Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/26

Nga Flori Bruqi : Pse shpifin?!...


Në shtypin ditor dhe TV-të tona ,kohëve të fundit po bëhët një shpërfillje dhe denigrim I turpshëm kundër disa fytyrave marakante kombëtare.

Shpifjet e paskrupullta deri më tash kanë ardhur nga guzhinat proserbe të gazetave dhe TV të Beogradit .

Image result for bozidar spasic

Ish agjenturat e UDB-ës serbe si dhe në gazetat moniste plasoheshin shkrimët monstrume të publicistëve (agjenteve) serb si fjala bije të njëfarë Marko Lopušina, Milovan Drecun, Dragan Damjanovic,apo të një agjenti të njohur serb - Bozidar Spasic që ka organizuar likuidimin e vëllëzërve Gërvalla(Jusufit dhe Bardhoshit) si dhe Kadri Zekës e më vonë edhe të Enver Hadrit.
Shpifjet e deritashme ishin të kuzhinave serbe,port ash këto shpifje mund ti gjeni edhe në shtypin tone ditor si dhe kontaktet e drejtëpërdrejta Televizive .

Image result for marko lopusina

              Marko Lopushina

Ç’turp !

Këto shpifje së pari publikohën në shtypin apo TV serb,e disa ditë më vonë I gjenë në TV-të dhe gazetat tona .

Image result for milovan drecun

Propaganda serbe është shumë e dëmshme për Kosovën .

Image result for marko lopusina

Sërbia luftën e humbi më 12 qershor 1999.,tash e humbi luftën diplomatike edhe në Bruxel .

Por do të ishte e drejtë që edhe Redaksitë e mediumeve tona të jenë më të kujdesëshme me shkrimet dhe komentet e tyre ngase disa shkrime nuk i ndihmojnë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Janë bërë shumë gazetarë “investigues” që nuk janë të aftë ta moderojnë shtëpinë e tyre e le më të bëjnë politikë dhe diplomaci për çështje kruciale të Kosovës.



Kriminelët serb me shkrimët e tyre po bëjnë krimet e radhës kundër shqiptarëve dhe popujve tjerë të ish YU-së.

Ata hë për he do të ishte mire të akuzoheshin për trusni gjenocidale nga ndonjë Gjykatë vendore( Speciale) apo Gjykatë Ndërkombëtare!

Fotografia e Besart Ajdini

Gazetarët e cituar serb gjatë këtij muaji po plasojnë shkrime kundër Heroit tone Ramushh Haradinajt .
Më i zëshmi është Drecuni dhe Luçiqi të cilët herët apo vonë do të përgjigjën për krime të tyre në kohën e Millosheviqit dhe kohën e qeverisjës”demokratke” të Aleksandër Vuçiçit.

Vendet me popullsinë më të madhe dhe më të vogël të botës…




CILAT JANË SHTETET ME POPULLSINË MË TË MADHE NË BOTË? JA NJË KLASIFIKIM I 10 SHTETEVE ME POPULLSI MË TË MADHE NË PLANET: PËRVEÇ KINËS, EDHE SHUMË SURPRIZA TË TJERA! NDËRKOHË, PAS TYRE DO TË NJIHENI EDHE ME VENDET E VOGLA PËR NGA NUMRI I POPULLSISË…








Kina është vendi me më shumë banorë në botë. Vendi aziatik popullohet nga 1 miliard e 300 milionë persona. Ndiqet në vend të dytë nga India me 1 miliard e 200 milionë banorë. Në vend të tretë renditet SHBA-ja me “vetëm” 311 milionë banorë. Por, shumë pak dihet mbi vendet e tjera në listën e kombeve më të mëdha të planetit. Lexoni në vijim përmbledhjet për secilën:

10. Japonia


Fillojmë nga Japonia, e cila numëron 127.535.920 banorë. Do t’ju rrëfejmë një kuriozitet shumë interesant mbi këtë shtet: personazhet japoneze që kanë emrin “Japoni” kanë domethënien “origjina e diellit”, ndaj për këtë ky shtet quhet ndryshe edhe si shteti i “Rising Sun”!

