Fedia Filkova u lind në vitin 1950 në Jablanica, Bullgari. Pas studimit të gjermanistikës në Sofje punoi si lektore pranë botimeve “Narodna Kultura” (1982-1992), si këshilltare e Presidentit të Bullgarisë për çështje të jashtme (1997-2002) dhe si atashe kulture në ambasadat e Bullgarisë në Vjenë (1992-1995) dhe Berlin (2005-2008). Ka përkthyer shumë vepra nga gjermanishtja në bullgarisht, ndër të tjera, nga Ingeborg Bachmann, Christa Wolf, Ilse Aichinger, Friederike Mayröcker, Ernst Jandl, Michael Ende, Novalis etj.). Në vitin 1995 u shpërblye me Çmimin Shtetëror të Austrisë për Përkthimin Letrar. Fedia Filkova ka publikuar deri tani gjashtë vëllime të vetat me poezi. Ajo jeton në Sofje.
Fedia Filkova u ka dhënë zërin e saj poeteve të mëdha austriake, si Ilse Aichinger, Ingeborg Bachmann dhe Friederike Mayröcker, duke i përkthyer ato në bullgarisht; sigurisht, kjo nuk ia ka dëmtuar zërin, përkundrazi ia ka forcuar dhe mprehur, siç na e dëshmon kjo përmbledhje me poezi që në gjermanisht botohen për herë të parë.
Vargjet e Filkovas janë shpesh të shkurtra dhe lapidare: më pranë heshtjes, se fjalës. Ndonjëherë enigmatike, shpesh shumë të qarta: si të zhytura në dritën e kupës qiellore, në mos në errësirën veshëmprehtë; selitur në “kreshtë të gjërave”. Nga tekst në tekst krijohet lehtësi surprizuese, tranzitori: skulptura të vogla prej rëre përkohësisht të palëvizshme – fotografuar dhe dorëzuar, modeluar dhe moduluar gjithnjë nga e para.

No comments:
Post a Comment