Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/15

Vilhelme Vrana Haxhiraj II-E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja


“Mjafton ky citat i Robert Tempel që thotë:’grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë,sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijëra                                                                                                                                         vite distancë, përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë.’
                                                                                       Rasim Bebo:”



Image result for VILHELM VRANARI


Vilhelme Vrana Haxhiraj

Përdhosja dhe vrasja e identitetit kombëtar të shqiptarëve pas lirisë së shumëpritur


Thuhet se koha është ajo që hap plagë dhe është pikërisht koha, ajo që i mbyll ato. Gjthsesi koha është ura lidhëse midis epokave historike.  E sotmja me bëmat e saj na flet për të djeshmen që na rrëfen labirintet nëpër të cilat jemi zvarritur vetëm për mbijetesë. E djeshmja dhe e sotmja janë pikërisht ato që na hapin horizontet dhe rrugët e reja të së nesërmes. E thënë me fjalë duket e thjeshtë, por e provuar në jetë është tejet e vështirë. Të gjithë e dimë se botës humane që i mungon mirësia, sinqeriteti e transparenca në marrëdhëniet fqinjësore apo më tej, i errësohet ndërgjegjja  për të siguruar një jetë më të mirë, lakmon gjënë e botës. Psh: një shtet cilido qoftë sheh me smirë e lakmi pozitën gjeografike, bukuritë e pasuritë natyrore të shtetit fqinj dhe më gjerësisht. Duke pasur të zhvilluar egon për gjithçka të mirë që e kanë të tjerët, historinë dhe kulturën e lashtë, prej smirës, të pangopurit i rritet oreksi. Ndaj kërkon rrugët, mënyrat apo format dhe mjetet qoftë me pushtime, apo me mashtrime duke i ofruar fqinjit një miqësi të shtirur në emër të bashkjetesës paqësore, fqinjësisë së mirë dhe ndihmës reciproke, arrin deri sa t’i rrëmbejë të zotit të shtëpisë edhe qoshenë pranë oxhakut. Sipas rastit njeriu mbyll njërin sy e njërin vesh deri në një farë kufiri, por kur kupa zë e derdhet, atëherë “Atij”, të cilit i zunë qoshen, e nxorën jashtë dhe u bënë zot të shtëpisë së tij, gërthet sa të tunden malet: “Ndalu Xhek, se ka hendek!”
    Për fat të keq kjo ka ndodhur me vendin tonë dhe jo vetëm një herë. Pa llogaritur pushtimet shekullore që nga romakët e deri te perandoria Otomane, dy luftërat botërore, por, edhe më pas të tjerët na”mikluan me shumë dashuri” Na ofruan “miqësi” deri në kurorëzim bashkëjetese paqësore si:jugosllavët , “rusët”, “kinezët”, por me të tre këta shetete komuniste PKSh, apo PPSh,-ja, dështoi, bëri divorc me to. Natyrisht koka bën, koka pëson. Kurse në realitetin shqiptar asnjëherë nuk e kanë pësuar kokat. Pasojat tejet të rënda, madje sakatuese, kanë qenë për trupin dhe gjymtyrët. Një krimb than një lis, kurse një pushtet politik i korruptuar, i shitur te djalli , shkatërron një komb.”
Nuk thonë kot se,” peshku qelbet nga koka. Nëse peshku i prishur përdoret si ushqim do të helmojë gjithë ata që e pranojnë ta hanë.” Mjerisht shumica(populli) është si bagëtia, që shkon aty ku e orienton “Çobani”, kurse turma ndjek rrugën që orienton “KOKA”. Historia jonë është e dhimbshme, ngjan me proverbin: “Një i lajthitur nga trutë apoi paaftë mendërisht, hodhi një gur në pus dhe kërkoi ta nxirte. Sado që turma për të nxjerrë gurin nga uji, shtohej, por a e gjetën dot vallë?Papritur  i çmenduri u hodh i pari në ujë, pas tij u hodh edhe turma… Veçse ai doli nga uji i palagur, kurse turmën e rrëmbeu rryma…” Shqiptarët duhej të provonin Diktaturën e Prolatariatit,e cila që të rritej e forcohej duke vënë në jetë ideologjinë marksiste-leniniste, duhej të përdorte armën e saj më të fuqishme , Luftën e Klasave. Kjo ishte shpikja më e madhe e shekullit XX-të,që i ndau shqiptarët në proparti dhe kundër saj. Ky ka qenë mashtrimi më i madh i shqiptarëve dhe tradhëtia  e madhe kombëtare që e çoi një kombësi jo vetëm drejt skamjes e varfërisë materiale, por edhe drejt dekopozimit e pluhurizimit mendor.

*Etapa e II-të e bashkëjetesës së PKSh me agjenturën jugosllave 1944-1948
    Pas mbarimit të luftës më 1944, shqiptarët që politikisht ishin në moshë foshnjarake. besuan verbërisht në fitoren e lirisë, por u zhgënjyen si kurrë më parë. Ndërkohë që PKSh festonte “fitoren  mbi nazizmin e fashizmin”, me Jugsllavinë “ miqësia e madhe” rritej e forcohej çdo ditë e më shumë. Ku qëndronte piksynimi i flagrancës serbe ndaj vendit tonë? Mjafton që të evidentojmë këtë fakt, dhe me të drejtë pyesim : Pse e mbrojtën agjentët serb E. Hoxhën?! “…Delegacioni jugosllav  me në krye Velimir Stojniç që sipas udhëzimeve të Titos,argumentuoi se Shqipëria ishte e vogël dhe e dobët për të  qenë e pavarur pas lufte. E ardhmja e Shqipërisë  është më e sigurt po të  bashkohej me Jugosllavinë, duke u bërë republikë e shtatë e saj. Ndihmësi i Stojniçit, Nijaz Dizdareviçi, u soll jo vetëm si një udhëheqës organizativ ndaj PKSH-së, por kur lufta po shkonte drejt fundit të saj, ai punonte për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi.Në intervistën e gazetarit Xhevdet Shehu me historianen angleze Miranda Vickers,  e cila citon disa dokumente të pabotuara më parë . Studiuesja Vickers tregon”Në plenumin e Beratit, Kolonel Velimir Stojniçi, i mbështetur nga Koçi Xoxe dhe të tjerë, kritikoi udhëheqjen e Hoxhës. Vetëm pas një autokritike të mjerë, Hoxha u lejua të mbetej udhëheqës formal i partisë, ndërsa realisht pushteti iu ngarkua  Koçi Xoxes. Megjithëse Hoxha u ndje i tradhtuar, në atë kohë ai nuk ishte i vetëdijshëm për të ndërmarrë ndonjë komplot të organizuar kundër tij. Më vonë ai besoi që jugosllavët, nëpërmjet Dushan Mugoshës, kishin përdorur nxënësen e tij Liri Gega si agjente të tyre... Ndihmësi i Stojniçit, Dizdareviçi thoshte :“Para Plenumit të Beratit, Nako Spiru e një grup donin ta eliminonin Hoxhën, por misioni ynë e kundërshtoi këtë mendim dhe arriti ta mbronte atë. Ne e shpëtuam, por nuk duhet të mburremi tani për këtë veprim…” (Arkivi, botuar më 25 shtator 2015 –Dita) –Dardha e ka bishtin prapa, edhe falja e Enverit nga miqtë e tij jugosllavë,kishte domethënie të madhe. Duke i falur gjoja ndonjë gabim taktik gjatë veprimatrisë politike, tashmë e kishin në dorë. E tërhiwqnin prej kapistre,  që ai të vepronte siç donin ata. Synimi i tyre ishte që Shqipërinë ta bënin Republikë të shtatë, por më parë, u duhej ndihma e PKSh- ës për të futur Kosovën në Federatën Jugosllave, gjë që e arritën më 1948.
Kur Divizioni i parë i forcave ushtararke shqiptare luftonte në tokën jugosllave dhe bijtë e shqipes linin kockat atyre hënave në emër të internacionalizmit, në Çamëri qysh para një viti  kishin filluar përndjekjet dhe vrasjet.
Për të kaluar në fakte të tjera, kujtoj se gjithë bota në shek e XX, u quajt sipas analistëve politikë “Shek  i vrasjeve masive (të mëdha). Nëse u hedhim një sy statistikave botërore për viktimat e dy luftrave, për viktimat e nazizmit e të komunizmit në botë, është një pasqyrë dëshpëruese dhe demoralizuese. Jam e bindur se në fund të këtij punimi, çdo lexues do të bëjë pyetjet:
*Ku kemi qenë?
*Ku jemi?
*Ku do të shkojmë? 
*Vallë kujt duhet t’i besojmë për rrugën që kemi zgjedhur në udhëkryqet që na ka hedhur politika e mbrapsht, rrugë nëpër të cilën do të ecë e nesërmja e kombit…?
   Kur ndaj një komuniteti ndiqet genocid nga i huaji, është fenomen i njohur dhe i pranueshëm, sepse për arsye ekspansioni të dhunshëm, me armatime e me ushtri, natyrisht që pushtuesi has në pengesa  nga popullsia vendase. Ky është genocid që vjen nga jashtë si genocidi nazist, grek serb, turk etje. Bota mbarë ka provuar tmerre të pa imagjinuara nga genocidi i ndjekur ndaj popullsisë së pafajshme. 
  * Në shekullin e XX-të, i quajtur “Shekulli i Megavdekjes“ , nga  Zbigniev Brzhezhinski në librin e tij “Jashtë kontrollit“ i vitit 1993, paraqet shifrat e viktimave civile të shkaktuara gjatë shekullit të kaluar. Sipas këtij libri, Lufta e Parë Botërore shkaktoi 13 milion viktima, ajo e dyta 35 milion, ndërsa holokausti komunist 65 milion njerëz. Shohim se në të dy luftrat botërore u zhdukën 48 milion njerëz, kurse gjatë sundimit komunist kjo shifër gati u dyfishua, arriti në 65 milion. Këto vrasje kryheshin në kohë paqeje, me gjakftohtësi dhe me ndërgjegje të plotë prej sadisti, vetëm e vetëm se dikush mendonte ndryshe nga Peshkaqeni baba.Intervista/Zbigniev Brzhezhinski:“Ne ndodhemi tashmë në një Luftë të Ftohtë gazeta 55-4-7-2015
Kurse *Stéphane Courtois në librin e tij “Komunizmi i Zi”pohon se viktimat do të jenë rreth 100 milion pas 1917-ës, ku përfshihen  65 milion në Kinë, 20 milion në BS, një milion në Vietnam, dy milion në Korenë e Veriut, 2 milion në Kamboxhia, një milion në Europën Lindore, 150,000 në Amerikën Latine, 1 milion e 700 mijë në Afrikë, një milion e 500 mijë në Afganistan dhe rreth 10,000 viktima  të shkaktuara nga lëvizja komuniste ndërkombëtare dhe partive komuniste jo në pushtet.
*Po flasim me gjuhën e fakteve. Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrenj. Përveç tyre, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë. Këtu numërohen rreth 22.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë, 180.000 çekë dhe sllovakë, 108.000 holandezë, 104.000 lituanezë. Nga këto shifra del se vendin e pare e  mbanin hebrenjtë. Turqit kanë vrarë rreth 1.5 milion armenë gjatë Luftës së Parë Botërore, që u quajt genocid edhe nga Papa Françesku. Qeveria turke kritikoi presidentin gjerman, Joachim Gauck i cili e konsideroi ”genocid” masakrën e trupave otomane ndaj të krishterëve armenë gjatë viteve 1915-17” (Time Shqip, më 25-4-2015) Statistika jepen për të gjitha kombësitë që u mori jetën nazizmi në krematoriumet e Mat’hauzen-it e Aushvic-it, kurse për shqiptarët nuk jepet asnjë shifër. Kur kam marë dokumentat e internimit të xhaxhait tim SkënderVranari më 1994,AQSH, apo në Muzeun Historik të Vlorës,i kam lexuar të gjithë emrat e të internuarëve nga gjermanët. Ishin 1265 shqiptarë që përfunduan në furrat naziste. Përse nuk thuhet asgjë, asnjë shifër për shqiparët që mbetën në kampet e shfarosjes? Mos vallë ishin pa atdhe? Apo ende mendon ndokush se Shqipëria është shprehje apo nocion gjeografik, siç u tha nga Bismarku  në Kongresin e Belinit më 1878? Njohja e genocidit nga bota nuk është një homazh për popujt që kanë pësuar tragjedi të tilla masive, por është një triumf i ndërgjegjes së njeriut, i drejtësisë mbi intolerancën dhe që këlthet e thotë: “ Ndal urrejtjes, mjaftë me dhunë, hiqni dorë nga hakmarrja, e cila ka vetëm një rrugë , të çon në krim”.Të udhëhequr nga këto parime primitive: Urrejtje, dhunë, terror dhe hakmarrje shovinizmi grek e serb treguan anën negative të tyre si kombësi, pët të cilat  faktet flasin vetë për shfarosjen e komunitetit shqiptar të Çamërisë dhe genocidin e serbëve ngdaj popullsisë muslimane të vendeve fqinj..
Por mjerisht  e keqja më e madhe qëndron tek ne shqiptarët. Kur sollën në atdhe nga Gjermania hirin e 800 të djegurve në kampet famëkeqe naziste dhe u quajtën dëshmorë të atdheut. Kurse 465 që ishin nga familje fisnike dhe nacionaliste, jo vetëm nuk i sollën, por u quajtën viktima lufte. Përse ky diferencim?! Ç’trimëri treguan ata që u quajtën dëshmorë, dhe ç’krim bënë këta që me të padrejtë i quajtën viktima? Ata i internuan për të njëjtat synime, me të njëjtën akuzë dhe patën po të njëjtin fund tragjik.  Përse nuk u trajtuan si shqiptarë, por një pjesë i lanë në mëshirën e fatit sikur ishin pa atdhe, përderisa hiri i tyre edhe pas72 vitesh është në Mat’hauzen apo Aushvic. Dal në përfundimin se nacionalistët, tregtarët, çifligarët dhe intelektualët që u vranë( pavarësisht se nga dora e kujt u vranë: nga i huaji apo vëllezërit e një gjaku, që edhe të vdekur i shohin si armiq apo rrezik për pushtetin e tyre të pathemeltë. A nuk është mëkat?
   Gjithsesi ky ishte fati i shumë kombeve. Veçse Shqipëria e marrë në proporcion me numrin e popullsisë zë një nga vendet e para në genocidin botëror., që do ta shohim pak më poshtë. Tani le të ndjekim qëndrimin e shovinstëve fqinjë ndaj Shqipërisë .
Edhe gjatë viteve 1944-1948 udhëheqësit e PKSh, trumbetonin e i bënin thirrje popullit që të forconin  marrëdhëniet me fqinjët tanë verior dhe jugor “ vëllazërim gjaku”. Kur djemtë e  Shqipërisë luftonin dhe derdhnin gjakun në veri matanë kufirit tonë Londinez, në Jugun e Shqipërisë në Thesproti, shovinistët grek nën komandën e Nalpoleon Zervës qysh gjatë vitit 1944 kishin filluar vrasjet, përndjekjen  dhe çkombtarizimin e Çamërisë. Synimet (pa bazë nacionaliste ekstremiste) e shoviniste  greke, të frymëzuara nga ideja e rimëkëmbjes së Perandorisë Bizantine dhe jo nga parime racionale e demokratike të Antikitetit,u  shfaqën zyrtarisht si program politik nga qarqet qeveritare të Athinës një çerek shekulli pasi Greqia fitoi pavarësinë e saj. Kryeministri grek Jani Koleti, në fjalën e mbajtur më 15 janar 1844 në parlamentin grek, paraqiti programin e njohur si “Megali Idea” (Ideja e Madhe), sipas së cilës, mbretëria e Greqisë përfaqësonte vetëm një pjesë të vogël, atë më të varfrën e kombit grek. Sepse qëndrat e mëdha si: Selaniku, Janina, Seresi, Adrianopoja, Kreta, Samosi, mbi të gjitha Kostandinopoja – ndodheshin jashtë Greqisë.
Menjëherë filluan aktivitetin qarqet shoviniste greke. Përndjekja e parë e çamëve u bë në vitet 1924-1926, ku shumica u emigruan në Turqi dhe pak në Shqipërinë londineze. Për këtë na mjafton dëshmia e një personalitet shtetëror grek, i cili pohon:
*Ish-Presidenti i Greqisë Teodor Pangallos:”Kam gjak shqiptari dhe jam krenar për këtë”Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik,që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë.
Që në foshnjë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, s’dinte greqisht. Ajo ishte vajza e pasanikut më të madh të Megaridës, Andon Birbilit,në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi.
Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.KconiV.Lasko e shumë grekë të tjerë , janë me origjinë shqiptare. . Janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut. Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer.
Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijëra luftëtarë të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e Paparigopulit....Më 1914, me fillimin e Luftës se Parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Ushtrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të në Prevezë. Ai në mirëbesim më tha,  se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut, gjë që...(Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, Vlorën, shën. A. Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën shqipe”, shtoi... (“... por dokumentat më bindën se marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë, se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës,etje...
Presidenti i Greqisë Gjeneral Teodor  Pangallos pohon më 1949: “Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë “

Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër Kaklamonos, si përfaqësues i Greqisë në hartimin e Marrëveshjes së Lozanës, që m’u përgjigj pa ngurim,se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm. Vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte.Thirra drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur:“Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjente dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. “
Kur u vendosën marrëdhëniet miqësore, më1925-26 dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetari im që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve. Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar Ahmet Zogut. Brenda vitit  u nënshkruan 4 marrëvehje me Greqinë. Pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli, si dhe unë doli në të njëjtat përfundime: po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan. Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve.
Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços
dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarësinë e Greqisë në kryengritjen e 1821.
Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e kryengritjes, shkruan ndër të tjera: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nën komandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm”. Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Saqelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare.
A nuk kisha të drejtë, të thoja dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, “paloallvani” (“shqiptar i keq”, shën. A. Llalla)
Botuar në gazetën “Akropolis”, gusht 1949
       Përgatiti për botim shqip Arben Llalla- Ribotoi Shqipëria .com 27 shtator 2016
*Pas pushtimit të Greqisë nga Italia, autoritetet greke internuan thuajse gjithë meshkujt çamë në ishujt e Egjeut (Kretë, Kios, Mitilin, Kokina e të tjerë). Në nëntor 1940, si u kthyen nëpër shtëpi, krimet greke kundër thesprotëve hyjnor, ishin mizore. Rreth 56 çamë u vranë në Filat, 300 në Paramithi dhe Igumenicë. Në Vilicë ushtarët grekë vranë 8 burra shqiptarë myslimanë. Jo vetëm kaq por edhe banorët e krishterë kryen sulme kundër myslimanëve.” Në Igumenicë vranë Dule Idrizin, por më parë i vranë dy djemtë e tij dhe e detyruan të gërmonte varret e tyre. Autoritetet greke bënë një sy të verbër ndaj krimeve të kryera nga grekët vendës kundër çamëve. Krimet greke mbi çamët myslimanë vazhduan si gjatë pushtimit italian ashtu dhe gjermanë, të cilët ua ushqenin ëndrrat për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë “Pullumb Xhufi * Shih Debate në Nju Jork 4-10-2015)
Kurse 100 vite më vonë nga hedhja e “Megali Iesë”-1844, gjatë vitin 1944, filloi vrasja në masë e popullsisë çame. Ishte e treta herë që përsëritej historia. Në vitet 1370 -1380, më 1924-1925, më1944-1945, të përndjekur nga shtëpitë, pronat dhe trojet e tyre të të parëve thesprotë, duke i lënë pa varre të dashurit e tyre të vrarë, jashtë në natyrë që t’i hanin korbat dhe të lebetitur  morën arratinë. Krimet e shovinistëve grekë nuk përshkruhen dhe nuk imagjinohen.  Më 1945 ata që mundën, mbërritën në Shqipëri  dhe u vendosën në Sarandë, Vlorë, Fier  Durrës e Tiranë etje.
Studiuesit grekë që dënojnë genocidin çam.
Profesorët-studiues të genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, u kundërshtuan nga studentët kur dëgjuan prej tyre, se“50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar nga trojet e tyre ose u vranë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke” (EDES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çamë, shën. red.)  Janë bërë 2 studime lidhur me këtë çështje:
 I pari, është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) ShBA, Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera: “ky rast është padyshim një genocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (genocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë) apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. 
Kurse “Prof.Grek Lambros Bulciotis shprehet:Ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë“. Studentët grekë të pranishëm filluan të bërtisnin, kur studiuesi evidentoi se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë grekëve që i sollën  nga Turqia në Çamëri, ku zëvendësuan popullsinë çame të përndjekur në Anadoll e në Shqipërinë Londineze Pra u bë një ndërrim i grekëve me shqiptarët si ndodh me robërit e luftës. Megjithë kundërshtitë e forta të studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti, studiuesit nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në fjalën e dhe në studimin e tyre. Veçse nuk duhet harruar se sipas burimve shqiptare dhe greke, u vranë 2771 shqiptarë të Çamërisë nga grekët e Napoleon Zervës më 1944-1945.
 Ka aq shumë vepra e dokumente që flasin kundër pretendimeve greke rreth lashtësisë  apo për Vorio-Epirin, sa duhen muaj e vite për t’i lexuar, se për studim duhet kohë e gjatë. Mjafton ky citat i Robert Tempel që thotë:“grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijra vite distancë, përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë”-Rasim Bebo:”Gërshërë në rrënjët e origjinës”11-11-2015.
*Nëse duam të njohim“dashurinë e qarqeve shoviniste greke” për shqiptarët, po jap një opinion: *Kalmer Hart, përfaqësues i SHBA-së në Tiranë më 1945, në përgjigje të letrës së ambasadorit grek, thotë: “Më tregoni një grek që ndien shqetësim për një shqiptar dhe unë do t’ia raportoj Muzeut të Historisë së Natyrës si specien më të rrallë antropologjike që ekziston”. Pra sipas tij, askush s’e ka të vështirë të përcaktojë mashtrimin, cinizmin dhe synimet gllabëruese të shovinimit grek.
Harta e Shqipërisë natyrale 1867- nga Ferdinando Milone
Nëse i hedhim një sy legjendës së kësaj harte, konstatojmë  sipërfaqen që zë kombësia shqiptare që nga veriu, lindja dhe jugu     (deri në Gjirin e Artës)

*Ja si e shtrembëron të vërtetën mbi Çamërinë historiania greke Elefteria Manda :SHB “Toena” botoi përkthimin  në shqip të librit të historianes greke Elefteria Manda, botuar në greqisht, me titull “Çamët myslimanë të Epirit”,Athinë 2004 Libri i saj pati një farë suksesi po të kemi parasysh se për publikun e pakulturuar grek cilësimi “mysliman” për banorët ballkanikë të fesë  islame ishte identik me përkatësinë turke. Të vjen keq kur sheh se ky identifikim i pasaktë i kombësisë me fenë është botuar në fillim të shekullit XXI, kur  ka kohë që ka ndryshuar mentaliteti mesjetar mbi kombin dhe kombësinë.”Znj. Manda harron të na thotë se qarqet nacionaliste të Athinës i përfshinin shqiptarët myslimanë në grupin etnik turk edhe para se Çamëria të hynte në kufijtë e shtetit grek. Bashkësia etnike shqiptare, e cila në Çamëri dhe në Shqipëri përbëhej nga myslimanë dhe të krishterë dhe jo siç e cilësuan diplomatët grekë në shekullin XX, si bashkësi etnike turke. Historia e shqiptarëve myslimanë nuk është historia e turqve, është historia e Shqipërisë, e cila luftoi qindra vjet kundër osmanëve për të fituar pavarësinë e Shqipërisë. Grekët si zn j. E.Manda nuk kanë arritur të kuptojnë se shqiptarët myslimanë luftonin njësoj siç luftonin grekët e krishterë për lirinë e tyre kombëtare. Ata qëndronin të gozhduar pas konceptit mesjetar bizantin mbi kombësinë. Sipas tyre, faktor të kombit nuk është as gjuha amtare, as bashkësia shpirtërore, por bindja fetare dhe emri ortodoks.” Kristo Frashëri“Gazeta Shqiptare, “Vështrim Historik” 1 gusht 2015
     Një fakt gojor që vërteton përndjekjen që i bëri popullsisë shqiptare të Janinës Despoti Thanas, e dëshmojnë  të moshuarit, se stërgjyshërit e tyre kanë qenë dikur banorë të Janinës. Një dëshmitar i tillë ka qenë i madhi i familjes Haxhiraj. I ndjeri Mahmut Mersin Qataj që më vonë morën mbiemrin Haxhiu,sot Haxhiraj. Ai fisnik i nderuar vdiq më 1962 në moshën 104 vjeç pa asnjë sëmundje. Por mbi të gjitha deri sa mbylli sytë ishte me mendje të freskët dhe një kujtesë e logjikë  të admirueshme. Ai gjithmonë tregonte me nostalgji për stërgjyshët e tij që ishin nga Janina. Ja disa thënie të tij: “Eh, jeta jonë ka qenë emigracion.Në kohën e Bizantit kur në Janinë erdhi nje Katil, vrau e gjymtoi shqiptarët dhe i degdisi në Anadoll. Këtu kemi ardhur nga Konja e Turqisë. Pas pushtimit turk u kthyem në tokën tonë. Jemi disa fise që kemi ardhur andej, Vlora, Borakaj, Xhindi, Braka,Velaj, Hamzaj, Trokallarët, Meminaj etje dhe të gjithë ishin me grada ushtarake sepse Perandoria e Bizantit i çmonte shqiptarët si racë superiore.”rrëfimin e z.Mahmut Mersin Qataj( Haxhiraj)-e sjell sot për lexuesin i nipi, Fitim Teki Haxhiraj.
Çuditërisht faktet janë kokëforte dhe vjen koha e duhur, çasti i duhur, vendi i duhur dhe ato zënë e flasin me gjuhën e së vërtetës. Zbulohet harta e Shqipërisë natyrale e vitit 1867. Napoletani Prof. Ferdinand Milone ka publikuar në mars 1942, në revistën “Rrugët e Italisë”, një ESE me shumë vlera “Shqiptarët dhe Shqipërinë”, ku thotë: “në Ballkan, ku ka shumë vende e popuj, jo gjithmonë forma fizike të lejon të bësh dallimin mes një rajoni e një tjetri apo një kombësie e një tjetre. Territoret transite nga njëri popull në tjetrin, të banuara nga popullsi të përziera për shekuj me radhë gjatë historisë së përbashkët, duhet domosdoshmërisht të caktohen në këtë apo atë shtet politik. Si merr në konsideratë shtetin e ri shqiptar, së pari pyet: – a ekziston një kombësi shqiptare? Shqiptari autentik, ministri Ernest Koliqi, novelist, poet dhe ministër i Arsimit në Shqipëri(1939 -1942) në një udhëzues që hap guidën e bukur të Shqipërisë, botuar nga Shoqëria Turistike Italiane në vitin 1940, bën dy deklarata me rëndësi : -1-“Ngjarjet e ndryshme historike, nëpër të cilat kaloi raca shqiptare, i kanë dhënë asaj një karakter të veçantë, të larmishëm dhe të pazakontë, që e bëjnë të duket si një mozaik i vërtetë besimesh fetare, zakonesh dhe kostumesh të ndryshme…” Dhe 2- “Nëse ti i pyet njerëzit rreth e qark në qytet apo në mal, në veri apo në jug ‘kush jeni ju’, do të dëgjoni përgjigjen më të ashpër dhe më krenare:Jam shqiptar’ Dhe Milone pohon: “-Ka të drejtë Koliqi.Sa më shumë ndalojmë nëpër Shqipëri, sa më shumë e studiojmë e mësojmë mbi këtë tokë e këtë popull kaq interesant, kaq të mirë dhe besnik, aq më shumë shohim se sa të ndryshëm janë njerëzit në këtë rajon. Është e admirueshme që pavarësisht nga sundimi turk në shekuj e gjatë të sundimit të huaj,s’ kanë një histori që nuk ka të bëjë me rebelimet e kryengritjet e guximshme apo shtypjen e përgjakshme.
Flaka e ndjenjave kombëtare ka mbetur e gjallë në këtë popull aq sa, në vitin 1878, pas Kongresit të Berlinit,  që kërkonte ta fshinte Shqipërinë nga harta gjeopolitike e Evropës, u krijua Lidhja Qendrore për mbrojtjen e kombësisë shqiptare, me kryeqendër Ohrin. Lidhja bëri thirrje për autonomi të shtetit shqiptar, në mënyrë që vendi të mbrohej nga copëtimi i territorit mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë… “
*Ja ç’thotë shqiptari i madh erudit,që nuk resht kurrë për legjitimitetin dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare Prof. Dr.Eshref Ymeri: “Unë mendoj se Çështja Çame nuk ka asngjë dallim nga Çështja e Kosovës. Edhe në Kosovë, edhe në Çamëri, respektivisht, regjimet fashiste të Beogradit dhe të Athinë. ushtruan gjenocid të pashembullt në historinë e njerëzimit.”… “Çështja Çame është një çështje e pastër politike dhe jo çështje pronash, që shteti shovinist grek i quan të mbyllura nëpërmjet vendimeve të gjykatave greke, në përputhje me ligjin fashist të luftës që vazhdon ta mbajë në fuqi që prej vitit 1940…”