9. Rusia


Rusia ka 144.958.164 banorë. Por a e dinit se së bashkë me Kinën është shteti me numrin më të madh të kufijve në botë?

8. Bangladeshi


Në Bangladesh, popullsia është 145.692.131 banorë. Bangladesh do të thotë “Vendi i Bengalit”, pra kjo republikë është krijuar në territorin antik të quajtur Bengali dhe se ky është një nga shtetet me popullsinë më të dendur në botë.

7. Nigeria
Kjo është një foto e Lagos, qytetit më të madh të Nigerisë: vetëm këtu numërohen më shumë se 11 milionë banorë! Janë me të vërtetë shumë, apo jo?! Ndërkohë në të gjithë Nigerinë, janë plot 160.423.182 banorë.

6. Pakistani
Dhe ja ku jemi në Pakistan, ku gjejmë 177.593.383 banorë: kjo popullsi është shumë e ngjashme me atë të Indisë dhe vetëm duke shkuar drejt kufijve gjenden popullata me ndikime iraniane apo tibetiane. Ky shtet ka pësuar një rritje shumë të fortë të popullsisë: 15 vjet më parë popullsia ishte vetëm 110 milionë banorë. Kryeqytetin e Pakistanit do ta keni dëgjuar shumë herë: Karachi! Popullsia e tij është mbi 5 milionë banorë.

5. Brazili


Brazili, që është një republikë federale demokratike, ka një popullsi prej 198.946.470 banorësh. Veçantia e këtij shteti, që me siguri mund ta dini, është se më shumë se dy të tretat e popullsisë braziliane jeton në qytete, dhe se San Paolo është një njëri prej qyteteve më të populluara në botë!

4. Indonezia


Vendi i katërt më i populluar në botë është Indonezia me 244.870.937 banorë. Por mbase ajo që nuk dini është se ky shtet banohet nga mbi 300 etni, të ndarë në dy grupe të mëdha: protomales-ët, ose populli origjinal, dhe deuteromales-ët ose ndryshe ata të cilët janë vendosur në Indonezi kohët e fundit, kryesisht kjo është popullsi myslimane.

3. SHBA


Në podium, çuditërisht, janë edhe Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej jo më pak se 316.414.800 banorë, ndërsa ky numër përfshin edhe banorët e Porto Rikos dhe ishuj të ndryshëm.

2. India


Në vendin e dytë gjejmë Indinë! Shumë nga ju mbase nuk e prisnin, të tjerë ndoshta e kanë dëgjuar: India është një shtet me popullsi të dendur që numëron 1.224.614.327 banorë dhe sipas disa studimeve të fundit, pas vitit 2025 ajo do të mund të kalojë edhe Kinën për nga ky numër!

1. Kina


Në majë të klasifikimit, natyrisht, gjejmë Kinën, në të cilën popullsia është 1.348.931.997 banorë (burimi Wikipedia)! Në këtë drejtim, ne kemi dy kuriozitete për t’ju thënë: e para është se shumica e tyre janë të përqendruar në fushat e mëdha të krahinave lindore, dhe e dyta është se në qoftë se do të bashkonim popullsinë e Kinës me atë të Indisë, ky numër do të tejkalonte 37% të totalit të popullsisë së botës, prandaj, më shumë se një në tre vetë në botë, është kinez ose indian!



Po vendet më pak të populluara të botës e dini se cilat janë? Ja lista:



5 – Vatikani (800 banorë) – Një nga vendet më të çuditshme të botës. Kombësia në këtë shtet nuk fitohet me lindjen, sepse ky është vendi ku qytetarët janë të gjithë beqarë. Kombësia fitohet me një kontratë dhe janë “vendas” vetëm ata që punojnë në Vatikan: priftërinjtë dhe rojet zvicerane.
Situata e Vatikani


4-Tokelau (1.200 banorë) – Është një arkipelag në Oqeanin Paqësor. Janë të regjistruar vetëm në një federatë sportive ndërkombëtare, atë të pingpongut.


