Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/26

Historia pas letrës më të gjatë dhe të ndjerë të dashurisë në letërsi


Katër vjet pas përfundimit të lidhjes së gjatë dhe të trazuar me Violet Trefusis, poetja dhe novelistja angleze Vita Sackville-West ra në dashuri me Virginia Woolf, 10 vjet më e madhe në moshë. Lidhja e tyre ishte e vrullshme dhe me ulje-ngritje dhe ndryshime gjatë viteve që ato ishin bashkë.
Djali i Vitës, Nigel Nicolson, e ka përshkruar me ndjeshmëri marrëdhënien e tyre në një botim të vitit 1973, duke u bazuar në letrat e së ëmës për të hedhur dritë mbi ndjenjat e forta që këto dy gra ndanë për njëra-tjetrën që ditën e parë kur u njohën deri kur Vita mësoi për vdekjen e Virginias.
Lidhja e tyre e pazakontë nisi në dhjetor 1922, kur Virginia ishte 40 vjeçe. Katër ditë pas takimit të tyre të parë, Virginia e ftoi Vitën për darkë. Vita i shkroi të shoqit, diplomati Harold Nicolson, po ashtu homoseksual, në një letër:

“Unë e adhuroj Virginia Woolf, jam e sigurt që edhe ti do të jesh i të njëjtit mendim. Ajo është kaq e thjeshtë. Në fillim të duket sikur është thjesht e zakonshme, pastaj një lloj bukurie shpirtërore e saj të imponohet dhe të magjeps edhe vetëm kur e sheh. Mbi të gjitha është kaq e zgjuar dhe e artikuluar.
Rrallë mund të më tërheqë dikush në këtë mënyrë. Mendoj se të njëjtën gjë ndjen edhe ajo. Më kërkoi të shkoj në Richmond, ku ajo jeton. I dashur, më duket se kam humbur mendjen”.

Gjatë 5 viteve në vijim, Vita e humbi mendjen komplet dhe lidhja mes tyre u bë edhe më e fortë.
Vita u bë e dashura dhe muza e Virginias, që e frymëzoi shkrimtaren të shkruante romanin “Orlando”, që revolucionalizoi politikat mbi lidhjet homoseksuale dhe që Nicolson e quan letrën më të gjatë dhe të ndjerë të dashurisë në letërsi.

Përgatiti: E. Qose

DËNIMI ME DËBIM NGA PUNA I SHKRIMTARIT PETRIT PALUSHI

Tungjatjeta presidenti im, zoti Rugova!

Shkruan: Rexhep Shahu

Petrit Palushi – është shkrimtari i fundit i dënuar nga qeveria me dëbim prej pune. Për pasojë, në kushtet e lirisë me leje qeverie, ai automatikisht është dënuar nga qeveria me uri. Se qeveria jonë e heq nga puna dhe i thotë shkrimtarit, derdhu në udhë, lëshohu në udhë dhe nuk i ofron një punë tjetër, një mundësi tjetër. Dhe ne që nuk i dalim zot njëri – tjetrit tradicionalisht, historikisht, nuk them se fërkojmë duart nga gëzimi, por heshtim. Se kështu kemi heshtur gjithmonë kur janë dënuar shkrimtarët, kur janë varë, kur janë pushkatuar, kur janë burgosë, kur janë dënuar me uri, kur janë dëbuar në harrim e shpërfillje.

Unë kam heshtë, ti ke heshtë, ai ose ajo ka heshtë, ne kemi heshtë, ju keni heshtë, ata ose ato kanë heshtë. Heshtja jonë prej frikës apo për çfarëdolloj arsye apo kompromis ka qenë, është e do të jetë kriminale, ka vaditë lulet e krimit shtetëror ndaj shkrimtarëve.

Image result for petrit palushi

Petrit Palushi

Shkrimtari Petrit Palushi ishte disa vite drejtor i Radio Kukësit.

U hoq nga puna, u hoq fare, nuk iu ofrua një vend tjetër pune, një rrogë tjetër, sepse vendi i punës përkthehet në rrogë në Shqipëri, që është i vetmi vend në botë besoj ku heqja nga puna është tragjedi sepse nuk gjen më punë, nuk të ofron askush punë, se nuk ka punë, veç punë nuk ka në këtë vend, se nuk çel askush vende pune se qeveria e pushteti nuk punon aspak asnjëherë për me çelë vende pune dhe bizneset tona nuk janë aq të kamura e aq sociale sa të mbajnë me rrogë buke shkrimtarët.

Aq më tepër vende pune për një rrogë për një shkrimtar nuk kujdeset të hapë. Se qeveria e di se pas dy-tre dekadash harrohet krejt qeveria, harrohet emir i kryeministrit të radhës por librat e shkrimtarëve lexohen në të gjitha kohët, jetojnë në gjithë kohët.

Piktorët e mëdhej punësohen si kryeministra e ndoshta ndoshta edhe si liderë rajonalë, shkrimtarët jo, nuk ka punë për to, le të shkruajnë historinë. Ndoshta është faji i shkrimtarëve vërtetë se nuk e shkruajnë ditën, tragjedinë e ditës se po ta shkruanin qeveria do varrosej.

E Petrit Palushi për fatin e tij të keq shkruan libra, është romancier, shkruan romane. Qeveritarët tanë nuk shkruajnë dot as shkresa të sakta dhe romanet nuk i lexojnë. Qeveritarët tanë lexojnë sms dashurie ku lejohen vetëm fjalët lekë, tendera a punësim me lekë.

Petrit Palushi ka mëkatuar dhe shumë e kanë lënë në punë, duhej hequr para tre vitesh, një ditë pas zgjedhjeve ku fituan rilindasit e rij, pasuesit, nipër e mbesa të bllokut komunist të Tiranës së re.

Ka mëkatuar me vakt Petrit Palushi.

Ç’iu desht Petritit të botonte krimet e pushkatimet lumjanëve në Buzëmadhe të Lumës nga brigada e pestë partizane e Husniut, Manushit, Shefqet Peçit me shokë. 22 fshtarë të Buzëmadhes u pushkatuan nga partizanët e Shefqet Peçit. U pushkatuan 22 lumjanë, 22 shqiptarë. Nuk ishin as gjermanë as italianë, as serbë, as grekë as turq as alienë.

Shkrimtari Petrit Palushi e shkroi këtë histori pushkatimesh. Ata që pushkatuan shqiptarë bënë luftë civile vëllavrasëse. Nuk e tha Petriti as nuk e bëri Petrit shkrimtari këtë luftë civile vëllavrasëse por e bënë partizanët. Por meqë e shkroi Petrit Palushi këtë histori, meqë u krua me etërit, gjyshërit, priti rrufetë Petrit, hape dorën e mbaji në grusht shigjetat e rrufeve të partisë.

I dëbuari i fundit nga puna është shkrimtari Petrit Palushi dhe nuk iu ofrua një rrogë diku tjetër nga partia meqenëse partia heq e fut në punë, meqë partia ta heq e ta vë.

U bënë 5 apo 6 shkrimtarë seriozë që hedh në rrugë qeveria, që i dënon me pamundësi, me uri, ma pamjaftueshmëri, që i zhbën para fëmijëve të tyre, i zhvlerëson para fëmijeve të tyre. Petritit iu vonua dëbimi nga dashuria e madhe që ka kryeministri për romancierin Palushi, nga adhurimi që ka kryeministri për shkrimtarët ngaqë vetë është supërartist por jo shkrimtar.

Nejse Petrit, nuk ka problem, shkrimtarë ka me shumicë qeveria, ndan edhe çmime shkrimtarësh qeveria jonë rilindase.

Pastaj shkrimtarët nuk hanë bukë, nuk kanë nevojë për ushqime, nuk kanë nevojë për lekë sepse qeveria ua garanton falas gjithçka, ua garanton falas urinë, varfërinë, shpërfilljen, mungesën totale të detyrimit ndaj atyre që shkruajnë historinë kombëtare. Vdekjen dhe ushqimin, bukën e përditshme nuk ua garanton falas.

Shkrimtari nuk është kasap. Petriti nuk shet shalqinj, as vende pune nuk shet as këmben. Ai shkruan dhe nuk di të bëjë gjë tjetër, nuk mundet të bëjë gjë tjetër, nuk ia lejon vetes ai e as vetja atij të bëjë gjë tjetër se zoti e ka dënuar të jetë shkrimtar ç’ka nuk është dot deri tani kryeminsitri ynë i ndritur e famëmadh, i përkthyer edhe në Serbi që të bëhet i famshëm si shkronjës tragjedish jashtë vendit dhe të vijë si alien e ta pushtojë botën e shkrimit ndër ne, si shkronjësi i shkruesve, si shala mbi gomar a gomari me shalë.

