Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/18

Kush është poetja maqedone Vesna Acevska?


acevska vesna
Vesna Acevska u lind më 1952 në Shkup, Maqedoni. Më 2009 ajo mori çmimin më të rëndësishëm maqedonas për poezi „Vëllezërit Miladinov“. Ajo vlerësohet nga kritika letrare vendase. Kështu për shembull, Katica Kjulavkova, vetë poete, studiuese letërsie dhe anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, e çmon poezinë e saj si një “shembull paradigmatik i poezisë më të mirë maqedonase”.


 Veç si poete, Vesna Acevska vepron edhe si autore librash për fëmijë dhe si përkthyese. Për përkthimin e Kalevalës finlandeze ajo mori çmimin maqedonas Grigor Prličev dhe një çmim të shoqatës “Kalevala” në Finlandë. Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë, kryesisht ballkanase.


Ky vëllim përfshin një përzgjedhje me poezi nga gjithsej gjashtë botime të poetes maqedonase Vesna Acevska. Poetja vetë ka thënë për këtë libër: „Martinki janë ca si amulete speciale që sjellin shëndet, fat dhe dashuri. Poezitë e kësaj përzgjedhjeje janë amuletet e mia të pranverës për lexuesit: ato kanë ftohtësinë dhe freskinë e pranverës së hershme, por edhe shpresën për më shumë dritë e ngrohtësi.“

Vëllimi me poezi Мартинки i Vesna Acevskas ka dalë në kroatisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Borislav Pavlovski dhe Ružica Cindori nën titullin Martinki te botimet Fidipid, Zagreb.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...