Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/18

Ernst Peter Fischer : Ana vezulluese e natës


Image result

Ernst Peter Fischer, i lindur më 1947 në Wuppertal, studioi matematikë, fizikë dhe biologji. Më 1977 mbrojti doktoratën pranë Max Delbrückut në California Institute of Technology dega e biologjisë, ndërsa më 1987 mbrojti punimin e profesurës në fushën e historisë së shkencave, lëndë të cilën e jep pranë universitetit të Konstancës. Shkruan si publicist i shkencës artikuj për revistat ose gazetat GEO, Bild der Wissenschaft, Weltwoche dhe FAZ. Në faqen scienceblogs.de drejton një blog për çështje filozofike-shkencore dhe ngjarje aktuale. Ernst Peter Fisher jeton dhe punon në Konstancë dhe në Berlin.
Image result for Fischer, Ernst Peter.

Die aufschimmernde Nachtseite. Kreativität und Offenbarung in den Naturwissenschaften

Fischer, Ernst Peter.
Image result for Fischer, Ernst Peter.

Si e fitoi sigurinë së brendshmi Kepleri shumë kohë më parë sesa të dëshmohej astronomia e tij revolucionarizuese? Përse mbrohej Goetheja në mënyrë „instinktive" ndaj doktrinës së ngjyrave të Newtonit? Çfarë e shtyu Einsteinin që ta kundërshtonte ashpër idenë e komplementaritetit? Si mbërriti Paulingu të diktonte befas molekulat e mëdha biologjike? A ekzistoi ndonjë përvojë mistike kur Heisenbergu gjeti formulën matematike të teorisë së atomeve? Hulumtuesit origjinalë shpesh përjetojnë zbulesa të papritura. Gjetjet e reja ata shpesh i ndeshin në mënyrë tejet „irracionale", dmth me anë të intuitës ose duke kundërshtuar diçka. Ndërkaq rrallë bëhet pyetja se çfarë fshihet pas një fryme të tillë krijuese. Ernst Peter Fischer gjurmon shembujt më të habitshëm nga historia e zbulimeve në shkencat natyrore. Në qendër të vëmendjes është përballja e fizikanit gjenial Wolfgang Pauli me C. G. Jungun, në rrugën drejt ripërftimit të ndriçimit emocional gjatë hulumtimit të unitetit të natyrës.
Image result for Fischer, Ernst Peter.
Ana vezulluese e natës. Shpirti krijues dhe zbulesa në shkencat e natyrës do të botohet së shpejt në përkthimin kroatisht të Boris Perić pranë botimeve Naklada Ljevak, Zagreb.

No comments:

Post a Comment

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...