Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/20

Greqia jep alarmin: SHBA i dhuron Shqipërisë 250 autoblinda, Rusia dhe amerikanët synojnë Ballkanin. Gati të ndërhyjë dhe Turqia

blinda


Teksa ditët e fundit është vënë re një përplasje e fortë mes Serbisë dhe Kosovës, duket se në lëvizje janë vënë dhe amerikanët.

Pak kohë më parë ishte ministrja Mimi Kodheli, ajo që deklaroi në Komisionin e Sigurisë se Shqipërisë do i dhurohen 250 autoblinda nga ushtria amerikane. Kjo deklaratë e saj ka bërë bujë në mediat greke, të cilat e kanë lidhur çështjen me situatën në Mitrovicë.

Një sërë portalesh greke kanë shkruar se dhurimi i 250 automjeteve të blinduara është një përgjigje ndaj agresionit rus.

SHBA do dërgojnë në Shqipëri 70 autoblinda në misionin e parë, ndërsa 180 të tjera do dërgohen në një tjetër mision, duke e çuar në 250 numrin e pajisjeve për ushtrinë shqiptare. Kjo është një lëvizje shumë e qartë e Uashingtonit lidhur me atë që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan portali Pentapostagma.

Sipas ketij portali, treni serb që tentoi të hyjë në Kosovë duket se po sjell një klimë të re tensioni në Ballkan.

Më tej thuhet se SHBA dhe Rusia po e zhvendosin hegjemoninë e përplasjeve në rajonin tonë.

Portali shkruan se armatime do të dhurohen dhe nga Turqia, pasi ka një marrëveshje mes vendeve.

Sipas ketij portali, pritet që në përplasjen ruso-amerikane në Ballkan të ndërhyjë dhe Ankaraja.

Ky portal shkruan se kjo do të jejë rrezik për Greqinë.

Ushtria shqiptare ka një kontratë me vlerë 10 milionë euro me Turqinë për furnizim me armë, tipi i të cilave ende i panjohur.

Pra, siç duket situata në Ballkan po ndryshon.

Një luftë e mundshme shqiptaro-serbe do të sjellë një sërë reaksionesh zinxhir, ku pritet që të ndërhyjë dhe Turqia, me pretekstin se do të mbrohen pakicat myslimane, shkruan ky portal.

Jehonë marrjes sa makinave i kane bere dhe nga një sërë portalesh të tjera, të cilat kanë ngritur shqetësimin se tensionet ruso-amerikane po zhvendosen në vendin tonë.

Reagimi i mediave greke ka marr shkas nga një deklaratë e dhënë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një intervistë televizive ajo dha detaje për mbërritjen e makinave të blinduara nga SHBA.

Ajo u shpreh se ato do të dhurohen në kuadër të bashkëpunimit në NATO.

Ne i kemi ndihmuar aleatët dhe ata na ndihmojnë ne sot. Qeveria italiane dhuron 5 mijë pushkë automatike të reja dhe me këtë mbyllim kërkesën e të gjithë forcave të armatosura me vlerë 10 milionë euro.

Po ashtu dhe në vlerën e rreth 12 milionë euro do të vinë nga SHBA mjete transporte të blinduara. 25 milionë euro nuk do të paguhen nga taksat e taksapaguesve, por do të vijnë si donacione nga aleatët, tha ajo.

Skandali është zbuluar nga gazetarët e Fiks Fare gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj "pune".




Teksa tenton të gjesh një punë si kameriere, balerinë, apo masazhatore, shumë lehtë mund të përfundosh si punonjëse seksi. Këto janë vetëm disa mënyra kamuflimi në Tiranë për të ofruar shërbime seksuale.

Skandali është zbuluar nga gazetarët e Fiks Fare gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj "pune".

Fiks Fare solli mbrëmë 2 raste, ku gazetarja kërkon punë si kameriere, ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si "punonjëse seksi"


Rasti I (rrëfimi i Fiks Fare)

Për të kuptuar sa më qartë sesi është organizuar ky mekanizëm i jashtëligjshëm, bashkëpunëtorja e Fiksit kërkoi punë në një lokal nate, që njihet si tallava në Kamëz.

