Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/27

O`CONNELL: NUK KA KONFLIKT NË BALLKAN





NGA PAJAZIT KRASNIQI

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O`Connell, konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Radio Kosovën O`Connell thotë se kohëve të fundit janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk beson se këto tensione mund të sjellin konflikt të ri.

Gjatë intervistës, ambasadori britanik flet edhe për Gjykatën Speciale, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tij, nëse themelohet në bazë të ligjeve të Kosovës nuk sjell asnjë dëm, si dhe për përkushtimin e institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.


Radio Kosova: Z. Ambasador, kohët e fundit kemi rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Shkak për këtë është muri në pjesën veriore, treni, por edhe paralajmërimet e presidentit serb, Tomisllav Nikoliç, se është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë. Këto retorika të politikës serbe a mund të merren si paralajmërim për një konflikt të ri në Ballkan?

O`Connell: Nuk e besoj që jemi në prag të konfliktit, por është e vërtetë që janë rritur tensionet. Më vjen shumë mirë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel para dy ditësh, dhe mendoj se parimi i dialogut dhe parimi i zgjidhjes së problemeve sipas dialogut është diçka që duhet të ruhet dhe duhet të urohet. Mua më vjen mirë që janë pajtuar, me sa e di unë, që t`i zbusin tensionet dhe kjo është shumë më rëndësi. Pra, këto dy çështje, muri dhe treni, kanë ngritur tensione në Kosovë, por le të mendojmë më gjatë, përse ka një situatë të tillë në Kosovë që lejon që këto çështje të vogla, siç janë ndërtimi i një muri por pa leje dhe me qëllime të dyshimta, dhe hyrja e një treni, mund të shkaktojnë tensione të tilla. Unë do të sugjeroja që shumë më e rëndësishme është që të punohet në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo është shumë e rëndësishme, por gjithashtu të bëjmë ç`mos që brenda Kosovës, dhe në këtë rast komuniteti shqiptar dhe serb në Kosovë t`i kenë lidhjet më të dendura, më të forta mes tyre për ta mbrojtur paqen dhe ta ruajnë qetësinë kundër provokimeve. Është e qartë se lidhjet që kanë ekzistuar para luftës, gjegjësisht para kohës së ish Jugosllavisë mes serbëve dhe shqiptarëve, janë shkatërruar plotësisht për shkak të konfliktit. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të bëjmë çmos për t`i përmirësuar këto lidhje. Në fakt unë do të kisha thënë, dhe kjo është pak më e vështirë, se shqiptarët janë shumicë në Kosovë dhe në çdo vend shumica ka një përgjegjësi speciale dhe një përgjegjësi ndoshta të shenjtë për t`i ruajtur këto lidhje dhe për të bërë ç`mos për t`i forcuar ato.

Radio Kosova: BE-ja ka thirrur në një takim urgjent udhëheqësit shtetërorë të të dyja shteteve në Bruksel për vazhdimin e dialogut dhe uljen e tensioneve. A mendoni se ky dialog duhet të vazhdojë në këtë format apo Kosova duhet ta ndryshojë qasjen e saj në dialog?

O`Connell: Kosova nuk ka të drejtë që vetëm ta ndryshojë formatin, dhe ky është një format mes të dyja palëve. Por, unë do të kisha thënë se ne duhet ta ruajmë parimin që problemet të zgjidhen sipas dialogut. Por, në anën tjetër le të mendojmë se për çka është diskutuar deri tash në dialogun që është ndërmjetësuar nga BE-ja. Janë përfolur disa gjëra të vogla teknike për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Mua më vjen keq që shumica nuk janë zbatuar plotësisht, por në anën tjetër le të shohim se çka është arritur deri më tash. Shumë prej strukturave në veri të Mitrovicës janë integruar në institucione të Kosovës. 17 vjet pas përfundimit të luftës askush nuk kishte mundur ta bëjë një gjë të tillë dhe tash sipas dialogut është arritur diçka. Pra, ka dobi dhe arsye për të vazhduar me dialogun, por në përgjithësi duhet ta ruajmë parimin, pikë së pari, që problemet të zgjidhen sipas bisedimeve dhe dialogut në përgjithësi, dhe jo me dhunë e kërcënime.

