Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/06

Ja si i informonte shefi i komisariatit trafikantët e drogës

Haki Hasanbegasi

“Kthjellimi i kohës” në përgjimet e prokurorisë për kanabisin duket se përkon me fundin e operacioneve të policisë. Bisedat telefonike e tregojnë shefi i policisë Haki Hasanbegasi ishte i angazhuar të informojë kultivuesit në mal mbi situatën.

Haki Hasanbegasi dhe Gani Abazi dyshohen se kanë mbrojtur kultivuesit e kanabisit në zonën e Vlorës, Tepelenës, aty ku Hasanbegasi ishte shef komisariati përpara se të transferohej në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e policisë nuk janë të vetmit që po hetohen për fenomenin e shumëdebatuar të hashashit, pasi edhe shumë drejtues policie janë nën hetim.

Rezultatet e këtyre hetimeve që mund të tronditin kupolën e policisë së shtetit pritet të publikohen në ditët në vijim, pa përjashtuar edhe arrestime të tjera në radhët e uniformave blu.

Në zonat e monitoruara nga Shërbimit Informativ dhe Prokuroria janë evidentuar edhe drejtues të lartë policie të implikuar në kultivimin e narkotikëve.

Nga të dhënat rezulton se shtetasit shqiptar, gjatë muajve Prill dhe Maj të 2016, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasive të mëdha të bimëve narkotike të llojit cannabis sativa.

Nga verifikimet e kryera në vend, rezultojnë parcela të mbjella me bimë narkotike, ku për kultivimin, mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e parcelave, janë aktivizuar një numër personash, të cilët qëndrojnë në kasolle të ndërtuara pranë parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

“Për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal, u bë e mundur këqyrja e disa parcelave në fshatrat “Vajzë” dhe “Velçë”, në Vlorë, ndërsa për arsye sigurie nuk u bë e mundur këqyrja e parcelave të tjera, në fshatrat e tjera”, thotë prokuroria.

Nga këqyrja u evidentuan parcela të mbjella me bimë narkotike që dyshohet të jetë cannabis sativa, duke dokumentuar kështu të dhëna që përputhen me të gjitha përshkrimet e evidentuara në informacionin e policisë gjyqësore.

Nga hetimet e kryera, janë mbledhur prova e të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e faktit kriminal, si dhe po vazhdon dokumentimi për personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët nisur nga forma e organizimit, veprojnë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas përgjimeve të kryera, rezultojnë se janë të paktën 9 persona dhe dy zyrtarë policie të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Tre prej tyre u arrestuan tre muaj më parë dhe fillimisht u tha se policia sekuestroi 2.3 ton kanabis, por vetë drejtori i policisë në një dalje publike tha se bëhej fjalë për 23 kilogramë, pasi kishte një ngatërresë me presjen dhjetore në komunikatën e policisë.

Pas tyre, vetëm pak ditë më parë u arrestuan edhe dy zyrtarët e policisë si dhe një person tjetër që dyshohet si organizator i kultivimit të lëndëve narkotike. Pesë shtetas të tjerë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën nga policia gjatë operacionit.

Sipas përgjimeve që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë në seancën e masës së sigurimit ndaj dy zyrtarëve të policisë, rezulton se Haki Hasanbegasi, me detyrë shef i rendit në Drejtorinë e Policisë Vlorë ka patur disa biseda të përgjuara me persona që kryenin aktivitetin e kultivimit të narkotikëve.

Nga përgjimet rezulton se Hasanbegasi interesohet për operacionet e policisë në zonat ku janë parcelat e të njohurve të tij. “Është goditur Krasti 2 dhe se janë afruar shumë afër, te mua sot”, thuhet në një bisedë mes shefit të policisë dhe një personi tjetër.

Më pas Hakiu i thotë se a erdhën prapë sot? Personi i thotë se po janë nja 300-400 metra larg dhe se a flet dot me njeri?

Hakiu i thotë se do të shikojë dhe se nuk flet dot në telefon.

Në një tjetër bisedë shefi i policisë pyet një tjetër person që ndodhej në Cakran nëse ikën ata.

Personi i thotë se po dhe se do të shkojë në Vlorë pas nja dy ditësh për ta takuar.

