Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/23

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për deputetin Alfred Peza: Akuzohet për tre vepra penale

Deputeti Alfred Peza nën hetim
 për pastrim parash
Pas hetimit administrativ të hapur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI), Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka regjistruar hapjen e hetimeve "kryesisht" në ngarkim të deputetit Alfred Peza pasi bashkëshortja e këtij të fundit bleu 113 milionë lekë aksione në Bankën Credins.


Banka Credins është aktualisht një nga dy bankat e vetme me kapital kryesisht shqiptar në Shqipëri. Sipas të dhënave mbi aksionerët e kësaj banke të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Ndini bleu afro 523 mijë aksione ose 1 për qind të aksioneve të bankës me vlerë nominale prej 54 milionë lekësh nga Aleksandër Pilo, një nga aksionerët më të hershëm të bankës. Kontrata e transferimit, e publikuar në prill 2015 në QKB tregon se këto aksione u blenë nga Ndini për 113 milionë lekë. Që nga prilli i vitit 2015, Banka Credins ka ndërmarrë disa herë rritje të kapitalit aksioner përmes moshpërndarjes së fitimeve apo përmes emetimit të kuotave të reja të aksioneve. Aktualisht Ndini disponon 0.79 për qind të aksioneve të bankës.

Inspektoriati dhe drejtuesi i inspektoriatit Shkëlqim Ganaj kanë qenë nën akuza gjatë kohëve të fundit për inaktivitet në hetimin e rasteve të dyshuara për pasuri të pajustifikuara për konflikt interesi. Prokuroria e Përgjithshme ka hapur aktualisht hetime ndaj Ganajt për mungesë hetimesh.

Zyrtarët e lartë të zgjedhur apo të emëruar kanë detyrimit të deklarojnë pasuritë dhe interesat e tyre private që nga viti 2003.

Inspektoriati pritet ta hetojë Pezën jo vetëm për burimin e pasurisë, por edhe për mundësinë e konfliktit të interesave. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deputetët nuk mund të kenë interesa në kompani që ka “veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Mbetet për t’u parë nëse aktiviteti i zakonshëm i Bankës Credins bie apo jo në këtë klauzolë të Kushtetutës.





Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Peza vendoset në hetim për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Deputeti i PS pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë të caktuar me cështjen në ngarkim të tij.

Këtë të premte në prokurori është paraqitur dhe ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli.

Ajo ka pranuar që të bashkëpunojë me institucionet e akuzës me kushtin që ti sigurohet jeta e djalit, pasi ka frikë për sigurinë e tij.

"Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshortin Alfred Peza" mësohet se është shprehur ajo para prokurorëve që po hetojnë dosjen.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu ILDKP, Shkëlqim Ganaj dhe kreu i KLSH, Bujar Leskaj po zhvillojnë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm.

Hetimi për deputetin e PS nisi pas publikimit të lajmit në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë.

Peza është shprehur se mirëpret vendimin e ILDKPI për kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ mbi pasurinë e familjes së tij, pasi 'aksionet i kemi blerë nga kursimet e shumë viteve punë'.

Por Shqiptarja.com zbardhi pak ditë më parë një dokument, i paraqitur para gjykatës për një çështje private, nga i cili rezulton se, paga bruto e Alfred Pezës tek Ora Neës ishte 80 mijë lekë në muaj. Në vitin 2010, për një çështje private, Peza ka paraqitur një vërtetim page, lëshuar nga Ora Neës.

Sipas dokumentit zyrtar që punëdhënësi ia ka lëshuar Pezës, rroga e këtij të fundit rezulton 80 000 lekë. Meqenëse në vërtetim reflektohet paga bruto, paga e tij neto është rreth 60 mijë lekë.

2017/01/22

Presidenti amerikan, Donald Trump, në ditën e parë të detyrës së tij pasi ka vizituar qendrën në Virginia të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), është shprehur se mediat kanë krijuar një perceptim sikur ai vetë ka një urrejtje ndaj institucioneve të inteligjencës dhe ka shtuar se është pranë CIA-s.