Radio Kosova: Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se Rusia po i armatos serbët në veri të Kosovës. A mendoni se Rusia po e shtrinë ndikimin e saj në Ballkan?

O`Connell: Ne kemi parë në përgjithësi disa përpjekje të Rusisë për ta shtrirë ndikimin e saj në mbarë botën dhe kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme për një fuqi. Por unë mendoj që të mos shqetësohemi shumë për praninë ose mos praninë e armëve. Nuk kam informata se serbët janë armatosur ose jo. Faktikisht duhet të pranojmë se shumë qytetarë të Kosovës kanë armë që nga pas lufta dhe unë nuk pres një konflikt. Pra, e kuptoj shqetësimin e qytetarëve por KFOR-i është këtu, edhe EULEX-i është këtu, dhe Bashkësia Ndërkombëtare në asnjë mënyrë nuk do të pranonte konflikte të reja në Kosovë. Pra, të mos shqetësohemi tepër për këto gjëra sepse ne jemi këtu. Por, gjithashtu nëse flasim për zgjerimin e ndikimit, unë do të thosha që Kosova sikurse Britania është pjesë e Evropës. Ne ndajmë vlera evropiane dhe nëse dëshirojmë ta ruajmë demokracinë dhe lirinë duhet t`i ruajmë gjithashtu vlerat e demokracisë, lirisë, liberalizmit dhe në atë mënyrë do ta mbrojmë shoqërinë tonë prej ndikimeve të vështira.

Radio Kosova: Në këtë situatë, a do të duhej që Kosova ta themelojë sa më shpejt ushtrinë e saj?

O`Connell: Kjo çështje, pikë së pari, është për kuvendin dhe duhet të zgjidhet sipas kornizës ligjore të Kosovës. Por, edhe siç kam thënë, KFOR-i është këtu dhe është gati të veprojë, sepse është në Kosovë tash e gati 18 vjet. Unë kur i dëgjoj disa nga politikanët në Ballkan duke folur për mundësinë e luftës, kjo nuk është diçka për t’u uruar. Gjithashtu, duket jo serioze për njerëzit që nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Qytetarët nuk kanë dëshirë të dëgjojnë retorika të tilla. Dhe kjo më jep shpresë se qytetarët ndonjëherë janë më të urtë se liderët e tyre. Dhe së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in, në rastin e Kosovës, do ta ruajmë sigurinë dhe paqen që është arritur gati para 18 vjetësh.

Radio Kosova: Për krijimin e Gjykatës Speciale ka pasur reagime në Kosovë se përse një gjykatë e tillë nuk është krijuar edhe në Serbi për t`i gjykuar krimet e luftës. A mendoni se ngritja e aktakuzave të para mund të krijojnë trazira në Kosovë?

O`Connell: Nuk e di se a do të ketë tensione në Kosovë. Ndoshta njerëzit e presin shumë por, gjithashtu ka pasur shumë raste kur kosovarët janë paditur, janë gjykuar prej Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë dhe nuk ka pasur trazira e as tensione. Njerëzit e kanë pranuar drejtësinë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë besoj që kosovarët do të reagojnë përsëri në atë mënyrë. Pra, për mua është e qartë se çdo krim duhet të gjykohet, duke mos marrë parasysh se kush ka qenë autor apo autor i mundshëm i këtij krimi. Kjo vlen për Kosovën por edhe për Serbinë, dhe ne kërkojmë të njëjtën gjë prej Serbisë dhe kemi kërkuar vazhdimisht që të hetohen dhe gjykohen krimet e luftës. Por, edhe qytetarët duhet të jenë në dijeni që vetë strukturat e Serbisë i kanë gjykuar anëtarët e strukturave shtetërore në Serbi për krimet që i kanë kryer në Kosovë. Pra, në Serbi kanë filluar, por deri më tani Kosova një gjë të tillë nuk e ka bërë. Pra, nuk duhet të supozojmë se çdo prokuror ose gjykatës në Serbi nuk është gati për ta marrë këtë përgjegjësi.

