Urs Faes, lindur më 1947 në Aarau, studioi histori (me fushë kryesore historinë koloniale, fashizmin, historinë e Zvicrës), gjermanistikë, filozofi dhe etnologji. Bëri disa vizita të gjata pune në Irlandë si dhe në Amerikën e Veriut e të Jugut. Urs Faes jeton si shkrimtar i lirë në Cyrih. Për veprat e tij ka marrë shumë çmime, ndër ta, çmimin e letërsisë së kantonit Solothurn, çmimin “Schiller” të Zvicrës dhe së fundmi “Zolliker Kunstpreis” (2013). Libri i tij Paarbildung u emërua më 2010 për Çmimin Zviceran të Librit.
Në fakt Andreas Lüscher është psikolog aksidentesh. Por që kur ka filluar të punojë si psikoterapist fjalori i së përditshmes profesionale të tij dominohet nga termat e fushës së kancerit: fraksion dozal, rrezik recidiv, çiftëzim.
Një ditë ai gjen dosjen e sëmundjes së një pacienteje, emri i të cilës i duket i njohur. Me Meret Etterin para shumë vitesh atë e lidhte një dashuri intensive, ajo është një grua që u përfshi aktivisht në trazirat e të rinjve në Cyrih, që ishte në gjendje ta harronte veten kur i binte harpës, një juriste, që luftonte me pasion kundër padrejtësive. Tani ajo ka përpara një luftë të një lloji krejt tjetër. Dhe shtrohet pyetja se a e lehtëson gjendjen e saj ritakimi me Andreas Lüscherin, mbas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të heshtjes reciproke. Dhe se a është e mençur, në se të dy ballafaqohen me shkaqet e kësaj heshtjeje?
Romani Paarbildung [Çiftëzim] i Urs Faesit ka dalë në rumanisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Iulia Dondorici nën titullin Perechi în formare pranë botimeve Univers, Bukuresht.
No comments:
Post a Comment