Fillimisht i telefonojmë numrit të lokalit dhe kërkojmë punë si kameriere. Përgjigjja ishte pozitive dhe lëmë një takim për t'u takuar. Shkojmë një ditë më pas dhe takojmë pronarin e lokalit. Edhe pse biseda ishte bërë për punë si kameriere, ai thotë se nuk ka nevojë, pasi ka kamerierë meshkuj, por do balerina.

Sipas tij, është një punë që ka shumë lekë dhe mund t'ia dalësh mjaft mirë. Madje, pronari na ofron dhe shtëpi me qira, ku mund të strehohemi së bashku me vajzat e tjera. Ai thotë se ka mjaft vajza që punojnë.

Gjatë bisedës, për ta joshur dhe më shumë, ai i thotë gazetares së Fiksit: "Je femër e mirë dhe t'i lësh pa bukë vajzat e tjera".

Për të na bindur, ai na fton për të parë ambientin poshtë, pra lokalin e tallavasë. Shkojmë poshtë dhe aty na shpjegon si funksionon e gjitha, çfarë duhet bërë dhe aty nga thotë se ka klientë që duan edhe qejf pas muzikës, me pak fjalë seks.

Për të mësuar më shumë, e pyesim për pagesën dhe sa e sigurt është e gjitha kjo? Ai thotë që merret vetë me këtë pjesë, gjen klientët dhe është pikërisht ai që bën pazarin, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi.

"Shkon edhe 100 euro ora", thotë pronari. Pasi mbarojmë dhe na siguron gjithçka, largohemi për t'u takuar në darkë te puna, por mbase edhe më përpara nëse gjen ndonjë klient.

Rasti II (rrëfimi i Fiks Fare)

Një tjetër ambient për të ofruar shërbime seksuale janë sallonet e masazhit. Janë disa qendra masazhi, ku masazhatoret kryejnë masazhe erotike.

Ne shkuam në një nga këto qendra, ku një punonjëse na tregon se bën masazh të fortë dhe të gjithë kërkojnë atë. Ka klientë që lënë bashkishe 100 euro, ndërkohë që masazhi kushton 3 mijë lekë të reja. Të gjithë e dinë që ajo punon si estetiste thonjsh, ndërkohë që punon masazhatore dhe bën masazh të fortë. Shkojmë në katin e pestë, ku ndodhet qendra në zonën e ish-Bllokut dhe takojmë një nga punonjëset e qendrës. Interesohemi për punë dhe i themi se nuk kemi as eksperiencë, as certifikatë apo kurs për masazhatore.

Masazhatorja e qendrës na thotë se nuk përbën problem dhe se qendra ka shumë nevojë për masazhatore, pasi ka vetëm dy vajza, ndërkohë që janë tri dhoma. Ajo shton se klientët i gjen pronarja dhe se pagesat shkojnë shumë mirë, pasi ka shumë punë dhe bakshishe. Gjithashtu, ajo thotë se nuk duhet të tentosh të marrësh klientët e punonjëseve të tjera, pasi është klienti i saj. Ajo na thotë se më shumë ka rëndësi si e pret klientin dhe si e trajton. Pas bisedës "mikpritëse", vjen pronarja e qendrës dhe diskutojmë për punën.

Ajo shprehet se më shumë do një vajzë të shkathët dhe të sillet mirë me klientët. E lëmë të fillojmë punë të nesërmen.

Ditën e parë, Fiksi hyn të bëjë masazh, por më pas takohemi me pronaren, pasi klienti nuk kishte ardhur vetëm për masazh... Pronaren e pyesim se çfarë mund të bëjmë, pasi klienti donte shërbime të tjera nuk kishte ardhur për masazh. Ajo na shprehet se na ka punësuar për masazhatore dhe nuk i intereson sesi e menaxhon situatën. Kërkon thjesht që klienti të kënaqet dhe të kthehet sërish te qendra

SHBA-të ‘armatosin’ Shqipërinë

Fotografia e Flori Bruqi

Njëri nga ushtarakët  shqiptar të Njësisë "Komando"zt. Xheladin Bruqi,nga Luma.