Radio Kosova: Demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të mbetet një ndër problemet që e ka lëkundur skenën politike në Kosovë. A mendoni se kjo çështje i ka shkaktuar dëme Kosovës?

O`Connell: Demarkacioni ka qenë një proces teknik bilateral mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe unë nuk shoh asnjë dëm prej këtij procesi. Por, ajo që ka shkaktuar dëme ka qenë përdorimi i gazit lotsjellës njëjtë siç ka qenë i dëmshëm edhe kërcënimi dhe dhuna. Por kjo nuk ka ndodhur tash e gati në vit. Unë kam thënë atëherë dhe ende besoj se qytetarët nuk e përkrahin përdorimin e dhunës. Gjithashtu besoj se edhe partitë e kanë kuptuar dhe shpresoj se nuk do të përsëritet më. Kosova duhet ta gjejë mënyrën për të shkuar përpara dhe t`i ruajnë marrëdhëniet bilaterale me Malin e Zi. Mos të harrojmë se Mali i Zi ka qenë një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në atë kohë ka qenë e vështirë për ta, për shkak të historisë së tyre me Serbinë. Dhe nuk duhet të supozohet se ata kanë një qasje armiqësore ndaj Kosovës. Përkundrazi, miqësia mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë një faktor stabiliteti në Ballkan.

Radio Kosova: Përveç demarkacionit edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe po kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë. Në anën tjetër kemi paralajmërimet e strukturave serbe ne veri se nëse asociacioni nuk themelohet gjatë muajit shkurt ata do ta shpallin vetë një anshëm. A mund ta bëjnë një gjë të tillë?

O`Connell: Krijimi i asociacionit është diçka që është arritur brenda dialogut në Bruksel. Ne kemi porosinë e njëjtë për Kosovën dhe Serbinë që për gjërat që janë pajtuar në Bruksel duhet të zbatohen dhe në atë mënyrë, për Kosovën e Serbinë, e sidomos për Kosovën krijohet ideja se Kosova është një partner i besueshëm ndërkombëtar që zbaton marrëveshjet ndërkombëtare që ajo i nënshkruan dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duke folur për asociacionin unë mendoj që nëse formohet sipas dialogut, ai formohet në bazë të kornizave ligjore të Kosovës duke e respektuar edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, dhe ne ndërkombëtarët nuk mund të kërkojmë që Kosova t`i shkel ligjet e saj. Pra, ai duhet të formohet sipas kushtetutës dhe tek e fundit secila komunë ka të drejtë, sipas Planit të Ahtisarit, të formojë një asociacion të tillë. Pra, nëse formohet mbi këto baza që i thashë, unë mendoj se nuk është aspak e rrezikshme por përkundrazi, do të ishte e vlefshme. Të kujtojmë se çka është folur për Planin e Ahtisarit, për krijimin e komunave të reja, që do ta copëtojnë Kosovën, do të krijojnë shumë problem etj. Unë kam shkuar shumë herë në lagjen “Marigona” që i takon Komunës së Graçanicës dhe që të gjithë janë shqiptarë që jetojnë atje. Madje, ka edhe politikanë të nivelit të lartë që jetojnë në Komunën e Graçanicës dhe ata nuk kanë asnjë problem. Në fakt, krijimi i komunës së Graçanicës ka ndihmuar përfshirjen e fshatrave serbe por edhe të asaj komune në strukturat e Kosovës. Përfundimisht, nëse asociacioni do të formohet sipas dialogut në Bruksel kjo do të ishte e vlefshme për Kosovën.

Radio Kosova: Një çështje tjetër, që është shndërruar në kancer, është edhe korrupsioni në nivel të lartë. Sipas jush, sa kanë bërë gjykatat në luftimin e kësaj dukurie në Kosovë?