Pastaj mëkati tjetër gjëmëmadh i shkrimtarit Petrit Palushi është se ai i ngriti hymne Havzi Nelës, shkroi libra për të, botoi vjershat e këngët e Havzi Nelës të cilin partia e parë e rilindasve tanë të sotëm e dënoi me varje në litar në mes të qytetit të Kukësit me 10 gusht 1988.

Shkrimtari Petrit Palushi guxon e sfidon bijtë e baballarëve zulmëmëdhej, paraardhësit e partisë së sotme e cila nuk ka dënjuar kurrë të distancohet nga krimi i përbindshëm varja në mes të sheshit e poetit Havzi Nela.

Paguaj mëkatet tua ti shkrimtar Petrit Palushi. Paguaji se nuk i shpëton dot partisë ti djalë. Edhe në vrimë të miut të hysh, të gjen partia tonë.

Pastaj ti shkrimtar i dashur mëkatet i vazhdove sepse u bërë i njohur me ato romanet e tua që demaskonin pushtetin e baballarëve të rilindasve të sotëm. Ato romanet e tua vërtetë që nuk i bëjnë dot shokët e partisë, por nuku lejohet të demaskosh baballarët e shokëve tanë, kohën e tyre të lavdishme.

Po që e ngrite në qiell Muharrem Bajraktarin, që botove dokumente që e nxore burrë të mirë, patriot, trim, jo tradhëtar, jo vëllavrasës, kombëtarist Muharrem Bajraktarin që partia mëmë e rilindasve të sotëm vazhdon ta mallkojë si armik, harrove ti zoti shkrimtar. Paguaj mëkatet zoti shkrimtar.

Për ty shkrimtar nuk shqetësohet askush sepse ti urrehesh nga ata që kujtojnë se janë dikushi, nga ata që gënjejnë veten se janë shkrimtarë, sepse ti ua ke zënë rrugën. Pastaj ti je si tepër ironik, tallës, fishkëllues me divizionet e artit dhe brigandët e partive.

Ke shkruar pak tepër ti dhe je ngatërruar me shumë gjëra.

Ti duhet të kuptosh një gjë. Kur dënohesh ti me dëbim nga puna, me lënie pa rrogë, me uri për ty e fëmijët e tu, me pamundësi për tua plotësuar nevojat fëmijëve të tu, ti që je shumë i njohur, që jeton në Kukës dhe je adresa kryesore atje, adresa apo stacioni më i rëndësishme sot në Kukës, pra kur dënohesh ti, kur shpërfillesh ti deri në këtë masë, vajmedet për njerzit e zakonshëm, njerzit e thjeshtë, njerzit që nuk kanë atributet e tua se nuk mund t’i kenë të gjithë atributet e shkrimtarit, vajmedet për të tjerët. Të tjerët sipas kësaj logjike nuk duhet të çelin gojën, nuk duhet të ankohen, duhet vetëm ti falenderohen qeverisë e kryeministrit që i lejon të jetojnë në Shqipëri, që nuk i dëbon nga Shqipëria, pa nga puna le t’i dëbojë sa herë të dojë e kur të dojë. Ne e dimë se në Rusi dënimi më i rëndë për shkrimtarët ishte dëbimi nga atdheu. Mos doni që të kriminalizohet edhe qeveria jonë deri në këtë shkallë sa t’i dëbojë shkrimtarët jashtë atdheut.

Edhe të dojë qeveria jonë nuk e lënë ambasadorët e huaj që çertifikojnë veprimet e mbrapshta të qeverisë, që çertifikojnë edhe dëbimet nga puna të shkrimtarëve shqiptarë. Se edhe ambasadorët e dinë se ata që nuk bëhet dot kurrë bashkë janë shkrimtarët. Se po të bëheshin bashkë shkrimtarët, qeveritarët do t’ua fshinin këpucët me mindilat e tyre.

ROMANI “KËPUCËT E KALTRINËS”, I PETRIT PALUSHIT


Image result for petrit palushi

(Rrëfimi për bukurinë e munguar)