Harta e Shqipërisë natyrale e vitit 1867- nga Ferdinando Milone 

Bashkimi Evropian është ai që ka heshtur dhe vazhdon të heshtë para qëndrimit sa paradoksal, aq edhe racist të shtetit grek ndaj Konventës evropiane për njohjen e minoriteteve. Athina nuk e ka ka nënshkruar këtë Konventë dhe Brukseli është treguar dhe vazhdon të tregohet shurdh-memec për këtë qëndrim skandaloz të shtetit …nazifashist grek i viteve 1944-1945, i cili masakroi aq barbarisht popullsinë e Çamërisë. Fakti që kryeministri Tsipras ka emëruar si ministër të jashtëm një nazifashist, si Kotzias, i cili babain e vet e ka pasur bashkëpunëtor me damkë të nazifashizmit gjerman, dëshmon më së miri se shteti i sotëm grek nuk ka lëvizur as edhe një milimetër nga pozitat e nazifashizmit në qëndrimin ndaj Çështjes Çame.”(Prof.Dr.Eshref Ymeri ”Për çështjen Çame” agjencia FloriPress,21-10-2016)
Janë të shumtë autorët vendas dhe të huaj që flasin për të vërtetën e Greqisë, të Shqipërisë e gjithë trevave të saj në Ballkan të cilët me fakte konkrete, shkencërisht argumentojnë se Shqipëria është vendi më i lashtë i kontinenti plakë. 
  *Jo më kot Victor Frobin 15 qershor 1913 racën iliro-shqiptare “Dekania e racave.
   *Në shekullin e X-të ps Kr, Perandori i Bizantit, Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”. 
  *Madje shumë autorë provojnë se greqishtja  e vjetër është zhdukur, ashtu si gjuha sanskrite që nuk flitet më në kohë moderne, kurse greqishtja e re ka lindur mbi gjuhën shqipe të arvanitasve që jetojnë në Greqi.Këtë gjë e tregon deshifrimi i gjuhës greke përmes gjuhës shqipe:
 *(Nermin Vlora Falaski:”Ilirët dhe Etruskët kanë prejardhje pellazgjike; Kurse më tej autorët:
*Aristidh Kola, *Aref Methiu,Prof. Univ.Sorbonës “ 2007 ; *Robert d’Angely Enigma”. Këta studiues që provojnë se “Gjuha shqipe është mëma e greqishtes dhe e shumë gjuhëve të tjera”;
 *Dhimitër Pilika: “Pellazgjishtja historia jonë e mohuar”- ku studiuesi  dhe historian shqiptar, në gjithë librin flet për origjinën prehistorike të shqiptarëve.
Ndërgjegjja humane botërore do ta ruaj në kujtesë të pashlyeshme e me dhembje Natën e Shën Bartolemeut në Tivar, ku serbët kryen krimin më makabër e më të shëmtuar brenda një nate vranë mbi 4300 shqiptarë të Kosovës në mars të 1945-ës.Urrejtja shfarosëse serbe si gjithmonë  përdori mashtrimin (në emër të lirisë e vëllazërimit të popujve) nxiti shqiptarët që vranë vëllezërit e tyre të një gjaku arbër. E patën të lehtë t’i bënin kurban shqiptarët e Kosovës vetëm për të nginjur pangopësinë e tyre djallëzore. Plagët e reja, hapin plagët e vjetra, të cilat rrjedhin e dhembin njëlloj si ato. A mund të harrojmë varret e përbashkëta në Kosovë, ku serbët vranë 12000 shqiptar dhe përndoqën mbi një milion.Nuk shlyhen nga kujtesa krimet e shovinizmit grek, ndaj nuk mund  të falet ndjekja e thesprotëve nga trojet etnike shqiptare, ku kanë varret stërgjyshët Pellazgo-iliro-thesprotë dhe vrasja e pamëshirshme e 2771 shqiptarëve të Çamëridsë?! Nuk di se ç’përgjigje mund të japë komunizmi gjakatar serb, se për ç’shkak apo për ç’arsye vrau 8000 burra në Strebenicë të Bosnjës? Kurse gratë i dhunuan paturpësisht. Dhe kur ndodhi kjo masakër antinatyrale dhe antinjerëzore ashtu siç është doktrina marksiste –leniniste? Kjo gjëmë, kjo masakër makabre, që tronditi foshnjën në barkë të nënës, ndodhi në fundshekullin e XX-të në korrik 1995. ” Vivra
Ndërsa marrëdhëniet  shqiptaro-jugosllave forcoheshin ,Shqipëria po shndërrohej në një vendburg, mes shpifjeve dhe akuzave monstruoze të improvizuara për atdhetarët nga sigurimi i shtetit, të urdhëruar nga emisarët jugosllavë si  Mugosha me anë të agjentëve të Serbisë të infiltruar në PKSH, pas Grupit të të Rinjve, u vra pabesisht Rrapo Meto-Vranishti. Aq me nxitim e kryen krimin sa, kur e vërvitën në një gropë, i lane një dorë jashtë. Kur ktheheshin gratë e fshatit nga mali, ku kishin shkuar për dru, e gjetën viktimën dhe e nxorën duke i bërë nderet për në banesëne fundit ashtu siç e meritonte.  Fjalët e Rr.Metos janë vënë në gojën e Ismail Bej Vlorës: “Sazan e Karaburun, janë  vatanet e mia/do t’i marrë se s’është punë/ është e jona Shqipëria!...Ose, “O Flamur more flamur/ kështu ke qenë që kur/ ata hiq e neve vur/(Rrapo Meto)  dhe me paturpësinë më të madhe gjithë brezat e kanë mësuar gabim autorin. Janë gënjyer dhe mashtruar për 50 vjet duke u thënë nëpër libra se janë thënie të popullit, kur ato kishin autor të urtin Rrapo Meto. Ndërsa akuzoheshin Grupi sabotatorë i inxhinierëve të tharjes së Kënetës së Maliqit, grupi debutetëve, si dhe përkrahësit e tyre i burgosën, udhëheqësit e PKSh, festonin përvjetoret e Jugosllavisë që po bënte të pamundurën opër ta future n Shqipërinë në juridiksioni  jugosllav.
Çudinë më të madhe e kanë bërë Fuqitë e Mëdha Botërore. Historikisht Shqipëria nuk ka qenë faktor  as për nxitjen dhe as për fillimin e luftrave botërore.  Por pas Luftës së Dytë Botërore, në tryezën e diskutimeve  diplomatike për të ndarë tortën e fitoreve ,kanë vendosur hartën  e Shqipërisë për t’u dhënë nga një copë vendeve fqinj. Përsëri shihet dora tinëzare e sllavëve.
 * ...”presidenti amerikan Roosevelti, mes kupave të vodkës e kënaqësisë së havjarit, në prani të Stalinit, fshehtas dhe pa konsultën e Churchillit, i fali Rusisë Europën Lindore e Juglindore, paçka se rusët sakrifikuan jetët e miliona bijve të tyre. U nënëshkrua marrëveshja e famshme e Jaltës më 4 shkurt 1945, duke filluar kështu edhe tragjedia pesëdhjetë-vjeçare për popullin shqiptar. Plagët e kësaj tragjedie ende s’janë mbyllur, pasojat e saj do kërkojnë vite të tjera për të fshirë nga kujtesa kujtimin e hidhur!” Isuf Luzaj ( Çfarë është Komunizmi(Ditari i Mësonjësit) -Radi &Radi-7 dhjetor 2013- ) Dhe me të vërtetë vënia e Shqipërisë në ankand botëror është fatale,
Është një tragjedi e vërtetë që ne po e vuajmë akoma edhe sot. Ky është treguesi më i mirë se sa shumë e donte Stalini Shqipërinë , ndaj e bëri kurban të fqinjëve. Vendimi i Jaltës u jepte gjithë të drejtat legjitime si Serbisë edhe Greqisë që të realizonin  qëllimet e tyre ndaj Shqipërisë. Është për t’u habitur se në Çamëri po bëhej çkombëtarizimi i saj, në veri bëheshin krime monstruoze,  si vrasja  e shqiptarëve  në Hanin e Hotit dhe tragjedia e Tivarit.
   Kurse në vendin tonë filluan reformat komuniste që e zhveshin njeriun nga çdo lloj pronësie. Pushteti i ri nisi me konfiskimin e pasurive të tundshme e të patundshme të çifligarëve, tregtarëve, fshatarit të mesëm e borgjezisë së  vogël të qytetit, me pretendimin për të sjellë barazinë mes qytetarëve. Por në të vërtetë i shndërruan në proletarë që veç forcës së krahut nuk kanë asnjë mjet jetese.Nisi reforma agrare, që e zhveshi fermerin nga pronësia mbi tokën dhe mjetet  e tjera të prodhimit bujqësor, e blegtoral. Ideja e PKSh, ishte që shteti i ri shqiptar do të ndiqte rrugën e zhvillimeve ekonomike të B.S, sidomos në bujqësi. Pasi u dha mendimi i krijimit të Kooperativave Bujqësore në fshat, i pari që kundërshtoi ishte Naku Spiru, i lauruar në Torino për ekonomi i cili kërkonte marrëdhënie me Perëndimin demokrat, jo me perëndimin fashist dhe nazist. Ai ishte kundër dhunës, krimit përndjekjes së popullsisë, burgosjeve dhe internimeve. I helmuar deri në palcë për shokun e tij që varën në litar   Si kundërshtar idesh, si njeri i aftë dhe i përgatitur,Enveri e vuri në shënjestër me motivin  “rebeli i PKSh.” Lajmi u hap si vetëtimë, se Nako Spiru, vrau veten, por kjo ngeli një enigmë. Në çastet kur Nako Spiru shuhej në spitalin eTiranës, Mehmet Shehu e quajti vetvrasje e bukur nga shteti pa brekë?! Në intervistën e saj Liri Belishova , kur e pyetën: “-Nako Spiro  dhe Mehmet Shehu u vetvranë apo i vranë ? Ajo u përgjigj: ‘Këtë nuk  mund ta them. Veçse di se sa herë jam nisur të vras veten, por nuk e kam bërë,edhe pse kisha arsye shumë të fortë. Isha një nënë që humba bijën time të vetme, e cila nuk gëzoi asnjë ditë  nga jeta e saj. Unë them se nuk ka vetvrasje, ka vrasje...” Kurse E.Hoxha u shpreh: “O shoku i mizerjes sonë të përbashkët!Koburen që doje të më drejtoje mua vitin e kaluar, të erdhi mendja në vend dhe ia ktheve vetes. Në kushtet që jemi, Nakua bëri zgjedhjen më të mirë, tamam sikur të më kishte dëgjuar mua. E kam lakun në fyt, Nexhmie! Dëgjomë mua!Na shpëtoi të gjithëve!“ Dhe Nako natën e  e fundit të jetës kujtonte fjalët e shokut të pabesë: “Në magazina s’ka grurë, s’ka misër...Në dyqane s’ka ushqime s’ ka vajguri për kandil. Jugosllavët  ndërprenë  ndihmat,. Firmos! “ Ai e dinte mirë se ky ishte një presion, apo shantazh i Jugosllavisë, që PKSh të zbatonte sa më shpejt kërkesat e saj. Drama  e liderit komunist, ose tragjedia e 20 Nëntor 1947 shënoi fillimin e  serisë së “vetëvrasjeve”.  Dukej qartë se vëllavrasja e bekuar nga inrtrigat e Titos dhe agjenturës së tij s’ka për të shteruar. “Tani erdhi radha koburen t’ia vëmë Shqipërisë, se duart na i komandon Titua. Enveri në vilën e tij rri e pret një fund për mua dhe një shteg për vete.”- ishin fjalët e N.Spirut.
*Fjala e Hysni Kapos me rastin e përvjetorit të shpalljes së RFPJ‑së
Ndërsa në Shqipëri po instalohej diktatura komuniste e huajtur nga Moska dhe Beogrdi, thirrjet e udhëheqjes së PKSh-ës, për “vëllazërim gjaku” e miqësi të përjetshme  me fqinjët tanë grek e jugasllav, aq më shumë u  rritej oreksi për të gllabëruar Shqipërinë. Grekët e donin  jugun shqiptar deri në lumin Shkumbin, ndërsa jugosllavët donin ta futnin në Federatën Jugosllave.Për realizimin eqëllimeve të tyre ata kishin  Njeriu me rol të madh në forcimin e "miqësisë së madhe"ishte Hysni Kapo, i cili kishte lidhje edhe të mëparshme me agjenturën serbe nëpërmjet xhaxhait të tij Murat Tërbaç. Nga vendosja e regjimit komunist deri më 27 shkurt 1947, H.Kapo ishte ambasador i Shqipërisë në Beograd. Gjatë mandatit të tij në Beograd u nënshkruan marrëveshjet skllavëruese me Jugosllavinë dhe u realizua vizita e E. Hoxhës në Jugosllavi.
  Më 27 nëntor 1947, H.Kapo fjalën akademike në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ia kushtoi datës së ndryshimeve të sistemit politiko sadministartiv të  Jugosllavisë. Për të qenë sa më serbofilë, mbrëmja akademike u organizua me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të heqjes së barrierave doganore, parifikoi monedhat(barazoi Lekun shqiptar të Zogut me vlerë, me dinarin jugosllav. Në mbrëmjen akademike  ishin E Hoxha, O.Nishani, K. Xoxe, M.Peza, P.Kristo,  G.Nushi, etj si dhe i ngarkuari me punë i Jugosllavisë Drago Kosmerlji, i ngarkuari me punë i Bashkimit Sovjetik, Gagarinov etj.
 *Nga fjala e sekretarit të Sekretariatit të Frontit Demokratik, H. Kapo :
"Popujt e Jugosllavisë festojnë për të tretin vit ditën e shpalljes së republikës, ditën e rilindjes kombëtare, 29 nëntorin. Kjo datë shënon dy evenimente me rëndësi historike për popujt e Jugosllavisë. Më 29 nëntor 1943, kur lufta e popujve të Jugosllavisë, në ballë të së cilës qëndroi pa u tundur partia e lavdishme komuniste me në krye mareshallin Tito, merrte përmasa të gjer kundër okupatorit…, u mblodh për të dytën herë Këshilli Na Çl për të marrë vendime që kishin të bënin me fatin e popullit dhe të kombit. Në këtë datë u hodhën themelet e vëllazërimit dhe të barazimit të të drejtave të popujve Dy vjet më vonë, Asambleja Popullore shpalli Republikën Federative nën të cilën popujt e Jugosllavisë do të rrojnë të lumtur, do të gëzojnë për jetë të gjitha të drejtat dhe liritë demokratike...,29 nëntori kujton luftën, sakrificat dhe heroizmat që bënë popujt e Jugosllavisë për të fituar lirinë dhe pavarësinë.. Ajo simbolizon rrugën e drejtë që udhëhoqi popujt e Jugosllavisë gjatë luftës, rrugën që u shërben dhe sot për të vazhduar gjatë periudhës paqësore për ndërtimin e vendit… për ta forcuar edhe më tepër bashkimin dhe vëllazërimin midis popujve . Lufta e drejtë që ata bënë nën udhëheqjen e shëndoshë të mareshallit Tito, politika e drejtë që ata ndoqën dhe kujdesi i madh që treguan për zhdukjen e mbeturinave të së kaluarës, e shtoi dashurinë dhe simpatinë tonë për popullin jugosllav... RFJ sot është transformuar në një qendër të rëndësishme për gjithë vendet e Evropës Qendrore. Mbas kryeqytetit të vendit të madh të socializmit, Moskës, sytë e popujve demokratikë dhe përparimtarë shikojnë me simpati dhe admirim Beogradin, qendrën ku rri udhëheqësi i madh ushtarak dhe politik i popujve të Jugosllavisë, miku më i shtrenjtë i popullit tonë mareshalli Tito......Fitoret e popujve të Jugosllavisë janë edhe fitoret tona… pse ato janë në të mirën e gjithë popujve përparimdashës, në të mirë të demokracisë dhe paqes. Populli shqiptar do ta festojë me hare ditën e 29 nëntorit se ajo është dita e rilindjes së miqve të shtrenjtë,do ta festojë ditën e 29 nëntorit se kujton luftën, sakrificat dhe vuajtjen e të dy popujve, se ajo kujton fitoren tonë mbimbi fashizmin dhe bashkëpunëtorët e tij" (gazeta "Bashkimi"  28 nëntor 1947)
                  vazhdon


