Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/03

Historia e një kryevepre : “Lufta dhe Paqja”


Lev Tolstoi (1828-1910) ishte një prej autorëve rusë më të rëndësishëm dhe të suksesshëm të shekullit XIX dhe konsiderohet nga shumëkush si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në rang botëror. Ishte një kont që zotëronte shumë prona në fshat, shërbyes e skllevër fshatarë dhe bënte një jetë të privilegjuar.

Shekulli XIX ishte një periudhë kur shtresa e kulturuar nisi të kritikojë rolin e Rusisë në nivel botëror dhe gjendjen e shoqërisë ruse, në përgjigje të ngjarjeve si Luftërat Napoleoniane dhe konflikti i Krimesë, si dhe problemin e skllavërisë. Lufta dhe Paqja e Tolstoit na ofron opinionin e këtij të fundit mbi disa prej këtyre temave.

Libri u botua për herë të parë në vitin 1869 dhe rrëfen ndërthurjen e jetëve të disa familjeve aristokratike gjatë luftërave Napoleoniane, mes viteve 1805 dhe 1812. Ndjekim të dhembshurën dhe imulsiven Natasha Rostova, heroina e romanit, teksa lulëzon duke kaluar nga një fëmijë lozonjare në vashë të re, dhe ndjekim vëllanë e saj Nikolaj që përballet me zgjedhjen e vështirë, mes ambicies dhe përgjegëjsive familjare.

Familja Bolkonskj është e përfaqësuar nga i mërzituri dhe ciniku Andrej, i cili e sheh lavdinë ushtarake si një arrati nga një martesë e palumtur, si dhe të brishtën e altruisten Marja, të dy të kontrolluar prej një babai despotik.

Rostovët dhe Bolkonskjët janë të lidhur përmes Pierre Bezuchovit, një tip i pastur por jo shumë i shkathët shoqërisht, miku më i mirë i Andrej dhe tip që i beson shumë Natashës. Protagonistët përballen me dashuri, humbje, trauma, dëshpërim dhe shpresë në sfondin e një konflikti që trondit rendin shoqëror të kohës.

Libra motivues për njohjen e jetës



Të jesh 25-vjeç është diçka e vështirë. M’u desh një kohë më e gjatë se shumica e atyre tek të njëzetat, por pasi mbusha çerek shekulli, edhe unë e kuptova se nuk jam asfare pranë asaj ku dua të jem në jetë. Çdo gjë duket e gjerë, por të zgjedhësh një të ardhme është e vështirë. Kjo është një fazë e rëndësishme në jetën time, dhe nuk mendoj se jam i vetmi që s’ka asnjë ide se çfarë do të bëjë me pjesën tjetër të jetës.

Nëse edhe ju jeni tek një njëzetat dhe ndiheni ndonjëherë të frustruar, apo e keni të vështirë të motivoni veten, atëherë kjo është për ju. Për shkak se nuk ka rëndësi sa e vështirë bëhet, ekzistojnë gjithmonë shumë burime për të fituar një motivim të ri.

Sot, do të doja të ndaja me ju disa nga burimet më të preferuara:librat. Kohët e fundit kam kaluar nëpër duar të gjitha librat që kam lexuar deri më tani gjatë jetës time, për të zgjedhur ato që më kanë motivuar dhe frymëzuar më shumë. Shpresoj që ju do të zgjidhni një ose dy prej tyre, dhe që ato të ndryshojnë jetën tuaj në të njëjtën mënyrë siç ma kanë ndryshuar edhe mua.
El Alquimista
1. “Alkimisti” nga Paulo Koelho

Përmbledhje: Një bari i ri në jug të Spanjës, sheh të njëjtën ëndërr për një thesar të fshehur në Egjipt, sërish dhe sërish, çka në fund e çon atë të hetojë vendndodhjen. Ai mëson se një ditë, të gjithë zbulojnë se cili është fati i tyre, dhe se duhet pasion e dëshirë për ta bërë fatin realitet. Gjatë udhëtimit për të gjetur thesarin ai takon njerëz të rinj dhe të çuditshëm, disa prej të cilëve bëhen miqtë e tij dhe i hyjnë në zemër. Mësimet e kombinuara të miqve të tij, do ta çojnë në fund në një kuptim që është shumë më i madh edhe se vetë thesari.

Shprehja e preferuar: Kur dëshironi diçka, i gjithë universi komploton për t’iu ndihmuar ta mbërrini atë.

Image result for libri“Harry Potter

2. “Herri Poter dhe Kupa e Zjarrtë” nga Xh.K Roulling

Përmbledhje: Në vitin e tij të katërt në Hoguort, shkolla pret garën legjendare të Turneut të Magjistarëve, për herë të parë në 202 vite, ku 3 magjistarë nga 3 shkolla garojnë në ndeshje rraskapitëse për famë dhe lavdi. Teknikisht shumë i ri për të konkurruar, Herri përfundon në mënyrë misterioze si pjesëmarrësi i katërt, dhe së shpejti do të përballet me sfidat, për të cilat ai nuk do të ndjehet gati. Përmes fatit, miqve, guximit dhe aftësive ai rezistojë deri në fund, vetëm për të zbuluar se duhet të marrë përgjegjësi jo vetëm për atë që ai është, por për të gjithë botën e magjistarëve.

Shprehja e preferuar: S’ka rëndësi se çfarë është dikush kur lind, por çfarë do të bëhet kur të rritet.



3. “Pipi Çorapegjata“ nga Astrid Lindgren

Përmbledhje:Pipi Çorapegjata është një vajzë rreth 9 vjeçe (edhe pse askush nuk e di me siguri moshën e saj), zotëron një forcë mbinjerëzore, dhe jeton në një shtëpi të leyer me ngjyrat e ylberit me majmunin e saj, zotin Nilson dhe kalin Plak. Ajo kujdeset vetë për veten, pasi babai i saj, një marinar i famshëm, ka humbur në det prej disa vitesh, pasi e la në fshat, sepse mendonte se jeta në det është shumë e rrezikshme për të bijën.

Edhe pse Pipi nuk ka edukatë, s’mundet të bëjë llogari matematikore dhe as lexojë apo shkruajë, jeton një jetë të jashtëzakonshme, të mbushur me aventura, duke përfshirë kryesisht fëmijët e fqinjëve, dhe tregon se jeta sipas rregullave të botës është e mbivlerësuar. Ajo nuk pushon kurrë së trondituri të rriturit, por është prova e gjallë se ju mund ta bëni botën atë që dëshironi që ajo të jetë, pa iu përshtatur cilitdo modeli që bota do të quajë normal.

Shprehja e preferuar: Unë nuk e kam provuar këtë kurrë më parë, kështu që mendoj se duhet patjetër të jem në gjendje ta bëj.