Nga Nexhat Rexha

kaltrinaNë rrjedhat jetësore krijohen ngjarjet nëpër të cilat kalojnë antagonizmat shoqërore, herë si procese e herë si metaforë e dhembjeve deri në absurditet. Kurse ndërgjegjja e njeriut nëpër këto kalime kohësh, krijon identitete nga më të ndryshmet, ato në shumë raste kanë ndërprerë e hermetizuar imagjinatën në kufizime të pakuptimta.
Këto relacione e transformime nga më të ndryshmet i përjetojmë në romanin e Petrit Palushit “Këpucët e Kaltrinës”; autori në shtjellimin e ngjarjeve ka vënë në veprim pamundësinë, por dhe dinjitetin e një brezi, më shumë si kërkim trazues për të pasqyruar historinë e një periudhe në qytetin me lartësi deri te ndërtesa gjashtëkatshe.
Bukuritë e liqenit të këtij qyteti mundësojnë zhvillimin e imagjinatës së tre maturantëve, si kërkim i diçkaje që mundëson plotësimin e një dëshire fluskë.
Duke lexuar romanin krijojmë përshtypjen se arti letrar mundëson njohjen e historisë deri në thellësi, duke i paraqitur edhe lëvizjet më të ngadalta, sepse ajo ruan më mirë se vetë historia ngjarjet e kohëve. Protagonistët e romanit me veprimet e tyre ndërlidhin fatin e kolektivitetit deri në zhgënjim, ata kërkojnë ndryshimin e këtij fati, anipse kërkimi i tyre vjen si nevojë për plotësimin e dëshirës edhe për një mbrëmje të maturës. Kërkesa e vazhdueshme në ujërat e liqenit për të gjetur njërën tapë të një këpuce (pikërisht, atë që mungonte) dhe realizimin e premtimit për një dashuri, krijon rrugët e transformimit për dalje nga mjegulla që kishte kapluar bukuritë e liqenit.
Romani “Këpucët e Kaltrinës”, syzheun e brendshëm e zhvillon me lehtësi, duke lënë të hapur rrugën e këtij brezi, jo vetëm si kërkim, por këta tre shokë gjithnjë janë kureshtarë për të depërtuar në njohjet e reja që i sjell liqeni i qytetit të tyre. Ata janë kërkues dhe këmbëngulës në idetë e tyre dhe vetë emërtimi i protagonistëve me emrat: Dardan, Etnik dhe Valton si dhe kontaktet e tyre të shpeshta me Urim peshkatarin janë frymëzim për pastërtinë emërtimeve tona.
Kaltrina si emër dhe kaltërsia e liqenit lidhin ëndrrën për të gjetur shkaqet tronditëse të njerëzve, jo vetëm të këtij qyteti në një kohë të vrazhdë diktature, por ata kërkojnë lirimin nga ky zhgënjim tronditës e krejt kjo arrin të bëjë lexuesin kureshtar përmes një tape, që nuk gjendet asnjëherë, por kërkimi për të nuk ndalon, sepse tre maturantët e këtij brezi kërkojnë një pamje krejt tjetër.
Liqeni me kaltërsinë e tij krijon mundësinë e gjetjes së paqes shpirtërore, duke sjellë nga valët e tij të panjohurën e ekzistuese. Gjetja e Biblës dhe fjalët e shkruara enkas për lexuesin kërkimtar, janë arsyet më të fuqishme të shkrimtarit për të bindur lexuesin e secilës kohë, se ky absurditet, ishte i tillë. Ai bukur ka ilustruar rrëfimin e tij në roman përmes valëve të liqenit, se jeta sado që e valëvitë dhe e ndrydh njeriun, ajo vjen nga një fuqi ekzistuese dhe besimi në Zot, mundëson fjalën dhe gjen shtegtimin për të kulluar edhe ujin e liqenit deri në pafajësi.
Veçantia e njeriut tonë ka karakteristikat e veta dhe këto elemente dalluese lidhin kohët nëpër luftëra e mite. Këto hollësi Palushi i ka paraqitur në roman me kujdes, si trashëgimni e bartur nëpër breza dhe si ruajtje për të besuar se kultura shqiptare ka frymuar gjithnjë bashkë. Ai kërkon ecjen e njeriut tonë vetëm me një ngjyrë, si tapa që mungon për Kaltrinën e Dardanit. Përmes kësaj tape autori me mjeshtri ka funksionalizuar elementin e simbolit për të ardhmen e vendit tonë të copëtuar në disa shtete të Ballkanit dhe Etniku si protagonist i romanit bashkë me Valonin shprishin valët e kohëve njerkë. Edhe pse, denoncimi i njeriut në institucion kishte përfshirë të gjitha shtresat e popullatës deri në pakuptimësi si rasti i Kaltrinës, pse ajo kishte veshur pantallona të ngushtë dhe vihen fletë – rrufe për të në tabelën e caktuar në qytet.
Në roman, Petrit Palushi ka shfaqur edhe preokupime të tjera,duke përdorur ironinë si element i rëndësishëm dhe njohje të këtij realiteti, kur fëmijët numëronin gozhdat në fletë – rrufe. Pastaj ngjyra e liqenit në disa raste i përngjante kameleonit. Ardhja e ministrit në qytet dhe pritja madhështore që i bëhet atij me brohoritjet: Partia e Punës. Një skenë që ka ironi artistike dhe i jep funksionalitet ngjarjeve të kësaj dite është edhe kjo “Në Ballkonin e katit të dytë të ndërtesës përballë, një fëmijë si dymbëdhjetë vjeç kish marrë një palë pantallona dhe, duke i shkund n`ajër vazhdonte të bërtiste: Partia e Punës ! Ministri buzëqeshi paksa dhe e përshëndeti me dorë. Tim Molla, që e luante kryet sa andej – këndej ju afrua ministrit dhe me buzëqeshje si të shpërlarë i tha:”Fëmijë të lumtur” fq. 85.
Kurse në anën tjetër paraqitet loja e fëmijëve me mbishkrimin në bunker: Muri i Berlinit. Këto janë shfaqje të përfundimit të totalitarizmit, sepse edhe fëmija shkund pluhurin e kësaj filozofie të pakuptimtë dhe rënia e Murit të Berlinit hapë shpresën e atdheut tonë në ribashkim. Pastaj takimi i të rinjve krejt rastësisht me ish-të burgosurin politik Lin Shllakun, janë sinjale për ndryshime.
Nga e tërë kjo paraqitje rrëfimore specifikojmë gjetjen e Biblës në ujërat e liqenit,si dhe fjalinë brenda Librit të Biblës, ku në një copë letër shkruhej: “Ne lutemi për ju” (fq.19). Kjo ardhje nga ideja e njeriut, valët e liqenit, e fuqia e Zotit dhe besimi në të janë rikthim i religjionit në Shqipëri, se fjala ishte e para. E këtë fuqi ekzistuese e vë në lëvizje dashuria, energjia pozitive e njeriut tonë, që ka ndjekur zhvillimet gjysmëshekullore nga shtetet tjera, rrjedhën e ngjarjeve në vendin e tij. Ndalimi i leximit të Biblës dhe leximi i saj në mënyrë klandestine, shfajësojnë njeriun e kësaj kohe, por në të njëjtën kohë përforcojnë bindjen se sa e komplikuar ishte diktatura e një shteti ndaj njeriut. Ky akumulim i zhgënjimit i ka edhe pasojat e veta dhe atë në kohën kur në Kosovë ndodhi 2 korriku i 1990-ës, po ashtu në Tiranë, ambasadat u hapën për të zhvendosur të pakënaqurit në vendet e tjera evropiane. E atdheu ynë edhe në këto turbullira kohe mbeti pa shtegdalje, në kërkim të tapës për këpucën e Kaltrinës. Ikja nga atdheu dhe kërkesa për të ikur në shtetet evropiane, dëshmojnë kërkesat e para demokratike, si realitet historik i një kohe pa kriter komunikimi të faktorit kombëtar.
Autori romanin e përfundon me dialogimin e Dardanit dhe Kaltrinës me shpresë se ata do të arrijnë në Firencen e Dante Aligierit; ky bashkëbisedim të jep reagimin pozitiv se ata janë në kërkim të dashurisë dhe besojnë se një ditë stolia e bukurisë do të shkëlqejë edhe mbi liqenin e tyre, që dikur kishte pamjen e mrrolur e të rrëmbyeshëm nga ujërat e shiut.
Romani është konceptuar në shkrimin rrëfimor, që mbart ngjarjen nga tregimi në tregim dhe si tërësi rrëfimet kanë lidhje harmonike, si në parashtrim e në ide. Dhe gjithnjë lexuesin e mbajnë të lidhur në lexim me kureshtje për pjesën vijuese. Kjo mënyrë e shkrimit, tregon qartësinë e mendimit të autorit, deri tek ideja e mesazhit të romanit.
Tërësia e mbarështrimit të romanit, ka pikësynim dashurinë, lartësimin e të bukurës, e cila vjen si kërkesë me tiparet e dukshme, e të pranueshme që të shkëlqejë estetikja. Duken bukur të parashtruara pamjet e qytetit, takimet si dhe bisedat e të rinjve, autori i fuqizon me dinjitet karakterin e njeriut si dhe për të begatuar atë në kalendarin kombëtar. E për të na afruar takimet e munguara në rrugët e rrugicat e qytetit, andej e këndej këndeve të thepisura, e të imagjinuara në mënyra nga më të ndryshmet, për njerëzit e ndarë, e për t`i pa bashkë valët e trazuara të liqenit. Kurse, ai dëshiron që njeriu bashkërisht të shohë e ndjejë kthjelltësinë, thellësinë e këtij liqeni, që çojnë kah Gjallica për pushim e komentin në kafenë e një dite. Me qëllim që e nesërmja të vijë më ndryshe, më e avancuar për këta protagonistë të trazuar dhe zhgënjimi të mundë tronditjen e një kohe sa absurde, aq edhe komplekse për këtë gjeneratë, edhe si kërkim, edhe si dashuri për Këpucët e Kaltrinës, si metaforë e këtij fundshekulli.

**************
Nga Floripress/Flori Bruqi



PETRIT PALUSHI

Shkollimi:Tetëvjeçaren dhe të mesmen në KUKËSStudimet e larta: Fakulteti Histori-Filologji, dega gjuhë e letërsi shqipe, Tiranë (1980-1984)Mbrojtja e diplomës me temë: Leksikologji (teza: Sinonimia në të Folmen e Lumës)

Njeriu që kujdesej për varrin e tij

Autor i mbi 400 shkrimeve në gazeta letrare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, SH B A, etj.Në procesin e përgatitjes për botim:FJALOR me shprehje të shqipes/50 mijë njësi

Tri motra në një qytet Image result for petrit palushi

Drejtim i shoqatës kulturore:Themelues dhe drejtues i Klubit letrar “A. Pashku” (1997 e në vijim)Gjeografia e veprimtarive: Kukës, Tiranë, Prizren, Gjakovë, Therandë.Prej vitit 1997 e në vijim organizimi i mbi 60 veprimntarive kulturore.Etj.


Related image


********


TRI MOTRA NË NJË QYTET

Autori: Petrit Palushi

Botuesi: OMBRA GVG
ISBN: 999434405-6
Faqe: 120
Viti i botimit: 2007
Romani “Tri motra në një qytet” ka një rrëfim të qartë, të ambientuar si në lokacion, ashtu edhe në kohë dhe hapësirë.





Romani “Tri motra në një qytet” ka një rrëfim të qartë, të ambientuar si në lokacion, ashtu edhe në kohë dhe hapësirë. Autori ia arrin që të zgjojë te lexuesi ndjenjën e ndonjë ngjarjeje të përjetuar, madje edhe të dëgjuar për të. Kështu, arti i romanit “Tri motra në një qytet” është realitet i një kohe artistike. Kjo bëhet sepse fati tragjik i tri motrave të një qyteti nuk është aspak i veçantë, madje as unik në Shqipërinë e një kohe dhe të hapësirës së saj në kohën gjysmëshekullore të sundimit totalitar. Ai fat mund t’i ketë ndodhur secilës femër, secilit mashkull, madje secilit shtetas, pse jo edhe jo shtetas të Shqipërisë së asaj kohe, që ishte shndërruar në një kamp përqendrimi për shtetasit dhe të gjithë ata që ia mësynin atij vendi përrallor të një sistemi të ideologjizuar.
Edhe pse në këtë roman, shkrimtari Petrit Palushi nuk mëton të ndjekë rrugën e nëntekstit apo edhe të shtresimit simbolik, prapëseprapë ai nuk ngurron që personazhet e tij t’i pajisë me elementet e një bagazhi artistik-lirik, pse jo edhe metaforik.
Tri motrat Lisi kanë fatin tragjik sepse ardhja e tyre në Shqipëri krijon tragjedi familjare. Përkundër vërejtjes së babait të tyre se Shqipëria nuk është vend trëndafilash e lulesh, por vend ferrash dhe qiparisash, kjo del në shesh në formën më reale, por jo si realitet i tkurrur në kohë, por i shtrirë edhe më gjerë. Dhe autori e ka parasysh këtë fakt që në fillim të faqeve të para të romanit.
Duke u ndeshur me elemente të pakuptueshme, motrat jo vetëm që vështirë ambientohen, por secila prej tyre pajiset me karaktere që do t’i çojnë deri në fund. Andaj, ndonjëra syresh, edhe pse ndonjëherë ngutet, nuk arrin në cakun e dëshiruar e vetmuar, por duhet ta ketë edhe miratimin e të tjerave. Ato dallojnë jo vetëm për nga karakteri dhe ndjenjat e brendshme, por edhe nga pamjet fizike, nga mënyra e jetesës së tyre krejt perëndimore, dhe gjithçka tjetër që binte ndesh me realitetin e kohës. Por, megjithatë janë tepër njerëzore, shpirtërisht të mira dhe bamirëse. Tri protagonistet ndeshin një realitet krejt tjetër, por kurrsesi nuk i nënshtrohen këtij realiteti.
Me romanin “Tri motra në një qytet”, shkrimtari Petrit Palushi dëshmon për aftësinë krijuese dhe për mjeshtërinë e tij prej shkrimtari.