Nga At Gjergj FISHTA O.F.M.: “IN HOC SIGNO VINCES” (ME KËTE SHENJË DO TË FITOSH)

Image result for SKENDERBEU

Me 17 JANAR 2017


Në fillim të shek. XV turqit sulmojnë Europen dhe shkretnojnë fise e mbretni.
Fatosi i Krujës përballë rrezikut që i kercnohej Shqipnisë, i drejtohet Hyjit edhe e lutë qi mos premtonte, që Shqipnia të bije ndër kthetra të turqve. Lutja e tij prekë të Amshuemin, i cili i dergon së nalti Flamurin Kuq e Zi, emblemë bashkimi e vetsundimi.
Me atë Flamur në dorë Skanderbeu, i mberthyem në armë qet kushtrimin. Shqiptarët rrâjnë (nisen) menjëherë, kështu nisë lufta e mënershme dhe turqvet u thehet sulmi.
Në dorëshkrim që ban Poeti, ka datën 20/11/1919, nën titull, ndër kllapa, lexojmë: Fragment i një poemthi të pabotuem. Nuk dijmë kurrgja për ketë mendim të parë të tij rreth hartimit të këtij poemthi. Kanga, si kemi theksue edhe ma nalt, merr nji ton liriko-epik, tue u nda në shenj për fuqi shprehjesh, paraqitjesh të gjalla e fëtyrash ndjekore. (Koment nga At Viktor Volaj O.F.M. 1941).


Tue zbardhë mosha dhetepestë e jona
Atje prej shtojesh s’ Anadollit t’ plleshem
Hanza pergjakshem, nisë mbi Europë t’ kukzohet.
Ishte zot-madhi i turqvet, qi në krye
Të ma s’ rreptes ushtri së jetës s’ atëhershme
Ujnat e njelmta dilte t’ Helespontit,
Edhe betohej n’ mëni të vet mizore,
Se shpirti trupit s’ do t’i ndahej para
Se hanzen t’ ngrinte mbi Sh’ Sofi t’ Bizantit
E n’ Sh’Pjeter t’ Romës tagji t’i vinte kalit.
E pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,
Perpara tij ranë frone e ranë therore;
U rroposën mbretni e u shkimen fise,
E as bar ma s’ bijti andej ka ’i shkeli kamba.
Greku, bullgari humben, humbi serbi,
- Humbi, po, Serbi, madhështia e t’ cilit,
Atje te e vona boten mbarë në zi
Do t’a mbështillte. – T’ felgruem droje, shuejten
Zanin mbretent e Europës. Zâmaret heshtën,
Heshti edhe kanga e një mjerim i shemtuem,
I ra mbarë dheut.
Kur, qé, mbi kep të Krujës
Titanike po del një hije burri,
Vetullat ngerthye, si dy hulli rrufeje,
Me do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’ thinjtë, e cila
Shllungë gjatë nofllash i derdhej, si ajo mjegulla
Rreth njaj curri s’ thepisun. N’ krye trishtueshem
Flakë i shkelqen tarogza brinatake,
Që, tmershem ka ‘i vezullon nën rreze t’ diellit,
Kometë zharitse dan nder sy t’ anmikut.
Ai asht fatosi i ndiem Gjergj Kastriota,
I Madhi Gjergj Kastriota Skenderbeu,
Që, prej atij kepi, si një shqipe mali
Kundron kah forca e barbarisë lindore
Shkon tue rrëmbye mbretni e fise e popuj,
E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’ mendja e njerit;
Si rribë Veriu, qi rêt’ i fshin prej qielli
Dhe e lê token me u tha. Edhe tue pa
Se anmiku i rreptë i qytetnis njerëzore
Po nis per s’ afermi Shqipnisë t’ kercnohej
E se prej njerit s’ kisht’ pse ndihmë me pritë,
Çon syt kah qielli, e zemra gjak tue i shkue,
“O Zot! – gerthet, - O Zot i Madhi i Ushtrive!
E po a njëmend se ma s’ do t’ ket Shqipnia
Një vend ku me t’ u lutë?... E se gratë tona
Djepat n’ Azi mbas sotit do t’ perkundin?...
E se Shqiptari tokën do t’ punojë
Veç per me kndêllë n’ mish gocat çerkeze,
Që një tirani ti sherbejnë ma kandshem?
Oh! Pse ia mbërrim ksajë dite, e s’ ka shperthye
Toka q’ me kohë, me na perpi për s’ gjalli!
Ti, o Zot i Madh i Ushtrive, Ti prej qielli
Zemer e forcë m’ dergo, që këtij tartari
Barbar un t’ ia diftoj, se Shqiptaria
S’ merret pa gjak, e se për Fé e Atdhé
Di t’ vdesë Shqiptari”. Permbi flatra
Të bardha t’ Fésë kjo lutje u çue kah qielli
E i shkoi n’ vesh Perëndisë e e preku n’ zemer.
I Amshuemi, atëherë, prej visarit t’ qiejve
Nxjerrë një pelhurë të ngjyme “kuq e zi”,
Që Engjëjt vetë n’ Parriz endë e kishin:
E mbasi e puth i Lumi e ve në ballë,
Një kerubini t’ lehtë i urdhnon tu’i thanë,
“Na, e ketë Flamur Skenderbeut çoja
Atje poshtë n’ Krujë, e thuej prej anës sime,
Se dersa t’ rrijë tok fisi i Shqiptarit
Nen hije t’ këtij emblemi tim t’ bekuem,
Zot m’ veti e i lirë gjithmonë ai ka me kenë”.
Kështu tha i Amshuemi; e ai kerubini i qiejve,
Palosun n’ parsmë Flamurin e Shqipnisë,
Hap flatrat e prarueme, e poshtë Empirit
Zhgjetë n’ per një rreze drite dirgjet n’ Krujë,
Ku Skenderbeut n’ dorë dhuntinë Zotit –
Flamurin e Shqipnisë – ia jep e këshillin
E t’ Lumit ia difton: Se si Shqiptari
Zot m’ veti e i lirë gjithmonë do t’ mund qindroje.
Si ai nieri, që trishtue një andrre s’ keqe,
Kur gjumi i del, me vete zë’ e gëzohet,
Se n’ hije e jo njëmendtë iu shfaq rreziku:
Kështu Skenderbeu nis me u gëzue me vete,
Si Lajmi i qiejve n’ dorë ia dha Flamurin
E i tha se per nën hije t’ tij Shqipnia
E lirë e zojë m’ vete përherë do t’ mbetej.
Edhe armatoset Burri i dheut krejt n’ hekur,
Ngjeshë pallen n’ ije – pallen t’ rreptë, mizore,
E n’ patershanë, e me pafta arenzi t’ mbathun,
Njet Flamurin kuq e zi, qi vetë i Amshuemi
E kishte puth edhe mbi shpinë të kalit,
Qi, fry turinjtë, nuhatte erë gjaku,
Hidhet porsi duhi e rreptë. Prej millit
E nxjerr pallen mizore, e drejt kah qielli
Heshten e ngreh. Një fllad i lehtë, i ambel –
Flladi i Dashunisë – po e zhdrivillon Flamurin.
- Flamurin e Atdheut tim – që tue gufue
Mallnueshem nepër ajr të lirë t’ Shqipnisë,
Nisë me u valvitë si fleta e Kerubinit,
Si ai skundilli i petkut t’ Perendisë,
Që, mirë qendisë me hana, yj e diej,
Prej krahve t’ amëshuem e t’ gjithpushtetshëm
I varet poshtë nepër hapësi t’ Empirit,
Kah, mështetë n’ stuhi e n’ flatra t’ rribës s’ murranit
Sheston boshtin e moknes s’ rrokullisë.
E ashtu n’ atë dukë të rreptë e t’ perfrigueshme
Me ‘i za, si tue ulrue, prej kepit t’ Krujës
Po u thërret Shqiptarve t’ vet e u thotë: “Këtu burra!
Këtu ejani, o bijtë e Maleve! Shqipnia
Gjindet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuene
Malet e fushat e Shqipnisë kreshnike,
Edhe nji çetë e vogel homeridësh,
- Burrash si motit, veç që bate nana -
Per rreth tij mblidhen, e nen hije t’ Flamurit
Një bé të madhe bajnë e lidhin besen,
Se i pëllâmë toke t’ Atdheut s’ ia lëshojnë tartarit,
Po s’ e lánë para me gjak t’ tij t’ perdhosun.
T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me shejtni tagresh
E shpresë n’ Zotin tue mbajtë e n’ krah të vetin,
Me Flamur kuq e zi zhdredhun perpara,
Poshtë errmoreve t’ maleve t’ thepisuna
Si rreshme bore prej ndo ‘i kulmi t’ rryeshëm,
Rrâjnë fulikare permbi rradhë t’ turqve,
Të cilët, prej s’ largut tue ua pamë hovin,
Thonë se kulshedra me dragoj po u turret.
Edhe mnershem nisë lufta titanike.
Kah t’ idhtat shpata, kah gjakbâset heshta
Çeken nder shkëndija me vringllimë t’ trishtueshme,
E bumbullojnë henikë edhe gopedra,
E vërrasin keqas të varruemt perdhé.
Kaq nji zhurmë, një rropame e ‘i vigmë e kobshme
Çohet per ajr të terratuemun pluhuni,
Që rreth e rrotull t’ tanë dridhet Ballkani.
Shkon gjaku rrëkajë. T’ tanë fusha e gjanë e Dibrës
Me kurma t’ zeshkët barbarësh asht mbulue. Hidhet,
Hingëllon, trumhaset kali i Skenderbeut,
Kah thundra e mbathun thellë i humbë në dhé
Të rijtun n’ gjak t’ barbarit. N’ dhambë brén buzen,
Atëherë zotmadhi i turqve pendohet
Që i ra kurr n’ mend t’ mësyjë Shqipninë mizore.
E sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet
Ai dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet.

Shenim nga F. Radovani: Poezia e At Gjergj Fishtës asht marrë nga libri i Tij
“Mrizi i Zanave”, i redaktuem nga Prof. Ndue Zef Toma. 2001.
U shkrue në 1919, kur At Fishta ishte në delegacionin e Lidhjes së Kombëve.
Kjo poezi asht një kujtesë per ata që nuk e kanë njoh kurrë madhshtinë e Tij.
Melbourne, Janar 2017.