4. “Artemis Foull” nga Eoin Kolfer

Përmbledhje:Artemis Foull është një djalë vetëm 12-vjeç, por që tashmë është duke ndjekur hapat e babait të tij, si bosi famëkeq i botës së nëndheshme të krimit. I nxitur kryesisht nga lakmia, ai rrëmben një polic zanash, në mënyrë që t’i shantazhojë këto të fundit t’i japin atij arin e tyre. Por siç i bën me dije të burgosurit të tij, ngadalë zbulohet se ekziston një kuptim më i thellë pas planit tij në dukje të keq. Beteja ndërmjet të mirës dhe të keqes nuk është aq bardhezi sa duket, dhe fillon të kapërcejë kufijtë e kundërvënies mes zanave dhe njerëzve.

Shprehja e preferuar: Siguria është injorancë. Nëse ndjeheni kryelartë, kjo ndodh për shkak të diçkaje që ju nuk e dini.

Image result for “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain

5. “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Tuein

Përmbledhje:Libri fillon me ndëshkimin për të lyer me bojë një gardh, të cilin Tomi e kthen në një pasdite argëtuese, duke i marrë me dinakëri miqve të tij të hollat dhe sendet e tjera materiale, për t’i lejuar ata të lyejnë gardhin për të. Ai pastaj josh shoqen e tij të klasës Bekin, është dëshmitar i një vrasje me mikun e tij më të mirë Hak, bëhet një pirat i vetmuar në një ishull, rrikthehet për të filluar një gjueti thesari, dhe e zhyt veten në rreziqe serioze. Edhe pse përballet me çështje sociale e morale dhe kriza gjatë gjithë aventurave të tij, Tomi mbërrin në përfundimin se mënyra e tij e qasjes ndaj gjërave, mund të mos jetë tek e fundit dhe aq e keqe.

Shprehja e preferuar: Sa më pak duhet justifikuar një zakon tradicional, aq më e vështirë është ta heqësh qafe atë.

Image result for “Princi i Vogël” nga Antuan

6. “Princi i Vogël” nga Antuan dë Sen Eksoperi

Përmbledhje:Pas një hyrje të shkurtër, narratori përfundon i bllokuar në shkretëtirë, për shkak të rrëzimit të avionit të tij. Ai takohet me një djalë të vogël të çuditshëm, i cili kishte mbërritur në tokë pas një udhëtimit rreth universit, duke eksploruar disa asteroidë. Teksa ditët kalojnë dhe tregimtari përpiqet të rregullojë aeroplanin e tij, Princi tregon histori të ndryshme nga udhëtimet e tij dhe jeta e dikurshme në asteroidin e tij, duke nxjerrë në pah dhe kritikuar shumë elementë të shoqërisë, ku gjatë gjithë kohës që shfaqin kriza identiteti, shumë prej nesh kalojnë nëpër në njëjtën pikë, pikërisht për shkak të këtyre pjesëve më pak-se-të mira të shoqërisë.

Shprehja e preferuar: Dhe tani këtu gjendet sekret im, një sekret shumë të thjeshtë: vetëm me zemër mund të shihet në mënyrë të drejtë; çka është thelbësore, është e padukshme për syrin.

Image result for Daniel Kehlmann

7. “Matja e botës” nga Daniel Kehlman

Përmbledhje:Ky roman jashtëzakonisht argetues dhe ironik, ri-shpik jetën e Karl Fridrih Gaus, matematikanit të njohur gjerman, dhe Aleksandër Fon Humboldit, biolog, aventurier, shkencëtar dhe eksplorues. Ai rrëfejnë fakte dhe shifra të mërzitshme, dhe shpejt tregojnë historitë e zbulimeve të tyre, shumica e të cilave me zhvillime humoristike. Perspektiva e narrativës kalon në mes të dyve, kur përfundimisht takohen mbeten miq për një kohë të gjatë.

Shprehja e preferuar: Ky ishte momenti kur ai e kuptoi se askush s’donte të përdorte mendjen e tyre. Njerëzit donin paqe. Ata donin të hanin dhe flinin, dhe të kenë njerëz të tjerë që sillen mirë me ta. Ajo që nuk donin të bënin, ishte të mendonin.


8. ”Kodi i Da Vinçit” nga Den Braun

Përmbledhje:Kur kuratori i Luvrit të famshëm në Paris vritet, profesor i Harvardit dhe ekspert i simbolizmit dhe të kriptografisë, Robert Lengdon thirret në ndihmë. Përkundër përpjekjeve të policisë franceze, të cilët dyshojnë se vrasësi mund të jetë pikërisht Lengdon, dhe falë ndihmës së kriptografes së policisë lokale Sofi Nëv, të dy i drejtohen shpejt një kutie depozitash të sigurisë në një bankë, e cila përmban një kriptekst, një tjetër artikull misterioz që përmban më shumë gjëagjëza dhe kode për t’u thyer.

Ndjekja e vrasësit në dukje fetar, i cili kërkon të gjejë Gralin e Shenjtë për të zotin e tij, i çon ata në Britani, Skoci dhe pikën ku miku s’mund të ndahet nga armiku. Ata më në fund zbulojnë ekzistencën e një komploti shumë më të mëdh në zhvillim e sipër, e cila mund të shkatërrojë kishën më të fuqishme në botë, dhe rrethi mbyllet, i çon ata sërish në fillim.

Shprehja e preferuar: Njerëzit përpiqen shumë të shmangin atë që kanë frikë, se sa të arrijnë atë që dëshirojnë.

9. “Kënga e Krishtlindjes “ nga Çarls Dikens

Përmbledhje:Ebenezer Skurxh është tej mase i pasur. Mjerisht, e vetmja gjë për të cilën shqetësohet plaku është shndërrimi i parave në më shumë para, çka e bën atë të endet nëpër rrugë i vetëm, duke shtrënguar duart, u bërtitur punëtorëve, fëmijët dhe më fatkeqëve. Atë natë, shfaqet fantazma e ish-ortakut të tij në biznes, duke e paralajmëruar për fatin e tmerrshëm (të njëjtë) që e pret, nëse nuk ndryshon zakonet e tij të lakmisë dhe egoizmit.

Ai i tregon atij se do të vizitohet nga 3 fantazmat e Krishtlindjeve (e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja), të cilat më pas do të ndërmarrin një turne të skenarëve të ndryshëm të Krishtlindjeve. Dhimbja dhe horrori që ai pa e transformon brenda natës, dhe ai vendos të mos humbasë rastin për të ndrequr gabimet e tij, duke u ndjerë i lumtur se iu dha një tjetër shans në jetë.

Shprehja e preferuar: S’ka asgjë në këtë botë kaq parrezistueshmërisht ngjitëse sa e qeshura dhe humori i mirë.

10. “Lojërat e Urisë: Zjarri ngjitës” nga Suzan Kollins

Përmbledhje:Pasi si Katnis ashtu e dhe Peta dolën gjallë nga Lojërat e 74-ta të Urisë, ata mendohet të vizitonin të gjitha distriktet e Panemit në një turne për nder të fitores. Panemi errësohet menjëherë, teksa njerëz duket se frymëzohen se si Katnis thyen rregullat për të bërë të mundur që të fitojnë të dy dhe jo vetëm njëri, dhe një rebelim zien nën sipërfaqe.