Image result

Pas debateve Donald Trump-CIA, që u shkaktuan pas pretendimeve se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në favor të Trumpit, vihet në dukje se ka sinjale për normalizimin e marrëdhënieve pasi presidenti vizitën e parë të tij e ka kryer në qendrën e CIA-s.

"Unë jam me ju 1,000 për qind. Askush nuk është me ndjenja më të forta se Donald Trump për institucionin e inteligjencës dhe kundrejt CIA-s. Jam prapa jush dhe do të qëndroj edhe më shumë prapa jush", është shprehur presidenti amerikan i cili është takuar me punonjësit e CIA-s.
Central Intelligence Agency

Ndër të tjera duke akuzuar median amerikane për mos sinqeritet, Trump është shprehur "E dini se kam një luftë që vazhdon me median. Ato janë më të padenjët në tokë. Shprehen se mes meje dhe institucioneve të inteligjencës ka një urrejtje. Shkaku i pranisë time këtu është kundërshtimi i këtyre pretendimeve."




Në takimin ku morën pjesë afërsisht 400 punonjës të CIA-s, Trump ka shtuar se "Ju respektoj. Ne do të fillojmë përsëri të fitojmë dhe ju do të jeni në krye të kësaj."

Ç'farë bëri Barack Omaba për Kosovën, pak ditë para se të largohej nga posti i Presidentit


Ish presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i ka dërguar për ratifikim Senatit amerikan Traktatin e Ekstradimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, të nënshkruar në Prishtinë në mars të vitit 2016, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në kërkesën dërguar Senatit thuhet se Traktati do të zëvendësojë "Traktatin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Serbisë për ekstradimin reciprok të të ikurve nga drejtësia, të nënshkruar më 25 tetor 1901", dhe që tani i referohet Republikës së Kosovës si shtet pasues i ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Traktati i ri thuhet se do "zëvendësojë një listë të vjetruar të veprave të ekstradueshme me një qasje më moderne ndaj 'krimit të dyfishtë', që do të mundësonte ekstradimin për vepra të tilla si pastrimi i parave, krimeve kibernetike dhe vepra të tjera të reja që nuk shfaqen në listën e Traktatit të vitit 1901".

Gjithashtu, traktati parasheh "se ekstradimi nuk duhet të refuzohet në bazë të shtetësisë së personit të kërkuar dhe përmban një klauzolë të modernizuar për "vepër politike"

Melania Viktor Knavs-Trump është nga Sllovenia

Image result for melania trump

Kur Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump u përurua më 20 janar 2017, gruaja e tij, Melania është nga Sllovenia dhe bëhet zonja e dytë e parë e vendit e lindur jashtë SHBA-ve.


Donald Trump është Presidenti i 45-të i SHBA-ve, por Melania është zonja e parë e 42-të, kjo pas tri nga gratë e Presidentëve ndërruan jetën përpara se bashkëshorten e tyre të vinin në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Image result for melania trump

 Melania Knauss -Trump ka lindur 26 prill 1970 në ish-Republikën Jugosllave të Sllovenisë, tani thjesht Sllovenia në një vend të vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të pastër të rrethuar nga Austria, Italia, Hungaria dhe Kroacia.

Image result for melania trump

Ajo e la atdheun e saj duke ndjekur karrierën në fushën e modelimit dhe molosë. Tani, bashkëkombësit e saj janë duke e përpjekur për të shfrytëzuar imazhin e vajzës së tyre që gruaja e Presidentit më të fuqishëm të botës.

Image result for melania trump
Jakob Susteric, që ka një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti slloven, thotë se deri më tani pak kush e njeh Slloveninë, por së shpejti kjo do të ndryshojë.

Image result for nena e melania trump Amalija

“Kjo është një mundësi e madhe që kombi ynë prej 2 milionë banorësh, merr rol në Evropë, në botë”, tha ai, duke shtuar gjithashtu se kjo reflekton edhe në Shtetet e Bashkuara.