HUMANIZMI DHE POEZIA (SILVANA BERKI )






Image result for Silvana Berki

Nga Silvana Berki 

(Vëllezërit)

… ka kohë, mendimet për Ty,
më sillen si miza e ngecur brënda një vazoje,

Dua të flas, para se të jetë tepër vonë, 
para se tymi i cigares të m`i helmojë mushkritë, 
e gjaku ynë, të filloje tjetërsojë të ardhmet tona …
Kemi shtrirë sytë horizontit- por rruga nuk ka emër, 
ëngjëlli i natës zgjat thonjtë,
nuk ndalet së gërvishturi qiellin tonë,
me gjuhën e gjatë lëshon rrjetën, kap veshët
dhëmbët, kokat që e adhurojnë …
Kështu ndodh; ligësisë ëngjëllore
i përulen edhe arinjtë e mocëm europianë,
koha e ka vërtetuar këtë, 
perandoria ime është futur në mëndjen e kësaj mize, 
që gumëzhin fjalët e egove tona: 
”unë nuk i dua kosovarët”, 
”ti nuk i do shqiptarët”
Shqiptarët, shqiptarët”
”kosovarët, kosovarët” 
kosovarëtshqiptarëkosovarëshqiptarë
një damar i carë…
Dëgjon?
ja këtë doja të thosha, 
i sheh sesi hijet e të parëve vrapojnë përpara syve, 
Mos ma kërko numrin e tyre, se nuk e mbaj mënt, 
as emrat e tyre, as sa fëmijë lanë mbrapa…
Kur eshtrat ju tretën legjendave, 
me bishtalecin e Shote Galicës thura këngën e kreshnikëve, 
atë këndonim odave, oxhakut të Adem Jasharit dhe Sali Vranishtit. 
Ndërsa ne të dy…
vështrojmë njërit-tjetrin si dy të huaj në shekuj…
si miza e ngecur në këtë vazo, 
si kujtimet në letër,
apo memories së fëmijërisë…
Thua kemi ngecur tek njëri-tjetri, 
apo gjurmët e memories na drejtojë drejt njëri-tjetrit!
c`pleksje …
farefis…

______

FJALËT E SHQIPONJËS

Dëgjojani këngën shqiponjës, lart në qiell.
Mbi trojet tona e shqetësuar fluturon.
Klithmë e saj dëshpëruese endet nëpër diell,
më kanë "TRADHETUAR", o bijtë e mi -lëngon.

"Më kanë prerë një krahë, ma kanë prish shtëpinë,
dhe zogjtë në fole, si njofë për zogjtë e mi.
Ma kanë kthyer shpinën, ndaj jua kam prerë gjinë,
se janë transformuar, në tjetër njeri.

Gostitin në sofër e hanë me të huaj.
Në tokën trashëguar, nga etërit dardanë,
po mbjellin një farë, që ska emrin tuaj..
dhe flamur i tyre..ska gjak Ilirjanë!

Pa dëgjomani njëherë... zëmrën gjith vajtim. 
Dëgjomani, se unë... jam profeti juaj.
Kush më dëgjon mua, merr bekimin tim,
Kush më dëgjon mua, kurrë nuk do të vuaj.

Kjo tokë ska qënë shkretë, ta mbjellin të tjerë
Ska qënë pa flamur, tja thurin tani
Ka pas gjith një emër, që ka shumë vlerë
Mbret në keto anë...quhej Iliri!

Dëgjomëni se per ju unë jam një prind i mirë.
Se më shumë se unë askush z,do tju dojë.
Në shekuj jam bërë copë....të jeni të lirë.
Se jeni shqiponja, mjaltë edhe zgjojë.

Tani....më bëtë mysafirë në troje të mija?!
Tani.... të cunguar, frymën po ma zini?!
Qielli Ilirjan, është dhuratë nga vet Perëndia,

Ndaj, mos ja ktheni shpinën...se ju zë mallkimi!



Silvana.B ©



Image result for kush eshte silvana berki

ÇDO NDJENJË ËSHTË JETE!

Ndërsa ditët pasonin njëra tjetrën kuptoi se jeta e tij ishte vërtet bosh, dhe c,do ditë i dukej si një kafshatë që duhej kapërcyer me pahir. Me shoqeri të vet ishte disi i distancuar. Kot kërkonte justifikime gjithandej apo te fajësonte dikë. Ashtu ishte gatuar, ashtu e kishin edukuar, me ate mendim qe ai i perkiste asaj shoqerie te larte ndaj edhe jeten duhej ta kishte të kufizuar.
Atëhere c,priste familja e tij prej atij? Më shumë e kishin mërzitur ata me ankesat e tyre se gjendja e tij monotone. Miqte e tij i dukeshin te gjithe pa shije, te gjithe si disa kukulla njëlloj, me të njëjtat mendime, të njëjtat deshira per jetën. Për atë edhe nuk merrte pjesë më nëpër darkimet e tyre, sepse e irritonin të njëjtat batuta në të njejtën atmosferë aristokrate.

Ashtu ne ato mendime u ngrit, duke menduar se kësaj radhe do ta kalonte kufirin e caktuar, dhe në vend që të nisej andej nga kishte për të shkuar, këmbët filluan ta drejtojnë dalëngadalë jasht portës së lartë e të hekurt të shtëpisë. Kureshtar, duke menduar ” po sikur të dilte pa makine?, c,mund ti ndodhte?” . Dhe ashtu vazhdoi hecjen duke u kënaqur me këtë mendim. Rruga nga po hecte ishte një shteg i vogël këmbësorësh nëpër pyll, dhe goxha larg shtëpisë ku banonte. Heci ashtu nja një orë, duke u kënaqur me ajrin plot oksigjen që c,lironin pemët, me melodinë e ëmbël që e përshëndesnin zogjtë, dhe befas u gjend në një udhëkryq. Në të majtë shikonte një rrugë të pa asfaltuar që me siguri të conte në ndonjë fshat, në të djathtë ishte hyrja për në qëndër të qytetit, ndërsa perballë një destinacion i caktuar drejt një qyteti tjetër. I ngulur ashtu në pikën qëndrore te atij udhëkryqi e duke menduar, nuk vuri re se prej rruges se fshatit po vinte me një shpejtësi të c,mëndur një makinë, e cila në disa sekonda u gjend përpara tij. Ndërsa ai u mundua të largohej nga qëndra e rrugës për tju shmangur ndonjë përplasje me makinën, edhe makina nga ana tjeter bëri të njejtën perpjekje për tju shmangur atij. Në fund, me një instikt të cuditshëm, u hodh me sa fuqi pati ne nje ane te rruges, ndersa makina qe u mundua të frenoje devijoi nga rruga dhe ra në një kanal perbri tij.
Ashtu i bërë gjith pluhur u ngrit për të parë a kish pesuar gjë shoferi dhe ju afrua derës së makines e cila ishte e hapur por brenda bosh. Nga mbrapa tij dëgjoi një zë.
”E, c,po beje aty ne mes te rruges djalosh?”
Dhe ai i habitur u kthye vetetimthi nga erdhi zeri dhe u mahnit me pamjen që pa. Nje plake, me një fustan me lule të vogla e ngjyrë manushaqe, e me një cadër dielli në dorë e vështronte duke i buzëqeshur.
” Asgjë, po hecja” i tha ai, akoma më shumë i cuditur.
” Po ju? Pesuat gje?” vazhdoi pyetjen ai, duke menduar qe nje plake si ajo, te mos kishte pesuar sikur edhe tronditjen me te vogel.
”Une, jooo. Jam ne rregull. Po ti qënke gervishtur pak. Eja hyp ne makine se ta mjekoj une”.
Dhe ashtu pa e lënë të ktheje përgjigje plaka e tërhoqi për mënge drejt vetes dhe u drejtuan te dy per nga makina. As vet se kuptoi se si me nje te shtyre makina u gjend ne rruge perseri, vetem se dicka terheqese e beri te vazhdonte i bindur ta ndiqte plaken. Makina e saj u kthye mbrapsht prej andej nga erdhi dhe mbas disa castesh u gjenden perpara oborrit te nje shtepije jo edhe aq te re, dhe pak si te vecuar nga te tjerat.
Hyne brenda dhe mbasi u ul ne nje karriget qe i afroi plaka, pa orendite ne dhome, qe ishin pothuaj si pronarja e tyre, te vjetra, por te rehatshme. Mbrapa tij degjoi hapat e plakes, qe hecte lehte, pa ndjere dhe qe i foli bute.
” Pa hiqi pantallonat tani, të ta mjekoj plagën që të shkaktova une sot” dhe ajo ju ul pothuajse ne gjunje, me nje ene alumini ne dore te cilen me siguri e kishte me uje dezinfektues brenda.
Ai ashtu i ndruajtur sic ishte prej natyre, ngriti vetem kemben e pantallonave lart deri tek vendi i plages. Plaga ishte e vogel, por megjithate kur ajo ja pastroi i percelloi sikur ti kishin vene nje hekur zjarri mbi te. Ashtu me dhembet e shtrenguar nga dhimbja degjoi se plaka e pyeti aq natyrshem, sikur te mos ishte duke pastruar nje plage qe dhimbte por sikur po gatuante ndonje embelsire.
” Më trego biri im, kush eshte ajo princeshe qe ka fatin te jete me ty?” dhe ëmbël e vështroi në sy. Ai u zu ngushte sepse në të vërtet nuk kishte asnjë shoqe e jo më të dashur. Dhe ju kujtua se si e kishte tmerruar atë vajzën që ja kishin sjellë prindërit për tu njohur. Kishte sajuar një skenë të tillë
në mëngjes, që kur ajo të zgjohej ta gjente të varur në mes të dhomës. E c,kuptim kishte të martohej me dikë pa asnjë lloj ndjenje, sic edhe kërkonin prindërit, vetëm që ai të martohej. Vazja e shkretë e llahtarisur kur kishte parë atë skenë kishte dalë jashtë duke ulëritur sa kishte mundur. Ndërsa prindet e tij, as qe kishin lëvizur prej guzhines ku po hanin mëngjesin. Ja kishin mësuar tashmë këtë taktikë të tij, se si i përzinte vajzat me lezet.
” Nuk kam askënd per momentin” vazhdoi të flase ai, thate.
Plaka, nuk tha asgjë, vetëm se e urdhëroi menjehere.
” Cohu, eja me mua sot. Unë kisha dalë për shëtitje andej nga qyteti. Po qe se dëshiron, eja me mua edhe ti”.
Ddhe ai, e ndoqi nga prapa, si qingji qe ndjek memezen e vet. Me teper ju duk se plaka kërceu në makine, hapi kapakun e sipërm të makinës, vendosi një shami rreth kokes dhe ihaaaaaaaa....si kali balosh. Prap me shpejtesi. Ai, edhe pse ju duk entuziaste vozitja me te, prap u gjend pak ne nje ankth te cuditshem. Plaka, e ngiste makinen vertet shpejt, rruget nderronin njera tjetren me shpejtesi ndersa pesiazhet dukeshin te mahnitshme. Me te bukur kete skene e bente shamia e plakes e cila valevitej si nje flamur mbrapa saj, nga shpejtesia e eres. Dikur ndjeu se duhej frenuar pak, se kishin hyre neper rruget e qytetit dhe jo vetem qe ishte rrezik per kalimtaret por edhe vet ata, dhe me e keqja policia mund ti gjobiste. Nuk kaloi shume kur degjoi sirenen e policise qe ju ishte vene per mbrapa. ”edhe kjo na duhej mendoi”, dhe e veshtroi plaken qe ne qetesine me te madhe e shijonte cdo moment te kesaj marrie.
”Ndalu!” i bërtiti ai, duke menduar që në atë zhurëm makine ajo nuk do ta dëgjonte. Por plaka e mëncur u fut në një kthesë për tju fshehur policisë, dhe e ndali aty makinën.
”Bëre shumë mirë që u ndale këtu. Dil prej aty, se tani e ngas unë ” tha ai dhe kërceu menjëherë në anën tjetër të makinës ku edhe i hapi derën plakës, duke mos i lënë vend për kundërshtime.
Plaka ju bind. Ashtu duke vozitur me makinë, pa se u gjendën në një majë kodre, ku prej te ciles poshte dukej deti, dhe qyteti. ” Sa bukur ”mendoi me vete. Sikur plaka tja kishte lexuar mendimet i foli.
” Ndaloje makinen këtu, dua te shplodhem diku aty, se qënka shumë bukur”.
Dhe fundi i asaj mbasditeje i gjeti të dy atje, duke vështruar perëndimin e diellit, dhe atë larmi ngjyrash të mrekullueshme.


Ditët, pasuan njëra tjetrën, dhe ai vazhdonte të shkonte ti bënte shoqeri plakës ashtu fshehurazi. Ndihej i lumtur që kishte një shoqe aq të ëmbël, aq të mëncur dhe që e bënte ta ndiente jetën aq interesante. Ndërsa ajo, herë përgatiste ndonjë ushqim të vecantë, herë bisedonte dhe e dëgjonte djalin për të gjitha brengat e zemrës së tij. Mbrëmjeve vendoste edhe ndonjë muzikë të kohës së saj, dhe ashtu fillonte interesimi dhe diskutimi për melodinë famoze dhe herë herë e pasonte edhe ndonje vallëzim i lehtë. Në keto caste ajo përfitonte nga rasti dhe i mësonte vallëzimet që dinte. Në fillim ai i ndiqte i druajtur lëvizjet e këmbëve të saj, por pastaj...kur mësoi mirë, ai kërkonte vet të vallezonte. Prindërit e tij, duke parë këtë kthesë pozitive të djalit u lumturuan. ” Me siguri, ka rënë në dashuri me ndonjë vajzë ” mendonin, dhe e linin të qetë në botën e tij ku edhe zhdukej me ditë të tëra.