O`Connell: Nuk mund të them se nuk është bërë asgjë, por nuk është bërë aq sa duhet për luftimin e korrupsionit në Kosovë. Më vjen mirë që ka pasur arrestime dhe paditje për korrupsion por, përderisa nuk gjykohen, jo vetëm në nivelin e parë por edhe në nivel e Apelit apo edhe të Gjykatës Supreme, nuk e besoj që ka filluar në mënyrë të mirëfilltë lufta kundër korrupsionit. Qytetarët duhet të kenë besim në sistemin e drejtësisë. Nuk duhet të përzihemi në çështjet ligjore, por kur dëgjoj për një rast që është gjykuar nga EULEX-i, dhe ai rast është shumë i famshëm, pra e kam fjalën për rastin “MEDIKUS”, që kur rasti u është dorëzuar strukturave të Kosovës dhe menjëherë rikthehet, jo në Apel por për rigjykim, kjo krijon dyshime se ka vullnet brenda strukturave ligjore që ta luftojnë korrupsionin. Institucionet gjyqësore duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur, por po të isha unë qytetar i Kosovës nuk do të kisha pasur besim në institucione gjyqësore. Ato duhet të tregojnë se kanë vullnet dhe trimëri për të luftuar korrupsionin. Në anën tjetër e di që ka prokurorë, ndoshta edhe disa gjykatës, që janë gati ta luftojnë korrupsionin. Ne i kemi uruar disa prej tyre. Kemi një rast kur një prokuror ka ngritur aktakuzë kundër kolegëve të tij që e kanë shkelur ligjin. Ata që veprojnë dhe marrin përgjegjësinë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen e Britanisë dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare për punën e tyre. Natyrisht që duhet trimëri, por sinqerisht besoj se ka njerëz të tillë brenda sistemit gjyqësor.

Radio Kosova: Si e vlerësoni ju qeverisjen aktuale dhe funksionimin e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së. a ka gjasa për zgjedhje të reja?

O`Connell: Kjo është një pyetje për partitë dhe qytetarët. Nuk është e drejta ime që t`i vlerësoj partitë. Pra, janë qytetarët ata që nëse besojnë se kanë bërë një punë të mirë i vlerësojnë ata vetë, dhe nëse kërkojnë më shumë përsëri duhet t`i vlerësojnë me votat e tyre në zgjedhje.

ÇFARË MUND TË BËJË NJÈ KURVË SERBE...


Shefja e delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Aleksandra Gjuroviq, është avancuar në dy pozita të larta.

Fillimisht ajo është bërë zëvendëspresidente e PACE-s, e më pas, gjithashtu njëzëri, është zgjedhur presidente e Nënkomitetit për Punë të Jashtme të PACE-s.

“Do t’i qeras me kafe kolegët në zyrën tonë. Ndërkaq, për mua është nderi më i madh që do ta kemi rastin që të parandalojë që përfaqësuesit e Prishtinës që të fitojnë ulëse në Këshillin e Evropës”, ka thënë Gjuroviq për mediat në Beograd.

Ish-lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, ka paralajmëruar lidhur me rrezikun bërthamor



Ish-lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, ka paralajmëruar lidhur me rrezikun bërthamor që, sipas tij, “edhe një herë duket real”, ndërsa nuk ka fshehur frikën se “duket sikur bota po përgatitet për luftë”.

Politikani 85-vjeçar, i cili njihet për uljen e tensioneve me Perëndimin, duke ndihmuar për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë, ka paralajmëruar edhe për një garë armatimi, që mund të kthehet në “prioritetin kryesor”.

Gorbaçov i kërkoi gjithashtu presidentit të ri amerikan, Donald Tramp dhe presidentit rus, Vladimir Putin, për të punuar bashkë për të ulur rezervat e armëve bërthamore në të gjithë botën.

Në një artikull në Revistën “Time”, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik është shprehur se asnjë nuk është më urgjente sot se “militarizimi i politikës dhe gara e re e armatimit”.

BERLINI DHE KRIZA E FUNDIT NË BALLKAN


Si i sheh Gjermania tensionet e fundit në Ballkan, autokracinë në Serbi dhe perspektivën evropiane? Për këto çëshjte flasin tre deputetë gjermanë.

Brexit, kriza ekonomike, Trumpi... ka shumë probleme me të cilat aktualisht merret Komisioni i Bundestag-ut për Politikën e Jashtme. E megjithatë të mërkurën (26.01) ai gjeti kohë të trajtojë seriozisht edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Tre deputetë të këtij Komisioni thonë për Deutsche Welle-n se qëllimi i takimit ishte që Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë të interesuara për zhvillimet në këtë rajon.

