Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Serbia dorëzon kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt

Serbia ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Colmar të Francës.

Mediat serbe raportojnë se kërkesa për ekstradimin e Haradinjat është dorëzuar sot tek autoritetet franceze nga Ministria e Drejtësisë.

Bashkë me kërkesën për ekstradim, siç raporton “Kurir”, është dërguar edhe dokumentacioni përcjellës në gjuhën frënge në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendos nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 si i dyshuar për krime lufte.


Autoritetet e Beogradit kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj Ramush Haradinajt, me motivacion se ai është përgjegjës për krime të shumta ndaj serbëve, të kryera gjatë luftës në Kosovë, në rajonin e Dukagjinit.

Prokuroria e Serbisë për krime lufte e akuzon Haradinajn se në vitin 1997, së bashku me vëllezërit e tij Dautin e Shkëlzenin, kishte organizuar “sulme terroriste” ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit.

Haradinaj akuzohet edhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve janë gjetur në Liqenin e Radoniqit dhe në disa puse në komunën e Deçanit.

Haradinaj akuzohet edhe për vrasje masive të serbëve në zonën e Glloxhanit. Sipas Prokurorisë serbe për krime lufte, në verë të vitit 1998, në pemishten e Glloxhanit ishin gjetur kufomat e mbi 20 personave të vrarë.

Tribunali i Hagës, më 4 mars të vitit 2005, kishte ngritur aktakuzë kundër Haradinajt. Ai ishte akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kryera prej marsit deri më 30 shtator 1998, kur Haradinaj ishte Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në vitin 2012, Tribunali i Hagës e kishte liruar Haradinajn nga të gjitha akuzat. Por, Prokuroria serbe për krime lufte thotë se ka në dorë dëshmi edhe më të fuqishme, të cilat i plotësojnë akuzat me të cilat ngarkohet lideri i AAK-së, transmeton B92.


Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend për arrestimin e Haradinajt në Francë, të gjithë diskutuesit  kanë  thënë se z. Ramush Haradinajt është ndaluar për çështje politike

Cështjet e drejtësisë për Ramush Haradinajn kanë përfunduar, andaj arrestimi i tij në Francë është bërë me shkaqe politike, shkruan Floripress.

“Çështja e  Ramush Haradinajt duhet të trajtohet këtu, në Kuvend ashtu siç duhet trajtuar edhe integriteti dhe dinjiteti i Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetarëve të Kosovës si dhe raporti ynë me shtetin francez”, kanë thën pothuaja të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës. t

Deputetët  në Kuvend  të Kosovës kanë  thënë se arrestimi i Ramush  Haradinaj në Francë, nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si çështje shtetërore.

“Serbia po shpif, ndërton raste të paqena, për ta rrezuar këtë vend”, ka thënë  deputeti Fatmir Limaj, duke thënë se Kosova nuk po bën asgjë për ta ndërruar qasjen në raport me Serbinë.

“Temë sot në Kuvend duhet të jetë se si do t’i qasemi ne Serbisë. Duhet të ndërpritet forma e dialogut", ka thënë  Bekim Haxhiu-Kamishi.
Ai gjithashtu tha se Haradinaj do të kthehet në Kosovë, por jo me meritën e autoriteteve në Kosovë.

“Ai do të kthehet në Kosovë falë sakrificës dhe luftës së tij të pastër”, ka shtuar ai.


Flori Bruqi

E Drejta Historike e Luginës për Liri!