Për të shtypur këtë revoltë, Kapitoli del me një lajmërim të tmerrshëm: Të gjithë pjesëmarrësit e Lojërave të Urisë për vitin e ardhshëm, duhet të zgjidhen nga një grup i fitimtarëve të mëparshëm, duke rrikthyer kësisoj në arenë Katniss dhe Peta-n. Më vdekjeprurëse dhe e komplikuar se kurrë më parë, lufta për mbijetesë i detyron ata të bashkojnë forcat, dhe sërish skema e madhe që shpaloset vetëm për Katnis (dhe lexuesit), në faqet e fundit të librit.

Shprehja e preferuar: Do të doja të kasha mundësi ta ngrija këtë moment, këtu dhe tani dhe të jetoja në të përgjithmonë.

11. “Inkheart” (Zemërbojë) nga Kornelia Funke

Përmbledhje: Kur Megi pikas një të huaj përballë shtëpisë së babait të saj Mo, i cili është një libralidhës, fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme. Dustfinger, siç thirret miku i huaj dhe i vjetër i Mo-së, duket të jetë një ngatërrestar, të cilin tezja Elinor nuk është e lumtur që e sheh, kur të tre mbërrijnë në shtëpinë e saj plot me libra, ku Mo ka disa punë për të kryer. Shpejt, Megi zbulon se prania e përhershme e librave në jetën e saj nuk është rastësi, pasi babai i saj mund t’i bëjë ato të vijnë në jetë kur i lexon me zë të lartë …

Shprehja e preferuar: Librat duhet të jenë të rëndë, për shkak të gjithë botës që gjendet brenda tyre.

12. “Getsbi i Madh” nga F. Skot Ficxherëlld

Përmbledhje:Në vitin 1922, Nik Keruej nis një punë të re dhe zhvendoset në Uest Veza, një fshat imagjinar në Long Island. Kur ai viziton kushërirën e tij Deisi dhe bashkëshortin e saj Tom, ai takohet me personazhin tërheqës por cinik Xhordan Bejker, dhe shumë shpejt zbulon se jetesa luksoze që ata bëjnë vjen me një çmim shumë të tmerrshëm, duke përfshirë tradhtinë, depresionin, alkoolizmin dhe krizën e identitetit.

Pronari milioner misterioz i rezidencës aty pranë, Xhej Getsbi, e fton shpejt Nikun në një nga festat e tij ekstravagante, në të cilat vetë Xhej nuk merr pjesë asnjëherë. Kur Nik zbulon ata të gjithë kanë një histori të përbashkët romance, duke përfshirë edhe kushërirën e tij Deizin dhe Xhejin, ai përpiqet t’i ndihmojë të ribashkojë dy të dashuruarit e huaj, çka përfundon në një fatkeqësi.

Shprehja e preferuar: Le të mësojmë të tregojmë miqësinë tonë ndaj një njeriu, kur ai është gjallë dhe jo pasi të ketë vdekur.

13. Sherlok Holms: Një studim nga Sër Artur Konan Dojli

Përmbledhje:Ky libër na njeh me Sherlok Holmsin dhe mikun e njëherazi biografin e tij Dr Xhon Uotson, duke filluar me takimin e tyre nëpërmjet një miku të përbashkët, dhe dakordësinë për të ndarë së bashku qiranë e një banese 221B Baker Street, për të kursyer para. Pas sjelljeve të çuditshme të Holmsit, si eksperimentet me drogën dhe luajtjen në violinë në mes të natës, Uotson vëren shumë të ftuar që vijnë e shkojnë, të cilët rezultojnë te jenë klientët e Holmsit.

Kur një i dërguar i “Scotland Yard” vjen dhe kërkon ndihmë për një rast të ri vrasjeje, Uotson e bind përfundimisht Holmes për të hetuar vendin e krimit, dhe ky i fundit e fton për të vepruar së bashku. Ndërsa të dy analizojnë dhe interpretojnë skenarët dhe skenën e krimit, komploti trashet dhe ndodh një vrasje e dytë. Gjuetia ka një fund të papritur në banesën e Holmsit, me pjesën e dytë të romanit që shpjegon të gjithë historinë që çon deri tek veprimet e liga të vrasësit dhe kapjen e tij, duke përfshirë edhe atë se si Holmsi deshifron detajet dhe kështu identifikon të dyshuarin.

Shprehja e preferuar: Ajo që ju bëni në këtë botë nuk ka asnjë pasojë. Çështja është se çfarë mund të bëni që njerëzit ta besojnë se e keni bërë ju.

14. “Njeriu më i pasur në Babiloni” nga Xhorxh Samuel Klason

Përmbledhje:Libri është një koleksion tregimesh të shkurtra, i ndarë në 9 pjesë të mëdha, shumë prej të cilave kanë nën-kapituj, në një kohë që historia e parë dhe kryesore i ka dhënë librin titullin. Libri tregon se si Arkadi, njeriu më i pasur në Babiloni, ai detyron shumicën e pasurisë thjesht kursimit të 10 përqind të të ardhurave të tij vjetore.

Kjo pasohet nga “Shtatë kurat për një kuletë të varfër”, një seri prej 7 mësimesh se si të kursehen paratë dhe “Pesë ligjet e arta”, që flasin për një filozofi të thjeshtë për të investuar. Pastaj “Tabelat Argjilore nga Babilonia” nxjerr mësime nga përkthimi fiksional i pesë tabelave të lashta babilonase nga një profesor anglez i arkeologjisë. Pesë shëmbëlltyrat e tjera, janë më të rralla në natyrën e tyre, dhe secila përmban një ose dy më shumë mësime në lidhje me krijimin e pasurisë.

Shprehja e preferuar: Këshilla është diçka qe jepet falas, por ki kujdes të marrësh vetëm atë që ka vlerë.

15. “Rreth botës në 80 ditë” nga Zhyl Vern

Përmbledhje:Fileas Fog është një zotëri i pasur anglez i shkollës së vjetër, me disiplinë si një orë me kurdisje dhe pak kënaqësi, një nga të cilat është angazhimi me miqtë e tij në Klubin e Reformës. Kur shokët e tij po diskutonin mbi një artikull në “The Daily Telegraph”, duke deklaruar së tashmë qe e mundur të udhëtohej përreth botës në 80 ditë, falës linjës së re hekurudhore në Indi, ai vuri bast 20.000 paund (sot 1.6 milionë) se do arrinte ta realizonte vetë një udhëtim të tillë, dhe u nis me shërbëtorin i tij të sapopunësuar, Zhan Pasoport.

Duke përdorur kryesisht trenat dhe anijet me avull, të dy bëjnë miq të rinj, u përballen me shumë pengesa, humbën, e rigjejnë njëri-tjetrin, dhe madje edhe fitojnë një ditë të tërë kohë (çka përfundimisht i ndihmon ata të fitojnë bastin), duke u kthyer në Londër në të njëjtën kohë, saktësisht 80 ditë më vonë.

Angela Merkeli ka gjithmonë një plan, për “kokorroçë” si Donald Trampi



Ekziston një plan 5-pikësh, të cilin Angela Merkel e ka përdorur gjithmonë për të rrëzuar kundërshtarët e saj ‘macho’ në gjithë karrierën e saj, shkruan Pol Hokenos në “Foreign Policy”. Angela Merkel mund të mos duket në pamje të parë një lojtare e ashpër:Ajo është e butë, fizikisht e paimpostuar dhe jokarizmatike.

