Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/18

F., Christiane : Ne fëmijët e stacionit ZOO

Christiane Felscherinow u lind më 1962 si Vera Christiane Felscherinow në Hamburg. Më 1968 familja e saj u mbart për në Berlin. Ajo u rrit në gjendje të dobët sociale në një bllok me pallate banimi në lagjen Neukölln. Marrëdhëniet bashkëshortore mes prindërve u prishën për shkak të alkoolizmit të të atit, Christiane u rrit vetëm tek e jëma. Që në moshën dymbëdhjetëvjeçare ajo ishte e varur nga heroina, në moshën katërmbëdhjetë vjeçare punonte si prostitutë te stacioni i trenit „Zoo“, për të siguruar kësisoj para për drogë.

Related image

Më 1978 atë e zbuluan dy reporterët e revistës „Stern“, Kai Hermann dhe Horst Rieck, të cilët ishin duke bërë një reportazh për mjediset e drogës në Berlin. Me ndihmën e saj doli vepra autobiografike Wir Kinder vom Bahnhof Zoo, e cila më 1981 u bë film mjaft i suksesshëm nën titullin „Christiane F. – Wir Kinder vom Bahnhof Zoo“ nga regjisori Uli Edel. Tashmë me famë si „Christiane F.“, Felscherinow provoi t’i hynte karrierës muzikore dhe të dilte nëpër filma. Identitetin e saj të vërtetë ajo e zbuloi vetëm më 1983. Nga viti 1987 deri më 1993 Felscherinow jetoi në Greqi. Pastaj ajo me të birin e lindur më 1996 u kthye në Brandenburg dhe më vonë në Berlin, ku jeton edhe sot. Pas disa raportesh nëpër media se ajo sërish i ishte kthyer drogës, në vitin 2006 iu hoq e drejta përkujdesjes për të birin.
Image result for Ne fëmijët e stacionit ZOO
Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

204 christiane kinderNë moshën dymbëdhjetë vjeçare Christiane F. Bie në kontakt me hashashin në një strehimore për të rinj, pak më vonë, në një diskotekë me heroinën. Bëhet e varur, paradite shkon në shkollë dhe pasdite së bashku me shoqet e saj poashtu të varura nga heroina bën prostitucion pranë stacionit të trenit Zoo. Berlinezja Christiane F. rrëfen me një aftësi të hollësishme kujtese dhe një sinqeritet të pakufishëm historinë e saj të trishtuar. Një libër, që e tronditi Gjermaninë e viteve 70-të – dhe që deri më sot nuk ka humbur aspak nga aktualiteti i tij.

Image result for Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

 [Ne fëmijët e stacionit ZOO] nga Christiane F. është botuar në bosnjisht (fragment), përkthyer nga Ivana Stojić, me titullin Mi djeca s kolodvora ZOO, pranë botimeve Buybook, Sarajevë dhe në rumanisht (fragment), përkthyer nga Alexandru Suter me titullin Noi, copiii din Bahnhof Zoo, pranë botimeve Humanitas, Bukuresht.


Image result for Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

No comments:

Post a Comment

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...