Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/16

Flori Bruqi : Ramushi,Treni serb dhe kërcnimi me luftë i Serbisë ?!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sërish ka bërë krahasime mes Krimesë dhe Kosovës. 


Image result for putin e mbron kosoven

 Këtë herë, presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar për herë të parë se pavarësia e Kosovës është vullnet i popullit. Për të, edhe bashkimi i rajonit të Krimesë me Rusinë, është vullnet i popullit rus atje.

Presidenti rus Vladimir  Putin akuzon perëndimin se është dyfytyrësh në politika, pasi në njërin rast e njeh pavarësinë, ndërsa në tjetrin shprehet ndryshe. Analisti politik serb, Dushan Janjiç ka thënë për “Blic” të Beogradit se Putin po mbron interesat e shtetit dhe të popullit rus. “Vetëvendosja në Kosovë dhe Krimea janë e njëjta gjë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën. Deklarata e Putinit nënkupton: nëse na e pranoni Krimenë, ne do të lëshojmë Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Madje, është çështje kohe kur Rusia do ta zhbllokojë Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha  Dushan Janjiç. 


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Serbia po llogaritë në Rusinë për ndarjen e Kosovës



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë  se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë pjesë e "skenarit të vjetër për ndarjen e një pjese të Kosovës".

“Serbia llogaritë në ndihmën e Rusisë dhe kjo ishte arsyeja pse një tren i Rusisë ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ishte e planifikuar”, ka thënë Thaçi.

Kërcënimet e Serbisë me luftë, ka shtuar Thaçi, janë dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari, që si qëllim ka aneksimin, e më pas edhe ndarjen e kësaj pjese të Kosovës (pjesa veriore).

“Kërcënimi i vetëm për serbët e Kosovës, është atëherë kur Serbia i përdorë ata për realizimin e qëllimeve të saj”, ka shtuar Presidenti i Kosovës.

beogradi, sipas tij, është i gatshëm që t'i viktimizoj serbët e Kosovës për t’i realizuar synimet e veta politike e ushtarake, ashtu siç ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Thaçi ka thënë se fjala “luftë” do të duhej të largohej nga fjalori nacionalist në Serbi.

“Serbia sot kërcënon Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, kërcënon Kosovën. Është shndërruar në adresën e kërcënimit të paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Thaçi.

Kërcënimet me luftë, ka vijuar ai, do të duhej të shiheshin me shqetësim tek të gjithë faktorët ndërkombëtar e sidomos nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Pavarësisht kësaj gjendje të tensionuar, Kosova i bën thirrje Serbisë për dialog dhe bashkëpunim”, është shprehur Thaçi.

“Nëse Serbia thërret për luftë, Kosova bën thirrje për paqe. Nëse Serbia bën thirrje për ndarje territoriale, Kosova bën thirrje për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë ndër tjera, presidenti Thaçi.




****


Presidenti rus Vladimir Putin trondit presidentin serb Tomislav Nikoliqin  me deklaratën e tij për Kosovën 

Image result for putin e mbron kosoven

Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane “BILD” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb.

Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea. Agjencia e Lajmeve B92 ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.


Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. “Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot në mediat serbe.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.




 Pse po ngutet Presidenti serb Tomislav Nikoliç dhe Premieri serb Aleksandër Vuçiç  ta destabilizojë Kosovën?


Serbët organizuan festë kur Donald Trump i fitoi zgjedhjet. Pse, ata, tash nuk po e presin në qetësi Trump’in që ta marrë timonin në Shtëpi të Bardhë? A po frikësohen serbët që Trump dhe Putin do të bëjnë tregti në mes të Kosovës dhe Krimesë?



Prej kur është shpallur pavarësia, Serbia kurrë më shumë nuk ka ndërmarrë hapa provokues në drejtim të Kosovës. Pothuajse për çdo javë shpik diçka të re.

E filluan me ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Në rrethana normale, duke marrë parasysh kontekstin, secili shtet do të duhej të ndërhynte për ta rrënuar atë. Teorikisht një akt i tillë i Prishtinës do të ishte i domosdoshëm, por praktikisht dërgimi i mjeteve të rënda për rrënimin e tij do të nxiste tensione të mëdha në mes të banorëve, në të dy brigjet e lumit. Do të kishte gjasa reale për një gjakderdhje të re, e cila do ta krijonte një momentum të ri politik, që do ta dëmtonte pozicionin e Kosovës në botë – në këtë botë të re dhe të paqartë.