Më pas ai i ka telefonuar një tjetër personi, i cili ndodhej “lart në fshat” dhe që interesohej nëse kishin ikur ata. Hakiu i thotë që kanë ikur.

Ndërsa në një tjetër bisedë në shtator të vitit të shkuar, zyrtari i policisë i telefonon një personi dhe e pyet nëse është në mal.

Më pas i thotë se për 10 ditë mbarojnë shirat dhe ata do të takohen.

Në bazë të këtyre përgjimeve, ku ndër të tjera dalin edhe disa komunikime telefonike me Elton Çiçën, i vrarë në Tiranë në maj të vitit të shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg shefin e policisë së Vlorës dhe atë të Tepelenës, Gani Abazi.

Dy të arrestuarit mohuan akuzat, por gjykata vlerësoi si të mjaftueshme provat e prokurorisë për të mbajtur në qeli dy të dyshuarit.

Pjesë nga përgjimet e zyrtarëve të policisë

Më datë 15.08.2016,

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0692xxxxx, të cilit i thotë se ka lexuar në gazetë se është goditur Krasti 2. Personi i thotë se po është goditur Krasti 2 dhe se janë afruar shumë afër, te mua sot. Hakiu i thotë se a erdhën prapë sot? Personi i thotë se po janë nja 300-400 metra larg dhe se a flet dot me njeri? Hakiu i thotë se do të shikojë dhe se nuk flet dot në telefon. Personi i thotë që të vijë nesër në mëngjes dhe ta takojë, Hakiu i thotë që do të vijë nga ora 08:00 – 09:00.

Më datë 19.08.2016,

Hakiu telefonon një person me numrin 0693xxxxxx. Personi i thotë që sapo ka ardhur nga mali se ishte te “vendi i mirë”. Hakiu i thotë se është në Vlorë. Hakiu i thotë se kur do të vijë, personi i thotë se do të vij nesër, se nesër, është e shtunë dhe do të duhet që të vijë shpejt nga ora 09-11.

Më datë 05.09.2016,

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0699xxxx, të cilit i thotë se ku është se vetë iku për në Vlorë. Personi i thotë se është lart nga Cakrani. Hakiu e pyet se a ikën ata. Personi i thotë se po dhe se do të shkojë në Vlorë pas nja dy ditësh për ta takuar.

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0698xxxxx, të cilit i thotë se nga bëhet. Personi i thotë se është lart në fshat dhe e pyet Hakiun se a ikën ata… Hakiu i thotë se po ikën dhe se nuk krijuan ndonjë problem. Personi i thotë “dakord”.

Më datë 17.09.2016,

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0694xxxx, të cilin e pyet nëse është në mal. Hakiu i thotë se si po ia kalon andej, a po lodhet. Personi i thotë se çfarë të bëjë, Hakiu i thotë se ja nja 10 ditë sa të mbarojnë shirat, mbarojnë pastaj dhe se këtej nga fshati është, po të zbresë do ta takojë. Personi i thotë se do ta takojë kur të zbresë nga mali se është lart akoma.

Më datë 28.09.2016,

Hakiu merr një sms nga përdoruesi i numrit 0694xxxxx me tekst “Interesohu me atë, pasi ai miku ka djalin e tij lart në mal dhe e ka kërcënuar pala tjetër. Ta shoqërojnë deri në dalje të vijë në shtëpi.

Më datë 16.10.2016,

Hakiu telefonohet nga një person me numër 0693xxxxxx, të cilin e pyet se ku është. Personi i thotë në Krasë, Hakiu i thotë se si po shkojnë punët andej lart. Personi i thotë “shumë mirë, çdo gjë në rregull”, Hakiu i thotë se i duhen nja një mijë euro për të paguar një detyrim. Personi i thotë “ok”.