Lugina e Preshevës, si nocion gjeografik dhe politik që përfshinë komunat Shqipëtare, ende të mbetura nën okupimin e Serbisë, kanë të drejtën historike, gjeografike, etnike-kombëtare, juridike, politike, ekonomike etj, që të aspirojnë Lirinë. Liri që nënkupton Bashkim me trungun amtarë- Kosovën, pjesë e së cilës ishte historikisht, politikisht( para okupimit serbë), gjeografik, etnik-kombëtar, juridik etj. Këtu do trajtohet vetëm nga koha e pushtimit serbë, e jo më përpara!
Në vitin 1863-1865, ndërtohet nga Perandoria Osmane, rruga e quajtur “Xhadeja e re e Mithat Pashait”, e cila kalonte nga Vranja, Bujanovci, Presheva dhe kalonte për në Grykë të Vardarit[1]
Perandoria Osmane, në vitet 1866-1869, u dëshmu që ishte afër rënijes së saj, ndërsa në anën tjetër tashmë në vendet sllave të Ballkanit kishte fillu të shpërthenin idetë nacionaliste të frymëzuara nga Revolucioni Francez i 1789.
Traktati i Vëslaut, i cili u lidh në mes Serbisë dhe Greqisë, më 26 korrik 1867, që ishte përfaqësu nga Ministri grek Petros Zanos dhe ministri serbë Jovan Ristiq, Milan Petronijeviq dhe Ilija Garashanini. Ky njihet edhe si traktati i parë ballkanik kundër Perandorisë Osmane, që do përfshiheshin në luftë tokësore kundër saj.[2] Princi Serbë Mihal Obrenoviqi kërkoi në marrëveshje që të merrte Bosnje dhe Hercegovinën, “Serbinë e Vjetër”( që përfshinë edhe Kosovën, dhe Maqedoninë pra nga Drini, deri në lumin Iskra në Bullgari!). Grekët kërkuan që të përfshinin Thesalin, Epirin, Maqedoninë në mes Thesalisë dhe Detit, Thrakën dhe malet Ballkan, e që ky propozim u pranu në fund.[3]
Ndërsa më 28 shkurt 1868, këto dy vende nënshkruan edhe një konventë ushtarake, mirëpo më 10 qershor 1868, mbreti i Serbisë, ishte vrarë, e nga kjo mbarrëveshjet mbetën në letër![4]
Mirëpo me shpërthimin e luftës ku Serbia shpalli pavarësinë mët 30 qershor 1876 në luftë kundër Perandorisë Osmane. Forcat Serbe u shkatërruan keqa, mirëpo pastaj më 13 dhjetor 1877 dhe 5 shkurt 1878 u rigrupuan forcat serbe, të mbështetura edhe nga Rusia, si dhe 3 mars 1878, që iu bashku edhe Mbretëria e Malit të zi, derisa Rusia luftonte kundër Perandorisë Osmane nga 24 prill 1877 deri më 3 mars 1878, në kaukaz edhe në Ballkan( ku kishte përfshirë edhe Bullgarinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë)!
Në këtë fazë ndodhi tragjedia, ngaqë tashmë trupat osmane pësuan humbje, ndërsa forcat serbe morën Nishin, Pirotin, Leskocin dhe Vranjën. Kryengritja bullgare, lufta e Malit të Zi dhe në anën tjetër lufta ruso-turke, shkaktoi Krizën e Madhe Lindore të vitit 1875-1878. Edhe pse Mali i zi, nën mbështetjen e Rusisë, i kishte shpallur luftë Perandorisë Osmane, që më 1 korrik 1876.[5]
Mirëpo derisa zhvillohej lufta Ruso-turke( dmth 1 javë pas fillimit të saj), Austro-Hungaria me Rusinë, bëri një marrëveshje të fshehtë, më 8 korrik 1876, e njohur si Marrëveshja e Reichstadt të Bohemisë, për të rregullu-coptu gadishullin Ballkanik sipas interesave të Fuqive të Mëdha.[6] Me këtë marrëveshje për herë të parë, nga Fuqitë e Mëdha, u trajtu- gjymtu Çështja Shqipëtare, Rusia tërësisht mohonte këtë, ndërsa Austro-Hungaria plotësisht kundërshtonte këtë.[7] Ndërsa më 15 janar 1877, Rusia u detyru të hynte në Marrëveshje sekrete me Austro-Hungarinë, e njohur si Marrëveshja e Budapeshtit,[8] ishte mbi platformën e Marrëveshjes së Reichstadt, e që u plotësu edhe me një marrëveshje shtesë të 18 mars 1877, ku theksohej që Austro-Hungaria do qëndronte neutrale në luftën Ruso-Turke, e si shpërblim do mund ta pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Sanxhaku i Novi Pazarit do përcaktohej me një marrëveshje të veçantë. Ndërsa Austro-Hungaria, zotohej të mos e prekte Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i kishte si territore të influencës së saj. Ndërsa do shembej plotësisht Perandoria Osmane, thuhej që do bëheshin të pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.[9] Kjo luftë mbaroi me gjunjëzimin e Perandorisë Otomane, e që u nënshkru Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878.[10]
Traktati i Shën Stefanit, në nenin 1, trajtonte Malin e Zi, që i jepej Nikshiqi, Podgorica dhe Tivari, ndërsa nenin 2 i njihej pavarsia e Malit të Zi.[11] Në nenin 3 i jepeshin Serbisë qytetet si Nishi, Leskoci dhe e ashtuquajtura Serbia moraviane dhe do bëhej shtet i pavarur( Vllasinë, Vushtrri, Mitrovicë)[12] – shih fig 1. Neni 6, rregullonte Bullgarinë si vasale të Perandorisë Osmane, me qëveri krishtere, që do përfshinte territorin nga Danubi, malet Ballkan, përgjat maleve të vjetra( Stara Planina), Sofjen, Pirotin, Vranjën me luginën e Moravës,( dmth ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës), Thrakën veriore, pjesën e Thrakës Lindore afërsisht tërë Maqedoninë[13] -shih fig 2.
Nga ky zgjerim i Rusisë, sidomos duke shtri influencën e saj në Ballkan, ishte shumë e pakënaqur sidomos Britania e Madhe, e që kryeministri i saj Benjamin Disraeli kishte reagu. Edhe Serbia kishte shfaqur frikën nga Bullgaria e Madhe, që mund t’i dëmtonte interesat e saj në territoret e mbetura të Perandorisë Osmane. Rumania ishte shumë e dëshpëruar, po ashtu edhe Austro-Hungaria ishte e dëshpëruar që nuk përfitoi Bosnje dhe Hercegovinën. Ndërsa territoret tjera Shqipëtare mbetën ende nën Perandorinë Osmane,e hapësira të mëdha ishin okupu tashmë. Për këto arsye fuqitë e mëdha kërkuan të mblidhej një kongres, ku do rishikohej Traktati i Shën Stefanit- ky kongres do quhej Kongresi i Berlinit e nga do dal edhe Traktati i Berlinit.[14]
Konferenca Ndërkombëtare e Londrës, e nënshkruar në një protokoll, në mars 1877, fare nuk e trajtoi çështjen Shqipëtare si komb i veçantë! Ky protokoll rregullonte bullgarinë, e cila përfshinte edhe territoret Shqipëtare si krahinat e Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin.[15]
Shqipëtarët edhe pse shumë kryengritje kishin bërë, madje edhe në Luginë të Preshevës në vitet 1843, e më pas po ashtu, nuk ishin të organizuar mirëfilli për Çlirim Kombëtar, por më shumë bënin lloj kryengritjesh, madje edhe duke kërku bashkimin e Vilajeteve Shqipëtare brenda Perandorisë Osmane!
Ndërsa Komiteti i Janinës u formu në maj 1877, në krye të të cilit ishte Abdyl Frashëri, ku biseduan me Greqinë, që të krijonin aleancë- e cila nuk u arritë shkaku i qëllimeve ekspansioniste greke. Nga ky komitet, lind edhe idea për Çlirim të Kombit Shqipëtar- e që jo pak nga turkofilët u kundërshtu!
Ndërsa në 18 dhjetor 1877, në Stamboll, u kriju Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare- shkurt quhej Komiteti i Stambollit, kërkonte sërish një shtet Shqipëtarë nën vasalitetin e Sulltanit- derisa Greqia tashmë ishte nga 1832 si shtet i pavarur, kurse 1867 asnjë ushtar turk nuk mbeti në Serbi.
Ndërsa më 10 qershor 1878, formohet Lidhja e Prizrenit,[16] në të cilin u miratu Kanuni- Akti i Vendimeve( Kararnameja) dhe Urdhëresa ( Talimati), më 17 qershor 1878.[17]
Neni 1 i Kararnamesë, theksonte se qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane.[18] Në nenin 2 thuhej që Lidhja e Prizrenit do e shihte si armik çdokë që do përpiqej ta dobësonte autoritetin e qeverisë osmane![19]Ndërsa në nenin 6, thuhej që Lidhja e Prizrenit kundërshtonte vetëm lëshimin e tokave Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.[20] Në nenin 14, Lidhja e Prizrenit e veshte veten me autoritete që e dobësonin autoritetin e qeverisë së Perandorisë Osmane.[21]