3-Niue (1.500 banorë) – Edhe pse ka qeverinë e tij, ky vend është i lidhur me Zelandën e Re. Ka vetëm një shkollë fillore, por një nivel analfabetizmi për t’u pasur zili: 1%.


2-Ishujt Malvine -Folkland ( 3.000 banorë) – Janë të famshme për luftën në të cilën ushtria britanike shkatërroi atë argjentinase.



1-Tuvalu (10.000 banorë) – Ndodhet në mes të Australisë dhe Havait. Ka fituar pavarësinë në vitin 1978 dhe ka shumë pak burime natyrore.

Në botë, më shumë muslimanë se katolikë

Vatikani e ka pranuar zyrtarisht për të parën herë: katolikët i kanë lënë vendin e parë myslimanëve. Një nga motivet është se këta të fundit bëjnë më shumë fëmijë. Edhe një vit më parë, Baza e të Dhënave e Botës Kristiane, një institut amerikan i specializuar në studimin e tendencave fetare, e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Selia e Shenjtë nuk e ka besuar atë paralajmërim dhe ka bërë verifikimet e saj. Tani, është detyruar ta pranojë: 1 miliardë e 322 milionë myslimanë përfaqësojnë 19.2 për qind të popullatës së botës, 1 miliardë e 130 milionë katolikë, përbëjnë 17.4 për qind. Konfirmimi vjen nga libri zyrtar i Kishës, "Libri i kuq" i Selisë së Shenjtë, siç e ka quajtur "L'Osservatore Romano", raportin e përvitshëm të Papatit në një intervistë me përgjegjësin e tij, Vitori Formenti. Raporti, i përbërë nga 2511 faqe plot me të dhëna, i shpërndarë në 10 mijë kopje, mbi të gjitha mes hierarkive ushtarake, përveç atyre kishtare, është libri më përfaqësues i Kishës. Nga viti i ardhshëm ai do të mund të gjendet edhe në internet. Për shumëkënd, ai është libri i ëndrrave, sepse siç theksohet në preambulë, jo pak ëndërrojnë që emri i tyre të shfaqet diku mes faqeve të tij. Kështu, monsinjor Formenti shpjegon fenomenin: "Katolikët në botë rriten sepse rritet popullata e botës. Le të themi se në raportin mes rritjes së popullatës dhe rritjes së katolikëve, jemi stabël. Por, për herë të parë në histori, nuk jemi më të parët: myslimanët, na kanë kaluar". Bëhet fjalë qartësisht për rezultatin e verifikimeve të kryera në vendet e interesuara, për të cilat është raportuar më pas në Kombet e Bashkuara. "Ne mund të garantojmë vetëm për hetimet tona statistikore, të bazuara mbi të dhënat e kishës. Këto të dhëna vijnë nga Azia, Filipinet, India, Koreja, Vietnami, Japonia, Afrika dhe nga një pjesë e Amerikës Latine. Ndërsa të dhënat që vijnë nga bota islamike, bazohen mbi përllogaritje që mbajnë parasysh mbi të gjitha rritjen e popullatës myslimane. Është e vërtetë edhe që ndërsa familjet islamike, siç dihet, vazhdojnë të lindin shumë fëmijë, ato kristiane në anën tjetër, synojnë të kenë gjithnjë e më pak. Aktualisht, ndërsa katolikët kanë mbetur në vend numëro, me 17.4 për qind të popullatës, myslimanët janë në kuotën 19.2 për qind. Statistikat i referohen vitit 2006. Por, nëse vihen përballë të dhënat, duke përmbledhur në njërën anë të gjithë të krishterët; katolikët, ortodoksët, anglikanët e protestantët, dhe në anën tjetër myslimanët, raportet ndryshojnë. Të parët përbëjnë 33 për qind të popullatës botërore. Ajo që kompenson pjesërisht rritjen e numrit të myslimanëve, kundrejt katolikëve, në raportin e përvitshëm, është një risi që ka kënaqur veçanërisht Papën: numri i priftërinjve është rritur shumë. Priftërinjtë e rinj nuk vijnë as nga Evropa dhe as nga Amerika e Veriut, por mbi të gjitha nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Ndërkohë, njollën e zezë në Evropë e mbajnë Franca, Holanda dhe Belgjika. Në Itali, regjistrohet një ringritje fare e vogël.