******

1/22/16


Mikel Gojani :Struktura metaforike e romanit “Këpucët e Kaltrinës” të Petrit Palushi


Shkrimtari Petrit Palushi, i cili për prozën e tij është vazhdimisht në vëmendje të kritikës letrare, deri më tash ka botuar romanet: “Këpucët e Kaltrinës” 2013, “Artemisa e mëkatit” 2010, “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” 2007, “Tri motra në një qytet” 2006, botimi i dytë më 1911 dhe “Përroi i Andrrës” 2004.

Romani “Këpucët e Kaltrinës”, i prozatorit Petrit Palushi, shfaqet krejt origjinal në qasjen e tematikës sociale në trajtimin e spikatur psiko-filozofike. Forma e ndërtimit të tekstit të prozatorit Palushi tashmë është e njohur. Tek ky prozator ngërthehet tematika social-psikologjike, si mëtim i hershëm për të ngarendur drejt lëvizjeve të reja të mendimit dhe të ideve që i shtron në rrafshin real të të rrëfimit.

Kepucet e Kaltrines

Konfliktet dramatike

Motivet që kanë preokupojnë prozën e këtij autori, e kanë shtysën në vrojtimin e hollë dhe të vazhdueshëm të evoluimit apo transformimit të filozofisë dhe psikes kolektive. Gjendja e rëndë e individit bashkë me kolektivitetin të shoqërisë, të kushteve të rënda materiale me të cilat është përballur individi dhe kolektiviteti, por me shumë edhe të gjendjes shpirtërore të njeriut shqiptar, jepet në rrafshin e një kohe të caktuar. Figurat që i përdor në prozë, që vihen dhe veprojnë nën trysninë e kushteve shoqërore, politike e sociale, por specifika e reagimeve dhe e rrugës për të zgjedhur kërkohet në veçoritë e karakterit dhe e ngjizin strukturën metaforike të veprës. Konflikti dramatik në të cilin e përplas jeta personazhin, përballet denjësisht ose jo, por autori kujdeset të lehtësojë aftësitë e leximit intertekstual të lexuesit nëpërmjet paraqitjes tronditëse të fakteve të njohura jetësore dhe organizimit të tyre brenda subjektit gati baladesk të prozës, pa preferuar t’i lërë ata (lexuesin dhe figurën) në mëdyshje ekzistenciale, që do t’u humbisnin konkretësinë detajeve të kohës dhe hapësirës së caktuar, pra atë kohë apo atë hapësirë të cilën e ka kornizuar autori, që është e rrahur në letërsinë tonë, mirëpo prozatori Palushi, ngjarjet dhe realitetet i zhvendos me një mjeshtri tepër të veçantë dhe krejtësisht specifike, duke i dhënë një frymë të re, në një hapësirë, po ashtu të veçantë dhe tepër specifike. Ngjarjet dhe dramat që zhvillohen në tekstin e prozës ngërthejnë motive mjaft të trishta me esenca të dhimbshme të një realiteti konkret shqiptar, të një kohe dhe ambienti të caktuar. Siç është konstatuar me të drejtë nga studiuesja Ermelinda Kashahu “Duket sikur në roman ka një dramatizëm mes personazheve, por jo. Ato thjesht shfaqin formën e ndjeshjeve jetësore të ashpra. Mbishtresat simbolike janë shenjë e stilit modern, e parashenjave si vijimësi emocionesh. Fjalori është i begatë. Fraza, si e përshkrimit ashtu dhe e rrëfimit, është e shkurtër dhe shpreh shumë kumtime. Një frazë e tillë shenjon shëmbëlltyrën e jetës, krijon gjerësinë e rrëfimit dhe të përshkrimit. Shkrimtari të fut në gjuhën e përditshmërisë dhe kjo është një pasuri e madhe letrare dhe gjuhësore, një shprehje e drejtpërdrejtë e pasurisë së mendimeve, të ndjenjave që janë ndryrë në të. Koha e rrëfyer jep hapësirën dhe mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, krijon ngjyresën historike të atyre viteve.”.

Romani “Këpucët e Kaltrinës”, merret me fatin e njerëzve mbi të cilën kaloi një gjeneratë e tërë e popullit shqiptar, viktimë e një ideologjie ekstreme. Rrëfimi palushian, ngërthen fatin e një shoqërie, kryesisht të brezit të gjimnazistëve; është ky brezi i ri i fundit që përjetoi gjithashtu gjëra drastike dhe gjithçka gërshetohet natyrshëm për të dhënë problematikën social-psikologjike krejtësisht shqiptare të fundshekullit XX pothuaj në të gjitha përmasat. Edhe pse ngacmimet autori i ka marrë nga një kohë e caktuar, mjeshtërisht ia ka arritur që gjithçka të funksionojë brenda konceptit të letërsisë fiction, aq e domosdoshme në teknikën e letërsisë moderne.

Misteret e karaktereve

Këto ngjarje me gjithë vlerat të tjera ideo-artistike që ngërthen romani, me shumë kompetencë shprehet shkrimtari Arbër Ahmetaj, i cili ndër të tjera thotë se romani është si film që sjell imazhe nga një botë e ngrirë. “Ëndrrat, lutjet, emocionit, dashuritë dhe frikërat e atyre adoleshentëve kanë fuqi përgjithësuese. Romani rrjedh i prajtë, si ujnat e liqenit, por fsheh në gji e na befason me misteret e karaktereve, me dramat dhe dhimbjet e përditshmërisë së tyre. Ironia e përdorur me masë, vë gjithsesi në spikamë, një mospërputhje të thellë mes asaj që reklamohet si arritje dhe një realiteti poshtërues, përtokës për njeriun, e sidomos për të rinjtë. Asnjë bashkëkohës europian i personazheve të këtij romani, nuk ka qenë aq i rrëzuar përtokë, aq i poshtëruar nga varfëria, mungesat ekzistenciale, frikërat nga përgjimi dhe rrënimi prej punëve skllavëruese e jo produktive. Gjithsesi personazhet arrijnë të ëndërrojnë, të flasin për qytete të mëdha, për kryevepra botërore të letërsisë, të ngadhënjejnë duke ruajtur shpresën dhe fuqinë për të dashuruar”.

Pra, këto motive dhe këto ide të cilat i potencuam edhe më lart dhe që janë mjaft të rrahura në rrafshin tonë poetik e prozaik, mirëpo prozatori Palushi këto ideo dhe këto motive i shtron përmes një fryme tërësisht nga një këndvështrim mjaft specifik dhe të veçantë, përkatësisht me një modalitet tepër kualitativ dhe te avancuar. Prozatori përdor një rrëfim pothuaj të thjeshtë në shtjellim, të themi në model i të krijuarit kohelian, mirëpo një rrëfim që përçon ide dhe mesazhe tepër të rëndësishme dhe shumëdimensionale.

Në romanin “Këpucët e Kaltrinës”, shqiptohen dhe transponohen një varg problemesh qenësore të ekzistencës së njeriut tonë e të botës së tij; përftohet dhe zhvillohen një dialog asociativ, me botën që e rrethon dhe e përcakton gjëllimin dhe veprimin e tij. Kjo shumësi problemesh e kuptimesh është shprehur nëpërmjet një strukture tekstore të ngjeshur e të dendësuar. Autori Palushi ka lënë vetëm testin pa të cilin nuk do të kuptoheshin e të zhvilloheshin lidhjet e ballafaqimit të dukurive e problemeve, të shqiptohej dhe të krijohej konteksti prozaik që e dallon veprën letrare si në aspektin ideor, po ashtu edhe në atë artistik.

Shtjellime më në brendësi

Esencialisht në romanin “Këpucët e Kaltrinës”, bëhet objekti trajtimi e keqja, varfëria, dhimbja, që njeriu i shkakton njeriut. Këto fenomene janë konkretizuar dhe shprehur në këtë roman nëpërmjet ngjarjeve dhe rrëfimeve që autori i shtjellon në roman.