Këto mjete do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.

Image

Rreth 250 autoblinda luftimi do t’i shtohen ushtrisë shqiptare brenda vitit 2017. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se, këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve ushtarake aktuale (të luftimit).

Image

Këto mjete të teknologjisë së dy dekadave të fundit të pajisur me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO-s, do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.


Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare është deklaruar kohë më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentare dhe prezantimit të flotës së mjeteve që disponohen aktualisht.

Fotografia e Flori Bruqi

Kjo flotë prej 250 autoblindash do ti shtohet flotës aktuale, duke e çuar numrin në total në afro 300 të tilla ndërsa pjesë e rinovimit pritet të jenë dhe armët luftarake, për të hequr përfundimisht përdorimin e automatikut “AK 47”, njohur ndryshe si “Kallashnikovi”.


2017/01/18

Rudolf Ditzen, alias Hans Fallada : Romani Jeder stirbt für sich allein [Secili vdes për veten e vet]



Rudolf Ditzen, alias Hans Fallada u lind më 1893 në Greifswald. Më 1920 ai debutoi si autor me romanin Der junge Goedeschal. Romani i shumëpërkthyer Kleiner Mann – was nun? (1932, titulli i përkthimit në shqip: Po tani o i shkretë?) e bëri Falladën me famë botërore. Libri i tij i fundit Jeder stirbt für sich allein (1947), rreth gjashtëdhjetë vjet pas daljes u bë një bestseller ndërkombëtar. Hans Fallada vdiq më 1947 në Berlin.

Jeder stirbt für sich allein

Fallada, Hans.

Image result for Jeder stirbt für sich allein


Një çift berlinez guxon t’u bëjë një rezistencë të dëshpëruar nazistëve dhe më 1943 ekzekutohet. Hans Fallada mësoi për fatin e tyre nga një dosje e GESTAPO-s që atij i ra ndër duar nga poeti dhe më vonë ministri i kulturës së RDGJ-së, Johannes R. Becher. Në vjeshtën e vitit 1946 Fallada shkroi në një periudhë kohe prej më pak se katër javë romanin e tij të fundit duke krijuar kështu një tablo të jetës së njerëzve „normalë“ në Berlinin e kohës së nazizmit: Pasi i biri i tyre ka rënë në luftën e Hitlerit, Anna dhe Otto Quangel duan të japin një shenjë rezistence. Ata shkruajnë mesazhe nëpër letra dhe i shpërndajnë ato në qytet. Bashkëshortët e heshtur e gjakftohtë ëndërrojnë për një sukses të gjerë dhe nuk vënë re se komisari Escherich ka kohë që u ka rënë në gjurmë. Ribotimi i vitit 2011 e prezanton romanin e fundit të Falladës për herë të parë në variantin e tij të pashkurtuar dhe e tregon atë më të ashpër, më intensiv, më autentik. Teksti plotësohet nga një pasfjalë, një fjalorth dhe dokumente të kontekstit të asaj kohe.

Image result for Jeder stirbt für sich allein

Romani Jeder stirbt für sich allein [Secili vdes për veten e vet] nga Hans Fallada ka dalë në serbisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Nikola Jordanov nën titullin Svako umire sam pranë botimeve Laguna, Beograd.


Image result for Kleiner Mann - was nun?
Kleiner Mann - was nun? ( Po tani o i shkretë?)


Fallada, Hans.

Ngrohtë dhe plot dramatizëm na tregon ky roman historinë e nëpunësit trupshkurtër Johannes Pinneberg dhe të së shoqes "Shqerrës", që është në pritje të një fëmije. Kur Pinnebergu humb vendin e punës si llogaritar, çifti i ri shkon në Berlin. Të dy besojnë te dashuria, por në kohërat e krizës ekonomike botërore fati nuk vjen lehtë. Prandaj edhe Shqerra e merr vetë përsipër jetën. Me gjithë varfërinë, ajo lufton për këtë lumturi të brishtë dhe idilike .