Premieri shqiptar Edi Rama reagon për debatin e mbasadorit Lu dhe prokurorit Llalla

edi-rama-dettaglio.jpg;filename_=UTF-8''edi-rama-dettaglio

“Edhe reforma në drejtësi nuk është për ne, është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet për çdo qytetar që tek dera e gjykatës duhet të marë drejtësinë që i takon dhe jo të hajë çekiçin kokës se nuk kishte para të paguante drejtësinë dhe dikush tjetër ia bleu.
Është një reformë thelbësore që kalon përmes Vettingut. Vetingu nuk është as për mua as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm, as për dikë tjetër, është për njerëzit e zakonshëm që më në fund të çlirohen nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që i morën frymën këtij populli për 25 vjet”- kështu ka deklaruar sot kryeministri Rama në një aktivitet të zhvilluar me përfituesit e skemës lehtësuese nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Ky është reagimi i parë publik i kryeministrit që pas përplasjes mes ambasadorit amerikan në Tiranë dhe prokurorit të përgjithshëm gjatë javës së kaluar.

Kujdes me kёto gabime sepse dёmtoni baterinё e Iphon-it !

iphone-battery-tips

Aplikacionet qё pёrdorim dita-ditёs shtohen, ashtu siç shtohen edhe orёt qё kalojmё me telefon nё dorё. Si pasojё e kёsaj ne detyrohemi tё mbajmё gjithmonё me vete karrikues dhe tё kёrkojmё pёr prizё nё çdo vend qё shkojmё. Bateria e telefonit ёshtё mё e rёndёsishmja nё njё telefon, ndaj duhet tё bёni disa hapa pёr ta mbrojtur atё vazhdimisht.

Kёtu tё rikujtojmё qё nё kёtё shkrim bёhet fjalё vetёm pёr hapat qё duhet tё ndjekin pёrdoruesit e telefonave iPhone pёr jetёgjatёsinё e batёrisё sё tyre. Mund tё jenё kёshilla qё i keni dёgjuar edhe mё parё, por ka ardhur koha edhe t’i zbatoni.

Ulni dritёn e ekranit. Ekrani shpenzon njё pjesё tё mirё tё baterisё, kёshtu qё sa mё i errёt aq mё “ekonomik”.

Mos e lini hapur Bluetooth, GPS dhe WiFi kur nuk ёshtё e nevojshme.

Nёse nuk keni karrikues me vete dhe nuk dёshironi qё telefoni tё fiket mbyllni opsionin e internetit 3G, 4G, LTE. Mund tё mos keni internet pёr pak, por tё paktёn do tё keni telefon.

Mbyllja automatike e telefonit. Shkoni nё Settings ->General ->Auto lock dhe minimizoni kohёn e kyçjes sё ekranit.

Minimizoni lajmёrimet. Nё Settings ->Notifications zgjidhni nga cilat aplikacione dёshironi tё informoheni. Sepse sa mё shumё tё ndizet dhe fiket ekrani aq mё shumё bateri harxhohet.

Zbuloni aplikacionet qё harrxhojnё mё shumё bateri. Nё Settings ->Battery ->Usage ->Battery Usage do tё shikoni se sa bateri harxhohet nё bazё tё çdo aplikacioni. Mё pas vendosni se sa kohё do tё kaloni nё secilin prej tyre, ose cilin nuk duhet tё pёrdorni kur nuk keni shumё bateri.

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq s’e ka marrë letrën për këmbim territoresh



Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq nuk e ka marrë letrën e kongresistit amerikan Dana Rohrabacher për këmbimin e territoreve, Luginën e Preshevës me veriun e Kosovës

Në Presidencën serbe, i është thënë portalit “novosti online”, se për letrën kanë dëgjuar vetëm nga mediet dhe se nuk e dinë në ekziston ajo. Mediet më herët kishin njoftuar se kongresistit republikan, i cli kryeson Këshillin për Politikë të Jashtme, ka propozuar që të arrihet marrëveshja për këmbim territoresh “si mënyrë e qetësimit të tensioneve në Ballkan”. Rohrabacher, siç është njoftuar, ka thënë se ky opsion është i mundshëm dhe nuk do të duhej injoruar.