Ndërsa më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u mbajt Kongresi i Berlinit, ku përfaqësoheshin Fuqitë e Mëdha: Britania e Madhe, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane,[22] si dhe 4 shtetet ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi,[23] ndërsa Shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, porse dërguan me dhjetra peticione.[24] Edhe Bullgaria ishte përjashtu nga përfaqësimi edhe pse Rusia këmbëngulte për të![25] Njëashtu as Maqedonia nuk përfillej![26] Në Kongresin e Berlinit nuk u morën parasysh aspak të drejtat e popujve, por u sheshuan interesat e Fuqive të Mëdha, ku Britania, Austro-Hungaria tentonin ta minimizonin influencën ruse në Ballkan, kurse Gjermania e mbështeste Austro-Hungarinë, ndërsa Francës i interesonte vetëm izolimi i Gjermanisë, kurse Italia dëshironte zvogëlimin e influencës së Austro-Hungarisë.[27]
Në Traktatin e Berlinit në nenin 1, theksohej Bullgaria nën vazalitetin e Sulltanit, me qeverisje të krishtere dhe milici kombëtare, ndërsa në nenin 2, definohej territori i saj, i cili ishte dukshëm më i vogël, përfshinte afërsisht territorin e sotëm që ka- pra nuk e përfshinte Luginën e Preshevës dhe as territore të tjera Shqipëtare![28] Në nenin 26, i njihej Pavarësia Malit të zi, ndërsa në nenin 27 siguroheshin vetëm liritë fetare në Malin e Zi.[29] Në nenin 28 Malit të zi definohej vija kufitare, ku përfshiheshin edhe territoret Shqipëtare.[30] Në nenin 29, përmendej tivari që i jepej Malit të zi![31] Ndërsa në nenin 35 rregulloheshin të drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në nenin 36 kufizohej territori i shtetit serbë, që përfshinte mes tyre deri në malet e Kopaonikut, në malet Merdar mes lumit Ibër dhe Sitnica,… pastaj dalja në Medvegjë…, që sërish mbetej e Lirë Lugina e Preshevës( përjashto Medvegjën) nga okupimi i Serbisë, ndërsa kufiri ishte tek mali Shën Ilia![32] Ndërsa në nenin 39, trajtohej çështja e pronësisë së muslimanve në territoret e okupuara nga Serbia,[33] ndërsa askund aspak nuk trajtohet çështje të Shqipëtarve!
Në Kongresin e Berlinit, krahina e Vranjës, Nishit, iu dhanë Serbisë, derisa me Traktatin e Shën Stefanit ato i ishin premtu Bullgarisë së Madhe, madje iu dha edhe Medvegja, deri afër Bujanocit ( tek Mali Shën Ilia)![34]
Nga ky rast niset të rrjedhë koha, prej kur ishte pushtu nga Serbia komuna e Medvegjës.
Shqipëtarët që shpërnguleshin nga shteti serbë, në vitet përpara Kongresin të Berlinit, cilësoheshin si turq, madje edhe nga faktori ndërkombëtarë, regjistroheshin si musliman! Këta nga Sanxhaku i Nishit, Leskocit, Prokuples, Vranjës etj shpërnguleshin plotësisht, duke ushtru plotësisht akt gjenocidi, spastrimi etnik( prej nga edhe lindën këto nocione e institucione juridike)! Refugjatët e shpërngulur një pjesë kaluan nëpër Luginë për të vazhdu ikjen për në Turqi, e ca u vendosën nëpër Luginë apo në pjesët tjera të Trojeve Shqipëtare!
Nga viti 1878 deri 1912, Serbia nuk okupoi më territore- por gjatë tërë kësaj kohe, nixste, financonte Shqipëtarë për kryengritje kundër Perandorisë Osmane, që maksimalisht të dobësoheshin forcat luftarake Shqipëatare, që në një të ardhme pastaj të arrinte të okuponte territoret tonë më me lehtësi-gjë edhe siç ndodhi realisht!-shih fig 4. Gjatë kësaj periudhe Shqipëtarët zhvillonin kryengritje kundër Perandorisë osmane! Në Trojet tona( Shqipëtare), vetëm në vitet 1896-1897 e këndej, filluan Lëvizjet për autonomi, pasiqë në Ballkan kishin mbetur vetëm Shqipëtarët dhe çështja e Maqedonve, ishte po ashtu e njejtë, si në arenën rajonale ashtu edhe botërore, pasiqë fqinjët tentonin të coptonin për vete, sa më shumë që mundnin nga këto territore. Derisa tashmë njihet që në Trojet tona, filloi rilindja kombëtare në vitet e 80 të shekullit të XIX, e veçmas kjo u kristalizu gjatë viteve 1905 derisa kulmoi me Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë Londineze.[35]
Periudha në mes viteve 1878 deri 1912, në Trojet tona Shqipëtare, u zhvilluan me qindra e qindra kyrengritje kundër Perandorisë Osmane, që nga gusht-shtator 1878, menjëherë filluan konfrontimet ushtarake. Derisa edhe në Janar 1879, bëhej mbrojtja e Prevezës, që po ashtu nga Kongresi i Berlinit, Perandoria Osmane ia falte Greqisë! Ngaqë edhe Perandoria Osmane tentonte me forcën ushtarake, t’ia falte tokat Shqipëtare si Plavën, Gusinë, Grudën, Hotin, Kelmendin etj Malit të Zi ( Tetor 1879- janar 1880), të njejtin fat pati edhe Ulqini gjatë gusht-nëntor 1880, për t’ia dhënë-dorëzu Malit të zi, beteja e Slivovës( 1881), Besëlidhja Shqiptare e vitit 1897, Lidhja e Pejsës, kryengritja Shqiptare e 1904, Komiteti për Lirinë e Shqipërisë dhe lufta e armatosur e çetave 1905-1908, revolucioni xhonturk si dhe kundër-revolucioni, kryengritjet Shqipëtare të viteve 1909, e pasuar me kryengritjen e 1910 po ashtu edhe në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 etj. E që në të gjitha këto përpjekje, edhe Shqipëtarët e Luginës së Preshevës ishin përfshi.
Lugina e Preshevës, pra Presheva dhe Bujanoci, mbetën deri më Luftën e parë Ballkanike nën okupimin e Perandorisë osmane, tashmë Medvegja ishte nën okupimin serbë që nga Kongresi i Berlinit!
Derisa në 29 shtator 1911, Italia i kishte shpall luftë Perandorisë Osmane në Libi( që ishte territor i okupuar), po ashtu edhe ishujt Dodekanez i kishte pushtu tashmë Italia,[36] në rrethana të këtilla të favorshme, s’do e linin t’i humbiste, pa e shfrytëzu edhe sllavët e jugut për interesat e veta.[37] Lidhja Ballkanike,[38] u bë, me marrëveshje sekrete në mes të Greqisë që i propozoi Bullgarisë që në tetor 1910,[39] ndërsa gjatë luftës Italo-Osmane, në shtator 1911 filluan negociatat mes Bullgarisë dhe Serbisë, që u nënshkru në 29 shkur dhe më 13 mars 1912 nga monarkia Bullgare, respektivisht ajo serbe,[40] mirëpo marrëveshja mes Bullgarisë dhe Greqisë u realizu javën e fundit të shkurtit 1912, e që u nënshkru më 29 maj 1912,[41]edhe mbreti i Malit të Zi, Nikolla, i shtyrë nga propozimi për ndihmën ruse, që pranë mesit të prillit 1912 nënshkroi marrëveshje me Bullgarinë, derisa marrëveshjen me Serbinë e kishte më të vështirë, e që u arrit në fund të majit 1912 me ndërmjetësimin e zyrtarve bullgar, me këtë njihet edhe si formim i Lidhjes së ballkanit.[42] Lidhja Ballkanike mes vete nënshkruan edhe një konventë ushtarake sekrete kundër Perandorisë Osmane( gjë që realisht ishte më e dëmshme për Trojet Shqipëtare sesa për Perandorinë Osmane)![43]
Në tetor 1912, derisa Perandoria Osmane e pa me vonesë organizimet-aleancat e Lidhjes Ballkanike,[44] iu imponu të pranonte paqe me Itali, e këtë e nënshkroi më 18 tetor 1912, në Lozan të Zvicrrës.[45]
Edhe ne, Shqipëtarët, e shfrytëzuam këtë rast, por jo në kohën e duhur( u nis përpara vendeve tjera ballkanike dhe në çastin që e nisën luftën vendet tjera sllave të Ballkanit, shumica e Luftëtarve Shqipëtarë, ishin kthy nëpër shtëpitë e tyre!).