Një mbrëmje plaka mbasi kishin mbaruar së ngrëni darkë, dhe ai po i binte kitarës, i tha.
” Nesër kam ditëlindjen. Do të përgatis dicka të mirë dhe do e festojmë bashkë” i tha ëmbël me një buzëqeshje femijërore në fytyrë, dhe ja përkëdheli lehtë fytyrën me dorën e rrudhur, por të butë si nje pambuk. Dhe ashtu, ai u nis për në ditëlindjen e saj, i veshur me një kostum të cilin e vishte vetëm në raste të vecanta. ”Kjo dite, ishte një nga ato ditë që ja vlente ta vishte” mendoi. Plaka, ishte veshur bukur gjithashtu, me një kostum të cilin nuk e kishte veshur më parë, ngjyrë jeshil, dhe fytyra e saj dukej sikur rrezatonte kristale dielli. Sa u gëzua kur e pa. Hëngrën si gjithmone darkën, vetëm se kësaj radhe një ushqim gatuar me nje delikatese dhe një art më vete. Në atë moment ai gjeti mundësinë ti dhuronte dhuratën për ditëlindje. Ishte një kitarë akustike. Gjatë netëve të shumtë plaka ja kishte mësuar edhe atij të luante në kitarë, dhe tani ishte rasti më i bukur ti dhuronte dicka që ajo e vlerësonte.. Ajo e ledhatoi kitarën, sikur të lëmonte një foshnjë dhe ra në një gjendje melankolike duke e vështruar. Dikur, kur ishin lodhur të dy duke kënduar me kitarë, dhe duke kërcyer, papritur plaka u ndal dhe duke ja marrë të dy duart pranë vetes i tha:
” Në orën 24.00 sonte unë i mbush 80vjece. Ndaj, mendova të iki i dashuri im”.
Ai i tmerruar kur dëgjoi këto fjalë e pyeti menjëherë.
” Ku do të ikësh?” dhe e vështroi gjithë sy e vesh.
” Kam pirë disa kokrra, të cilat do të më vënë ne gjumë mbasi të kalojë ora 24.00 dhe atehere dua të shkoj. Dua te iki e lumtur nga kjo botë. Dhe une jam shume e lumtur sot. Jeten e kam kaluar me te mirat dhe te keqijat e saj. Ndaj vendosa ta perfundoj atë sonte, këtu”.
”Joooooooooooooooooooooo! Ti nuk mund te ikesh tani. ” klithi ai, me dhimbje dhe i tronditur.
”Ngadalë! Mos bërtit. Nuk dua të jetoj më tepër, nuk e kupton? Dua të largohem e lumtur, dhe ky është casti më i përshtatshëm që më është dhënë për tu larguar e lumtur” vazhdoi ajo, duke u munduar ta qetësojë dhe bindë atë.
” Jo, jo, joooo! Jo, tani të lutem. Nuk e kupton që unë të dua?” i tha ai me një zë gati të mbytur.
”Shuuuumë miiiirë. Ti je duke ndjerë dicka, ashtu duhet. Përjetoje c,do moment të jetës tënde, qoftë ajo dashurie apo mërzije. Edhe dhimbja tani tregon pikërisht atë që ti po jeton. Jetoje jetën tënde! ” ju përgjigj ajo qetë, butë dhe me dashuri. Mbas mesnate plaka, vërtet ra në një gjumë të thellë. Ai e dinte që do të vepronte kundër dëshirës së saj, por nga ana tjetër donte ti jepte shpresë kësaj ”ëndërre” që te zgjaste akoma ndaj e thirri spitalin.
Ambulanca pothuaj e rrëmbeu plakën në spital ku u munduan ti bënin lavazh stomakut të saj, por më kot. Zemra e saj kishte ikur, e lumtur, atje ku ajo deshironte, kishte ikur si një pupël e butë, e bukur që e shofim tek fluturon lehtë në ajër, në qiellin e pafund.
I trishtuar sa nuk bëhej më, ai shkoi për nga shtëpija e vet. U mbyll në dhomë, dhe gjithcka ju duk si më parë. Thatë. Pa jetë.
Kishte fjetur pothuaj tre ditë dhe ndihej i dërrmuar. Befas, sytë sa nuk ju verbuan nga drita e fortë që lëshuan xhamat e dritares prej ku nëna e tij, largoi perdet.
” Zgjohu biri im. Dil me shokët se po te presin përjashtë. A nuk e ke lënë me ta për sot, të dilnit piknik?” i tha ajo, duke ja tërhequr mbulesën dhe duke i fërkuar flokët e verdhë e kacurrelë.
”Piknik?”, mendoi. U habit, dhe skuptoi për c,farë e kishte fjalën nëna e tij. U ngrit dhe zgjati kokën ke dritarja. Pa se dy makina kadillak, me disa të rinj djem e vajza po e prisnin në oborr. U mendua, dhe u habit që si kujtohej asgjë. E pyeti nënën në c,orë kishte rënë të flinte, dhe ajo i tha; ” si gjithmone, mbas darke”. Ne kokë kishte akoma fytyrën e plakës, dhe nuk po gjente dot fillin e lidhjes me të. Thua të kishte parë ëndërr, apo ndonjë film, apo mos kishte lexuar ndonjë roman. Me këto mendime, pa thënë asnjë fjalë u vesh dhe u drejtua për nga shokët që e prisnin.

Kur doli jashtë makine, ndjeu akoma freskinë e atij mëngjesi. Pa i habitur se vëndi ku ishin ndalur ishte i njohur për të, dhe ashtu ngadalë, u shkëput pak prej grupit dhe filloi të hecte drejt asaj pike ku ”mendoi” ishte ulur bashkë me plakën. Deti dukej poshtë si nje pishinë e ngrohtë gati për tu larë e dielli, njëlloj si atëherë, i kristaltë, i pastër. U ul pranë, duke menduar ” s`mund të ketë qenë ëndërr”, dhe papritur sytë i zunë pak më poshtë vendit ku ishte ulur një një send që shkëlqeu. E tërhoqi drejt vetes dhe i habitur njohu kitarën akustike, të cilën ja pat dhuruar plakës për ditëlindje. E mori, dhe e shtrëngoi në dorë fort, si të kishte përkëdhelur plakën.
” Uauuu, paske marrë kitarën me vete?” ju afruan disa nga të rinjtë të cilët menjëherë kërkuan prej tij, të luante ndonjë pjesë, dhe ai i gëzuar filloi të luajë melodinë qe i pati mësuar plaka. Ashtu në atë kenaqësi, mes shokëve të tij, ju buzëqeshi ëmbël dhe për herë të parë kuptoi domethënien e fjalëve të fundit të plakës ” Shuuuumë miiiiirë! Jetoje jetën tënde!”.(SILVANA BERKI)


Image result for kush eshte silvana berki

Silvana Berki :
 Çdo gjë që më prek shpirtin, dhimbjen e dashurinë, unë e shkruajnë prozë e poezi


Bisedoi: Raimonda MOISIU



Silvana Begotaraj-Berki, është nga shkrimtaret që jeton e punon në mërgim, qysh prej vitit 1990, në Skandinavi, shtetin e Finlandës. Silvana ka kontribuar në shoqërinë finlandeze fillimisht si përkthyese e gjuhëve shqip-finlandisht-anglisht. Ajo ka qenë nismëtarja e parë e formimit të shoqatës shqiptare në qytetin ku banon të Tamperes ku u zgjodh edhe kryetare në vitin 1999 si dhe kontribuese e aktiviteteve kulturore dhe multikulturore në shërbim kundër asimilimit të pakicave shqiptare në vend. Mbas studimeve të larta ka zotëruar edhe profesionin e punës sociale ku falë aftësive të saj, sot ka përfituar një punë të përhershme në departamentin administrativ të zyrave sociale të qytetit. Prej vitit 2011-ë, ajo ka filluar karrierën e krijimtarisë letrare. Deri tani ka botuar tre vëllime poetike, një novele dhe një libër me përmbledhje aforistike.

Ka marrë pjesë në katër antologji. Silvana është anëtare e bordit drejtues të lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve GALAKTIKA POETIKE-ATUNIS, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare DRITA, në Greqi, anëtare e klubit të shkrimtarëve PETRO MARKO, Vlorë, dhe në 2014 është pranuar anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve profesionist “Pirkkalais ammattikirjailiat Ry”, Tampere, Finlandë. Organizatore e tre eventeve poetike ndërkombëtare “Thousand poets for Change”, në qytetin e Tamperes vitet; 2011, 2012 dhe 2013 në mbështetje nga klubi i shkrimtarëve të qytetit të Tamperes ”Tulenkantajat” që në shqip do të thotë: ”Mbartësit e zjarrit”.

Është dekoruar me çmimin Pegasi-Albania për krijimtarinë më ideatore të vitit 2011.

Dekoruar me çmimin Azem Shkreli në Koblenz të Gjermanisë për 2012 për vëllimin poetik PRELUDE.

Është dekoruar në punën e saj konsult të punonjëses sociale – me çmimin e nderit ”HALL OF FAME”, për punë efikase nga departamenti ku punon për vitin 2013.

Është dekoruar me çmimin “MIRËNJOHJE E QYTETIT TË VLORËS” – 2014.

LIBRAT TË BOTUAR:

LUTEM PER TY – POEZI – 2011, BOTIMET – ADA

PRELUDE – POEZI – 2012, BOTIMET – TOENA

ME JEP VETËM PESËMBËDHJET DITË – TREGIME – 2013 – BOTIMET – TOENA

KUR QIEJTË TESHTIJNË – POEZI – 2014 – SANASATO OY-FINLAND

FRYMËMARRJA E MËNÇUR-AFORIZMA – 2014-ADA

ANTOLOGJITË:

KORSE E HAPUR 2 – 2012

NJË SHEKULL DRITË – 2012

POEMS FOR THE HAZARA – 2013

THE SECOND GENESIS-2014

Etj.

Kam lexuar mbresa dhe mendime, komente të shumta për krijimtarinë tuaj të larmishme e mbresëlënëse rreth librave tuaj të botuar tashmë; Lutem për Ty, Prelud, Më jep vetëm pesëmbëdhjeta ditë, Frymëmarrja e mençur dhe së fundit në gjuhën finlandeze dhe angleze libri i botuar – Kur qielli teshtin. Përpos urimeve, dëshiroj të di, sesi jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve?

Qëllimi im në ç’do libër ka qenë humanist, të depërtojë sa më lehtë dhe qartë në mendjen e lexuesve ku shpreh mendimet dhe vizionin tim rreth botës. Ndoshta si një vizion dhe koncept ndryshe ka sjellë edhe diçka të re dhe shpresoj kjo ta ketë bërë atë më tërheqëse. Artikujt dhe vlerësimet e shkruara nga kritikë të ndryshëm letrar, si për poezinë dhe prozën më kanë dhënë më tepër dëshirë të vazhdoj të shkruaj dhe ta perfeksionoj atë.

Keni botuar poezi e prozë. Si u gjendet prozatore e poete? Emocionet e para në krijimtarinë tuaj letrare?

Mendoj që talenti ekziston brenda nesh dhe vjen një ditë që ai gjen hapësirë të shpërthejë. Nxitjet mund të jenë të jashtme ose të brendshme. Personalisht unë kam shkruar që e vogël. Tani që jemi ri-takuar me shumë shoqe të fëmijërisë mbas 20 vitesh ato po m`i kujtojnë tregimet e librave që ju tregoja si një film atje ulur tek shkallët e pallatit, apo recitimet e poezive të mia përpara të gjithë shkollës. – Nuk jam habitur që fillove të shkruash-më tha njëra nga shoqet. Megjithatë, eksperienca që pata në botimin e librit të parë ishte e jashtëzakonshme. Unë jetoj larg, në Finlandë dhe duhej një javë ose më shumë të vinte posta për të më sjellë librin. Nga padurimi për ta pare më kujtohet kthehesha pothuaj c`do ditë mbas pune drejt e në postë dhe një pasdite punonjësja e postës sa më pa të hyja brënda qeshi duke më thënë – të erdhi më në fund dhurata. Buzëqeshi dhe më uroi kur pa se me sa padurim e hapa postën dhe pash librin tim të parë. Libri i parë është si një fëmijë i sapolindur dhe unë e lëmoja në dorë sikur flokët e një foshnje.

Cilat kanë qenë përfytyrimet më të hershme se një ditë do të bëheshit shkrimtare? Kush ka qenë dashuria juaj e parë, për ç’ka theksova më lart?

Jo, unë nuk kam pasur ëndërr të bëhesha shkrimtare, por piktore. Që e vogël përveçse shkruaja poezi dhe tregime gjithmonë kam pikturuar dhe babai im ka qënë ai që e vuri re i pari këtë dhunti. Ai më pati blerë penela dhe bojra për të më nxitur të pikturoja. Ishte po babai im, i cili dalloi i pari edhe pasionin tim rreth letërsisë. Unë lexoja shumë libra kur isha e vogël, edhe romane që nuk ishin për moshën time. Mbaj mënd kjo e bëri babain pak merak, sepse kaloja shumë kohë në vetmi dhe vetëm duke lexuar, ndaj edhe ma ndaloi rreptësisht ta kaloja kohën me libra jashtëshkollor. Më vonë më regjistroi në shtëpi të pionierit, në rrethin letrar. Pikturën e vazhdova edhe kur erdha në Finlandë. Njëkohësisht vazhdoja shkruaja ndonjë poezi dhe mbaja ditarin tim personal rregullisht.

Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, – prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të veçantë në frymëzimin tuaj?

Mendoj që karakteri i çdo njërit formohet në familje me të gjitha cilësitë. Pastaj në jetë ke nxitje të reja nga çdo gjë që të rrethon, partneri, shoqëria, por këto nxitje vijnë kur të gjithë e dallojnë aftësinë që ke brenda teje. Një faktor që duhet folur dhe treguar si ndikues në krijimtarinë time është emigracioni. Shumë nga ne që kemi ikur kemi përjetuar gjendje emocionesh nga më të ndryshmet, gjë që na ka lidhur ne emigrantët me njëri – tjetrin. Dhimbja e të qenit larg vendit ku u rrite, larg shqipfolësve, vështirësitë për të gjetur një vend që të takon në kulturën e re, të gjitha këto më shumë nga çdo kush t`i kupton një emigrant. Kështu që me mirënjohje i përulem emigrantëve shqiptar artistë që e dalluan talentin tim dhe më shtynë të shkruaj së pari në Facebook. Po përmend emrat e dy artistëve; Pëllumb Tare i cili gjendet në Itali dhe Mevlan Shanaj.

