Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/21

Lufta speciale e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan nuk është "tigër prej letre

Image result for HAKIF BAJRAMI


NGA  PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2016 ishin në një luftë kundërthëniesh të papara në këto 50 vjetët e fundit. Rusia e ka shfrytëzuar këtë pozitë në tërë Globin dhe disi ka filluar të diktojë. Në këto rrethana Polonia ka kërkuar ndihmë nga NATO e është në te, kurse Kosova nuk është në NATO por kjo organizatë është këtu. Bota kështu është katandis në mes llojit dhe pasurisë së peshës në varfëri. Sot pasuria e 62 personave më të pasur në Glob është pak më e madhe se pesha e skajshme e gjysmës së popullsisë në tërë botën. Pasiguria në këtë kundërthënie nuk është më e vogël se sa më 1939. Përkundrazi kapitalizmi i pakontrolluar po i tronditë nga themelet mendjet e pikantuara në demokraci. Dhe çka nëse rebelohen të uriturit dhe ISIS, Alkaida dhe çmenduria e gjeneratës në vendet kapitaliste për pasurim dhe përvetësim të djersës së huaj mbetet në hije, apo shndërrohet në "tigër prej letre".

Po ku është Ballkani në këtë rrëmujë?

Në vitin që e lamë pas u zu një serb me 14 kg eksploziv në Prishtinë. Terroristi madje kishte pushuar në 'Grand' dhe vetura e tij ishte ruajtur me "roje speciale". E vërteta mbeti një shushurimë se ai paska planifikuar Katedralen dhe pasi që ajo nuk është serbe, nuk duhet hiperbolizuar. Jemi demokratë more. Në vazhdën e kësaj zeje konvertibilie u zunë TRE "gazetarë" rusë në Krahinën e Rahovecit. Sigurisht kanë ardhur për ta blerë ndonjë gajbe rrush se ka rënë vlera e rubles në Rusi". Në këtë tregim orvelian u sulmua Kuvendi i Kosovës dhe RTK dhe pse të dyshohet në ruso-serbianët po më mirë të dyshohet dhe të akuzohen , madje për "terrorizëm" pesë të rinj shqiptarë, të cilët ç`është e vërteta nuk dinë ta përdorin revolen, e lëre më minahedhësin! Të jetë tregimi më i plotë 26 serbianë dhe rusë u nxunë në flagrancë në Podgoricë, një natë para se në Mal të Zi të mbahen zgjedhjet parlamentare. Disa që ishin të ushtruar në "vjeljen e rrushit" arritën të arratisën në parajsën e gjenocidit, ku tjetër pos në Serbinë e Miloshit dhe Sheshelit ku sundojnë nxënësit e tyre. Madje po thuhet e shkruhet se një rus i "skenarit" të Podgoricës dhe sigurisht edhe Shkodrës në lojën e futbollit, u fotografua me jo më ulët se Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, që ishte për shitje të migëve në Beograd, shkelqësinë tij, Sergej Lavrovin. Ani çka, kur në SHBA, Vladimir Putini arrin të dezorientojë tërë strategjinë e Partisë Demokrate. E aty është fuqia më e madhe e njerëzimit. Fotografimi në Beograd është bërë sigurisht pasi që janë marrë instruksionet dhe bërë pagesat për punë "humanitare". Si përfundim i kësaj katrologjie nxënësit e Milloshit dhe Sheshelit morën dhuratë nja 10-20-30 avionë lufte nga Kremlini. I blenë me grancion që Serbia t` i paguajë nga devidenta e 'Trepçës' dhe Borit. Të paktën kështu "shkuan " në garancionin konvertibilkitetit sepse rubla dhe dinari janë leckosë tejmase. Në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse (2017) priftërinjtë serbë lëshuan lutje "humane" nga oborri i Universitetit "Hasan Prishtina", sepse duan edhe një herë ta përgjakin tokën e Kosovës, sikurse më 1999. Këta prifta nuk jetojnë pa gjak dhe dhunë sepse ndryshe nuk munden ta propogandojnë se "Kosova është e tyre." E bëjnë këtë , jo që nuk e dinë se nuk është e tyre, por duan t`i vënë para aktit të kryer përgjithmonë çështjen e Toplicës (714 fshatra i shfarosën për 20 ditë më 1877). E shfarosen Sanxhakun hap pas hapi duke e ndarë më në fund më 1944/5. Dhe këtu është mjegulla e priftërinjve për të bërë gjueti pastaj pushtetarët e Beligradit, për t'i rrëzuar 286 xhami më 1877, më 1918, më 1999. Hej zanat është ky dhe nuk harrohet, sepse "populli i qiellit" duhet të rrojë në tokën e "Shën Savës" së verbuar nga të afërmit. Këta janë që kanë kërkuar koka të shqiptarit më 1975 në "Bozhur", në kohën e komunistëve e tani munden të kërkojnë nja dyqind metra më në juglindje në kishën e tyre, ku nuk ka pasur kishë kurrë, ku duhet të mësojnë të gjithë studentët pa dallim kombi. A kanë serbët kishë para ndonjë rektorati të tyre, jo, e pse të ketë në Kosovë? Kambanat po bien, por nuk po i dëgjon kush duhet, sepse janë të preokupuar të rrimë të zgjuar sa kushtojnë biletat për Bruksel, për Nju-Jork, për, për… Mirë është kjo filozofi mizantrope, sepse deputetët i kanë rrogat e vogla dhe duhet t'i rrisin për 20%-36%, sepse në këtë nivel i kanë realizuar planet e vitit që shkoi. Dhe rritja duhet të ndodhë, sepse deputetët tanë më shumë harxhojnë për berberë e teleisje sesa një familje pesëanëtarëshe. Ani sepse po i përcjell televizioni permanent dhe nuk duhet të duken gexhana. Deputetë bre me një fakultet e diploma të ministrave, që i fituan në vendlindjet e tyre nga 4-7 vota, me kryetar qeverie që i humb zgjedhjet në komunë dhe fiton në shtet. Këta jemi në kombinime inatçore në politikë.