Kryengritja shpërtheu më 7 mars 1912, derisa dy batalione turke bashkë me ministrin truk kalonin nga Peja për në Gjakovë, u sulmuan nga Shqipëtarët, afër fshatit Strellc.[46] Derisa kjo kryengritje u zgjeru, derisa nga 31 maj-qershor 1912, ndodhi Kryengritja e Përgjithshme edhe në të gjitha Trevat tjera,[47] mes tyre edhe në Luginën e Preshevës, por edhe në Vilajetet tjera Shqipëtare.[48] Derisa u çliruan territore të shumta Shqipëtare, nga thundrra osmane gjatë korrikut 1912[49] Qeveria e Stambollit, tradhëtoi palën Shqipëtare, duke pranu kinse marrëveshje, ku do i plotësoheshin kërkesat Shqipëtare[50] derisa luftimet çuan edhe në Çlirimin e Kryeqytetit të Shqipëtarve ( Shkupit) më 11 gusht 1912.[51] Më 18 gusht 1912, u firmos, një marrëveshje Shqiptaro-turke, e që edhe këtë marrëveshje autoritetet turke e shtrembëruan duke e mashtru palën Shqipëtare![52] Kryengritësit Shqipëtar, pas marrëveshjes, u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa Ushtri të Rregullt Shqipëtare, nuk kishte, madje as nuk kishte mendime për një organizim serioz të tillë!( ushtri të vogël, që nga Lidhja e Prizrenit pretendohej, madje edhe vullnetare!).
Serbët dhe Malazezët, tashmë edhe historiografia jonë, flet hapur, qartë madje edhe me emra dhe mbiemra konkret, që kishte nxitur shpërthimin e parakohshëm të Kryengritjes Shqipëtare të vitit 1912, me qëllim të shterrjes së forcës luftarake të Kombit Shqipëtarë, si dhe dobësimit sa më të madh të forcës ushtarake të Perandorisë Osmane, duke e ruajtur pastaj për vete këto vende( sllavët e Ballkanit),që ta korrnin fitoren( në aspektin ushtarak, sllavët vërtetë ia arritën ta realizonin këtë skenar)!-shih Fig 5.
Lufta e Parë Ballkanike, shpërtheu më 8 tetor nga Mali i zi, më 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, kurse më 18 tetor edhe Greqia.[53] Derisa Shkupi, më 16 tetor 1912, iu ishte dorëzu Fuqive të huaja.[54]
Mbreti Serb, Pjetri, pasi kishte dhën armë për popullsinë serbë, si në Kosovë, Iliridë( Maqedoni), kishte shpallur edhe një dekret ku thërriste që ushtrisë serbe që t’i bashkoheshin edhe Shqipëtarët, e që këtë ushtri, most a shikonin si pushtuese, por si çlirimtare nga thundrra Osmane! Më 15 tetor ushtria serbe kishte msy, në rajonin e Vranjës, ndërsa më 18 tetor tërë 286.000 ushtarët serbë( numri total i ushtrisë ishte 318.000 ushtar dhe 450 topa)[55] ishin në sulm në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik, Kurshumli-Prizren-Durrës, Rashkë-Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Prijepole.[56] Si ushtria serbe, ashtu edhe ajo Malazeze kishin sulmu vetëm Trojet Shqipëtare, ndërsa edhe një pjesë e ushtrisë greke kishte sulmu Trojet jugore Shqipëtare!
Më 14-16 tetor në Grykën e Merdarit u zhvilluan luftimet, më 20 tetor u sulmu Prishtina, më 23 tetor Mitrovica dhe Vushtria![57]
Në Zonën e Karadakut, Idriz Seferi, prijës tashmë i mirënjohur për udhëheqjen epike të luftës në Grykë të Kaçanikut kundër hordhive barbare Otomane, grumbulloi 6000 luftëtarë. Me këto forca i përballoi sulmet e ushtrisë së III serbe( i komanduar nga gjeneral Bozhidar Jankoviqi, me 72.800 ushtar dhe 96 topa)[58], në drejtimin e Vranjës, nga 15 tetori deri më 22 tetor, kur u detyru të tërhiqej![59] Përmes luginës së Moravës, ushtria e III serbe, synonte të kalonte në luginën e Vardarit.[60] Ndërsa më 24 tetor pushtoi Gjilanin, derisa me 23 tetor pushtuan Vushtrrinë dhe Mitrovicën.[61]
Ushtria e III serbe, msyu në drejtim të Kumanovës, po ashtu edhe ushtria I serbe nga Kosova kaloi në Kumanovë, ku më 22-24 tetor u zhvillu beteja më e madhe, ku ushtria I serbe kishte 126.000 ushtarë, ndërsa ushtria turke kishte rreth 50.000 ushtar, mes tyre mijëra ishin Shqipëtarë, më 26 tetor u pushtu Kumanova, e që u pushtu pa luftime dhe Shkupi( ushtritë turke ishin dekompozu plotësisht tashmë)![62] Në këtë betejë u vra i tërë batalioni i Shqipëtarve të Gjilanit. [63] Ndërsa shifrat e Shqipëtarve të vrarë në këtë betejë ishin deri 10.000 veta![64] Me pushtimin e Shkupit njihet si fund i fazës së parë të luftës së I ballkanike. Ushtarët turq braktisnin frontin, derisa ushtarët Shqipëtar vazhdonin të luftonin kundër ushtrive të Lidhjes Ballkanike![65]
Edhe pse Shqipëtarët që ishin ushtar në Ushtrinë Osmane, braktisën këtë ushtri, ndërsa vazhdonin luftën.[66] Kjo dukuri në aspektin ushtarak kuptohet qartë, mos kordinim, organizim të duhur, bëri që të pësonim edhe më shumë në jetët e ushtarve tonë, si në shërbim të Atdheut dhe të atyre që i shërbyen Perandorisë Osmane( pushtuesit të vjetër)!-shih Fig 6.
Menjëherë pas mbarimit të fazës së parë të luftës së I Ballkanike, mediet sllave madje edhe në mediet ndërkombëtare filosllave, dolën propaganda denigruese për Shqipëtarët si “fise ende të egra”, “barbare, të paaftë për të formu shtet të tyre![67] Po këto propaganda u shoqëruan edhe me gjenocid, spastrime etnike, terror, masakra brutale.[68]
Nga kjo periudhë historike, pra në tetor 1912, Lugina e Preshevës( Bujanovci dhe Presheva, ndërsa Medvegja që nga Kongresi i Berlinit, 1878) u pushtuan ushtarakisht nga Serbia, në kundërshtim me çdo ligj vendor. Siç do quhej sot, agresion ushtarak një veprim i tillë!-shih fig 7.
Të gjithë e dijmë, se si u shpall Pavarësia e Shqipërisë Londineze, pjesa më e madhe e territorit të saj të pushtuar tashmë nga vendet sllavo-ortodokse të Ballkanit. Në këtë ngjarje historike, sërish nuk munguan as luftëtarë e as personalitete të shquara edhe nga Lugina e Preshevës.
Lufta e dytë Ballkanike nuk kishte asnjë ndryshim okupatorësh mbi Trojet Shqipëtare, në këtë rast as mbi Luginën e Preshevës. Sepse kjo luftë kishte të bënte mes Serbisë-Greqisë dhe Bullgarisë! E cila mbaroi me Traktatin e Bukureshtit të 19 gusht 1913.[69]
Fuqitë e mëdha duke e pa, realitetin e ndryshuar në Ballkan, kërkuan mbledhje të një Konference të re, ku u ftuan anëtarët e Lidhjes Ballkanike( Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria) si dhe Perandoria Osmane, kurse Fuqitë e mëdha, përfaqësoheshin nga Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Konferenca filloi më 2 dhjetor 1912, trajtohej :
A) territori i pushtuar i Shqipërisë Londineze nga Serbia, Mali i zi dhe Greqia
B) statusi i sanxhakut të Tregut të ri që ishte formalisht nga Kongresi i Berlinit nën protektoratin e Austro-Hungarisë, si dhe
C) statusin e territoreve tjera të pushtuara si Kosovës, Maqedonisë, Thrakës etj[70]
Austro-Hungaria dhe Italia mbronin Pavarësinë e Shqipërisë Londineze, Gjermania dhe Britania e Madhe mbetën neutrale,Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin e Zi, që të coptonin edhe Shqipërinë Londineze mes aleatëve të Lidhjes Ballkanike.[71]
Traktati i londrës, njohu kufijt e Shqipërisë Londineze,[72] ndërsa në nenin 6 Serbisë i kërkohet të ratifikoj kufirin me Bullgarin,[73] mirëpo askund aspak nuk trajtohet kufiri mes Serbisë dhe Okupatorit Otoman, që ishte vendosur në Kongresin e Berlinit( 1878), ku vetëm Medvegja ishte e pushtuar nga Serbia. Ndërsa në këtë Konferencë, Serbia, pos që pushtoi Luginën e Preshevës, ajo u zgjeru territorialisht deri duke pushtu edhe territoret e Shqipërisë Londineze-shih fig 6 dhe 7.
Periudha historike, e fatkeqësisë Kombëtare Shqipëtare, e në këtë rast edhe për Luginën e Preshevës, më konkretisht për Medvegjën, sanxhakun e Nishit, Vranjën, Leskocin etj ishte Kongresi i Berlinit i qershorit 1878, kurse për Preshevën, Bujanocin, por edhe për territorin e sotëm të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë Londineze, Iliridës( dhe Maqedonisë si tërsi) etj, ishte lufta e I Ballkanike, më sakt muaji tetor 1912.