Problemet me fushatat

Thorsten Frei, deputet i Partisë Kristiandemokrate (CDU) në këtë Komision, thotë se as Rusia dhe as Truqia nuk po flenë, kur bëhet fjalë për gjendjen në Ballkan. Ndërkohë që ende nuk dihet se cili do të jetë roli i SHBA-së, pas marrjes së postit të Presidentit nga Donald Trump. Roli i Rusisë është forcuar veçanërisht në Serbi. "Në Rusi kemi një sistem autokrat për të cilin më të rëndësishme janë lojërat gjeopolitike për pushtet se sa interesat e popullit serb. Nuk dua të mohoj lidhjet historike mes këtyre vendeve, por fakt është që raportet tregtare mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian, e në veçanti Gjermanisë janë shumë më të fuqishme se ato me Rusinë. Në 15 vitet e fundit, nga BE në Serbi kanë shkuar donacione në vlerë prej rreth pesë miliardë Euro, ndërsa nga Rusia - asgjë, përveç ndoshta trenit të nisur së fundi për Kosovë", thotë Frei për Deutsche Welle-n.

Ndryshe mendon deputetja majtiste, Sevim Dagdelen. "Qeveria federale duket qartë që nuk është e interesuar që Serbia si kandidate për anëtarësim në BE të jetë partnere e afërt me Rusinë. Nga Serbia po kërkohet që të ketë kurs antirus. Në këtë kontekst kërkohet normalizimi gjoja i raporteve me Kosovën, që do të detyronte Serbinë edhe të njohë pavarësinë e kësaj krahine që ka shpallur pavarësinë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", thotë Dagdelen për DW.

Josip Juratoviq, deputet socialdemokrat (SPD), është i shqetësuar për shkak të tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Episodi me trenin, siç thotë, shtron pyetjen: në ç'drejtim po shkon Serbia - rrugës së Nikoliqit apo të Vuçiqit, i cili flet se i mbetet besnik procesit të integrimeve evropiane dhe se do të bëjë ç'është në mundësinë e tij për ta realizuar këtë qëllim. Juratoviq pohon se gjendjen në Ballkan e rëndojnë edhe fushatat elektorale atje, sepse shumë shpesh ka zgjedhje dhe fushata. "Ne tërë kohën kemi zgjedhje në ndonjë vend. Para ca kohësh ka pasur zgjedhje në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë e tani do të ketë edhe në Serbi. Partitë politike në këto vende nuk kanë asgjë konstruktive të ofrojnë dhe për këtë qëllim krijojnë tensione mbi bazën e të cilave i kanë fituar zgjedhjet me dekada."

Në pyetjen se si e komenton faktin që presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë dalë edhe pas takimit në Bruksel me deklarata luftarake, Juratoviq thotë se nuk do të flas me emra, por ka shumë politikanë në rajon që nuk duan afrimin me BE-në. "Ata kanë krijuar në dekadat e fundit një sistem të përshtatshëm ku zotëron një gjendje gjysmë e qartë dhe në këtë kontekst janë dakord të gjithë nacionalistët."

Juratoviq kërkon që të mos vazhdohet me diskutime nëpër seanca e konferenca pa fund, por të punohet konkretisht për projekte dhe reforma. E "në këtë drejtim duhet të ushtrohet presion", thotë Juratoviq.

NDIKIMI RUS NË KOSOVË

Autoritetet në Kosovë tërheqin vërejtjen se ka sinjale që dëshmojnë për rrezikun e shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë. Për këtë arsye, institucionet shtetërore të Kosovës janë ftuar të jenë sa më vigjilente, për çka është informuar edhe Bashkimi Evropian.
Vendosja ilegale e pikave të shitjes së derivateve nga ana e Industrisë së Naftës së Serbisë në veri të Kosovës, paraqet një nga përpjekjet për rritjen e këtij ndikimi.

