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Deputetja e AAK-së Dr.Time Kadriaj : Është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet


Image result for time kadriaj


Dr.Time Kadriaj

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka folur gjatë për të gjitha proceset gjyqësore që ka kaluar Ramush Haradinaj.

Ajo tha se Serbisë i pengon ish-komandanti i UÇK-së pasi që ai ka luftuar për vendin e vet.

Kadriaj ka hedhur akuza edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës që ia kanë lejuar strukturat serbe të veprojnë në Kosovë.

Kadriaj tha se Serbia po bashkëqeveris në Kosovë nëpërmes Listës Serbe.

Kadriaj tha se ata që thonë se në veri të Kosovës është shtrirë sovraniteti po gënjejnë.

“Mos angazhimi i gjyqësisë së Kosovës për krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë e ka sjellë këtë ditë duke i dhënë mundësi Beogradit të sillet kështu. Është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet . Çka është boll është boll”, tha Kadriaj.

REUTERS: Kosovo ex-PM Ramush Haradinaj arrested in France on Serbian warrant





President of the Alliance for the Future of Kosovo (AAK) Ramush Haradinaj, a Kosovo Albanian former guerilla commander who served briefly as prime minister, speaks during an interview with Reuters at the AAK headquarters in Pristina December 4, 2012. REUTERS

French police on Wednesday arrested former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, a guerrilla commander during the 1998-99 Kosovo war, on a Serbian arrest warrant, French police sources and Kosovo’s Foreign Ministry said, report reuters, transmete the Press Agency “Presheva Jonë”

The newly elected President of Kosovo Ibrahim Rugova (L) and Prime Minister Ramush Haradinaj (R) shake hands after the first sesion of Parliament in Pristina, Kosovo, Friday 03 December 2004. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Serbia considers Haradinaj a war criminal for his role in leading a guerrilla insurgency in its former southern province of Kosovo, which declared independence with Western backing in 2008.

Haradinaj served briefly as prime minister of Kosovo in 2004 and 2005, while it was a ward of the United Nations, before being tried and acquitted twice of war crimes at a U.N. court in The Hague.
“He was stopped by French authorities based on an arrest warrant issued by Serbia in 2004 which for us is unacceptable,” Kosovo Foreign Ministry said in a statement.
The ministry said it was doing everything possible to secure his release, which it expected to happen.
French border police arrested him upon his arrival at Basel-Mulhouse airport in eastern France on a flight from Pristina, the sources said.
A French judiciary source said that investigators would on Thursday begin looking into whether there were reasons not to execute the extradition request, especially in the case that it had been issued for political reasons.
They would look at whether he had already been tried before the U.N. court on the same charges as those the arrest warrant had been issued on, the source added.
Haradinaj, the leader of the opposition party Alliance for the Future of Kosovo (AAK), was traveling on a diplomatic passport when he was stopped by French authorities.
In June 2015 Haradinaj was arrested by Slovenian police but was released after two days following diplomatic pressure.

Kosovo and France enjoy good diplomatic relations and Paris remains one of the biggest supporters of the youngest European state.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...