Bashkëshkruar nga:


1.Skender Jashari- Master në drejtësi dhe shkollim joformal ushtark


2.Bardhyl Jashari – student në Fakultetin juridik


SHTOJCË- HARTAT

Figure 1: Harta e Bullgarisë së Madhe sipas Traktatit të Shën Stefanit.[74]
Figure 2Harta e Serbisë, sipas Traktatit të Shën Stefanit.[75]
Figure 3Kujift sipas Traktatit tw Berlinit.[76]

Figure 4 Harta gjeografike e Gadishullit Ballkanik përpara shpërthimit të Luftës së I Ballkanike.[77]
Figure 5. Drejtimet e sulmit të Forcave të Aleancës Ballkanike, në luftën e I Ballkanike.[78]

Figure 6. Territori i Trojeve Shqipëtare i pushtuar në Luftën e I Ballkanike.[79]
Figure 7.Harta që tregon modifikimin e territoreve si pasojë e Luftës së I Ballkanike.[80]
[1] Reshat Avdiu, Terrori Serb Ndaj Shqiptarëve të Masuricës dhe Vranjës (1878-1999), Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës, Preshevë, 2006, faqe259
[2] Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.
[3] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe111.
[4] Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.
[5] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe.133.
[6] Po aty.
[7] Po aty faqe 134.
[8] Po aty faqe 136-137;
[9] Po aty faqe 137,
[10] Po aty faqe 146,
[11] http://pages.uoregon.edu/kimball/1878mr17.SanStef.trt.htm#montenegro
[12] http://pages.uoregon.edu/kimball/1878mr17.SanStef.trt.htm#serbia
[13] http://pages.uoregon.edu/kimball/1878mr17.SanStef.trt.htm#bulgaria
[14] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe146-147.
[15] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 138,
[16] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 153,
[17] Po aty faqe 156-161,
[18] Po aty faqe 157.
[19] Po aty faqe 158,
[20] Po aty faqe 157,
[21] Po aty faqe 158,
[22] http://staff.lib.msu.edu/sowards/balkan/lect10.htm
[23] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 161,
[24] Po aty.
[25] Sovereignty: Organized Hypocrisy. Krasner, Stephen D. (1999).Princeton University Press, faqe 165
[26] Russia and the Formation of the Romanian National State, 1821–1878. Jelavich, Barbara, (2004). Cambridge University Press. Faqe 286.
[27] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 162,
[28] http://archive.thetablet.co.uk/article/20th-july-1878/11/the-treaty-of-berlin
[29] Po aty,
[30] Po aty,
[31] Po aty,
[32] Po aty,
[33] Po aty,
[34] Po aty,
[35] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 337,
[36] The History of the Italian-Turkish War, September 29, 1911, to Octobet 18, 1912, Beehler, William( 1913), Annapolis:The Advertiser Republican, faqe 58,
[37] https://www.mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos143.htm
[38] https://archive.org/details/reportofinternat00inteuoft faqe 38,
[39] https://www.mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos143.htm,
[40] Po aty,
[41] Po aty,
[42] Po aty,
[43] Po aty.
[44] https://archive.org/details/reportofinternat00inteuoft faqe 21.
[45] https://www.mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos142.htm
[46] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 466,
[47] Po aty faqe 471,
[48] Po aty faqe 476,
[49] Po aty faqe 479,
[50] Po aty faqe 484,
[51] Po aty faqe 491,
[52] Po aty faqe 494-496,
[53] Po aty faqe 503,
[54] Po aty faqe 505,
[55] http://www.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a284241.pdf faqe 16,
[56] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 505,
[57] Po aty faqe 506,
[58] http://www.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a284241.pdf faqe 16,
[59] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,
[60] http://www.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a284241.pdf faqe 16,
[61] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,
[62] Po aty faqe 506.
[63] Po aty faqe 506-507,
[64] Po aty faqe 507,
[65] Po aty faqe 506,
[66] Po aty faqe 507,
[67] Po aty,
[68] https://www.mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos143.htm faqe 277, http://query.nytimes.com/mem/archive-free/pdf?_r=2&res=9D0CEEDA1E3AE633A25752C3A9649D946396D6CF&oref=slogin , https://archive.org/stream/reportofinternat00inteuoft#page/150/mode/2up
[69] https://archive.org/stream/handbookfordipl01hersgoog#page/n442/mode/2up , faqe 439,
[70] https://www.mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos145.htm
[71] https://archive.org/stream/handbookfordipl01hersgoog#page/n440/mode/2up faqe 429-437.
[72] https://www.mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos145.htm , neni 4,
[73] Po aty neni 6.
[74] http://pages.uoregon.edu/kimball/images/1878mr.SanStef.map3.jpg
[75] http://pages.uoregon.edu/kimball/images/1878mr.SanStef.map2.jpg
[76] https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/7/7d/SouthEast_Europe_1878.jpg


[77] https://en.wikipedia.org/wiki/File:Balkan_1912.svg
[78] https://en.wikipedia.org/wiki/File:Map_of_the_First_Balkan_War.png
[79] https://en.wikipedia.org/wiki/File:Srpska_osvajanja_1912.png
[80] https://archive.org/details/reportofinternat00inteuoft

Alban Bardhyli: SHISH-i performon, mass-media… dezinformon!


Një lajm shumë të rëndësishëm mbi performancën e institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë në aspektin e menaxhmentit ka kaluar gati të paverejtur në mediat tona antikombëtare të bulevardit, pikërisht sepse performanca më e lartë është e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) (!)

Alban Bardhyli


Gazeta “Koha Jone” kishte botuar në datën 14.09.2016 një lajm mbi auditin e qeverisë, ku Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Presidenca kishin performancën më e mirë.
Artikulli tregon se: “Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar ka vlerësuar Shërbimin Informativ Kombëtar, institucionin e Presidentit dhe ILDKPKI, me pikën më të lartë të menaxhimit në analizë, ku përfshihen 254 institucione të pavarura në vend. […]Institucioni me pikët më të larta është Shërbimi Informativ i Shtetit me 154 pikë nga 156 pikë maksimale të mundshme, duke u renditur në këtë mënyrë në vend të parë, me një realizim performance prej 98.7%.”
Duhet theksuar se kjo performancë gati të përkryer të SHISH nuk është e rastësishme, por është pasojë e menaxhimit profesional të strukturave të tij të udhëheqjes, gjë të vërejtur jo vetëm në nivelin financiar, por edhe atë operativ.
Çfarë është për të komentuar e diskutuar është pse kjo performancë është kaluar në heshtje nga gazeta dhe faqe të tjera të shtypit bulevardesk?!
Pse asnjëherë ky shtyp nuk shkruan për gjërat të mira që i bën udhëheqja e Shërbimit, pse i mbulon në heshtje dhe pse bën “zhurmë” gjithmonë me lajme fallso dhe me dezinformata të majme?
Se nuk mund të sulmojnë më SHISH-in për shkak të performancës së lartë dhe se nuk mund të thonë se kjo është si pasojë e “lidhjeve me SHQUP-in” (sepse auditi ishte bërë konkretisht nga Kontrolli i Brendshëm Financiar brenda Ministrisë së Financave) është e qartë, se përndryshe të gjithë gazetat do të dilnin në kor dhe do të tregonin me gisht Shërbimin dhe Drejtorin e tij…!
Prandaj e zgjodhën heshtjen, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, gazeta “SOT” doli me një artikull dezinformativ tjetër (për të cilin fola në shkrimin tim të mëparshëm), ku qëllimisht theksohej se gjoja SHISH-i paska informuar PD-në për aeroplanin e rrëzuar në Ishëm, kur aeroplani kishte rënë 4 orë para se të fliste deputeti i PD-së Flamur Noka në Parlament mbi të.

E gjithë kjo është dëshmi e diversioneve dhe fushatave dezinformative të shtypit bulevardesk antikombëtar kundër SHISH.