“Sinjalet më të fuqishme ndërlidhen me faktin që Rusia ka një lidhje të veçantë me Serbinë, madje ka edhe një qendër ushtarake në Nish, që është afër kufirit me shtetin e Kosovës “, ka thënë Tahiri, duke shtuar se institucionet e Kosovës dhe rajoni duhet të jenë të kujdesshme dhe të kenë strategji për të kundërshtuar dhe luftuar këto tendenca.

 Politikat strategjike të NATO-s ia kanë mbyllur rrugën Rusisë që të ketë dalje në Detin Adriatik, për faktin që rripi i NATO-s tashmë e mbulon gjithë bregun e Adriatikut prej Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipëri dhe Greqi, çka është shumë pozitive. Pra, Rusia nuk ka mundësi që të ketë qasje në Detin Mesdhe. Mendimi im është se përkundër agresivitetit rus, ndikimi i Rusisë mund të përfundojë vetëm brenda shtetit të Serbisë.

Se a kishte edhe përpjekje tjera të shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë, nuk bëhet e qartë. Por, ajo që dihet është se në veri të Kosovës, ku katër komunat përbëhen nga popullata shumicë serbe, ka organizata të cilat angazhohen për fuqizimin e bashkëpunimit me Rusinë. Janë të paktën dy organizata të tilla, të cilat janë të regjistruara në Beograd: Shoqata “Vatra e Kosovës“ prezantohet se ka njëmijë anëtarë, kurse si qëllim e ka thellimin e bashkëpunimit humanitar dhe kulturor me Rusinë; ndërsa shoqata e solidaritetit serbo-sllav për “Kosovë e Metohi“ e Grigorie Stepanoviqit, e themeluar më 2010, prezantohet se ka rreth 200 anëtarë dhe se ka të njëjtat synime.

Verolub Petroviq, anëtar i shoqatës së miqësisë ruso-serbe, thotë se vite më parë aktiviteti i vetëm ishte dërgimi i disa fëmijëve serbe në Rusi. Sipas tij, vizitat nga Rusia në Kosovë janë të vështira për shkak të problemit të vizave.

“Bashkëpunimi tash për tash është i njëanshëm. Pra, më shumë nga ana e jonë, sesa nga ana e tyre“, thotë Petroviq.

Ndërkaq, shoqata e solidaritetit serbo-sllav, e formuar si organizatë jopartiake dhe joqeveritare, sipas kryetarit të saj, Momir Kasalloviq, ka si qëllim vendosjen e solidaritetit mes popujve sllavë. Ai thotë se i ka vizituar ambasadat e vendeve sllave, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, “për t’u treguar atyre pozicionin e serbëve të Kosovës lidhur me këtë vendim”. Por, shton se problemi qëndron te mungesa e mjeteve financiare, thekson ai.

“Gjithçka përfundoi me dëshira të mira dhe fjalë të mira. Nuk arritëm që konkretisht të bëjmë asgjë“, thotë ai.

Por, një nga nismat më serioze ishte ajo e iniciuar nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili me kreun e partisë së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Kishën Ortodokse Ruse, lansuan projektin për kthimin e serbëve në veri të Kosovës, përmes ndërtimit të lagjes “Lugina e diellit“.

Ky projekt ishte kundërshtuar nga Prishtina zyrtare, ngase ishte cilësuar si ilegal dhe pa lejen e institucioneve të Kosovës. Po ashtu, kishte kërkesa nga serbët e Kosovës që atyre t’u njihej shtetësia e dyfishtë serbo-ruse, por kjo ishte kundërshtuar nga Moska për shkak të mungesës së ligjeve që e rregullonin këtë fushë.

Shkrime histerike anti-ruse


Media propaganduese ruse Sputnik ka shkruar një artikull të gjatë për “histerinë anti-ruse” që mbizotëron te mediat shqiptare dhe kryesisht në televizionin publik të Kosovës, RTK. Kjo për shkak të arrestimit të dy spiunëve rusë. Pjesë e kësaj propagande është edhe shërbimi sekret i Kosovës (AKI).

“Pa ndonjë evidencë ata citojnë emrat e gazetarëve, pjesëtarë të shoqërisë civile duke i akuzuar si spunë,” shkruan media propaganduese ruse Sputnik.