Harta fetare e botës


Numri i popullsisë në botë është 7.095.217.980, sipas të dhënave të korrikut të një viti më parë, raporton "The World Factbook".

Nga popullsia totale e globit, numri i të krishterëve është 33.39 për qind, nga të cilët, 16.85 për qind janë romano-katolikë, 6.15 për qind janë protestantë, 3.96 për qind janë ortodoksë dhe 1.6 për qind, anglikanë.

Për sa u takon besimeve të tjera fetare, rezulton se 22.74 për qind janë myslimanë, 13.8 për qind, hindu, 6.77 për qind, budistë.

Vlerat më të ulëta i kanë sikh-ët me 0.35%, hebrenjtë, me 0.22% dhe baha-it me 0.11%. Në kategoritë "besime të tjera" bëjnë pjesë 10.95% e popullsisë, ndërsa jo-fetarët, 9.66%. Ndërsa ateistët përbëjnë 2.01% të popullsisë së botës.

Të krishterë janë 2.1 miliardë, myslimanë 1.6 miliardë, joreligjiozë/angnostikë, ateistë 1.1 miliardë, hindusë 1 miliardë, kinezë me religjion tradicionalë 394 milionë, Budistë 376 milionë, hebrenj 14 milionë.

OKB: Rritet numri i muslimanëve në botë.

statt111

Popullsia muslimane do të rritet dy herë më shpejtë në krahasim me pjesëtarët e besimeve tjera, kështu që në vitin 2030 ajo do ta arrijë një të katërtën e popullsisë së botës, thuhet në raportin e fundit nga Qedra Nderkombëtare Hulumtimeve mbi relegjionin (“ Pew Research Center’s Forum on Religion & Public Life « ). ktë ngritje të mulsimanëve në botë e ka konfirmuar edhe OKB përmes një raport të fundit mbi relegjionin në planetin tonë, transmeton agjencia e lajmeve « Presheva jonë »


Sipas ketij raporti Popullsia muslimane në botë pritet të rritet me rreth 35% në 20 vitet e ardhshme, në rritje nga 1.6 miliardë në 2010 – 2.200.000.000 deri në vitin 2030, sipas parashikimeve të reja të popullsisë.


muslimmz
Globalisht, popullsia myslimane parashikohet të rritet me rreth dy herë normën e popullsisë jo-muslimane gjatë dy dekadave të ardhshme – një normë mesatare vjetore rritjeje prej 1.5% për muslimanët, krahasuar me 0.7% për jo-muslimanët. Nëse trendet aktuale të vazhdojë, muslimanët do të përbëjnë 26.4% të totalit të popullsisë së parashikuar të 8.300.000.000 në botë në vitin 2030, nga 23.4% të llogaritur 2.010 popullsisë botërore 6.9 miliardë lekë.