Pastaj, nuk vonoi shumë dhe ndodhi arrestimi i Haradinajt në Francë. Do ta gjenim veten në një mal të dendur, sikur të provonim të bënim çfarëdo analize për ta sqaruar këtë situatë. Ajo çfarë mund të themi është se Serbia, karshi Francës së fuqishme, u soll në mënyrë shumë më arrogante, se sa ishte sjellë, bie fjala, në rastin kur Sllovenia e kishte ndaluar z. Haradinaj. Shkoi aq larg sa tha se, nëse nuk do të dorëzohej Haradinaj në Serbi, atëherë as Serbia nuk do të vepronte me reciprocitet me Francën në të ardhmen. Saga me Z. Haradinaj do të vazhdojë edhe më tutje. Nuk e dimë ende përfundimin. Por e dimë që këtë herë Serbia ishte shumë më e patakt.

Kur tensionet ishin shumë të larta, u nis për në vendin tonë vozhdi serb, Tomislav Nikolic, person përgjegjës për krime të shumta në Ballkan. Kjo vizitë vetëm për t’i ulur tensionet nuk po bëhej. Prezenca e Nikolicit në Kosovë, kur Haradinaj po mbahej në burg në Francë, do të ishte një thirrje e hapur për kryengritje.

Fatbardhësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Nikolic u ndal të mos futej në vendin tonë. Por, ky nuk ishte fundi i provokimeve, që nuk po bëhen nga Prishtina, por nga Beogradi. Dhe nuk po bëhen rastësisht, me një fluks kaq të dendur.

Shteti serb në mënyrë të hapur, me një paralajmërim afatgjatë, vendosi që të provokojë në mënyrën më brutale të mundshme: duke e nisur për në Kosovë, në rrugë hekurudhore, reklamën më të madhe kundër shtetit tonë. Pra, treni, nuk ishte një gjë që po provohej të bëhej natën, ose në mënyrë të pavërejtur. Ishte një akt që po bëhej qëllimshëm, me një paralajmërim bombastik, në disa gjuhë të botës. Ndaj këtij provokimi ishte e pamundur të qëndrohej në mënyrë indiferente. Ekzistonte vetëm një opsion: të ndalej.

Beogradi e ka ditur që në krye të herës se Prishtina do ta ndalë atë. Në të kundërtën do të ishte fiasko totale për Kosovën. Kapitullim. Ajo çfarë po shpreson Beogradi është që Prishtina të mos ndalet me kaq. Dëshira e autoriteteve serbe është që Prishtina të lëshohet në avantura të rrezikshme ndaj serbëve lokalë. Në kohë krizash, në kohë tensionesh, gabime të tilla janë vazhdimisht të mundshme. Mjafton një provokim, një shkëndijë, që gjërat të shkojnë në mënyrë krejt të gabueshme.

Pyetja që shtrohet është kjo: Pse Beogradit po i ngutet kaq shumë?

Në botë, muajt e fundit, kanë ndodhur zhvillime dramatike, posaçërisht ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë do të duhej të ndieshim të shqetësuar për shkak të humbjes së aleatëve tanë në zgjedhjet e fundit atje. Në krye të shtetit po vjen Donald Trump, për zgjedhjen e të cilit serbët u gëzuan aq shumë. Madje festoi edhe kryeradikali serb, Vojisllav Sheshel. Në veri të vendit u vendosën pano reklamuese me foton e Presidentit të zgjedhur Trump.

Por pse serbët nuk po e presin në qetësi ardhjen e z. Trump në krye të shtetit?

Deri në ardhjen formale të tij në krye të shtetit ka ngelur më pak se një javë. Logjikisht, a nuk do të duhej që serbët edhe këtë javë ta mbanin frymën, duke e pritur një frymë të re?