Grekët e sotëm janë një përzjerje rracash sllave edhe arvanitovllahe





‘Për kënaqësinë e publikut shqiptarë si edhe për vëmendjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë’

Përktheu: Altin Kocaqi

‘’Nuk ekziston asnjë pikë e vetme e gjakut grek që të rrjedhin ndër venat banorëve të krishterë të Greqisë së sotme. Një stuhi e tëmerrëshme shpërndau deri në këndin më të largët të Peloponezit një rracë të re të ngjashme me fisin e madh të sllavëve. Scythians-Sllavët, Ilirët-shqiptarët, relacional me serbët dhe bullgarët janë në thelb ata të cilët tani e quajnë grekë’’ Fallmerayer. Shkruar në greqisht nga Nasos Theodoridis Puna bujëshme e historianit të famshëm gjerman Jacob Philip Fallmerayer (Jakob Philip Fallmerayer 1790-1861) “Mbi origjinën e grekëve modernë” e shtypur në Gjermani në vitin 1835, prej kohësh ishte botuar paraprakisht në Greqi por, pas 150 vjetësh, nuk u shfaq kurrë në libraritë greke. Arsyeja që e shqetësonte shtetin ishte pikëpamja shkencore plotësisht dokumentuar e Fallmeryer që ‘njerëzit Greqisë moderne nuk kanë të bëjnë me Grekët e lashtë.

Megjithatë, kjo punë e rëndësishme, u be e njohur kryesisht jashtë vendit, ku edhe u promovua, nga Akademia Bavareze e Shkencave. Fallmerayer tregoi se: ‘kombi i dikurshëm i lavdishem grek humbi në vitin 589 pas Krishtit, gjatë mbretërimit të perandorit romak Maurice (582-602), për shkak të sulmit përhapur avarosllavëve që përmbytën Ballkanin, siç dëshmohet nga historiani sirian i shekullit të VII pas Krishtit., Evagri Scholastis. Goditja përfundimtare që vrau popullsinë greke erdhi në vitin 746 pas Krishtit, me epideminë gjithëpërfshirëse që asgjësoj grekët e mbetur. Kjo është e konfirmuar nga perandori bizantin Konstandin Porfyrogeniti (905-969 pas Krishtit), i cili e rrëfen në librin “Thematika”. Burim i rëndësishëm historik për eksllavizimin e Greqisë është kronika e famëshme e Monemvasia.

Të gjitha toponimet e Peloponezit ishin me emra sllave deri në shekullin e 19-të. Në vitin 1840, disa vjet pas themelimit të shtetit modern grek, ato u ndryshuan në greqisht. Fallmerayer iu referua Greqisë së vitit 1835 e cila përbëhej nga Peloponezi dhe ‘Sterea Elladha’ dmth. Roumelia dhe Morea. Kjo vepër ‘heretike’ mori mallkimin zyrtar të shtetit grek dhe u refuzuan me fyerje të rënda. Jashtë Greqisë ai gjeti shumë përkrahës që krijuan një rrymë. Në shekullin e 6-të. pas Krishtit fiset e shumta sllave dyndën në mënyrë paqësore në Bizant . Vendbanimet sllave arritën deri në Peloponezin jugor. Smolianoi, Rinchinoi, Sagoudatoi, Velezites, Ezerites dhe Milingoi ishin disa nga rracat sllave që u vendosën përgjithmonë në Greqi dhe mbuluan përfundimisht çdo gjurmë të helenizmit. Nuk ekziston asnjë pikë e vetme e gjakut grek që të rrjedhin ndër venat banorëve të krishterë të Greqisë së sotme. Një stuhi e tëmerrëshme shpërndau deri në këndin më të largët të Peloponezit një rracë të re të ngjashme me fisin e madh të sllavëve.

Scythians-Sllavët, Ilirët-shqiptarët, relacional me serbët dhe bullgarët janë në thelb ata të cilët tani e quajnë grekë. Milingit ishin fis sllav që u vendosën në shek VII pas Krishtit në Peloponezin jugore. Kryesisht në shpatet perëndimore të Taygetos. Gjatë të njëjtës periudhe Ezerites, një fis i familjes së tyre , u vendosën në rajonet lindore të Lakonis, në fushën e Elus deri gadishullin ‘Male’ dhe disa prej tyre në Akea në zonën e njohur tani si Nezera. Ashtu si shumica edhe sllavët jetonin si fermer. Sipas Konstantin VII Porphyrogenitus, ata jetonin të çrregullt dhe të padisiplinuar, si edhe krijonin probleme për banorët me grabitjet dhe zjarrvëniet. Ata u rebeluan disa herë kundër Bizantit. Ne vitin 842 u dërgua nga Michael G., në rajon, Theophylaktos Brieni për të mposhtur rebelët e Temës së Peloponezit, ndër të cilët ishin dhe Milingoi e Ezerites të cilët u nënshtruan dhe u detyruan të paguajnë një taksë vjetore prej 60 300 monedha ari, respektivisht.

