Presidenti Barack Obama teksa doli nga zyra ovale e presidentit për herë të fundit, la një letër për Donald Trump mbi tryezën e tij dhe u nis për të shkuar drejt Rezidencës.
Ai ishte optimist, duke qeshur dhe pa asnjë frikë në lidhje me njeriun që do të takonte dhe shoqëronte në kryeqytetin e SHBA-ve.
“A po ndjeheni nostalgjik”, e pyeti një gazetar.
“Natyrisht”, tha Presidenti.
“Ndonjë fjalë të fundit për njerëzit e Amerikës?”, pyeti një tjetër.
“Faleminderit”, tha ai.
*****
Në një seri mesazhesh ai shkroi për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë:
“Ka qenë nderi i jetës sime t’iu shërbej juve. Ju më keni bërë prijës dhe njeri më të mirë”.
“Nuk do të ndalem: Do të jem bashkë me ju si një qytetar, i frymëzuar nga zërat tuaj të së vërtetës dhe drejtësisë, humorit të mirë dhe dashurisë”.
“Teksa vazhdojmë përpara, dua që hapat tonë të parë të reflektojnë atë që ka më shumë rëndësi për ju. Ndani mendimet tuaja me mua në Obama.org”.
“Po u kërkoj ende që të besoni – jo në aftësinë time që të sjell ndryshimin, por në aftësinë tuaj. Besoj në ndryshime sepse besoj në ju”.
No comments:
Post a Comment