staztt1

E ardhmja e popullsisë muslimane në botë

muslimmzNdërsa popullsia myslimane globale pritet të rritet me një normë më të shpejtë se sa e popullsisë jo-muslimane, popullata Muslimane megjithatë pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë në dy dekadat e ardhshme se sa ç’bëri në dy dekadat e mëparshme. Nga viti 1990 deri në vitin 2010, popullsia botërore myslimane është rritur me një normë mesatare vjetore prej 2.2%, krahasuar me normën e parashikuar prej 1.5% për periudhën 2010-2030.
Këto janë ndër gjetjet kryesore të një raporti gjithëpërfshirës për madhësinë, shpërndarjen dhe rritjen e popullsisë muslimane në botë. Raporti nga Forumi Pew për Fenë dhe Jetën Publike kërkon të ofrojme up-to-date vlerësimet e numrit të muslimanëve në mbarë botën në vitin 2010 dhe për të projektuar rritjen e popullsisë muslimane 2010-2030. Parashikimet bazohen si në tendencat e fundit demografike dhe në supozime rreth se si këto trende do të luajë në vitet e ardhshme. Bërë këto parashikime në mënyrë të pashmangshme përfshin një mori të pasigurive, duke përfshirë edhe ato politike. Ndryshimet në klimën politike në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, për shembull, mund të ndikojë në mënyrë dramatike modelet e migrimit myslimane.

staztt1Në qoftë se trendet e tanishme vazhdojnë, megjithatë, 79 vende do të ketë një milion ose më shumë banorë myslimanë në vitin 2030, nga 72 vende today.1 Një shumicën e muslimanëve në botë (rreth 60%) do të vazhdojnë të jetojnë në rajonin e Azi-Paqësorit, ndërkohë që rreth 20% do të jetojnë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, siç është rasti sot. Por Pakistan pritet të kalojë Indonezinë, si vendi me popullsinë më të madhe të vetme muslimane.Pjesë e muslimanëve të botës që jetojnë në Afrikën sub-Sahariane është parashikuar të rritet; në 20 vjet, për shembull, më shumë myslimanë ka të ngjarë të jetojnë në Nigeri se në Egjipt. Muslimanët do të mbeten minoritete relativisht të vogla në Evropë dhe Amerikë, por ata pritet të përbëjnë një pjesë në rritje të popullatës në këto rajone.

musllim,m
Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, projeksionet e popullsisë tregojnë se numri i muslimanëve më shumë se dyfishuar gjatë dy dekadave të ardhshme, në rritje nga 2.6 milionë në 2010-6.200.000 në 2030, në pjesë të madhe për shkak të emigracionit dhe pjelloria e lartë se mesatarja në mesin e muslimanëve. Pjesa myslimane e popullsisë amerikane (të rritur dhe fëmijë), parashikohet të rritet nga 0.8% në vitin 2010 në 1.7% në 2030, duke e bërë muslimanët afërsisht aq të shumta sa Hebrenjtë apo Episcopalians janë në Shtetet e Bashkuara sot. Edhe pse disa vende evropiane do të ketë përqindje ndjeshëm më të lartë të muslimanëve, Shtetet e Bashkuara është parashikuar të ketë një numër më të madh të muslimanëve në vitin 2030 se çdo vende evropiane përveç Rusisë dhe Francës. (Shih seksionin Amerika për më shumë detaje.)


Bota me 5 milionë shqiptare muslimanë

“Evropa është shtëpia e rreth 38 milionë myslimanëve, ose rreth pesë për qind e popullsisë së saj. Gjermania duket se ka më shumë se 4 milion muslimanë – pothuajse të gjithë ata që e Veriut dhe Amerika e Jugut kombinuar. Në Francë, ku tensionet janë të larta mbi një fluks të punëtorëve emigrantë muslimanë, numrat e përgjithshme ishin më të ulëta, por një përqindje e madhe e popullsisë është myslimane…” ka shkruar maediat britanike MailOnline ne shkrimin e titulluar “How almost one in four people in the world are Muslim… and 1,647,000 live in Britain”
Në Evropë si një e tërë, pjesa myslimane e popullsisë pritet të rritet me gati një të tretën gjatë 20 viteve të ardhshme, në rritje prej 6% të banorëve të rajonit në vitin 2010 në 8% në vitin 2030. (“In Europe as a whole, the Muslim share of the population is expected to grow by nearly one-third over the next 20 years, rising from 6% of the region’s inhabitants in 2010 to 8% in 2030.”)