Por në rast se Donald Tramp, mendon se mund të frikësojë kancelaren gjermane duke e detyruar t’i bindet linjës së tij, apo të paktën t’i hapë rrugë, ai duhet të marrë parasysh këshillat e Vladimir Putinit. Merkel krenohet me qasjen e saj të kujdesshme dhe joemocionale, dhe deri më tani ka refuzuar të reagojë në mënyrë të drejtpërdrjtë ndaj sulmeve të përsëritura të Tramp ndaj politikës së saj mbi refugjatët si një “gabim katastrofik”.
Por ajo nuk humbi kohë, për t’iu përgjigjur me forcë vendimit të presidentit amerikan për ndalimin e e hyrjes së refugjatëve dhe qytetarëve të tjerë nga disa vende me shumicë myslimane. “Lufta e nevojshme dhe e vendosur kundër terrorizmit, nuk e justifikon në asnjë mënyrë dyshimin e përgjithshëm ndaj të gjithë njerëzve që ndajnë një besim të caktuar, në rastin konkret njerëzit e fesë myslimane, apo njerëz me një sfond të caktuar”. Procedura e miratuar nga administrata Tramp, është në kundërshtim me filozofinë themelore të ndihmës ndaj refugjatëve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, vazhdoi Merkel.
Angela Merkel ka lënë të kuptohet se ajo nuk do të luajë viktimën. Me të mësuar natën e zgjedhjeve amerikane se Donald Tramp do të bëhej presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ajo këmbënguli se marrëdhëniet e Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë brenda parametrave tradicionalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, të bazuara në vlerat e tyre të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Në qendër të sjelljes së Merkel është durimi i saj i fortë, çka e bën të pamundur që ajo të provokohet lehtë. “Ajo nuk është si Meril Strip, e cila pati një reagim emocional ndaj Trampit”- thotë Kerolin Fetsher, kolumniste për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”. “Ajo u rrit në politikën gjermane në një parti të dominuar nga burrat e zhurshëm të Gjermanisë Perëndimore. Ajo, një grua nga Gjermania Lindore, i vëzhgoi nga afër për të identifikuar pikat e forta dhe të dobëta, por nuk i imiton kurrë ata”.
Kryeveprat e Merkelit në pushtetin politik kanë ndodhur kur ajo është protagoniste e dobët, thotë politologu Detlev Klausen. “Ajo nuk e kërkon përplasjen, përkundrazi pret deri sa kundërshtari i saj të shfaqë dobësi apo sentimentalizëm dhe pastaj me një qetësi të akullt i ngul një thikë pas shpine”. Klausen vëren se Evropa nuk është prioritet i Trampit në këtë moment. “Ajo ndoshta do të presë derikur një pjesë e shkëlqimit të tij fillestar të humbasë. Kjo është mënyra se si ajo do ta mposhtë”.

2017/02/02

Nga Flori Bruqi : Aleksandër Vuçiçi ,njësoj si Sllobodan Millosheviqi ?

Zyrtarët e lartë politik të Serbisë me deklaratat e tyre politike, po ndërhyjnë brutalisht në drejtësinë franceze.


Kryeministri i Serbisë – Aleksandar Vucic, ish ministri i qeverisë së Slobodan Milosević, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë – Ivica Dacic, ish zëdhënësi i Partisë Socialiste të Milosheviqit, dhe Ministrja e Drejtësisë së Serbisë – Nela Kuburović, nuk po ndalën duke u deklaruar për rastin e Heroit shqiptar Ramush Haradinaj.



Pse politikanët kryesor të Serbisë, duhet të deklarohen për një rast kinse penal?

Për shkak se akuzat janë politike dhe tërësisht të sajuara për ta dēmtuar  Heroin Ramush  Haradinaj dhe Kosovën.

Njēherësh, po ndërhyhet brutalisht dhe po tentohet të ndikohet drejtësia franceze.


Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet ta zhvillojë një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe Shefi u Ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikoviq


Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar rrezikun që Serbia të shkaktoj konfikt...

Ngjashëm sikurse kryeministri, edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi ka dënuar retorikën e ashpër serbe kundër Kosovës.

Thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.

Deklarata e Presidentit Hashim  Thaçit erdhi vetëm pak orë përpara fillimit në Bruksel të një takimi të dytë brenda një jave në nivelin më të lartë politikë ndërmjet presidentëve Thaçi e Nikoliq dhe kryeministrave Mustafa e Vuçiq, me lehtësimin e BE-së.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi javën e kaluar pas një periudhe disa ditore të tensioneve, që u krijuan fillimisht me arrestimin, në Francë, të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbi bazën e një urdhër – arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe dhe posaçërisht pas nisjes për në Kosovë të një treni me ikonografi kishtare.

“Pres që të ulen edhe më tutje tensionet. Pres që të vazhdojë dialogu, të vazhdojë angazhimi për normalizimin e marrëdhënieve, për pajtim dhe bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, i tha Presidenti Thaçi Radios Evropa e Lirë në një deklaratë me shkrim.

Takimi i javës së kaluar erdhi si një përpjekje e BE-së për të ulur tensionet e ngritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që shqetësoi diplomatët për mundësinë e përshkallëzimeve.

Prishtina akuzoi Beogradin zyrtar se me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare, siç tha, “po provonte të shkelte sovranitetin e vendit”, ndërkohë që Beogradi zyrtar e akuzoi Kosovën se me “dërgimin e njësiteve speciale të policisë në veri të Kosovës po nxiste konflikte”.

Pas takimit të javës së kaluar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini u kërkoi përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin zotimin për të lënë prapa tensionet.

Një numër marrëveshjesh të arritura ndërmjet palëve nuk janë zbatuar përfshirë edhe heqjen e një parku mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë por edhe krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që ka shkaktuar një valë reagimesh të opozitës në Kosovë.

Ndërkohë një mur i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, në kohën e renovimit të urës mbi Ibër, përshkallëzoi më shumë raportet ndëretnike, por autoritetet në Prishtinë u zotuan ta heqin atë në periudhën e muajit shkurt.

Takimi i 1 shkurtit në Bruksel ndërkaq bëhet se nuk ka ulur tensionet mes palëve, thonë njohës të rrethanave, megjithëse nivelet e larta politike janë thirrur për të garantuar “mbarëvajtjen e procesit dhe mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve të arritura” afatet kohore të të cilave tashmë kanë skaduar.

Aleksandër Vuçiçi ,
njësoj si Sllobodan Millosheviqi ?




Ka patur shumë thirrje për “të mbrojtur serbët me çdo lloj mjeti”, gjatë kohëve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim, se qëllimi është që të motivohen votuesit përpara zgjedhjeve të muajit prill.