Related image

Një mik i familjes në Sevnica, qytet me rreth 5 mijë banor, thotë se babai i saj Viktor Knavs, ishte pak a shumë si Trump-njeri ambicioz, biznesmen i mirë, gjithmonë i angazhuar për të përmirësuar jetën e tij përtej fitimeve nga shitja e makinave në një kompani shtetërore.

Image result for nena e melania trump Amalija
Nëna e saj, Amalija, ishte modele në fabrikën e veshjeve për fëmijë.



Melania u takua me Donald Trump në një ngjarje të modës në Nju Jork në vitin 1998, për t’u martuar në vitin 2005.

Ambasadorët dhe zyrtarët që ndryshoi Donald Tramp

Image result for donald trump

Presidenti i ri amerikan, Donald Tramp, ka dërguar në Senat për konfirmim një listë të gjatë zyrtarësh, të cilët duhet të përfshihen në poste të rëndësishme në administratën e re.

Në listë janë emra ambasadorësh dhe politikanësh, të cilët do të zëvendësojnë të emëruarit nga Barak Obama.

Të zgjedhurit e Donald Trampit duhet të konfirmohen nga Senati Amerikan. Disa prej tyre e kanë kaluar procedurën me shpejtësi.

Lista

Terry Branstad, ambasador në Kinë.

Benjamin S. Carson, Sr., sekretar për Zhvillimin Urban.

Elaine L. Chao, sekretar për Transportin.

Jay Clayton, anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Këmbimin, duke zëvendësuar Daniel M. Gallagher, Jr.

Daniel Coats, of Indiana, drejtor i Inteligjencës Kombëtare, duke zëvendësuar James R. Clapper, Jr.

Elisabeth Prince DeVos, of Michigan, sekretare për Edukimin.

David Friedman, ambasador në Izrael.

Nikki R. Haley, ambasadore në OKB.

John F. Kelly, sekretar i Sigurisë së Brendshme.

Robert Lighthizer, përfaqësues tregtar i SHBA-së.

James Mattis, sekretar i Mbrojtjes.

Linda E. McMahon, administratore në Administratën për Bizneset e Vogla.

Steven T. Mnuchin, sekretar për Thesarin.

James Richard Perry, sekretar për Energjinë.

Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, duke zëvendësuar John Brennan.

Thomas Price, sekretar për Shëndetësinë dhe Shërbimet Njerëzore.

Scott Pruitt, administrator për Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit.

Andreu F. Puzder, sekretar i Punës.

Todd M. Ricketts, zv/sekretar i Tregtisë.

Uilbur L. Ross, Jr., sekretar për Tregtinë.

Jeff Sessions, prokuror i Përgjithshëm.

David J. Shulkin, sekretar për Çështjet e Veteranëve.

Rex Tillerson, sekretar i Shtetit.

Seema Verma, administrator i Qendrës për Shërbimet Mjekësore dhe Ndihmën Mjekësore.

Vincent Viola, sekretar i Ushtrisë.

Ryan Zinke, sekretar i Brendshëm.

Kodi sekret që duhet të përdorë Donald Trump kur bën seks me të shoqen e tij,znj.Melania Trump.

Related image

Një nga adresat më të famshme në botë ndodhet në Washington. Natyrisht, fjala është për adresën 1600 Pennsylvania Avenue North West, ku është e vendosur Shtëpia e Bardhë, bosët e së cilit nga kjo e premte janë anëtarët e familjes Trump.

Image

Shtëpia e Bardhë, logjikisht, ka rregullat e veta, e duke pasur parasysh nivelin e sigurisë dhe konfidencialitetit në pothuajse çdo gjë që ndodh atje, është e qartë se për shumë gjëra duhet përdorur kode të veçanta, shkruan Sun.

Related image

Midis tyre është kodi që presidenti i ri, Donald Trump, duhet ta thotë në momentet e intimitetit me Zonjën e Parë, Melania.

Image result for trump and melania

Fjala është për të njëjtin kodi të përdorur nga Barack Obama, dhe ajo është: diskutimi për problemin e Bosnjës. Pra, Trumpi mund të mos jetë në dispozicion të bashkëpunëtorëve, sepse me gruan është duke diskutuar problemin e Bosnjës. Kështu së paku thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Rochon.