Pse u burgos Ramush HARADINAJ në Francë në tokën zvicerane?

Kambanat po bien, si tha këto ditë kryeministri Edi RAMA. Por deri sa pushtetarët tanë të mos dinë se për kë do të bien kambanat, Ramush HARADINAJ po qëndron i burgosur në Francë. Edhe për këtë burgosje po flitet se Serbia është informuar kur udhëton Haradinaj. Dhe burgimi kishte për qëllim që të ndodhë në tokën e Zvicrës, aty ku në ditarin tim më 1991 shënova se: "Këtu në Zvicër vlojka uji në akull". Po thuhet se gisht në burgosje ka Serbia, por edhe Kosova, madje të dy subjektet së bashku. E vërteta, shërbimet tona janë shumë të "profesionalizuara" dhe do të kenë ditur sikur në rastin e Kumanovës, por "paqësor jemi dhe nuk na gjendet lloji në planet". Nëse sërish Serbia kërcënohet me luftë, e dikush këtë kërcënim po e quan "llafe", më duhet patjetër ta publikoj një bisedë shumë të rëndë me prof. Mark Krasniqin në Zvicër më 1991. Në mbrëmje pas shumë tubimeve që u mbajtën atë ditë, profa më tha qortueshëm: "Ti Hakif po flet për luftën si mjet të çlirimit, nuk na duhet lufta fare, sepse kemi rreshtim paqësor". Aty ishte akademik Idriz Ajeti që tërë kohën heshti dhe nuk shfaqi kritikë fare. Dhe, pasi që u kalua muri i respektit që kisha për këta kolos prej pedagogësh, u vërsula shumë rreptë: "Profesorë të nderuar, Serbia na ka shpallur luftë më 23 mars 1989. Ne duhet ta pranojmë luftën, dhe të mbrohemi, përndryshe Milloshi po shkon me shkallëzim në shfarosejn tonë sikurse ka bërë gjenerata e Jovan Ristiqit më 1877 në Toplicë dhe Evropa i ka pranuar rezultatet e aktit të kryer. Unë jam historian dhe kam profesion filozofinë e politikës. Do ta shohim në vijim, se politika paqësore është shumë afirmative, por afirmativizimin nuk po e respekton okupatori". Ne duhet të përgatitemi në shkallë evolutive dhe një ditë t`ia shkrepim edhe ne me adetet tona, me zakonet tona, me armët tona të pakta, por çlirimtare. Ata që ishin aty filluan të aplaudojnë. Dhe pak më vonë, do të më qortojë një profesor shumë i nderuar me faktin se në tubime: " Unë po flas shumë më tepër se akademikët e respektuar". E pranova vërejtjen, dhe nuk e përsërita , por nga pozicioni i luftës së imponuar që të mbrohemi nuk hoqa dorë kurrë. E sot, të gjithë ata që po quajnë luftën speciale të Serbisë me Rusinë prapa: "Kemi të bëjmë me një tigër prej letre", disi po më duket se po na përsëritet historia, vetëm aktorët e "Hamletit" janë më të shmikuar. Deputetët e Parlamentit Kosovës krihen para pasqyrës, shkojnë në seanca, regjistrohen dhe i marrin mëditjet. Pastaj dalin nga ndërtesa e Kuvendit për të punuar edhe jashtë orarit për ndonjë tender në orar. Në këto rrethana Serbia në të gjitha anët na i ka vënë pritat. Tani manipulohet me një draftrezolutë në BE, sepse në "Kosovë ka kundërthënie". E vërteta kjo është "një shpejtësi e tretë", nëse asociacioni dështon sepse demarkacioni është sigurisht në pozicion të dështuar. Kështu Serbia ka shansin të kërcënohet e popat nuk mahiten, sepse Specialja ua ka krijuar kushtet për luftë speciale.