Por, ekzaktësisht në këtë mënyrë, ish presidenti Sllobodan Millosheviç veproi në fillim të viteve nëntëdhjetë, dhe shihni se ku na çoi. Udhëheqësit tanë vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Me sa duket, nuk kanë kuptuar asgjë




Politikanët e Serbisë i janë rikthyer sërish mënyrave të dikurshme, duke nxitur pakënaqësi etnike në një përpjekje për të siguruar mbështetje nacionaliste, shkruan Pedja Popoviç në “Danas” (Beograd).


Në fillim të këtij muaji, qeveria lançoi një linjë të drejpërdrejtë hekurudhore mes Beogradit dhe Mitrovicës, një qytet me shumicë serbe në veri të Kosovës. Linja nuk është më e shpejtë se sa linjat ekzistuese të autobusëve, por nuk ishte ky qëllimi.
Treni ishte i mbushur me slloganin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë; brendësia e tij ishte mbushur me pamje të shenjtëve ortodoksë, si dhe ngjyrat kombëtare të Serbisë.

E gjithë kjo propagandë bajate ishte e qartë se kërkonte të provokonte një kundërveprim, por Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nuk e shihte ashtu: kështu që ai urdhëroi kthimin mbrapsht të trenit, përpara se të mbërrinte në kufi, duke pretenduar se policia e Kosovës kish në plan të arrestonte makinistin, dhe se terroristët kishin bërë plan të hidhnin në erë shinat.


Vuçiçi u betua se do të shkojë në ndihmë të cilitdo serb që dëmtohet. Ka patur shumë thirrje për “të mbrojtur serbët me çdo lloj mjeti”, gjatë kohëve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim, se qëllimi është që të motivohen votuesit përpara zgjedhjeve të muajit prill.


Por, ekzaktësisht në këtë mënyrë, ish presidenti Sllobodan Millosheviç veproi në fillim të viteve nëntëdhjetë, dhe shihni se ku na çoi.



 Udhëheqësit tanë vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Me sa duket, nuk kanë kuptuar asgjë.
















********

Fotografia e Ramush Haradinaj

Publicisti shqiptaro-amerikan  z.Zef Pergega  më datën  26.08.2012 shkroi artikullin enkas për Floripress me titull"ZEF PERGEGA:A PO E HAN HAGA YLLIN E MENGJEZIT TE KOSOVES?!".
Historia për Heroin e Demokracisë z.Ramush Haradinaj,po përseritet...

A PO E HAN HAGA YLLIN E MENGJEZIT TE KOSOVES?!

http://floripress.blogspot.com/2012/08/zef-pergegaa-po-e-han-haga-yllin-e.html


 Akuzat e dala nga katakombet e zeza të urrejtjes akademike dhe institucionale antikosovare që tash shtatë vjet kanë penalizuar yllin e mëngjezit të lirisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Çeshtja e tij është e veçantë, komplekse dhe kontraditore. Llogjika me e thjeshtë mund të arrijë në pytjen, se a po e han Haga yllin e shpresës kosovare që lindi nga qielli i dheut të tij për të mbrojtur popullin vet nga egërsia e bishave urale.



Pse është e veçantë?! Sepse Ramush Haradinaj, lideri i dorës së fortë, karizmatik në ide e veprime, arkitra i vlerave të shtetit ligjor, u dorëzua vullnetarisht në Hagë dhe nuk u fsheh si frikacak. Kjo ndodhi një herë kur ishte kryeministër i Kosovës, bash në vlugun kur ai po instalonte themelet e sigurta të shtetit të ri, kur po jepte shëmbullin se si duhej qeverisur vendi i tij dhe si duhej të funksiononte demokracia pluraliste, me 5 mars 2005 erdhi lajmi i zi që e detyroi të ndërpriste inisiativat e duarve të pastra, duke i hedhur baltë mbi dritën e syve me të pavërteta të provuara nga vetë Tribunali i Hagës.

Herën e dytë në korrik të vitit 2010 Haradinaj ishte në opozitë në detyrën e kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, i përkushtuar dhe i përcaktuar si subkjekt i djathtë i pluralizmit politik në përputhje me sublimin dhe aspiratën e heronjëve të llogorëve të luftës çlirimtare. E tash Haradinaj, pas shpinës së tij burgoset se specialistet e statusve të Veriut të Kosovës duan të realizojne atë ç’ka u rekomandojne bandat serbe e shqiptare që ia kanë zënë frymën, jo vetëm pavarësisë së Kosovës, por edhe kanë përdhosur gjakun e deshmorëve. Haradinaj nuk ka faj se nuk din të nderojë me grusht po din fort mirë të godasë në zemër çerdhet e korbave të ushqyera nga strukturat paralele me shina serbe.

Sa të pa vlerë po e paraqesin sumblimin e martirëve që ranë për tokën e Kosovës kolltukofagët që mbajnë kollare allafranga me nyje që tërhiqen liro-shterngo nga të huajt! Ka ndodhur në të tilla raste se ende pa u tharë gjaku trasheve të bëhet burim biznesi e fitimi për të eturit për pushtet!



Pse ështe kontraditor mbajtja pas hekurave të Haradinajt?! Heronjtë lirisë të një kombi nuk dalin me urdhëra e vendime aparatçikësh, as nga radhët e atyre që hije plumbi mbi vetull i kanë bërë kombit të tyre, Ata dalin nga gjiri i shpirtit të shtypur për të luftuar pushtuesin. Nje i tillë ështe edhe Haradinja që artin e luftës e mesoj në lekurën e dhimbjës kosovare, përballë terrorit dhe genocidit sllav. UCK-ja nuk doli nga ministria e mbrojtjës së Kosovës se ajo nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston, por ajo çeli agimin e lirisë dhe e pastroi tokën nga paramilitaret gjakatar.



Kontradita qëndron ne faktin se për 37akauzat ndaj Haradinjat Tribunali e shpalli të pafajshëm. Nese vendimi i tyre nuk ishte i padrejtë atëhere duhej që ky trup gjykues të zevëndesohej me një tjetër dhe Haradinaj të lihej i lirë. Asnjë gjykatë nuk është hyjnore dhe as jashtë tokësore dhe mund të lëkundet nga termeti i interesave politike, klanore dhe i qëndrimeve të shtetëve nga vijnë këta gjyqtarë.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës duhej ti shpënzonte të gjitha energjitë ne mbledhjen e faktëve ne varrëzat masive të shqiptarëve të vrarë nga serbet, në listën e 1800 të zdukurve në kry të së cilës qëndron Ukshin Hoti e Fehmi Agani, ne 450 puset e mbushura me kufoma shqiptare.

E si mund të mbushën krojet me gjak, zonja gjykatë?!. Po krojet janë burimi i jetës! Si mund të pijë fëmija gjak në vend të ujit?!

Në 3800 kullat e djegura dhe në rradhen e gjatë të largimeve me dhunë të një milion kosovareve për në shtetet fqinjë. Në vargonjtë e oxhakut të kullës kosovare, kur gjaksori i përmbindshëm serb hidhte në vorbën me ujë të nxehtë gjymtyrë fëmijesh dhe u thoshtë antarëve të familjës ta hanë për mish. Ku ka, o njerëz, gjykatë apo njeri që të mos i rrënqethet trupi kur dëgjon këtë mënxyrë?!