Fabula e romanit është tejet tërheqëse dhe të mban në ankth gjatë tërë narracionit. E gjithë drama fillon me përmbytjet që kishin ndodhur pas shirave të rrëmbyeshëm. Dy lumenjtë që derdheshin në ujanën e liqenit kishin sjellë gjëra të llojllojshme, por sidomos tapa, të cilat u quajtën tapat e liqenit.
Pothuajse e gjithë fabula e romanit zhvillohet përmes tre protagonistëve kryesorë të romanit, të tre gjimnazistëve, Dardanit, Etnikut dhe Valtonit. Përpos shumë njerëzve të tjerë që kishin vërshuar në gjetjen e tapave të këpucëve për t’i përpunuar dhe për t’i siguruar të rejat. Këta njerëz kishin për qëllim që përmes këtyre tapave të cilat ishin të detyruar t’i përpunojnë dhe t’i sigurojnë sikur të ishin “të reja”. Edhe këta tre gjimnazistë, kishin mësyer ujanën e liqenit për të gjetur tapa për t’i rregulluar te këpucëtarët në mënyrë që t’i sigurojnë këpucët për mbrëmjen e maturës. Ngarendja e tyre për të gjetur sa më shumë tapa dhe për t’i siguruar këpucët, për këta gjimnazistë ishte e vazhdueshme. Dardani ishte i interesuar për të gjetur edhe tapa për këpucët e Kaltrinës, të dashurës së tij. Ai gjeti një këpucë, mirëpo kishte shumë vështirësi për të gjetur edhe një tjetër në mënyrë që t’i bëjë dy këpucë të njëjta. Edhe dy shokët të tjerë të Dardanit, Etniku dhe Valtoni interesoheshin që të gjejnë tapën për këpucën e Kaltrinës. Mirëpo, përpjekjet e tyre ishin të kota, sepse tapën që iu nevojitej nuk kishin mundësi ta gjenin. Gjimnazistët i mblidhnin këpucët që i nxirrte liqeni në breg, ua hiqnin eprinat, merrnin tapat e tyre dhe me to përpiqeshin të ndreqnin këpucë. Ata ecnin brigjeve te liqenit, kërkonin në çdo kohë, ditën, natën, shpesh edhe i mbushnin thasët me ato tapa dhe bënin përpjekje për t’i përshtatur sipas numrave të këpucëve, të cilat herë i përshtatnin herë nuk kishin mundësi për t’i përshtatur. Këta të rinj gjimnazistë, merreshin me diçka që nuk e kishin paramenduar kurrë më parë, me diçka që s’mund të ndodhte e as që kishin ëndërruar ndonjëherë më parë.

Tablo interesante përpos ngarendjes së vazhdueshme për gjetjen e tapave për sigurimin e këpucëve, sidomos të të rinjve të cilët ishin më tepër të interesuar për to, edhe gjetja e Biblës së mbështjellë në një kuti plastike paraqet një mesazh tepër të veçantë shumëdimensional, bashkë me moton e këtij Libri të Shenjtë: “Lutemi për Ju!”. Edhe pse në këtë kohë gjetja e këtij libri tek cilido person do të paraqiste rrezik të madh, këta të rinj ishin kureshtarë që këtë libër të fshehin dhe ta lexojnë, madje-madje edhe t’ua shpërndajnë të rinjve gjimnazistë. Pastaj edhe zbulimi te njëri nga shokët (Dardani), ka “Komedinë Hyjnore”, njëra nga kryeveprat e letërsisë botërore, paraqet një ide tejet interesante. Meqenëse Butrinti i ofron tapa si kundërvlerë vetëm t’ia dhurojë Komedinë hyjnore, Dardani i përgjigjet se “po të m’i japësh të gjitha tapat nuk ta jap Komedinë…”, dhe, reciton vargjet nga ky libër:
Në mes të shtegtisë së kësaj jete
u gjenda në një pyll krejt errësi,
se kishe humbë unë rrugën e vërtetë… (fq. 46)

Sjellja e varfërisë ekstreme, që kishte sjellë edhe zhveshjen e personalitetit dhe të dinjitetit të njeriut në këtë shoqëri, tregon edhe fakti që të rejat ta shesin edhe moralin vetëm e vetëm për ta siguruar një tapë, përkatësisht një palë këpucë. Të rinjtë janë ata që ëndërrojnë dhe shpresojnë, i ushqen optimizmi që do të ndryshojë ai realitet. Ëndërrojnë Londrën, Brukselin, Romën, Berlinin dhe metropolet e Europës për një jetë plot shpresë, me të dinjitetshme.
Dhe një ditë ky synim i këtyre të rinjve u realizua. Ndërsa një pasdite shkuan të mblidhnin tapa në liqen, për të njëjtin qëllim vjen edhe Urim peshkatari, i cili këtyre të rinjve u jep kumtin se janë hapur ambasadat e huaja në Tiranë.

Simbolika e tapave të liqenit

Ajo që në esencë i përmbledh, i sublimon përbërësit kryesorë të kësaj vepre të Petrit Palushit, është simbolika e tapës, e cila nëpërmjet diagonaleve të shumta, ndërlidh edhe i funksionalizon kohët, ngjarjet, veprimet; nëpërmjet kësaj figure që bart gjithë boshtin kurrizor të materies së veprës, shpalosen rrafshet e ndryshme të fatit të individit dhe kolektivitetit në një periudhë të caktuar, pësimet, tragjika, por edhe qëndresa dhe përpjekjet e njeriut tonë për të mbijetuar, qoftë edhe përmes ëndrrës.

Në të vërtetë simbolika e tapave përshkon, ndërlidh e funksionalizon shtresat dhe përbërësit kryesorë shtjellues, kuptimorë e artistikë. Në pjesën dërmuese të këtij romani idetë dhe mesazhet shprehen nëpërmjet rrëfimit të natyrshëm, por edhe nëpërmjet dialogëve. Autori di çfarë t’u përçojë lexuesve dhe cila është forma më e përshtatshme nëpërmjet së cilës duhet t’u rrëfejë për çështjet të cilat i vlerëson të rëndësishme. Dhe pikërisht, nëpërmjet një modeli të veçantë të rrëfimit, Petrit Palushi e ka krijuar, përkatësisht e ka shprehur një botë të mvetësishme motivore, artistike dhe unikate në prozën e sotme shqipe.

Vështrimet rreth romanit

Edhe pse ka pak muaj që romani është botuar, ndoshta është vepra për të cilën është shkruar më shumë në një kohë kaq të shkurtër. Në shqyrtimet e Ermelinda Kashahut, Arbër Ahmetajt, Ragip Sylajt, Kosovare Krasniqit, Fitor Ollomanit, etj., zbulohet tharmi i veprës, ajo e veçantë që e bën këtë roman të dallueshëm.

Dhe, në fund mund të konstatojmë që romani “Këpucët e Kaltrinës”, jo vetëm që është paradigmë e një modeli unikat gjuhësor, mirëpo paraqet edhe një ndjenjë tepër të rëndësishme shpirtërore e mendore. Është një roman i tillë, një vepër e hapur, mesazhi i të cilit vjen duke thadruar dhe duke u plotësuar gjithnjë e më shumë në kujtesën e lexuesit.

Romani “Këpucët e Kaltrinës”, i autorit Petrit Palushi, është një roman mjaft i rëndësishëm për letërsinë bashkëkohore shqipe, po ashtu edhe tepër joshës për lexim. Romancieri Petrit Palushi, përmes romaneve të mëhershëm me shumë vlerë, po ashtu edhe me këtë roman, ka siguruar një vend të merituar në prozën e sotme shqipe.
Në datë 5 tetor, tre ditë para ndarjes së çmimit, Palushi shkruante në Facebook: “Parashikoj që Nobeli i sivjetëm në letërsi shkon te shkrimtarja dhe gazetarja Svetlana Alexievitch nga Bjellorusia. Gjithashtu, jam në mëdyshje për japonezin Haruki Murakami, autorin e “Pyllit norvegjez”.