Një gjë e tillë duket vetëm në shikim të parë, sepse qeveria e Serbisë duket jashtëzakonisht e interesuar që ta krijojë një realitet tjetër politik në Kosovë, përpara se administrata Trump të fillonte punën. Mënyra e vetme për ta bërë një gjë të tillë është duke nisur gjakderdhje të reja, mundësisht në kurriz të serbëve lokalë, dhe mundësisht përpara konsolidimit të Trumpit në krye të Amerikës.

Saktësisht për këto arsye, Presidenti Nikolic thotë se vrasja e serbëve në Kosovë do ta detyronte Serbinë që të ndërhynte në mbrojtje të tyre. Teknikisht këtë gjë nuk do ta lejonin forcat ndërkombëtare, ato të KFOR’it. Mirëpo me këtë paqartësi ndërkombëtare, pra kur administrata amerikane nuk është edhe më tutje në vend të vetin, cdo gjë do të ishte e mundur. Një imitim i inkursionit rus në Krime nuk është një gjë e paimagjinueshme. Viktimat e shumta në rrugë janë arsyetim i mirë për lloj – lloj çmendurish.

Raporti i Presidentit të ardhshëm amerikan, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në vend që të ishte mesazh i mirë për Serbinë, duket që të jetë ankth për ta. Qeveria e Serbisë e di, ose e ka mësuar ndërkohë, që raportet ruso – amerikane në botë janë shumë më të rëndësishme, janë shumë më të ndërlidhura, sesa raportet ruso – serbe. Kjo gjë bëhet shumë më e qartë kur i lexon intervistat e Presidentit rus, të dhëna në vazhdimësi, se Perëndimi duhet t’ia njohë Rusisë aneksimin e Krimesë, sikur që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Madje, Putin në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, vitin e kaluar, gjente edhe bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës. Nëse ne i kemi lexuar dhe dëgjuar këto intervista, është lehtë e supozueshme që këtë ta ketë bërë edhe kreu politik dhe shtetëror i Serbisë. Ata e kanë shumë te qartë se Rusia është e gatshme të bëjë tregti me Perëndimin – SHBA’të – për një këmbim në mes të Krimesë dhe Kosovës. Se Rusia pajtohet që t’i realizojë disa interesa të saj strategjike, këtë e ka bërë të ditur edhe Presidenti i zgjedhur Trump, i cili në javët në vijim do ta takojë në një samit të jashtëzakonshëm Presidentin Putin, sipas të gjitha gjasave në Rejkjavik të Islandës – një përsëritje kjo e takimit të famshëm të Ronald Reganit me Mikael Gobrachovin, liderin e fundit sovjetik.

Nuk e besoj që harta e botës do të vizatohet në atë samit, por besoj që harta e botës do të diskutohet në atë samit, i cili pritet të mbahet në 30 ditët e ardhshme. Serbia i ka përpara vetës po kaq ditë për të bërë ndonjë ndryshim të gjendjes ekzistuese. Do të bëjë çdo gjë që është në fuqinë e saj për ta hapur temën e Kosovës, qoftë edhe duke nxitur gjakderdhje.

Qeveria e Kosovës, institucionet tona, gjatë kësaj kohe, duhet të mbrojnë interesat e shtetit në mënyrën më të kujdesshme të mundshme. Banorët serbë të Kosovës duhet të konsiderohen pasuri kombëtare. Çdo përndjekje e tyre, çdo hakmarrje ndaj tyre, do të ishte fitore e madhe e Serbisë.

Drama assesi nuk guxon të bartet brenda kufijve të Kosovës.



Me thirrjen për luftë me shqiptarët,presidenti serb Tomislav Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë


Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se “Nikolliq me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja”.

Presidenti Tomisllav Nikolliq, sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj Ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq kërcënoi me luftë, ja si i përgjigjet kryeministri kosovar,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në profilin e tij në facebook se provokimet të cilat kohëve të fundit në mënyrë sistematike po i bën shteti serb në Kosovë, duke kërkuar që deputetët dhe ministrat serbë në Kuvend përkatësisht në Qeverinë e Kosovës duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë qëndrimet e Qeverisë së Serbisë, fletarrestet e lëshuara ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe arrestimi i z. Haradinaj në Francë mbi këtë bazë, ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës nga Beogradi në bashkëpunim me strukturat e tyre paralele në Kosovë dhe së fundi tentimi që të futet një tren në vendin tonë pa leje të institucioneve të Kosovës, i veshur me parulla që provokojnë qytetarët, ligjin dhe rendin kushtetues, janë veprime të papranueshme, të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq po nxit konflikte të reja, thotë Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi Dragan Shutanovac


Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi Dragan Shutanovac tha sot se presidenti serb Tomisllav Nikoliq me deklarata luftënxitëse po e nxeh edhe më tej konfliktin.