Ta shpënzonin në varret e 54 pjestarëve që mbajnë një mbiermer të lavdishëm Jasharaj, në varrët e tre vëllezërve Bytyci në Amerikë. Për këto e shumë të tjera duhej që Tribunali i Hagës ta pyeste organin e akuzës, nese ka mbetur ndopak humanizëm njerëzor në nervin e së drejtës! Madje ajo duhej që me mjetet e saj të mësonte nga burime speciale se si u formulua akuza dhe në cilën kuzhinë u pjek aq shpejt?!

Kompleksiteti i çeshtjes Haradinaj vjen edhe nga heshtja. Pse heshtin institucionet e Kosovës?! Pse pikërisht Haradinj shkoi para drejtësisë në momentin që po përgatitej për fushatën elektorale?!

Haradinaj shikohet si rival i papërballueshëm. Kur u shpall i lirë u prit si hero. Se hero i lirisë është, ndaj dhe populli i thuri këngë dhe heronjtë duhet të vendosen bash në krye të vendit. Pse heshtin qarqet intelektuale?! I ka mbërthyer frika e vendit të punës nga presioni i militantizmit. Nese mbrojnë ramushin mund të largohen nga detyra dhe të shesin banane apo cigare duhani në tregun fshatar të Prishtinës, por nëse e sulmojnë, përseri mund të kenë probleme në të ardhemen të pakten në opinionin publik. Në të dyja rastet intelektuali frikacak është i denueshem dhe në fund të fundit kjo reflekton gjëndjen e rëndë të demokracisë, fjalës së lirë dhe të vërtetës.

Njerëz kurajozë, lëvizni pak atë ferrën e vogël mes jush dhe do të shikoni sa i madh paska qenë lepuri që na fle në bark!

Ç’bëjnë mediatikët?! Së pari publikisht pranohet se qëndrimi i Ramush Haradinajt para Tribunalit të Hagës është korrekt, burrëror, i urtë, i sinqertë, dhe i matur, duke treguar shkallën më të lartë të qytetarisë dhe kurajos civile të shqiptarit. Një pytje lind vetevetiu: “Cila është shkalla e rrezikshmërisë që mund të paraqesë ky lider në jetën shoqërore?! Asnjë rrezikshmeri dhe as më të voglin problem.

Heshtja ndaj çeshtjes Haradinaj duhet kuptuar si rrugë e lirë e infeksionit që po injekton serbi në damarët e lirisë së Kosovës, jo vetëm nëpërmjet strukturave paralele në Veri, por nëpër strukturat e fshehta në aparatin shtetror, në shpirtin e revoltës së popullit dhe në klanet apo fiseve politike në mes të Prishtinës.

Vijmë tek pytja se çfarë bëjnë pra njerëzit që merren me fjalën dhe misionin e saj të paprekshëm.?! Të krijohet përshtypja se ato nxjerrin krimba nën këmbët e urës së Mitrovicës për të zënë ndonjë peshk të vogël që ta paraqesin në kronikën e ditës si zërin e e fortë të një balene të madhe deti. Në vend që të kuptojnë se bash në çerdhen e krimbave i hedh rrënjët tradhëtia! Ata duhej ti mbushnin ekranet e televizioneve dhe të bënin filma artitik me dokumenta e dëshmi të gjalla për atë masakër antinjerëzore që bëri serbi në shekullin 21.

Po ç’dëshen serbet në malet tona, vallë?!
Se i terbonin plisat e bardhë!



Para se Kosova të fitonte pavarësinë në Universitenin An Arbur të Michiganit organizohet një konferencë me debat. Në njërën anë DioGuardi me bashkëshorten në mbrojtje të Kosovës dhe në anën tjetër një profesor serb i ndihmuar nga ish-ambasadori amerikan në Kanada. Kujtim Qafa dhe Mikel Demaj folën me temperament në mbrojtje te pavarësisë së Kosovës, Edhe mua në krah të tyre mu dha rasti ta kundërshtoja nga ana profesionale dhe njerëzore dokumentarin e profesorit serb, i cili gjithë fajin e luftës ia hidhte kosovarëve, duke i paraqitur ata si terroristë të popullësisë serbe. Ky dokumentar ishte shfaqur edhe në Bruksel e shtete të tjera te Europës.

Kur mbaroj konferenca një nga profesoret amerikan të këtij universiteti me pyeti:

“Pse ju shqiptaret flisni me zjarr dhe zë të lartë?!
“Kjo ndodh sa herë kemi të drejtë”- i thashë
“Po e dini ju se e drejta ka mik argumentin, faktin dhe proven! Ju nuk kishit bërë një dokumentar që të provonit të kundertën e asaj çka kishte bërë serbi!”

Besoj se ky fakt është i bollshëm për të kuptuar se media në Kosovë nuk po e luan rolin e pasqyrimit e dokumentimit të luftës, heroizmin e heronjëve dhe egërsinë e paramilitarizmit politik dhe ushtarak serb në tokën e tyre. Kështu ata do ta ndihmonin historinë dhe vellaun e tyre Ramush Haradinaj, i cili nuk ka ra po do të ngrihet me lart…

Neser kam një dëshirë, që e ka shumë kush në diasporë, të trokas në një derë ku lexohet “Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës”

Zef Pergega

libri57@hotmail.com

AGJENCIONI FLORIPRESS at Sunday, August 26, 2012

Luftë apo paqë ?


Presidenti amerikan Donald Trumpi mund të bashkohet me presidentin rus Vladimir Putinin për të vendosur fatin e Ukrainës. Dhe pikërisht këtë gjë rekomandon Henry Kissingeri. Pjesërisht për shkak se ai e sheh Kinën si rrezik më të madh ndaj interesave të SHBA (dhe pjesërisht sepse ai është i përfshirë me shumë kompani energjetike amerikane që po humbasin para si rezultat i tensioneve SHBA-Rusi), i madhi i diplomacisë, sipas tabloidit gjerman Bild, e ka këshilluar Trumpin që të lëshojë në lidhje me Krimenë dhe Donbasin, si dhe të shfuqizojë sanksionet kundër Rusisë


Tani që në Shtëpinë e Bardhë është futur një admirues i Rusisë, Ukraina ka humbur të gjithë shpresën për një zgjidhje paqësore të luftës në lindje, shkruan Igor Vitovych në “Ukrayina Moloda”. Pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014, ajo dërgoi trupa të maskuar si vullnetarë për të ndihmuar luftëtarët separatistë në rajonin e Donbasit; dhe pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të arritur një marrëveshje paqeje, lufta në Donbas vazhdon. Presidenti Obama nuk e ka pranuar asnjëherë pretendimin e Rusisë për Krimenë, dhe vazhdimisht i bëri thirrje Moskës që të largonte trupat nga Ukraina lindore; por tani, Trumpi mund të bashkohet me Putinin për të vendosur fatin e Ukrainës. Dhe pikërisht këtë gjë rekomandon Henry Kissingeri. Pjesërisht për shkak se ai e sheh Kinën si rrezik më të madh ndaj interesave të SHBA (dhe pjesërisht sepse ai është i përfshirë me shumë kompani energjetike amerikane që po humbasin para si rezultat i tensioneve SHBA-Rusi), i madhi i diplomacisë, sipas tabloidit gjerman Bild, e ka këshilluar Trumpin që të lëshojë në lidhje me Krimenë dhe Donbasin, si dhe të shfuqizojë sanksionet kundër Rusisë.