GAZETARËT E PAPËRGJIGJSHËM TË PËRGJIGJEN PENALISHT PËR NXJERRJEN E SEKRETIT SHTETËROR TË SEANCËS SË KOMISIONIT TË SIGURISË (!)


“Lex, dura lex!”

Nga Alban Bardhyli

albanbardhyli@gmail.com

Publikimi i procesverbalëve të seancës së Komisionit të Sigurisë, në të cilën është diskutuar për buxhetin e Institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, paraqet skandalin e radhës të fletushkës së bulevardit “Shqiptarja” (shih: http://shqiptarja.com/n ews.php?IDNotizia=391709&NomeC ategoria=home&Titolo=-dosja- sekretshish-s--39-pergjojme- dot--aleatetjeni-te-lodhur-& IDCategoria=1&approval# comments-form)

Ky skandal rrezikon vet Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, sepse mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe, sipas rregullave, të pranishëm duhet të kenë qenë vetëm ata që ishin te pajisur me certifikat sigurie.

Pra, në këtë rast, ose gazetari i “Shqiptarja” ka qenë i papërgjegjshëm dhe ka nxjerrë procesverbalët e Komisionit, ose e ka bërë qëllimisht.

Por, rezultati është i njëjtë: është nxjerrë sekreti shtetëror dhe është dëmtuar siguria kombëtare.

Ky gazetar dënuar sipas ligjeve përkatëse në raste të këtilla.

Gjithashtu, ky gazetar duhet marrë në pyetje si i ra ky material, sa lekë kishte paguar e të tjera. Pastaj edhe të bëjë disa muaj “strehim të detyruar” në një birucë të errët të një ndonjë burgu.

Në shtetet perëndimore, një rrjedhje kaq të thellë të informacioneve në shtyp do të paraqiste shqetësimin e tërë komunitetit institucional.

Gazetari/ët janë të detyruar në SHBA të paraqesin burimin e informacionit atje ku cënohet siguria kombëtare dhe, në këtë rast, nuk vlen etikën profesionale më shumë se ligjet e vendit.

Pra, duhet të gjithë të marrin dënimin e merituar dhe të dihen ata që dekonspiruan sekretin shtetëror, sepse nesër mund të jenë rrjedhjë edhe më të mëdha, të cilat të paraqesin dëme më domëthënëse për Sigurinë Kombëtare.

“Lex, dura lex!”

Analiza e informacioneve dhe qasjet e saj metodologjike si shkencë ndërdisiplinore thelbësore për institucionet e përforcimit të ligjit



Analiza e informacioneve është fusha shkencore ndërdisiplinore që ka për qëllim përmirësimin e njohjes dhe kuptimit të realitetit (sociale ose/dhe natyrale) për bazimin e vendimeve përmes shfrytëzimit sistematik të të dhënave, informacioneve dhe njohurive.



Shkruan : Alban Bardhyli

albanbardhyli@gmail.com


Me rastin e 104-vjetorit të Krijimit të Shërbimit Sekret të Shtetit Shqiptar, festë kjo që shënohet më 17 Dhjetor 2016, kam përgatitur një material i gjerë mbi analizën e informacioneve.

Ky material, i pari i këtij lloji për publikun shqiptar, synon të përcaktojë kornizën metodologjike për analizën e informacioneve dhe të edukojë publikun.

Në epokën e globalizimit dhe të shpërtimit informacional, mbajtja e thjeshtë e informacionit nuk është më fuqi. Njohja është fuqi, dhe njohja është e lehtësuar nga analiza e informacioneve.

Duhet thenë se analiza e informacioneve nuk është një fazë e thjeshtë të ciklit të informacioneve/intelligjencë, por shoqëron çdo prej këtyre fazave, duke vërtetuar objektivat/prioritetet, duke ndikuar në mbledhjen e informacioneve, duke realizuar produktet dhe duke menaxhuar marrëdhënien me klientët.

Analiza e informacioneve është libri i vizitës së çdo organizate që punon me informacionin dhe ajo duhet të pretendojë rolin qendror, të arbitrit objektiv dhe asnjëanës në arkitekturat dhe mekanizmat e institucioneve që mbledhin, përpunojnë dhe përdorin informacionin.

Analiza e informacioneve është edhe art, edhe shkencë, arsye për të cilën të dyja faqet do të duhej të zhvilloheshin për të sjellë rezultate të dobishme për vendimmarjen e klientëve të inteligjencës.

* * *

Analiza do të thotë trajtimin e informacioneve përmes përdorimit të metodave logjike, analogjike, sistemike të analizës së komunikimit, me qëllim të përcaktimit e së vërtetës, të paqartësisë apo të fallsitetit, të identifikimit dhe karakterizimit të dobësive dhe faktorëve të rrezikut që mund të përbëjnë kërcënime.

Analiza është plotësuese me sintezën, të dyja duke qenë metoda e hulumtimit dhe studimit të fakteve dhe fenomeneve të shprehura nga informacione, që përmbajnë, nga një anë, zbërthimin e tyre në elemente përbërëse, me qëllimin e theksimit të karakteristikave të fenomeneve apo të problemeve të hulumtuara, nga ana tjetër, në ribashkimin e orientuar të të njëjtave elemente, pas lidhjeve të zbuluara dhe hulumtuara përmes analizës.

Si pjesë e ciklit informacional, procesi analitik është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me ekstraktimin e kuptimit të informacioneve të vlefshme dhe thekson karakteristikat thelbësore.

Analiza evidenton boshllëqët në informacione, pikat e forta, pikat e dobëta dhe lidhjet, si dhe atë që duhet bërë më tutje.

Analiza:

-zbërthimi i informacionit në pjesët e saj përbërëse;

-nxjerrja dhe strukturimi i sensit apo domëthënies së pjesave përbërëse të informacionit;

-rimontimi i shpjegimit të këtyre senseve në një mënyrë që mund të kuptohet dhe vënë në praktikë.

Procesi analitik paraqet zhvillimi i informacioneve për drejtimin e orvajtjeve të forcave të ngarkuara me aplikimin e ligjit, për operacione afatshkurtra, si dhe analiza strategjike afatgjata.

Qëllimi i analizës dhe besueshmërisë së saj, përgjithësisht, janë të varura nga niveli i vërtetësisë së informacioneve, të kombinuara më aftësistë e analistit. Analiza është një proces ciklik, që mund të zhvillohet për të gjithë objektivat e institucioneve.

Pjesat e informacioni janë, pra, të organizuara në formate që lehtësojnë kuptimin dhe që ndihmojnë në përqendrimin e analistit ndaj informacioneve shtesë që mund të kërkohen pastaj.

Në etapën e integrimit të të dhënave janë kombinuar disa tipe të inforacioneve që burojnë nga burime të ndryshme për të përcaktuar zonat-probleme dhe të emetohen rekomandime për veprimet e ardhshme të forcave të ligjit.

Gjithashtu, janë të evidentuara boshllëqet në informacione dhe pikat e dobëta, duke siguruar se analisti do të vazhdojë mbledhjen e informacioneve, edhe në faza fillëstare të analizës.

Ky stad i procesit në fillim lejon analistin të fillojë të zhvillojë hipoteza mbi bazën e disa njohurive të kufizuara.

Hapi i ardhshëm në procesin analitik është interpretimi i të dhënave duke shkuar përtej fakteve dhe duke pyëtur pse nëse?.

Të dhënat interpretohen, gjë që do të thotë dhëniën e një kuptimi, duke shkuar përtej informacioneve në dispozicion. Po vihen hipotezat, që duhet t’iu përshtaten rregullave logjike.