Ç'tha Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova për shkrimtarin shqiptar Adem Demaçin


Image result for ibrahim rugova dhe adem demaci

Adem Demaçi vazhdon të hedhë “gur e dru” mbi presidentin Ibrahim Rugova edhe pas amshimit, kurse ka qenë vetë presidenti Ibrahim Rugova, i cili me fjalë të ëmbla i ka uruar mirëseardhje Adem Demaçit në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, menjëherë pas lirimit të tij nga burgu.

Lexojeni se me çfarë fjalë të ngrohta e priti presidenti Rugova Adem Demaçin:

Më 18.V.1990, në një atmosferë të përzemërt, mysafir i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte Adem Demaçi, njëri nga ata që krijoi bërthamën e saj dhe njëri nga pionierët e letërsisë shqiptare që krijohet në Jugosllavi.


Në këtë pritje të shkrimtarit, fjalën e rastit e mbajti dr.Ibrahim Rugova, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, i cili, midis tjerash, tha:

I dashuri dhe i nderuari Adem Demaçi, ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Më lejoni që këtë fjalë rasti ta filloj me moton e romanit Tuaj të njohur “Gjarpinjtë e gjakut”, njërit nga romanet më të njohura shqiptare: ”Jo atyne që janë trima me ngreh gishtin e krimit, po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit”.

Po e filloj me këtë moto, sepse është një formulë universale, e dalë nga shpirti i shkrimtarit, për paqe e mirëkuptim midis njerëzve.
Related image


Pra, Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh. Themi kështu, sepse shkrimtari deshi me veprën e tij të heq e të zhdukë një të keqe të popullit të tij – gjakmarrjen. Po ashtu, vizionin e ndritur të romanit po e përjetojmë sot, kur, si në antikën greke dhe ilire, shqiptarët po i falin gjaqet, po i shuajnë gjarpinjtë e gjakut dhe po bëhen pajtimet.

Image result for ibrahim rugova dhe adem demaci

Sot, thuaja të gjithë, jemi bërë personazhe të mesazhit të romanit Tuaj – të pajtimit dhe të harmonisë. Kjo ngjet vetëm te popujt e moçëm, që dinë të falin, që dinë të mos harrojnë, e po ashtu, që nuk dinë të hakmerren.

Image result for ibrahim rugova dhe adem demaci

Sot në këtë ditë gëzimi për gjithë shkrimtarët shqiptarë, nuk do të flas për burgjet Tuaja 30-vjeçare. Të gjithë këtë po e quaj qëndresë njerëzor dhe intelektuale, që dinë dhe mund ta mbajnë vetëm shkrimtarët e vërtetë, të cilët pos veprës, i mbajnë edhe bindjet politike dhe njerëzore.

Fati Juaj është fati i një pjesë të shkrimtarëve shqiptarë dhe i letërsisë shqiptare. Ju nuk pësuat vetëm për bindjet politike, që bolshevizmi i shpalli armiqësore, po edhe pse ishit ndër të parët dhe më të rinjtë që shkruanin në shqipe, pse ishit shkrimtar i mirë dhe me aftësi të rrallë letrare dhe me bindje të thella humaniste për popullin Tuaj dhe për të tjerët. Pushteti totalitar gjithmonë u frikësohet shkrimtarëve të mirë dhe të aftë.

Related image

Më lejoni, i nderuari Adem, ta mbyll këtë fjalë me dëshirën tonë të madhe që t’ju mbajë shëndeti dhe të na dhuroni edhe ndonjë kryevepër, sepse ende jeni në moshën e burrërisë, ende jeni me Diellin, siç i klasifikonte moshat shkrimtari ynë i vjetër Pjetër Bogdani.

Ju faleminderit që gjetët kohë të jeni me ne – me trup e me shpirt, sepse me shpirt dhe me vepër gjithmonë keni qenë me ne.

(“Rilindja”, Prishtinë, 19.V.1990)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...