Romani Kleiner Mann – was nun? (titulli i përkthimit në shqip: Po tani o i shkretë?) i Hans Fallada-s është botuar në rumanisht (fragment), përkthyer nga Mircea Dragoman-i, me titullin Şi acum ce facem, micuţule?, pranë botimeve Polirom, Iaşi.


*****



Opinion

Image result for Kleiner Mann - was nun?


Po tani o i shkretë?



Andej nga fillimi i viteve ’80, lexuesve shqiptarë, që asokohe përpinin çdo gjë që botohej, u ra në dorë një libër shumë i njohur ndër gjermanët. Libri e kishte kaluar me sukses sitën e censurës shqiptare, sepse bënte fjalë për jetën e trishtë të një personazhi të mbytur nga vetmia në Gjermaninë e viteve ’30. Pra botuesi mund të justifikohej se kishte përkthyer një libër mbi jetën e “proletariatit të shtypur gjerman”. Autori, Hans Fallada (1893-1947), e kishte titulluar librin e tij “Po tani o i shkretë?”, në gjermanisht “Was nun, kleiner Mann?”. Libri është një kryevepër mbi tersllëkun që sjell të qenët vetëm. Ai i shkon për shtat çdo vendi, çdo kohe, porse vetmia, që ka kapluar shumë prej nesh dhe egocentrizmi, që ka mbërthyer shumë të tjerë, e bën atë shumë të afërt me jetën që po shkojmë përditë. A ka më të vetmuar se një njeri të cilin e pushojnë nga puna tak-fak, vetëm se ashtu i është shkrepur dikujt? A ka më të vetmuar se punëtori që pret me orë të tëra që të zërë një punë sa për një copë bukë? A ka gjë më të trishtë se sa të punosh në të zezë me frikën e përhershme në zemër se do të vijë një ditë që të humbasësh bukën e fëmijëve?

A ka më të vetmuar se familja e një muratori që ka vdekur duke rënë nga skela? Kemi nisur të bëhemi gjithnjë e më shumë një popull të vetmuarish të përhumbur, një popull ku madje edhe fqinjët kanë nisur të mos përshëndeten, një popull që mblidhet në miting e madje edhe vritemi për interesat e x apo y partie, por jo për të qenë bashkë, për të ndarë hallet e për të mbrojtur interesat tona. Fjalori ynë i përditshëm është i mbushur me fjalë të tilla si parlament, deputet, parti, qeveri, ligj, debat, president, porse terma të tjerë si solidaritet, tubim, kontratë kolektive, grevë e aq më tepër sindikatë janë bërë tashmë fjalë të rralla, po aq të largëta sa edhe fjalët e Mesharit të Gjon Buzukut. Në shumë kuptime jemi edhe më mbrapa se sa paraardhësit tanë të Shqipërisë së prapambetur të viteve ‘20-’30.

Ndokush mund të ketë ndonjë mendim të gabuar për sindikalizmin shqiptar. Për t’u qartësuar duhet të themi qysh në fillim se lëvizja sindikale në Shqipëri ka një histori të gjatë. Sindikata e parë e punëtorëve u krijua në Shkodër në 1921. Ajo quhej “Shoqënija Punëtore”. Pesë vjet më vonë në Tiranë u themelua “Shoqënija e Rrobaqepësve”, e cila në 1934-n u pasua nga “Shoqënija e Arsimtarve” dhe më pas nga “Shoqëria e Tipografëve dhe Marangozëve”. Sindikalizmi mori hov në kohën e qeverisë liberale të Koço Kotës. Në Korçë, më 1933 u themelua shoqëria “Puna”, e cila bënte bashkë një numër të madh zejtarësh, çirakësh dhe nëpunësish. Ishte “Puna” e Korçës ajo që organizoi demonstratën e famshme “të bukës”, e cila u mbyt në gjak nga xhandarmëria. Në Kuçovë, më 1936 punëtorët e naftës ishin organizuar në një tjetër sindikatë që mbante të njëjtin emër, “Puna”. Kjo numëronte deri në 2000 anëtarë.