Ai ka thënë se me deklaratat e tij, Nikoliq po i çon serbët e Kosovës drejt rreziqeve të reja, transmeton koha.net

Shutanovac në një deklaratë për media në Serbi ka thënë se Nikoliq “në vend që të qetësojë paralajmërimet publike të Vuçiqit për dërgimin e trenit atje, po nxit konflikte të mëtejshme”.

Gjenerali serb: Ja pse e vramë Adem Jasharin

Ish-gjenerali serb, Stevan Gjurovic, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.

Gjenerali serb në intervistën për emisionin “Vo Centar” të Alsat-M, ka folur gjerë e gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat.

Ai thotë se ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë.

Gjenerali serb ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së.

Gjenerali ka folur për shumë detaje dhe vizita të ndërkombëtarëve, veçmas ndërmjetësimit të Richard Holbrooke, misionit verifikues OSBE, respektivisht shefit të misionit, William Wallker.

Ai ka folur për betejat me UÇK-në dhe detaje tjera, veçmas është ndalur në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për këtë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiunë shqiptarë, të cilët e kishin shitur veten kombin e tyre për ca mijëra euro.

Me tej ai tregoi se ata mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin. Madje mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë. Mirëpo, ai tregoi edhe pse u masakrua familja Jashari.

“Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtarëve”, tha ai.

Ai tregoi se 3 spiunë ishin të afërm të Adem Jasharit, por nuk i përmend me emra. Ndërsa, si spiuni më i madh tha që ishte një ish-ministër.

“’Ministri’ na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi, i pëlqenin shumë paratë”, tha gjenerali serb.

Sulejman Mehazi : SERBIA, GREQIA, ARMIQTË PERMANENTË TË SHQIPTARËVE

Sulejman Mehazi

Tani prej nga vinë rreziku i shqiptarëve, jo prej andej, jo prej këndej, jo prej turqëve, jo prej isisëve, jo prej hoxhallarëve, jo prej priftërinjve. Jo, kështu flasin, mendojnë e shkruajnë shpirtprishurit që s’ia tregojnë të vërtetën popullit tonë, që mbahen patriotë e të mençur, por ama duke mos ua treguar shqiptarëve armiqtë e vërtetë e të përbetuar shekullor. Cilët ishin shkaktarë të Luftës së Parë Botërore ku na dëmtuan rëndë me Londrat e Berlinat, atëherë a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia; po kush i pëzuri me dhunë shqiptarët e Nishit, Leskovcit prej te Molla e Kuqe e këndej?, aq intelegjentë nuk jemi e të themi, Serbia. Po kush është fajtorë për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga shtëpitë e tyre me banorë e teritor më të madh se Kosova?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Greqia; Po gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore kush i përçau trojet shqiptare, Kosovën, kush i copëtoi në tre shtete jugoslave: Serbi, Maqedoni e Mal të Zi?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia e slavëve të jugut. Po kush i burgosi, vrau e masakroi shqiptarët që nga 1912 e deri në luftën e fundit në Kosovë?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia. Derisa ne nuk e kemi këtë intelegjencë për të ditur e për të thënë se armiku i përbetuar i yni, i popullit tonë është Serbia, ne kurrë nuk do bëhemi derë e madhe e Balkanit të trazuar, po do na bëjnë kapixhikë për të hyrë serbët me trena, me kuaj, me qenë, me policë, me ushtri për të na shk*dhi.

Talljet e boshnjakëve për tenn serb


Incidenti me trenin serb i cili ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, ka ngjallur shumë reagim dhe i ka tensionuar raportet ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ashtu siç ndodh zakonisht, dikush ka shfrytëzuar rastin që më trenin serb, i cili u detyrua të kthehet ka kishte ardhur, të bëjë hajgare në rrjet sociale, shkruan lajmi.net.

