Heroi i Luftës dhe i Demokracisë
zt. Ramush Himë Haradinaj ,flet nga Franca
Të nderuar qytetarë,
Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!
Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!
Juaji Ramush Haradinaj
12.01.2017.
_________________
Të dashur bashkëkombasit e mi,
Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!
Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!
Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.
Juaji Ramush Haradinaj
21.01.2017
Protestuesve nga mbarë trevat shqiptare se janë mbledhur sot për t’i treguar regjimit fashist të Beogradit se nuk frikësohen, pasi UÇK-ja ka bërë luftë të pastër, madje luftën më të pastër në fundshekullin e kaluar.
Gjenerali i Luftës- Heroi i paqës Ramush Himë Haradinaj, figura kryesore e Kosovës , doli dy herë i pafajshëm nga gjykata në Hagë. Serbia në vend që të kërkojë falje për krimet e bërë në luftë, ajo po vazhdon me avazin e vjetër!
Ramushi na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor...
GJatë Luftës , Ramushi na udhëhoqi drejt lirisë , gjatë paqës - pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor...

E vlerësojmë madhështore këtë protestë, për faktin se në mbështetje të Liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e pa përcaktimeve politike e kulturore!
Mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Himë Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Himë Haradinajt do të thotë, me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj!
Ndërsa vëllai i Ramushit , Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjnerali i luftës Daut Himë Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës së sotme për Ramushin.
“Bashkëluftetarë dhe qytetarë të Kosovës iu jam mirenjohës për përkrahjen. Sot ia bëmë me dije armiqve të liris së Kosovës, se Kosova nuk ka kthim mbrapa.
Pezullim të menjëhershëm të bisedimeve me Serbinë
“Ata të cilët udhëhoqën masakrat nga Kroacia, Bosnja dhe në Kosovë, sot nxjerrin fletë-arreste politike për njerëzit të cilët iu kanë përgjigjur drejtësisë dhe asaj drejtësisë më të lartë ndërkombëtare. Kjo jo që është fyese, ofenduese për ne si Kosovë, është fyese për çdo vend demokratik të cilët përdorin dhe bëhen instrument politik të politikave shoviniste të pasardhësve të Milosheviqit. Ne themi boll më se ia keni tepruar, mos luani me luftën e saj të shpejtë. Mos harroni se me prek Ramush Haradinaj, është më i prek themelet e shtetit të Kosovës dhe ne iu kemi përgjigjur saherë kur ka kërkuar përgjigje drejtësia, në çdo kohë, pavarësisht a ka qenë kërkesë e drejtë apo e padrejtë, pavarësisht proceseve të montuara politike, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të gatshëm me ulë kokën para xhelatit, ne nuk e kemi ulur kokën as para Serbisë për asnjë çmim...Prandaj, kërkesa jonà « është që me Vuçiqin duhet me biseduar me gjuhën e tij, ai ndryshe nuk kupton. Kërkojmë nga institucionet pezullimin e menjëhershëm të bisedimeve me Serbinë, dhe paraqitjen e kushteve se si duhet të bisedohet me të. Ne nuk lejojmë që çdo ditë , e çdo javë të fyhet shteti jonë nga pazarsit e Miloshecvit”, tha Limaj.
******
“Ua themi me lutje e sinqeritet, hiqni dorë nga përndjekja e juaj e padrejtë e aleatëve të djeshëm dhe të sotshëm, dhe mos i zbatoni urdhrat e padrejta e të paligjshme të Serbisë kriminale, sepse në këtë po i kontribuoni padrejtësisë ndërkombëtare dhe destabilizimit në rajon”, tha ushtaraku Avdyl Mushkolaj nga Deçani.
Zt. Ramush Haradinaj është ndalur në Francë më 4 janar, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2014. Lideri AAK-së pas daljes para trupit gjykues është liruar me kusht, por është i detyruar të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.
AAK: Protestuesit thanë se ndalja e Haradinajt s’ka të bëj me drejtësinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha viset shqiptare, sot janë rreshtuar në krah të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në protestën madhështore në Prishtinë.
AAK thotë se e vlerëson madhështore këtë protestë për faktin se në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e përcaktimeve politike e kulturore.
“Mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Haradinajt do të thotë, me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj! AAK u shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme në Prishtinë e kudo tjetër, dhe e vlerëson lart dinjitetin e treguar në kundërshtim e ndalimit të tij në Francë, dinjitet i cili e karakterizon më shumë se këdo tjetër, vetë Kryetarin Haradinaj”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Publicisti Dardan Islami tha se qëndresa heroike e Haradinajt na jep fuqi dhe shpresë për ta mbrojtur heroizmin.
Ramush i dashur, komandanti im, edhe sot jemi me ty. Qëndresa jote heroike në luftë, na jep fuqi dhe shpresë për ta mbrojt heroizmin tonë. Ti je i pafajshëm këtë e dinë edhe ata që fabrikojnë të pavërteta, pafajësinë tënde e ka vulosur gjykata më e madhe në botë”, tha ai.
Flori Bruqi

No comments:
Post a Comment