Sindikalizmi i brishtë shqiptar u mbajt edhe ca kohë, aq sa vazhdoi entuziazmi që solli mbarimi i luftës. Më 11 shkurt të 1945, ende pa u pastruar rrënojat e luftës në Tiranë, u mblodh një konferencë kombëtare, e cila shpalli formimin e Këshillit të Përgjithshëm Provizor të Sindikatave Shqiptare. 130 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria zgjodhën në krye të këtij këshilli Tuk Jakovën, gjeneralin katolik shkodran, asokohe 31-vjeçar. Tuku kishte qenë që para lufte, një sindikalist i vendosur. Papunësia, pagat, orari i punës, kushtet e punës, analfabetizmi, lidhja me sindikatat perëndimore dhe ruse e jugosllave. Këto ishin disa nga pikat që u shkruan në dokumentin e parë themelues.

Si çdo gjë, edhe sindikata u shndërrua në një levë të thjeshtë të komunistëve. Kohë më pas ajo u quajt Bashkimet Profesionale dhe shërbente vetëm për të shpërndarë fletë lavdërimi për punëtorët e dalluar dhe fleta kampi për në verë. Sikurse patët mirësinë të lexoni, sindikalizmi ynë nuk është se ka ndonjë traditë të tipit të “Trade Unioneve” angleze, por ama ka ekzistuar vërtet, si me thënë një parahistori të tij e kemi. Po kështu të gjithëve na kujtohet Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë e më pas i Konfederatës së Sindikatave menjëherë pas ’90. Të keqpërdorura, të keqdrejtuara, të brejtura nga hallakatja, influencat partiake e vetjake, mungesa e dëshirës për bashkëpunim, këto dy grupime në fillim fort të rëndësishme nuk janë sot veçse hije të të parave. Të vetmet profesione që duket se kanë dëshirë të jenë ende bashkë janë minatorët dhe taksistët. Të tjerët nuk janë gjë tjetër veçse grupe njerëzish të vetmuar njësoj si personazhi i Falladës. Kemi harruar se sindikatat janë një mjet shumë i vlefshëm i demokracisë. Ato mbrojnë njerëzinë e brishtë nga harbutllëku e makutllëku, i japin asaj dinjitetin që ndokush mund të tentojë t’ia vjedhë, i japin sigurinë e munguar të së nesërmes, u japin gjërave kuptimin e vlerave, i japin djersës së ballit respektin që meriton, dhe më e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, na bëjnë që të ndihemi bashkë e të mbrojtur, që të mos ndihemi të vetmuar e të përhumbur në një qerthull pa mbarim.

Jeta e përditshme për shumicën tonë nuk është gjë tjetër veçse një betejë e ashpër pa pambarim. Për shumë vetë nuk është jetesë, porse thjesht mbijetesë. Në këtë luftë për mbijetesë shumica prej nesh ndihet vetëm. Sa kohë që nuk do të kujtohemi se asnjë betejë nuk fitohet vetëm, sa kohë që do të mbyllemi në guaskën tonë të brishtë, sa kohë që nuk do të kërkojmë e nuk do t’i japim mbështetje njëri-tjetrit, ka shumë gjasë që në vetminë tonë, teksa mundohemi të na zërë gjumi pas një tjetër dite me frikë në zemër, të përsërisim e përsërisim pa pushim atë shprehjen e famshme që Fallada e pat shkruar këtu e 75 vjet më parë: Po tani o i shkretë?

Filkova, Fedia : Nachtgras [Bar nate]

Image result for Nachtgras Filkova, Fedia.

Fedia Filkova u lind në vitin 1950 në Jablanica, Bullgari. Pas studimit të gjermanistikës në Sofje punoi si lektore pranë botimeve “Narodna Kultura” (1982-1992), si këshilltare e Presidentit të Bullgarisë për çështje të jashtme (1997-2002) dhe si atashe kulture në ambasadat e Bullgarisë në Vjenë (1992-1995) dhe Berlin (2005-2008). Ka përkthyer shumë vepra nga gjermanishtja në bullgarisht, ndër të tjera, nga Ingeborg Bachmann, Christa Wolf, Ilse Aichinger, Friederike Mayröcker, Ernst Jandl, Michael Ende, Novalis etj.). Në vitin 1995 u shpërblye me Çmimin Shtetëror të Austrisë për Përkthimin Letrar. Fedia Filkova ka publikuar deri tani gjashtë vëllime të vetat me poezi. Ajo jeton në Sofje.