Njëra nga gallatat e mëdha ka ardhur nga Bosnja dhe Hercegovina. Në trenin që “lëvizte” nga Sarajeva në drejtim të Beogradit dhe Zagrenit shkruante mesazh i “rëndësishëm”.

“Byrek me mish”, shkruante boshnjaku, në mënyrë që të dihet se çka përmban byreku.

Fotografia shumë shpejt është përhapur në internet, kështu që reagimet ishin shumë pozitive.

Pra, talljet me trenin serb që mbante mbishkrime provokuese dhe ikonografi kishtare, nuk kanë të ndalur.

Drejtori i Programit për Paqe dhe Drejtësi në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias,David L. Phillips : Konflikti do të shpërthejë nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi


Drejtori i Programit për Paqe dhe Drejtësi në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias, David L. Philips, ka shkruar për raportet mes Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht për urdhërarrestet e lëshuara nga Serbia, ndërtimin e murit në Veri dhe për rrjedhojën e dialogut Prishtinë – Beograd.

Ai i ka quajtur veprimet e fundit të Serbisë si tendencë dhe vullnet nga ana e autoriteteve serbe për të vazhduar konfliktin mes vendeve.

Ky është shkrimi i plotë i David L. Phillips:

“Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, u arrestua në Paris më 4 janar në kuadrin e një fletëarresti 11-vjeçar të Interpolit të kërkuar nga Serbia. Qeveria e Serbisë i kërkoi Francës të ekstradojë Haradinajn për t'u përballur me akuzat për krime lufte. Franca duhet të refuzojë kërkesën për ekstradim dhe të lirojë Ramush Haradinajn, i cili tashmë është shpallur dy herë i pafajshëm për këtë akuzë nga gjykatat ndërkombëtare. Arrestimi i Haradinajt në Paris i ka fryrë zjarrit të konfliktit në Ballkan. "Kërkesa për ekstradim është një akt lufte", më tha një intelektual kosovar. "Konflikti do të shpërthejë haptazi nëse Franca e dërgon atë në Serbi."Nacionalizmi serb shkaktoi spastrimet etnike në vitet ‘90, të cilat shkatërruan Jugosllavinë. Serbia e sotme nuk është shumë më e ndryshme se Serbia e Millosheviqit, pavarësisht nga fasada e saj e civilizuar.



 Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, vazhdon të mbajë lart flamurin e luftërave të Millosheviçit, që synojnë pushtimin e fqinjëve dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Ministria e Brendshme e kryeministrit Aleksandar Vucic insiston në arrestimin e Haradinajt, duke luajtur kartën e ndjenjave nacionaliste të Serbisë. Në vitin 1999, Serbia pushtoi rreth 20 për qind të Kosovës në veri të lumit Ibër. Një mur u ndërtua në Mitrovicë për të ndarë formalisht qytetin. Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë vazhdimësinë e vullnetit të tij për të dëmtuar Kosovën. Kapitulli 35 i procesit të pranimit të Serbisë në BE kërkon vullnetin e mirë të Beogradit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.



Manipulimi me fletëarrestin e Interpolit përbën një shkelje të qartë të këtij angazhimi. Thënë më thjesht, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një farsë, përsa kohë që Serbia vazhdon të shkelë sovranitetin e Kosovës. Kosova duhet të vendosë tërheqjen e Serbisë nga Mitrovica e Veriut si kusht për rifillimin e dialogut politik të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian duhet të pezullojë bisedimet me Beogradin për anëtarësimin e Serbisë në BE, përsa kohë Kosovës nuk i rikthehet integriteti territorial. Tashmë barra bie mbi Serbinë. Normalizimi i marrëdhënieve fillon me tërheqjen e kërkesës për arrestimin e Haradinajt. Për më tepër, Serbia duhet ti japë fund pushtimit të Mitrovicës, dhe duhet të ndalojë fushatën e saj kundër njohjes së Kosovës nga BE. Milloseviçi zhvarrosi Princ Llazarin, i cili u vra në Betejën e Kosovës në vitin 1389. Eshtrat e Llazarit u parakaluan në të gjithë vendin për të nxitur nacionalizmin serb. Virusi i nacionalizmit serb është ende gjallë dhe në shëndet të plotë. Ka ardhur koha për ta varrosur Prince Llazarin një herë e mirë.