*****

Nga Floripress/Flori Bruqi


 Hakif Bajrami  është historian  i mirënjohur shqiptar. U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së BPodujevës , Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Podujevë.

 Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare.

Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Podujevës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”.

 Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Podujevë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975.

Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Botime nga Prof.Dr.Hakif Bajrami


1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May : Donald : Trump e kupton vlerën strategjike të NATO-s

Donald Trump, Theresa May

Një ditë pas inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministrja e Britanisë, Theresa May është shprehur se Donald Trump e kupton vlerën strategjike të NATO-s dhe e njeh rëndësinë e domethënien e saj.

Deklarata e May vie pas shqetësimeve që janë ngritur pas deklaratave të më hershme që Trump ka dhënë për NATO-n, të cilën e ka quajtur një organizatë të vjetruar, ndërsa aleatëve të SHBA-ve u ka kërkuar të paguajnë më shumë për NATO-n dhe sigurinë e tyre.

May në një intervistë për “Financial Times” është shprehur që beson se Britania e Madhe mund të zhvillojë një marrëveshje të re tregtare me SHBA-të, ndërsa pret që të takohet së shpejti me Trumpin në Uashington.

Gratë e botës kundër Donald Trumpit

Gratë në mbarë botën marshojnë kundër Trumpit


Mijëra njerëz në më shumë se 600 qytete kanë dalë në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave" në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Mijëra njerëz në më shumë se 600 qytete kanë dalë në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave" në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Ju lutem, mos i vrisni serbët, tha Vuçiq...

Image result for adriatik kelmendi


 Adriatik Kelmendi

...edhe pse ka më shumë se 10 vjet, sigurisht, që në Kosovë nuk ka pasur ndonjë vrasje me motive etnike. Për çfarë vrasjesh e ka fjalën Vuçiq?! Apo mos duhet përgatitur që në ditët në vijim të shohim edhe ndonjë “Panda” tjetër?!

1.
TRENI RUS me mbishkrimet në 21 gjuhë “Kosova është Serbi” arrin në stacionin në veri të Mitrovicës.
“Kjo nuk është asgjë e re. Ne vetëm kemi udhëtuar nga Beogradi, nëpër Serbinë qendrore dhe kemi ardhur në Krahinën tonë jugore, në Kosmet”, flet me triumfalizëm, Marko Gjuriq, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
I rrethuar me klerikë serbë, ai u buzëqesh gazetarëve që kanë udhëtuar me trenin e njëjtë me të, derisa një bashkudhëtar ia hedh rreth qafës një flamur të Serbisë.
“Të mos na ftohesh, se na duhesh, shef”, i thotë. “Pa ju s’kemi jetë ne këtu”.
“Mos u mërzitni. Këtu jemi në tokën e shenjtë të Serbisë. Së shpejti me këtë tren do të vazhdojmë për në Fushë-Kosovë e Ferizaj”, ia shtrëngon shpatullat Gjuriqi.
“Bravo, shef! Ky tren e vërtetoi se Kosova ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë Serbi”.