Revolta e tyre e fundit, gjatë sundimit të Romanos I Lakapenos, solli rezultat të pafavorshëm. Ne vitin 921 General Krinitis Arotras ishte urdhëruar për ti mposhtur ata. Fushata zgjati nga pranvera deri në nëntor të atij viti. Milingoi u mundën dhe u detyruan të paguajnë perandoris taksën vjetore në 540 monedha ari, një shumë që u reduktua më vonë. Ishin paganë dhe konvertimin e tyre në të krishterë ka filluar në shek e X pas Krishtit me pjesëmarrjen e misionarëve fanatikë si “Nikonit të Penduar.” Milingoi i rezistuan vaktë pushtimin te Laconisë nga Frangët menjëherë pas Kryqëzatës së Katërt (1204). Kalaja e famshme e ‘Mistra Taygetos’ u ndërtua në vitin 1249 nga sundimtari frank i Akaisë, William II i Villehardouin me qellim të nënshtronte Milingoi. Avarët një komb Euroaziatike i origjinësTouranike, të lidhur me bullgarët, hunët dhe turqit pushtuan Ballkanin romakë, në shekullin e 6-të.

AD, të shoqëruar nga hordhi të shumta të sllavëve që ishin vasalë. Prejardhja e Avareve konsiderohet Kina aktuale perëndimore. Në burimet historike origjina avarëve dhe e sllavëve indo-evropiane është vërejtur nga shekulli i 4-t. pas Krishtit. Instalimi universal i sllavëve të Peloponezit shënoi zhdukjen përfundimtare të kombit të lashtë grek nga skena historike. Në vitin 532 pas Krishtit sllavët ishin fillimisht në vartësi të Kotrigourous , një popull Ounoboulgar dhe filluan sulmet në Ballkan. Perandori Justinian ia doli fillimisht me metoda diplomatike te frenoj për një kohë një pushtim përgjithshem. Megjithatë në vitin 540 pas Krishtit një zbritje e re masive i solli në kanalin e Korinthit. Në vitin 558 , në aleancë me princin e Kotrogoureve, Zaberga, kërcënuan edhe Stambollin por u thyen nga komandanti Belisario.

Në vitin 578 nëneshtrohen te avarët dhe fillojne sulmet metodike në territorin romak si pushtues të shumë qyteteve të Trakës dhe Ilirisë. Së fundi në vitin 600 pas Krishtit sllavët braktisin shtëpitë e tyre të reja nga Hanno i Avarëve por megjithatë arrijnë të mbijetojnë duke u imponuar në kulturën e tyre brenda Bizantit. Pasuan nvalë te reja paqësore të kolonizimit te vendbanimeve në Greqi dhe në Peloponez, të cilat kanë vazhduar deri në vitin 746 pas Krishtit, kur ndërpriten përgjithmonë për shkak të valës së urisë të atij viti. Në të vërtetë, Kronika e Monemvasis është një burim i vlefshëm historik i shkruar nga nje historian anonim në fund të shekullit të 10-të. Bazuar në burimet historike të shekujve të kaluar, kryesisht në historinë e Evagriou Scholastis të Menanderit dhe mrekullitë e Shën Dhimitrit (shek VI). Kronika rrëfen me mënyrë të gjallë kolonizimit në masë avarosllave të hapësirës greke, kryesisht në Peloponez, në shekullin e 6 pas Krishtit, si edhe ngjarjet e mëvonshme me dominimin e kombit sllav në territoret bizantine të Peloponezit për 218 vjet. Evagri Scholasticus (536- 594) ishte një historian kishëtar me origjinë siriane.