Ju jeni poete. Dhjetëra vargje poetike dhe poezi të përmbledhura në librat; Lutem për Ty, Prelud dhe Kur qiejtë teshtijnë. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional, nivel e cilësi artistike – letrare?

Në çdo vëllim poetik që kam botuar kam pasur edhe një eksperiencë të veçantë dhe gjithmonë një më shumë. Jam e kënaqur me të dyja shtëpitë botuese në Shqipëri Ada dhe Toena. Por duhet ta dalloj Toenën, sepse përveç shtëpi botuese është edhe institucion letrar dhe mendoj në ditët e sotme është më prestigjiozi. Flas gjithmonë nga eksperienca ime. Përmenda shtëpitë botuese sepse janë ato që rrisin nivelin dhe cilësinë e letërsisë. Janë shtëpitë botuese që duhet të botojnë vetëm vlera të cilat sjellin edhe zhvillimin. Nga eksperienca që pata me botimin e librit poetik në Finlandë ndoqa edhe punën e tyre sesi funksionojnë. Finlanda gjendet sot në nivelin më të lartë të krijimtarisë së saj në rang botëror, fal kërkesave të tyre mbi çdo art të formuar. Mua m`u desh mbi dy vite të isha aktive në publikimet letrare, të recitoja publikut finlandez poezitë e mia të përkthyera, duke tërhequr vëmendjen e disa drejtuesve të shtëpive botuese. Kur më kërkuan poezi për botim u gëzova sigurisht shumë. Por më shumë ja dita vlerën kur të tjerë poetë më thanë;- e di Ti sa material për botim ju shkojnë atyre në dorë? Ndoshta 400 dhe ndër to ata botojnë vetëm 40 copë. Nuk e di a duhet të ndihesha me fat që zgjodhën poezitë e mia për botim, por për një gjë isha e sigurt. Poetikën time e kanë vlerësuar, ndoshta për këndvështrimin e një emigranteje, përndryshe nuk do e botonin. Nuk dua të lë pa përmendur gjithashtu edhe mënyra e organizmit të punës së krijimit të librit. Përveç përkthimeve të mia origjinale në dy gjuhët finlandisht-anglisht, ishte edhe redaktorja e cila i ri-përpunoi duke më pyetur për çdo fjalë dhe kuptimin e tyre. Gjithashtu Dezinjatorja e kopertinës dhe e brendisë së librit duke futur anën artistike të gërmave, madhësinë dhe ndonjë dezinjo brenda librit, të gjitha këto para se t`i niste për botim m`i nisi edhe mua t`i kontrolloja. Dezinjatorja e lexoi të gjithë librin dhe me disa dezinjo të saj iu afrua tekstit dhe titullit të librit. Mendimet e mia i merrnin parasysh gjithashtu. Kur u botua libri e pash anën cilësore që me të vërtet ja vlente të shitej mbi 20€. Një shënim: dezinjoja duhet të ishte origjinale, jo plagjiaturë apo foto e marrë nga interneti dhe e përpunuar. Përsa i përket nivelit artistik letrar poetik mund të them që çdo vëllim i botuar deri tani ka cilësinë e vet letrare. Dy librat e pare, botuar në shqip, shquhen për krijimtari të stilit klasik sidomos të viteve 80 kryesisht të stilit rus. Ndërsa me këtë të fundit në finlandisht-anglisht poetika ime ka pësuar ndryshim. Falë përpjekjeve të mia të integrohesha në poetikën vendase finlandeze, duke shfletuar dhe studiuar poetikën e sotme moderne bëra përpjekje të sillja atë formë që më bënte të ndihesha të kohës. Sur-realizmi është i avancuar në Finlandë dhe poetika ime paksa narrative e një forme të përzier me lirikën e bëri atë të veçantë. Edhe këtu ndër finlandezë u vlerësova me fraza – e talentuar.

Kush apo çfarë ka qenë ndikimi i juaj më i madh si prozatore. Pra sfida që ju përballeni me ndërtimin e prozës duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve? I paraqisni personazhet nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën apo anasjelltas?

Faktori kryesor i nxitjes në krijimtarinë prozaike janë temat shoqërore. Ato që shikoj si mangësi në atdhe për një shoqëri të shëndoshë i shkruaj në tregimet e shkurtra duke i veshur personazhet edhe me imazhe të një këndvështrimi tjetër edhe fiktiv. Pra temat psikologjiko-shoqërore kanë qenë dhe janë ndikimi kryesor falë edhe profesionit tim si punonjëse sociale. Mirëqenia e njerëzve, arsyet prej nga shkaktohen dhimbjet e tyre dhe gjetja e zgjidhjeve. Por edhe vënia në dukje e një dukurie apo fenomeni që e dëmton njeriun dhe shoqërinë janë gjetje të cilat i kërkoj here pas here brenda ndryshimeve që shoqëria pëson në çdo kohë.

Cilat janë shprehitë tuaja kur shkruani një poezi, tregim apo meditim? Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?

Gjetjet poetike i marr nga çdo gjë që më rrethon. Nga çdo stinë, nga çdo ndjenjë, nga çdo mendim dhe i shkruaj kudo të jem, qoftë edhe një cope letër apo telefon, që mos ta harroj. Për ta përpunuar, poetikën time e shkruaj duke dëgjuar muzikë, sidomos melankolike. Ndërsa proza dhe aforizmat kërkojnë tek unë qetësi të plotë sepse aty dua ta dëgjoj vetëm zërin tim të brendshëm.

Çfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

Mendoj që është gjenetike. Jo gjithkush mund të vizatojë. Gjithkush mund të mësojë të pikturojë një tabllo, por jo të vizatojë një portret. Të vizatosh një portret duhet të lindësh i tillë, artist. Ashtu është edhe poezia apo proza. Nuk mjafton shkolla të shkruash, të duhet talenti të futesh në fantazi të cilat vetëm një shpirt artisti mund t`i shprehi dhe shikojë.

A do ta keni të vështirë të shkruani një romancë dashurie rreth jetës intime të një gruaje. Dhjetëra e dhjetëra vargje poetike dhe fragmente për femrën e dashurinë…C`farë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?

Për atë çfarë unë shikoj si dashuri, e shkruan bukur kritikja letrare finlandeze Karla Löfgren në komentet e saj rreth librit “ Kur Qielli Teshtin”- Feminiteti poetik në vargjet e Silvanës është emocional, por edhe me një ndershmëri të guximshme të pa kompromis. Në lirikën e saj Berki ka hapur zemrën plot pasion aq sa e ndien aromën e trupit dhe vlerën e Tij, ku lumturia e saj dhe dhimbja mund të identifikohen mbi të gjithë kufijtë kulturorë”. Për mua dashuria, është vetëm ajo kur arrin të vendosësh lumturinë e tjetrit mbi lumturinë tënde. Dhurimi i ndjenjave të pastra siguron marrjen mbrapsht të tyre dhe urën e fortë të besimit. Pa këtë pastërti sinqeriteti ndaj ndjenjave romanca ngelet vetëm diçka sipërfaqësore dhe e momentit dhe venitet si rrezet e diellit në perëndim. Nëse do të shkruaja për dashurinë e një gruaje me siguri do të shkruaja për një rast ku do të zgjidhja elementë që e kanë vrarë dashurinë e saj apo e kanë bërë atë të lulëzojë.

Në poezi romantike kam qenë shumë e sinqertë në krijimin e tyre duke shkruar atë që zemra më ka thënë se duhet të qaja apo të qeshja, pra të lakuriqtë. Është e vetmja mënyrë të tregohet forma e dashurisë në kohën tone. Poeti mendoj unë duhet të jetë i lakuriqtë në atë që mendon dhe thotë. Kam takuar shumë poetë romancierë, që i shkruajnë me nostalgji dashurisë, kur në realitet e abuzojnë dashurinë e tyre. Kjo është hipokrizia më e madhe që mund t`i bëhet dashurisë.

Kur shkruani cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Idenë mund ta kap gjithkund. Mund ta hedh atë diku për ta kujtuar më vonë. Ndërsa për ta shkruar kam nevojë për studion time personale. Ajo dhomë është bota që më njeh dhe e njoh. Bota që më fut në rrjedhën e mendimeve artistike. Diku tjetër do të ndihesha jo vetvetja.

Ju ndjek vazhdimisht në krijimtarinë tuaj, duke qenë kështu një lexuese e rregullt. Në prozën e poezinë tuaj ka mall, protestë, revoltë, dhimbje, dashuri, mesazh tolerance e paqe, ton qytetar e intelektual. A keni ndonjë ndjesi të veçantë që ju jeni përpjekur ta shfaqni nëpërmjet artit të të shkruarit..?

Po, ka pasur disa raste në poetikë. Vdekja e anëtarëve të pallatit mbretëror me ardhjen e tyre në Shqipëri si dhe së fundi vdekja e mbretit Leka. Kjo poezi shpërtheu në formë proteste, rreth kulturës shqiptare, politikës së saj të pa ekuilibër por mbi të gjitha mos respektimi i njeriut në rast vdekje. Tjetër rast ka qenë viti 2012, që prita me aq ankth bashkimin e trojeve shqiptare në 100-vjetorin e ditës së pavarësisë së Tij. Nuk gjykoj pse nuk u bashkuan as politikanët e Kosovës dhe as të Shqipërisë. Me poezinë thjesht tregova dëshirën të isha dëshmitare e kësaj kohe, si dëshmitare e bashkimit të trojeve gjë që ngeli vetëm ëndërr me sa po shihet. Në çdo gjë që më prek shpirtin, unë shkruaj. Ndaj edhe poezia ime ka ndjenjë brenda.

…që do të thotë se ju keni kaluar momente të dhimbshme, të bukura e kritike. Cili ishte kërcënimi që ju shihnit me sytë dhe koshiencën e brishtë të një gruaje, nga ai realitet i jetës?

Oh, ka shumë fenomene të cilat nuk i kam pranuar dhe as nuk i pranoj në të dyja shoqëritë, asaj shqiptare por edhe finlandeze. Keqtrajtimi ndaj seksit femër, shfaqet në të dy shoqëritë por në forma të ndryshme. Në Shqipëri shfaqet në forma shoviniste ndaj femrës, duke ushtruar edhe dhunën fizike apo edhe postin kur këtej nga Finlanda në formë psikike duke marrë vetëm ndjenjën për të përfituar një eksperiencë më shumë dhe duke zhdukur sensin e respektit të ndjenjës femërore. A duhet të pranojmë këtë lloj fenomeni në të dy shoqëritë? JO. Unë JO. Nuk bëj asgjë që nuk më bën të ndihem mirë me principet e mia.

Pse shkruan Silvana…

Sepse mund të shkruaj. Sepse pa shkruar do të ishte shumë, shumë qetësi. Sepse duke shkruar komunikoj me veten dhe të tjerët më mirë. Sepse duke shkruar tregoj ndjenjat e mia ashtu siç janë, pa i zbukuruar ato, pa frikë a do të mi kuptojnë apo jo. Kush do të më njohë nga afër, më gjen në shkrime.

Kush apo çfarë ka qenë ndikimi juaj më i madh si poete dhe prozatore? Cilat janë sfidat më të mëdha për ju në lëvizjen feministe si autore?

Si autore femër, vështirësi kam hasur në mentalitetin shqiptar. Nuk jam feministe në këndvështrimin tim por synoj për të drejtat individuale. Shumë fenomene në Shqipëri koncepton ndryshe nga ku unë jam mësuar tashmë për 24 vite. Sidomos koncepti I LIRISE. Konceptimi ndryshe më ka sjellë shumë vështirësi dhe barriera në komunikim dhe në ecjen përpara. Por si kokë labe që jam, nuk para kam bërë kompromise me vlerat që unë shoh si vlera dhe kam reaguar, si në shkrime ashtu edhe në gjendjet përballë. Për këtë më cilësuan edhe poete rebele në Shqipëri. Mendoj se gjenerata jonë duhet të ketë guxim të rebelojë ndaj fenomeneve që shkatërrojnë kulturën qytetare sidomos intelektualët.

Si jeni ndier përballë botës së frikshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist? Çfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale”?

Unë kam shkuar rrallë në këto 24 vite të tranzicionit në Shqipëri. Dhe kur bëni pyetje rreth mediokritetit apo hipokrizisë besoj e keni fjalën për shoqërinë shqiptare. Duke shkuar rrallë në Shqipëri ndryshimet atje i kam ndjekur shpesh nëpër shkrime e artikuj. Ndonjëherë mendoja se media shqiptare e sheh çdo gjë me negativitet dhe lodhesha nga material kritike dhe vetëm negative. Por e vërteta është se ai që shkruante për problemet atje “vërtet duhej të bëhej delja e zezë” e kopesë kur përplasej çdo ditë me një dozë aq të madhe negativiteti apo gjeste që e vrasin shoqërinë. Heshtja ndaj fenomeneve si hipokrizia, inferioriteti apo maskilizmi janë vetëm gangrene për shoqëritë e civilizuara me plot gojën mund të quhen edhe VETEVRASJE. Mos folja hapur e asaj prej nga vjen e keqja bën atë që e keqja të zhvillohet edhe më shumë. Vetëm syri kritik dhe i sinqertë ndërgjegjëson moralin dhe ndërgjegjen qytetare.

Kur ktheni kokën pas si e shikoni krijimtarinë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektiva interesante për të ardhmen?

Nga një pasionante arti dhe i letërsisë drejt profesionizmit. Këtë shikoj kur kthej kokën mbrapa. Kjo ndoshta edhe prej vendosmërisë time ta perfeksionoj artin tim letrar dhe atë të pikturës. Për të dyja kam qëllime dhe ëndrra të cilat mendoj do të jenë dikur të realizuara në mos komplet deri diku. Krijimtaria letrare mendoj nuk më mjafton, kur mendoj se jetoj në mes dy kulturave. Më duhen më shumë njohuri për poetikën e sotme moderne nordike dhe të asaj botërore. Për këtë po mundohem të futem në shkollën akademike për shkrimtarët këtu në Tampere. Uroj të realizohet. Ndërsa për pikturën, e kam ëndërr të filloj pikturoj përsëri dhe të hap një ekspozitë si në Finlandë ashtu edhe në Shqipëri. Janë ëndrra, por c`do të ishim ne pa ëndërrat tona? A nuk ecim ne përditë mbas tyre?