Një hipotezë mund të sjellë një teori që mund të drejtojë mbledhjen e disa të dhënave në shtim. Çdo arsyetim logjik duhet të përgjigjet në pyetjet nga Grila e Lasëellit:

kush? (aktoret) – organizata, struktura institucionale, grupe të interesave, persona;
çka?(përmbajtja) – referenca e thelbit të fenomeit, aktivitetit, produktit ose edhe algoritimi;
kur? (pyetje kohore) – koha dhe momenti i zhvillimit të fenomenit, etapat domëthënëse në evolucionin e tij;
si? (pyetje vepruese) – jashtëshkrimi përmbajtësor-cilësor i ndërmarrjeve dhe mënyra e zhvillimit të tyre;
pse? (pyetje determinist – arsyetueshme) – gjetja e shkakësisë reale e ngjarjes

Qëllimi ekskluziv i hipotezës është të konfirmohet ose mohohet përmes testimit.

Për konfirmimin ose mohimin e hipotezës apo zgjedhjes së një ose më shumë hipotezave konkurruese, duhet të vazhdohet me aktivitetin e mbledhjes së informacioneve. Analisti nuk duhet të provohet asgjë, ai vetëm emeton hipoteza dhe krijon modele mendimi që i transmenton agjentëve për të testuar.

Kjo qasje shkallë-shkallë deri në gjendjen faktike reale ka nevojë për një procedurë sistematike e mbledhjes së të dhënave dhe informacioneve për të:

• siguruar mbledhjen e informacioneve të domosdoshme dhe injorimi i informacioneve që s’lidhen me objektin e analizës;
• rritur efikasitetin;
• ekonomizuar kohën dhe shpenzimet;
• përmirësuar koordinimin dhe për të kuptuar më mire koneksionet, si dhe
• siguruar karakterin e plotë të informacioneve.


* * *

Analiza e informacioneve është fusha shkencore ndërdisiplinore që ka për qëllim përmirësimin e njohjes dhe kuptimit të realitetit (sociale ose/dhe natyrale) për bazimin e vendimeve përmes shfrytëzimit sistematik të të dhënave, informacioneve dhe njohurive.

Prej kësaj përcaktimi i propozuar mund të vështrohen karakteristikat e para specifike për fushën shkencore të analizës së informacioneve:

- është një shkencë me karakter ndërdisiplinor, respektivisht një shkencë që shfrytëzon dijen prej disiplina të ndryshme për të njëjtin objekt i realitetit. Analiza e informacioneve lehtëson transfertat horizontale të njohurive prej një disiplinë në tjetër në nivel metodologjik e conceptual. Metaforikisht, ndërdisiplinariteti përfshin “të shihesh e njëjtën gjë nga perspektiva të ndryshme”.

- ndjek përmirësimin e njohjes dhe kuptimit të realitetit shoqëror dhe/ose natyror, respektivisht qëllimi i saj është i ngjashëm për çdo shkencë. Shkenca është ndjekja dhe aplikimi i njohjes dhe kuptim i botës natyrore dhe sociale, sipas një metodologjie e bazuar në prova.

- është rreptësisht e lidhur nga vendimmarrje, respektivisht qëllimi i saj është të përmirësojë njohjen dhe kuptimin për të themeluar vendimet, respektivisht për të filluar veprimet konkrete pas produkteve që i krijon. Shpeshherë identifikojmë shprehjen “actionable information” e përdorur në fushë, duke qenë shprehjen e qëllimit shkencor të ndërmarrjes së analistit të informacioneve;

- objekti i studimit i analizës së informacioneve është shfrytëzimi sistematik i të dhënave, informacioneve dhe njohurive mbi realitetin. Shfrytëzimi sistematik është shprehja-kyçe që sintetizon tërë orvajtjen metodologjike që analiza e informacioneve propozon veten ta ndërtojë.

Duke nisur nga këto karakteristika-kyçe të fushës së studimit të analizës së informacioneve mund të ilustrohet strukturimin e parë të instrumenteve metodologjike në nivel të metodave, respektivisht organizimi në tri shtylla të vendimeve: strategjik, taktik dhe operacional.

Analiza e informacioneve është një fushë aktiviteti për arsyetimin e vendimeve në të gjitha shtyllat, prej vendimeve që orientojnë hetimin në një rast i ndërlikuar, i ndodhur në hetim, deri në vendimet më të ndieshme të marra nga vendimmarrësit më të mëdhenj të shtetit ose edhe të një koalicioni (unioni) shtetësh.

Problemi që duhet zgjidhur duke përdorur analizën e informacioneve dhe kontekstin në të cilin ndodhet, do të përcaktojnë drejtpërdrejt opsionin e analistit për të përdorur një metodë ose tjetrën prej atyre të theksuara më sipër.

* * *

Disa tipe të analizave që mund të bëhën janë:

1. Analiza e lidhjeve

Qëllimi i analizës së lidhjeve është të për të shikuar informacionet mbi marrëdhëniet mbi entitetet (njërëz, lokacione, organizata) dhe për të ndihmuar në zhvillimin e hupotezave. Kjo gjë mund të çojë në qartësime plotësuese të shkakut apo mund të përdoret si një instrument nga një prezantim ose metodë shikimi të tekstit të shkruar ose të një fjalimi. Gjithashtu, analiza e lidhjeve përshkruan marrëdhëniet midis njerëzve, grupeve, shoqërive ose entiteteve të tjera, në një mënyrë që të furnizojë klientit të analizës, informacione mbi grup ose mënyrën në të cilët ai ndërvepron.

2. Analiza e aktiviteteve

Analiza e aktiviteteve është një teknikë të analizës operacionale e përdorur për ilustrimin dhe analizimin e një procesi apo një rendi të aktiviteteve që bashkë çojnë në një objektiv i vetëm. Për dallim nga analiza e lidhejve, sasia e informacioneve lidhur me procesin ose objektivin përkatës është minimale. Gjithashtu, kjo teknikë analitike nuk ndjek të përgjigjet në gjashtë pyetjet themelore të analizës së informacioneve (kush, çka, si, ku, kur dhe pse), por vetëm të ilustrohen etapat e domosdoshme zhvillimit të një procesi, por edhe ndërvarësinë midis këtyre etapave.

3. Analiza e ngjarjeve

Analiza e ngjarjeve është një instrument adekuat për zhvillimin e sensit të ngjarjeve nga një seri ngjarjësh midis të cilit ekzistojnë marrëdhënie. Një hartë të ngjarjeve prezanton një sekuencë ngjarjësh, ashtu që në momenti i dukjes së tyre, si dhe marrëdhëniet midis tyre bëhen të qarta. Harta e ngjarjeve do të duhej përpiluar nga fillimi i analizës së një rasti të ndërlikuar.

4. Analiza e regjistrimeve lidhur me komunikacionet telefonike

Analiza e regjistrimeve lidhur me komunikacionet telefonike është fusha me zhvillimin më i madh nga kohët e fundit, në veçanti si burim informacionesh, për përcaktimin dhe zhvillimin e aspekteve që mund të çojnë në rrezikimin e e sigurisë kombëtare ose të kryesve të veprave penale. Përdorimi i këtij aktiviteti është bërë një burim i rëndësishëm informacionesh për aktivitetin e analizës dhe mund të përdoret në të gjitha fazat e një hetimi, por është e përdorur më shpesh në etapën fillëstare të saj, për të arsyetuar lidhjen midis entiteteve të ndryshme (shenjeshtra të analizës) dhe për të përdorur informacione mbi stilin e jetës së një personi.

5. Analiza financiare

Për të hetuar një tranzaksion finaciar eshtë e domosdoshme të kesh një imazh i brendshëm më të mirë të aktivitetit të biznesit.
Kjo mund të bëhër përmes dokumentave të realizuara nga personat fizike ose juridike ose ata të imponuara nga autoritetet e fushës, në zhvillimin e operacioneve.
Në formë dhe sfond, dokumentet që integrohen në këtë fushë janë:
- deklaratat fiskale;
- dokumentet e evidencës kontabile;
- raportet e auditit;
- dokumente të tjera kontabile.

