Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/20

Historia e inagurimeve dhe sfidat e presidentit amerikan Donald Trumpit


Donald Trump do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara sot më 20 janar 2017  pas betimit në shkallët e Kapitolit, përballë miliona njerëzve që do ta ndjekin në mbarë botën. Historikisht, inagurimet e presidentëve kanë simbolizuar një transferim paqësor të pushtetit dhe shpesh kanë reflektuar ndryshime politike.


Është një ritual i demokracisë amerikane, po aq i vjetër sa vetë republika. Inagurimi i një presidenti të ri, shënon fundin e një periudhe dhe fillimin e një tjetre, në kohë të mira e të këqija.

Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh:

“Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika”.

Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t’i shërbyer vendit:

“Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin”.

20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël.

“Në këtë krizë, qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është problemi”.

Pas fitores së tij në nëntor, presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilloi një tur falenderimesh për ata që e votuan dhe u zotua se do të mbajë premtimet e fushatës:

“Ky është një moment emocionues për t’u jetuar; skenari ende nuk është shkruar. Nuk e dimë ende cilën faqe do të lexojmë nesër. Por për herë të parë pas një kohe të gjatë ajo që dimë është se faqet do të shkruhen nga secili prej jush. Kjo është një lëvizje”, - tha Trump.

Pas fitores së zotit Trump vendi mbetet i ndarë dhe një nga sfidat kryesore të presidentit të ri është bashkimi i vendit, thotë analisti John Fortier:

“Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t’i folur me të vërtetë vendit, për t’i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar”.

Historikisht inagurimet e presidentëve janë shdërruar në momente ku tensioni i fushatës zgjedhore është lënë mënjanë, në funksion të një fryme që mbështet vazhdimësinë dhe demokracinë, thotë John Hudak:

“Presidenti Obama do të jetë në një makinë me presidentin e zgjedhur Trump, prej Shtëpisë së Bardhë në Kapitol, do të dorëzojë pushtetin në paqe dhe do të shohë pasuesin tij, ndoshta jo atë që donte, por megjithatë pasuesin e tij, të betohet. Kjo nuk ndodh gjithkund në botë dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë vend”.

Zoti Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por çfarë do të ndodhë me fjalimin e inagurimit? Nuk mund të parashikohet, thotë analisti Norm Ornstein:

“ Fjalimi i inagurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët lexojnë gjatë ceremonisë. A do të shkëputet Donald Trumpi nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin? Kjo nuk dihet!”

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë.

Lista e Presidentëve Amerikan 


#PresidentiMarrë adminstratënLënë adminstratënPartiaZëvendës Presidenti/ët
1George WashingtonPortrait of George Washington-transparent.png30 Prill 17893 Mars 1797AsnjëJohn Adams
2John AdamsJohnadamsvp.flipped.jpg4 Mars 17973 Mars 1801FederalistThomas Jefferson
3Thomas JeffersonThomas Jefferson rev.jpg4 Mars 18013 Mars 1809Demokrat-RepublikanAaron Burr
George Clinton
4James MadisonJm4.gif4 Mars 18093 Mars 1817Demokrat-RepublikanGeorge Clinton[D]

Bosh
Elbridge Gerry[D]
Bosh
5James MonroeJames Monroe 02.jpg4 Mars 18173 Mars 1825Demokrat-RepublikanDaniel Tompkins
6John Q. AdamsJohn Quincy Adams.jpg4 Mars 18253 Mars 1829Demokrat-RepublikanJohn Calhoun
7Andrew JacksonAndrew jackson head.jpg4 Mars 18293 Mars 1837DemokratJohn Calhoun[R]
8Martin Van BurenMartin Van Buren.jpg4 Mars 18373 Mars 1841DemokratRichard Johnson
9William HarrisonWilliam Henry Harrison by James Reid Lambdin, 1835.jpg4 Mars 18414 Prill 1841[D]WhigJohn Tyler
10John TylerJohn Tyler.jpg4 Prill 18413 Mars 1845Whig[W]Bosh
11James PolkPolkpolk.jpg4 Mars 18453 Mars 1849DemokratGeorge Dallas
12Zachary TaylorZachary Taylor.jpeg4 Mars 18499 Korrik 1850[D]WhigMillard Fillmore
13Millard FillmoreMillard Fillmore.jpg9 Korrik 18503 Mars 1853WhigVacant
14Franklin PierceFranklin Pierce.jpg4 Mars 18533 Mars 1857DemokratWilliam King[D]