Historia që ai shkroi përkon me periudhën 431- 594. Metoda e hulumtimit të burimeve të përdorura nga ai si edhe ballafaqimi i dokumenteve me ato të arkivave të Patriarkanës së Antiokisë, e bën punën e tij një burimi të vlefshme historike për shekullin e 6. pas Krishtit. Kronika e rrallë u zbulua në një dorëshkrim në Monastirin e Gjeorgjisë ‘Iviron’ në Malit Athos dhe është botuar për herë të parë në vitin 1909 nga profesor Bizantinologjis Spiridon Lambros (1851-1919) me titull “Regjistri Iviritis i Kronikës së Monemvasis”. Spiridon Lambros më vonë shërbeu si kryeministër i Greqisë në periudhën 6 mujore shtator 1916 – prill 1917. Kjo u pasua me zbulimin e dy kopjeve të tjera (regjistra) të kohës që gjenden: e para në Koutloumousiou ne Malin Athos, botuar po nga i njëjti profesor nën titullin “Në kohën kur u banua Monemvasia dhe se si “, dhe e dyta në biblotekne mbretërore të Torinos nga Giouseppe Pasini e cila është publikuar në 1749 me titull “Rreth krijimit të Monemvasis “.

******
ko1

Kush ishte studiuesi Altin Kocaqi, vëllai i historianes së njohur që u plagos me thikë nga ish-kunati

Altin Kocaqi vëllai i Elena Kocaqit që vdiq në spital pas plagosjes me thikë që i bëri ish-bashkëshorti I motrës, një muaj, më parë ishte një studiues i njohur historisë së gjuhës shqipe. Ai ishte pjesë e rregullt e emisioneve televizive dhe së fundi kishte botuar edhe librin e tij “Dokumente historik gjuhësore, vendi I shqipes në gjuhët europiane” si edhe I librit “Vëllazërimi ndërfetar në Maqedoni”. Altin Kocaqi u plagos me thikë më datë 23 dhjetor në mbrëmje nga Marjan Levanti, ish-bashkëshorti I motrës së tij. Në këtë ngajrje mbetën të plagosur edhe babai dhe nëna e historianes së njohur. Altin Kocaqi qëndroi për muaj I shtruar në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra, por nuk e fitoi dot betejën me vdekjen si pasojë e plagëve të rënda të marra. Më poshtë është edhe një video, ku Altin Kocaqi është I ftuar në një nga emisionet e mëngjesit në televizionet kosovare.


Fillon beteja, Vojvodina kërkon Republië si dhe të shkëputët nga Serbia


Serbia i ka krijuar shumë probleme Kosovës në veri, por me sa duket në veri të saj Serbia do të ketë problem shumë më serioz se sa Kosova. Vojvodina ka riaktivizuar një tjetër version të betejës anti-serbe për Vojvodinën e ashtuquajtur “veriu serb”

Željko Cvijanović, shkruan se nuk beson kurrë se Vuçiqi ishte naiv e të besonte se ata që fitojnë zgjedhjet në Vojvodinë do të jenë në gjendje të dominojë Vojvodinën. Fitorja e Vuçiqit në Vojvodinë, si një burim i legjitimitetit ishte vetëm për të blerë një biletë për këtë betejë. Ngjarjet rreth televizionit lokal, ku hapësira më e vogël përmban të gjitha personazhet e Vojvodinës, të gjitha ndërlikimet, të gjithë polemikat dhe natyrisht, të gjitha kurthet. Kjo është arsyeja pse lufta për RTV i Novi Sadit është bërë hiq më pak se një betejë për Vojvodinën – Nota Bene! – Mbase beteja më e rëndësishme politike e këtij brezi të serbëve, në një vend ku Serbia ka një shans që pas dy dekadave e gjysmë me prirje të keqe ta marr Vojvodinën përmes zhvillimeve demokratike; por edhe një vend në të cilin mund të fundoset, ndoshta përgjithmonë.

Jo vetëm që ishte televizioni Pajtiç RTV, si thotë Vuçiqi e vërteta, jo i nxitur nga nevoja për një diagnozë të duhur, por edhe për qëllimin politik të negociuar. Kjo ishte më shumë se kaq. Shumë më tepër se Partia Demokratike, e cila, së bashku me Nenad Çanakun, si promotor i largimit të Vojvodinës nga Serbia.

Legjionari për shtyp nga Beogradi, i cili udhëhoqi këtë shtëpi nga momenti që erdhi në pushtet, Boris Tadiç, që rezistenca Serbia vdekur duhet të jetë për të shpejtuar procesin, tregoi se separatizmi i Vojvodinës nuk është komunist si dhe as në fazën e post-komunizmit nuk ishte produkt i lëvizjeve të brendshme të masave lokale, por ishte imponuar nga lart.