Image result for Nachtgras Filkova, Fedia.


Fedia Filkova u ka dhënë zërin e saj poeteve të mëdha austriake, si Ilse Aichinger, Ingeborg Bachmann dhe Friederike Mayröcker, duke i përkthyer ato në bullgarisht; sigurisht, kjo nuk ia ka dëmtuar zërin, përkundrazi ia ka forcuar dhe mprehur, siç na e dëshmon kjo përmbledhje me poezi që në gjermanisht botohen për herë të parë.

Vargjet e Filkovas janë shpesh të shkurtra dhe lapidare: më pranë heshtjes, se fjalës. Ndonjëherë enigmatike, shpesh shumë të qarta: si të zhytura në dritën e kupës qiellore, në mos në errësirën veshëmprehtë; selitur në “kreshtë të gjërave”. Nga tekst në tekst krijohet lehtësi surprizuese, tranzitori: skulptura të vogla prej rëre përkohësisht të palëvizshme – fotografuar dhe dorëzuar, modeluar dhe moduluar gjithnjë nga e para.

Image result for Nachtgras Filkova, Fedia.

Vëllimi dygjuhësh Nachtgras [Bar nate], me poezi të Fedia Filkova-s, ka dalë pranë botimeve Drava, Klagenfurt: Nga bullgarishtja (fragment) e ka përkthyer Andreas Tretner.

Ernu, Vasile : Născut în URSS (Botimet Polirom)

Related image
Vasile Ernu u lind në vitin 1971 në Bashkimin Sovjetik. Studioi filozofi në Universitetin e Iaşit dhe kreu studimet master në filozofi në Universitetin e Clujit. Ka qenë redaktor dhe një ndër themeluesit e revistës Philosophy&Stuff dhe redaktor i revistës Idea artă+societate. Sot punon si anëtar i ekipit koordinues i platformës së bashkëthemeluar prej tij CriticAtac.ro.



Në vitin 2006 Vasile Ernu debutoi me romanin Născut în URSS (Botimet Polirom), i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është nominuar për disa çmime dhe ka fituar edhe çmimin e revistës România Literara për veprat debutuese si edhe çmimin e debutimit të Shoqatë së Shkrimtarëve të Rumanisë.
Image result for Ernu, Vasile : Născut în URSS
http://www.nascutinurss.ro/nascut_in_urss.html

Flašar, Milena Michiko : Romani Ich nannte ihn Krawatte [Unë e quaja kravatë]



Image result

Milena Michiko Flašar u lind në vitin 1980, në St. Pölten, si bijë e një nëne japoneze dhe e një babai austriak. Ka studiuar komparatistikë në Vjenë dhe gjermanistikë dhe romanistikë në Berlin. Sot ajo jeton në Vjenë si shkrimtare.



Image result for Ich nannte ihn Krawatte Flašar, Milena Michiko.

Është rastësi apo me qëllim? Në një stol parku takohen dy njerëz. Njëri i moshuar, tjetri i ri, të dy jashtë orbite. Dalëngadalë nisin t’i tregojnë njëri-tjetrit jetën e tyre dhe gradualisht vendosin nga një këmbë në tokë. Milena Michiko Flašar e shndërron stolin e parkut në një skenë, në një huis clos nën qiell të hapur. Stoli është në Japoni dhe mund të ishte fare mirë edhe gjetiu në botën perëndimore. Frikës nga gjithçka që del jashtë norme, romani i vë përballë mundësinë e afrisë dhe fuqinë anarkike të refuzimit.
Image result for Ich nannte ihn Krawatte Flašar, Milena Michiko.
Romani Ich nannte ihn Krawatte [Unë e quaja kravatë] i Milena Michiko Flašar-it ka dalë në sllovenisht (fragment), përkthyer nga Tanja Petrič, nën titullin Klical sem ga Kravata, pranë botimeve Mladinska knjiga, Lubjanë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...