Bosh
15James BuchananJames Buchanan.jpg4 Mars 18573 Mars 1861DemokratJohn Breckinridge
16Abraham LincolnAbraham Lincoln.jpg4 Mars 186115 Prill 1865[A]RepublikanHannibal Hamlin
Andrew Johnson[U]
17Andrew JohnsonAndrew Johnson.jpg15 Prill 18653 Mars 1869Demokrat[U]Bosh
18Ulysses GrantUlysses S. Grant 1870-1880.jpg4 Mars 18693 Mars 1877RepublikanSchuyler Colfax
Henry Wilson[D]

Bosh
19Rutherford HayesPresident Rutherford Hayes 1870 - 1880.jpg4 Mars 18773 Mars 1881RepublikanWilliam Wheeler
20James GarfieldJames a garfield illustration.3.jpg4 Mars 188119 Shtator 1881[A]RepublikanChester Arthur
21Chester ArthurChester a arthur illustration.3.jpg19 Shtator 18813 Mars 1885RepublikanBosh
22Grover ClevelandGrover Cleveland portrait.jpg4 Mars 18853 Mars 1889DemokratThomas Hendricks[D]

Bosh
23Benjamin HarrisonBenjamin harrison.jpg4 Mars 18893 Mars 1893RepublikanLevi Morton
24Grover ClevelandGrover Cleveland portrait.jpg4 Mars 18933 Mars 1897DemokratAdlai E. Stevenson
25William McKinleyMckinley.jpg4 Mars 189714 Shtator 1901[A]RepublikanGarret Hobart[D]
26Theodore RooseveltT Roosevelt.jpg14 Shtator 19013 Mars 1909RepublikanBosh
Charles Fairbanks
27William TaftWilliam Howard Taft.jpg4 Mars 19093 Mars 1913RepublikanJames Sherman[D]

Bosh
28Woodrow WilsonWoodrow Wilson (1912).jpg4 Mars 19133 Mars 1921DemokratThomas Marshall
29Warren HardingWarren G Harding portrait as senator June 1920.jpg4 Mars 19212 Gusht 1923[D]RepublikanCalvin Coolidge
30Calvin CoolidgeCalvin Coolidge photo portrait head and shoulders.jpg2 Gusht 19233 Mars 1929RepublikanBosh
Charles Dawes
31Herbert HooverHerbertHoover.jpg4 Mars 19293 Mars 1933DemokratCharles Curtis
32Franklin RooseveltFDR in 1933.jpg4 Mars 193312 Prill 1945[D]DemokratJohn Garner
Henry Wallace
Harry Truman
33Harry TrumanHarry S. Truman.jpg12 Prill 194520 Janar 1953DemokratBosh
Alben Barkley
34Dwight EisenhowerEisenhower official.jpg20 Janar 195320 Janar 1961RepublikanRichard Nixon
35John KennedyJohn F Kennedy.jpg20 Janar 196122 Nëntor 1963[A]DemokratLyndon Johnson
36Lyndon JohnsonLbj2.jpg22 Nëntor 196320 Janar 1969DemokratBosh
Hubert Humphrey
37Richard NixonNixon 30-0316a.jpg20 Janar 19699 Gusht 1974[R]RepublikanSpiro Agnew[R]
38Gerald FordGerald R. Ford, Official White House photograph 1974 (2).jpg9 Gusht 197420 Janar 1977RepublikanBosh
Nelson Rockefeller
39Jimmy CarterJimmy Carter.jpg20 Janar 197720 Janar 1981DemokratWalter Mondale
40Ronald ReaganOfficial Portrait of President Reagan 1981.jpg20 Janar 198120 Janar 1989RepublikanGeorge H. W. Bush
41George H. W. BushGeorge H. W. Bush, President of the United States, 1989 official portrait.jpg20 Janar 198920 Janar 1993RepublikanDan Quayle
42Bill ClintonBill Clinton.jpg20 Janar 199320 Janar 2001DemokratAl Gore
43George W. BushGeorge-W-Bush.jpeg20 Janar 200120 Janar 2009RepublikanRichard Cheney
44Barack ObamaBarack Obama.jpg20 Janar 2009President aktualisht në pushtetDemokratJoe Biden

No comments:

Post a Comment

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...