6. Analiza SWOT

Analiza SWOT është një teknikë planifikimi strategjik, e përdorur për të shqyrtuar pikat e forta, pikat e dobëta, oportunitetet dhe kërcëimet në një project osë të një insitutucioni. Kjo teknikë përfshin përcaktimin e objektivit e institucionit ose të projektit dhe identifikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, që janë të favorshëm ose të disfavorshëm për të prekur këtë objektiv. Teknika u krijua nga Albert Humphrey, në vitet 1960.
Termi SWOT është akronimi britanik për
S Strengths = pika të forta
W Weaknesses = pika të dobëta
O Opportunities = oportunitete
T Threats = kërcënime
Një analizë SWOT duhet të fillojë me përcaktimin e objektivit përfundimtar të dëshiruar.
Një analizë SWOT mund të jetë pjesë integruese në modelin e planifikimit strategjik
• Pika të forta: cilësi pozitive të prekshme dhe të paprekshme, të brendshme, për një organizim dhe që krijojnë levërdi përballë të tjerëve.
• Pika të dobëta: faktorë të brendshëm që ndodhen nën kontrollin e organizatës që i prekin aftësinë për të arritur në qëllimin e dëshiruar, zona që mund të përmirësohen.
• Oportunitete: faktorë të jashtëm tërheqës që paraqesin arsyjen për të cilën një organizatë ekziston dhe zhvillohet. Çfarë oportunitete ekzistojnë në mjedisin rrethues që do të vinin në lëvizje organizatën?
• Kërcënime: faktoret e jashtëm, jashtë kontrollit të organizatës, që mund t’i rrezikojë misionin dhe funksionimin e mirë. Organizata mund të përpilojë plane të veta të emergjencës për t’i qasur, në rast në të cilën ato dalin në shesh. Është i rekomandueshëm klasifikimi i tyre sipas rrezikshmërisë dhe mundësisë së daljes.

7. Analiza PEST

Paraqet një instrument i dobishëm për të kuptuar “imazhin e asamblit” të mjedisit në të cilin institucioni zhvillon aktivitetin. Gjithashtu, ky është një instrument strategjik i dobishëm për të kuptuar evolucionin e mjedisit në të cilin zhvillohemi aktivitetin, pozitën në shoqëri, potenciali dhe drejtimi i një aksioni i ardhshëm dhe për të shqyrtuar efektin e faktorëve politikë, ekonomikë, shoqërorë dhe teknologjikë ndaj një projekti.
Analiza PEST paraqet “analizën e faktorëve Politikë, Economikë, Shoqërorë (Social) dhe Teknologjikë” dhë përshkruajnë një kornizë të faktorëve të mjedisit të përdorur në mekanizmin e skanimit të mjedisit, si pjesë të menaxhmentit strategjik.

8. Analiza e vlerës së dobishme

Analiza e vlerës së dobishme është një teknikë analitike e përdorur për të mbështetur vendimin. Adresohet personelit me përvoje, vizioni i nëpunësve të rinj dhe pa përvojë mund të jetë plotësisht e ndryshme. Kjo teknikë analitike mund të përdoret në aktivitetin e institucioneve të sigurisë kur është koha për të caktuar prioritetet e aktivitetit për vitin e ardhshëm.

9. Teknika e skenareve

Teknika e skenareve paraqet një procedurë që lejon projektimin në të ardhmën të më shumë evolucione të mndshme për disa aspekte dhe elemente nga mjedisi i analizuar.
Teknika e skenareve mund të përdoret si element baze për prognozë në aktivitetin e planifikimit, por edhe si instrument per justifikimin e prognozave.
Skenarët paraqesin përshkrime përfundimtare dhe bindëse të gjendjeve të ardhshme të mundshme. Këta përshkruajnë drejtimet e zhvillimit, por edhe mënyrën se si mund të zhvillohet gjendja duke nisur nga gjendja aktuale. Skenarët NUK paraqesin prognoza të së ardhmës.

Bibliografi

Richards J., The Art and Science of Intelligence Analysis, Oxford University Press, NewYork, 2010;
Intelligence Analysis, vdm Publishing House, 2010;
• IALEIA – Law Enforcement Analytic Standards, second edition, aprilie 2012;
• ICPO – Interpol Guidelines on Criminal Intelligence Analysis, www.interpol.int
Heuer R.J. Jr. & Pherson R.H., Structured Analytic Techniques for Intelligence Analysis, 2010;
Clark R.M., Intelligence Analysis – A Target – Centric Approach, 2009
The great escape.

Nënkryetari i AAK-së, Dr. Pal Lekaj, i reagon Milovan Drecunit


Image result for pal lekaj

Dr.Pal Lekaj


Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur Milovan Drecunit, i cili e ka cilësuar Haradinajn si kriminel të madh

Lekaj i ka thënë Drecunit se ju jeni kanibalë të fundshekullit XX dhe se jeni trashëgimtarë të etërve tuaj kriminal.

Reagimi i tij:

Image result for milorad drecun

Millorad Drecun 


Lidhur me disa akuza të Dreç(unit) të Serbisë.

Se kush është kriminel dhe kanibalë i fundshekullit XX e fillim shekullit XXI e dinë bota mbarë. Të gjithë ju pinjollët që jeni në qeverisje të Serbisë sot, si trashëgimtarë të etërve tuaj ideologjik (kriminal) dje.

Ju në Qeverinë e Serbisë jeni të gjithë e të vërtetë të atillë çfarë tentoni t’i portretizoni të tjerët, kriminel e gjenocidial.

Për juve Dreç(un) të gjithë shqiptarët janë “kriminel”, sepse nuk pranuan t’i nënshtrohen represionit të Serbisë suaj shoviniste.

Pra me një fjalë, krimin e shkaktuan familja juaj politike, ideologjike dhe shtetërore kriminale dje, e më ju ardh rasti njëjtë veproni edhe sot.

Skënder Hyseni , Ministri i Brendshëm i Kosovës e ka quajtur Ramush Haradinajn si një njeri që beson në drejtësinë ndërkombëtare, dhe sipas tij, ishte pikërisht ky besim që e kishte kthyer atë nga Haga në Kosovë


Image result for skender hyseni ramush haradinajImage result for skender hyseni ramush haradinaj
“Absurditeti i ndalimit të Haradinajt nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është zoti Haradinaj që është shpallur jo fajtor në dy raste për krime lufte në ish-Jugosllavi. E kam vizituar Ramush Haradinajn në Hagë në vitin 2010. Një ditë pas vendimit madhor të Gjyaktës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jam i entuziazmuar në besimin që Haradinaj kishte në drejtësinë ndërkombëtare. Është ai besim që e ka kthyer Haradinajn nga Haga. E përmenda që ta theksoj nevojën e besimit në drejtësinë ndërkombëtare dhe drejtësia franceze është drejtësi ndërkombëtare. Unë kam besim si Ramush Haradinaj që ai do të lirohet shpejtë. Nuk mund të bindem që drejtësia franceze do të manipulohet nga një flet-arrest i Serbisë”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se beson që drejtësia franceze do të dominojë mbi absurditetin e paskrupullt të Serbisë.

“E kam vizituar atëherë që shteti edhe sot qëndron fuqishëm pas Ramush Haradinajt si një ish-luftëtar i lirisë, si ish-kryeminsitër i Kosovës. Dy herë radhazi ai i është dorëzuar drejtësisë ndërkombëtare. Prandaj edhe një herë shpreh besimin tim të paluhatshëm që drejtësia franceze do të dominojë mbi absurditetin e paskrupullt të Serbisë”, ka thënë tutje Hyseni







10 January 2017
12:30
Shpërndarje
0

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...