Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/18

Federspiel, Maurus : Romani Feind (Armik)




Image result for Feind Federspiel, Maurus.

Maurus Federspiel u lind në vitin 1974 si bir i shkrimtarit Jürg Federspiel. Studioi Creative Writing në Nju Jork dhe punoi si gazetar. Sot jeton si autor dhe bashkëpronar i një sipërmarrjeje për teknikën e mjedisit në Zürich.


Federspiel, Maurus.


Në publik është figurë e njohur dhe shumë e ndritur, që ia merr mendjen çdo auditori, në jetën private një padron shtëpie për t'ia pasur zili. Këtu shtyp një buton, aty kërcet gishtat, e shërbëtorët e palodhur ia plotësojnë edhe dëshirën më ekstravagante e në kohën më të papërshtatshme, qoftë një neps për delikatesë ekzotike, qoftë një ide për të ndryshuar mobilimin që sapo i ka shkrepur zotërisë së nderuar, qoftë ndonjë ëndë intime. Por a i plotësojnë shërbëtorët të gjitha urdhrat e punëdhënësit të tyre? Me kalimin e kohës ai vë re disa aksione të habitshme, madje të dhunshme, që i krijojnë përshtypjen se pas tyre qëndron një plan makabër; duket sikur shtëpia tani është kthyer kundër tij dhe po shndërrohet në një labirint pa rrugëdalje.
Image result for Feind Federspiel, Maurus.
Romani Feind [Armik] i Maurus Federspiel-it ka dalë në kroatisht (fragment), përkthyer nga Andy Jelčić, nën titullin Neprijatelj, pranë botimeve Leykam International, Zagreb.

No comments:

Post a Comment

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...