Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/17

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq : Edhe “linjë të nxehtë” me Prishtinën, veç ta ruajmë paqen

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet dhe se për këtë është i gatshëm edhe për vendosjen e “linjës së nxehtë” Beograd-Prishtinë.

Vuçiq, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë për TV PINK se ka pasur shumë bisedime të rëndësishme në Davos, duke potencuar se “ do të kemi forcë që disa gjëra t’i qetësojmë ‘madje edhe ato që nuk kanë qenë nën ndikimin tonë”.

Në Forumin e Davosit, kryeministri i Serbisë është takuar me zëvendëspresidentin në shkuarje të Amerikës, Joe Biden

Vuçiq paraprakisht kishte paralajmëruar se me Biden do të diskutojnë me problemet me të cilat po përballet shteti serb, përfshirë edhe Kosovën, njoftojnë mediat në Serbi.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...