Autorët tuaj më të preferuar…

Ndër poetët shqiptar do të veçoja Ismail Kadarenë dhe Petrit Rukën (në poezinë klasike). Atë modernen shqiptare Natasha Lakon. Është e veçantë. Pastaj ka poetë shumë të mirë shqiptarë emigrantë që i lexoj me dëshirë. Në poezinë botërore për nga temat shoqërore që rrahin do të përmendja poetin finlandez J.K. Ihalainen dhe Claess Anderssen, poetin turk Nazim Hikmeti, Pablo Neruda.

Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?

Jo, as që bëhet fjalë për kritikë letrare të mirëfilltë në një shoqëri ku mbisundon meritokracia. Jo se nuk ka kritikë, por të gjithë janë të varur nga interesi me njëri tjetrin dhe kjo i pengon të jenë të sinqertë edhe me veten. Pastaj ndikon edhe mediokriteti TURME: Lexuesi dhe kritiku nuk lexon atë që është vërtet tërheqëse dhe me vlera por anon andej nga anon turma. Kjo pengon në sjelljen në sipërfaqe të asaj që është e bukur në letërsinë shqiptare. Kritika rreth letërsisë moderne mendoj që mungon fare. Me të drejtë askush nuk mund të vështrojë një krijim artistik modern kur i mungon njohuria rreth tij. Faj për këtë janë vetë disa rryma letrare klanesh konservative të cilat nuk e pranojnë lehtë atë që nuk e njohin.

Çfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë?

Sa më real dhe të vërtet për ato që shkruajnë. Sa më tolerantë me shumëllojshmërinë. Sa më të mire me njëri tjetrin sepse vet qëllimi i artit është t`i bëj njerëzit më të mirë.

Mesazhi juaj për talentet e reja, por edhe për shkrimtaret femra në përgjithësi.

Për talentet e reja do të thosha të ndjekin pasionin dhe ta perfeksionojnë atë. Ndërsa për shkrimtaret femra do t`i inkurajoja të shkruajnë për gjithçka që ato shohin të nevojshme. Ato që syri i femrës i shikon në shoqëri nuk i shikon kurrë syri i një mashkulli. Do të inkurajoja sidomos femrat në emigracion që shkruajnë dhe mesazhi im është të shkruajnë sa të munden për gjithçka që zemra jua thotë sepse çdo gjë që ato shkruajnë është e veçantë dhe jo e zakontë. Ato mbajnë me vete dhimbjen e dy kulturave, koncepte të dy kulturave duke pasuruar me to jo vetëm vendin e tyre që e lanë pas por edhe atë ku kontribuojnë duke ju afruar diçka të re nga ish-vendi i tyre. Kjo e bën çdo emigrant të veçantë në kohën e vet.

Image result for silvana Berki

Silvana Berki : 
A trashegohet kultura dhe ekonomia ?



... e ngatërrova keq demokracinë me lirinë,

i bëra përshesh mendimesh.

i hëngra, gati sa kam vjellë, e damari në kokë u fry si baticë lumenjsh,
Madje një ditë, iu ula në atë prehrin e çjerrë nga mundimet,
Dhe prapë iu largova si e mjerë.

E quajta demokracinë fallxhore, dhe prisja mrekullitë,
ia grisa dhe shkronjat e të gjitha gjuhëve,
të mos kishte më emër,

... se më dha shumë të drejta, të këqija dhe të mira
Ndaj prangat ia vura përsëri në zemër.
_____________________________________________________


Shpesh habitemi me kthesën e madhe që po bëhet në shtresat shoqërore në Shqipëri, sidomos për pozitat shoqërore të cilat janë zënë nga pasardhesit e familjeve ish-komuniste. Nga mediat dëgjojmë deklarata se janë më të shkolluar. A kanë bazë këto deklarata apo janë vetëm spekullime?

Menjëherë me ndryshimin e sistemeve, prej asaj socialiste në atë kapitaliste në vitet 90-të, shtresat shoqërore te persekutuara në sistemit monist, patën një furi ngritjeje në shoqëri. U duk sikur përfundimisht të drejtat e tyre do të stimuloheshin dhe nganjëherë dukeshin edhe sikur do të privilegjoheshin nga shoqëria si ”dëmshpërblim” i padrejtësive që iu bë më herët nga sistemi monist. Në fakt, ajo që ndodhi ishte se, 25-viteve të tranzicionit iu dha mundësia të gjitha shtresave shoqërore të prodhojnë ”gjithcka”, falë liberalizmit të shumëllojshmërisë kulturore, edukative dhe shoqërore.

Liberalizmi individual i 25-viteve i dha mundësi c`do qytetari të sigurojë dy lloj resursesh, atë të kapitalit ekonomik duke përfshirë të ardhurat, pasurinë, pozitën zyrtare dhe e dyta atë të kapitalit shoqërore ku përfshihen aktualiteti dhe potencialiteti individual, pra llogjika e kontributit shoqëror, të formimit të marrëdhënieve shoqërore me një rrjet të njohurish.

Ishte ky lloj kapitali shoqëror që e ndau shoqërinë shqiptare në dy degë aq sa të forta po aq kundërshtare me njëra-tjetrën, një fenomen që duket fuqishëm së pari në rrymat politike dhe pastaj ato shoqërore. Ish-të majtët, të cilët kishin qënë të privilegjuarit në sistemin socialist përkrahën rrymat e majta dhe ish të persekutuarit që tashmë kërkonin të drejta, u bashkuan me të kundërtën e rrymës së majtë. Pak a shumë cështja politike në shoqërinë shqiptare u kthye si trashëgimi e besimit fetar, ku individi mendon se duhet të trashëgojë kulturën dhe besimin fetar familjar. Vetëm mendimi që e majta ishte një eksperiencë vuajtjesh për njërën nga shtresat shoqërore, bëri atë që të vuajturit prej saj, të zgjedhin vetëm rrymën e djathtë si shpëtimtare. U krijua një lloj imazhi, që demokracia është ideologji e të varfërve, pra e shtresave të mundura dhe këtu mendoj ndodh edhe absurditeti më i madh, sepse e majta duhej të ishte ajo që trashëgon këto element ideologjik. E majta lufton dhe siguron për qytetarët jo vetëm të drejtat qytetare por edhe barazi në shoqëri. Pra, meritokracia nuk duhet të egzistojë në sistemin shoqëror ku baza e drejtimit konstucional është mirëqënia për të gjithë. C`po ndodh atëherë me zbatimin e këtyre ideologjive?

Ajo që pash nga vizita ime, në verën e 2016, ishte një zinxhir shoqëror, pra kapitali shoëror ishte tejet i theksuar. Duhet të njohësh dikë që të ecësh përpara. Më e keqja është se fuqia politike, privilegjonte më tepër të vetët, pra ata që mbështesin politikën e interesave të tyre. E vërteta është, se edhe gjatë periudhës kur dominonte partia e kundërt, ajo demokrate, u shfaq i njëjti fenomen. Mbështetësit e të djathtës privilegjonin të vetët, të njohurit e tyre, ndërsa familjet me prejardhje ish-komuniste ndiheshin të persekutuar në sistemin demokrat dhe pa të drejta për të vepruar dhe kontribuar të lirë. Por kjo nuk shfaqej vetëm në nivelin-mikro, edhe qytetet, masa e të cilëve ishin kundërshtarë të partisë në pushtet, kishin zhvillim të dobët.

Mos ndoshta arsyeja e formimit të kësaj hallke kaq të fortë ” rrjet-oktapodësh” e të dy palëve, është pasojë e frikës nga persekutimi që mund t´i bëjnë njëri-tjetrit? Përse të mos ecet krah për krah edhe kur jemi kundërshtarë ideologjishë, ku pikësynmi të jetë i përbashkët ”rritja ekonomike dhe mirëqënia shoqërore”.

Thuhet se kultura dhe ekonomia trashëgohet. P.sh. një familje e pasur do të trashëgojë tek fëmija element të rritjes ekonomike dhe do ti shkollojë për biznes. Një familje intelektualësh do të trashëgojë fëmijë me shkollë të lartë etj. Pra, gjithmonë synohet për rritjen e mirëqënies shoqërore dhe ekonomike.
Këtu dua të kthehem përsëri tek sistemi monist, i cili pati në përbërje të vet sigurimin e edukimit publik në masë të gjerë dhe universale me anë të së cilës synohej rritja e njohurive dhe ekonomisë ( edhe pse i cunguar). Shërbimi publik siguroi që deri në 18 -vjec, fëmijët ta kishin të detyruar arsimimin falas. Shkollimi i lartë shoqëror shqiptar nuk arriti ta rrisë ekonominë sic edhe synohej, por ndodhi paradoksi i bllokimit të rritjes ekonomike, faktor të së cilës tashma i dimë mirë; kufizimi i lirisë individuale.

Tashmë që kemi hyrë në një shteg të ri të historisë politiko-shoqërore shqiptare, të asaj drejt rritjes së mirëqënies shoqërore dhe në liri individuale pa dallim feje, rrace apo klase shoqerore, kemi mbi vete jo vetëm eksperiencën e të dyja rrymave politike por edhe i kemi praktikuar ato, 45 vite sistemin totalitarian monist dhe 25 vite atë kapitalist liberal. Nga të dyja kemi konkluduar mbi pozitivizmin dhe negativizmin e fenomenit ” i lirë”.

Në kohën e tranzicionit, ose të quajtur ndryshe kapitalizmit liberal, fenomeni i trashëgimisë kulturore familjare u duk qartë. Familjet me edukim të lartë, edhe në pamundësitë më të mëdha ekonomike synuan dhe investuan në edukimin e fëmijëve të tyre. Edhe pa drita, i detyronin të fëmijët të lexonin nën dritën e qirinjve të pakët. Po ashtu familjet ”borgjeze” të kohës së Mbretit dhe të persekutuar në sistemin monist, kur ju dha liria synuan dhe investuan tek fëmijët e tyre të njëjtën gjë. Nuk dua të kaloj në konkludime të shkencave natyrale mbi teoritë e trashëgimisë genetike, sepse do të duhej një tjetër ese për ta argumentuar dhe kundërshtuar si teori. Vet fakti se monizmi, i dha lirinë e mundësisë së shkollimit shtresave të varfra dhe të mesme shoqërore, duke i kthyer në shtresën e lartë të shoqërisë, në mos padashur në një klasë aristokracie të re e kundështon shkencën natyrale të trashëgimisë genetike. Ky shëmbull, përforcon vetëm mendimin rreth fuqisë individuale që prodhon liria.

Një tjetër fakt, janë fenomenet që ndodhën me futjen e liberalizmit në shoqërinë shqiptare menjëherë mbas rrëzimit të monizmit. Liria individuale, u shfaq në format e kapitalit shoqëror dhe të vetpunësimit të lartë. Ky vërshim i madh praktikash të bizneseve private, ishte njëkohësisht edhe praktikim i aftësive individuale, të kufizuara deri atëherë. Gjë që solli në pah, shumëllojshmërinë masive të talenteve individuale. Ky fenomen nuk duhet neglizhuar dhe as kufizuar!!

Ndaj i lidh të gjitha sëbashku, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim. Edukimi i lartë individual, sjell rritje ekonomike. Për këtë, duhet përfituar nga eksperiencat e më hershme, duke marrë prej tyre vetëm atë që është e mirë si p.sh. nga monizmi elementë si sigurimi i edukimit publik deri në 18 - vjec falas nga shteti dhe rritja e nivelit të strukturave arsimore. Pra një detyrim i edukimit deri në 18- vjec dhe së dyti liria e zgjedhjes profesionale mbas kësaj. Detyrimi i edukimit, duket sikur e kufizon të drejtën e zgjedhjes individuale, por në fakt ajo nxit rritjen e aftësive dhe të civilizimit individual.

Liria e zgjedhjes për profesionin, nga ana tjetër ka për qëllim që individi të japi maksimalisht më të mirën e tij për ta përdorur atë në shërbim të vetes dhe të shoqerisë. Edhe pse duket se zgjedhja ka të bëjë me të ardhmen e individit, në fakt nuk është kështu. Zgjedhja e tij ka të bëjë edhe me të ardhmen e shoqërisë në tërësi. Nuk mjafton që njerëzit vetëm të punësohen, kur punësimi i tyre nuk i sjell shoqërisë zhvillim. Pra, kërkohet një shoqëri e civilizuar, ku njohuria dhe edukimi të jetë i barabartë dhe e gatshme të konkurrojë edhe në arenën globale. Suksesi në arenën globale pastaj, rrit ekonominë, por nuk duhet harruar që edhe kjo m`varet pikërisht nga njohuria e lartë që kemi si shoqëri. Ndaj shkollimi dhe edukimi i shërbimeve publike shoqerore duhet mbështetur nga shoqëria edhe më tepër sesa vet duam të edukohemi. Të mos harrojmë se, punësimi dhe ekonomia e prindit mund të influencojë në suksesin e fëmijës dhe të mos harrojmë që prindërit nuk kanë të gjithë aftësi të barabarta. Do të ishte sistem antikapat, ai sistem që i siguron mundësi edukimi, vetëm fëmijëve të atyre që janë të aftë dhe që kanë mundësi financiare. Sistemet ”antikapat”, sjellin shoqëri ”antikapate”.

Sistemet e mëhershme, ashtu si për të gjithë botën janë eksperimente ideologijsh. Nuk ka magjistarë të përcaktojë përfundimin e saktë të një teorie të hedhur në tavolinë. Të gjitha janë konkludime numrash dhe konceptesh. Gjithcka studjohet dhe eksperimentohet për një gjë, dhe vetëm një gjë: RRITJA E MIRËQËNIES SHOQËRORE. Ndaj, nuk ka pse të kemi turp nga e kaluara. Sikur etërit tanë ta dinin ,,, dhe këtu e kam fjalën për etërit e të gjitha kohërave!

Silvana.B ©

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...