Në shifra absolute, popullata Muslimane e Evropës parashikohet të rritet nga 44,1 milion në 2010-58.200.000 në 2030 rrit më të mëdha -. nxitur kryesisht nga migrimi vazhdueshme – ka të ngjarë të ndodhë në Evropën Perëndimore dhe Veriore, ku muslimanët do të afrohet përqindje dyshifrore të popullsisë në disa vende . Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, muslimanët pritet të përbëjnë 8.2% të popullsisë në vitin 2030, nga rreth 4.6% që është sot. Në Austri, muslimanët janë parashikuar të arrijë 9.3% të popullsisë në vitin 2030, nga 5.7% sot; në Suedi, 9.9% (nga 4.9% sot); në Belgjikë, 10.2% (nga 6% sot); dhe në Francë, 10.3% (nga 7.5% që është sot). (Shihni pjesën e Evropës.) . Shqipëria, siq e paraqesin mediat botëroe dhe organizata nderkombëtare si një vend muslimanë, numëri i tyre ne ekte vend sillet rreth 2.5 milion dhe Kosova e banuar me 1.8 milionë, numëron mbi 1.5 milionë muslimane. Nese ketu përfshijmë edhe shqiptarët e Maqedonisë, Mali të Zi dhe Luginës së Preshevës, die mos llogaritur ata ne diasporë len të kuptohet se sot në botë ka mbi 5 milionë shqiptarë mulsimanë, citon “Presheva jonë”musllim,m

Sa shqiptarë ka në botë?


Fotografia e Sa Shqiptare ka ne Bote


Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela ka ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”.

Projekti është një faqe interneti që “njekomb.com” dhe ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për Top Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb.com është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Për pak muaj punë, projekti i Besfort Axhanelës ka identifikuar shqiptarët në shumicën e vendeve të botës.

“Përveç Kosovës dhe Shqipërisë që janë identifikuar, në Turqi ka shumë, janë rreth 100 mijë shqiptarët e identifikuar. Nuk i di numrat e saktë por në bazë të disa të dhënave, më pas vjen Zvicra, Gjermania, SHBA-të, Italia, Greqia. Shteti i vetëm që nuk ka asnjë shqiptar të identifikuar është Mianmari në Azi”, thotë Axhanela.

Ideatori i këtij projektit ka planifikuar që për festën e nëntorit të mbledhë në një vend edhe atmosferën festive që bëjnë shqiptarët kudo ku jetojnë.

“Më 28 nëntor pritet të lançohet një ‘news feed’ në faqe ku njerëzit do të kenë mundësi të hynë dhe të postojnë fotografi për mënyrën se si janë duke e festuar 28 Nëntorin”, tregon ai.

Mënyra e regjistrimit në projektin njekomb.com është shumë e thjeshtë dhe bëhet qoftë përmes e-mailit apo edhe përmes llogarisë së Facebook-ut. Themeluesi i këtij projekti ka për qëllim që kur të regjistrohen shumica e shqiptarëve të nxjerrë statistika rreth profesioneve dhe mundësi të tjera të dhënash që i mundëson projekti.


****
Fotografia e Sa Shqiptare ka ne Bote



Është një fenomen dhe krakteristikë me numrin e popullsisë së shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që vendet tjera nuk e kanë, sepse sot ka më shumë shqiptarë jashtë atdheut, vendlidjes se sa në vend ?!

Dhe sot diaspora shqiptare  e cila kap shifrën prej 8 milionësh, lirisht mund të thuhet se është më e madhja në botë, ne krahasim me numrin e popullsisë ne vend..

Dhe keto shifra dëshmojnë se migracioni i shiqptarve ka qënë me tepër i imponuar se sa i dëshiruar..me poshte japim arsyerat e ektij fenomeni…



Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Ballkanin. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve, që jetonin në trojet e tyre, ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë, nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët.

Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit. Edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e mirë shqiptarësh, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, lanë atdheun për të jetuar të lirë diku tjetër, duke krijuar kështu diasporë në shumë vende evropiane dhe SHBA.

Korriku i vitit 1990 do të shënonte një tjetër largim të shqiptarëve drejt botës së lirë. Ambasadat e huaja do të ktheheshin në vendstrehim për ata që më pas u nisën me ose pa familje drejt Italisë, Gjermanisë, Austrisë etj.

Këto largime do të vazhdonin edhe në vitet 1991-1992, ku eksodi i marsit me anijet shqiptare do të mbetej për një kohë të gjatë në mendjet e evropianëve, si një veprim që nuk ishte parë të ndodhte ndonjëherë.

Revolta ndaj diktaturës, e akumuluar për vite të tëra, shpërtheu në këto eksode historike me përmasa të mëdha. Edhe më pas shqiptarët, në mënyrë klandestine, në kërkim të një jete më të mirë, do të largoheshin, kryesisht drejt fqinjëve Greqisë dhe Italisë që, ndonëse me pak vështirësi, e përtypën këtë situatë të vështirë të shqiptarëve.

Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë të dhënë pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmë në mënyrë të rregullt me llotaritë amerikane dhe ato kanadeze, konform aplikimeve dhe kërkesave të vendosura nga këto vende mike.

Ajo që do të vuloste ikjet e çorientuara ishte situata e krijuar në vitin 1997, që njihet në histori me emrin rrëmujat e marsit, që këtë herë ishte i dhunshëm. Këtë herë gjithçka nisi pas rënies së firmave piramidale, gjë e cila ndezi edhe revoltën popullore, e cila precipitoi në hapjen e depove të armatim-municionit dhe shpërthimit të reparteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Situata e rrallë mori me dhjetëra jetë njerëzish dhe la pasoja të pallogaritshme në ekonominë shqiptare që edhe sot duket se po i vuan ende ato.

Familje të tëra morën rrugën e emigrimit në kërkim të qetësisë dhe jetës më të mirë. Një pjesë e tyre humbën të gjitha kursimet familjare dhe e shikonin të pashpresë rimëkëmbjen. Biznese të tëra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbën besimin se mund të rimëkëmbeshin edhe njëherë, pra e kishin të vështirë ta fillonin edhe njëherë nga fillimi gjithçka. Shumë shqiptarë humbën madje edhe shtëpitë e tyre në piramida, duke mos pasur edhe një strehë, ku të fusnin kokën.

 Ata u detyruan të shkojnë të punojnë jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura për blerjen e një banese tjetër, por ndërkohë çmimet nisën të rriteshin dhe atyre u duhen vite të tëra ta realizojnë një objektiv të tillë. Individë të veçantë, që nuk pësuan dëm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtë vendit dhe i investuan paratë e tyre në vendet ku vendosën të jetonin. Kjo solli atë situatë të vështirë ekonomike që tashmë duket se ka kaluar.

Viti 1997, dhe ikja e shqiptarëve

Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal.

Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë.

Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende.

Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal.

Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë.

 Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi.


 Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë.

Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale.

Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.

Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën

Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar.

Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe
Greqi

Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm

Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë.

Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë.

Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë.

 Emigranti i parë shqiptar, që mendohet të ketë prekur tokën amerikane, daton në vitin 1876. Por, një element i veçantë që ja vlen të përmendet është edhe ekzistenca e një kolonie shqiptare në Ukrainë, që në fakt është një koloni e vjetër.

Është interesant fakti se katër mijë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta cilësojnë shqipen si gjuhën e tyre të nënës.

Paraardhësit e tyre luftuan në vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 në krah të Carit të Rusisë, kundër turqve dhe mbetën më vonë përgjithmonë në tokat e Carit.

Në vitin 1951, Greqia deklaronte 23 mijë shqiptarë

Fatkeqësisht, për numrin e shqiptarëve, që jetojnë në Greqi, nuk ka ndonjë statistikë të saktë. Duhet të bëjmë dallimin midis zonës plotësisht të banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët (Çamëria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare të Greqisë së jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi).