2.
TRENI RUS sapo ka kaluar në territorin e Kosovës. Udhëtarët, bashkë me përfaqësuesit e qeverisë së Beogradit dhe klerikët, këndojnë me zërin në kupë të qiellit.
Njëra nga manekinet, e veshur si stjuardesë, ia mbyll syrin Gjuriqit me erotizëm. Ai e thërret që t’u bashkohet në këngë.
Sapo e bën hapin e parë, një xham i trenit thyhet. Ajo kap qafën për ta mbuluar gjakun.
“Po na sulmojnë! ‘Shiptarët’ po na gjuajnë”, bërtet dikush.
Në panik, të gjithë shtrihen në dyshemenë e trenit.
Thyhen edhe dy xhama të tjerë.
“Do të na vrasin të gjithëve”, thërret manekinia.
“Shtrenjtë do ta paguajnë këtë ‘shiptarët’”, i siguron Gjuriq. “Do ta marrin atë që po kërkojnë”.
Një ditë më vonë, në 11:00 të mëngjesit, Gjuriq mban konferencë shtypi në qendër të veriut të Mitrovicës. Në një tavolinë të improvizuar ka prezantuar disa plumba, një granatë të pashpërthyer dhe disa gurë të mëdhenj.
“Siç e keni dëgjuar mbrëmë në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit, kryeministri Aleksandar Vuçiq u ka telefonuar të gjithë liderëve të shteteve, duke kërkuar nga ta që të mos lejojnë spastrimin etnik të serbëve nga Kosova. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Rusia ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën ne presim që të shfuqizohet Rezoluta 1244 dhe që ushtria serbe të hyjë në territorin e krahinës jugore, për t’i ruajtur serbët që po vriten nga ‘shiptarët’”.
Qytetarët duartrokasin. Disa prej tyre kanë qëndruar në shesh, duke protestuar që nga mbrëmja e kaluar.
“Na jepni armë, duam armë!”, dëgjohet dikush.
"S’ka nevojë që ju të shqetësoheni. Bota tashmë e ka të qartë se shqiptarët nuk duan asnjë serb në Kosmet”, e porosit Gjuriq. "Nga sot ne kemi ndërprerë çdo kontakt me institucionet e përkohshme qeverisëse të Prishtinës, do të tërhiqemi nga secili obligim që kemi marrë nga dialogu në Bruksel dhe do të shpallim organet serbe vetëqeverisëse. Kemi urdhëruar secilin zyrtar serb që t’i lëshojë institucionet e Prishtinës, qoftë në qeveri, qoftë në parlament, gjyqësi ose kudo”.
I ngre dy grushte në drejtim të qiellit:
“Mjaft më, Kosmeti është tokë serbe”.

3.
TRENI RUS është njëri nga veprimet e ndërmarra nga Beogradi me synimin që ta zërë “trenin e fundit”, siç duket të besojnë ata, për të shpëtuar diçka nga humbja e Kosovës.
Dy skenarët e mësipërm, cilido që do të realizohej, do të nënkuptonte triumf për qeverinë serbe. Nëse treni do të qarkullonte lirisht deri në Mitrovicë, mesazhi do të ishte se deri në Mitrovicë është Serbi. Nëse treni do të sulmohej, mesazhi do të ishte se jetët e serbëve janë të rrezikuara në Kosovë dhe për këtë Beogradi duhet ta aneksojë veriun dhe komunat me shumicë serbe, në mënyrë që t’i mbrojë serbët.
Të dy këta skenarë ranë në ujë për shkak se treni nuk u lejua të hynte fare në Kosovë.
Mirëpo, me këtë nuk kanë përfunduar edhe provokimet e Beogradit për të krijuar pozicion faktik politik në terren, në mënyrë që pastaj të hyhet në një fazë të re negociatash, me qëllimin final - ndarjen e Kosovës.