Parashikimi i Petrit Palushit me 5 tetor ne Facebook

Dhe parashikimi doli i saktë, pasi sot fituese u shpall pikërisht Svjetlana Aleksijeviç.
I pyetur nga “Tirana Observer” se si arriti ta parashikonte fituesen e çmimit Nobel, Palushi tha se “kjo erdhi mbas disa kalkulimeve të mia në kësi rastesh, sidomos në ndeshje sporti, ku në 80% a më tepër kanë dalë parashikimet e mija”. Më tej ai shpjegon se pati shënuar në copa letrash emrat e 10 autorëve që ai mendonte se qenë përfshirë në garë. “Letrat ia dhashë djalit tim, Milosaos, se kështu veproj sa herë. Qe emri i Svetlana Alexievitch. Ia përzjeva fletët dhe i thashë se do vepronte edhe 14 herë të tjera, natyrisht pas çdo këqyrje të fletës, ia përzieja prapë. Përfundimisht 13 herë doli emri i saj dhe dy herë emri i shkrimtarit japonez Haruki Murakami. Prandaj në parashikim shënova se qesh në mëdyshje për shkrimtarin japonez”, thotë Palushi.
Petrit PalushiShkrimtari kuksian thotë më te se “gjithashtu, në dhomën e punës kam vendosë një tabelë ku i mësoj Milosaos anglisht dhe aty, po atë ditë pata shënuar: ‘Letërsia s’është garë vrapimi ku fiton ai që vrapon më shpejt. Letërsia funksionon sipas kodeve të veta’. Natyrisht, me të marrë vesh lajmin e shpalljes së fitueses shkova në shtëpi dhe shënova në tabelë: Svetlana Alexievich. Historia nuk mbaroi këtu. Milosao më kërkoi 100 euro, se ai e kishte gjetur, bile më tha: ‘Unë jam shenjtor se unë i preka copat e letrave!’ Kështu, më doli parashikimi, por dola me humbje 100 euro”.
***
Akademia suedeze vendosi të nderonte shkrimtaren dhe gazetaren bjelloruse, Svetlana Alexievitch, me këtë argument: Shkrimet e saj përbëjnë rrëfenjën e një momenti vuajtjeje dhe guximi në kohën tonë.
Bashkë me çmimin, Alexievitch merr edhe 690 mijë paund, që e shoqërojnë atë. Kjo kritike e njohur e qeverisë së vendit të saj është një shkrimtare politike, veprat më të famshme të së cilës, të përkthyera në anglisht janë “Zëra nga Çernobili”, një histori mbi katastrofën bërthamore; dhe “Djemtë prej zinku”, një koleksion tregimesh e dëshmish nga lufta sovjeto-afgane.
Autorja me baba bjellorus dhe nënë nga Ukraina ka lindur në 1948-n në qytetin ukrainas Ivano-Frankivsk. Në Bjellorusi, familja e saj do të shpërngulej pasi i ati përfundoi shërbimin e tij ushtarak.
Posted by AGJENCIONI FLORIPRESS at Thursday, October 29, 2015

Lekë Gjoka: Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë



Intervistë me poetin, shkrimtarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan, Lek Gjoka

Poeti Lek Gjoka ka lindur në Kallmet të Lezhë, nga e ka origjinën edhe peshkopi shqiptar dhe një nga autorët më të lashtë të letërsisë shqipe, imzot Frang Bardhi.

Në vitin 2001-ë botoi vëllimin poetik “Lotët e puthjes” që pasoi në vitin 2003, me vëllimin poetik “Diellin e kapa për veshësh”. Në vitin 2008-ë vjen me vëllimin e tretë me poezi “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror” që e vazhdon në 2013=ën, me vëllimin e katërt poetik “Retë i kam mbyllur më çelës” si dhe me librin me tregime “Përroi i djallit”.

Libri “Takim me vdekje” është libri i gjashtë, në zhanrin e prozës, tregimit, që doli nga botimi në dhjetor të vitit 2016-ë, në Jacksonville Florida SH.B.A, ku edhe ai jeton, punon e krijon, prej 17-ë vite.

Është bashkautor në disa antologji poetike si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë si “Balada e largësive”(1995), “45 Poetë për Lezhën” (1996), “Pas Migjenit” (2001), “Zemra prindërore”(2008) etj.. Gjithashtu boton krijimtari dhe publicistikë në gazetat dhe revistat e diasporës shqiptare në SH.B.A, si “GazetaVatra.com , “Illyria”, “Jeta Katolike” “Dielli” “Bota sot” etj.

Autori Lekë Gjoka jeton familjarisht që nga viti 1998-ë, në Jacksonville Florida SH.B.A me bashkëshorten Bardhe Bushpepa dhe dy fëmijët Donald dhe Daniela Gjoka.

Unë pata rastin të bisedonim si dy kolegë e miq, në Jacksonville Florida, dhe poeti e shkrimtari Lekë Gjoka, me shumë dashamirësi dhe dhe mirënjohje rrëfeu rrugëtimin e tij mbresëlënës krijues. Në fund të bisedës ai përcjell edhe një mesazh të për letrat shqipe:

”Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë, dhe një pjesë prej tyre marrin poezitë e të tjerëve Copy& Paste, në rrjetet sociale, veçmas në Facebook dhe në internet, dhe kur e shikon që poezitë tënde apo të X poeti me emër, i shikon në “vëllimet poetike” që ata pa pikë morali i botojnë si të tyret. Arti ka një sitë të madhe, që në mjaft raste, ajo e sit krijimtarinë e çdo poeti të talentuar, edhe të këtyre mitomanëve.



Bisedoi: Raimonda MOISIU

-Sapo më ra në dorë vëllimi tuaj poetik “Retë i kam mbyllur me çelës”. Përpos urimeve, çfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?

Vëllimin poetik “Retë i kam mbyllur me çelës” është vëllimi i katërt me poezi i cili ka një cikël poetik me të njëjtin titull. Përmban mesazhin e jetës në planetin Tokë, ku retë e luftërave, dhimbjeve, varfërisë sjellin çdo ditë luftën për ekzistencë mes jetës e vdekjes, lotë e trishtim, ndaj duhet që ne njerëzit e këtij planeti, veçmas politikanët, janë ata që firmosin vdekjen me luftëra dhe trazira. Ata, duhet të ndërgjegjësohen dhe të firmosin paqen. Në mënyrë figurative kam ndërtuar, çelësin shpirtëror dhe këto re i mbylla me atë “celës”, duke sjellë te këta njerëz shijen e jetës, të dashurisë dhe të paqes, të gjithë jemi të përkohshëm në këtë botë të padrejtë.

Vëllim poetik është i ndarë në tre cikle të jetës sonë, dhe të tre ciklet kane një poezi, nga ka marrë edhe titullin cikli dhe hapen me ndjenjën më sublime të jetës;- me dashurinë, me dhimbjen dhe me gëzimin e saj, se dashuria kurrë nuk e ngatërron rrugën e saj. Titullin i ciklit të parë e kam pagëzuar me “Sa peshon një puthje?”, sepse ka disa dashuri; dashuria për Nënën, për të dashurën, gruan, për fëmijët, për Mëmëdheun, për Paqen në botë. etj.

Cikli i dytë poetik titullohet me të njëjtin titull sikur është libri dhe e thashë më sipër se përse e kam titulluar ashtu.

Ciklin i tretë ia kam kushtuar kohës dhe titullohet “Kohën e kapa për dore” ku ka poezi për muajt e vitit, ditën e javës, Vitin e ri, Krishtlindjet etj. Pra ne njerëzit e këtij planeti jemi bashkë udhëtarë me kohën, ndaj në këtë vëllim poetik, kam thurur vargje dhe këtyre jam munduar t’iu jap jetë në të gjitha aspektet e jetës, mes dashurisë dhe kohës që ikën me vrap, sa kur shikon thinjat në flokë kujtohesh se sa shpejt ikën jeta ndaj duhet ta jetojmë jetën me sa mundësi që kemi, të largojmë e mposhtim stresin, të sjellim gëzim dhe paqe dhe të jemi human në këtë jetë sa të bukur por edhe shumë të ngarkuar me lot, dhimbje dhe varfëri ekstreme.

-Cilat kanë qenë përfytyrimet më të hareshme se një ditë do të bëheshit poet e prozator? Kush ka qenë, tregimi, apo poezia e parë që ju keni shkruar?

Asnjëherë nuk kam shkruar që të bëhem poet, dhe prozator që të fitoj çmime apo famë. Shkruaj, sepse Zoti më ka dhuruar këtë pasion dhe dhunti, dhe nuk dëshiroj që të vdesë, por në njëfarë mënyre dëshiroj edhe unë t’i shërbej shoqërisë dhe njerëzve që më rrethojnë, duke iu çuar mesazhin e dashurisë njerëzore.

Mbaj mend që poezinë e parë e kam shkruar në kohën e diktaturës komuniste, kur isha në vitin e tretë të shkollës së mesme dhe ia kushtoja një bashkëfshatarit tim nga Kallmeti i Lezhës, shkrimtarit të letërsisë së vjetër shqiptare Frang Bardhi.

-Kush ka ndikuar në mënyrë të veçantë dhe ju ka frymëzuar apo inkurajuar, për t’u bërë shkrimtar?

Ndikimin më të madh për frymëzim e kam nga jeta ku edhe vete kam kaluar ne një oqean jetë, plot dallgë, vuajtje, lot, jam përballuar me vdekjen disa herë në mërgim, por falë zotit dhe jetës, që po e jetoj jetën

-Cilat janë shprehitë tuaja të të shkruarit, p.sh., shkruani çdo ditë, përdorni kompjuterin apo shkruani me dorë. Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi, ndërsa shkruani?