Nuk është, pra, RTV Novi Sadi i rëndësishëm në atë që është shikuar në veçanti dhe me ndikim, por nga ajo që ishte një parashikim për të ardhmen e Vojvodinës dhe po shfaqet vetëm – një tjetër version anti-serb në Ballkan që pritët të shpërthej sepse Vojvodina si autonomi nuk është dhe nuk ka qenë kurr një produkt i lëvizjeve të brendshme po si projekt i një pjesë e vogël e botës për të qëndruar me Serbinë.

Shkumbin Mehmeti zbuloi se kush pagoi për vrasjen e Gani Gecit dhe kush e vrau Tahir Zemajn



Në CD dëgjohet një bisedë me pyetje – përgjigje, ku pyetjet i parashtron Gani Geci, e ku përfolën disa nga rastet më të rënda kriminale që kanë ndodhë në Kosovë dhe disa vrasje të pa ndriçuara



Në këtë bisedë në mes Gani Gecit dhe personit Brahimi aludohet për disa informacione që janë vështirë të verifikueshme. Sidoqoftë këtë CD e posedojnë organet e drejtësisë dhe sigurisë së Kosovës dhe EULEX-i.

Mua nuk më ha k… as për Sabit Gecin, dhe një ditë kam me ja çi nanën atij, veç në hyftë kah ka dal”, ka thënë Shkumbin Mehmeti.
“Nënën time, kam me … në varr nëse ja lo atij”.
“Unë kësaj pune i kam ra në fije kur djemtë kanë desht mu vra në Pejë për paret. Dy qind mijë ua ka premtu Sabiti, por veç 100 mijë iu janë dhënë, sepse ti ke mbet gjallë”, i thotë Mehmeti Gani Gecit.
“Unë kam dashur moti me të taku me fol”, thotë Mehmeti.

Shkumbin Mehmeti: Kam informacione për të paktën gjashtë vrasje dhe kidnapime. “Ju rrëfej vrasjet, kidnapimet, haraçin, për të paktën gjashtë vrasje, tri me motive politike”, për të cilat është i gatshëm të dëshmojë Shkumbin Mehmeti para një trupi gjykues. Ai e pranon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka kidnapuar njerëz, ka vënë haraç, ka shantazhuar, ka bërë tregti me drogë dhe ka vënë eksplozive.
Ai tregon se si e kishin kidnapuar të riun Valon Dreshaj për dy milionë euro.

Dëshmitari ka kërkuar nga Prokuroria që të veprojë, sepse kriminelët, sipas tij, janë ende aktivë. Ka vendosur të mos heshtë më por të tregojë për të gjitha krimet. Prishtinë, 28 gusht 2013 – “Ndoshta do të më vrasin, por nuk do të heshti ma”, nis rrëfimin Shkumbin Mehmeti nga Burgu i Dubravës. “Kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal që është marrë me vrasje, kontrabandë të lëndëve narkotike, plaçkitje, hajni, vrasje, eksplodime, kidnapime”, pretendon ai. Mehmeti, (1979) ish-pjesëtar i UÇK-së dhe i SHPK-së, prej marsit të vitit 2004 është në burg.

Ai pretendon se di për të paktën 6 vrasje, tri prej të cilave me motive politike. Këto dëshmi ka thënë se ua ka dhënë prokurorëve. Mirëpo, ai kërkon nga EULEX-it që të dënohet për siç thotë “kontributin që ka dhënë në vrasjen e dy policëve”, por jo të vuajë dënimin prej 30 vjetësh si vrasës i tyre. Ai është i dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK-ut dhe njëri i Kosovës në një shkëmbim zjarri afër Podujevës. Në këtë krim thotë se ka qenë pjesëmarrës por jo kryesor. Kryesor pretendon se ka qenë Agron Sylejmani, i vrarë në atë incident dhe të tjerët të cilët, sipas tij, janë liruar me ndërhyrjen e ish-zëvendësshefit të UNMIK-ut, Steven Schook, dhe njërit prej drejtuesve të LPK-së.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...