Dialekti i këtyre emigrantëve të vjetër (arvanitasve), është sot në kërcënim të plotë. Si theksuam edhe më lart është i paqartë numri i popullsisë shqiptare që jeton në Greqinë e veriut.

Deri në luftrat ballkanike, në vitin 1912-1913, ku Greqisë iu bashkangjitën Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarë shkonin deri në gjiun e Artës.

 Shumica e popullsisë myslimane shqiptare më pas emigroi ose iu nënshtrua proceseve të asimilimit. Shqiptarët e atjeshëm ortodoksë u greqizuan me dhunë që para bashkimit të Epirit dhe Maqedonisë me Greqinë.

Sipas të dhënave zyrtare greke, deri në vitin 1951, në territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijë shqiptarë.

Shqiptarët sot

Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 milionë shqiptarë. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar.

Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë.

Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë.

Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare.

Një tjetër vend, ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershmit, janë dhe shqiptarët e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë arvanitas. Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët, që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri, llogariten në mbi 100 mijë. Ndërsa në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i njohur te shqiptarët është edhe Siria.

 Pas largimit nga Egjipti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve.

Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë.

Por ende nuk është llogaritur numri i tyre. Në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata të përzier me emigrantët italianë, që erdhën këtu nga jugu i Italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku aty rreth 50 mijë.

Australia megjithse një vend i madh për emigrantët, por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë. Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej.

Afrika e Jugut është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun, rreth 15 familje.

Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesisht janë SHBA. Një kuriozitet thotë se “shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën”, kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pas emigrimit për në Amerikë.

Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurrë nuk ka mundur të bëhet zyrtare, pasi që ka munguar një iniciativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga më të banuarat me shqiptarë.

 Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesor në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike.

Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.


/div>
“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.

Shqiptarët në Gjermani: 450.000
Shqiptarët në Zvicër: 300.000
Shqiptarët në Suedi: 70.000
Shqiptarët në Danimarkë: 12.000
Shqiptarët në Belgjikë: 60.000
Shqiptarët në Itali: 800.000 – 1 milion.
Shqiptarët në Angli: 100.000
Shqiptarët në Amerikë: 200.000-800.000 (1.000.000)
Shqiptarët në Australi : 20.000
Shqiptarët në Siri: 10.000
Shqiptarët në Turqi: 5.000.000
Shqiptarët në Argjentinë: 50.000
Shqiptarët në Kanadë: 35.000
Shqiptarët në Ukrainë: 50.000
Shqiptarët në Finlandë: 9.000
Shqiptarët në Rumani: 10.000
Shqiptarët në Hungari: 1.500
Shqiptarët në Bosnjë: 5.000
Shqiptarët në Bullgari: 300
Shqiptarët në Kroaci: 18.000
Shqiptarët në Sloveni: 8.000
Shqiptarët në Serbi: 65.000
Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000
Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)
Shqiptarët në Maqedoni: 800.000
Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000
Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000
Shqiptarët në Azerbajxhan: 10.000.

Etj.

Serbi: 350 mijë banorë më pak se më 2002




Numri i banorëve të Serbisë është më i vogël për shumë se 350.000 krahasuar me vitin 2002, ka deklaruar drejtori i Entit Republikan të Statistikave të Serbisë, Dragan Vukmiroviq.
Ai thotë se arsyeja kryesore e pakësimit të popullsisë është shkalla negative e shtimit natyror. Sipas medieve serbe, numri i banorëve të regjistruar është më i vogël edhe për shkak të bojkotit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, por edhe për shkak se një numër është shpërngulur në botën e jashtme, ka thënë Vukmiroviq.
Ai thotë se për 10 për qind është pakësuar popullsia në pothuajse 50 për qind të komunave të Serbisë, sidomos në lindje. Sipas regjistrimit të fundit, Serbia ka 7.120.666 banorë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...