Shkruaj kur ndjenjat me thotë atë që përjetoj ta hedh në letër, t’i jap jetë dhe frymë, muzë.

Shkrimtari dhe poeti nuk matet kurrë sa shkruan dhe nëse shkruan për ditë apo jo, por sa frymë ju jep në vargje jete personazheve të tij, që të mbesin në përjetësi dhe në mendjen e lexuesve.

-Çfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

Muze është dhunti gjenetike, që me shumë punë krijon një vepër për lexuesit.

-Poezitë tuaja, janë mes mendimit artistik dhe filozofik. E ndjeni reagimin e lexuesve dhe çfarë sekreti ka Leka, nëse mundeni ta ndani me lexuesin e krijuesin e gjerë?

Falë rrjeteve sociale si Yahoo dhe tani Facebook, që përveç gjerave negative, ku të gjithë janë të“barabartë”, kanë edhe të mirat e tyre, sepse pa shpenzime poezinë, tregimin apo një shkrim publicistik, e ndan me lexuesin. Personalisht ndjehem mirë ku çdo poezi, tregim apo shkrim publicistik, e hedh në faqen time publike në Facebook (madje edhe kur i ripublikoj) dhe shikoj se për 24 orë e lexojnë disa mijra lexues, ndjej një kënaqësi të madhe shpirtërore, sepse mesazhi që unë dua të përcjell, ia ka arritur qëllimit. Për mua lexuesi është çmimi më i madh, që dëshiroj ta kem në krijimtarinë time, nuk kam as ego apo të shqetësohem se përse shoqata apo individë të ndryshëm, si dhe institucionet përkatëse shtetërore i japin çmimet në bazë miqësie, qoka, dhe rrallë herë në bazë të veprës.
– Përveç talentit që është meritë e juaja, kujt ia dedikoni arritjet tuaj në letërsi?

Vetes në radhë të parë, jetës në udhëtimin e trishtë e të lumtur të saj, si dhe familjes ku një vend të veçantë zë edhe bashkëshortja ime Bardhe Bushpepa, për përkrahjen në krijimtarinë time.
-Sa iu ndihmon angazhimi profesional në kultivimin e pasionit tuaj për letërsinë?

Ndoshta mungesa e vendlindjes ka edhe ajo një ndikim të madhe në pasionin tim e të shkruarit , është një katalizator me shumë. Puna që kam bërë në Florida nuk ka ndonjë ndikim në pasionin e letërsisë.

-Përveç librave të botuar me poezi, “Lotët e puthjes”2001, “Diellin e kapa për veshësh”,2003, “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror”, 2008, “Retë i kam mbyllur më çelës” 2013. Ju gjithashtu keni provuar veten në gjininë e prozës, me librat me tregime “Përroi i djallit”(2013) dhe “ Takimi me vdekjen”(2016). Kush ka qenë frymëzimi për tregimet e librit?

Frymëzimet e mija për në fushën e prozës është jeta që kam kaluar unë dhe shoqëria që më rrethon ajo virtuale dhe e përditshmja reale.

-Ju ndjek vazhdimisht në krijimtarinë tuaj, duke qenë kështu një lexuese e rregullt e saj, mendoj se poezia e proza tuaj nuk është fantazi, por në to është bota e brendshme njerëzore. Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave të njerëzve e të vendeve, në ndërtimin e një “bote të re”, me tipike burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?

Sigurisht çdo krijim artistik ka dhe duhet të ketë fantazi, por tregimet në të dy librat e mij, janë bazuar nga ngjarje jetësore të ndodhura dhe përjetuara. Personazhet , emrat e tyre janë sipas vendit, ku edhe kanë ndodhur ngjarja dhe sigurisht nuk janë emra të personave konkretë, me ndonjë përjashtim të rallë. Zakonisht një pjesë e madhe e personazheve janë ajo shtrese shoqërore, të cilët përbëjnë shumicën e planetit dhe shumë veta gjejnë vetveten në tregimet e mia. Sigurisht në mjaft raste real, tregimet duken sikur kanë ndodhur në kohën e Migjenit, por jo, janë edhe të këtij shekulli, që ne po jetojmë. Mjaft miq të mij, shpesh herë më marrin në telefon, dhe më thonë, se lexova në gazetën Illyria, Dielli etj., atë X tregim dhe dij një histori pothuajse identike me jetën e një shokut tim, që në fakt unë nuk e njihja fare, pra e thënë troç kam si detyrim moral të përshkruaj jetën e njerëzve të thjeshte, sepse edhe vetë kam erdhur nga ajo shtresë dhe nuk dua të shkëputem kurrë nga sinqeriteti dhe thjeshtësia, pasuria më e madhe e çdo njeriu i çdo lloj shtrese superiore të jetë.

-Zhanrin e prozës, -të tregimit – “e bëtë ju që të vinte te ju” apo është preferenca tuaj? Cilat janë elementët thelbësorë të tij?

Tregime kam shkruar që në rininë time. Aty është vete jeta ime, e cila më jep shtysë sikur më thotë:- Vazhdo, jepu jetë e frymë personazheve tënde, sepse është gjithmonë dikush, dhe mund t’i japësh shpresë për jetën, duke pasur ngjashmëri jete me personazhin që ai lexon, me mesazhin që jap mundohem t’I largoj disi nga streset e mosmarrëveshjet e ditës, të jetës e mërgimit, gjithmonë në emër të dashurisë njerëzore.

-Ju i paraqisni personazhet nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

Kur shkruaj një tregim për disa ditë, unë jetoj shpirtërisht me ngjarjen dhe shkrihem në një me gjendjen emocionale të personazheve të mij. Kur filloj e shkruaj gjithçka rrjedh vetë, farë thjeshtë ndoshta edhe falë pasionit, dëshirës dhe dhuntisë. Madje ka raste në ndonjë tregim me dhimbje, pasi e kam mbaruar, dhe e e lexoj, më shkojnë edhe lot, nga jeta plot vuajtje e tij.

-A të ka rastisur gjatë jetës tuaj të jeni takuar apo të keni pirë kafe me ndonjë nga personazhet e tregimeve tuaja?

Po me disa, por me njërin jetoj për ditë, çdo sekondë të jetës sime. Ai jam vet unë në librin e fundit “Takim me vdekjen”, që ka dhe një tregim me të njëjtin titull.

– Cilat janë sfidat më të mëdha, për ju si autor i disa vëllimeve me poezi dhe prozë?

Poezia është diçka, që do fjalë dhe figura artistike, metafora të goditura e përzgjedhura, një mesazh të qartë filozofik e artistik, ndërsa proza është rrëfim artistik e narrativ të karaktereve, që lexuesi, kur ta lexojë duhet ta përfytyrojë atë ashtu sikur e përshkruan në rrëfim.

Sfida më e madhe në poezi dhe prozë është të jesh vetvetja,që personazhit në tregim apo dhe poezi duhet t’i japësh jetë, për të përçuar te lexuesin mesazhin e dhimbjes e dashurisë njerëzore, paqes shpirtërore.

-A do ta keni të vështirë të rrëfeni në të shkruar një romancë dashurie rreth jetës intime të një gruaje?

Jo nuk besoj se e kam të vështirë, por nuk kam ndonjë shtysë personale, sepse më pëlqen të vazhdoj të jem vetvetja dhe të hedh në letër, ato që unë i përjetoj.

-Kur ktheni kokën pas ndër vite, si e shikoni krijimtarinë tuaj përgjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivat interesante për të ardhmen?

Në fakt çdo gjë e kam lënë të jetë spontane. Nuk kam ndërmend ta mat krijimtarinë time me numra, sepse numrat kanë vlerë vetëm në moshë dhe jo në krijimtarinë letrare. Kam shumë projekte, por varet se sa realizohen, sepse vetë jeta të sjell gjëra të pa pritura.

-Për lexuesit e kësaj interviste -kush është poeti dhe prozatori, Lek Gjoka?

Lek Gjoka është një shqiptar nga Kallmeti i Lezhës, i cili që nga moshën 20 vjeçare udhëton nëpër rrotullat e ndryshkura dhe të lara me gjak të mërgimit në Greqi, Itali, Mal të Zi dhe që nga 1998-ë në Jacksonville Florida. Jeta ime ka kaluar nëpër mjaft dallgë shpirtërore dhe trupore, pas një aksidenti në Fernandina Beach, në shkurt të vitit, 2015-ë, nga i cili akoma vazhdoj të kem pasoja të mëdha, mbas nëntë ndërhyrjeve kirurgjikale. Por ngrohtësia familjare, shoqëria pa interesa dhe pasioni për artin është shpresa e vetme që më bën të besoj, se përsëri do të bëhem mirë nga shëndeti, të vazhdoj udhëtimin jetësor dhe familjar në trenin e jetës.

-Çfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve, që janë duke e lexuar këtë intervistë?

Thjeshtësia, paqja dhe humanizmi janë pasuria më e madhe e çdo njeriu, ndaj është mirë t’i dashurosh këto virtyte njerëzore.

-Mesazhi për botën hyjnore të artit…

Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë, dhe një pjesë prej tyre marrin poezitë e të tjerëve Copy& Paste, në rrjetet sociale, veçmas në Facebook dhe në internet, dhe kur e shikon që poezitë tënde apo të X poeti me emër, i shikon në “vëllimet poetike” që ata pa pikë morali i botojnë si të tyret. Arti ka një sitë të madhe, që në mjaft raste, ajo e sit krijimtarinë e çdo poeti të talentuar, edhe të këtyre mitomanëve. Andaj iu bëj thirrje kësaj race krijuesish, të jeni sa më të ndërgjegjshëm, mos luftoni që të hyni në fushën krijimtarisë, me zhurmën dhe e forcën materiale dhe atë të plagjiaturës, apo duke paguar njerëz që t’iu shkruajnë libra, ego e çmendur e vetgjymtimit intelektual e qytetar, duke fituar edhe çmime imagjinarë, sepse do të vdisni shumë shpejt, pranojeni artin e të shkruarit si pasion e dhunti, si diçka të shpirtit të shenjtë, hyjnore në shërbim të dashamirësve të artit e letërsisë.


*****

Lekë Gjoka: Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë

Lekë Gjoka (6 prill 1970), ka lindur në Kallmet të Lezhës Shqiperi, një nga fshatrat më të bukura në Shqipërinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punëtorë e artdashëse bujar.
16237764_10211826541958180_729314979_n16215494_10211826542278188_164141914_n

Këtë fshat e njohim edhe me verën "Kallmet", e të tjerët e indetifikojnë me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Ipeshkvin Emzot Frang Bardhi (1606 – 1643).

Autori në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin ta merrnin në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku në Athinë njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini.

Ato sëbashku nisin të botojnë reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga z. Traboini.

Krijuesi Gjoka, është një fitimtar i përhershëm mbi rropatjet e tranvajat e jetës. Në vitin 2001, botoi vëllimin e parë poetik:

1."Lotët e puthjes"(2001)
2. "Diellin e kapa për veshësh" (2003).
3."Dallgëzim i oqeanit shpitëror" (2008).
4."Retë i kam mbyllur me çeles"(2013)
5."Përroi i Djallit"(2013)

Është një risi sa i përket rrethit tematik, sferës së preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi të cilat kryekreje ndërtojnë një profil të mvetësishëm në krijimtarinë e autorit.

Librat me poezi të Gjokës, sjellin një lloj tjetër arome, për shkak të rrethanave jetësore. Deri në ditën e daljes në dritë krijimet janë shikuar e lëmuar me shumë kujdes, duke arritë në këtë përzgjedhje, që i ka bërë vargjet më të komunikueshme e mesazhpërcjellës.

Cikle me poezi shpesh autorit, i janë botuar në antologjinë poetike: "Ballada e largësive" (1995), “45 poetë për Lezhën" (1996), "Pas Migjenit” (2001), si dhe në gazetat e diasporës: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), Tiranë, Prishtinë dhe shumë faqe interneti dygjuhësh shqip – anglisht.

Leka, falë pasionit për kompiuterin dhe përkitazi me letërsinë, drejton në internet faqen Lezhe Online, Kallmeti Online dhe në Yahoo, toplistën më të madhe shqiptare Mëmëdheu etj.
Që prej vitit 1998, poeti kallmetor jeton në Jacksonvill, Florida, ShBA – së, sëbashku me bashkëshorten Bardhe Bushpepa dhe dy femijët: Donald dhe Daniela Gjoka.

Floripress

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca : kundër Akademik Rexhep Qosës



Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për idenë e Rexhep Qosjes për shkëmbim të territoreve.

“Ne gjithmonë duhet të jemi të interesuar për shqiptarët jashtë Kosovës, sidomos në Luginë të Preshevës, ku shkelja e të drejtave të shqiptarëve është më se evidente”.

“Por në kontestin aktual për shkëmbim të territoreve – kjo temë do të mund të hapej po të ekzistonte një konsensus i superfuqive sikur ai i Berlinit, ku fuqitë do ti’ vizatonin hartat e reja të Evropës”.

“Kur këtë temë e hapin shqiptarët e nuk e ka askush në mendje prej bashkësisë ndërkombëtare – kjo i bie se e kanë zor me i kry detyrat shtetërore”, ka thënë Konjufca në Zona B

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade : Provokimet e Serbisë kanë si prapavijë prag zgjedhjet presidenciale në Serbi.



Kështu mendon kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade e ftuar në Tonight Ilva Tare.

Të njëjtin mendim ndan edhe Andri Nurellari, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se pjesa më e marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë kanë rezultuar të suksesshme.

"Kuptohet përpara zgjedhjeve siç është Serbia, situata të tilla krijohen edhe artificialisht në raste të tilla. Ata nuk janë shkëputur nga disa skena të së kaluarës që Ballkani i ka lënë pas. I gjithë rajoni ka shprehur vullnetin për t’iu bashkëngjitur integrimit në BE. Integrimi ka qenë instrument efikas për t’i sjellë popujt së bashku. Kemi një situatë shqetësuese dhe për fat të keq nuk është vetëm për marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Kemi akoma pa zgjidhur situatën pas zgjedhore në Maqedoni, kemi procese regresive me mospjesëmarrjen e opozitës në Mal të Zi dhe mos njohjen e zgjedhjeve. Klasat politike duhet të angazhohen për të bashkëpunuar dhe për të ruajtur stabilitetin." tha Dade


(Arta Dade lindi më 15 mars të vitit 1953 në Tiranë, është politikane shqiptare, gruaja e parë në historinë e Shqipërisë që ka mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Gjatë viteve 1972 - 1975 ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze.


Gjatë viteve 1975 - 1985 punoi si mësuese në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", Tiranë. Pastaj gjatë viteve 1985 - 1997 punoi si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjuhës Angleze.

Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socaliste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partie. Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të Majta Europiane. Në vitin 1996 kandidon për deputete në kuadër të Partisë Socialiste duke kaluar me sukses zgjedhjet dhe gjatë viteve 1997-2001 mban postin Deputete në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë. Gjat këtij mandati nga korriku i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998 mban postin Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Nga shtatori i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2002 emërohet Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Veç kësaj, Arta Dade ka mbajtur postet: zëvendës kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Anëtare e APF-së (Asambleja Parlamentare e Frankofonisë), Zëvendësuese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë viteve 1998 - 2001 emërohet zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë vitit 1998 ishte gjithashtu dhe Sekretare Ndërkombëtare e PS-së (rizgjedhur disa herë).

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq : Nuk do të ketë luftë në Ballkan



Njeriu që para disa ditësh kërcënoi me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se nuk do të ketë luftë të re në Ballkan.

Këtë deklaratë Nikoliq e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve portugezë në Lisbonë të Portugalisë ku po qëndron për vizitë, duke thënë se është e pamundur të gjendet ndonjë politikan që dëshiron luftë, raportojnë mediat serbe.

“E pamundur është të nisin luftëra të reja dhe e pamundur është të gjenden politikanë që duan luftëra”, tha Nikoliq, duke thënë se “Serbia nga viti 2012 po zhvillon bisedime të sinqerta me shqiptarët e Kosovës, me qëllim që jeta në Kosovë të jetë e sigurt për të gjithë qytetarët”.

Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, tOMISLLAV Nikoliq ka thënë se Kosova administrohet përkohësisht nga administrata në Prishtinë, dhe se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb ka thënë se “nuk ka asnjë temë të cilën Serbia nuk e ka zgjidhur pozitivisht për Kosovën, por ekzistojnë tema të cilat Kosova nuk i ka zgjidhur pozitivisht për serbët që jetojnë atje, e për të cilat jemi dakorduar në Bruksel”.

Duke folur për incidentin me trenin serb, Nikoliq ka thënë se “prania e Njësive Speciale në kufi me Serbinë, ishte sinjal se shqiptarët janë të gatshëm të luftojnë”.

Nikoliq tha se për këtë çështje është biseduar në takimin e së martës në Bruksel.

“Qëndrimet e të dy palëve kanë ngelur të pandryshuara. Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga pavarësia, kurse Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë”, tha Nikoliq, duke potencuar se është keq nëse më nuk do të ketë për çka të bisedohet

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...