Milena Michiko Flašar u lind në vitin 1980, në St. Pölten, si bijë e një nëne japoneze dhe e një babai austriak. Ka studiuar komparatistikë në Vjenë dhe gjermanistikë dhe romanistikë në Berlin. Sot ajo jeton në Vjenë si shkrimtare.
Është rastësi apo me qëllim? Në një stol parku takohen dy njerëz. Njëri i moshuar, tjetri i ri, të dy jashtë orbite. Dalëngadalë nisin t’i tregojnë njëri-tjetrit jetën e tyre dhe gradualisht vendosin nga një këmbë në tokë. Milena Michiko Flašar e shndërron stolin e parkut në një skenë, në një huis clos nën qiell të hapur. Stoli është në Japoni dhe mund të ishte fare mirë edhe gjetiu në botën perëndimore. Frikës nga gjithçka që del jashtë norme, romani i vë përballë mundësinë e afrisë dhe fuqinë anarkike të refuzimit.

Romani Ich nannte ihn Krawatte [Unë e quaja kravatë] i Milena Michiko Flašar-it ka dalë në sllovenisht (fragment), përkthyer nga Tanja Petrič, nën titullin Klical sem ga Kravata, pranë botimeve Mladinska knjiga, Lubjanë.
No comments:
Post a Comment