4.
NË SYTË E qeverisë së Vuçiqit nuk ka një moment më të përshtatshëm për të bërë përpjekjen e fundit për ta ndarë Kosovën.
Klasa politike në Kosovë është pikë e pesë ndërmjet vete.
Bashkimi Evropian është i mbingarkuar me problemet e brendshme, me krizën e refugjatëve, Sirinë e BREXIT-in, saqë nuk ka kapacitete të mjaftueshme edhe po të dëshironte të merrej me krizën e re në Kosovë.
Dy shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania e Franca, së shpejti hyjnë në fushatat për ciklet zgjedhore shumë të rëndësishme për to.
SHBA-ja është e preokupuar me ndërrimin e administratës dhe Presidentit të ri Trump do t’i duhet kohë për t’u marrë me Ballkanin.
Rusia, sakaq, synon që t’i shfrytëzojë të gjitha këto, në mënyrë që të rritë ndikimin në Ballkan, para se edhe Mali i Zi zyrtarisht të bëhet pjesë e NATO-s.
Në këtë frymë, edhe muri në veri të Mitrovicës.
Në të njëjtën frymë, edhe arrestimi i Haradinajt dhe këmbëngulja që ai të ekstradohet me çdo kusht në Serbi.
Beogradit, në fakt, fare nuk i intereson muri. Njësoj siç fare nuk i intereson të “arrihet drejtësia” me gjykimin e Haradinajt. Beogradit i intereson vetëm që shqiptarët të provokohen, të bien në grackë, të sulmojnë serbët në Kosovë dhe këtë ta përdorë pastaj si argument - se shqiptarët nuk duan të jetojnë me serbët.
Beogradi llogarit se gjakrat do të nxehen edhe me ndonjë arrestim me peshë nga Gjykata Speciale në Kosovë, me të cilin përçarja ndërmjet partive politike, gjegjësisht përkrahësve të tyre, vetëm sa do të rritet dhe që, mundësisht, shqiptarët të fillojnë ta luftojnë njëri-tjetrin e të mos kenë kapacitete për t’iu kundërvënë planit serb.

5.
KA MË SHUMË se 10 vjet, sigurisht, që në Kosovë nuk ka pasur ndonjë vrasje me motive etnike.
Mirëpo, kryeministri serb, Vuçiq, në konferencën e shtypit, pas dështimit të hyrjes së “trenit rus” në Kosovë, “i luti shqiptarët që të mos i vrasin serbët në Kosovë”.
Për çfarë vrasjesh e ka fjalën Vuçiq?!
Apo mos duhet përgatitur që në ditët në vijim të shohim edhe ndonjë “Panda” tjetër?!
Ta kemi të qartë: Në Kosovë janë rreth 95% shqiptarë.
Për Kosovën vendos Prishtina, jo Beogradi.
Konflikti Kosovë-Serbi i konvenon vetëm Serbisë, në mënyrë që të provojë të fitojë bile diçka nga ajo që ka humbur.
Shqiptarët s'kanë arsye t'u bien daulleve të luftës.
Shqiptarët s'kanë pse ta luajnë lojën e Serbisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Prof.Dr. Sali Berisha : Akademik Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës shqiptare



Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka shkruar se e nderon përjetë gjeniun e politikës shqiptare.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta! Në nderim perjete gjeniut te politikes shqiptare, arkitektit te Kosoves se Pavarur, mikut tim, presidentit Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Strasburgu, qendër e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Qendër e Këshillit të Europës, ka qenë nikoqir i protestuesve shqiptarë.


Protestë për Haradinajn në Strasburg


Me flamuj shqiptarë dhe amerikanë, me fare pak të Kosovës dhe pa asnjë të Francës, qindra bashkëkombës kanë protestuar për lirimin e Ramush Haradinajt

Strasburgu, qendër e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Qendër e Këshillit të Europës, ka qenë nikoqir i protestuesve shqiptarë.

Ndërkohë, mijëra qytetarë sot në Prishtinë kanë protestuar për Haradinajn.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë, me një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar përmes INTERPOL-it që nga viti 2004. Pas 8 ditësh mbajtje ai është lënë i lirë me kusht, duke u obliguar që të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici. Kësisoj, deri në një vendim të ri të Gjykatës në Colmar.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk priten ndryshime të mëdha në politikën në e jashtme të SHBA-së, pas marrjes së detyrës së presidentit nga Donald Trump.

Image result for Kyle Scott
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kyle Scott


Ambasadori amerikan në Beograd,lartëmadhëria e tij Kyle Scott ka thënë se nuk pret ndryshime të politikës së SHBA-së as kur bëhet fjalë për Ballkanin.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga administrata e re që do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit, që do të thotë se ne ende mbesim për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe në pajtimin mes vendeve”, ka thënë Scott, raporton FoNet, përcjell koha.net.

Edhe kur ishte zgjedhur president Donald Trumpi, Scott kishte thënë se nuk pret që interesant e SHBA-ve në Ballkan të mbeten të njëjta.

“Do të fokusohemi në stabilitet, pajtimin rajonal, do të inkurajojmë vendet e rajonit të vazhdojnë modernizimin dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, kishte deklaruar Scott.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...