Për rrjetin e spiunëve rusë dhe mashinerinë propaganduese ruse shqetësime kanë shfaqur partitë më të mëdha në BE dhe SHBA. Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Donald Trump, kanë shprehur shqetësimin e ndikimit të kësaj propagande në fushatën zgjedhore në vendet e tyre.

Kryeministrja britanike Theresa May duke folur para ligjvënësve republikanë në Philadelfia të SHBA-ve lavdëron përkushtimin e Anglisë për paqen në Kosovë



Përkushtimi britanik për ruajtjen e paqes edhe në Kosovë është një nga arsyet pse kryeministrja britanike, Theresa May mendon që vendi i saj mund të krenohet në përballjen me sfidat e sigurisë.

"Kjo është arsyeja pse Britania është vend udhëheqës, krahas Shteteve të Bashkuara, i koalicionit që punon me sukses për mundjen e Daeshit (grupit Shteti Islamik), arsyeja pse ne jemi pajtuar që të dërgojmë 800 trupa në Estoni dhe Poloni si pjesë të pranisë së shtuar të NATO-s në Evropën lindore…dhe arsyeja pse ne e kemi shtuar përkushtimin tonë në operacionet paqeruajtëse në Kosovë, Sudanin Jugor dhe Somali”, ka thënë May derisa iu drejtohej me fjalim ligjvënësve republikanë në Filadelfia të SHBA-së.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka shqetësuar disa vende evropiane kur deklaroj se NATO është e “vjetëruar”, ndërsa ka kritikuar ashpër vendet anëtare të saj që nuk e kanë plotësuar kushtin e investimit të 2 % të Bruto Prodhimit Vendor në sektorin e mbrojtjes. Kësaj deklarate duket se i bënte jehonë edhe shefja e qeverisë britanike.

"Ditët kur Britania dhe Amerika kanë intervenuar në vendet sovrane në përpjekje për t’i ribërë ato sipas mënyrës tonë, kanë përfunduar. Por, ne s’mund të përballojmë që të qëndrojmë pa reaguar kur kërcënimi është real, dhe kur është në interesin tonë të intervenojmë”, ka thënë May.

May tha se kritikat për vendet e NATO-s qëndrojnë, por vlerësoi se liritë e siguruara nga SHBA dhe Britania për Evropën lindore, duhet mbrojtur.

"Ne nuk duhet të rrezikojmë liritë që presidenti Reagan dhe ish kryeministrja britanike Margaret Thatcher ia kanë sjellur Evropës Lindore duke e pranuar pretendimin e presidentit rus Putin se tani ajo pjesë është zona e tij e ndikimit”, ka thënë shefja e qeverisë britanike.

Gjatë fjalimit të saj që disa herë është ndërprerë nga duatrokitjet entuziaste të republikanëve amerikanë, shefja e qeverisë britanike ka kaluar jo pak kohë duke këshilluar ata sidomos në raport me Rusinë.

"Kur është fjala për Rusinë, shpesh është punë e mençur të kujtosh shembullin e presidentit Ronald Reagan, i cili gjatë negociatave me liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev, i është përmbajtur fjalës së urtë, “beso, por verifiko”, ka thënë kryeministrja britanike.

"Me presidentin Putin, këshilla ime është “angazhohuni, por keni kujdes”, ka thënë May.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka thënë se ai dëshiron bashkëpunim më të madh me Rusinë në çështje si lufta kundër terrorizmit dhe çështjen e Sirisë, duke sugjeruar se ai mund të heqë sanksionet që administrata e Obamës ia ka vendosur Moskës si reagim ndaj aneksimit të Krimesë.

May megjithatë ka shtuar se nuk “ka asgjë të paevitueshme në konfliktin në mes të Rusisë dhe perëndimit, por ka paralajmëruar se po aq lehtë mund të kthehemi në ditët e Luftës së Ftohtë.

“Por, ne duhet të angazhohemi me Rusinë nga një pozicion i fuqisë, dhe ne duhet të ndërtojmë marrëdhëniet, sistemet dhe proceset që e bëjnë bashkëpunimin më të mundshëm se sa konfliktin”, ka thënë ajo.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...