Shkurt, ndonëse Ukraina ka ende miq në Kongresin amerikan, ata nuk do të jenë në gjendje të frenojnë Trumpin. Aleati ynë më i rëndësishëm, Amerika do të na humbasë – bashkë me Donbasin.

Shkarkimi i pashmangshëm i Donald Trump



Robert Kuttner

Trump është duke u përpjekur të qeverisë duke u bazuar mbi impulsivitetin, tekat, hakmarrjet personale, llogaritë private, dekretet- si të ishte zgjedhur diktator. Kjo nuk po funksionon dhe situata po i rrëshqet nga duart. Vetëm pas një jave!

Shkarkimi nga detyra po fiton terren, sepse është e vetmja mënyrë për ta larguar dhe pse një luzmë nga radhët e republikanëve janë duke e lënë vetëm këtë president; sepse ai është psikiatrikisht i paaftë për të verifikuar nëse diçka është e ligjshme apo e paligjshme përpara se të vendosë ta bëjë atë.

Shkarkimi po fiton terren, sepse është e qartë që Trump nuk është i përshtatshëm për këtë dëtyrë. Të rriturit që e rrethojnë, madje edhe më servilët dhe të përkushtuarit, e kalojnë kohën duke u përpjekur ta mbajnë nën kontroll, por nuk mund t’ia dalin.

Gjysmën tjetër të kohës e shpenzojnë për t’iu përgjigjur telefonatave nervoze të udhëheqësve republikanë, elitës së biznesit dhe udhëheqësve të huaj. Çfarë bëri Trump? I gjori Reince Priebus (shefi i kabinetit të Trump) ka arritur më në fund majën e pushtetit, por nuk sheh asgjë argëtuese.

Një gjë është të jetosh në realitetin tënd kur je vetëm një kandidat dhe gjithçka është vetëm fjalë. Mund të tallesh me njerëzit për një kohë të mjaftueshme madje derisa të të zgjedhin. Por kur përpiqesh të qeverisësh në të njëjtën mënyrë, pas këtij realiteti qëndrojnë faktet. Dhe realiteti të refuzon.

Njëri pas tjetrit, Trump ka lëshuar urdhëra impulsivë, që s’kanë kaluar në analizën e një stafi ligjor, strategjik apo politik, as të mbështetur në planifikime serioze. Në shumë pak kohë, një përzjerje presionesh politike dhe ligjore do ta detyrojnë të bëjë një hap pas, bashkë me realitetin.

Ndryshe nga diktaturat e ndryshme që Trump aq shumë i admiron, rrëmuja e ndërlikuar e kontrolleve ligjore dhe kushtetuese e tiranisë politike në Shtetet e Bashkuara ende reziston- nganjëherë mezi arrin, por reziston. Dhe sa më shumë që qëndrimi i Trump do të jetë i pamatur, aq më shumë do të bëhen të rreptë kontrollet.

Vetëm nga përpjekja e tij e çmendur për të dëbuar refugjatët në mënyrë selektive (por jo nga djepi i terrorizmit si Arabia Saudite dhe Egjipti, ku Trump ka interesat e biznesit) Trump ka zbuluar se sistemi amerikan është i pajisur me gjykata. Gjykata. Mendoni pakëz.

Sa më shumë çmendet, aq më pak gjykatësit konservatorë do të jenë të gatshëm për të vepruar si shërbëtorë të politikave të zakonshme republikane, siç kanë bërë shumë shpesh në të kaluarën. A ka ndokush dëshirë të vendosë bast që Gjykata Supreme do të jetë prostitutë e Trump?

Javën e kaluar, republikanët, që nga Mirch Mçonnell nxituan të shprehin mospajtimin e tyre me perspektivën Trump për Putinin. Ata ironizuan pretendimin e tij delirant për një mashtrim të madh elektoral.

Duhet të kuptojnë si ta rrëzojnë ObamaCare pa vrarë pacientët apo shpresat e republikanëve për t’u rizgjedhur. Është një situatë me të vërtetë e komplikuar dhe hollësitë nuk janë pika e fortë e Trump. Republikani Tom Mçlintock nga California foli në emër të shumë njerëzve, duke paralajmëruar:

“Do të ishte më mirë të pregatiteshim për të jetuar me tregun që kemi krijuar”, tha ai duke folur për shfuqizimin e planit të Obamës për shëndetësinë.

“Do të quhet TrumpCare. Republikanët do të duhet të japin llogari dhe do të gjykohemi në zgjedhjet e ardhshme në më pak se dy vjet”.

Senatori Lindsey Graham, duke ironizuar përdorimin histerik që Trump i bën Twitter-it, ka bërë një postim mbi një luftë të mundshme tregtare me Meksikën “mucho sad” (shumë të trishtë).

Edhe stafi i lartë i Trump u detyrua ta frenojnë atë nga kryqëzata qesharake kundër Meksikës dhe meksikanëve. Kryqëzatë në të cilën Trump një ditë detyroi presidentin meksikan të anullonte vizitën zyrtare dhe të nesërmen kaloi një orë në telefon me dredhira.

Trump ka propozuar rikthimin e torturës, por udhëheqësit kryesorë republikanë e hodhën poshtë këtë ide. Të mërkurën, Senatori John Thune, tha se heqja e torturës është një praktikë e vendosur dhe se republikanët në Kongres do të kundërshtojnë çdo përpjekje për ta rikthyer. Sekretari i Mbrojtjes është i të njëjtit mendim. Pasi e tundi fort politikën e tij të re të torturës, Trump pranoi kokëulur t’ua paraqesë çështjen këshilltarëve të tij të mbrojtjes.

Të gjitha këto kanë ndodhur në një javë të vetme! Një javë e mbyllur me gjyqtarët federalë që po nisin t’i vënë frena.

Dy javë më parë, në këtë hapësirë, duke u bazuar vetëm në atë që kemi parë gjatë tranzicionit, kam shkruar një pjesë, në të cilën, theksoja shkarkimin e kërkuar prej tij nga ana e qytetarëve, hartimin e një dosje për shkarkimin e Trump dhe nisjen e një fushate qytetare për të krijuar një lëvizje publike në favor të shkarkimit nga detyra.

Në dy javë, “Free Speech for People” ka nisur një fushatë publike për ta vënë Trump nën akuzë. Rreth 400 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin.

Grupi bipartizan “Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington” ka kryer një hetim të plotë. Juristët e tij kanë paraqitur një kërkesë të detajuar në padinë e tyre, duke ilustruar shkeljet e ndryshme të Trump në “Emoluments Clause”, klauzolë që e ndalon një president të përfitojë nga veprimet e qeverive të huaja.