****

David L. Phillips është drejtor i Programit Paqe dhe Drejtësi në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut të Universitetit të Kolumbias Ai ka shërbyer si këshilltar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit nga vitet 1999-2001. Phillips është autor i librit “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia e dorës së fortë dhe ndërhyrja amerikane.

,,Çlirimi i Kosovës, diplomacia këmbëngulëse dhe ndërhyrja e SHBA-ve”, e autorit David L. PHILLIPS, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Mr.sc. Gjyla Çeliku. Në promovimin e librit i pranishëm ishte edhe autori i librit, z. David L. Phillips, si dhe shumë personalitete të tjera të botës akademike, intelektuale, politike – shoqërore, profesorë dhe studentë.



Autori i librit, David L. Phillips tha se ky libër i është dedikuar ambasadorit tani më të ndjerë Richard Holdbrooke, pasi që pa ndihmën e tij Kosova asnjëherë nuk do ta arrinte pavarësinë. ,,Ky libër i dedikohet Ambasadorit Richard Holdbrooke. Kosova nuk do të kishte arritur asnjëherë pavarësinë e saj pa ndihmën e Hollburkut. Vdekja e parakohshme e Hollburkut ishte një humbje e madhe për të gjithë botën. Zgjidhjet e krizave siç e kemi aktualisht krizën e Sirisë, tashmë nuk do të ishte shumë e rëndë për t’u zgjidhur sikur të ishte Richall Hollbruk në mesin tonë”, shtoi autori i librit, David L. Phillips.

Përkthyesja e librit në gjuhën shqipe, Mr.sc. Gjyla Çeliku tha se libri ,,Çlirimi i Kosovës-diplomacia këmbëngulëse dhe intervenimi i SHBA-ve” pasqyron në detaje rolin e diplomacisë amerikane karshi zhvillimeve dhe ngjarjeve në Kosovë. ,,Gjatë përkthimit të kësaj vepre, kam parë se autori z. David L. Phillips e ka shkruar me shumë përkushtim, dhe në mënyrë detajuar i ka pasqyruar të gjitha zhvillimet në lidhje me Kosovën. Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë se autori ka qenë një nga aktorët kryesorë që ka realizuar një agjendë intensive me autoritetet politike të kohës, si në rajon dhe ato ndërkombëtare”, potencoi përkthyesja e këtij libri, Mr.sc. Gjyla Çeliku.

Po ashtu, Rektori i USHT-së, Prof.dr. Vullnet Ameti, autorit të librit z. David L. Phillips i ndau një dhuratë me figurën e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai më pas tha se me promovimin e këtij libri, Universiteti Shtetëror i Tetovës dëshmon se u është përkushtuar botimeve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa përkthyesen Mr.sc. Gjyla Çeliku e uroi për punën e kryer dhe që ia ka dalë mbanë të bëjë një përkthim të shkëlqyer në gjuhën shqipe.

Frika e mediave serbe, porosin Presidentin serb Tomislav Nikoliqin: Vetëm luftë mos të ketë


Pas incidentit me trenin provokues serb, në të cilin shkruante “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, politikanët serbë, duke nisur nga presidenti Nikoliq e kryeministri Vuçiq, dolën e thanë se “janë gati ta dërgojnë ushtrinë në Kosovë”.

Një deklaratë e tillë ka bërë që mediat serbe të reagojnë dhe në një far formë të kundërshtojnë këto deklarata.

E përditshmja më e madhe në Serbi “Blic” ka sot me titull gjigant në ballinë “Vetëm luftë mos të ketë”.

Në ballinë po ashtu janë vendosur fotografi të forcave speciale të Kosovës ROSU, treni, si dhe deklaratat provokuese të Nikoliqit e Gjuriqit.

“Tash neve na duhen koka të ftohta, një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”, është nëntitulli i kësaj gazete.

Image

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...