Ka shumë më tepër për të justifikuar shkarkimin, duke përfshirë faktin se Trump është duke vënë interesat e veta të biznesit përpara atyre të vendit, përveç aleancës së tij misterioze oportuniste me Vladimir Putin, që është gati tradhëti. Një ligj më pak i njohur, që shkon përtej “Emoluements Clause”, “STOCK Akt” i vitit 2012, në mënyrë eksplicite ndalon presidentin dhe funksionarë të tjerë që të përfitojnë nga informacionet jozyrtare.

Shkarkimi, sigurisht, është një proces ligjor dhe politik. Etërit themelues e kanë projektuar në këtë mënyrë qëllimisht. Pas vetëm një jave në zyrë, Trump ka braktisur Kushtetutën, por edhe mbështetësit dhe aleatët e tij po e braktisin atë.

Pavarësisht veprimeve të tij të çuditshme e shqetësuese, republikanët kanë menduar se mund të shfrytëzojnë Trump për qëllimet e tyre. Por mbështetja për Putinin me shpresën për një luftë të përgjithshme tregtare, e bën të qartë faktin se nuk jemi përballë një republikani. Ne vetëm mund të imagjinojmë shqetësimin dhe tmerrin që republikanët shprehin në mënyrë private.

Në vitin 1984, psikiatri Otto Kernberg ka përshkruar një sëmundje e njohur si narcisizëm malinj. Ndryshe nga narcisizmi i zakonshëm, kjo është një sëmundje serioze.

Ajo karakterizohet nga mungesa e vetëdijes, nga një ndjekje patologjike e pushtetit dhe madhështisë dhe një prirje mizorie sadiste.

Duke pasur parasysh rrezikun e qartë që i kanoset Republikës, por edhe republikanëve, procedura e shkarkimit të Trump do të jetë aty. Pyetja e vetme është se sa e rëndë do të jetë katastrofa që Amerika do të duhet të përballojë më parë.

/Huffington Post – Robert Kuttner, Bashkëthemelues dhe bashkëredaktor i “The American Prospect” – Titulli i origjinalit: Shkarkimi i pashmangshëm i Donald Trump

Donald Tramp gëlltiti i lumtur mashtrimet e njëpasnjëshme mbi administratën Barak Obama?!



Detyra e parë e çdo autokrati është të “delegjitimojë faktet”- tha Ezra Klein për “Vox.com”, dhe Presidenti Trump është larg një fillimi fluturues. Në ditën e tij të parë të plotë në detyrë, ai urdhëroi i zemëruar sekretarin e shtypit Shon Spajser, të dalë në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, dhe ta cilësojë të “turpshme dhe të gabuar” publikimin nga ana e medias të fotove, që sugjeronin se turma në inaugurimin e Tramp ishte 2 apo 3 herë më të vogël, se sa ajo e presidentit Obama në vitin 2008.


Spajser këmbënguli – duke përdorur një pretendim lehtësisht të përgënjeshtrueshëm – se ajo e Trampit kishte qenë “audienca më e madhe e parë ndonjëherë gjatë një ceremonie inaugurimi”. Në një fjallim të hallakatur dhe vetë-përforcues nga selia e CIA-s në të njëjtën ditë, Tramp këmbënguli gjithashtu se media kishte gënjyer në lidhje me madhësinë e turmës në ceremoninë e tij, dhe se kishte shpikur kritikat e tij të ashpra ndaj shërbimeve të inteligjencës – kritika që ende mund të gjenden në llogarinë në tëitter të presidentit amerikan.

Reagimi më i habitshëm erdhi nga këshilltarja e Tramp, Keliejen Konuej, që gjatë takimit me shtypin përdori frazën Oruelliane të “fakteve alternative”, për të karakterizuar gënjeshtrat e bujshme të Spajserit. “Ky nuk është një debat konvencional mbi faktet”- tha Greg Serxhënt në “Washingtonpost.com”. Trump është duke u përpjekur të diskreditojë jo vetëm rolin kritik të shtypit në demokracinë tonë, por edhe idenë e “vetë realitetit faktik”. Për të paktën katër vitet e ardhshme të tmerrshme “e vërteta është ajo që Donald Tramp thotë se është”.

Presidenti duhet të mbajë përgjegjësi për trillimet e tij, tha Dejvid Frenç në “NationalReview.com”, por “ata pa asnjë lloj besueshmërie bëjnë kritika të dobëta”. Të njëjtat gazetarë tashmë tejet të indinjuar që Tramp gëlltiti i lumtur mashtrimet e njëpasnjëshme mbi administratën Obamë, për 8 vite më rradhë – mbi Obamacare, Bengazin, hetimin e IRS nga Tea Party.

Më keq akoma, tha Shon Dejvis në “TheFederalist.com”, Trump sa ishte betuar, kur mediat kryesore të qarkullonin gënjeshtra për hesapin e tyre, duke përfshirë edhe lajmin se hoqi një bust të Martin Luter King Jr nga Zyra Ovale, dhe “shpërtheu në një puthje të zjarrtë” dhe e “përqafoi” Drejtorim e FBI-së Xhejms Komej gjatë një takimi (qe në fakt një shtrëngim duarsh).

Ky komb “ka dëshpërimisht nevojë” për një burim të paanshëm e te besueshëm informacioni, por të bazuar tek armiqësia e hapur e medias ndaj Tramp, “se një institucion i tillë aktualisht nuk ekziston”. Gazetari që gaboi me çështjen e bustit të King bëri një përgënjeshtrim dhe kërkoi ndjesë, kujton Xhenifer Rubin në “Washingtonpost.com.” Krahasojeni këtë me presidentin Tramp, i cili javës që shkoi këmbënguli sërish në gënjeshtra të rrezikshme, se deri në 5 milionë emigrantë të paligjshëm votuan për Hilari Klintonin në nëntor.

Qartazi “Tramp nuk mund të ndihmojë vetveten. Ai gënjen, pasi realiteti nuk do të përputhet me pikëpamjen e tij narcistike mbi botën”. Lufta e Tramp me shifrat e nxitur nga pasiguria, shkon pas në kohë në ditët e tij si një yll televiziv, deklaroi Xhejms Ponivozik në” NYTimes.com”, kur ai insistonte se “The Apprentice” ishte “Shou nr 1 në televizion”, edhe pse sondazhet e rendisnin në vendin e 67.

Fakti që ai humbi votën popullore ndaj Klintonit me rreth 3 milionë vota, ashtu si edhe fakti që turma e tij inauguruese qe më e vogël se të dyja ceremonitë e Obamës dhe Marshimit të Grave. Këto fakte nuk mund të jenë të vërteta dhe të mohohen, pasi “Donald Xh. Tramp nuk është një humbës”. Shtypi përballet me një rrezik real këtu, u shpreh Ros Dutat në “The New York Times”.

Ai i shërben interesave të Tramp për të portretizuar mospërfilljen e tij ndaj fakteve si një luftë partizane me shtypin, dhe ai ka dhuntinë për të tërhequr kundërshtarët e tij në nivelin e tij të helmit dhe hiperbolës. Nëse presidenti provokon gazetarët në “një lloj kundërshtie histerike, një pasqyrim i stilit tabloid të Tramp” ata do të delegjitimojnë veten e tyre, dhe bëjnë “punën e demagogut për të”.

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...